Aplikacion
Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Greqi do të mbahen në maj, vetëm disa javë përpara përfundimit zyrtar të mandatit të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në fillim të korrikut. “Votimi në korrik nuk do të funksiononte sepse ka shumë gjasa që të nevojitet një votim i dytë”, tha ai.
Njoftimi i kryeministrit vjen rreth tre javë pas katastrofës së trenit në Larisa, më e keqja në historinë greke, në të cilën vdiqën rreth 46 njerëz dhe mbi 130 të plagosur.
“Nuk do të ishte shumë funksionale që të votoje në korrik, pasi me shumë mundësi do të kishte nevojë dhe për një raund të dytë”, – tha ai.
Me këtë vendim duket se kryeministri po i jep rëndësinë e duhur edhe sezonit turistik, pasi përjashtoi skenarin e zgjedhjeve në korrik ose në gusht.
Shumë ekspertë e kanë vlerësuar këtë vendim të kryeministrit për të afruar zgjedhjet si të ndikuar nga aksidenti hekurudhor në Larisa ku 46 persona humbën jetën, ndërkohë që mbi 130 të tjerë mbetën të lënduar.
Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në këtë muaj do të zhvillojë edhe fqinji i Greqisë, Turqia, me të cilën kohët e fundit janë zbutur tonet pas tensioneve në Egje.
Deri më tani në garë janë dy kandidatë presidenti aktual Rexhep Tayip Erdogan dhe rivali i tij nga opozita.
Nga Pushkin te Putin: Si literatura ruse ka nxitur gjithmonë luftëNë një nga rrugët e Hoholiv, një qytet në lindje të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, gjendet emri Mikhail Lermontov, një poet rus i shekullit të 19. Lermontov nuk e kishte vizituar kurrë Ukrainën dhe vetëm pak poema të tij e përmendin Ukrainën. Por rrugët atje, kanë emrin e tij dhe të figurave të tjera të kulturës ruse, një trashëgimi e të shkuarës imperialiste sovjetike. Hoholiv, nderon edhe Anton Chekhov, Vladimir Mayakovsky, dhe Aleksandr Pushkin. Emërimi i rrugëve, qyteteve e fshatrave është një lloj kontrolli kolonial. Çdo emër rus është fshirje e një emri ukrainas. Emrat e rrugëve ishin mjet për të zhdukur kujtimet lokale.
Gjithsesi, figurat e mëdha të literaturës ruse nuk i lanë emrat e tyre në projektet pushtues që kishte vendi. Shumë më tepër se sa njihet zakonisht, shkrimet e tyre ndihmuan gjithashtu në formësimin, transportin dhe rrënjosjen e ideologjisë perandorake të Rusisë dhe botëkuptimit nacionalist.
Po për Lermontov? Ai ka një imazh specifik në letërsinë ruse, si shkrimtar, ushtar, don zhuan dhe poet romantik. Ai sillte imazhe idilike të Kaukazit, të cilat kishin pushtuar imagjinatën e tij si shumë shkrimtarë të tjerë të famshëm rusë. Ashtu si Pushkin, ai vdiq në mënyrë dramatike në një duel.
Por, pas romanticizmit të shekullit 19-të, ka diçka tjetër: sundimi i ftohtë i një perandorie. Poezia më e famshme e Lermontov, Mtsyri ose Fillestari, shkruar në 1839-n është një është një rrëfim idilik i një murgu kaukazian të zënë rob nga një oficer i ushtrisë ruse kur ishte djalë. Emocioni kryesor i poezisë ishte ndjesia e mungesës së shpresës: Historia krenare dhe e lavdishme e popullit të Kaukazit është në të kaluarën dhe është zhdukur përgjithmonë, dhe nostalgjia e personazhit kryesor për një të kaluar të humbur na tregon se ai i përket anës së poshtëruar të njerëzimit. Në Ulansha, një poezi e hershme e Lermontov, ai rikujton përdhunimin në grup të një gruaje nga ushtarët rusë; teksti nuk ka asnjë shenjë simpatie për viktimën. Një tjetër poezi, Kavkazets ose Kaukazët, tregon se kaukazianët e vërtetë nuk janë banorët aty, por ushtarët rusë që pushtuan vendin në fillim të shekullit 19-të, si sovjetikët që pushtuan Afganistanin dhe nisën të quheshin afganë.
