zoom

Day ArchiveRindërtimi përfundon pas 3 vjetësh, por emergjenca vazhdon

Rindërtimi nisi në vitin 2020. Fondet më të mëdha, plot 240 milion euro u dhanë për Bashkinë e Tiranës. Bashkia Tiranë bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit ishin të vetmet që u lejuan të kryenin procedurat e prokurimit publik për këtë proces i cili u konsiderua emergjent.

Emergjenca i lejoi autoritetet kontraktore që të kryenin tendera të kufizuar. Hapej thirrja, por ofertën financiare mund ta bënin vetëm kompanitë që përzgjidheshin nga Bashkia Tiranë dhe FSHZH. Këtu pastaj fituese doli një listë e vogël me firma të cilët kishin fituar kontrata të majme me këto institucione më parë, disa të lidhura edhe me deputetë të Partisë Socialiste. Ndarja e fituesit në ca raste bëhej me rotacion. Jepej e njëjta ofertë dhe njëherë e merrte njëri dhe herë tjetri, nuk kishte as ankimim sepse ishin të gjithë të kënaqur.

Sot 3 vjet e ca pasi ka nisur prokurimi emergjent i rindërtimit tenderat vazhdojnë të bëhen me procedurë të kufizuar, edhe pse njësitë që bëjnë këto procedura e dinë shumë mirë që procesi do të përfundojë pas 3-4 vjetësh.

Në projektin buxhetin e këtij viti Bashkia e Tiranës thotë se deri tani ka shpenzuar 120 milion euro dhe planifikon të shpenzojë për 3 vitet e tjera dhe 120 milion euro që rindërtimi në kryeqytet të mbarojë. Pra 6 vjet planifikim, por tenderat vazhdojnë të bëhen të kufizuar me justifikimin e “emergjencës”.

Bonuset e qirasë vazhdojnë të kushtojnë qindra mijë euro në buxhetin e shtetit, njerzit që kanë marrë të drejtën të rindërtojnë shtëpitë e dëmtuara vazhdojnë të presin në radhë edhe pas 3 vjetësh për lejen e ndërtimit, por këtu nuk ka asnjë emergjencë. Këtu pastaj duhet respektuar ligji sepse bonusin e qirasë e paguajnë taksat tona dhe te lejet e shtëpive të vogla nuk kanë ç’të ndajnë…

Video/ Policia tregon arrestimin e Ramazan Rrajës. Kishte armë në brez
View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

 

Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga arrestimi i Ramazan Rrajës nipi i deputetit të PS, Rrahman Rrajës.

Policia deklaron se i arrestuari është kapur në një lokal në Fushë Krujë dhe se që nga momenti që ishte shpallur në kërkim, ai nuk është larguar nga vendi por fshihej mes Durrësit, Tiranës dhe Lezhës.

Blutë njoftojnë se strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit dispononin informacion se shtetasi R. Rr. aktualisht fshihej në zonën e Krujës.

 

Bayern i brishtë përballë City-t, Haaland vendos rekord! Avancon edhe Inter

Bayern zhgënjen në “Allianz Arena”, duke barazuar 1-1 përballë Man City-t dhe i thotë lamtumirë Champions League.

“Qytetarët”, dominuan sërish edhe në Gjermani dhe pas fitores në ndeshjen e parë 3-0 avancuan më tej.

45’ e para u mbyllën 0-0, por me City-n që humbi një penallti me Haaland.

Gjithsesi në pjesën e dytë sulmuesi norvegj realizoi pas një zbritje të shpejtë në sulm dhe hyri në histori.

Ai u bë futbollisti i parë në Champions që shënon 35 gola në 27 ndeshje.

Bayern vendosi baraspeshën me Kimmich në minutën e 83’. Në gjysmëfinale City gjen Realin.


Në ndeshjen tjetër Interi u ndal në një barazim 3-3 në “San Siro”, kundër Benfica-s, por fal suksesi 2-0 në Portugali kualifikohet.

Emrat/ Aksident i rëndë në Poliçan. Makina drejtohej nga një 15-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Policanit. Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka renë nga një lartësi.

Si pasojë ka humbur jetën një person dhe tre të tjerë janë plagosur.

