zoom

Day ArchiveSpartak Ngjela: Femra me dy të dashur quhet prostitutë, ndërsa burri donzhuan

Avokati Spartak Ngjela tregoi në “Më lër të flas” se si bëhet ndarja ndërmjet gjinive në momentin që tradhtojnë.

Ai u shpreh se gruaja është shtypur me epitete të ndryshme fyese në momentin që ka krijuar më shumë se një lidhje, ndërsa e kundërta ndodh me burrat.

“Ne jemi shoqëri maskile, nëse një grua ka dy të dashur quhet prostitutë, ndërsa një burrë me 4 të dashura quhet don zhuan”, u shpreh avokati.

Çfarë ndodhi me miqësinë? Luizi “fushatë” për të larguar Efin: E bëj të dalë dhe me zarf të zi

Luizi i tha Deas se ish-banorët që u bënë pjesë e shtëpisë, nuk mund të dalin kur tu dojë qejfi atyre.

Ai tha se ata do dalin me nominim si të gjithë të tjerët, ndërsa edhe njëherë solli në vëmendje faktin që ai ka dëshirë të nxjerrë Efin nga shtëpia, pasi dëshiron të marrë Kiarën në finale.

Sipas tij, ai di ta luajë shumë mirë lojën dhe se di që ta nxjerrë Efin edhe me zarf të zi, por se nuk do të luajë në këtë mënyrë.

Luizi u shpreh se do e nxjerri atë me nominim,  që të mos dalë nga shtëpia si e “viktimizuar”, por të dalë si të gjithë të tjerët.

Sipas tij, ajo po e përdor si strategji që t’i kthehet e gjithë shtëpia kundër dhe opinionistët po ashtu.

Deamishel tha se ajo nuk ka besuar asnjëherë te shoqëria e tyre, madje ka thënë se Efi është naive që beson në diçka të tillë.

Doli nga burgu në arrest shtëpie, Eva Kaili bën deklaratën e fortë: Mendova të vrisja veten

Eva Kaili u lirua nga burgu 4 muaj pas arrestimit, ndërsa akuzohet për skandalin e Katar Gate. Ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian ka folur për “To Vima” dhe bën një bilanc të periudhës më të vështirë të jetës së saj.

“Në dhjetor të vitit 2022, kur u informova nga mediat se në çfarë akuzash pretendohej se ishte i përfshirë partneri im dhe babai i vajzës sime, e gjithë ekzistenca ime u shemb, e gjithë bota u zhduk befas”, thotë ajo.

“Më pas erdhi izolimi dhe refuzimi absolut nga të gjithë, kolegët e mi në Parlamentin Evropian, bota politike në vendin tim, miqtë, të njohurit. Ishte sikur nuk ekzistoja. E gjeta veten në burg, larg vajzës sime, vetëm me shpresën se kjo që po jetoj është një iluzion për shoqërinë. Unë flisja, bërtisja ‘jam e pafajshme’, por muret dhe hekurat nuk më dëgjojnë”, thekson ajo në “To Vima”.

Ermal Mamaqi: Luizit kur të dalë jashtë do t’i duhet një këshilltar

Ermal Mamaqi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Më lër të flas në Top Channel.

Moderatorët Donald dhe Romeo Veshaj i vunë përpara komedianit disa foto të disa personazheve të njohur dhe se çfarë këshillash ka Mamaqi për ta.

Teksa përpara i vunë foton e Luizit, banorit të Big Brother Vip, Ermali tha:

“Këtij kur të dalë jashtë do i duhet një këshilltar i mirë, se do kuptojë se çfarë bëhet jashtë,” tha komediani.

“Zhvishu nudo!”/ Manjaku nga Dimali përpiqet të joshë 15-vjeçaren, bie në kurth. Zbardhen mesazhet

Erta, një 15 vjeçare nga Tirana, denoncoi tek “Piranjat” një burrë nga Dimali, i cili e ngacmonte seksualisht në rrjetet sociale. Madje i kërkonte dhe takime për të kryer marrëdhënie seksuale.

