Aplikacion
Mali i Zi ka tanimë një president të ri. Kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Milatoviç fitoi bindshëm, ku sipas Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI), bazuar në 89,3 për qind të votave të numëruara, Milatoviç rrëmbeu 60,1 për qind, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç 39,9 për qind.
37-vjeçari ka hyrë në politikë më pak se tre vite më parë. Ai është shprehur se dëshiron që Mali i Zi të anëtarësohet në BE, megjithëse disa nga partitë që e kanë mbështetur kandidaturën e tij janë pro-ruse.
Por kush është Jakov Milatoviçi dhe çfarë dihet për të?
Jakov Milatoviç, fituesi i zgjedhjeve me shumicë votash në Malin e Zi, është një ekonomist malazez, i cili shërbeu si ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit Ekonomik.
Milatoviç studimet universitare në fushën e ekonomisë i kreu në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Malit të Zi.
Ai kaloi një vit akademik në Universitetin Shtetëror të Illinois si student në SHBA, një semestër në Universitetin e Ekonomisë dhe Biznesit të Vjenës si anëtar i Qeverisë së Austrisë dhe një vit akademik në Universiteti Sapienza i Romës si anëtar i BE-së.
Diplomën e tij Master në Ekonomi e përfundoi në Universitetin e Oksfordit. Karriera e tij në fushën e ekonomisë është shumë e pasur, pasi ka punuar për shumë biznese bankare.
Në vitin 2019, ai u promovua në ekonomist kryesor për vendet e BE-së, përfshirë Rumaninë, Bullgarinë, Kroacinë dhe Slloveninë, dhe u bazua në zyrën e Bankës në Bukuresht.
Milatoviç shërbeu si Ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit Ekonomik në Kabinetin e Krivokapiçit nga 4 dhjetor 2020 deri më 28 prill 2022.
Gjatë mandatit të tij, Milatoviç dhe ministri i financave Milojko Spajiç prezantuan dhe zbatuan programin e diskutueshëm të reformës ekonomike “Evropa Tani”.
Në vitin 2022, Milatoviç dhe Spajiç themeluan partinë politike “Evropa Tan”i, e cila mori pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2022. Milatoviç kryesoi listën zgjedhore të organizatave në Podgoricë si kandidat i saj për kryetar komune./ Zoom.al
Përgjaken rrugët, aksident me vdekje edhe në Durrës. Largohet shoferiRreth orës 21:15, në aksin rrugor Sukth-Manzë, një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. R.
Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë pasagjeri shtetasi M. N, që ndodhej në motomjet, ndërsa drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital nën kujdesine mjekëve.
Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e tij
Aksidenti në fjalë vjen pas atij të Astirit, pasditen e sotme./ Zoom.al
Kapet një rulotë me kanabis në Kapshticë, po shkonte drejt GreqisëKapet në Kapshticë një shtetas i huaj me drogë.
Sipas policisë, personi në fjalë është ndaluar në dalje të doganës së Kapshticës, me një sasi te konsiderueshme lëndësh narkotike.
Mësohet se ai kishte për qëllim kalimin drejt shtetit grek. Nga burime dyshohet se janë sekuestruar një sasi prej rreth 80 kg lëndë narkotike, në mjetin rulot.
Lënda narkotike ka qenë e vendosur në pjesën e pasmë të mjetit. Ky shtetas ka qene i shoqëruar edhe nga një person tjetër në mjet. Mjeti në fillim është futur në skaner ku është pikasur një masë e dyshimtë. Më pas nga kontrolli fizik ka rezultuar lënda narkotike.
Të ndaluarit po merren aktualisht në pyetje nga DVP Korçës, për të hedhur dritë mbi itinerarin dhe destinacionin e ngarkesës.
VIDEO/ Momenti i aksidentit më vdekje te Astiri, viktima kaloi ndarësen e rrugësZoom.al ka siguruar pamjet e aksidentit të rëndë me një viktimë që ndodhi ditën e sotme në Tiranë.
Siç shihet edhe në pamje, viktima hipën fillimisht mbi ndarësen e rrugës dhe kalon një pjesën tjetër të Unazës së Re.
Në momentin që ai kalon nga ndarësja në rrugë goditet nga një makinë që vinte me shpejtësi nga ish-Dogana dhe udhëtonte në drejtim të Pallatit me Shigjeta.
Goditja ishte fatale dhe këmbësori humbi jetën.
Historike në Mal të Zi/Millatoviç fiton zgjedhjet presidenciale, Gjukanoviç rrëzohet pas 33 vjetësh
Kandidati për president të Malit të Zi, Jakov Millatoviç, ka fituar rreth 60 për qind të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kurse kundërkandidati i tij, presidenti aktual, Millo Gjukanoviç, ka marrë rreth 40 për qind, treguan rezultatet preliminare prej 55 për qind votave të numëruara nga Qendra e Monitorimit.
