zoom

Day ArchiveTragjedi në Kosovë. Ndërron jetë fëmija 5 vjeç, pranë trupit gjendet një armë zjarri

Një fëmijë i moshës 5-vjeçare ka ndërruar jetë në Vushtrri të Kosovës. Sipas mediave dyshohet se tragjedia është shkaktuar nga arma e zjarrit, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur një armë e llojit pistoletë dhe një gëzhojë.

Rastin për vdekjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë 5 vjeç është sjellë për ndihmë mjekësore, ndërkohë nga autoritetet mjekësore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmija ka vdekur. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës”, ka deklaruar ai./ Zoom.al

Ronela flet për eksperiencën në Eurovizion: Komentet për peshën ishin të tmerrshme

Ronela Hajati ka folur për herë të parë rreth gjithçka është folur për të në këto dy vitet e fundit dhe për eksperiencën në Eurovizion. Teksa ishte e ftuar në programin ‘Më prit në fundjavë’ ajo pranoi se eksperienca në Eurovizion ka qënë e vështirë.

‘Nuk shkova atje për të fituar, doja të fitoja publikun. Eurovizioni është çelsi për të kapur mundësinë e tregut ndërkombëtarë. Ka shumë vështirësi, por dashuria e publikut atje është fantastike’ – tregoi Ronela.

Ajo shtoi se komentet për peshën ishin të tmerrshme duke thënë se do ishte më mirë nëse do ishte veshur me të zeza.

‘Do doja të kisha një kobër në performancë. Dolëm me rozë. Duhet të isha veshur me të zeza, nuk do vishja më kambale. Komentet për peshën ishin të tmerrshme, nuk pyesin as si je. Kam shumë kohë që nuk ndjej lumturi, kam vetëm kënaqësi momentale”, përfundoi Ronela.

Prekëse/ Nëna bashkohet me foshnjën 54 ditë pas tërmetit në Turqi (VIDEO)

Një nënë është ribashkuar me fëmijën e saj në Turqinë jugore, pasi një test AND-je konfirmoi se ishte vajza e saj, pothuajse dy muaj pas një tërmeti shkatërrues që goditi rajonin.

Vajza me emrin Vetin u dërgua me avionin presidencial nga Ankaraja në spitalin ku qëndronte nëna e saj në Adana.

Ajo u nxor nga rrënojat e një ndërtese në provincën Hatay më shumë se 5 ditë pas tërmetit të 6 shkurtit pa probleme shëndetësore.

Fëmijës iu vu pseudonimi ‘Gizem’, që do të thotë ‘mister’ në turqisht, përpara se testi i ADN të zbulonte identitetin e saj si vajza e Yasemin, me të cilën u bashkua 54 ditë pas tragjedisë.

Babai dhe 2 vëllezërit e foshnjës humbën jetën në tërmetin e fuqishëm.

Kapen një skaf dhe furgon pranë grykëderdhjes së Vjosës, dyshohet se do përdoreshin për drogë

Një skaf dhe një furgon janë gjetur të braktisur pranë grykëderdhjes së Vjosës, pasditen e sotme.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se dy mjetet janë gjetur në fshatin Poro të Vlorës.

Ka dyshime se skafi dhe furgoni do të përdoreshin për trafik të lëndëve narkotike. Brenda tyre nuk është gjetur asgjë, por kontrollet në zonë vijojnë ende./ Zoom.al

Një person shet librin e Princ Harry të lyer me gjak, arsyeja është tronditëse

“Kujtimet e Princit Harry” të mbuluara me gjak pritet të dalin në treg, vetëm disa ditë para kurorëzimit të mbretit Charles. Ky projekt që ka marrë vëmendjen e gjithë botës është ideja e artistit Andrei Molodkin.

Artisti Andrei thotë se ka mbuluar 25 kopje të librit ‘Spare’ me gjak njeriu, të cilin do t’i ekspozojë në një dyqan në Windsor pak para se t’i shesë në prag të kurorëzimit të Mbretit Charles.

Sipas autorit, kopjet e kujtimeve të Princit Harry do të jenë të mbuluara me gjakun e popullit afgan.

Librat të cilët do të jenë të disponueshëm për t’u blerë nga 2 maji, katër ditë para kurorëzimit të Mbretit, për 10,000 dollarë secili. Artisti thotë se paratë e mbledhura nga shitja do të dhurohen për bamirësitë afgane.

Rasti i Librazhdit/ Babai tregon momentin kur pa vajzën që po filmohej nga 10 burra:“Inskenim”

Arbeni, babai i nuses nga Librazhdi që u kap “mat” nga vjehrra me të dashurin, rrëfeu në emisionin Real People se si e kishte gjetur vajzën e vet pothuajse të zhveshur, e rrethuar nga mbi 10 burra me drurë e celularë që filmonin.

Sipas tij, ngjarja është një inskenim i pastër pasi ka shumë pikëpyetje të cilave nuk ka arritur t’u japë dot asnjë shpjegim.