Ertës në krah i doli kushëriri, i cili në një bisedë telefonike sqaroi se burri i ka shkruar rregullisht dhe e ka marrë në telefon edhe me kamer. Gjithashtu i ka treguar se është i martuar dhe ka një fëmijë të vogël. Vajza i ka thënë e moshën e saj, por sipas kushëririt, pedofili që duhet të jetë mbi 40 vjeç nuk e ka pasur problem që ajo është 15 vjeç.

Të gjitha këto vërtetohet dhe nga chat-et mes tij dhe të miturës, ku nuk mungojnë dhe fjalët banale. Mes të tjerash manjaku i shkruan se është 30 vjeç (e gënjen) dhe se nuk e ka problem moshën e saj, madje i shkuan se në të njëjtën moshë ka dhe bashkëshorten.

Duket se është një person shumë i rrezikshëm, pasi i pohon se ka kryer marrëdhënie seksuale dhe me vajza të tjera të moshës 15-16 vjeç. Kushëriri sqaron se i tha që ta provokonte më shumë pedofilin dhe më pas ta demaskonin.

Erta nisi komunikimin. Filloi t’i japë “shpresë” dhe menjëherë pedofili nisi t’i dërgojë deri foto nudo, pa u merakosur aspak se ka përballë një vajzë të vogël.

Pas këtij hapi të parë, “Piranjat” i kërkuan vajzës akses në instagramin e saj dhe nisëm të chat-ojmë me manjakun.

Në emër të vajzës, “Piranjat” rinisën një komunikim më “intim” me pedofilin e identifikuar si “Floriani”. Gjatë bisedës ai i kërkoi ta takojë në qytetin e tij dhe më pas të shkojnë në hotel. Që Erta mos e refuzojë, ai përpiqet të jetë bindës duke i treguar se me të në hotel kanë qenë dhe bashkëmoshatare të saj dhe janë kënaqur.

Në një prej bisedave Floriani i kërkon që ajo të zhvishet dhe ta shohë nudo përmes kamerës.

Tekstet e tij nuk lënë as më të voglin dyshim. Kemi të bëjmë me një pedofil pervers, i cili edhe pse po komunikon me një të mitur është i gatshëm të takohet, me qëllimin e vetëm, abuzimin seksual me të.

Programi ka tentuar ta fusë në kurth duke udhëtuar drejt Dimalit (Urës Vajgurore), atje ku është përgatitur të presë vajzën e mitur.

Fillimisht ata komunikojnë me komisariatin e policisë, ku kërkuan bashkëpunimin e agjentëve në terren.

Më pas, së bashku me një aktore, e cila edhe pse në moshë madhore, ngjan më e vogël, shkuan në vendin e takimit, në qendër të qytetit, ku pedofili takohet me vajzën.

Në këtë moment vërejmë diçka të çuditshme. Floriani flet në telefon me shokët e tij, të cilët po i vijnë me makinë për të marrë vajzën.

Nga sa kuptohet, pedofili duket se vepron në grup dhe është në pritje të bashkëpunëtorëve.

Nuk zgjat shumë dhe në rrugën kryesore shfaqet një kamionçinë e bardhë, në të cilën ndodhen dy persona. Pikërisht ata me të cilët pedofili komunikoi.

Ky është edhe momenti që policia ka ndërhyrë.

Pedofili pas prangosjes, u shoqërua në polici, por dy bashkëpunëtorët e tij arritën të largohen.

Imazhi i fundit i tyre brenda furgonit është kapur nga një kamera e fshehtë në momentin e kapjes së pedofilit.

Tashme i mbetet policisë t’i zbulojë identitetet dhe qëllimet e tyre.

 

SONDAZHI/ Kelliçi fiton terren ndaj Veliajt në nisje të fushatës

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka nisur të pëlqehet nga banorët e Tiranës.

Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania qytetarët e Tiranës kanë treguar një mbështetje më të madhe ndaj Këlliçit në raport me sondazhet e mëparshme.

Në mënyrë konkrete ata që kanë deklaruar se do të votonin për Këlliçin përbëjnë 38 për qind të qytetarëve të pyetur nga 27 për qind që ishte mbështetja për të gjatë muajit shkurt.

E kundërta ka ndodhur me kryebashkiakun Erion Veliaj, mbështetja për të cilin është tkurrur nga 54 për qind në 48 për qind.

