Aplikacion
Natalie Portman dhe bashkëshorti i saj, Benjamin Millepied thuhet se po përjetojnë një krizë në martesën e tyre, pasi ky i fundit e ka tradhtuar me një vajzë 25-vjeçare.
Sipas Page Six, burimet thanë se çifti u nda vitin e kaluar, por sërish ia dolën që ta rregullonin marrëdhënien. Por, martesa e tyre është hasur sërish me probleme, pasi Benjamin ka kaluar shuumë kohë me aktivisten Camille Étienne. Burimi në fjalë tha se: “Ata nuk janë ndarë, por po përpiqen ta bëjnë marrëdhënien të funksionojë. Ben po bën gjithçka ka në dorë që Natalie ta falë, pasi e do atë dhe familjen”.
Gjithashtu, burimi shtoi se aktorja është super private dhe fokusi kryesor për momentin është mbrojtja e fëmijëve nga një skandal i mundshëm.
Të tjera burime bënë të qartë se në fakt nuk ishte dhe aq sekret që Portman dhe i shoqi kanë probleme në çift dhe kjo u vu re në setin e filmit “May December”, ku për 23 ditë, njerëzit në set dëshmuan se dyshja është përballur me sfida. Gjithashtu, edhe në ‘Festivalin e Filmit’ në Kanë, sërish zërat qarkulluan dhe thanë se çifti vijon të ketë probleme.
Më pas, ata të dy, u fotografuan në koncertin e Beyoncé në Paris, më 26 maj.
Të tjera fotografi qarkulluan, në të cilat ata po putheshin në një darkë romantike më 29 maj. Më pas, të premten, revista franceze “Vici” bëri me dije se Benjamin po kalonte shumë kohë me aktivisten.
“Në fillim të marsit, ylli i “Star Wars” zbuloi se bashkëshorti e tradhtonte me një grua më të re”, shkroi revista dhe theksoi se Benjamin dhe Camille shkonin në zyrë me një diferencë prej 10 minutash dhe qëndronin brenda për rreth 2 orë.
Camille është një emër i njohur në fushën e aktivizmit dhe së bashku me Greta Thunberg kanë krijuar disa filma të shkurtër për mjedisin, si dhe kanë shkruar librin “For an Ecological Uprising: Overcoming Our Collective Powerlessness”. Ajo është cilësuar nga “Vanity Fair” si një prej 50 grave që dhanë kontribut të madh në vitin 2020.
Nga ana tjeër, Natalie dhe Benjamin u njohën në filmin “Black Sëan” në vitin 2009, kur ai krijoi koreografinë. Më pas, u fejuan në vitin 2010 dhe dy vite më vonë u martuan.
“Kujtova se ishte çokollatë”, si u arrestua sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë“Më tha se është diçka e ëmbël dhe e kujtova çokollatë, por nuk e kam hapur ende”, kështu e ka arsyetuar sekretarja e përgjithshme Joana Duro, praninë e zarfit me para në sirtarët e zyrës.
Një zarf që ju dha nga shoqja e saj Laureta Sheto, me të cilën kishte punuar në një institucion tjetër kishte brenda 330 mijë lekë. Kjo shumë e konsideruar si gjurmë korrupsioni u pagua sipas SPAK nga shefi i një kompanie private të identifikuar si Vladimir Topi.
Ai përfaqëson kompaninë e shpallur fituese në një tender me vlerë gati 800 mijë lekë që do të rikonstruktonte disa qendra shëndetësore në dy qytete. SPAK pranon për Top Channel se administratori flet krejt hapur me vartësin e tij dhe lë të kuptohet se po e hapte kuletën në shenjë falënderimi për zyrtaren e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila u arrestua tre ditë mbasi e shtynte takimin me nëpunësen tjetër Laureta Shteto.
Të dyja zyrtaret me kërkesë të SPAK u lanë nga gjykata në masën arrest me burg.
Hetimi nisi pas përgjimeve për një çështje tjetër. Dosja me katër të dyshuar për korrupsion u veçua në muajin maj që përkon me kohën kur kompania e Topit u shpall fituese. ndërkohë që hetimit tjetër që vijon ende ka nisur në muajin janar të këtij viti.
