zoom

Day ArchiveSONDAZH/ Cilin kandidat do të votoni për kryetar të Bashkisë së Shkodrës?

Teksa Shqipëria pritet t’i nënshtrohet një procesi zgjedhjesh vendore më 14 Maj 2023, beteja tanimë ka nisur.

Fushata elektorale e kandidatëve për bashkitë e vendit ka ndezur motorët dhe beteja pritet të jetë e ashpër edhe në Shkodër.

Zoom.al ka realizuar një sondazh të fshehtë, ku vota juaj do të jetë e sigurt. Po kështu, për të patur një rezultat të ndershëm, do të mund të votoni vetëm një herë.

Bardh Spahia apo Benet Beci, kush është zgjedhja juaj për Shkodrën?

FOTO/ E kërcënuan me shpërndarjen e videove intime, gjyqtarja “vjedh” vëmendjen e mediave

Gjyqtarja italiane, Diana Di Meao, mori një vëmendje të madhe në rrjet përpara disa kohësh, pasi u kërcënua nga disa persona se do t’i shpërndanin videot e saj intime në rrjet. Ajo u shfaq e përlotur në një video duke kërkuar që të merreshin masa ndaj këtyre veprimeve.

Gjithsesi duket se këtë gjë, gjyqtarja seksi e ka harruar tashmë dhe është fokusuar te modelingu. Di Meo së fundmi ka postuar disa foto të nxehta në rrjet duke nxjerrë në pah format e saj bombastike.

Rrëmbime, vrasje e zhdukje misterioze/ Trafiku i drogës po trazon qetësinë e Sarandës

Zhdukja misterioze e dy 46 vjeçarëve në Sarandë, ka rikthyer sërish frikën e ndezjes së konflikteve kriminale mes grupeve në qytetin bregdetar në jug të vendit.

Droga dyshohet se është shkaku i zhdukjeve të fundit, por edhe i disa ngjarjeve të njëpasnjëshme misterioze që po e kthejnë Sarandën në një qytet problematik.

Afërsia kufitare me Igumenicën apo me Korfuzin, e bëjnë Sarandën epiqendër të trafikut të marijuanës dhe të tregtisë së kokainës.

Edhe heroina në dukje një drogë e nivelit të tretë, është jo pak e gjendur në Sarandë, madje një numër i madh përdoruesish janë të regjistruar si të tillë.

3 meshkuj dhe 1 femër, të moshës 27-44 vjeç kanë vdekur nën dyshimet e mbidozës së drogës 5 vitet e fundit në Sarandë.

Veç vdekjeve, droga duket se është edhe pas zhdukjeve të mistershme madje dhe vrasjeve.

Leonard Thodhori, 46 vjeç, i njohur si “Koçole”, banues në fshatin Çukë të Sarandës dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, me origjinë nga Fieri, por banues në Sarandë, për policinë lokale nuk qëndronin larg mjedisit të narkotikëve.

Ata rezultojnë të skeduar për këto çështje dhe një ndër pistat e zhdukjes që ndoshta më shumë përforcohet me kalimin e ditëve, është dhe ajo e rrëmbimit.

Një automjet i parkuar keq anës rruge, sende personale të lëna në të, telefona të fikur e një duzinë precedentësh penalë mbi supe. Disa të shoqëruar në komisariat, mes tyre persona me precedentë penalë lidhje të të zhdukurve e disa kamera sigurie të këqyrura, janë ndër veprimet hetimore të kryera që ende s’po japin rezultat e po shtojnë misterin.

Por a është zhdukja e fundit një rast i izoluar?

Jo, Saranda po numëron shumë ngjarje me prapavijë të dyshuar, drogën.

* Në 8 janar të vitit 2010 nga brigjet e Borshit u nis një skaf i ngarkuar sipas informacioneve me rreth 1 ton drogë, i cili drejtohej nga greku Panajotis Papadhatos, 34-vjeç, nga Zakyntho dhe shoqërues ishte 45-vjeçari nga fshati Çukë i Sarandës, Latif Balo.

