zoom

Day ArchiveKeisi zbulon sekretin e saj: Jam e dashuruar me Lorencin, këngëtari e përqafon

Historia e tyre është kthyer në një romancë apo shoqëri që askush nuk po di ti vendosë një emër.

Keisi sot i ka rrëfyer Lorencit e Nitës se sekreti që ajo kishte treguar në dhomën e rrëfimit ishte se ka qenë e dashuruar me një banor të BBV. Ajo zbuloi gjithashtu se bëhej fjalë për Lorencin, duke e nënkuptuar se e kishte përballë kur po fliste me të.

Keisi: Po si nuk e gjetët sekretin tim? Që isha e dashuruar

Lorenci: Me kë mi? Me Kristin?

Keisi: Jo, e kam përballë.

Lorenci: Shikoje cfarë thotë, paska thënë që jam dashuruar me një person, përballë.

Nita: Oo kuku.

Lorenci: Tani e kapa unë.

Pas kësaj Lorenci i ka dhënë një përqafim.

 

Plagosja me thikë te Komuna e Parisit, policia jep detajet e para

Policia ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme te Komuna e Parisit në Tiranë, ku 19-vjeçar mbeti i plagosur me thikë.

Policia thotë se autor i ngjarjes është 20-vjeçari me inicialet A.B, ndërsa i plagosur ka mbetur 19-vjeçari me inicialet E.T.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Plagosi me thikë një 19-vjeçar, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Komunën e Parisit, gjatë të cilit shtetasi A. B., kishte goditur me mjet prerës shtetasin E. T., 19 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. T.

Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Çmendet dynjaja, tjetër plagosje me thikë. Kësaj here në Tiranë

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku si mjet në konflikt është përdorur thika.

Kësaj here ngjarja ka ndodhur në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, ku një 19-vjeçar është plagosur me thikë.

Ai është dërguar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Policia bënë të ditur se falë reagimit në kohë është kapur e vënë në pranga autori.

Ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Do të shklyj, do të zhgarravis”/ Për çfarë diskutuan Olta dhe Lorenci

Lorenci dhe Olta kanë diskutuar sot për mënyrën se si ka luajtur Luizi. Olta nuk ka qenë dakord duke thënë se Luizi ka kërcënuar shumë banorë dhe për këtë duhet të ishte jashtë.

Olta: Do zhgarravis njërën, do të shklyj tjetrës, do të bështyj, kërcënimet që ai ka bërë këtu duheshe nxjerrë jashtë.

Lorenci: Ça duan njerëzit ne nuk e dimë, unë po vij këtu, kam ardhur këtu kur kanë qenë 2 muaj. Vijmë gati në fund, mund të them unë tërë ditën do dal do bëj, ku e di unë ç’impakt kam jashtë. Njerëzit votojnë. Kur të duan të duan, s’ke ça bën, edhe po i shave ti të gjithë anën tënde do mbajnë se të duan.

Olta: Njerëzit kur rri shumë kohë afeksionohen me personazhin

Lorenci: Mund edhe të lodhen. Po të deshën të duan dhe kur kërcënon e shan.

VIDEO/ Dalin pamjet nga vendngjarja ku u vra i riu në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme edhe në qytetin e Elbasanit ku një i ri ka plagosur veten me thikë në zemër veten brenda banesës së tij.

Si pasojë e plagës së marrë në zemër 33-vjeçari Sali Hajdari ka ndërruar jetë.

Paraprakisht sipas dëshmive të siguruara nga policia rezulton se 33-vjeçari vuante prej një kohe të gjatë nga probleme të shëndetit mendor dhe dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur gjatë një momenti të përkeqësimit të gjendjes së tij mendore.

Zoom.al ka siguruar pamjet nga vendi ky u gjet i gjakosur 33-vjeçari.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

VIDEO/Dalin pamjet nga vendi i vrasjes së dyfishtë në Kavajë, Rexha u vra në sy të fëmijës

Dy persona humbën jetën mbrëmjen e sotme në Kavajë, si pasojë e një konflikti mes tyre.