Vladimir Topi dhe inxhinieri i arrestuar po për korrupsion do të dalin para gjykatës gjatë kësaj jave dhe siç bëhet me dije, edhe për ta SPAK do të kërkojë masën arrest me burg./TCH
Grupi i Bashës kundër grupit të Bardhit: Kryetari të zgjidhet me urgjencë brenda 15 korrikut
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi mblodhi në mesditë grupin parlamentar kryesisht për procesin e riorganizimit të partisë.
Mbledhja vjen pak ditë pasi ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka nisur një tur takimesh për të garuar sërish për drejtimin. Megjithatë ai nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e të hënës.
Gjatë mbledhjes morën pjesë 16 deputetë, ndërsa munguan për shkak të një vizite zyrtare në Maqedoni, Jorida Tabaku, Kreshnik Çollaku dhe Flutura Açka. Merita Bakiu, një tjetër deputete që nuk mori pjesë nga grupi mbështetës i Bardhit, ndodhej në një protestë të organizuar në Borizanë. Ai që nuk ka justifikuar mungesën është ish-kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj i cili është parë më i distancuar kohët e fundit.
Deputeti Bardhi ka përcjellë një draft-propozim që lidhet me riorganizimin e partisë nga seksionet dhe deri tek zgjedhja e kryetarit. Deputetja Dhurata Çupi ka deklaruar se grupi parlamentar duhet të ketë autoritetin politik vendimmarrës.
“Është ky grup që ka mbajtur PD. Jam dakord me platformën e sugjeruar nga Bardhi. Sugjeroj që partia të drejtohet nga Tabaku dhe Bardhi”, ka thënë ajo.
“Duhet të afrojmë sa më shumë personalitete në parti. Zgjedhjet urgjente do të jenë vrastare”, është shprehur më tej Çupi.
Ndërkohë, gjatë pasdites kampi i Bashës brenda në PD, ka bërë thirrje për zgjedhje urgjente dhe të mos humbasë më kohë me Berishën.
Deklaratë e Kolegjit të Kryetarëve të Partisë Demokratike
Partia Demokratike që prej marsit 2022 ka bërë përpjekje të vazhdueshme, por pa rezultat për bashkimin e demokratëve,
– dorëheqja e kryetarit më qëllim për ti hapur rrugr ti hapur rrugë bashkimit, gjë që nuk ndodhi,
– kërkesa për organizimin e zgjedhjeve të përbashkëta të cilat u refuzuan,
– kërkesa për përzgjedhjen e kandidatëve në zgjedhjet e 14 majit që u refuzua dhe u vazhdua me procese të njëanshme,
– propozimin për daljen me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore të 14 majit duke pranuar kandidatët e primareve
Të gjitha këto përpjekje u refuzuan.
Eshtë humbur një vit në pritje të bashkimit, por pa rezultat dhe kjo ka ndikuar në dëmtimin dhe dobësimin e Partisë Demokratike.
Pjesa më e madhe e deputetëve janë shprehur kundër rikthimit të Lulzim Bashës dhe Berishës, ndonëse pranojnë se janë gati për negociata me secilën palë.
Lulzim Basha e ka nisur planin e rikthimit prej disa ditësh. Ai ka tentuar të bindë deputetët që t’i japin mbështetjen për t’u vënë në krye të partisë. Por ata e kanë refuzuar.
I vetmi që artikuloi sot në mbledhjen e grupit idenë e rikthimit të Bashës ishte Enkelejd Alibeaj. Të gjithë të tjerët e kundështuan, duke thënë se “Basha është e shkuara dhe është provuar që nuk fiton”.
Por pavarësisht se nuk gëzon mbështetjen e deputetëve, Lulzim Basha nuk pritet të heqë dorë nga plani i tij.
Kundërshtisë së deputetëve, Basha kërkon t’u imponohet pikërisht përmes Kryesisë dhe më pas me garë në një antarësi aq të rrudhur saqë nuk arriti të gjente as komisionerë e numërues për votat e 14 majit.
Deputetët ia kanë bërë të qartë: kryetar i demokratëve nuk bëhesh nga vula. Këtë tregoi edhe rezultati i zgjedhjeve.
TheTelegraph: Ndrangheta po bashkëpunon me bandat shqiptare dhe kineze për një rend të ri të drogësMafia e fuqishme italiane, “Ndrangheta” po bashkëpunon me bandat shqiptare dhe agjentët kinezë të parave në atë që duket se po krijon një rend të ri global, narkotrafikantët “digjitalë”,pretendojnë hetuesit italianë.