Skafi bashkë me drogën dhe dy personat u zhdukën. Fill pas ngjarjes, nisën kërkimet nga Shqipëria dhe Greqia për të gjetur trupat e tyre, por pa rezultat. Vetëm në nëntor 2010, në brigjet e Korfuzit del trupi i grekut Papadhatos, pa kokë, ndërsa Latif Balo rezulton ende i zhdukur.

* Pasditen e 17 qershorit 2015, një “BMW” X5 futet mes njerëzve në shëtitoren e Sarandës. Ridvan Lamaj po pinte një kafe, kur nga njerëzit e automjetit ftohet për t’u futur brenda. Nga ky moment, familja e 37-vjeçarit Lamaj, baba i dy fëmijëve, nuk di më asgjë për të.

Lamaj u rrëmbye nga ata që më pas policia i identifikoi si Adrian Ogiçi e Vitor Islami, por vetë 37-vjecari rezulton prej 8 vitesh i zhdukur. Shkak ishin dyshimet e Ogiçit dhe Islamit se Ridvan Lamaj kishte porositur persona të maskuar që t’u grabisnin lëndën narkotike në kufi.

*Në 9 maj 2016 në Igumenicë, iu pre koka 26 vjeçarit Bledar Terpollari, i cili sipas informacioneve frekuentonte edhe zonën e Konispolit në Sarandë. Shkak ishte prishja e pazareve të drogës. Koka e viktimës nuk u gjet kurrë.

* Në 24 shtator 2016 në fshatin Shëndelli, u ekzekutua Aleksandër Bardhi 47 vjeç. Policia identifikoi tre autorët e dyshuar të cilët u dënuan nga Gjykata edhe pse njëri rezulton ende në kërkim. Shkak ishte bërë tentativa e autorëve për të vjedhur një parcelë me “cannabis sativa” e në tentativë qëlluan me armë Bardhin. Njëri prej autorëve kishte precedentë për trafik droge ndërsa i kërkuari u kap më pas në Greqi po për drogë.

* Prej 9 tetorit 2016 rezulton i zhdukur 30 vjeçari nga Ksamili, Leonidha Bilero. Familjarët e tij atëherë ngritën dyshime se djali mund të jetë përdorur për trafik të lëndëve narkotike.

* Fatjon Doda nga fshati Shëndëlli, sot 24 vjeç, rezulton i zhdukur prej 14 dhjetor 2021. Motra e tij e denoncoi të humbur në janar 2022. Një ndër pistat e hetuara është ajo e përfshirjes së të riut në trafikun tokësor ose detar të drogës drejt Greqisë dhe ndonjë arrestim i mundshëm i tij nga pala greke ose zhdukje në rrethana të paqarta.

E ndërsa te zhdukurit po kërkohen, në Igumenicë policia greke prej fillimit të këtij viti ka sekuestruar mbi 375 kg marijuanë te kapur në 7 tentativa trafiku që dyshohet se si pikënisje kishin Sarandën.

Kolumbia përgatitet për shpërthimin e vullkanit vdekjeprurës

Qindra familje në Kolumbi po përballen me një zgjedhje: të braktisin shtëpitë, ose të përballen me shkatërrimin e një shpërthimi vullkanik të parashikuar në javët e ardhshme.

Vullkani famëkeq i Nevado del Ruiz ndodhet një nga majat më të larta të Kolumbisë, në një zonë me popullsi të dendur bujqësore, gjithashtu njihet për marrjen e jetës së dhjetëra mijëra njerëzve në një shpërthim masiv në vitin 1985.

Që nga 30 marsi, vullkani ka qenë në alarm portokalli, që nënkupton se “një shpërthim ka të ngjarë brenda ditëve ose javëve”, sipas Shërbimit Gjeologjik të Kolumbisë.

Qyteteve dhe fshatrave përreth malit u është kërkuar të evakuohen, autoritetet lokale dhe kombëtare kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Shumica e shkollave janë mbyllur dhe mësimet po zhvillohen online njëlloj si në epokën e pandemisë, bashkitë lokale po grumbullojnë kuti të ndihmës së parë.

