Aplikacion
Manchester City mori kontrollin e garës për titull në Premier League, pas fitores 4-1 ndaj Arsenalit.
Kevin De Bruyne frymëzoi ”Qytetarët” ndaj liderëve të shkatërruar të Premier League me një paraqitje fenomenale.
De Bruyne shënoi dy herë dhe dha krosin në golin e John Stones përpara se Erling Haaland të shënonte golin e katërt.
Një paraqitje elegante që tregoi pse City ka qenë kampion katër herë i Anglisë në pesë sezonet e fundit.
City i vendit të dytë tani është vetëm dy pikë prapa Arsenalit me dy ndeshje më pak. /zoom.al/
VIDEO | Dimarco “kafshon” “Zonjën”, Inter fluturon në finaleInter është finalisti i parë i Kupës së Italisë 2022/23. Zikaltrit mundën Juventusin 1-0 në San Siro në gjysmëfinalen e dytë.
Pas barazimit në ndeshjen e parë zikaltrit kualifikohen në aktin final të kompeticionit, ku i pret një ndeshje mes Fiorentinës dhe Cremonese më 24 maj.
Ndeshja e kthimit u vendos nga një gol i Dimarco në minutën e 15-të.
Në Milano u zhvillua një ndeshje në përgjithësi jospektakolare, por asnjëherë realisht në diskutim.
Djemtë e Inzaghit do të kenë mundësinë të mbrojnë titullin e fituar vitin e kaluar
Ata të Allegrit, në një sezon shumë të komplikuar, tani do të luajnë në Europa League për trofeun e vetëm. /zoom.al/
Si nisi saga e vrasjeve mes Nikulajve dhe Lekstajkave për 10 mijë lekë të vjetra karburantPolicia e Shtetit njoftoi sot zbardhjen e ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj një javë më parë në Shëngjin.
Në organizimin dhe ekzekutimin e këtij atentati morën pjesë 6 persona. Shqiptaro-britaniku Edmond Haxhia, 4 britanikët, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman, si dhe portugezi Ruben Saraiva. Ky i fundit ishte dhe personi që e ekzekutoi Nikulajn.
Porositës i vrasjes dyshohet të jetë pikërisht Edmond Haxhia, i cili po hetohet si organizator, porositës dhe financues i krimit.
Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Fisi Lekstakajt kishte një konflikt me Nikulajn që prej 97-s. Haxhia ka shtetësi shqiptare dhe britanike. Sa i përket motiveve, policia tha se bëhet fjalë për gjakmarrje.
Historia e vrasjeve
Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.
Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën.
Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnizimit me karburant.
Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend, mes të cilëve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.
Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes.
Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarje këto të pazbardhura./ Zoom.al
Deklarata e Luizit për Efin, reagon edhe Bora ZemaniDeklarata e Luizit për pjesëmarrjen e Efit në “Përputhen”, ku u shpreh se banorja vjen nga një program që ka si kryefjalë mashtrimin dhe theksoi se është turp për familjen dhe miqtë e Efit pjesëmarrja e saj në “Për’Puthen” ka ndezur jo pak debat.
Së pari, reagoi Arbana Osmani, në studio e më pas edhe në Instagram dhe më pas, edhe Bora Zemani, moderatorja e “Për’Puthen”. Në një postim në Instastory, ajo shkroi:
“Më vjen keq që akoma edhe sot në këtë Shqipërinë tonë të vogël me probleme të mëdha, shoh që diskutohet me dy standarde edhe për gjëra fare normale. Efit i përmendet si “TURP” eksperienca e saj në “Për’Puthen”, si e vetmja “armë” për ta sulmuar, kur nga ana tjetër edhe Kristi është bërë i njohur për publikun po prapë nga një program dashurie dhe nuk e sulmojnë me këtë, sepse Kristi ka të drejtë të zgjedhë mes 30 vajzave (referuar programit “Love Story”) dhe familjes së tij nuk duhet t’u vijë turp, ndërsa për Efin po, është turp!”, u shpreh Bora, duke nënvizuar standardet e dyfishta.