Ndrangheta ka bërë një rrugë të gjatë nga ditët kur ata ishin hajdutë dhe banditë në malet e me erë në Aspromonte të Kalabrisë, në jug të largët të Italisë.
Organizata mafioze tani fiton miliarda euro në vit duke importuar kokainë nga Amerika e Jugut në Europë.
“Ata janë fleksibël, inovativë dhe kozmopolitikë,” tha gjenerali Pasquale Angelosanto, komandanti i një njësie speciale të Karabinierëve që lufton rrjetet e ndryshme mafioze të Italisë. “Ata tani janë një mafia pa kufij.”
Ndrangheta ka krijuar partneritete të reja me bandat shqiptare që kontrollojnë hyrjen e kontejnerëve me kokainë në portet e mëdha europiane.
Ndërsa agjentët kinezë, i ndihmojnë mafiozët italianë që të lëvizin fitimet e tyre në formë kriptovalutash, shpejt dhe në mënyrë anonime.
“Ka një raport gjithnjë e më të ngushtë mes mafias italiane dhe grupeve të huaja, mes tyre edhe shqiptarët, të cilët përveç se janë agjentë që blejnë lëndën narkotike në vendet prodhuese, garantojnë që tonelatat e kokainës, të fshehura në kontejnerë, mund të kalojnë nëpër portet e Europës veriore”, tha gjenerali Angelosanto për gazetën La Repubblica.
“Ndrangheta një nga rrjetet kriminale më të zhvilluara”
“Ka pasur gjithashtu një evolucion në transferimin e fondeve që përdoren për të paguar drogërat. Ndrangheta po përdor specialistë kinezë që kanë në dispozicion miliona para (në monedha të ndryshme) në të gjithë botën.
Bosët e mafias janë gjithashtu të aftë në përdorimin e “instrumenteve të sofistikuara financiare” ndërsa lëvizin paratë, duke investuar të ardhurat nga trafiku i drogës në biznese legjitime, nga hotelet dhe restorantet deri te pikat e larjes së makinave dhe supermarketet.
“Ndrangheta është një nga rrjetet më të evoluara kriminale – ata janë si një kompani kriminale me interesa të shumta dhe kanë depërtuar në sektorë të ligjshëm ekonomikë.
“Për t’iu shmangur hetimeve, ata përdorin të gjitha mjetet më të sofistikuara, për shembull, komunikimet telefonike të koduara,” tha gjenerali Angelosanto.
“Ata përdorin FinTech për të marrë shërbime dhe produkte financiare ose përdorin kriptovaluta për të transferuar kapital në çast dhe në mënyrë anonime në çdo pjesë të planetit.”
Gjenerali thotë se mafia kalabreze ka pasur prej shumë kohësh qëllime globale, duke cituar një informator mafioz i cili i tha: “Ndrangheta nuk do të ndalet në Reggio Calabria (një nga qytetet kryesore në rajon). Ata janë në Kanada, Australi, Amerikë…në çdo pjesë të botës.”
Ndrangheta – fjalë që vjen nga një palë fjalë greke, domethënë “andros” dhe “agathos” dhe do të thotë “njeri trim” – mund të jetë jashtëzakonisht i pasur, por ata nuk janë të imunizuar ndaj bastisjeve dhe arrestimeve.
Muajin e kaluar, policia në të gjithë Europën arrestoi 132 persona në atë që u cilësua si një goditje e rëndë për rrjetin e krimit të organizuar.
Bastisjet pasuan një hetim që përfshiu Italinë, vende të tjera europiane si Gjermania dhe Spanja, si dhe Panamaja dhe Brazili.
Të dyshuarit u akuzuan për përfshirje në trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në Europë dhe Australi. Disa u akuzuan gjithashtu për drejtimin e armëve nga Pakistani në Amerikën e Jugut si një mënyrë për të paguar për dërgesat e kokainës.
Eurojust, agjencia e BE-së për Bashkëpunimin në Drejtësinë Penale, e përshkroi operacionin si “goditjen më të madhe të koordinuar ndonjëherë kundër krimit të organizuar italian”.
“Anëtarët e klanit Ndrangheta ishin të përfshirë jo vetëm në trafik droge, por edhe në pastrim parash, trafik armësh, mashtrim fiskal dhe evazion fiskal.
