Aplikacion
Olivier Giroud feston kualifikimin e Milanit në gjysmëfinalen e Champions League.
“Ne donim t’u jepnim një kënaqësi të madhe tifozëve tanë që kishin ardhur këtu në Napoli në numër të madh, kemi dëgjuar mbështetje të madhe prej tyre”, tha fillimisht autori i golit.
Sulmuesi francez pendohet për gabimin nga penalltia, megjithatë i kënaqet kualifikimit.
“Mund të kisha shënuar edhe më herët… por megjithatë ishte vendimtar. Jam i lumtur që kam shënuar falë punës fantastike të Leaos. Bëm lojën që donim, duke shënuar në pjesën e parë”, tha ai për Mediaset.

Giroud më pas flet për perspektivat e kuqezinjve në Champions.
“Jam krenar për ekipin, me këtë frymë ne mund të ëndërrojmë gjithçka. Tani duhet të përfitojmë nga entuziazmi i sotëm dhe gjysmëfinalja. Në fazën e ardhshme do të jetë një ndeshje po aq e vështirë, qoftë kundër Interit apo Benfica-s, por nëse e mbajmë këtë frymë së bashku me cilësitë tona mund të ëndërrojmë, gjithmonë me përulësi dhe respekt ndaj kundërshtarit”. /zoom.al/
5 mite mbi tradhëtinë që nuk duhet t’i besoni mëTradhtia është një temë universale që ka prekur shumë njerëz prej shekujsh. Ndërkohë që shumë prej nesh e konsiderojnë tradhtinë si një sjellje të papranueshme, në raste të tjera nuk është gjithmonë e qartë se çfarë është apo jo tradhti. Por, ndonëse kjo mbetet persnale, ekzistojnë disa mite që në fakt shpesh i marrim të mirëqena.
Miti 1: Një partner vigjilent mund të parandalojë tradhtinë.
Disa partnerë kontrollojnë telefonin e partnerit, vendndodhjen dhe gjithçka tjetër, por njerëzit duhet të kuptojnë se asgjë që bëni nuk e parandalon tradhtinë.
Asgjë e tillë nuk do funksionojë. Nëse partneri/ja juaj do tradhtojë, ata do tradhtojnë dhe pikë, pavarësisht kontrolleve tuaja.
Miti 2: Tradhtia ka të bëjë gjithmonë me seksin.
Përveç seksit, njerëzit tradhtojnë për shumë arsye të tjera, përfshirë zemërimin, nevojën për të provuar se janë tërheqës ose të rinj, nevojën për dashuri ose prekje, nevojën për të vërtetuar pavarësinë e tyre etj.
Për më tepër, shpesh tradhtarët kanë probleme të caktuara me veten që i çon në tradhti.
Miti 3: Disa njerëz janë thjesht “të varur nga seksi”.
Varësia nga seksi nuk është justifikim për tradhtinë. Për të mund të komunikohet, punohet me partnerin dhe me terapistin, por kjo varësi s’ka pse të justifikojë gjithçka që partneri/ja bën.
Miti 4: Ai që tradhton njëherë, e bën gjithmonë.
Sondazhet vlerësojnë se dikush që ka tradhtuar më parë ka tre herë më shumë gjasa të tradhtojë përsëri, krahasuar me ata që nuk kanë tradhtuar kurrë.
Nga ana tjetër, shumë terapistë thonë se tradhtarët ndihen edhe vetë të shkatërruar pas tradhtisë. Qoftë për shkak të pikëllimit të partnerit të tyre, ndjenjës së turpit ose të dyjave, ata janë të tronditur dhe janë të bindur se nuk do ta përsërisin më kurrë.
Do të ishte e padrejtë të supozonim se dikush që ka tradhtuar njëherë, do e përsërisë vazhdimisht.
Miti 5: Martesa nuk mund t’i mbijetojë tradhtisë.
Situatat me martesën janë shumë komplekse dhe të vështira, por nuk është e vërtetë se një martesë nuk i mbijeton tradhtisë. Kjo varet sidoqoftë, nga raste specifike dhe rrethana të caktuara.
VIDEO | Milan “fluturon” në gjysmëfinale të Champions, kualifikohet edhe Real MadridiMilan barazoi 1-1 në stadiumin “Maradona”, përballë Napolit dhe kualifikohet në gjysmëfinale pas fitores 1-0 në Milano.