Mësohet se viktima është Afisaldo Zylyftari, ndërsa të plagosurit Françesko Zylyftari dhe dy vajza, 14 dhe 16 vjeçe.

Foto/ Ja pamjet e vrasësit të Nikulaj teksa largohet me motor

Zoom.al tregon foton e vrasësit të biznesmenit Ardjan Nikulaj.

Në foto duket vrasësi i veshur me rroba policie duke i larguar me motor.

Debati i Ermonelës, “rivalja” Inva Mula publikon këngën me dy reperët

Sopranoja e famshme Inva Mula është bërë pjesë e një materiali muzikor aspak të zakonshëm për të.

Ajo ka publikuar sot bashkëpunimin e saj me reperin Getoar Selimi dhe Mc Kresha me titull “Jem njo”.

Kënga u publikua ditën kur një tjetër soprano ishte në mesin e debateve, Ermonela Jaho.

Konfliktet profesionale midis dy kolegeve kanë qenë të shpeshta dhe nuk dihet nëse data e publikimit të Mulës është strategji apo thjesht strategji.

Arrestohet nipi i deputetit të PS-së, Ramazan Rraja

Ramazan Rraja, i shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut është arrestuar nga policia.

Lajmi në përditësim…

India kalon Kinën me numrin më të madh të popullsisë. Ja shkaqet

India do të kalojë Kinën për t’u bërë vendi më i populluar në botë nga mesi i këtij viti, tregojnë të dhënat e publikuara nga Kombet e Bashkuara.

Popullsia e Indisë pritet të arrijë në 1.4286 miliardë – 2.9 milionë më shumë se fqinji i saj me 1.4257 miliardë.

Kombet aziatike përbëjnë më shumë se një të tretën e popullsisë globale për më shumë se 70 vjet.

Shkalla e lindjeve në Kinë ka rënë së fundmi me popullsinë e saj që u tkurr vitin e kaluar për herë të parë që nga viti 1961.

Parashikimi i popullsisë së Indisë është pasqyruar në raportin e gjendjes së popullsisë botërore të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) pasi në vend nuk ka pasur asnjë regjistrim që nga viti 2011.

Pas 140 vjetësh regjistrimi të pandërprerë çdo 10 vjet, regjistrimi i vitit 2021 u anulua për shkak të Covid-it dhe u shty për në vitin 2022.

Tani ai është shtyrë përsëri në 2024.

Në një intervistë me BBC, shefi i OKB-së për Vlerësimet dhe Projeksionet e Popullsisë, Patrick Gerland, thotë se çdo numër në lidhje me madhësinë reale të popullsisë së Indisë lidhet me “supozime të bazuara në informacione të fragmentuara”.

“Ne nuk kemi të dhëna të vërteta zyrtare që dalin nga India”, thotë ai.

Gjithashtu, OKB-ja thotë se vlerësimi i tyre nuk përfshin popullsinë e dy Rajoneve Speciale Administrative të Kinës – Hong Kongut dhe Macau, të cilët së bashku kanë më shumë se 8 milionë banorë – ose ishullin e Tajvanit, të cilin Pekini e sheh si një provincë të shkëputur për t’u bashkuar me të.

Tajvani e sheh veten të dallueshëm nga kontinenti kinez, me kushtetutën e vet dhe liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Në nëntor, popullsia globale kaloi 8 miliardë. Por ekspertët thonë se rritja nuk është aq e shpejtë sa dikur dhe tani është në ritmin e saj më të ngadaltë që nga viti 1950.

Si India ashtu edhe Kina kanë parë rënie në normat e tyre të lindshmërisë. Për pasojë në Kinë, numri i popullsisë do të fillojë të bjerë vitin e ardhshëm, pavarësisht se vendi ka braktisur politikën për një fëmijë që në vitin 2016 dhe ka futur stimuj për çiftet që të kenë dy ose më shumë fëmijë.

Rritja e kostos së jetesës dhe numri në rritje i grave që i bashkohen fuqisë punëtore janë ndër faktorët e tjerë që fajësohen për ngadalësimin e lindshmërisë në Kinë.

Në Indi, gjithashtu, normat e lindshmërisë kanë rënë ndjeshëm në dekadat e fundit nga 5 lindje për grua në vitin 1950 në 2 lindje për grua sot.

