zoom

Day ArchiveKiara: Mezi pres të bëhem nënë!

Të bëhet nënë, është një nga dëshirat kryesore të Kiara Titos, tashmë që “BIg Brother VIP” përfundon dhe ajo mund të vazhdojë romancën jashtë shtëpisë më Luiz Ejllin.

E ftuar këtë mbrëmje në “Më lër të flas”, moderatorja tregon planet për të krijuar familje.

“Nuk e kisha menduar kurrë që do të hyja në ‘Big Brother’, aq më tepër që do të gjeja dashurinë e jetës. Gjëja që mendoj çdo ditë tani është që më ka hipur një dashuri të madhe për të krijuar familje dhe mezi po pres të bëhem nënë. Është gjëja që e kam kryesore. Shoh video me beba në ‘Instagram’.”

Kiara dhe Luizi u njohën me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”. Çifti shfaqën ndjenjat dhe mes tyre nisi një romancë, që kurorëzohet këtë të shtunë, me një martesë, që do të transmetohet ‘live’ gjatë finales së “Big Brother VIP”.

Publiku ka vendosur… Si e pritën shikuesit festën me striptiste brenda Big Brother

“Bordello hesapi”, “Ja fytyra e vërtetë e produksionit” janë dy komentet e para ndër dhjetra të tjerë që të zë syri kur shikon një video nga kanali i Top Channel në Youtube.  Të specifikojmë, video me striptiste gjysmë të zhveshura brenda shtëpisë së Big Brother duke kërcyer (dhe jo vetëm) me banorët aty.

E menduar si një festë beqarie për Luizin që pritet të bëhet dhëndër të shtunën në mbrëmje, gjatë finales, festa doli përtej qëllimit të saj.  Të paktën kështu “votojnë teleshikuesit”.  Në rrjetet sociale shpërthyen kritikat kundër Top Channel duke thënë se skena të tilla nuk mund të shikohen dhe se janë të papranueshme në një televizion kombëtar, ndër më të rëndësishmit në vend.

Të tjerë shkruanin se kjo festë ishte guri i fundit që “e degjeneroi” spektaklin.  Dikush i kujtonte Top Channel se është me fat që është në Shqipëri se në ndonjë vend tjetër i kishin marrë licensën.

Një grup tjetër komentuesish janë shprehur se është shumë frustruese dhe e dëmshme për banorët, sidomos djemtë, të cilët kanë 4 muaj të izoluar dhe kanë shmangur kontaktet fizike dhe tundimet. (P.sh njëra nga striptistet puthi Kristin dhe një tjetër iu ul në prehër Luizit.)

Ndonëse festa nuk i doli dhe aq për mirë produksionit të BBVA, pati dhe reagime pozitive, ose të paktën nga ata që e morën me sportivitet. Shumë komente i dedikoheshin bukurosheve striptiste që hynë brenda shtëpisë ose sugjeronin me shaka që edhe Kiara të ketë një festë të tillë beqarie. Disa lavdëronin Luizin për talentin e tij në tubin e striptistëve. Por edhe në kto komente, leximi të ndëpritet nga ikonat që nënkuptojnë se pamja është e shpifur (emoji me të vjella) ose thjesht një fjalë; porno!

Publiku votoi përsëri dhe këtë herë nuk është i kënaqur!

Tea bën deklaratën e rëndë: Kiara më ka kërcënuar brenda TCH. Më tha do të të vras

Tea Trifoni ka treguar se Kiara e ka kërcënuar atë brenda ndërtesës së Top Channel.

Ish-banorja e BBVA, ka treguar se burri i tezes së Kiarës bashkë me të i kanë thënë asaj se “do e vrasin dhe do e marrin zvarrë”.

Ajo shton se ai ishte punonjës i një ministrie në Shqipëri dhe se prezent ishte edhe ish-banori Ronaldo Sharka, i cili i është lutur që ajo të mos e bëjë publike.

E ftuar në emisionin “Më lër të flas”, Tea tha se edhe Zhaklina është kërcënuar nga i njëjti person.

Ndoshta ju ka shkuar mendja… Ja ku do bëhet dasma e Luizit dhe Kiarës të shtunën

Është Bashkia e Tiranës vendi ku do të mbahet dasma e çiftit Kiara-Luiz. Të paktën kështu thuhet në rrjetet sociale.

Ndërkohë detaje të tjera janë ende të pazbuluara.