45’ minutat e para u mbyllën me kuqezinjtë në avantazh.
Ashtu siç pritej Napoli e nisi në sulm dhe iu afrua disa herë golit, por Mike Maignan, i tha jo golit.
Në minutën e 21’ Leao fitoi një penallti, të cilën e mori përsipër Giroud. Nga 11-m veterai gaboi përballë Mert, që e ndali.
Napoli insiston sërish, por pas një gabimi në sulm, Milan rikuperon topin dhe nis Leao-n, i cili dhuron show.
Sulmuesi i shmang të gjithë dhe në fund bën “kamarierin”, për Giroud, i cili me portën bosh realizon.
0-1 dhe Milani shkon në avantazh në dhomat e ndeshjes.
Në pjesën e dytë Napoli sulmon me forca të shtuar në sulm, por nuk arrin të gjej golin.
Në minutën e 81’, Napoli fitoi një penallti, por Mike Maignan ndali mrekullisht Khvicha Kvaratskhelia.
Gjithsesi Napoli nuk dorëzohet dhe në shtesë vendosi ekulibrin me Osimhen, por vetëm kaq.
Përfundimisht 1-1 dhe feston Milan, që kthehet në gjysmëfinale pas një mungese të gjatë.
Në ndeshjen tjetër të Champions, Real Madridi mundi 2-0 Chelsea-n në Londër me një dopietë të Rodrygo dhe kualifikohet në gjysmëfinale. /zoom.al/
Nga 1 janari kosovarët udhëtojnë pa viza, PE voton pro liberalizimit
Parlamenti Europian miratoi vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.
“Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit [të ministrave të BE-së] dhe asnjë amendament. Prandaj, qëndrimi i Këshillit është miratuar dhe akti i propozuar është miratuar”, tha kryetarja e PE-së, Roberta Metsola.
Një ditë më vonë, më 19 prill, do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.
“Qytetarët e Kosovës do të lejohen të udhëtojnë në BE – dhe qytetarët e BE-së të shkojnë në Kosovë – pa kërkuar vizë, për periudha deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore. Pas hyrjes në fuqi të ligjit, i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor do të ketë një kuadër të ngjashëm vizash për zonën Schengen”, thuhet në njoftimin e PE-së në faqen zyrtare të tyre.
Këshilli i ministrave të BE-së e ka miratuar me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave për Kosovën, muajin e kaluar.
“Liberalizimi i vizave tashmë është realitet”, tha Qeveria e Kosovës në një komunikatë dërguar mediave.
Tashmë është e qartë se zbatimi i vendimit nuk do të shtyhet më larg se 1 janari i vitit 2024.
Kjo çështje ka qenë e lidhur me sistemin ETIAS të udhëtimit në Evropë, përkatësisht me hyrjen e tij në fuqi.
Meqë afati për funksionalizimin e ETIAS-it është shtyrë për në vitin 2024, heqja e vizave për qytetarët e Kosovës pritet të bëhet më 1 janar të vitit të ardhshëm.
Në Parlamentin Europian nuk pritej të kishte ndonjë problem gjatë procedurës së miratimit, pasi një shumicë e madhe e deputetëve e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në fakt, Parlamenti Europian ka qenë institucioni i BE-së, i cili më së shumti e ka mbështetur lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe vazhdimisht ka qortuar Këshillin e BE-së dhe Komisionin Evropian për, siç është thënë, vonesa të panevojshme në këtë proces.
Dikur i iknin varfërisë, sot krimit dhe hajdutërisë!Vitit 1991 ishte rrëqethës sepse shqiptaria u përballë me të pabesueshmen: se ajo pak Shqipëri e dal nga ëndrra mbarë shqiptarë, ishte e paaftë t’i ushqente ato pak shqiptarë që jetonin brenda kufijve të saj. Dhe atë vit shtetit tonë amë i ndodhi më poshtëruesja që mund t’i ndodhë një vendi – që shumë të rijë shqiptarë, para syve të gjithë botës, të pranonin se vendin e ndjenin si ‘varrezë masive’ të ëndrrave të tyre.
Ai ishte viti kur ne shqiptarët këtej kufirit nuk ia dilnim ta kuptonim si mund të ikësh nga vendlindja dhe si ndodhi që të mbetemi popull të cilin o dhunshëm e dëbojnë, o e detyrojnë ta braktisë vendlindjen.
