Aplikacion
Një sulm ka ndodhur në breg të detit në Tel Aviv. Teksa drejtonte me shpejtësi makinën, një person ka hyrë përgjatë bregut të detit dhe ka marrë para një grup me këmbësorë para se të humbiste kontrollin dhe të përfundonte me automjetin përmbys në parkun Charles Clore. Sipas mediave të huaja, ai është kapur.
Ai është identifikuar si një burrë 44-vjeçar i quajtur Yousef Abu Jaber, pa precedentë penalë. Xhihadi Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë duke thënë se është përgjigje ndaj krimeve kundër popullit palestinez.
La Republica shkruan se ka mbetur i vdekur një turist 30-vjeçar nga Roma. Ende nuk dihet nëse ka më shumë viktima.
Disa orë më parë, dy motra izraelite u vranë dhe nëna e tyre u plagos rëndë në një sulm zjarri në Bregun Perëndimor verior, në Luginën e Jordanit. Dhjetra raketa u hodhën nga Gaza në Izrael mbrëmë.
Pas sulmit në Tel Aviv, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi tërheqjen e të gjitha forcave të rezervës së policisë kufitare. Netanyahu i ka kërkuar gjithashtu ushtrisë që të mobilizojë më shumë njësi për t’iu përgjigjur sulmeve terroriste që ndodhën sot në Izrael.
Afrona Dika rrëfen arsyet e divorcit me Bleron: “Marrëdhënia jonë po vdiste ngadalë”Afrona Dika ka thyer heshtjen pas divorcit me këngëtarin Blero.
Ajo është shprehur se ky vendim nuk ishte i lehtë për të, por “koha i shëron plagët”. Ndërsa shtoi se “marrëdhënia e tyre po vdiste ngadalë”.
“Viti i kaluar ka qenë një super sfidë për mua. Si nga ana profesionale ashtu edhe nga ana personale. I kam pasur të gjitha si gëzimi deri te mërzitja, deri të humbjet. Ka qenë një vit plot sfida.
E përjetova si çdo ndarje që nuk është e lehtë, deri te ndarja jonë. Ka qenë një periudhë që më duhej kohë për të menduar dhe për ta ditur se çfarë dua unë në jetën time. Kisha nevojë për heshtje, për reflektim dhe të merrem shumë me punën. Puna më ka ndihmuar shumë në atë kohë sidomos familja dhe shoqëria ime e ngushtë që kanë qenë të gjithë pranë meje.
Kam dashur të mos ndikohem me fjalë, me shkrime me njerëz, doja të tërhiqem pak sidomos nga mediat e gjithçka rreth meje dhe tij. Nuk ka qenë një periudhë e lehtë për mua, njeriu nuk lidhet me dikë për t’u ndarë në fund dhe nuk ka qenë ky qëllimi. Jeta ndonjëherë të surprizën. Të vijnë momente që ndonjëherë nuk i ke pritur. Vendosa të tërhiqem dhe të merrem me vetveten, me emocionet e mia, çka dëshiroj në jetë. Kam qenë në një proces shërimi, akoma jam. Koha i shëron plagët.
Marrëdhënia jonë po vdiste ngadalë dhe ne në fakt nuk e kuptonim sepse ndonjëherë është e vështirë të vendosësh diçka, a është e drejtë apo e padrejtë. Shpesh e mashtrojmë dhe vetën, do të bëhet mirë dhe thjesht me kohë edhe konfliktet mosmarrëveshjet po shtoheshin dhe në fund duhej të vendosnim diçka dhe ne menduam të shkonim në rrugë të ndara.
Faji gjithmonë mendoj se është i dyanshëm, nuk mund të them që ka qenë faji im apo i tij. Thjesht nuk funksionoi më dhe vendosëm të mos i bëjmë njëri-tjetrit. Ka qenë një vendim shumë plotë i menduar, jo vetëm të ndahemi”, tha ajo.
Afrona u shpreh se mes tyre nuk ka asnjë komunikim dhe distanca është një nga arsyet e ndarjes.

Sa i përket partnerit të ri u tregua e rezervuar, duke thënë vetëm se ai e bën të lumtur.
“Distanca po, sepse e bën të veten. Por kanë qenë edhe arsye të tjera. Puna më ka ndihmuar shumë. Jam marrë edhe me veten, bëj sport dhe dal me shoqërinë. Postimet e personit X nuk i marr personale. Jo s’ka hiç, asnjë kontakt.
