zoom

Day ArchiveAdriana Lima rikthehet te dashuria e saj e vjetër

Adriana Lima, modelja më jetëgjatë e ‘Victoria’s Secret’, e cila ishte pjesë e saj nga viti 1999 deri në 2018, është rikthyer në kompani si fytyra e “Heavenly Eau de Parfum”.
Modelja 41-vjeçare dhe kompania e njohur ‘Victoria’s Secret’ bënë publik lajmin në Instagram duke shkruar:“Ribashkuar dhe ndjehemi shumë mirë”.

Modelja u shpreh se ky rikthim e ka bërë shumë të emocionuar, shkruan “Pagesix”.
“Jam shumë e emocionuar që do të punoj përsëri me Victoria’s Secret, marka ka qenë gjithmonë si një familje për mua”, tha Lima në një deklaratë, duke vijuar më tej:
“Të jesh fytyra e kësaj fushate dhe aromash ikonike është kaq e veçantë sepse komplimenton bukur shkëlqimin e një gruaje, e cila është simbolike e misionit frymëzues të Victoria’s Secret për të festuar çdo grua. Ishte e mahnitshme të ishim sërish në xhirime me të gjithë, dhe ne patëm kohën më të mirë për ta sjellë këtë mesazh në jetë përmes kësaj aromë të përjetshme”.

“Victoria’s Secret” ndaloi sfilatat në 2019 pasi u përball me vlerësime të dobëta dhe kundërshtime për mungesën e diversitetit racor dhe trupor.

Dua Lipa surprizon fansat, këngëtarja do të shfaqet në ekranin e madh si “Barbie”

Dua Lipa ka një tjetër projekt emocionues në punë. Ajo po përgatitet të regjistrojë këngën për filmin e shumëpritur “Barbie”. Megjithatë, nuk do të kufizohet vetëm në të kënduarit.

Këngëtarja me famë botërore, postoi në llogarinë e saj personale veshur me një version sirenë të kukullës ikonike “Barbie”.

MailOnline zbulon se këngëtarja Dua Lipa do t’i bashkohet projektit, duke publikuar një këngë hit të shkruar enkas për filmin. Përveç shkrimit të këngës për filmin e mbushur me yje, Dua Lipa do të luajë gjithashtu si një version sirenë i “Barbie”, me flokë blu dhe veshja e saj është ngjyrë blu me shkëlqim.

Ndërsa lajmi u mirëprit nga shumë fansa, disa u zemëruan që kryesuesja listës së Aqua në 1997 “Barbie Girl” nuk u përdor, ndërsa të tjerë kërkuan që Britney Spears të performonte këngën.

Krahas fotos, roli i saj u zbulua në një mbishkrim, ku shkruhej “Kjo Barbi është një sirenë” .

Kasti i mbushur me yje të Barbie përfshin gjithashtu America Ferrera, Simu Liu, Issa Rae, Kate McKinnon, Michael Cera, Emma Mackey, Ncuti Gatwa, Emerald Fennell, Alexandra Shipp, Kingsley Ben-Adir, Hari Nef, Ariana Greenblatt, Sharon Rooney, Scott Evans, Rhea Pearlman dhe Will Ferrell.

Trump para gjykatës, publikohen aktakuzat që rëndojnë mbi ish-presidentin e SHBA-së

Donald Trump është bërë presidenti i parë që akuzohet për vepër penale, duke shënuar një kapitull të ri në historinë amerikane.

Ai është deklaruar i pafajshëm për 34 akuza, mes të cilave për falsifikim të të dhënave të biznesit dhe konspiracion për rolin e tij të dyshuar në pagesat e parave të fshehta për dy gra, në fund të fushatës së tij presidenciale në vitin 2016.