Në një intervistë për ‘Fan Club’ Kiara zbuloi të martën se tezja e saj do jetë dëshmitare dhe tha se kishte provuar disa fustane. “Kam thënë që dua një fustan të gjatë, por kam ndryshuar mendim. Ndoshta do të vij me diçka krejt tjetër…”- deklaroi Kiara.

 

Rrëfehet Bill Clinton: E dija që Putin do pushtonte Ukrainën!

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka thënë se ai e kuptoi që në vitin 2011 se ishte vetëm çështje kohe ofensiva ruse në Ukrainë pas një diskutimi me tone të ngritura në Davos të Zvicrës me Vladimir Putin.

Gjatë atij takimi, Clinton tregon se Putini hodhi poshtë një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Amerika, të rënë dakord nga paraardhësi i tij, Boris Yeltsin. Aty thuhej se Rusia do të respektonte integritetin territorial të Ukrainës, ndërsa Kievi do të hiqte dorë nga arsenali i tij bërthamor i epokës sovjetike.

“Vladimir Putin më tha në vitin 2011, tre vjet para se të merrte Krimenë, se ai nuk ishte dakord me marrëveshjen që bëra me Boris Yeltsin”, kujtoi ish-presidenti amerikan. “Ai tha: Unë nuk jam dakord me atë marrëveshje dhe nuk jam i detyruar ta mbështetës. Nga ajo ditë, unë e dija se sulmi ishte çështje kohe”.

Kjo deklaratë e Clinton u bë gjatë një aktiviteti të zhvilluar në “92nd Street Y”, Qendrën Globale e Kulturës në Nju-Jork. Ai ishte i pranishëm së bashku me bashkëshorten e tij, Hillary, ish-sekretare e Shtetit dhe kandidate për presidente të Amerikës. Ata rrëfyen se i kërkuan vendeve të Perëndimit që të forcojnë mbështetjen për Ukrainën dhe thanë se Kievi mund të rezistonte nëse do të kishte armët dhe municionet e mjaftueshme.

Ndërkohë, Hillary Clinton u shpreh se dështimi i Rusisë në Ukrainë dhe reagimi i ashpër i Perëndimit ndaj pushtimit, penguan një sulm të Kinës për të rimarrë Tajvanin. “Xi e pa atë që ndodhi. Përpara pushtimit ruse, kishte shanse të mëdha që Kina të niste sulmin për të rimarrë Tajvanin brenda dy apo tri viteve, por tashmë ky afat kohor është shtyrë”, tha Hillary Clinton.

Gënjeu se nuk kishte marrë para nga KQZ dhe pse mori 1 mln euro, Celiabashi i përgjigjet Alibeajt

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi të enjten në mbrëmje se partia që ai drejton kishte marrë zero lekë deri më tani edhe pse KQZ akordoi 1 milion euro. Kjo e fundit i ka kthyer përgjigje.

“Ajo KQZ që ti thua e cila do duhej që t’i kishte bërë këto para në funksion dhe në zbatim të ligjit, do duhej t’i kishte bërë disponibël për secilën parti, por ne jemi ata të cilët nuk kemi asnjë lloj financimi se të tjerët dinë…Të tjerët e kanë zgjidhur hallin. Se Rama përdor buxhetin e shtetit, ky tjetri bën parada të mëdha në stadium apo dhe kudo tjetër po nuk dihet se nga i gjen paratë…”, tha ndër të tjera Alibeaj.

Nga ana e tij, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka sqaruar pozicionin e tij, duke qartësuar se ai e ka bërë detyrën e tij dhe se shpërndarja e fondeve duhet të lëshohet nga buxheti i shtetit

“Duke u nisur nga disa shqetësime të raportuara nga ndonjë subjekt zgjedhor lidhur me vonesën në shpërndarjen e sasisë së fondit nga Buxheti i Shtetit që u jepet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023”, KQZ sqaron se:

Fondi për zgjedhje që përfitojnë partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje u miratua me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 13.04.2023. Ligji në fjalë ka hyrë në fuqi në datën 13.04.2023 dhe i është dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në datë 20.04.2023.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve më datë 22.04.2023 ka miratuar vendimin nr. 397, “Për përcaktimin e sasisë së fondit nga Buxheti i Shtetit që do t’u shpërndahet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023”.

Shpërndarja e fondeve partive bazuar në vendimin përkatës të Komisionerit Shtetëror bëhet direkt nga Buxheti i Shtetit”, thuhet në reagimin e KQZ.