Dyshohet se viktimat kanë pasur konflikt të mëparshëm dhe janë takuar për t’u sqaruar.

Takimi është kryer në zonën e njohur si “kryqëzimi i valutës” ku edhe janë konfliktuar sërish.

Ka qenë Armand Gosa ai që ka qëlluar fillimisht me thikë Sali Rexhën, ndërsa ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Gosës.

Dyshohet se në momentin e ngjarjes një nga viktimat, Sali Rexha ka qenë në shoqërinë e fëmijës së tij të mitur.

Të dy personat e përfshirë në konflikt kanë humbur jetën.

 

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Shkuan për t’u sqaruar, zbardhet vrasja e dyfishtë në Kavajë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak më parë në Kavajë, ku dy persona humbën jetën pas një konflikti.

Dyshohet se viktimat kanë pasur konflikt të mëparshëm dhe janë takuar për t’u sqaruar.

Takimi është kryer në zonën e njohur si “kryqëzimi i valutës”, ku edhe janë konfliktuar sërish.

Ka qenë Armand Gosa ai që ka qëlluar fillimisht me mjet prerës të tipit thikë Sali Rexhën, ndërsa ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Gosës./ Zoom.al

Një tjetër viktimë në vend, i riu nga Elbasani i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit ku një i ri ka plagosur veten me thikë në zemër brenda banesës së tij.

Raportohet se 33-vjeçari Sali Hajdari është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht sipas dëshmive të siguruara nga policia rezulton se 33-vjeçari vuante prej një kohe të gjatë nga probleme të shëndetit mendor dhe dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur gjatë një momenti të përkeqësimit të gjendjes së tij mendore.

Shqiptari rrëfen bullizmin e përjetuar: Grekët më thoshin morraxhi, njërit i kafshova hundën

Xhimi, i njohur për video e tij virale në “TikTok”, ka folur për bullizmin që ka përjetuar fëmijë në Greqi.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Xhimi ka rrëfyer të gjithë vështirësitë që ka kaluar nga bullzmi i nxënësve, te mësuesja dhe deri te puna për herë të parë në moshën 12-vjeçare.

“Gjithmonë unë këto videot i bëj në orar të punës dhe të them të drejtën, ata që bëjnë më shumë humor, janë edhe ata që janë më të vuajtur. Edhe ne kemi ikur që në ’98 në Greqi dhe atje e kam vuajtur shumë racizmin. Ikim nga një fshat i Kavajës me të gjithë familjen dhe atje kam kaluar shumë racizëm në shkollë. Nuk më pranonin nxënësit dhe nga mësuesit kam vuajtur. Unë kam mbajtur dhe flokët e gjata dhe çfarë nuk më thoshin, lahu se ke morra, shko pri thonjtë, kastile mësuesja më binte furçë dhe më thoshte laje gojën. Edhe nxënësit e tjetër më shanin dhe më ofendonin. Isha 8-vjeç dhe ishte një gjë shumë e keqe. Aty pastaj pash një shqiptar që më tregoi një barsaletë dhe kam qeshur gjithë ditën. Edhe sa dilja nga shkolla, shkoja nëpër kasollet e shqiptarëve të cilët më tregonin barsaletat. I harrova se 12-vjeç u largova, fillova punë dyer-alumin dhe shkoja në shkollë. Ishte shumë e vështirë dhe me rrogën e parë u regjistrova në kick-box.

Një herë më erdhën një tuf me grekë, gati 20 veta, unë i kafshova njërit hundën fort dhe sa vajta në shtëpi, më vjen policia greke dhe më thanë kush është gangsteri. Dola unë as një metër dhe i thanë prindërve të atij djalit që s’kam çfarë t’i bëj unë këtij se është vetëm 8 vjeç”, rrëfeu ai.

 

Emrat/ Kush janë dy personat që vranë njëri-tjetrin në Kavajë

Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, po 43 vjeç, në Kavajë, pak momente më herët.

Rexha më pas  ka plagosur me armë zjarri Gosën dhe të dy vdiqën në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të plota.

Në përditësim…