Nuk është personazh publik, më bën të lumtur dhe dua ta mbaj larg mediave. Po e shijoj dhe po heshti prap. Më bën të ndihem e lumtur dhe më përkrah”, përfundoi ajo.
Shqipëri, rritja e pagës minimale, ekspertët: E pakonsultuar me biznesinNë kuadër të një reforme në strukturën e pagave qeveria shqiptare ka rritur pagën minimale me rreth 18%, duke filluar që nga 1 prilli, me qëllim për të rritur konkurencën dhe frenuar largimin e fuqisë punëtore nga vendi. Megjithëse e mbështesin politikën për rritjen e pagave, ekspertët kanë ngritur shqetësime se ndryshimet e shpeshta të pagës minimale, 6 herë në një dekadë, dy herë vetëm vitin e kaluar, e vënë biznesin në pozita të vështira, në një kohë krize kur inflacioni është mbi 7%.
Ata nënvizojnë se kjo nisëm nuk është konsultuar me biznesin, Këshillin Kombëtar të Punës, dhe është e pastudiuar. Analistët gjithashtu mendojnë se edhe ndryshimet e njoftuara nga qeveria në hierarkinë e pagave në sektorin publik, pak më shumë se një muaj para zgjedhjeve vendore, mund të ndikojnë në votën e qytetarëve.
Në Shqipëri ka një debat të hapur mbi nismën e qeverisë për të reformuar sistemin e pagave në vend. Që prej 1 prillit paga miniale është rritur në 40 mijë lekë, ose afro 18%. Kjo nisëm së bashku me rritjen e njoftuar të pagave synojnë, sipas zyrtarëve, të rrisin konkurueshmërinë në ekonomi dhe të frenojnë largimet e burimeve njerëzore nga vendi. Megjithë deklarimet e Kryeministrit Edi Rama se vendi i ka mundësitë për të realizuar një reformë të tillë, ekpertët mendojnë ndryshe, kur thonë se produktiviteti i ekonomisë shqiptare nuk mund ta justifikojë atë. Njohës të fushës së ekonomisë e mbështesin politikën për rritjen e pagave, por kur ajo bazohet mbi analiza të tregut të punës, dhe të zhvillimit ekonomik të vendit. Në rastin e rritjes së pagës minmale, disa herë në pak kohë ata mendojnë se nuk pati studime dhe konsultime me Këshillin Kombëtar të Punës, punëdhënës dhe punëmarrës si dhe respektim të Konventës së organizatës Ndërkombëtare të Punës.
“Kjo më bën të mendoj që institucionet nuk funksionojnë, që Këshilli Kombëtar i Punës është vetëm në letër, dhe nuk bën as detyrën themelore që ka për të negociuar sidomos pagën minimale, dhe pjesa tjetër është që nuk gjen asnjë studim, asnjë material dhe indicie, për të parë se çfarë ka ndodhur dhe cila është arsyeja që është rritur paga minimale”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Bardhi Sejdarasi, gazetar në fushën e ekonomisë.

Paga minimale në vend ka ndryshuar 6 herë në 10 vjet, 2 herë vetëm vitin e kaluar. Ekpertët thonë se ndryshimet e shpeshta bien ndesh me normat e vendosura në vendet e BE, sipas të cilave kjo pagë mund të ndryshojë 1 deri në 2 herë në 4 vite.
Rritje e pagës minimale do të thotë një barrë e re financiare ndaj biznesit, për pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit. Lëvizje të tilla të shpeshta dhe të pastudiuara, thonë njohës të fushës së ekonomisë, e vendosin biznesin në pozita të vështira për t’u përshtatur, në kushtet e një krize kur inflacioni është mbi 7%.
“ Duhet të kuptojmë që biznesi punëson më mijëra njerëz dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Biznesi nuk duhet parë si ajo lopa që është për t’u mjelë, sa herë kemi nevojë për të mbushur hapësirat e buxhetit të shtetit, apo për të mbushur hapësirat e tjera të skemave të ndryshme, siç janë skemat e pensioneve, por duhet parë si partner afatgjatë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Artan Gjergji, ekspert i ekonomisë.