Bazuar në të dhënat e Qendrës për Tranzicion Demokratik, pjesëmarrja në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ishte 7.7 për qind më e lartë se në rundin e parë, i cili u mbajt më 19 mars.
Në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kanë votuar rreth 383.3 mijë votues ose 70.7 për qind.
Pasi fituan më së shumti vota në rundin e parë zgjedhor të 19 marsit, kandidatët për pozitën e presidentit për një mandat pesëvjeçar janë Millo Gjukanoviçi dhe Jakov Millatoviç.
Ndërsa, Jakov Millatoviç, është kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, parti e themeluar në qershor të vitit të kaluar. 37-vjeçari ka hyrë në politikë që më pak se tre vjet.
Ai ka thënë se dëshiron që Mali i Zi të anëtarësohet në BE, megjithëse disa nga partitë që e kanë mbështetur kandidaturën e tij janë pro-ruse.
Ndërsa, Gjukanoviç është udhëheqës i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe president aktual i Malit të Zi. 61-vjeçari ka qenë në krye të politikës malazeze për më shumë se 33 vjet.
Ai ka qenë një aleat kryesor i Perëndimit për kundërshtimin e ndikimit rus. Ai ka këmbëngulur se kjo betejë nuk ka përfunduar pavarësisht anëtarësimit të Malit të Zi në NATO shkaku i politikave të supozuara ekspansioniste të Serbisë dhe ndikimit të Rusisë.
Të drejtën për të votuar për njërin prej tyre kishin 542.154 qytetarë. Më së shumti votues ka në Podgoricë, gjithsej 143.609, ndërsa më së paku ka në qytetin në veri të vendit, në Shavnik, ku janë të regjistruar vetëm 1.777 votues.
Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që nga ripërtëritja e pavarësisë së Malit të Zi dhe të shtatat që nga futja e sistemit shumë-partiak.
VIDEO/ Pamje të rënda nga Astiri, viktima i shtrirë në mes të rrugësNjë aksident i rëndë me një viktimë ndodhi mbrëmjen e sotme në Unazën e Re.
Një këmbësor teksa ka qenë duke kaluar në pjesën e Unazës është përplasur nga një makinë dhe për rrjedhojë ka humbur jetën.
Policia thotë se viktima nuk është identifikuar ende. Zoom.al ka siguruar pamjet e këtij rënda teksa shihet viktima i shtrirë në mes të rrugës.
Nxënësit, pushim nga 3 deri në 9 prill/ Ministrja e Arsimit ka një njoftim të rëndësishëm
View this post on Instagram
Ministrja e Arsimit ka ndarë një mesazh për nxënësit e shkollës fillore në kuadër të pushimeve pranverore. Kushi udhëzoi të gjithë nxënësit që këtë periudhë ta shfrytëzojnë për të luajtur me njëri-tjetrin si dhe të shijojnë natyrën.
“Të dashur fëmijë!
Siç e kemi njoftuar edhe në fillim të këtij viti shkollor, java e ardhshme 3 deri në 9 prill do të jetë java e pushimeve për nxënësit në shkollat 9-vjeçare, një traditë e rikthyer tashmë pas shumë vitesh.
Këto ditë pushimi le të shërbejnë për të marrë energji të reja pozitive duke kaluar sa më shumë kohë me familjet dhe të afërmit tuaj. Shfrytëzojeni këtë mundësi për t’u angazhuar në aktivitete të larmishme sociale, sportive, artistike, kulturore, etj.
Sigurisht që do të keni mjaftueshëm kohë që të luani në ajër të pastër, të bisedoni me njëri-tjetrin dhe të shijoni natyrën në këto ditë të bukura pranverore.
Por kam edhe një këshillë që unë gjithnjë e quaj të domosdoshme për ju gjatë pushimeve. Mos iu ndani librit dhe leximit! Bashkë me prindërit, vëllezërit e motrat, lexoni libra të bukur për moshën tuaj, libra artistikë, poezi, fabula, romane, etj.
Pushime të gëzuara!”- shkroi Kushi.
Inceneratori i Tiranës, a e ka administruar SPAK dëshminë e biznesmenit Italian?
Mediat në Tiranë publikuan publikuan sëfundi dëshminë e një shtetasi italian që nxjerr në dritë të tjera të dhëna interesante që e bëjnë edhe më të madh skandalin e inceneratorit të Tiranës.
Bëhet fjalë për biznesmenin Italian, Gabriele Longinnoti, ish-ortak i Alberto Pressezit, pronarit të koncesionit të inceneratorit të Tiranë.
Duke folur për “Piranjat” ai tha se njeri nga inceneratoret e sjelle ne Shqiperi eshte cmontuar ne Konstanca te Rumanise nga kompania italiane dhe Bashkia e Konstances i pagoi asaj 75 mije euro vetem qe ta hiqte, pasi inceneratori nuk vlente asnje qindarke.