Gjithashtu Barometri ka pyetur qytetarët e Tiranës sa shanse kanë të votojnë kandidatin e PS për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj.
29.4% e qytetarëve janë përgjigjur se ka shumë shanse që në 14 maj të votojnë Veliajn, 19.4% janë shprehur se ka shanse ta votojnë, ndërsa 12.3% janë përgjigjur se ndoshta nuk do ta votojnë Veliajn dhe 31.3% janë përgjigjur padyshim nuk do ta votojnë Veliajn.
Por Barometri i ka pyetur qytetarët edhe sa shanse ka që të votojnë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçin.
19.2% e qytetarëve janë shprehur se në 14 maj padyshim do të votojnë Këlliçin dhe 19.4% kanë thënë se ndoshta do ta votojnë Këlliçin, ndërkohë 20.6% e qytetarëve janë përgjigjur se ndoshta nuk do ta votojnë Këlliçin dhe 28% kanë thënë se padyshim nuk do ta votojnë.

Pra siç shihet në këtë sondazh, Këlliçi ka mundur Veliajn edhe sa i përket personave që nuk do t’i votonin. Kjo pasi Veliajn kanë deklaruar se nuk do ta votojnë 31 për qind, ndërsa Këlliçin 28 për qind.

 

View this post on Instagram

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Djali vrau të ëmën në Pejë, flet prokurorja: Do bëjmë ekzaminimin psikiatrik të autorit

Prokurorja e rastit tragjik në Pejë, Sahide Gashi, ku dyshohet se i biri ka vrarë nënën e tij, ka bërë me dije se dëshmitarë okularë të ngjarjes kanë dhënë më shumë detaje për krimin.

Ajo tha se bashkë me ekspertët mjeko-ligjorë, prokuroria ka dalë në vendngjarje dhe janë mbledhur të gjitha provat. Gjithashtu ajo shtoi se është urdhëruar edhe autopsia e trupit të së ndjerës.

“Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, por s’ka qenë në gjendje dhe kemi urdhëruar që nesër në prezencë të psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet merret deklarata e të njëjtit”, është shprehur Gashi, njofton Klankosova.tv.

Gashi tha se në bazë të rrethanave do të urdhërojnë edhe ekzaminimin në Institutin e Psikiatrisë të të dyshuarit dhe do të vazhdojnë me hetime deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

A do të kemi dasmë apo jo?! Përgjigjet Arjola Shehu

Kejsi Tola është padyshim një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe njihet për këngët e saj shumë të bukura të dashurisë. Këngëtarja nuk ka qenë edhe aq shumë aktive me projekte të reja muzikore, megjithatë së fundmi ka vendosur të na surprizojë. Albumi më i ri këngëtares Kejsi Tola “Luminous” u promovua me një koncert inovator mes miqsh dhe personalitetesh të media dhe muzikës mbrëmjen e së mërkurës. E ftuar në këtë event magjik, ishte Arjola Shehu, e cila tregon rëndësinë e këtij albumi në tregun muzikor shqiptar.

Arjola ka folur për mediat edhe për jetën e saj publike dhe atë personale.

Por a e ndjek ajo “BBV” dhe kush është fitues sipas saj?!

Luizi mendoj do jetë triumfues dhe mendoj që ai ka qenë lojtari më i fortë. E shoh shumë ftohtë lojën, nuk jam tifoze e asnjërit, por është lojë interesante.

Ndërkohë, çfarë ka ajo për të thënë për thashethemet për dasmë që qarkullojnë për të?!

Nuk kemi as dasëm, asgjë.

“Krimi shqiptar po investon në Dubai”/ Artan Hoxha “zbërthen” raportin e antimafias italiane

I ftuar në Faxnews gazetari Artan Hoxha u ndal edhe te raporti i antimafias italiane, ku thuhej se paratë që vijnë nga krimi investohen në ndërtim.

Hoxha tha se për disa grupe kriminale, Shqipëria është një treg i vogël dhe se ata nuk kanë interes të investojnë pasi vendi ynë nuk i përballon dot aq para.

Ndërkohë tregoi edhe për personazhe të grupeve kriminale shqiptare në Dubai, që kanë bërë investime me qindra miliona euro.