Ekspertët mendojnë se vendosja e një page mbi baza politike dhe jo ekonomike, i përcjell kostot tek konsumatori. Ata nxisin autoritetet të rrisin punësimin, të ulin informalitetin, të luftojnë korrupsionin dhe abuzimet me fondet publiket, me qëllim që të shëndoshin ekonominë mbi baza të sigurta.
“Informaliteti nxit korrupsionin, abuzimin dhe spekulimin. Të gjitha këto fenomene qeveria nuk i ka luftuar, pra nuk ka luftuar informalitetin, paranë informale që tashmë ka ndikuar dhe në kursin e këmbimit dhe kjo është diçka që duhet përmendur. Kjo para po ndikon në eksporte dhe remitanca. Kjo është ajo pjesa pastudiuar. Mbi të gjitha, ka një mungesë sinqeriteti për të kuptuar se cilat janë problemet reale”- tha për Zërin e Amerikës Eduart Gjokutaj, analist i Qendrës ekonomike dhe fiskale shqiptare, ALTAX .
Për më tepër ekspertët mendojnë se rritja e pagës minimale me 18 % shkon në të kundërt me politikën shtrënguese monetare të Bankës Qëndrore e cila ka rritur normën bazë të interesit, si një instrument për të ndikuar në uljen e inflacionit në vend. Në kohë krizash, qeveritë sipas tyre, bëjnë amortizim të inflacionit përmes indeksimit të pagave dhe pensioneve, ndërsa shtojnë se nisma të tilla të pastudiuara nuk ndikojnë as në frenimin e emigracionin.
“Po shohim thjesht një diskurs publik, politik në lidhje me nevojën imediate për rritjen e pagave që të mos na largohen njerëzit. Balancat e emigracionit, hyrjet, daljet, flukset e migracionit kanë problematika të tjera, kanë faktorë të tjerë prej të cilave ndikohen dhe nuk ndikohen nga një rritje kaq minimaliste siç është kjo e pagës minimale”- vijoi Artan Gjergji, ekspert i ekonomisë.
Të punësuarit me pagë minimale, sipas INSTAT, zënë 21% në totalin e të punësuarve me pagë në vend. Rritja e pagës minimale, edhe për vetë shtetin, llogaritet të ketë sipas ekspertëve, një efket prej 15 milionë euro në fondin e sigurimeve si kontribute për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Ajo pritet të ndikojë në skemën e pensioneve, e cila në 3 dekadat e fundit nuk e plotëson kushtin që numri i kontriubuesve të jetë më i lartë se ai i përfituesve, por nuk është zgjidhja e problemit. Ekspertët shpjegojnë se pagat në sektorin privat rriten si rezultat i kërkesë- ofertës, siç dhe ka ndodhur së fundi.
“ Në vitin 2022, sektori privat i ka rritur me të paktën 18% pagat. I ka rritur vetë dhe jo me vendim qeverie. I ka rritur sepse niveli i burimeve njerëzore që kërkonin kompanitë dhe nevoja për të marrë burime të kualifikuara i detyruan të rrisin pagat, dhe vazhdon t’i detyrojë të rrisë pagat, sepse po të shikoni dhe fluksin e madh të lëvizjeve të punonjësve brenda dhe jashtë vendit, sigurisht është e nevojshme rritja e pagave”- vijoi Bardhi Sejdarasi, gazetar në fushën e ekonomisë.
Paga mesatare në sektorin privat për vitin 2022, sipas INSTAT, ishte 58 mijë lekë krahasuar me 70 mijë në sektorin publik. Prej disa vitesh hendeku ka qenë 32%, por në vitin 2022 ai zbriti në 20%, që do të thotë se sektori privat ka reaguar, sipas studiuesve, ndaj mungesës së fuqisë punëtore duke rritur pagat. Që prej vitit 2019 pagat në këtë sektor janë rritur me 22 %, krahasuar me 11% në sektorin publik, që gjithashtu siç shprehen ata është një shenjë pozitive.
Zëri i Amerikës ju drejtua dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për të marrë një vlerësim në lidhje me argumentat e ekspertëve por nuk mori përgjigje. Por përtej analizave ekonomike, analistët kanë ngritur shqetësimin se rritja e pagës minimale si dhe njoftimet e qeverisë për rritjen e pagës mesatare, po bëhen përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit, dhe se këto mund të ndikojnë tek votuesit. Kodi zgjedhor e ndalon qeverinë të ndërmarrë nisma të tilla, vetëm para zgjedhjeve parlamentare.