Pastaj, kur e pamë se Shqipëria nuk ishte ajo e ëndrrave tona, kur e pamë se ajo ishte shndërruar në mallkim e burg për shqiptarët që jetonin atje, u përballëm me pyetjen më absurde: cilët shqiptarë ishin të mallkuar – ne që jetonim nën trysninë e urrejtjes sllave, apo ata që kishin jetuar nënë çmendurinë ideologjike të Xhaxhit Enver.
Por si çdo dhembje tjetër, edhe atë të vitit 1991, e mbuluan shpresat se Shqipëria do bëhej çadër mbrojtëse për mbarë shqiptarinë, se të gjithë ne do e kuptonim se para së gjithash e mbi të gjitha, një shtet vlerësohet nëpërmjet asaj sa atë e duan dhe çmojnë ata që e kanë themeluar dhe jetojnë aty si dhe, sa ai vend është mburojë e dinjitetit dhe krenarisë së popullit të vet.
Për fat të keq Shqipëria jo vetëm që nuk ia doli ta mbrojë krenarinë e shqiptarisë, por ajo sot ngjanë si të ishte në duart e ‘çubrilloviqëve’ që ëndërronin një ‘Ballkan të Hapur’ sllav, por pasi që trojet shqiptare të mbeteshin pa shqiptarë.
Dhe kështu ka vite që Shqipëria i ngjanë një liqeni që zbrazet e nuk mbushet, të cilin liqe e ka mbuluar myshku i krimit dhe hajdutërisë që ua merr frymën shpresave rinore . Apo i ngjanë lulishtes pa rojtarë, nga e cila çdokush i shkulë filizat e porsambirë, që ato t’i mbjellë në kopshtin e vet.
Dhe nëse dikur shqiptarët e Shqipërisë i iknin varfërisë, sot ata i ikin ‘diktaturës’ demokratike, e cila ua ka marr të gjitha, përpos të drejtës që lirshëm ta jetojnë varfërinë e vet. Nëse dikur shqiptarët donin t’i shpëtonin përndjekjes së sigurimsave të Xhaxhit Enver, sot ata duan të çlirohen nga patronazhistët e Piktorit si dhe nga arroganca e ‘Rilindësve’, nga ata që e rrënojnë Teatrin Kombëtarë për të ndërtuar kulla të larta nga do mund ta shohin mjerimin që ka pllakosur Shqipërinë.
Është e dhembshme t’i paramendosh, e lë më t’i shohësh kolonat e të rinjve shqiptarë që e braktisin vendlindjen. Është rrëqethëse dhe të ngjanë në ëndërr të keqe kur lexon se nga dhjetë klandestinët që futen në Britaninë e Madhe, katër janë shqiptarë?!
Por duhet pranuar se ata që e braktisin vendlindje i dëbuam edhe ne që e përkrahëm ‘aleancën e qelbësirave’, edhe në që ia lejuam Piktorin të ndjehet si pronar i vetëm i shtetit, që ia mundësuam Kryeministrit të sotëm të Shqipërisë të besojë se jo vetëm vendi, por edhe populli nuk vlen gjë pa të. Të besojë se pasi të realizohet ‘Ballkani i Hapur’ nuk do ketë asnjë rëndësi përkatësia etnike, se ai e Shqipëria nuk do kenë nevojë për shqiptarë.
Tenori i njohur shpërthen kundër Ermonela Jahos: Mos ua qaj hallin studentëve të ArteveTenori i njohur shqiptar, Josif Gjipali ka reaguar mbi deklaratën e fundit të koleges së tij Ermonela Jaho, ku thoshte se në auditorin e saj nuk kishte asnjë student apo pedagog.
Gjipali shkruan në Facebook se ai apo edhe kolegë të tij nuk ka nevojë t’i mësojë njeri tjetër asnjë vepër.
Reagimi i Gjipalit:
Dea dhe Jori “solidarizohen” me njëra-tjetrën, tregojnë për bashkëjetesën me ish-atDea dhe Jori, dy vajzat e bukura të Big Brother Vip kanë ndarë me njëra-tjetrën momente nga lidhjet e tyre të shkuara. Të dyja vajzat kanë pohuar se kanë qenë pjese e një marrëdhënie që ka vazhduar me bashkëjetesë, ndërkohë Jori e cila ka treguar pak më shumë tha se ajo marrëdhënie i përkiste periudhës së covid-19 dhe u bë shumë e mërzitshme dhe toksike, modalja bukuroshe gjithashtu na zbuloi se gjate asaj periudhe ajo po studionte.