Me pas, biznesmeni italian pretendon se Presezzi ja shiti Shqiperise, inceneratorin per qindra milione euro dhe ne kete transaksion eshte perfshire dhe kryetari i Bashkise se Tiranes Erion Veliaj, ndersa parate u financuan nga Irani.
Nuk dihet me saktësi vërtetësia e kësaj dëshmie, por nëse ajo është e vërtetë atëherë skandali është vërtetë i madh dhe duhet të ketë persona përgjegjës që duhet të japin llogari para ligjit.
Por këtë vërtetësi i takon SPAK-ut ta konfirmojë. Sëpari gjëja e parë që Prokuroria e Posaccme duhet të bëjë është të administrojë dëshminë e biznesimenit Italian dhe më pas të nisë verifikimet nëse të dhënat e deklaruara prej tij janë të sakta.
Më pas SPAK duhet të thërrasë për të dhënë dëshminë e tij biznesmenin italian dhe më pas edhe aktorët e tjerë që përmenden në dëshminë e tij, përfshi këtu edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.
Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas këmbësorinNjë aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 19:20, në Unazë të Re.
Shtetasi P. M, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit.
Kosova në protestë për Hashim Thaçin, Rama shfaqet i lumtur në krah të VuçiçitSheshet e Prishtinës dhe shumë qyteteve të tjera në Kosovë janë mbushur sot me mijëra qytetarë në marshin e drejtësisë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen për gjykim në Hagë.
Marshim ky që ka gjetur mbështetjen e shumë shqiptarëve anemban botës, por edhe të shumë figurave publike të botës shqiptare.
I vetmi që duket se nuk ja ka ndjerë për këtë sensibilizim mbareshqiptar është kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili si për ironi ndaj këtij marshimi është shfaqur pikërisht me mikun e tij, Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në panairin e verërave në Bardolino, Itali, ku krahas presidentit serb Aleksandër Vuçiç, takoi edhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Në fokus të bisedimeve ishte “Open Balkan”, për të cilin Rama bëri të ditur se takimi i radhës do të jetë në fund të majit në Shqipëri, ku do të mbahet edhe një panair vere.Ndërkohë Rama përmendi sërish rëndësinë e “Ballkanit të Hapur” duke shtuar se shëmbimi tregtar u rrit me 24.8% falë bashkëpunimit të 3 vendeve.
Ai theksoi se është e rëndësishme që të tre vendet të punojnë në një këndvështrim strategjik për forcimin e lidhjeve me BE-në, forcimin e bashkëpunimit dhe në të njëjtën kohë për të siguruar që të ketë një dialog dhe sqaroi se procedura nuk është në kundërshtim me integrimin europian.
Rama përmendi Kosovën si shkaktarin e mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe vlerësoi se kjo është arsyeja për të folur më shumë, jo më pak, ndërsa shtoi se Kurti tani është shumë më i hapur për bisedime se më parë.
“Ndonjëherë ka mosmarrëveshje vërtet të mëdha mes nesh, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën dhe kjo është arsyeja për të folur më shumë. Dialogu është gjëja më e rëndësishme. Nëse do të vazhdonim të mos flisnim me njëri-tjetrin, të qëndronim pas barrikadave në Ballkan, do të ishte shumë e vështirë për të gjithë ne”, tha Rama.
Në përfundim kishte edhe një mesazh për tre vendet e tjera, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe Malin e Zi që pret të bëhen sa më shpejt pjesë e iniciativës së Ballkanit të Hapur.
“Duhet të vazhdojmë në këtë drejtim, të përballemi me të gjitha pengesat dhe problemet. Dashuria për vendin tënd nuk do të thotë të urresh të tjerët. Le të vazhdojmë të ecim përpara dhe kjo do të na ndihmojë”, përfundoi Rama.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se kanë biseduar se si të ndihmohen njerëzit e thjeshtë dhe si të hiqen të gjitha pengesat e të mundësohet tregtia e lirë dhe qarkullimi i lirë i mallrave dhe njerëzve.
“Ne folëm për shumë çështje të rëndësishme për të bërë gjithçka gati para fillimit të sezonit veror. Mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme. Ne folëm edhe për shumë çështje të tjera, si ato që kanë të bëjnë me guximin”, tha Vucic.
Edhe Vuçiç përmendi shkëmbimin tregtar mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut që po bëhet gjithnjë e më i madh dhe se është rritur me 50% në tre vitet e fundit. Megjithatë i cilësoi vonesat e kamionëve të mallrave në kufi si pengesë.
“Pengesa më e madhe për ne në Ballkanin Perëndimor janë kufijtë, sepse kur ke një kamion që transporton, ata vozisin 30% të kohës dhe 70% e shpenzojnë në pikat kufitare”, tha Vuçiç.
Po ashtu u shpreh se së shpejti pret përfundimin e procesit të sigurimit të lejeve të punës. Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitër Kovaçevski, u shpreh se “Ballkani i Hapur” është një iniciativë që jep rezultate në ekonomi.