Më 5 prill, presidenti kolumbian Gustavo Petro urdhëroi evakuimin vullnetar të rreth 2500 familjeve në zonë si një masë paraprake, por shumë vendas e kanë refuzuar, duke thënë se janë më të shqetësuar për të lënë pas mjetet e jetesës dhe zotërimet e tyre sesa për rrjedhat e mundshme të lavës.

Ndërsa është e paqartë se sa familje janë evakuuar gjithsej, drejtori i njësisë së mbrojtjes civile të Tolima-s, Luis Fernando Velez i tha gazetës lokale El Tiempo të enjten se vetëm një pjesë e vogël rreth 87 persona, ishin larguar nga shtëpitë e tyre nën mbikëqyrjen e agjencive të tij.

“Unë kam thënë po”/ Nevina Shtylla zbulon propozimin për martesë dhe planet e dasmës

Ka qenë gjithmonë hermetike për jetën e saj private, por këtë të shtunë në një emision, Nevina Shtylla ka treguar disa detaje më shumë mbi jetën e saj private.

Moderatorja ka treguar se ka marrë një propozim megjithëse nuk e ka bërë atë publik dheka treguar se marrëdhënia e saj është e konsoliduar, ndërsa sa i përket planeve për dasmë ka treguar se e ka të hapur si opsion pasi nuk ka vendosur akoma diçka konkrete.

“Nuk kam asnjë plan serioz për dasmë por jam në një raport të shëndetshëm serioz, jam mirë në strofullën time të dashurisë dhe që e shijoj jashtë syrit të kamerave. Unë jam nga ato njerëz që e kam hequr dëshirën për të veshur fustanin e bardhë kam kryer disa sete fotosh me fustane nusërie, nuk besoj se do të jetë i njëjti emocion por përjetimi është ndryshe kur ke përballë njeriun e zemrës dhe familjarët. Nuk po pres një propozim e kemi një propozim, unë kam thënë po. Këto detajet i mbajmë për vete, propozimi ndodhi jashtë Shqipërisë kemi qenë në një udhëtim që e kemi shijuar të dy shumë, ne na shijojnë udhëtimet dhe jemi komod jashtë syrit të publikut dhe shqiptarëve siç ndodh në Tiranë. Do doja të mendohesha pak më gjatë për ta vënë në siklet por nuk kisha asnjë lloj dyshimi për përgjigjën time”- tha Nevina

“Flirti e ushqen marrëdhënien, e bën më interesante”/ A është tradhëtia normale për Zhakun?

Ndërkohë që nisi romancën me Keisin në BBV, u soll në vëmendje historia e dashurisë që Kristi ka lënë jashtë.

Teksa kjo u quajt një tradhti, ishte Zhaklin ajo e cila e normalizoi e madje duartrokiti Kristin për modelin e ri që po sjell në Shqipëri.

“Ne jemi shoqëri maskile, nëse një grua ka dy të dashur quhet prostitutë, ndërsa një burrë me 4 të dashura quhet don zhuan”, u shpreh avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin “Më lër të flas”.

Zhaklin iu bashkau mendimin të Ngjelës, duke i kategorizuar gratë se tradhtojnë më shumë se burrat.

Zhaklin: Gratë janë më të prira të tradhëtojnë, por kjo duhet parë në kontekst kulturor. Burri është pasaportizuar sikur tradhton, ndërsa gruaja bën një jetë të dyfishtë.

Blogerja e seksit, Zhaklin Lekatari është shprehur se nga ana biologjike gratë janë më të prirura të tradhtojnë.

“Nga ana biologjike, gratë janë më të prirura të tradhtojnë. Por duhet parë në një kontekst kulturore. Në kontekstin tonë burri është i pasaportizuar. Këtu është e pasaportizuar e drejta e burrit që të tradhtojë, ndërsa gruaja ka standarde të dyfishta, tha ajo.