Pjesë nga biseda:
E shikoja çdo dite nuk i thash jo e merrja në telefon, flisja ai donte gjithmonë të rrinte me mua se ishte vetëm.
Dea: Mos ka dashur të bashkëjetoni të rrinit gjithë kohës bashkë mbase
Jori: Po e donte por i thosha unë jo është muhabet tjetër po ai me stresonte mua më thoshte ti nuk ma var ti nuk ke interes, ka qenë koha e covid-19 ai nuk kishte çfarë të bënte kurse unë kisha sepse kisha librat studioja .
Dea: Po ta doje edhe ti aq shumë do ta doje edhe ti një bashkëjetesë me të
Jori: Jo por ai u bë psikopat ai me thoshte mua ti nuk më do më, dhe unë i thosha se edhe para covid-19 kështu kemi qenë por ai nuk punonte un jam kështu një ditë dua të qëndroj me ty gjithë ditën e një dite tjetër dua te iki diku vetëm nuk dua fare të shikoj njeri dua hapësirën time. Kur ishim në periudhën e covid-19 ai e la punën dhe aty u shkatërrua lidhja. Unë kam bashkëjetuar një vit për mua marrëdhënia funksionon kur nuk je gjithë kohës bashkë.
Dea: Edhe unë kam bashkëjetuar .
Jori: Jeta jote nuk duhet të jetë e varur nga ajo marrëdhënie se pastaj përfundon. Duhet te jesh e aftë te jesh e lumtur vetë.
Studimi: Vendimet e qeverisë me qëllime elektorale po dëmtojnë të ardhurat e buxhetit të shtetit
Vendimet me qëllim elektoral për lehtësim tatimor dhe një sërë faktorësh të tjerë politikë, kanë kufizuar rritjen e barrës fiskale në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Një raport i fundit, mbi barrën fiskale nga qendra Altax në Shqipëri, tregon se ky tregues (detyrimet tatimore që mblidhen nga buxheti dhe kthehen në të mira publike) në të gjitha vendet, por sidomos në Shqipëri ka pësuar një rritje shumë të lehtë nga viti në vit për 5 vitet e fundit, duke mos u përputhur as me planet e buxheteve fillestare.
Shqipëria është vendi i dytë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, pas Kosovës, për barrën më të ulët fiskale Barra fiskale e Shqipërisë rezulton 26.3% e PBB-së gjatë vitit 2022 me një rritje pothuajse 1 pikë përqindje nga 2021-shit.
Kosova mban vendin e parë, me 24.8% të PBB-së së saj. Maqedonia e Veriut në vitin 2022 prezanton nivelin e barrës fiskale sa 27.2% të PBB-së. Por, të tre këto vende në 2022 prezantohen si vende me barrë fiskale më të ulët se mesatarja e barrës fiskale të 6 vendeve së bashku, sa 30.8% e PBB-së BP6.
Vendet si Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi në vitin 2022 kanë tregues mjaft më të lartë të barrës fiskale, respektivisht në nivelet 38.7% deri 16.4% e PBB-së së Serbisë, 37.4% e PBB-së së Bosnjë -Hercegovinës dhe 34.3% të PBB-së së Malit të Zi.
Në dy vitet e fundit 2021 – 2022 barra fiskale është në nivelin e 31.5% të PBB-së së Ballkanit Perëndimor. Kjo peshë e barrës fiskale është në rritje me 1.2% të PBB-së krahasuar me vitin 2020, por edhe në krahasim me 2019 (viti para pandemisë) është më e madhe (sa 0.8% e PBB-së). Gjithsesi niveli i barrës fiskale në vendet e BP6 është 10.2% pikë përqind poshtë nivelit të barrës në BE, më pak 10.2%.
Sipas raportit, ky nivel është tregues se në Ballkanin Perëndimor vijon ende një administrim poshtë kapaciteteve të referueshme të hyrjeve fiskale. Kjo dobësi në 6 vendet nuk vjen nga baza ligjore e munguar apo më e dobët se në vendet e Ballkanit Perëndimor, por nga vullneti për taksimin nga qeveritë e vendeve të këtij rajoni.