Vrau dhe futi në valixhe trupat e vjehërrve, 30 vite burg për Elona Kaleshën/ Ja dyshimet

Tridhjetë vjet burg. Ky është dënimi i vendosur nga Gjykata e Firences për Elona Kaleshën, 39-vjeçaren shqiptare, e akuzuar për vrasjen e prindërve të ish të dashurit të saj, Teuta dhe Shpëtim Pasho.

Të zhdukur në nëntor 2015, eshtrat e çiftit shqiptar u futën në katër valixhe dhe u gjetën në një fushë midis burgut Fipili dhe Sollicciano, në dhjetor 2020.

Prokuroret e çështjes, Ornella Galeotti dhe Beatrice Giunti kishin kërkuar burgim të përjetshëm për Elonën.

“Elona nuk kishte mëshirë për viktimat që i kishin besuar, – thanë ato gjatë seancës. – Motivi, i cili nuk kërkohet me ligj, nuk dihet me siguri: mund të ishin paratë, inati që ndjente ndaj tyre, ose nevoja për të fshehur një marrëdhënie sekrete ose shtatzëni”.

Dënimi

Gjykata e Lartë e dënoi Elona Kaleshën për vrasje të dyfishtë me dashje, por e riklasifikoi krimin e përbuzjes, më atë të përçudnimi të kufomës.

Më tej, Kalesha do të duhet të dëmshpërblejë edhe fëmijët e bashkëshortëve Pasho dhe vëllait të Shpëtimit, të cilët i ishin bashkuar palës civile me avokatët Filippo Viggiano, Cristina Masetti, Eleonora Rossi, Elisa Baldocci.

Megjithatë, në pritje të vendimit të gjykatës civile për masën e dëmshpërblimit, ajo do të duhet të paguajë një shumë provizore të detyrueshme menjëherë prej 800,000 eurosh për familjarët e Teuta dhe Shpëtim Pashos dhe 5,000 euro për shoqatën kombëtare “Penelope Italy”, e  ndihmuar nga avokatja Daica Rometta.

Taulanti hesht pas vendimit

Pas leximit të vendimit, Taulant Pasho, ish i dashuri i Elona Kaleshës ka heshtur. “Nuk është koha për të folur”, – pëshpëriti ai, përpara se të largohej nga salla me motrat e tij.

“Gjatë hetimit, – thonë avokatët Masetti dhe Rossi, – kishin dalë të dhëna të sakta kundër Kaleshës, duke nisur nga deklaratat që ajo bëri në nëntor 2015 kur karabinierët po hetonin zhdukjen e çiftit Pasho. Në sallën e gjyqit ka rezultuar e rëndësishme dëshmia e pronarit të banesës në rrugën ‘Fontana’”.

Sipas avokatëve mbrojtës të aj, Elona Kalesha duhej të shpallej e pafajshme, pasi në bazë të gjetjeve të provave “nuk dihet nëse ka vrarë, me kë do të kishte vrarë dhe pse do të kishte vrarë”.

Zhdukja e çiftit Pasho, i cili mbërriti në Itali për të takuar djalin e tyre Taulanti, i cili do të dilte nga burgu në Firence mëngjesin e 2 nëntorit 2015, është denoncuar nga vajza e çiftit, Vitore, te karabinierët e Castelfiorentino. (Firence), ku jeton dhe ku janë varrosur prindërit e saj.

Për hetuesit, vrasja e dyfishtë ka ndodhur ndoshta mbrëmjen e para daljes së Taulantit nga burgu, në banesën në Firence, në via Fontana, të cilën Elona e kishte marrë me qira për prindërit e të fejuarit.

E vërteta e tallavasë së Edi Ramës

Tallavaja socialiste synon ta paraqesë Edi Ramën si një “bir të popullit”, si një “çun lagje” që dëgjon Tit Vullkanin, kërcen dhe gëzon me populllin e thjeshtë dhe rininë shqiptare. Një shqiptar si gjithë të tjerët, një kryeministër rinor jo vetëm për popullin por edhe i popullit. Është një strategji që synon të mbulojë hendekun gjithnjë e më të thellë mes kryeministrit dhe qeverisë së tij nga njëra anë dhe popullit të thjeshtë nga ana tjetër.