Hoxha: Objektivi kryesor i krimit të organizuar është paraja. Gjithcka e bën për të fituar para dhe pastaj atë para e përdor në forma të ndryshme për të blerë apo për të përfituar pushtet.

Derisa Shqipëria është thënë në cdo raport për një nivel të dukshëm të krimit të organizuar, shumë agresiv në një shtrirje ndërkontinentale, kemi parë dosje e grupe që fillojnë në Amerikën Latine, shesin në Europë dhe qëndrojnë në gadishullin arabik.

Qëllimi i krimit të organizuar është të fitojë para dhe pastaj këto para ti investojë duke i legalizuar.

Sot në kemi organizata kriminale që kanë fuqi ekonomike aq të madhe saqë Shqipëria është një treg i vogel. Nuk kanë interes të investojnë shumë në Shqipëri, se kanë fituar aq shumë para sa Shqipëria nuk i suporton dot aq para.

Në Dubai shqiptarët kanë investuar atje më shumë se 1 mld dollarë, mua më rezulton shumë më tepër. Pashë kompani të themeluara nga personazhe që vijnë nga bota e dyshimtë, potenciali ekonomik që zotëronin ishte shumë i madh. Kishte investime nga shqiptarët qindra miliona euro. Për këto grupe Shqipëra është shumë e vogël.

Këshilli Kushtetues në Francë miraton ngritjen e moshës së pensionit

Këshilli Kushtetues i Francës, të premten, më 14 prill, miratoi planin për moshën e pensionit nga 62 në 64 vjet.

Ky miratim nënkupton fitore për presidentin Emmanuel Macron, pas tre muajsh protesta masive për shkak të ligjeve, të cilat kanë dëmtuar udhëheqjen e tij.

Protestat po vazhdojnë në të gjithë Francën. Kundërshtarët politikë të presidentit Macron janë zotuar se do të vazhdojnë të bëjnë presion mbi qeverinë për të tërhequr projektligjin.

Këshilli Kushtetues hodhi poshtë disa masa të tjera në projektligjin për pensionin, por mosha më e vjetër ishte në qendër të planit të Macron dhe një burim zemërimi, i cili është shprehur në protestat.

Macron mund ta miratojë ligjin brenda 15 ditëve.

Të premten, më 14 prill, u mbajtën sërish protesta në të gjithë Francën, përpara vendimit të Këshillit Kushtetues për reformën e pensioneve të nisur nga presidenti Emmanuel Macron, e cila po shkakton ndarje të thella në shoqëri.

Protestat nisën në mesditë në Paris dhe janë planifikuar edhe në qytete të tjera të vendit. Bllokimi i rrugëve në vend ka vazhduar.

Në rajonin verior Ardene, anëtarët e sindikatave bllokuan autostradën për në Belgjikë, raportoi televizioni France 3. Veturat u lejuan të kalonin, ndërsa kamionët u ndaluan. Fotot tregojnë grumbuj të gomave të makinave, të djegura në rrugë.

Bllokime ka pasur edhe në qytetin lindor të Strasburgut, ku sipas raportimeve të mediave, është bllokuar një kamion-frigorifer i një kompanie ushqimore. Në Rouen, në veriperëndim të Parisit, rruga kryesore e hyrjes në qytet është e bllokuar.

Demonstruesit kanë marrë një kabinë me pagesë në autostradën afër Bordos dhe i lejuan veturat të kalonin falas. Në qytetin jugor Toulouse, sindikata CGT shkaktoi një ndërprerje të energjisë elektrike në rrethin ku ndodhet qendra kombëtare e kërkimit.

Franca është tronditur prej muajsh nga protestat për reformën e kontestuar të pensioneve, e cila ka rezultuar në përleshje, dhunë të herëpashershme, zjarre, mbledhje të vonuar të plehrave dhe madje anulim të një vizite të mbretit të Britanisë, Charles III.

Me këtë reformë, për të cilën Macron dëshiron të hyjë në fuqi deri në fund të vitit, qeveria e qendrës së djathtë dëshiron të plotësojë boshllëkun kërcënues në fondin e pensioneve të vendit.