Hetuesit kishin konstatuar se mafia italiane ishte në lidhje me grupet kriminale shqiptare që vepronin në Ekuador dhe disa vende europiane.
Ata kishin bërë “investime masive” në Itali, si dhe në Brazil, Uruguai, Argjentinë dhe në të gjithë Evropën, tha Eurojust.
Është e vështirë të vlerësosh se sa fiton “Ndrangheta” çdo vit, sepse aktivitetet e saj janë nga natyra klandestine.
Një grup kërkimor italian, Eurispes, ka vlerësuar qarkullimin e tij vjetor në rreth 44 miliardë euro.
Forca e sindikatës së krimit qëndron në besnikërinë e saj tradicionale familjare, si dhe në demonstrimin e “fleksibilitetit maksimal” në eksplorimin e mundësive të reja të biznesit, sipas Drejtorisë së Hetimit Anti-Mafia të Italisë.
Prodhimi global i kokainës është rikthyer pas ngecjes gjatë pandemisë dhe tani është në nivele rekord, një raport nga Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin e gjetur në mars.
Agjencia tha se bandat shqiptare janë kyçe në shpërndarjen e kokainës në të gjithë Europën, duke përfshirë në Mbretërinë e Bashkuar.
Rreth 10 ton kokainë kontrabandohen në Britani çdo vit nga portet si Hamburgu, Roterdami dhe Antëerp.
Diaspora e madhe shqiptare “shpesh punon në bashkëpunim me grupet kriminale italiane”, thuhet në raport.
Braçe kritikon qeverinë: Vetëm tek ne nuk po ulen çmimetDeputeti socialist, Erjon Braçe, ngriti në Kuvend çështjen e çmimeve të larta në vend, një shqetësim që ai e ka përcjellë edhe përmes postimeve më të hershme në faqen e tij Facebook.
Me Indeksin e Organizatës Botërore të ushqimit dhe agrikulturës në dorë, që tregon se si çmimet kanë rënë në çdo kategori, Braçe tha se ky është shqetësimi më i madh sot për qytetarët shqiptare që vazhdojnë të paguajnë shtrenjtë edhe mallrat bazë të konsumit.
“Këto janë kurbat e çmimeve, të gjitha janë poshtë dhe më poshtë sesa niveli i një viti më parë. Kam një pyetje për ata që na ndjekin dhe bëjnë pazar. A keni verifikuar që çmimi i vajit të ketë rënë me 43.8%. Keni verifikuar që çmimi i bukës të bjerë me aq për qind sa ka rënë çmimi i drithit në tregjet ndërkombëtare, për sa kohë jemi importues. Keni verifikuar që të gjitha çmimet e tjera të fabrikuara të kenë rënë me kaq përqind? Jo! Atëherë unë mendoj se më e rëndësishme sesa të shahemi dhe të shpifim këtu, e të tregojmë me gisht gjithsecilin, është të bëjmë ekonominë funksionale. Të bëjmë tregjet të funksionojnë. Sepse ata që janë atje matanë kanë nevojë të ushqehen me cilësi, e me të lirë. E sa kohë çmimet në tregjet ndërkombëtare po bien po kaq e rëndësishme është që ato të reflektohen në çmimet me të cilat qytetarët e këtij vendi blejnë produktet e tyre për t’u ushqyer në harkun e një muaji”, tha Braçe.
Debilat e Ramës varrosën shërbimin civil të vendit!
Ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka reaguar mbi arrestimin e sekretares së përgjithshme të këtij institucioni duke e quajtur “varrosje të shërbimit civil nga debilat e Edi Ramës”.
Vasili tregon dhe se rasti i Duros, nga ministria e Shëndetësisë është vetëm një molekulë në korrupsionin gjigand të qeverisë Rama.
Reagimi i Vasilit:
Rama e shndërroi nga shërbim civil në banditizëm debil antishtet dhe antiligj!
Arrestimi i një sekretareje të përgjithshme në ministrinë e Shëndetësisë është një tjetër provë nga mijra prova, që tregojnë varrosjen e shërbimit civil në qeverisjen e kafshërimit politik të Edi Ramës.
Asgjënuk i lidh sjelljet e sekretareve të pergjitheshme, drejtorave dhe specialisteve rilindas me shërbimin civil dhe mënyrën ligjore, korrekte dhe të paanshme të shërbimit civil.