Ashtu si Lermontovi ndërtoi këtë imperializëm mbi Kaukazin, Pushkin e bëri me Ukrainën.
Take Poltava, poezia e Pushki për Ivan Mazepa, një komandant ukrainas që u rebelua kundër Carit Pjetri i Madh kur ai po rriste kontrolli rus në Ukrainë. Për ukrainasit, Mazepa është një simbol i rezistencës kombëtare kundër dominimit rus. Për ukrainasit, Pjetri theu marrëveshjen e ruajtjes së autonomisë së Ukrainës. Për rusët, çdo aludim se Ukraina ishte autonome, ishte mashtrim, siç thotë edhe Putin tani. Pushkin e përmend Mazepan si një tradhtar të rëndomtë që do të derdhte gjakun ashtu si derdh ujin. Ukrainasit duhet të jenë mëshiruar dhe të përbuzur, sugjeron poezia, si “miq të kohëve të vjetra dhe të përgjakshme”.
Nëse nis të kërkosh, do të gjesh plot detaje në letërsinë ruse, për diskursin imperialist, romantizmin e pushtimit dhe mizorisë e asgjë për pasojat.
Do të gjesh të njëjtin mesazh tek shkrimtari rus, Nikolai Gogol, në novelën e tij, Taras Bulba. Kur Gogol, i lindur në Ukrainë, ndërroi identitetin e tij, ai shpenzoi shumë nga talenti i tij për të provuar se të gjitha gjërat ukrainase janë të vjetruara dhe, më e rëndësishmja, mizore. Sipas fjalëve të Gogolit, ata kanë nevojë për perandorinë ruse që të mund të civilizohen.
Kishte patjetër një rrugë alternative për t’i parë gjëra. Disa vite pasi Gogol dhe Pushkin kishin krijuar imazhin e tyre ukrainas si pjesë e një të kaluare të vjetruar dhe mizore, Taras Shevchenko – një poet, piktor dhe hero kombëtar ukrainas – po u thoshte bashkatdhetarëve të tij se shpirti antitiranik dhe protodemokratik i kaukaziansiëve nuk ishte një relike nga e kaluara, por një pararojë e së ardhmes.
Këndvështrimi i Shevchenko ishte i ndryshëm nga Lermontov: uk kishte peizazhe idilike ku dominimi i romantizuar rus ka fshirë historinë, por një skenë shumë dramatike ku dhuna perandorake prodhon lumenj gjaku dhe rezistencë është e fortë dhe e pakompromis.
“Boritesya – Poboret”, “lufto dhe do të fitosh”, slogani ikonik i Shevchenko kundër tiranisë, vjen nga poezia e tij për Kaukazin. Ndërkohë që Kaukazi i Lermontov është me borë të bardhë, e ftohtë dhe larg vuajtjeve njerëzore, ai i Shevchenko është i kuq gjak dhe i mbushur me beteja për liri.
Lermontov shkruan një poezi për një përdhunim kolektiv nga këndvështrimi i rusëve; Imazhi i rikthyer i Shevchenkos është ai i një pokrytka – ukrainase për “grua e rënë”. Poema e tij fetare provokuese Mariia vendos një paralele midis një panorame ukrainase që lind një fëmijë jashtëmartesor nga një ushtar i Moskës, ndoshta pas një përdhunimi, dhe nënës së Jezusit – si nëna të vetmuara dhe të vuajtura. Empatia ndaj grave që pësuan dhunë seksuale është përgjigja e Shevchenkos ndaj poetizimit të përdhunimit të Lermontov, ku në të dyja rastet, burri është Rusia dhe viktima është një subjekt i pushtuar.
Në të njëjtën kohë që orientalizmi europian po zhvillonte një imazh të shoqërive afrikane dhe aziatike se nuk kishin histori që ia vlente të tregohej, letërsia ruse po ndërtonte një imazh të Kaukazit dhe Ukrainës si shoqëri, historitë e dhunshme të të cilave meritonin të harroheshin.