Po cilat janë disa nga aktakuzat kryesore ndaj tij:

Nga gushti 2015 deri në dhjetor 2017, Trump dyshohet se orkestroi skemën për të fshehur informacione që mund të dëmtonin fushatën e tij në zgjedhjet presidenciale pëmes një sërë pagesash false

American Media Inc dyshohet se i ka paguar 30,000 dollarë një ish-punonjësi të Trumpit, i cili pretendonte se kishte dijeni mbi një histori për një fëmijë që Trump kishte jashtë martese

Në akuzën e dytë, AMI dyshohet se i ka paguar 150,000 dollarë një gruaje që pretendonte se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Trump. Kur Trump urdhëroi një avokat që të rimbursonte AMI-në në para, një avokat special i tregoi atij se pagesa duhet të bëhej nëpërmjet një kompanie offshore dhe jo me para cash. AMI përfundimisht nuk pranoi rimbursimin pasi u konsultua me avokatin e tyre;

Në akuzën e tretë, 12 ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme presidenciale, këshilltari special i Trump dërgoi 130,000 dollarë për një avokat për një aktore filmash pornografikë

Pasi fitoi zgjedhjet, Trump e rimbursoi avokatin special përmes një sërë pagesash mujore, fillimisht nga fondi i TIJ dhe më vonë nga llogaria e tij bankare. Në total janë lëshuar 11 çeqe për qëllime të dyshimta

Nga gushti 2015 deri në dhjetor 2017, Trump dyshohet se ka orkestruar një skemë për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 duke identifikuar dhe blerë informacione negative rreth tij për të mos lejuar publikimin e tyre

Sulmuesi serb “burgoset” në Angli pas gjestit të shëmtuar ndaj arbitrit

Çmenduria ndaj Manchester United i kushtoi shtrenjtë Aleksandar Mitrovic.

Sulmuesi serb i Fulham City u dënua me tetë ndeshje për shtyrjen e gjyqtarit Chris Kavanagh gjatë ndeshjes çerekfinale të FA Cup kundër Manchester United.

Fulham ishte në avantazhin 1-0 para fitimit të penalltisë nga “Djajtë e Kuq”, e cila rezultoi me përjashtimin e Willian dhe trajnerit Marco Silva, pasuar më tej nga reagimi i Mitrovic.

Tre përjashtime në 40 sekonda, që bënë më pas në kthimin e rezultatit në 3-1 për Manchester United. /zoom.al/

“Je superfallco, je zhgënjim total”/ Efi s’përmbahet ndaj Kiarës: Ke zënë vendin e Oltës

Efi dhe Kiara janë zënë mbrëmjne e sotme live në spektaklin e madh të BBV, teksa debate ka degraduar aq shumë sa Efi e ka konsideruar Kiarën një zhgënjim total.

Sipas Efit, Kiara është duke zëvendësuar Oltën në shtëpi.

“Je superfallco, je zhgënjim total. Nesë dikush ka pyetur se kush do e zëvendësoj Oltën në shtëpi, ja ku e keni. “

Ka qenë Kiara ajo e cila është shprehur se Efi është afruar me Luizin prej saj, ndërkohë që I ka kërkuar të mos përfitoj më në kurriz të saj vëmendje.

“Unë nuk kam dhënë absolutisht asnjë lloj interviste, kurse ti dilje dhe jepje intervista për mua. Nuk mund të përfitosh më në kurrizin tim. Unë kam qenë duke thënë dua të pi një kafe me Efin kur të dal, kurse ti nuk më more asnjëherë në telefon“- tha Kiara.

Donald Trump nën arrest, nga njohja me akuzat te vendimi për lirimin ose jo të ish-presidentit

Ish-presidenti Donald Trump ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit, ku tashmë është nën arrest dhe në paraburgim.

CNN raporton se Trump pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve si pjesë e arrestimit. Trump më pas do të hyjë në sallën e gjyqit dhe do të njihet me akuzat, e më pas do të shpallet fajtor ose i pafajshëm.

Kjo do të jetë një seancë e shpejtë dhe rutinë, por që përfaqëson një moment surreal dhe historik në historinë e SHBA.