Pasi u lëshuan si këllira në fushatë duke shkelur cdo ligj këta debila te sherbimit civil jane versulur kush e kush te shqyeje copen e tij te vogel a te madhe cilado qofte.
Si nje bande qe ne menyre histerike bejne megafonet e kryeministrit dhe ministrave idioter shkaperderdhja e tyre publike neverit te madh e te vogel.
Ne nje gare se kush eshte me hajduti, kush eshte me servili i ministrit, kush prodhon me shume like e share, kush mban ne patronazh dhe survejon sa me shume qytetare, se kush ben me shume arrogantin keta bastarde qe perbejne te ashtuquajturin sherbim c8vil te Edi Rames jane thjesht nje tufe bagetish vulgare te paafta dhe sharlatane.
Historia sa e shemtuar aq edhe groteske e sekretares se ministrise se shendetesise dhe ryshfetit te 3 mije eurove eshte tjesht nje molekule e korrupsionit gjigand qe prihet nga kryeministri qe firmos miliarda per portin e Durresit,Inceneratoret, koncesione hajdute, instalacione druri etj.
Pra qeni i madh ka leshua edhe kelyshet e vegjel qe te pertypin edhe copen me te vogel e me te fundit te korrupsionit.
Shkaterrimi strukturor, ligjor dhe moral i sherbimit civil eshte nje krim shume i madh i sjelljes mafioze te Edi Rames.
Sot Edi Rama ky vrases i struktures dhe kushtetutshmerise se shtetit dhe shnderrimit te tij ne bande hajdutesh i ka lene shqiptaret pa asnje strukture qe punon njelloj per te gjithe qytetaret dhe qe i bindet vetem ligjit.
Askush si Edi Rama nuk ka punuar kriminalisht si ai per te krijuar antishtetin e hajduteve.
Denimet dhe arrestimet e ketyre debilave te vegjel te administrates jane thjesht kurbanët idiotë te Edi Rames per te prodhuar fishekzjarren propagandistike te dites qe te mos flitet per hajduterite monstruoze te qeverise dhe per kasaphanen zgjedhore.
Edi Rama, qe flet me vrap per korrupsionin e 3 mije eurove te nje sekretareje debile nuk flet asnje gjysem fjale per 770 milione euro dem ekonomik te vulosur nga Kontrolli Larte i Shtetit.
Ky pakt mafioz i heshtjes perpara miliardave te vjedhura dhe derdellitjes mediatike per 3 mije euro eshte fytyra e vertete e nje qeverisje 100% mafioze te rilindjes se Rames.
Sot Shqiperia nuk ka sherbim civil, por banditizem debil, qe hidhet per te vjedhur e shqyer gjithshka i del perpara.
Gazetari i kronikës: Bashkëshortja e Tahirit, me kriza, por biznesmene e suksesshme
Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar në rrjetet e tij sociale disa dokumenta nga Qendra Kombëtare e Biznesit ku tregon aktivitetin e biznesit të bashkëshortes së ish-ministrit Tahiri që provojnë se ajo nuk është e sëmurë.
Sipas Vezajt, bizneset e shumta të saj vazhdojnë të jena aktive dhe kjo hedh poshtë justifikimin që Tahiri përdori për të dalë nga burgu. Në dokumentin e lirimit të ish-ministrit thuhej se gjendja shëndetësore e përkeqësuar e bashkëshortës së tij dhe nevoja për kujdes ndaj fëmijëve, është arsyeja e lirimit.
Statusi i Vezajt:
Gjykata e reformuar e paska liruar kampionin e “suksesit” Saimir Tahirin i njohur ndryshe edhe si kampioni i “gjelberimit” te pyllit orbital si Shqiperia! Arsyeja, referuar medias, probleme krizazh shendetesore te bashkshortes dhe “kampioni” Tahiri do te kujdeset per femijet! Shume mire bene, baba shembullor te bene burgu dhe te kaluara bashkshortes!
Por sipas QKB-se bashkshortja e Tahirit eshte nje biznesmene e suksesshme me kompanin “HTC GROUP” ose “Health Tourism Albania” thene ndryshe kompani qe ofron per shtetasve te huaj turizem mjekesore! Mbjellje flokesh, rregullim dhembesh, nena sorogato (mitra te grave me qera), sherbime tjera mjekesore qe nga 2018 e shume shume sherbime tjera! E ta shohesh ne QKB kjo kompania eshte aktive dhe fitimprurese sipas deklarimeve financiare nder vite! E sipas nje logjike, te kesh “kriza shendetesore” e te jesh biznesmene e suksesshme sikur nuk shkon!