Paralelizmi me situatën e sotshme është i thellë dhe i gjerë. Pushkin “Për shpifësit e Rusisë” është një shembull i jashtëzakonshëm i një pamfleti anti-europian që kanalizon imperializmin agresiv rus. Trajtimi i tij i kryengritjes polake të viteve 1830-1831 është në një farë mënyre i ngjashëm me pikëpamjen aktuale të Kremlinit për të ashtuquajturat revolucione me ngjyra në ish-perandorinë sovjetike. Pushkin kërcënon Europën me luftën dhe i rikujton lexuesëve fuqinë ruse.
Ka një vijë të drejtë nga ideologjia e Pushkinit deri te retorika e sotme neo-perandorake. Një nga sloganet ruse gjatë luftës Rusi-Ukrainë ka qenë “ne mund të përsërisim” – duke kujtuar qëllimisht luftërat e kaluara të shkatërrimit dhe pushtimit për të frikësuar armiqtë e imagjinuar të Rusisë. Në mënyrë të ngjashme, poeti rus dhe bashkëkohësi i Pushkinit, Fyodor Tyutchev, në kohën e revolucioneve europiane të vitit 1848, e festoi perandorinë ruse si mburojën e Europës për të parandaluar shpërthimin e demokracisë së rrezikshme – ashtu si Rusia është sot modeli autoritar për forcat antidemokratike në Europë, të majta e të djathta.
Kur studiuesit perëndimorë flasin për epokën e artë të letërsisë ruse në shekullin e 19-të si një luftë intelektuale midis perëndimorëve dhe sllavofilëve, atyre u mungon rryma e fshehtë nacionaliste dhe imperialiste e përbashkët tek të dy. Edhe të ashtuquajturit perëndimorizuesit, besonin në përjashtimin rus, shpesh u kthyen në kundërshtarë radikalë të asaj që ata mendonin se përfaqësonte Europa liberale dhe shpeshherë vlerësonin një model tiranik të shoqërisë. Pak autorë e ilustrojnë më mirë këtë fenomen sesa romancieri rus Fjodor Dostoevsky, i cili nga radikal socialist në rininë e tij u kthye në fundamentalist fetar më vonë në jetë. Ai tha se socialistët dhe komunistët rusë “nuk ishin europianë” dhe “do të përfundojnë duke u bërë rusë të vërtetë” – me fjalë të tjera, do të përfundojnë duke refuzuar Perëndimin. Në romanin Demonët, Dostojevski i përshkruan idetë perëndimore si joshje “demonike” që duhen dënuar.
Pavarësisht nëse këta shkrimtarë përqafuan në mënyrë sipërfaqësore idetë perëndimore apo jo, prizmi i tyre etno-nacionalist, perandorak ndihmoi ta çonte Rusinë drejt tiranisë. Të hedhura në tokën ruse, edhe idetë përparimtare perëndimore u shndërruan në një tirani të re dhe më të fortë – qoftë nën modernizimin e madh të Pjetrit të Madh apo bolshevikët, tirania vrastare e të cilëve ishte ndërtuar mbi idetë socialiste europiane.
Të gjitha këto gjëra vazhdojnë ende sot. Kur Rusia shkatërroi Çeçeninë në 1990-n, ndezi beteja artificiale separatiste në Moldavi dhe Gjeorgji në vitet 1990, pushtoi Gjeorgjinë në 2008 dhe pushtoi Ukrainën në 2014, këto akte brutaliteti kishin bazat e tyre intelektuale në klasikët e mëdhenj të letërsisë ruse dhe qëndrimet e autorëve të tyre ndaj perandorive dhe pushtuesve të perandorisë.
Sot, këta autorë i thonë rusëve se nuk ka asgjë për të respektuar në tokat ku ushtarët rusë pushtojnë. Kur Pushkin i përshkroi ukrainasit si të përgjakshëm dhe mizorë, ky ishte vetëm versioni i shekullit të 19-të i narrativës së sotme propagandistike për ukrainasit si nazistë të dyshuar, fati historik i të cilëve është vdekja dhe nënshtrimi. Kur Tyutchev e paraqet Rusinë e shekullit të 19-të si shpëtimtarin e lavdishëm të Europës nga demokracia, atij i bëhet jehonë në luftën e Putinit për të përmbysur revolucionet me ngjyra në Ukrainë dhe gjetkë.