“Kodi zgjedhor nuk e ndalon qeverisë, sepse çuditërisht ka vendosur kufizime vetëm për zgjedhjet politike, por nga ana etike dhe morale kuptohet kjo nuk shkon. Këto rritje pagash duke përfshirë dhe ato të lajmëruara nga qeveria në sektorin publik së fundi, kuptohet që kanë ndikim direkt në shijet e votuesve”- argumentoi Eduart Gjokutaj, analist i Qendrës ekonomike dhe fiskale shqiptare, ALTAX .
Autoritetet i kanë hedhur poshtë kritikat se rritja e pagës minmale dhe premtimi për rritjen e pagës mesatare, në 900 euro, po bëhen me qëllim për të ndikuar tek votuesit në zgjedhjet vendore të 14 majit, por ekspertët nuk shohin logjikë ekonomike në to. Ata mendojnë se një rritje e pastudiuar e pagave, në kushtet kur inflacioni është rreth 7% dhe parashikimet për vitin 2023 flasin për rritje ekonomike të ngadalësuar në 2.6%, mund të sjellë pasoja të rënda./VOA
Rikthimi arrogant i Kiarës, Olta nuk kursehet: Ka bërë gabimin më të madhOlta Gixhari ka kometuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Më lërë të flas” hyrjen e 4 banorëve të rinjë, mes tyre dhe Kiarës.
Olta ka thënë që Kiara ka bërë gabimin më të madh që është rikthyer.
“Ka bërë gabimin më të madh që është rikthyer. Për mua komenti I Arbrit I thotë të gjitha që gërhima I është kthyer në klarinetë. Unë do thosha në melodi. Po të ishin kaq të zgjuar ata nuk do kishin dal farë nga BBV.”- tha Olta
Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin, humb jetën 43-vjeçariNjë aksident është regjistruar këtë të premte në aksin rrugor Milot-Rubik. Mësohet se 63-vjeçari Pjetër Nikolli duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka përplasur këmbësorin 43-vjeçarin, Mark Lleshi. Si pasojë e përplasjes 43-vjeçari ka humbur jetën.
Shoferi bëhet me dije se është shoqëruar në komisariat.
NJOFTIMI:
Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Milot-Rrubik, shtetasi P. N. 63 vjeç, banues në Rrëshen, duke drejtuar automjetin e tij tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin M. Ll. 43 vjeç, banues në Fan, Mirditë, këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale ndërsa grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Luiz Ejlli”, emri që përdorin trafikantët shqiptarë në Tik Tok për të tërhequr emigrantët“ Fenomeni” Luiz Ejlli ka arritur deri në Britani. Trafikantët shqiptarë kanë ulur çmimet për emigrantët që duan të kalojnë kanalin e La Manshit për të hyrë ilegalisht në Britani. Përmes imazheve që shpërndajnë në rrjete sociale, tani kanë nisur të përdorin edhe hashtagun Luiz Ejlli duke qenë se është emri më i klikuar në Tik Tok.
Kështu shkruan “The Telegraph”, e cila në një shkrim të publikuar sot thotë se “çmimi i trafikantëve është ulur në 3 mijë paund”. I pyetur nga një gazetar i fshehtë se cili ishte çmimi për dy të rritur dhe një fëmijë gjashtë vjeç, anëtari i bandës u përgjigj: “6000 paund, falas për fëmijën. Pagesa në mbërritje.”
“Bandat pretendojnë se kushdo që arrin nuk do të deportohet në Shqipëri dhe ka të ngjarë të lirohet brenda 48 orëve në një përpjekje për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për të anuluar legjislacionin e saj të ri sipas të cilit kushdo që hyn ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar do të deportohet në një vend të tretë si Ruanda.
Trafikantët po përdorin emrin me hashtag të Luiz Ejllit, një prej personazheve të Big Brother VIP në Shqipëri, në përpjekje për të rritur klikimet në faqet e tyre në TikTok”, shkruan gazeta britanike.
Vitin e kaluar, shqiptarët përbënin 28 për qind të 45,755 personave që mbërritën me varka të vogla në Britani. Për tre muajt e parë të këtij viti, më pak se disa qindra nga 4431 të ardhur deri tani mendohet se janë shqiptarë.

Një studim i fundit zbulon se burrat besojnë se një grua që është e interesuar për ta nuk dëshiron domosdoshmërisht të bëjë seks me ta.