Gjithesesi edhe Tahiri si shume te “forte” te tjere ka gjetur arsye “bindese” qe gjyqtarja e reformuar ti jap liri! Pasi nofken e te “fortit” e ka marr nga shoqeria para dhe gjate burgut me te “fortet”! Sidomos me hyrjen ne burg, pasi gojet e liga thone se kishte bere shoqeri edhe me Safet Bajrin e famshem te krimit te organizuar ne Shkoder e jo vetem! E kjo shoqeri dhe nofka e te “fortit” Eshte e mjaftueshme per gjyqtaret e reformuar qe te lirohen!
Por SPAK-u apo prokuroria e Tiranes, cfare kane bere per hetimin pasuror te “kampionit” te gjelberimit, bashkeshortes e familjareve te tjere!??? Asgje! Keshtu qe i e nuk cuditem qe ai i lirua, pasi te “fortet” apo njerez me pushtet qe kane njohje gjithmone kane gjete arsye proceduriale e shendetesore me dal nga burgu! Eshte nje praktike qe vazhdon ne Shqiperi!
#TeNaRrojReformaDheGjyqtaretEReformuar#
P.S. kush e do kopjen e QKB e keni online ose ja u nis edhe une
Video/ Në 2021-shin Rama përjashtoi rritjen e pagave për qeverinë, në 2023-shin i dyfishoi atoNdonëse pagat e deputetëve dhe ministrave të Shqipërisë pritet të rriten pothuajse me 100%, dikur kreu i qeverisë pati përjashtuar plotësisht një gjë të tillë.
Në mars të vitit 2021, kur Edi Rama po bënte fushatë për zgjedhjet e përgjithshme të atij viti premtoi rritje page për administratën, mësuesit, mjekët dhe për funksionarët politikë theksoi se nuk do të kenë rritje page të paktën deri në vitin 2025.
GJYKATA E POSAÇME, si notere e SPAK. Avokatët: Gjykatë që nuk dëgjon. Drejtësia në pikëpyetjeView this post on Instagram
Në janar të 2019, dhjetra “biznesmenë”, mes tyre edhe Enver Sheshi dhe Robert Shabani, ranë në prangat e policisë nën akuzën se kishin mashtruar shtetin dhe bashkë me 22 të tjerë, i kishin shkaktuar një dëm prej 18 milionë eurosh. Në 2020, të akuzuar nga Prokuroria e Tiranës për skemë mashtruese me TVSH-në, duke lëshuar fatura fiktive, për blerje mallrash që nuk bliheshin asnjëherë dhe furnizonin me fatura kompani të treta, ata u dënuan nga Gjykata e Tiranës.
Edhe pse drejtësia kishte folur, e shkuara nuk i la të qetë dy “biznesmenët”, të cilët, në nëntor të 2022 u vunë sërish në pranga me kërkesë te prokurorisë më të rëndësishme në vend, SPAK. Kjo e fundit tha se dy biznesmenët, bashkë me disa të tjerë, kishin qenë pjesë e një skeme të lëshimit të faturave fiktive, për blerje dhe punime që nuk janë kryer asnjëherë në inceneratorin e Fierit.
Kërkesa për mbylljen e tyre në qeli, u miratua nga Gjykata e Posaçme pa ndonjë hezitim. U verifikua dhe la në fuqi 2 ditë pas arrestimit, si dhe u miratua më pas edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Të hetuarit e përsëritën disa herë që ata kishin dhënë llogari njëherë për këtë akuzë dhe ishin dënuar nga një Gjykatë tjetër, por në asnjë rast nuk u dëgjuan.
Dy të pandehurit e SPAK e morën drejtësinë e tyre pasi qëndruan disa muaj në qeli. Gjyqtari i seancës paraprake, pushoi çështjen në ngarkim të tyre si gjë e gjykuar, pak më shumë se 5 muaj nga arrestimi. Por teksa Robert Shabani po e gëzon lirinë, Enver Sheshi, e mori drejtësinë pak ditë pasi kishte ndërruar jetë në ambientet e spitalit të burgut, tamam sipas postulatit “Drejtësia e vonuar, është drejtësi e mohuar”.