“Ky vullnet jokonsistent vërehet te mënyra se si e përdorin liderët politikë që drejtojnë qeverisjet në dy vitet e fundit, si politikën tatimore nëpërmjet miratimit të lehtësirave tatimore dhe dëmtimit të neutralitetit fiskal, po ashtu edhe nëpërmjet emërtimit në drejtimin e administratave individë preferencialë dhe jashtë kornizave të meritokracisë. Në këtë mes politika fiskale ka rezultuar me ndikim jo neutral, kur duhet që të përdoret, si një instrument nxitës në sinkron me reformat e tjera për nxitjen e investimeve dhe produktivitetit. Argumenti kryesor ku mbështetet përshkrimi i situatës së sistemit fiskal në BP6 është treguesi i barrës tatimore në gjithë vendet, i cili ka mbetur në vend pa ndryshuar dukshëm në raport me nivelin mesatar në të paktën 5 vitet e fundit.”
Raporti përmend disa faktorë të tjerë që ndikojnë në boshllëkun e planit buxhetor për mbledhjen e taksave dhe arkëtimeve faktike nga administratat fiskale. Nisur nga lehtësimet tatimore që janë më shumë motive elektorale, humbje të besimit te qeverisja, nga varësia e madhe mbi taksat e konsumit që kanë ndikuar edhe barrën, nga kapacitetet e mangëta administrative, si dhe nga kulturë ende poshtë nivelit të pritshëm të pajtueshmërisë vullnetare në llogaritjen, deklarimin dhe pagimin e tatimeve dhe taksave.
Gjykata Kushtetuese shfuqizon pas 1 viti Bordin e Karburanteve, si kërkesë nga PDGjykata Kushtetuese ka shfuqizuar sot Bordin e Karburanteve, duke pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Demokratike.
Bordi i Karburanteve, i krijuar marsin e 2022-shit u komentua nga ekspertë të fushës dhe bizneset si një lëvizje kundër tregut të lirë që do të minonte konkurrencën dhe do t’u shërbente “porositëvse” të këtij ligji.
Partia Demokratike e quajti këtë Bord “Bordi Komunist”, duke shtuar se u kishte vjedhur shqiptarëve miliona euro nga çmimet e padrejta që vendoste.
Një vit më parë, pak ditë pasi lufta në Ukrainë kishte nisur, një litër naftë në Shqipëri tregtohej deri në 270 lekë. Pas këtyre luhatjeve, qeveria ngriti bordin, që në fakt, njësoj si vetë tregu, mbajti lart çmimet e naftës për një kohë të gjatë.
Shifrat dhe emrat/ Oligarkët e ndërtimit që morën miliarda lekë tendera për të betonizuar TiranënFusha sh.p.k është kompania me vlerën më të mëdha të prokurimeve të fituara në Shqipëri, të paktën që nga viti 2015. Me pothuajse 6 mld lekë kontrata shtetërore, Fusha ua ka kaluar të gjithë rivalëve.
Fusha sh.pk. është kompani ndërtimi me kapital shqiptar, në pronësi të Shkëlqim Fushës. Pak vite më parë qeveria miratoi një ligj të posaçëm në favor të saj për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar, në këmbim të një kulle që do të ngrihej mbi të dhe një tjetër blloku kullash në hapësirën nga teatri deri te godina e Infosoft.
Në vend të dytë, përsa u përket prokurimeve publike, qëndron një tjetër firmë ndërtimi, Salillari sh.p.k, me 4.3 mld lekë tendera të fituara po në të njëjtën periudhë. Salillari drejtohet nga Pëllumb Salillari, i përfolur si një prej klientëve kryesorë të qeverisë. Përvec ndërtimit të dhjetëra rrugëve, ai është edhe pjesë e koncesionit të autostradës Milot – Morinë. Në këtë projekt Salillari ka shkelur afatin për ndërtimin e Urës së Drinit.
GPG Company, një sipërmarrje në sektorin e ndërtimit, mban vendin e tretë, me 3.2 mld lekë. GPG drejtohet nga Paqësor Buzi.
Lista vazhdon me kompanitë Curri sh.pk., 4am sh.pk, Edil al etj, të cilat po ashtu kanë marrë miliarda nga buxheti i shtetit.
Nga lista e kompanive me më shumë tendera vërhet se ato u përkasin personave të denoncuar si oligarkë nga opozita dhe një pjesë e shoqërisë civile dhe si përgjegjësit kryesorë për betonizimin e Tiranës nën drejtimin e Erion Veliajt. /Zoom.al