“Më thirrën në mes të natës që të vija. Në dhomë gjej vajzën pothuajse të zhveshur, e rrethuar nga mbi 10 burra me drurë, bastunë e celularë që filmonin. Këta ishin të gjithë, atë djalin tjetër e kishin rrethuar e mbronin se mos e vrisja unë. Unë doja vetëm që të pyesja ç’lidhje kishte me vajzën, pala tjetër nuk më linte. Unë kam vajtur në orën 12, ajo ngjarje kishte që në orën 9. Ku e mori guximin ai të hynte njëherë? Vajza rrinte në kat të dytë, duhet të kalonte nëpër derën e atyre që jetonin në kat të parë që të shkonte, por ashtu në të njëjtin kat, përballë jetonin komshinj të tjerë. Kur shkova pashë që çelësat e shtëpisë ishin nga jashtë, nëse vajzë do fuste të dashurin, do e mbyllte derën, do sigurohej. Ndaj aty ka shumë pikëpyetje, është inskenim i pastër. Në video, djali është i veshur, vajza e zhveshur. Vajza ka qenë në presion, edhe sot thotë s’mbaj mend gjë”, tregoi ai.

Kriset marrëdhënia e Efit me të dashurin misterioz?

Vetëm pak ditë më parë, Efi u rikthye në lojën e “Big Brother”. Me hyrjen e saj, dinamikat në shtëpi kanë qenë të forta, ku kanë ngulmuar me përplasjen mes saj dhe çiftit Luiz-Kiara.

Por krahas fokusit të lojës, Efi shumë e ndjekur është edhe për jetën e saj personale.

Vetëm pak ditë më parë, jashtë shtëpisë ajo festoi ditëlindjen, ku përkrah saj për herë të parë, u pa edhe i dashuri. Ndonëse vetë Efi nuk ka preferuar të ndajë asnjë foto me partnerin e saj, shkrepjet në krah të tij nuk kanë munguar.

Ndonëse jo publikisht, partneri i saj e ka shoqëruar përgjatë gjithë natës, duke i qëndruar në krah. Miqtë dhe të pranishmit në festë kanë shfaqur edhe momentin ku çifti nuk i fsheh përqafimet.

Për herë të parë, Efi foli për këtë lidhje teksa u bë pjesë e “Big Brother”, duke e përshkruar si një histori të mrekullueshme mes të dyve, ndonëse në hapat e parë të lidhjes. Ndonëse Luizi e ngacmoi disa herë që ajo të tregonte diçka më shumë, ishte e kotë.

Efi nuk ndau me Luizin dhe Nitën asnjë detaj të tij, përveç faktit që është njeri i qetë dhe se nxjerr më të mirën e saj. Më herët, ajo ka thënë se i dashuri i saj është ekonomist. Madje, në një bisedë mes të dyve, Efi u shpreh se për partnerin e saj është folur disa herë në shtëpi me emër dhe mbiemër. Me rikthimin në shtëpi, ndryshe nga hera e parë, ajo ka zgjedhur të mos flasë më për këtë raport.

E pyetur nga Luizi, se si po shkonte lidhja jashtë, ajo u mjaftua duke thënë mirë, duke mos ndarë detaje të tjera.

Ndërkaq, të shumta kanë qenë zërat në rrjet, që kanë thënë se në fakt Efi dhe partneri i saj janë duke kaluar një periudhë jo të mirë mes tyre.

Mbetet për t’u parë nëse vetë banorja do të zbulojë diçka më shumë në lidhje me këtë histori. Partneri i ri i Efit është një personalitet në fushën e ekonomisë dhe një figurë publike për ekranet shqiptare.

Duke qenë se kjo lidhje është në hapat e parë, ajo ka preferuar ta mbajë sa më diskret identitetin e tij, të paktën sa lidhja e tyre të konsolidohet. Si një natyrë hermetike, shpesh ajo ka bërë kompromis duke zbuluar se është i dashuri i ri që e përkëdhel edhe me dhurata herë pas here, duke i ofruar një jetë më të mirë.

Jeta e Efit ka ndryshuar pas kësaj lidhjeje, ku përveç famës dhe ofertave të ndryshme, tashmë ndjehet e bekuar edhe në dashuri. Kujtojmë se menjëherë pas daljes, Efi mori disa ftesa për në televizion, por edhe u bë pjesë e klipit të reperit Mozzik. Në një bisedë me Nitën dhe Luizin, Efi është shprehur se qetësia e tij e ka bërë për vete që në fillim.

Me natyrën time mendoja se më duhej ndonjë njeri i ashpër. Por nuk ka lidhje fare. Një qetësi absolute, sa të bën të ndihesh keq. Thjesht respekt dhe më nxjerr më të mirën time. Thjesht ideja që nuk ma merr për dobësi atë që unë ndjej. Është një çun shumë i mirë, i sjellshëm, i edukuar”, ka shtuar Efi.