Pushteti socialist me Ramën në krye po qeveris gjithnjë e më tepër në funksion të një elite të ngushtë në pushtet. Ndërkohë që elita socialiste në pushtet është pasuruar si kurrë më parë, shumica e qytetarëve, sidmos rinia në zonat më të varfëra të vendit nuk kanë përfituar nga zhvillimi socialist. Ndaj ata po largohen në masë çdo ditë nga vendi ynë.

Që qeverisja socialiste ka prodhuar zhvillim kjo është e pamohueshme. Tirana është një dëshmi e gjallë e këtij procesi. Pavarësisht kullave, betonizmit, trafikut apo ndotjes, Tirana sot është më e bukur dhe më e zhvilluar se kurrë më parë.

Ama që ky zhvillim ka prekur pak ose aspak shumicën e shqiptarëve, edhe kjo është evidente. Përfituesit më të mëdhenj të zhvillmit socialist janë elitat ekonomike dhe ndërtuesit e mëdhenj dhe jo qytetarët e thjeshtë apo rinia shqiptare që dëgjojnë dhe kërcejnë nën ritmin e Tit Vullkanit.

Raporti i fundit i Bankës Botërore (BB) tregon qartë se një nga problemet themelore të qeverisjes aktuale është shpërndarja e përfitimeve nga rritja ekonomike (shiko ketu). Në pjesën “Ndarja e Përfitimeve të Rritjes Ekonomike” raporti thotë se pavarësisht rritjes eknomike niveli i varfërisë në Shqipëri vazhdon të mbetet i lartë dhe i pandryshuar (f. 87). Rreth 33% e shqiptarëve (pra 1 në 3) jetojnë në varfëri, me më pak se 5.5 dollar në ditë. Kjo shifër është edhe më e lartë në zonat veriore me zhvillim më të ulët ekonomik. Sipas të njëjtit raport Shqipëria ka nivelin më të lartë të varfërisë në rajon. Jo vetëm krahasuar më Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, por edhe me Kosovën (f. 88).

Problemi i varfërisë u thellua edhe më tej si pasojë e pandemisë. Ndonëse qeveria Rama ndërmori një sërë masash që e reduktuan deri diku efektin e krizës, këto masa ishin më pak efikase në uljen e varfërisë sonë se masat e marra nga vendet fqinje si Kosova dhe Maqedonia e Veriut (shiko faqen 89 të raportit të BB-së). Ndërkohë asistenca dhe politikat sociale për të lehtësuar varfërinë janë minimale. Shpenzimi për mbrojtjen sociale në Shqipëri është tejet i ulët dhe nën mesataren e Bankës Botërore.

Shkullaku: Udhëtimi i Edi Ramës, nga Liri Begeja tek tallavaja

Por shtresat e mesme dhe në nevojë në Shqipëri nuk goditen thjesht nga mungesa apo dobësia e politikave të mbrojtjes sociale por edhe nga një sistem shëndetësor që u ofron shumë pak mbulim. Gjatë qeverisjes Rama Shqipëria ka investuar shumë më pak se vendet fqinje tek sistemi i shëndetësisë, qoftë për frymë, qoftë si përqindje e shpenzimit buxhetor, qoftë si përqindje e Prodhimit të Përgjithëshëm Bruto (PPB). Sipas raportit të BB-së në vitin 2018 Shqipëria shpenzoi 275 dollarë amerikan për frymë në shëndetësi, që është më pak se gjysma e mestares së vendeve të Balkanit Perëndimor me rreth 600 dollarë amerikan për frymë. Nëse mesatarja e shpenzimit për shëndetësinë në vitin 2018 në Ballkanin Perëndimor ishte 5% e PPB, tek ne kjo është shifër ishte vetëm 2.8%. (f. 93 e raportit)

Ky investim i ulët në shëndetësi, krahasuar me fqinjët, nënkupton një mbulim shëndetësor tejet të reduktuar. Për pasojë qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë nga xhepi shumë prej shpenzimeve shëndetësore, çka godet sidomos shtresat e mesme dhe ato në nevojë. Raporti i BB-së arrin në konkluzionin se investimi i ulët në shëndetësi i ka “ekspozuar shqiptarët ndaj rrezikut të shpenzimeve shëndetësore katastrofale dhe ndaj varfërisë” (f. 93).