Sigurisht nuk i ka fajet kultura ruse për krimet e luftës dhe lidhja e kulturës dhe politikës nuk është kurrë lineare. Por është idiotësi të mendosh se kultura ruse nuk ka ndikim në diskursin imperialist që ka qenë në qendër të politikave ruse për vite me radhë. Dhe megjithëse universitetet perëndimore studiojnë imperializmin dhe orientalizmin në kanunin letrar perëndimor – romancierët Gustave Flaubert, Rudyard Kipling dhe Joseph Conrad vijnë menjëherë në mendje – ata pothuajse plotësisht kanë injoruar tendenca të ngjashme në letërsinë e perandorisë së fundit koloniale të pa rindërtuar në botë, e cila po lufton një tjetër luftë të pushtimit perandorak.
Pra, nëse jeni duke kërkuar për rrënjët e dhunës së Rusisë kundër fqinjëve të saj, dëshirën e saj për të fshirë historinë e saj dhe refuzimin e ideve të demokracisë liberale, do të gjeni disa nga përgjigjet në faqet e Pushkinit, Lermontovit dhe Dostojevskit./ForeignPolicy
Banka e SHBA “anashkalon” sinjalet e kuqe të ekonomisë, rrit përsëri normën e interesitBanka Qendrore amerikane rriti përsëri të mërkurën normën e interesit me 0.25 për qind, në vazhdim të përpjekjeve për të ulur inflacionin, pavarësisht shqetësimeve se rritja e normës së huamarrjes mund të përkeqësojnë situatën në sistemin bankar.
“Sistemi bankar i Shteteve të Bashkuara është i shëndoshë dhe i qëndrueshëm,” tha Banka në një deklaratë.
Rezerva Federale paralajmëroi njëkohësisht se rënia e dy bankave të mëdha amerikane “ka të ngjarë të sjellë si rezultat forcimin e kushteve të kreditimit” dhe “të ndikojë tek aktiviteti ekonomik, punësimi dhe inflacioni”.
Banka Qendrore sinjalizoi gjithashtu se ka të ngjarë të jetë pranë fundit të rritjes agresive të normave të interesit.
Megjithatë, Banka bën të qartë se “inflacioni mbetet i lartë”.
Duke folur në një konferencë shtypi, kreu i Rezervës Federale, Jerome Powell tha se “procesi i uljes së inflacionit në 2% do të jetë i gjatë dhe i vështirë”.
Zoti Powell pranoi se disa banka mund të ulin ritmin e kreditimit në një kohë shqetësimesh të thella në sistemin financiar, gjë që mund të ngadalësojë ekonominë dhe ndoshta të veprojë në mënyrë të ngjashme me me një rritje të normës tremujore.
Eksperti: Pse SPAK po zvarrit çështjen e Arben AhmetajtEksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, gjatë një interviste për një media në vend, ka folur më tej rreth hetimit të hapur për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.
Karamuço është shprehur se SPAK po e zvarrit çështjen duke i lënë vend opinionit publik dhe mediave që të avancojnë më shumë se organet hetimore.
Gazetarja: Si ka vepruar SPAK deri tani, shohim qe ka nisur hetimi që në 19 shtator të vitit të kaluar dhe bëhen kontrollet e banesave në 8 mars të këtij viti. Pak ditë më parë kemi mësuar që SPAK i ka nisur këto hetime disa ditë më parë, si ka mundësi që bëhen me aq vonesë?
Ervin Karamuço: Unë e kam dëgjuar edhe drejtuesin e SPAK dhe aty ai vetë shfaqi disa problematika në një raportim pranë KLP-së edhe në cilësi të hetimeve të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit që sipas tij nuk janë në nivelin që duhet të jenë për të zhvilluar hetime profesionale po ashtu dhe të mbingarkesës në punë dhe në fund tha se mbajmë parasysh disa çështje prioritare dhe nuk dha cilësi apo element se për cilat çështje bëhet fjalë.