Trump nuk pritet të vihet në pranga pas arrestimit të tij, pasi ai do të mbetet nën mbrojtjen e vazhdueshme të forcave të rendit.

Ndërkohë ish-Presidenti Donald Trump reagoi në rrjetet sociale, teksa ishte rrugës për në zyrën e prokurorit, duke shkruar: Duke u nisur për në Manhatanin, në Gjykatë. Duket kaq SUREALE – WOW, ata do të më arrestojnë. Nuk mund të besohet se kjo po ndodh në Amerikë.

Trump del para gjykatës

Ndërsa ish-presidenti amerikan Donald Trump doli para gjykatës në Manhattan, në pritje të nisjes së procesit ku do t’i bëhen të ditura rreth 30 akuzat penale me të cilat do të përballet, mbështetësit e tij u mblodhën jashtë gjykatës.

Si mbështetësit e ish-presidentit ashtu edhe kritikët ndaj tij ishin rreshtuar në rrugë përpara se ish-presidenti të mbërrinte në gjykatë.

Ndërkohë në godinën e gjykatës ka mbërritur edhe Alvin Bragg, prokurori i cili ndjek çështjen.

Në një përmbledhje të asaj që po ndodh dhe që pritet të ndodhë, kujtojmë se sot po zhvillohet një seancë gjyqësore ku do t’i bëhen të ditura akuzat.

Më pas Trump do të pyetet se si deklarohet në lidhje me akuzat, veprim pas të cilit gjyqtari vendos nëse ai do të lirohet me kusht apo do të mbahet në paraburgim.

Në të njëjtën kohë, janë duke u zhvillua përgatitje në Mar-a-Lago për kthimin e Trump.

Janë vendosur karriget dhe flamujt për konferencën për shtyp që pritet të japë ish-presidenti kur të kthehet në Florida.

Shtëpia e Bardhë “kyç gojën” para ngjarjes së paprecedentë

Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur të heshtë në lidhje me akuzën dhe arrestimin e Trump në Nju Jork.

Konferenca e sotme e përditshme për shtyp filloi me çështje të tjera – kryesisht pranimi i Finlandës në NATO.

Megjithatë, shpejt erdhi pyetja e parë në lidhje me aktakuzën e Trump.

“Ky është një rast në zhvillim dhe ne thjesht nuk do të komentojmë. Presidenti do të përqendrohet te populli amerikan, siç bën çdo ditë,” tha sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre.

Trump: Jam i pafajshëm!

Sipas raportimeve të mediave botërore, Donald Trump është deklaruar zyrtarisht i pafajshëm për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit në shkallën e parë në lidhje me një skemë të parave për blerjen e heshtjes në lidhje me marrëdhëniet e tij jashtëmartesore.

Pritet që ish-presidenti mund të flasë me gazetarët pasi të dalë nga salla e gjyqit dhe prokurori i qarkut të Manhattan, Alvin Bragg, planifikon të mbajë së shpejti një konferencë për shtyp.

Gerti këshillon Jorin: Mund të bëjmë diçka më të madhe bashkë, të ndihmoj unë

Flirtimet dhe batutat nuk kanë munguar kurrë mes Gerit dhe Jorit.

Por biseda e sotme ka marrë krejt tjetër rrjedhë mes tyre; Geri ka marrë vetëm për vetëm Jorin të cilën a ka këshilluar të bëhet faktor i rëndësishëm në shtëpi.

“Duhet të përflitesh Jor po u fole bëhesh subjekt duke u bërë subjekt bën lojë, hop situata të ndihmoj unë për çdo gjë”

 

Jetesa me qen ose mace mund të zvogëlojë mundësinë e alergjive tek fëmijët

Të kesh mace dhe qen në shtëpi mund të zvogëlojë rrezikun e alergjive ushqimore tek fëmijët, sipas një studimi të ri, por ka disa variabla që kanë nevojë për shqyrtim të mëtejshëm, thonë alergologët.