Më herët, ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ është shprehur se partneri i saj e ka mbështetur në vendimin për të marrë pjesë në “BBV”.

Madje, ajo duke bërë shaka tha se në këtë mënyrë ai mund ta shikojë gjatë gjithë kohës, duke e njohur edhe më shumë pasi janë në hapat e parë të lidhjes. Por pas pushimeve dhe festës së saj për ditëlindje, kanë nisur edhe problemet e para për këtë dyshe. Megjithatë, mbetet për t’u parë sesi do të shkojë historia mes këtij çifti kaq të përfolur./Panorama Plus

Bitri bën “bomberin” te Ostrava, mbrojtësi i jep tri pikë të çmuara për mbijetesë

Enea Bitri ka shënuar sot golin e tij të parë në kampionatin çek të futbollit.

Mbrojtësi shqiptar, ka gjetur rrugën e rrjetës në një duel shumë delikat për ekipin e tij, Banik Ostrava duke i dhënë fitoren 1-0 kundër Slovacko.

Në minutën e 30 të ndeshjes ai la shenjën e tij, pasi shënoi pas zhvillimit të një goditje këndi golin e avantazhit.

Goli i Bitrit rezultoi vendimtar për fatin e ndeshjes, pasi Ostrava fitoi me shifrat 1-0 dhe bëri një hap të rëndësishëm për të luftuar për mbijetesën.

Ostrava aktualisht gjendet në zonën e ftohtë të klasifikimit dhe rrezikon rënien. /zoom.al/

Kjo është 37-vjeçarja që u vra në Shkozë nga kunati

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën mëngjesin e kësaj të shtune, ku Migena Sinani, u vra në mënyrë makabër mëngjesin e kësaj të shtune nga kunati i saj, Roland Sinani.

37-vjeçares iu mor jeta me armë zjarri nga Sinani, i cili pak momente pasi vrau kunatën ka dalë në rrugë para shtëpisë në Shkozë dhe ka vrarë veten.

Viktima ka qenë duke fjetur në dhomën e saj të gjumit me djalin 2 vjeç, ndërsa djali tjetër ishte te gjyshërit për shkak se shkollat janë pushim nga pushimet e prillit dhe pashkët.


Pavarësisht se kunata ka qenë në krevat me nipin e tij, 43-vjeçari Roland Sinani e ka qëlluar me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Fill pas krimit, ai ka dalë në rrugën para shtëpisë dhe ka qëndruar aty për disa momente, më pas ka shtënë dy herë në ajër dhe plumbin e tretë ja ka dhënë vetes.

Ndërkohë mësohet se vëllezërit, pra burri i viktimës dhe autori, kanë qenë në konflikt prej kohësh./ Zoom.al

E kishte kërcënuar edhe më parë. Çfarë tha autori pasi vrau kunatën, babai i tij fshehu armën

Ngjarja e rëndë në Shkozë, ku Roland Sinani, 43 vjeç vrau me armë zjarri kunatën e tij (nusen e vëllait) Migena Sinani, 37 vjeç dhe më pas veten ishte paralajmëruar më herët.

Ka qenë bashkëshorti i Migenës, Erjoni, ai i cili ka treguar se prej të vëllait, Rolandit e kishte dëgjuar disa herë fjalën “do t’ju vras”, por nuk e kishte marrë seriozisht si kërcënim.

Në komisariatin nr. 1 në Tiranë nuk ka pasur asnjë kallëzim për konflikt në këtë familje apo incident ku mund të ishin përfshirë anëtarë të saj.

Si ndodhi ngjarja?

Mësohet se 43-vjeçari Roland Sinani është zgjuar rreth orës 3 të mëngjesit. Sipas burimeve bëhet me dije se një orë më pas, ai është futur në dhomën e gjumit ku flinte kunata dhe e ka qëlluar me një plumb në gjoks duke e lënë të vdekur. E ëma e tij ka dëgjuar të shtënën dhe është ngritur menjëherë.

Në korridor ka parë të birin ku i ka thënë: E vrava. Sipas dëshmisë së saj, i biri ka dalë në oborr dhe pikërisht aty ajo ka dëgjuar të shtënën tjetër.

E ëma e Roland Sinanit ka zgjuar të shoqin, ky i fundit pasi ka parë tmerrin në shtëpinë e tij, ka dalë dhe armën që i biri vrau nusen e shtëpisë dhe me pas veten e ka fshehur pas banesës.

I moshuari nuk është arrestuar nga policia, pasi veprimin dyshohet se e ka kryer për shkak të sëmundjes dhe jo për të mbuluar ngjarjen.

Mësohet se ai vuante prej kohesh nga skleroza. Ndërkohë 43-vjeçari jetonte në një banesë me prindërit, vëllanë dhe familjen e tij. Prej 5 vitesh ishte i papunë, pasi vuante nga depresioni. Madje ai shpeshherë ankohej edhe për dy fëmijët e vëllait për zhurmën që bënin, pasi shprehej se nuk i duronte dot./ Zoom.al