E ka në juridiksion SPAK-u që të zvarrisë dhe të vonojë çështje duke i lënë vend opinionit publik dhe mediave që të avancojnë për çështje të caktuara më tepër se organet hetimore. Ky është një hetim që është në një fazë në zhvillim dhe nuk kemi ende një akuzë të ngritur apo të paktën komunikim akuze. Për publikun kjo ngjan sikur është fundi por ky është vetëm fillimi. Është shumë shpejt për të folur për këtë gjë. Derisa nuk ka një akuzë të lidhur të drejtpërdrejtë për inceneratorët ajo do të dalë gjatë rrugës ca do të ketë gjatë rrugës kjo çështje është ndërtuar në mënyrë të veçantë.
Kam vënë re së fundmi kundërshtimin dhe prapësimet që janë bërë në gjykatë vetë avokatët e subjektit, këtu flitet për një çështje që kanë të bëjnë më proces të rregullt ligjor me mënyrën si janë marrë sendet e kontrolli, mënyrën e identifikimit se kush është aset i vetë subjektit këto janë çështje që duhet të trajtohen dhe do të japë një verdikt gjykata.
Kurti rrëfen të pathënat e propozimit europian dhe prapaskenat në OhërKryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar “prapaskenat” e takimit në Ohër dhe propozimit europian. Edhe pse deri më tani nuk ishte përmendur dhe madje është një ndër gurëg që po përdor Serbia, Kurti ka pohuar sot në një intervistë për mediat kosovare se në nenin 10 të planit europian përfshihet asociacioni i komunave serbe.
Deklarata e fortë e kryeministrit, Albin Kurti vjen në një kohë kur tensioni i negociatave është i madh dhe sapo është finalizuar kompromisi i Ohrit.
Ai e theu akullin në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke i mbyllur diskutimet nëse ky organizëm, aq shumë i kritikuar dikur nga Kurti, është apo ajo pjesë e marrëveshjes evropiane. Kurti ishte jashtëzakonisht i qartë, duke e pohuar se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes evropiane, për të cilën u diskutua edhe në Ohër vikendin që iku.
“Ka asociacion në propozimin europian. Sepse kjo thuhet në nenin 10.
Ta zëmë po i përmendi dy prej tyre, marrëveshja për kthimin e librave kadestralë, që nuk ka ndodhu as sot e kësaj dite, është marrëveshja numër 5 në rendin kronologjik. Ndërkaq ajo marrëveshja e parë e parimeve, ku 6 pikat e para janë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është marrëveshja e 16-të, e cila në muajin që vjen i mbush 10 vjet.” – vazhdoi tutje Kurti.
“Unë nuk e mohoj një gjë të tillë…Ka shumë marrëveshje, një thes me marrëveshje që duhet ta trajtojmë me kujdes.” – vazhdoi Kurti.
Kurti ka treguar se ka bërë edhe ofertë për të hartuar ai një statut, por që pala tjetër kërvënoi me përfundim të takimit.
“Unë kam bërë oferta vazhdimisht kam qenë më kreativi, e fundit ishte në pasditen e hershme të 18 marsit, dhe në momentin kur unë bëra ofertë, pala tjetër kërcënoi në një far mënyre me përfundim të takimit. Qartazi kam thënë për statutin se si duhet të rregullohet kjo çështje, unë kam kërkuar prej palës tjetër serbe, që të jenë dakord me tri shtylla, brenda të cilës unë do ta draftoja atë statut se si rregullohet kjo gjë” – deklaroi Kurti.
Kurti vazhdoi tutje, duke treguar edhe më shumë detaje.
“Me datën 18 mars kam thënë “nëse ju jeni dakord me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të cilat i ngërthejnë vlerat evropiane, demokratike, universale, në njërën anë, me qëndrimin evropian, edhe kam shkuar më hollësisht kam treguar se cili është ai, dhe me qëndrimin amerikan. Pra tri shtylla: Republika e Kosovës me Kushtetutë dhe vlera, qëndrimi evropian, që është konkret, qëndrimi amerikan, që po ashtu është konkret, në këtë tre-shtyllash parimor e të drejtë, unë nesër kam thënë që nesër ua sjell juve draftin e statutit, e quajmë qysh të duash” – rrëfeu Kurti.