Avokatët: Gjykata e Posaçmë nuk dëgjon. Vendos “copy-paste” çfarë i kërkon SPAK
Në korridoret e Gjykatës së Posaçme, ajo që ndesh më shpesh janë avokatë të cilët ankohen se nuk trajtohen në mënyrë të barabartë me prokurorët në një proces gjyqësor. Fjalia “gjykata vendos copy-paste çfarë kërkon Prokuroria e Posaçme” është kthyer nga mbrojtësit si pjesë e çdo akti të dorëzuar në konkluzionet përfundimtare.
Avokati Sokol Hazizaj, në seancën ku u lexua pretenca për dosjen e inceneratorit të Elbasanit për 9 të pandehurit pati kundërshtimet e tij për akuzat e relatuara nga SPAK dhe në përfundim i tha Gjykatës se pret që ajo të lërë në fuqi pa ndryshim atë çfarë kërkoi SPAK.
Por nuk kanë munguar edhe qëndrimet publike, të cilat konsiderojnë rolin e avokatit në proceset gjyqësore si jo të barbartë sa i takon dëgjimit të fakteve që relatohen. Në disa raste, avokati Maksim Haxhia është shprehur publikisht se “gjykata është kthyer në një notere e SPAK”, teksa të tjerë e kanë quajtur atë si një “gjykatë që nuk dëgjon”.
Bojkoti i avokatëve në verën e 2022, si kundërshti ndaj miratimit të Hartës së Gjyqësore, të cilën e konsideronin si cenim të aksesit në drejtësi dhe një hartë e cila do detyronte avokatët të rrisnin tarifat për qytetarët, nga shumë prej tyre u përdor edhe si një formë revolte ndaj Gjykatës së Posaçme. Nëse i pyesje se pse ishin dakord me bojkotin, përgjigja më e shpeshtë që merrje ishte se: Kjo gjykatë ka nevojë të kuptojë rolin e avokatëve dhe të dëgjojë më shumë.
Por nevoja për të dëgjuar më shumë, më shumë se sa me avokatët, lidhet me rolin që ligji i jep gjyqtarit, për të qenë mbi palët dhe për të mos lejuar që qyetatrit t’i cënohen të drejtat, qoftë edhe kur është një i pandehur.
Masat e sigurisë dhe një vështrim ndryshe i Strasburgut
Kërkesat më të shumta të rrëzuara nga Gjykata e Posaçme janë ato për zëvendësimin e masave të sigurisë “Arrest në burg”, të cilat janë dhjetra në muaj, nga të pandehur që kryesisht akuzohen për veprat penale në fushën e korrupsionit, më pak nga ata që akuzohen për krime të rënda.
Në të gjitha rastete, masat e kërkuara nga Prokuroria e Posaçme, konfirmohen nga Gjykata dhe ato nuk ndryshojnë deri në dhënien e një vendimi përfundimtar, përveç rasteve të veçanta. Edhe kur në seancë konfirmohet gjendja shëndetësore jo e mirë e një të pandehurit, Gjykata, siç ndodhi në rastin e ish -ministrit Lefter Koka, tha se pavarësisht kësaj, ai mund të marr trajtim në ambientet e spitalit të burgut.
Më herët, ish -ministrit, por edhe një tjetër zyrtari të akuzuar në dosjen e inceneratorëve, Gjykata i rrëzoi kërkesat për lirimin në garanci pasurore. Kështu kishte kërkuar SPAK. Shumë të hetuar të tjerë para ish -ministrit dhe pas tij, i thanë Gjykatës së Posaçme se ishin sëmurë dhe kishin nevojë për trajtim të veçantë, por as ata nuk u dëgjuan. Gjykata dëgjoi SPAK-un.
Klajdi Dokoli, tashmë i dënuar me 25 vjet burgim si pjesëmarrës në një grup kriminal që vrau në 2012 babë e bir, Nezir e Gentian Beqirin në Elbasan, qëndroi gjatë gjithë hetimeve në masën e sigurisë “Arrest në burg”, edhe pse trajtohej me kimioterapi për shkak të një tumori.