U zgjata pak tek çështja e shëndetësisë sepse së fundmi kryeministri Rama u operua në spitalin publik dhe u impresionua me kujdesin dhe ekspertizën që pa aty. Natyrisht është pozitive që kryeministri ynë operohet në një spital publik në vend dhe jo në një spital privat, sidomos jashtë vendit. Është gjithashtu e vërtetë që në spitalet tona publike ka plot investime dhe mjaft mjekë dhe mjeke të afta.

Ama ta shesësh eksperiencën pozitive të kryeministrit si provë të suksesit të sistemit tonë shëndetësor është propagandë mediokre. Eksperienca e qindra mijërave shqiptarëve me sistemin shëndetësor vazhdon të jetë problematike, shpesh e dhimbëshme dhe mjaft varfëruese, sepse një pjesë të mirë të shpenzimeve mjekësore duhet ti paguajnë nga xhepi. Ky është konkluzioni i raportit të Bankës Botërore (BB).

E thënë shkurt, Shqipëria gjatë qeverisjes Rama është zhvilluar vrullëshëm por jo në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Modeli zhvillimor i qeverisë Rama bazohet fort tek sektori i ndërtimit dhe investimet në infrasktrukturë. Është një zhvillim që prek dhe pasuron elitën socialiste (dhe shpesh edhe atë demokrate) që zotërojnë shumë pasuri të patundëshme, pronarët e mediave dhe biznesin e madh ndërtues, por anashkalon dhe shpesh varfëron shumicën e popullësisë shqiptare.
Qoftë modeli zhvillimor i Tiranës (me gjithë anët e tij positive) qoftë propozimi për Dubaizimin e Durrësit, janë projekte që në thelb synojnë të stimulojnë ndërtimin dhe të rrisin vlerën e pasurive të patundëshme. Përfituesit kryesor të këtij modeli janë shtresa e pasur që zotëron pasuri të patundëshme, ndërtuesit dhe bizneset e mëdha, si dhe kapitalet e zeza që pastrohen në sektorin e ndërtimit.

Humbësit e këtij modeli zhvillimor janë qytetarët e thjeshtë, shtresa e mesme dhe e ulët, si dhe brezi i ri që nuk mund të blejnë një apartament në zonat e bukura të regjenerimit urban të prodhuar nga investimet bashkiake. Është një proces që quhet xhentrifikim, zëvendësimi i shtresave të mesme dhe të ulta me shtresat e pasura në zonat e rigjenerimti urban ku çmimet e apartamenteve rriten në stratosferë. Diçka e tillë po ndodh sot tek Liqeni Artificial dhe tek Liqeni i Thatë në Tiranë, dhe nesër do të ndodhë tek porti i Durrësit.

Rama hap fushatën: Kemi fituar 7 palë zgjedhje, do fitojmë për herë të tetë

Është një model që pasurimin dhe zhvillimin e përqëndron pothuajse tërësisht në qendër dhe në pak duar sepse bazohet kryesisht tek spekullimi me pasuritë e patundëshme dhe jo tek rritja e produktivitetit. Sikurse tregon edhe raporti i BB-së niveli i produktivitetit në Shqipëri është mjaft më i ulët se mesatarja e rajonit. Ndërkohë punësimi cilësor (high skill jobs) është nën mesataren e Ballkanit Perëndimor, sikurse edhe investimi i qeverisë Rama në arsimin publik që gjithashtu është nën mesataren e rajonit (f 15 e raportit të BB-së).

Ndaj punësimi masiv që ofron ekonomia jonë për brezin e ri është me paga të ulëta dhe pasiguri të lartë në bare, hotele apo call center. Janë punë me të cilat është e pamundur të blesh një apartament apo të krijosh një familje. Nuk është rastësi që shumica e të rinjve shqiptar rrezikojnë shumë për tu larguar nga Shqipëria.

Ky realitet është mjaft i prekëshëm po të lëvizësh nga qendra e Tiranës ku zhvillohet pothuajse i gjithë debati ynë publik, shpesh mjaft shterpë. Modeli ynë i zhvillimit varfërinë e masivizon dhe e zhvendos drejt periferisë duke e bërë të padukëshme. Qytete si Kukësi dhe periferia e varfër shqiptare sot fizikisht janë më afër se kurrë kryeqytetit, ka rrugë dhe madje aeroporte që i lidhin me Tiranën. Ama e njëjta periferi është më larg se kurrë Tiranës dhe rajonit si nga pikpamja ekonomike edhe ajo sociale.