Çfarë fitojmë dhe sa humbim nga projekti i Portit të Durrësit?Nëse në vend të shtetit shqiptar do të ishte një sipërmarrës dhe do të vendoste që të hynte në biznes me kompaninë Eagle Hills për projektin e ndërtimit Durrës Yacht Marina llogaritë do të ishin bërë ndryshe dhe jo ashtu siç i bënë specialistët e niveleve më të larta të administratë. As si konsulenti që u pagua 300 mijë euro për këtë punë dhe as siç i miratoi në fund fare Kuvendi i Shqipërisë, përfaqësuesi i sovranit.
Le të llogaritim fillimisht sa është kontributi që jep ASDC-ja, kompania shtetërore që ka 33% të aksioneve në projektin “Durrës Marina”. 800 mijë m2 tokë e cila sipas referencës të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2014 të Hartës së Tokës ka një çmim 17.898 lekë/m2 ose 155 euro/m2, ky kontribut në natyrë do të vlente 124 milion euro.
Pala shtetërore gjithashtu fal dy taksa: taksën e ndikimit në infrastrukturë që është 4% e vlerës së investimit që i korrespodon një shume 84 milion euro dhe detyrimin për strehimin social që është 3% e sipërfaqes së ndërtimit. Nëse strehimi social llogaritet vetëm me çmimin e shitjeve të vitit të parë 1500 euro/m2, vlera e falur që mund të konsiderohej kontribut në kapital për projektin është 58.5 milion euro.
Shteti gjithashtu ngarkohet edhe me detyrimin e pastrimit të territorit, vlerësim i papërfshirë në biznes plan, por që vlerësohet me një kosto të përafërt 25 milion euro. Një tjetër detyrim që do të ketë aksioneri shtetëror është edhe ndarja e kostove të interesit të kredisë 80 milion euro që do të merret për projektin, e cila sipas përqindjes së aksioneve i korrespodon një vlere prej 8.25 milion euro.
Në total kontributi në investim i palës së shtetit, është 299.75 milion euro. Nga këto para që investohen, në fund të 20 vjetëve do të merren 282 milion euro. Pra, do të humbim 17.75 milion euro. Norma e kthimit të investimit del negative -5.92%, ose -0.3% në vit. Këtu nuk janë llogaritur 50.5 milion euro kredi të marra për ndërtimin e Terminalit të Pasagjerëve dhe rregullimin e infrastrukturës së portit, grantet e BE-së dhe kosto për financimin e portit të ri (180 milion euro për palën shtetërore), apo përgjysmimin e të ardhurave nga aktiviteti i portual nëse projekti i ri është në partneritet me privatin.

Le të shohim pak modelin financiar të kompanisë Eagle Hills. Investon 80 milion euro cash të vetat dhe 80 milion euro janë kredi që i ka bashkë me ASDC, ku kosto interesi sipas aksioneve i takon 16.75 milion euro. Në total kontributi në kapital është 96.75 milion euro. Në fund do të marrë 572.5 milion euro dhe do të fitojë 478.75 milion euro. Norma e kthimit mbi investimin është 494%.
Prandaj vazhdoj të mendoj se ky projekt nuk është në interes të shtetit. E vetmja anë pozitive është përdorimi i emrit të themeluesit të Emaar Mohamed Alabbar, por që të blesh 478 milion euro një emër më duket shumë shtrenjtë.
Spanjolli i cili dyshohet se dëmtoi veten deri sa humbi jetën mbrëmjen e 22 marsit në Karavasta, jetonte atje prej pothuajse 1 viti.
Ai aty kishte shkuar me shokun e tij dhe kishin ngitur strukturën e e saj e cila ishte pothuajse në përfundim, po e shfrytëzuar. Është një sipërfaqe e madhe prej 40 hektarësh ku mendohet se do të ngriheshin sera për prodhimin e luleshtrydheve, specave dhe domateve.