Zhaklin Lekatari u shpreh se flirti për disa çifte e ushqen marrëdhënien dhe e bën më interesante, ndërsa për disa të tjerë është tradhti. Ajo shtoi se vetë ka shumë vite që nuk është në një marrëdhënie, që nga periudha kur Instagram-i nuk ekzistonte.

“Për disa flirti e ushqen marrëdhënien, e bën marrëdhënien kryesore, më interesante, të rëndësishme, të vlefshme. Për disa të tjerë flirti është tradhti, varet nga elementët kulturorë, botëkuptimi i partnerëve, nga kufijtë që kanë vendosur marrëdhënies së tyre. Nuk mendoj që ka një formulë.

Për disa njerëz një flirt, një mesazh në Instagram është tradhti e madhe, për disa të tjerë jo. Varet, nuk jam në një marrëdhënie, por për mua tradhtia ekziston. Kam shumë vite që nuk jam në një marrëdhënie dhe kur kam qenë unë në një marrëdhënie Instagram-i nuk ekzistonte. Varet se si është përmbajtja e mesazhit në Instagram dhe kohëzgjatja”, tha Zhaklin.

Kryeplaku i Bërxullës: Rruga Thumanë-Kashar do të ketë lapidar

Prej gati shtatë muajsh banorët e Bërxullës kanë protestuar kundër projektit Thumanë-Kashar pasi theksojnë se i cënohen pronat e tyre.

Në një emision kryeplaku i fshatit të Bërxullës, Muharrem Koni deklaroi se deri më tani pavarësisht protestave dhe kërkesës së tyre për drejtësi, nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet shqiptare.

“Kur paligjshmëria bëhet ligj, vetëgjyqësia bëhet detyrim. Një rrugë kaq madhore, kur nuk e ka kompetencë. Autoritetit Rrugor Shqiptar kush e ndërton rrugën. Me shkresën që kanë bërë, duhet të japin dorëheqjen. Ky projekt është miratuar nga Autoriteti Rrugor, çfarë ndodh me këta? Edhe kontratën që ka firmosur ministria e Infrastrukturës e ka firmosur zëvendësministri. Pra e kanë bërë në atë formë që të dy të dalin të larë. Tani tek Hipoteka. Drejtori i ri është vënë para një muaji e gjysmë, Agron Çerri. Ky është drejtor dhe firmën ia delegon zëvendësdrejtorit. Si mund të funksionojë një shtet i tillë duhet shmangur përgjegjësitë? Këta e dinë se herët apo vonë do të japin llogari. Prona është e imja, nuk shkruan as Ministri as firmë. Ajo rrugë do të ketë fatin e Kalasë së Shkodrës. Juve ju duket çudi, por unë e kam thënë ajo rrugë do të ketë lapidar. Unë e kam thënë, po shkelen të gjitha të drejtat e njeriut. Unë jam në shtëpinë time., Rritem brezi i pestë në atë vend, nuk kam pushtuar asnjë gjë”, ka thënë ai.

Gjatë bisedës Muharrem Koni tha se protesta është përshkallëzuar si pasojë e neglizhencës nga ana e qeverisë, ndërsa paralajmëroi se nga java që vjen do të protestojnë çdo ditë përballë zyrave të Hipotekës.

Pjesë nga intervista:

Muharrem Koni: Arsyeja e përshkallëzimi të protestës ka ardhur si pasojë e neglizhencës së shtetit. Jemi me shpresën se një ditë zëri ynë do të dëgjohet, por këto pushtetarë nuk kanë dhënë asnjë sinjal për t’u ulur të negociojnë me banorët dhe unë jam i detyruar që në mënyrë ligjore të organizojmë protesta.

Protesta e fundit tek zyra e Hipotekës, dhe kërkesa për një takim?

Muharrem Koni: Drejtori kishte dy ditë që ishte në zyrat qendrore. Është thirrur dy ditë rresht tek zonja Bici për të gjitha problematikat që hasen me pronat. Pra të gjitha dokumentet ndodhen në zyrat e Hipotekës. ARRSH i ka vënë me vizë të kuqe për të mos certifikuar pronat, po banori që e a ndërtuar atë shtëpi me gjak, duhet të hidhet në rrugë?