Më tej, shtoi:
“Programe si “Big Brother” apo “Për’Puthen” janë të vështira, si për konkurrentët edhe për ata që i prodhojnë, por çfarë i përket secilit është shumë e qartë. Produksionet kanë për detyrë të sjellin në vëmendje situata (të krijuara nga vetë konkurrentët) sa më të larmishme dhe interesante për të mbajtur publikun mbërthyer pas ekranit, por sesi i menaxhojnë këto situata konkurrentët, përcakton dhe rrugëtimin e tyre apo impaktin që lenë në publik”.
Bora përfundoi reagimin:
“Ka personazhe që zgjedhin lidhje romantike në Big Brother në kuadër të lojës ose jo, ashtu siç ka personazhe në Për’puthen që tregojnë shumë më tepër dhe japin mesazhe më të forta sesa vetëm ndjenjat në Për’puthen, në kuadër të lojës ose jo.
Pra nuk mund të themi që është turp të njohësh dikë në Për’puthen dhe nuk është turp të lidhesh në Big Brother. Në fakt nuk është turp asnjëra madje është gjëja më e bukur kur kjo është e vërteta sepse kam bindje të plotë që publiku e përqafon shumë fort të vërtetën, gjithmonë!”./ Zoom.al

Personi që po shihni në fotografi është porositësi i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, Edmond Haxhia.
Haxhia ishte kthyer tre muaj më parë nga Anglia dhe dyshohet se ka qenë pikërisht ky momenti ku ka porositur të gjithë planin. Porositësi është kushëri i Lekstakajve, konkretisht djali i dajës së Elton Lekstakaj, fis në konflikt me Nikulajt që prej 1996.

Policia e Shtetit përmes një deklarate për media pasditen e sotme bëri me dije se ka identifikuar 6 personat e përfshirë në ngjarje dhe i ka shpallur në kërkim.
Përpos Haxhiajt, të përfshirë janë: Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.
Ndërkohe autori i vrasjes është portugezi Ruben Saraiva, teksa katër personat e tjerë të shpallur në kërkim janë me kombësi britanike./ Zoom.al
Ky është vrasësi portugez që ekzekutoi Ardian NikulajnËshtë bërë publik portreti i ekzekutorit të biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, një javë më parë.
Zoom.al ka siguruar fotografinë e shtetasint portugez Ruben Saraiva, i cili ishte pjesë e ekipit të përbërë nga 6 persona, që organizuan vrasjen e Nikulajt.

Edmond Haxhia mësohet se është porositësi dhe financuesi i gjithë operacionit të vrasjes së biznesmenit, ndërsa shtetasit britanikë Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman janë 4 britanikët që kanë ndihmuar për të kryer vrasjen./ Zoom.al
DALIN PAMJET! Momenti kur portugezi, i veshur si polic shkon për të vrarë Ardian NikulajnPak para vrasjes, janë siguruar pamjet filmike të shtetasit portugez, i cili i veshur si polic shfaqet në pjesën e pasme të lokalit të Ardian Nikulajt.
Teksa bën disa ecejake, autori i krimit niset më pas për të kryer vrasjen.
Policia ka shpallur në kërkim gjashtë persona në lidhje me ngjarjen e rëndë, mes të cilëve edhe porositësin Edmont Haxhiaj. Ngjarja dyshohet për motive gjakmarrje, pasi viktima kishte pasur një konflikt të vjetër me të afërmit e Haxhiajt./ Zoom.al
“Portugez që flet shkodrançe”/ E afërmja e porositësit të vrasjes: Po ua rrasni të pafajshmëveFill pas zbulimit të emrit të porositësit dhe financuesit të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, e afërmja e Edmond Haxhisë, Nertila Zef Haxhia ka reaguar në Facebook.