Ai iu drejtua gjykatave të posaçme, të Shkallës së Parë dhe Apelit me kërkesë për të qëndruar në shtëpi gjatë hetimeve, por edhe pse me akt ekspertime që pranonin gjendjen e tij shëndetësore, kërkesa nuk iu mor parasysh.
Edhe në rastin e fituesit të garës për bashkinë e Himarës, Fredi Belerit dhe të mikut të tij, Pandeli Kokaveshi, Gjykata e Posaçme dëgjoi SPAK-un. Bleri, edhe pse paraqiti prova se kishte probleme shëndetësor u la në burg. Kokaveshi, që kishte bërë një transplant në zemër, u la në arrest shtëpie vetëm kur SPAK u bind.
Aplikimi i masave të rënda të sigurisë nga drejtësia shqiptare, duke mbyllur në qeli qytetarë si të dyshuar dhe rrëzimi i kërkesave ka marr një përgjigje edhe nga Gjykata e Strasburgut.
Disa muaj më parë, kjo gjykatë gjobiti Shqipërinë me 8 mijë euro, për paraburgim të një ish zyrtare, e cila edhe pse u gjet e fajshme për vjedhje duke shpërdoriar detyrën, për Gjykatën Evorpiane të të Drejtave të Njeriut, ajo nuk duhet të mbahej në qeli gjatë hetimeve. Në arsyetim, Strasburgu, thekson se rëndësia e një vepre penale ose pasojat që ka sjell ajo, nuk përbëjnë arsye të që justifikojnë paraburgimin dhe nuk mund të justifikojnë në vetvete, heqjen e lirisë së një të dyshuari.
“Noterizimi” vë në pikëpyetje Reformën në Drejtësi
Gjykatat e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar filluan funksionimin më datë 19 dhjetor 2019.
Gjyqtarët e gjykatave të posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe para emërimit, i nënshtrohen verifikimit të pasurisë dhe figurës, si dhe japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikacione vetjake sipas ligjit. Këtij kontrolli i nënshtrohen edhe familjarët e afërt.
Kontrolli kryhet nga Byroja Kombëtare e Hetimit, një strukturë nën sqetullën e SPAK që kryen hetime për llogari të Prokurorisë së Posaçme. Ky fakt duket se i ka bërë gjyqtarët e “Gjykatave të Posaçme” që t’i nënshtrohen SPAK-ut, duke mirtuar pothuajse çdo kërkesë të prokurorëve.
Por “noterizimi” i kërkesave të SPAK është kazmë në themelet e reformës në drejtësi, mbi të cilën u ngritën këto dy institucione. Gjykatat e Posaçme janë mbi palët, por nëse vetëm vënë firmën mbi kërkesat e prokurorëve, pa vënë në dyshim asgjë që sillet e shkruar prej tyre, gjasat janë që drejtësia e re të jetë më pak e drejtë se e vjetra.
Rasti i Enver Sheshit dhe Robert Shabanit do t’u mjaftonin gjyqtarëve të Gjykatave të Posaçme që jo vetëm t’i kalonin në lupë kërkesat e SPAK për të kryer detyrën e tyre kushtetuese, por edhe të rifitonin pavarësinë e tyre në raport me prokurorët e SPAK, të cilët, nga ana e tyre, kanë ende për të treguar jo vetëm që janë vërtet profesionalë, por edhe që nuk janë të ndikuar nga grupe të caktuara politike dhe influence.
Jo më kot një doktrinë ligjore amerikane thotë se, ” është më mirë të arratisen 10 persona fajtorë sesa të vuajë 1 i pafajshëm”.
Gjyqtarët e Gjykatave të Posaçme padyshim që e dinë këtë.
Një tjetër personazh i njohur shqiptar është gati t’i japë fund beqarisë!
Bëhët fjalë për gëngëtarin e njohur, Ardian Bujupi, i cili prej kohësh ka nisur një lidhje serioze. Sipas “Prive” artisti është prej muajsh në lidhje me një vajzë shqiptare që jeton në diasporë.
Këtë lidhje ai e ka mbajtur të fshehtë dhe shumë larg syrit të publikut. Artisti s’ka postuar asgjë rreth kësaj marrëdhënie, që mesa duket i ka sjellë shumë lumturi.
Çifti kanë nisur të mendojnë për dasmën dhe duket se janë gati për të çuar raportin e tyre një hap më përpara.
Ne jemi në pritje të më shumë detajeve rreth ditës së veçantë të tyre.