Mjafton të krahasosh nivelet e varfërisë në periferinë Shqiptare me nivelet e varfërisë në rajon për të kuptuar se përse barkat e refugjatëve që shkojnë në Angli janë të mbushur me shqiptarë dhe jo me maqedonas, boshnjak, serb, apo malazez. Dëshpërimi i popullit të thjeshtë dhe i rinisë shqiptare është më i madh se ai popujve fqinjë.

Absurdi i hapjes së fushatës së PS me dy opozitat

Kjo është e vërteta e hidhur që përpiqet të fsheh tallavaja ramiste. Në pamundësi për ti ofruar shpresë qeveria Rama i ofron popullit dhe rinisë tallava, sepse në konceptin e tij elitist “populli tallava do”. Synimi është krijimi i imazhit të një kryeministri “popullor” që dëgjon, kërcen dhe identifikohet me popullin e thjeshtë dhe rininë shqiptare. “Rama e do popullin dhe populli e do Ramën” është mesazhi i tallavasë.

E vërteta është se as kryeministri Rama dhe as qeverisja e tij nuk kanë ndonjë gjë të përbashkët me “popullin e thjeshtë”. Aq më pak ekziston një “histori dashurie” mes tyre. Rama është përfaqësues tipik transformimit të elitës së vjetër komuniste në elitën e re kapitaliste, që më shumë se me dashuri e shikon me dëshpërim popullin shqiptar. Qeveria “socialiste” e Ramës përfaqëson mbi të gjitha interesat e biznesit të madh ndërtues dhe jo ato të rinisë, të shtresës së mesme apo të shtresave në nevojë. Melodia e bukur e Tit Vullkanit nuk e fsheh dot këtë realitet të shëmtuar.

Marrë nga Lapsi.al

“Njohja me të ishte katastrofë”/ Çfarë thoshte monarkja para vdekjes

Meghan Markle nuk e ka pasur shumë të lehtë pranimin në familje mbretërore britanike, dhe kjo u vërtetua kur ajo dhe princi Harry vendosën të hiqnin dorë nga titujt.

Edhe pse në dukje mbretëresha e ndjerë Elizabeth ishte dashamirëse me të, burime pranë familjes mbretërore thonë të kundërtën.

Mediat angleze kanë zbuluar së fundmi se Mbretëresha e cilësonte si katastrofë njohjen e nipit të saj me aktoren, teksa këtë të fundit e përshkruante si njeri të keq.

Këto fjalë sipas burimeve, monarkia i kishte thënë gjatë një darke në Balamore, Skoci, pak para se të ndërronte jetë.

Pyetjet që Grida Duma nuk guxoi t’ia bënte në sy Erion Veliajt

Grida Duma humbi një rast të artë mbrëmë për ta pyetur në sy Erion Veliaj për disa çështje e skandale që ajo ka denoncuar sa ishte deputete e opozitës.

Ajo e pati akuzuar kryetarin e bashkisë së Tiranës se e kishte kthyer institucionin që drejton në lavatrice të pastrimit të parave te organizatës mafioze italiane, Ndragheta. Ajo e pati akuzuar gjithashtu si vegël të mafias dhe se merrte 20% rryshfet për çdo leje që jepte.

Por mbrëmë në Top Story ajo e pyeti për pemët, për ngjyrën e lopatës që përdor sa herë del për show në pyllin orbital apo nëse vërtet dinte t’i jepte traktorit.

Në fakt ajo kishte mundësinë t’i bënte pyetjet që i drejtonte gjithe pathos nga foltorja e PD:

1. A po e përdorte Erion Veliaj dhe Edi Rama Tiranën si lavatriçe për paratë e pista të mafias dhe krimit të organizuar, duke marrë 20 % të fitimit?

2.A merr Erion Veliaj 20% ndërtimeve?

3. A kishte kryer Erion Veliaj  takime me biznesmenin të Ndrageta-s, Gallo?

4. A ndihet ai sadopak përgjegjës se ai dhe qeveria e tij i shërbejnë një klike të pasurish dhe të varfrit i gënjejnë me tallava e turbo-folk për t’u marrë votat?

Me mungesën e këtyre pyetjeve, Grida Duma nuk humbi shansin për të vënë me shpatulla pas muri Erion Veliajn, por ajo i dha fund pritshmërisë se mund të jetë një gazetare e lirë dhe fatkeqësisht tregoi se me të tilla intervista, ajo mund të konkurojë vetëm podcast-et e Edi Ramës në ERTV. Zoom.al