Interesi është një gjë, pëlqimi është një tjetër.
Një grua mund të pranojë ftesën e një burri për të dalë, por kjo nuk do të thotë se ajo dëshiron të flejë me të. Kjo është ajo që doli nga një studim i sapo publikuar në Journal of Interpersonal Violence, drejtuar nga Ashton Lofgreen, i departamentit të psikiatrisë në Qendrën Mjekësore Universitare Rush në Çikago.
Studimi shqyrtoi një kampion prej 145 studentësh të rinj, kaukazianë, heteroseksualë të kolegjit, të cilëve iu paraqitën skenarë hipotetikë gjatë takimit me një vajzë që ata e gjykonin si tërheqëse.
Skenarët.
Në situatat “tipike” të parashikuara, vajza mund të japë ose jo pëlqimin e saj për ndërlidhjen: duke u përgjigjur në mënyrë eksplicite po ose jo, por edhe duke heshtur ose me vepra që komunikojnë një formë rezistence pasive. Për më tepër, vajza mund të prezantohet në mënyra të ndryshme – pak a shumë e pafrenuar – duke shfaqur një pamje provokuese, duke pirë ose jo alkool dhe duke arritur një shkallë të ndryshme intimiteti me të.
REZULTATET.
Studimi tregon se për meshkujt, interesi seksual dhe pëlqimi seksual shpesh kombinohen deri në atë pikë sa nuk janë më të dallueshëm. Edhe nëse nuk duhet të jetë kështu: në fakt ka një sërë arsyesh pse një grua mund të japë pëlqimin e saj për të bërë seks, pa u interesuar, ose të jetë e interesuar dhe të zgjedhë të mos pranojë. Pse është kaq e vështirë për t’u kuptuar?
KULTURA E PËRDHUNIMIT.
Hulumtimi testoi se sa ndikon tek meshkujt ajo që përkufizohet në studimet gjinore si “kultura e përdhunimit”. Besimi se dhuna është e justifikuar sepse “gratë përgjithësisht eksitohen duke u detyruar fizikisht të bëjnë seks”. Duke u nisur nga premisa se “kur një grua thotë jo, ajo në fakt po thotë po”…
Konfirmimi se këto janë mendime të përhapura është fakti se mënyra në të cilën gruaja, në teste, i komunikoi qëllimet e saj seksuale – refuzimi verbal ose përgjigja pasive – ndikoi shumë në perceptimin e burrave: përgjigja pasive i ngacmoi ata më shumë.
E IMIJA PËRGJITHMONË.
Për më tepër, studiuesit zbuluan se shumë burra mendojnë se fakti që një grua ka qenë me ta në të kaluarën do të thotë se ajo dëshiron të bëjë seks përsëri me ta në të ardhmen: në këto raste, as refuzimi i plotë i gruas nuk mjaftonte të cilët nuk kishin më pëlqimin e tyre.
Më në fund, studimi hodhi poshtë besimin e përhapur se përdhunuesit do të ishin subjekte të devijuar që enden natën, të veshur me mushama përgjatë rrugicave të errëta.
Sigurisht që shifra të ngjashme ekzistojnë, por të dhënat konfirmojnë se shumica e sulmeve seksuale kryhen nga të njohurit: kolegët, ish-partnerët, miqtë, etj. /Përgatiti në shqip Zoom.al
Vasili:Të përgjysmohen tarifat e parkingut dhe te marrin fund gjobat masakruese për parkingunDeputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka kërkuar që të përgjysmohen tarifat e parkingut në Tiranë dhe të marrin fund gjobat.
Vasili është shprehur se qytetarët e Tiranës të cilët mezi nxjerrin leket e ditës se punës, gjejnë çdo dite ne xhamat e makinave gjobat pa fund te këtyre palaçove të policisë bashkiake
Postimi:
Duhet të përgjysmohen tarifat e parkingut në Tirane dhe te marrin fund gjobat masakruese per parkingun.
Gjobat pafund ne cdo ore te dites dhe te nates jane burimi I zemërimit shumë shume të madh të mijëra qytetarëve të të gjitha kategorive.
Qytetarët e Tiranës të cilët mezi nxjerrin leket e ditës se punës, gjejnë cdo dite ne xhamat e makinave gjobat pa fund te këtyre palaçove të policisë bashkiake. Gjoba qe jua bejne zero ato pak para qe fitojne me aq mund e djerse.