Shkencëtarët nga Shkolla Mjekësore e Fukushimës analizuan të dhënat e mijëra fëmijëve të lindur në Japoni midis 2011 dhe 2014, duke parë lidhjen statistikore të të pasurit kafshë shtëpiake me shfaqjen e alergjive ushqimore tek fëmijët.

Hisao Okabe dhe kolegët u fokusuan në familjet që kishin kafshë shtëpiake përpara dhe menjëherë pas lindjes së një fëmije, dhe në alergjitë ushqimore që shfaqën fëmijët në tre vitet e para të jetës. Studiuesit publikuan rezultatet në revistën shkencore Plus One.

Nga 66,000 rastet që ata shikuan, 22% kishin lindur në një familje me një kafshë shtëpiake dhe për këtë arsye ishin ekspozuar ndaj mikrobeve dhe alergjenëve të mundshëm të lidhur me kafshën shtëpiake.

Siç zbuloi ekipi shkencor, fëmijët që u rritën në një shtëpi me një qen shfaqën alergji të lidhura me vezët, qumështin dhe frutat e thata në një shkallë më të ulët se mesatarja e popullsisë së përgjithshme. Ata të mitur që ishin rritur me mace duket se kanë një organizëm më tolerant ndaj vezëve, grurit dhe sojës.

Ka variabla që shkaktojnë paqartësi. Studiuesit theksojnë se familjet me kafshë shtëpiake kanë më shumë gjasa të jetojnë pranë burimeve të tjera të faktorëve stimulues imun. Dhe, siç tha Dr. Thomas Marsh, një alergolog pediatrik në Kings College London, familjet e prirura ndaj alergjive kanë më pak gjasa të kenë kafshë shtëpiake. Këto fakte, dhe jo prania e kafshëve shoqëruese, mund të shpjegojnë, të paktën pjesërisht, rezultatet.

Do të nevojiten studime të mëtejshme për të konfirmuar ose hedhur poshtë kërkimet më të fundit japoneze.

Olta Gixhari reagon për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP,publikon foto me djalin

Olta Gixhari la shtëpinë e Big Brother VIP të shtunën në prime, duke shtangur të gjithë publikun për vendimin e saj, pasi ishte një nga banoret më të forta brenda shtëpisë.

Me arsyetimin se nuk mund të qëndronte më larg djalit të saj të vogël, Olta vendosi të hiqte dorë nga gara.

Një takim i shpejtë me djalin e saj në prime-in e kaluar e shtyu Oltën akoma më shumë të dilte, kjo për shkak të qëndrimit disi të distancuar që i mbajti djali.

Megjithatë duket se ajo po shijon ditët më të mira pranë Amarit dhe këtë nuk ka ngurruar ta tregojë as në rrjetet sociale.

Në një foto duke luajtur me lodra me djalin ajo shkruan: “Gjithë bota ime në një foto. Dashuria e Amar dhe ajo që kam marrë nga ju në këto ditë ma ka mbushur shpirtin plot dhe më ka bërë të besoj se asnjëherë nuk je gabim nëse ndjek rrugën e zemrës. Ju dua shumë të gjithëve”

Del fotoja e parë e Donald Trump në gjykatë, ish-presidenti i heshtur dhe stoik

Ndërkohë që pak më parë ish-presidenti amerikan Donald Trump ka hyrë në gjyq, në pritje të njohjes me rreth 30 akuza penale, kanë dalë pamjet e para nga salla e gjyqit.

Ish-presidenti shihet i ulur në bankën e të akuzuarit së bashku me ekipin e tij të mbrojtjes , ndërkohë që mediat botërore pretendojnë se Trump do ta shpallë veten të pafajshëm ndaj akuzave.

Kujtojmë se gjykata merr sot vendimin në lidhje me lirimin e ish-presidentit apo mbajtjen e tij në paraburgim.