Nuk morët asnjë përgjigje?

Muharrem Koni: Asnjë përgjigje. Javën që vjen do të filloj protesta të përditshme në Hipotekë derisa të bëhet i mundur takimi. Të na tregojnë arsyen përse nuk ka zgjidhje. Unë nuk e kuptoj sepse vetë kam punuar 20 vjet në shtet…

Keni pasur ndonjë kontakt, keni kërkuar edhe takime me zonjë Balluku, s’keni marrë asnjë telefonatë?

Muharrem Koni: Një telefonatë kam marrë në nëntor në muajin e dytë të protestës, nga prefekti. Nëpërmjet nënprefektit më thotë për një takim. Shkova tek prefektura dhe mori përsipër; projektin e rrugës do ta kërkoj me insistim dhe tjetra ishte që do të na ulëta me firmën në negociata, dhe kjo nuk u realizua. Që nga ajo ditë nuk është dukur më. Na është thënë të ulemi me firmë. Por u kam thënë nuk kam punë me firmë, paligjshmërinë me mua e ka shteti. Projektin e rrugës e ka bërë Ministria e Infrastrukturës, nuk e ka bërë firma. Por si e ka bërë Ministria projektin? Sot dalin në terren problematikat e atij projekti, nuk ka as mbikalim dhe as nënkalim. Në 14 mars kanë ardhur kryeinxhinierët dhe janë habitur për mënyrën se si është projektuar. Projekti është bërë në një studio në Itali me Google.

Banori Adem Dervishi: Kam qenë i pranishëm në të gjithë protestat, më vret morali im dhe së dyti më vret që fshatarët e mi me të cilët kam jetuar po vuajnë. Tre janë shtyllat, njohja e adhurimit të Zotit, pasuria që na merret pa asnjë shpresë dhe e treta është vdekja. Kemi kam kohë në protesta dhe gjithçka ka rënë në vesh të shurdhër. Jam personi që jam akuzuar nga qeveritarët sepse e kam bërë publike. Kjo është pjesë e një pronës time të trashëguar nga babai 400 e ca vjet më parë të marrë nga ligji 7501. Fillimisht të jepet një APTM dhe kjo merr formën e prerë pasi paguan një taksë. Më rekomandohet të gjej një topograf. nëse nuk e kam APTM duhet ta marrësh nga hipoteka, pas saj është certifikata e familjes për ndarjen e saj. Mbes pa pronë dhe prona ime digjet se më kërkohet firmë nga familjarë që tashmë nuk janë më në jetë. Të gjithë dokumentacioni më shkon 4 mijë euro, a ka fuqi një fshatar me kokrrat e vezës e me qumësht të paguajë një shumë të tillë?

Si do të organizohen protestat?

Adem Dervishi: Ne nuk shembin shtetin. Duam vetëm të zbatojnë ligjin. Ne kemi thënë që nuk do tërhiqemi, kemi bërë protesta të vazhdueshme deri tani. I bëjmë thirrje deputetit, ai nuk pranon të na takojë. Edhe bashkia e Vorës është kokë e prerë pa asnjë rezultat fare.

Kanë vlerësuar një dynym tokë sa një orë dorë. Të më marrin tokën për një kilogram vaj? Jemi 7 veta në familjen. Bashkëshorten e nusen e djalit i kam me kimioterapi. Nuk dua ndihmë se jetoj vetë, por mos më merr tokën. Shishen e benzinës nuk e kemi shumë zor me e marrë, por kemi edhe një detyrë tjetër hyjnore, sepse të bësh vetëvrasje është si të vrasësh botën.

Lëvizje e lirshme në Kosovë dhe Shqipëri,një mashtrim! (VIDEO)

Shikoni se çfarë ndodh në Qafë Morinë, në pikën e kalimit kufitar mes Gjakovës dhe Tropojës.
Shtetas të Shqipërisë dhe Kosovës presin në radhë për shkak se policia kufitare shqiptare bën kontroll të imtësishëm të dokumenteve.

Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës vendosën vitin e kaluar që gjatë fundjavës, festave kombëtare dhe periudhës së sezonit turistik qytetarët e dy vendeve të kalojnë pa u regjistruar.

Por ky vendim sfidohet nga policët e kufirit, të cilët jo vetëm e shkelin atë hapur, por krijojnë edhe radhë e shqetësime të panevojshme për udhëtarët.

Të pyetur nga qytetarët policët e kuririt justifikohen duke thënë se atyre nuk ua komunikuar askush një vendim të tillë.

Në redaksinë e Zoom.al kanë mbërritur shpesh ankesa që vendimi i dy qeverive nuk respektohet as në pikën e kalimit kufitar të Morinës.

https://

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

U përpoqën t’i iknin policisë,përplaset makina me emigrantë.6 të vdekur dhe 6 të plagosur

Një aksident fatal ka ndodhur në Greqi në rrugën Egnatia ku një makinë që transportonte 10 emigrantë të paligjshëm, është përplasur me një makinë tjetër, duke shkaktuar 6 të vdekur dhe 6 të plagosur. Sipas mediave greke, aksidenti erdhi si pasojë e manovrave të shoferit 49 vjeçar që transportonte 10 emigrantët.

Në përpjekje për tu shmangur nga patrulla e policisë që po e ndiqte, 49 vjeçari hyri me makinë në krahun e kundër të rrugës duke u përplasur ‘kokë më kokë’ me një makinë tjetër.
Si pasojë e përplasjes së rëndë, humbi jetën 46 vjeçari grek që drejtonte automjetin tjetër si dhe 5 emigrantë.

Bylis ndal Teutën, Shensoi dhuron show: Arbitrit duhet t’i punojë babi te stacioni i trenave

Ndeshja mes Bylisit dhe Teutës u mbyll në barazimin 2-2, por spektakli nuk mungoi.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Santos në minutën e 20. Gjithçka do të kthehej në baraspeshë nga ana e Lorenco Vilës në të 39.

Pjesa e dytë filloi me Bylisin që kërkoi më tepër golin, por durrsakët realizuan sërish me anë të Lorenco Vilës në të 57.

Kjo ndeshje ishte një dialog mes dy lojtarëve, pasi nga krahu tjetër Santos u përgjigj me golin më të bukur të Superiores duke realizuar me roveshatë.

Me këtë barazim, Bylisi mban vendin e parafundit dhe e sheh veten më të rrezikuar se kurrë për të rënë nga kategoria.

Pas ndeshjes folën të dy trajnerët për “Oversport”:

Naxhi Shensoji: “Erdha këtu për të bërë lojë të bukur, për të ndihmuar futbollin shqiptar. Arbitri nuk na lejoi pak që të luajmë futbollin tonë, e prishi futbollin me ato ndërprerje dhe bilbil. Ndoshta babai i tij punon në stacionin e trenave pasi i binte bilbilit gjithmonë. Duhej ta kishte lënë lojën më të lirë. Teuta është ekip i mirë, nuk ka nevojë për t’u ndihmuar nga arbitrat. Ata kanë ekip të mirë, kanë trajner të mirë. Arbitrat më mirë të na japin një penallti ose dy penallti kundër që nga fillimi se të na dëmtojnë në 90 minuta”.

Edi Martini: “Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, golat nuk erdhën nga një lojë e ritmit të lartë. Gabuam me Grudën në atë mundësi, duhej ta kishim vrarë ndeshjen. Ky është futbolli, kur nuk shënon, shënon ai tjetri. Nuk duhej ta humbnim për asnjë arsye këtë ndeshje, por nuk jam i kënaqur. Nuk kemi pasur dhe fat. Goli që shënoi Santos është një gol që shënohet njëherë në 100 vite. Duhet të përmirësohemi më tepër para porte. Kjo është fushë e vështirë, nuk të lë që të zhvillosh lojën tënde”. /zoom.al/