Këto gjoba janë kthyer në një tmerr për qytetarët e Tiranës, të cilët zhvaten dhe grabiten çdo ditë nga Bashkia e Tiranës, e cila nga ana tjetër vijon të paguajë për inceneratorin që nuk ekziston dhe plerat qe vetem groposen ne menyre primitive.
Tarifat që qytetarët paguajnë çdo orë për parkingun e makinave të tyre në Tiranë jane nje ngarkese ekonomike e rende per ta dhe këto tarifa duhet të përgjysmohen pas 14 Majit.
Ky problem I gjobave dhe parkingjeve eshte bere kritik në Tiranë.
Përgjysmimi I tarifave të parkingjeve dhe eleminimi I kësaj klime të përbindshme gjobvënie ndaj qytetarëve të Tiranës duhet të marrë fund më 14 Maj.
Vetëm në vitin 2021 ishin vendosur nga Policia Bashkiake e Erion Veliajt 330.000 gjoba, gjashtëfishi I gjobave që vë Policia Rrugore.
Boll më.Kjo situate merr fund ne 14 maj!!
Mbi 1600 gazetarë të vrarë në 20 vjet, Rusia mban vendin e parë në EvropëRusia renditet e para në Evropë për sa i përket numrit të gazetarëve të vrarë gjatë kryerjes së detyrës ose për shkak të aktivitetit të tyre profesional, thekson një raport i organizatës ndërkombëtare Reporterët pa Kufi.
Siç theksohet në raport, sulmet sistematike ndaj lirisë së shtypit në Rusi janë intensifikuar që nga viti 2001, viktima të dhunës në këtë vend kanë qenë 37 punonjës të medias, përfshirë Anna Politkovskaya e cila u vra më 7 tetor 2006.
Organizata e konsideron luftën në Ukrainë si një nga shkaqet e numrit të madh të viktimave mes gazetarëve në Ukrainë.Në dy dekadat e fundit, 20 punonjës të medias janë vrarë, duke përfshirë tetë që nga fillimi i pushtimit rus.
Iraku është “udhëheqësi” botëror në vrasjen e gazetarëve.
Në total, 1657 gazetarë u vranë në mbarë botën në 20 vitet e fundit, të cilët ishin viktima të atentateve, vrasjeve me porosi, sulmeve në zona konflikti ose vdiqën pas lëndimeve të rënda.
Iraku renditet i pari për sa i përket numrit të gazetarëve të vrarë (300 gazetarë). Siria është e dyta me 280 gazetarë, e ndjekur nga Afganistani, Jemeni, Palestina dhe Somalia.
Sipas të dhënave të organizatës, më së shumti vdekje të punonjësve të medias janë regjistruar në vitin 2012 (143). Aktivistët e të drejtave të njeriut ia atribuojnë këtë luftës civile në Siri. Pas vitit 2012, numri i viktimave te gazetarët filloi të zvogëlohej. Në vitin 2021, 51 punonjës të medias vdiqën si pasojë e dhunës.
Foto/Mikja e Luizit nxjerr bisedat: Kiara ishte me Ronin dhe Mozzik kur doli nga shtëpia e BBVAProfili në rrjetet sociale me emrin “Jurgena Tusha” që është thënë se është mike e Luiz Ejllit, vazhdon të nxjerrë informacione për Kiarën, e dashura e Luizit brenda BBVA.
Disa story të tjera kanë bërë rrjetin lëmsh sepse aty tregohet se Kiara ka qënë në lidhje me Ronin dhe kanë kaluar pushime sëbashku në Greqi edhe pse ajo ka thënë se ishte me shoqet.
Gjithashtu ka nxjerrë një bisedë private midis saj dhe reperit Mozzik,ku duket se konfirmohet se ata kanë qenë bashkë.
Ajo pretendon se Kiara ka folur me Ronin pasi ka dalë nga shtëpia dhe dikush i shkruan:”Di unë një lajm të sigurt që Kiara gjatë kohës që u eleminua dhe ishte jashtë prej 1 javësh ka qënë në shoqëri të Ron Kokës,madje ai ja ka akoma pashaportën Kiarës(ndoshta tani e kuptojmë pse Kiara nuk mundi të shkojë në Itali për të takuar prindërit?!)