Një studim nga UNFPA evidenton se pothuajse dy në tre të anketuar identifikuan çështjet ekonomike si shqetësimet kryesore kur mendojnë për rritjen e popullsisë.

Karamuço: Vrasja në Lezhë nuk ishte e sofistikuar. Kishin sigurinë që nuk reagon policia

“Vrasja e biznesmenit në Lezhë nuk ishte e sofistikuar. Efektshmëria është vetëm në sigurinë që nuk ka kundër-reagim të shpejtë nga policia, viktima, ose persona të tjerë në momentin e atentatit”, – kështu e cilëson vrasjen në Lezhë, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço.

Në një komunikom me Zoom.al, Karamuço thotë se arma e përdorur tregon që nuk i përkasin grupeve të mirëorganizuara dhe sponsorizuara fuqishëm.

“Autorët vrasin ditën në ato zona ku besojnë që janë të sigurtë dhe i fshehin gjurmët shpejt. Ata ruajnë shumë mirë lëvizjet e policisë, kontrollet rrugore dhe koordinohen me vëzhguesit që ju është lënë detyrë për ndjekjen e viktimës. Kohët e fundit është vënë re që në mungesë të vëzhguesve, autorët përdorin gps të fshehur në makinën e viktimës për ta lokalizuar atë në çdo kohë nga celulari i tyre. Lokalet zgjidhen si ambjent ku shënjestra shpërqëndrohet dhe relaksohet, ulet i pa pozicionuar për mbrojtje nga dera apo vetratat e jashtme dhe kështu bëhet më i lehtë efekti surprizë i sulmit”, – thotë eksperti.

Ai sugjeron që policia duhet të ndryshojë taktikën e kontrollit mbi territorin dhe të postoblloqeve në rast ngjarjesh.

“Duhet të ketë një reagim të shpejtë midis sallës operative dhe patrullave, si dhe një planvendosje të zgjuar në akset apo vendet nga mund të ikin autorët. Çdo qytet duhet të ketë planin e rrethimit të kuq, ku me të vërtet policia  bllokon çdo mundësi të autorëve për tu larguar të pa shqetësuar”,- mbyll Karamuço fjalën e tij./ Zoom.al

Miku i Butrint Imerit: Lidhja Kiara-Luiz, për interes

Që prej pjesëmarrjes së Kiara Titos në “Big Brother VIP”, në rrjet është përfolur shumë edhe ish-lidhja e moderatores me këngëtarin e njohur, Butrint Imerin.

Disa kohë më parë u tha për një hyrje të mundshme në shtëpinë e famshme miku i artistit, Dj Adam Reeves. Madje pretendohej se ai mund të përçante çiftin Luiz-Kiara, por nuk ndodhi kështu.

Muzikanti ka qenë i ftuar ditën e sotme në  “Top Albania Radio”, ku ka folur për çiftin dhe u shpreh se një gjë e tillë nuk kishte për të ndodhur asnjëherë. Ai u shpreh se Butrinti ka pasur një presion të madh nga media.

Sipas tij, moderatorja ka qenë më mirë me këngëtarin dhe u shpreh se lidhjen me Luizin e shikon vetëm për interes.

“Është e vërtetë, unë pata marrë një ftesë për “Big Brother”. Por nuk ka qenë e vërtet një skenar i tillë për të hyrë mes Kiarës dhe Luizit. Butrinti ka qenë në një presion të madh për shkak të asaj me çfarë janë marrë portalet. Nuk do futesha për të bërë diçka në raportin Kiara-Luiz. Kiarën e kam parë më mirë me Butrintin. Kjo që ka tani me Luizin është një lidhje momentale dhe kam përshtypjen që është një lidhje interesash pas rihyrjes së Kiarës. Luizi i ka ndërtuar themelet në këtë spektakël. Mendoj se është një lidhje afatshkurtër. Lidhjet e “BB” nuk është se kanë rezistuar. Lidhja e Kiarës me Butrintin gjithmonë do të përflitet sepse vetë ajo ka shprehur se ka qenë një ndër përjetimet më të mira të saj,”- tha Dj.