“Portugez qe flet shkodranshe ta marrsha! Bukur jeni tu ua rras te pafajshmeve”, shkroi ajo, teksa shtoi se janë blerë dëshmitarë dhe aktorë për kamerën një vit rresht, duke nënkuptuar se historia e ndërtuar deri më tani me faktet e zbuluara nuk është e vërtetë.
Ajo vijoi në shkrimin e saj duke pyetur me ironi nëse ka ndonjë histori tjetër për Hollywood.
“Portugez qe flet shkodranshe ta marrsha! Bukur jeni tu ua rras te pafajshmeve! Vazhdoni se e keni mire! Shkoni vidhni motorra anej e ktej tek njerez te afterm,e ngjitujani atyne. Blini “deshmitare” dhe aktore per kamera nje vit rrjesht, improvizoni persona te ngjashem, blini vete karta telefoni angleze e shqiptare e shkruni mesazhe, pasi thyeni pa autorizime tjeret. Patjeter more, vrasjet me motora te vet i bajne njerezit, madje me letra ne emrin e vet. Naj histori tjeter, per Holliwood a keni?!”- shkroi ajo në rrjetet sociale./ Zoom.al
Tirana shkatërron Teutën në Kupë, Vllaznia barazoi në sekondat e fundit kundër EgnatiasTirana ka mposhtur Teutën në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë me rezultatin 3-0.
Bardheblutë kanë thyer “mallkimin” e tyre kundër Teutës, e cila në vitet e fundit ka qenë “macja e zezë“ e ekipit kryeqytetas.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 43-të, me Florent Hasanin që e dërgoi topin në cepin e portës dhe kjo pjesë u mbyll 1-0.
Në pjesën e dytë të lojës Bruno Lulaj në minutë e 65’ shënoi pas ekzekutimit të një goditjeje nga këndi.
Pak minuta më vonë Lushkja e dërgon topin mes këmbëve të Qirkos dhe i dërgon shifrat në 3-0.
Një fitore mjaft e rëndësishme kjo për Tiranën, e cila tashmë hedh njërën këmbë në finale të Kupës së Shqipërisë.
Ndeshja tjetër mes Vllaznisë dhe Egnatias u mbyll në barazim 1-1.
Duamena heshti “Loro Boriçin” në minutën e 68, kur pasi dribloi edhe portierin, e ndali topin në rrjetë.
Kur pritej vërshëllima e trefishtë e arbitrit, Hoxhaj e shtyn topin në rrjetë duke befasuar Egnatian.
Një gol në sekondat e fundit që shpëton Vllazninë nga humbja. /zoom.al/
DALIN PAMJET/ Lëvizjet e autorëve para ekzekutimit të Nikulajt, portugezi futet nga dera e pasmeËshtë dokumentuar me pamje filmike e gjithë panorama e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.
Në videon e publikuar nga emisioni “Xhungël” shihen lëvizjet e fundit të grupit kriminal nga Portugalia dhe Britania e Madhe, para vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin.
Në pamje duket një nga shtetasit britanik që shikon në distancë lëvizjet e viktimës dhe në duar mban një celular ku mendohet se informon bashkëpunëtorët e tij.
VIDEON E GJENI KËTU.
Më pas në pjesën e pasme të lokalit shfaqet shtetasi portugez i veshur si efektiv policie që futet brenda në godinë dhe kryen krimin e rëndë duke lënë të vdekur Nikulajn.
Ai del me vrap me armë në dorë në drejtim të rrugës kryesore nga e njëjta rrugë nga ka ardhur.
Policia ka shpallur në kërkim gjashtë persona në lidhje me ngjarjen e rëndë, mes të cilëve edhe porositësin Edmont Haxhiaj. Ngjarja dyshohet për motive gjakmarrje, pasi viktima kishte pasur një konflikt të vjetër me të afërmit e Haxhiajt./ Zoom.al