Banorët e zonës kanë treguar për mediat se nuk e njihnin viktimën por ishin në dijeni se një grup spanjoll po ndërtonte sera në zonën e Karavastasë. Ata thonë se ishin një grup shumë i mirë.
“Aty janë ngritur sera moderne dhe ishte një grup i mirë me spanjoll. Ata ishin të punësuar aty. Ishin me kontratë të rregullt, tani plotësojnë vitin. Kjo është ngjarje e jashtëzakonshme.”, thanë banorët. Vendi ku punonin spanjollët është rreth 20 minuta larg hotelit ku 47 vjeçari jetonte me shokun e tij.
Policia po heton ndërkohë ngjarjen dhe bashkëjetuesin e spanjollit që ndërroi jetë.
Berisha: PD u shndërrua në OJF të majtë, u largua nga shtyllat kryesore të programitNë konferencën e zhvilluar, “Doktrina e së Djathtës”, në një ditë të rëndësishme për pluralizmin në vend, Sali Berisha tha se vetëm një forcë konservatore e qendrës së djathtë mund të përmbysë atë që ai e cilësoi “regjimi monist” në vend
“Ne bëjmë analiza dhe kjo është normale që i bazojmë në fakte dhe procese, por nuk duhet të largohemi kurrë nga analiza filozofike, përndryshe nuk do mund të japim përgjigjen e merituar.
Si ka mundësi që një vend, i cili deri në vitin 2014, kishte rritje progresive të popullatës, kurse nga 2014-a deri sot, ka humbur një të tretën e popullatës.
Ka humbur më shumë se një gjeneratë.
Si ka mundësi që një vend që në vitin 2008, arriti të kalojë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, sot zvarritet i fundit në Ballkan dhe Europë për të gjitha këto.
Ka vetëm një shpjegim: largimi me shpejtësi nga qeverisja që erdhi nga parimet e një qeverisje transparente, të përgjegjshme. Por ne nuk jemi këtu për të analizuar qeveritë, por për të analizuar opozitën”, tha Berisha.
Sipas tij, vetë PD ishte shndërruar në një OJF të majtë, “as forcë politike”.
“U largua nga shtyllat e saj kryesore, u largua nga asaj, të cilëve kjo parti u detyron mbijetesën.
Është e vërtetë që jemi një parti 32-vjeçare, por trashëgimia jonë është qëndresa e burrave dhe grave që ranë dhe u bënë të pavdekshëm për lirinë e mendimit, për besimin te zoti, për besimin te familja.
PD u largua nga pronarët, unë nuk them se i dhamë përgjigjen më të shkëlqyer, por ne vendosëm normat më të mira për kompensimin e pronarëve. Gjithçka u shkatërrua edhe me miratimin në heshtje të PD.
Rivendosja e këtyre parimeve është kushti i kushteve që ne të përmbushim misionin tonë. Vetëm një forcë konservatore e qendrës së djathtë mund të përmbysë këtë monizëm, i cili në klasifikimet doktrinale, vlerësohet si monokraci. Bazohet në krimin, vjedhjen, drogën.
Njerëzit pyesin se si do i japim zgjidhje kësaj situate. Por ne kemi parimet tona. Unë nuk di asnjë rrugë tjetër përveç vendosjes në piedestal të atyre parimeve me të cilat Shqipëria ndryshoi 21 herë, me të cilat Shqipëria arriti të bëhej vend i besueshëm për shqiptarët, arriti që të ketë shtet ligjor dhe ekonomi tregu funksionale.
Një forcë që nuk mbron interesin kombëtar, është një fatkeqësi dhe nuk duhet të ekzistojë”, tha ai.
Olta dhe Deamishel nuk përmbahen, futen në suitë, puthje në buzë e këmbëKëto pamje nuk i kishim parë deri tani në Big Brother Vip. Pak alkool më shumë se vajzat duket se e kanë shijuar shumë natën në suitë. Olta dhe Dea e hëngrën në suitë një darkë speciale dhe patën edhe momente shumë intime.
Në një moment teksa qëndronte në suitë me Dean, kjo e fundit i puthi këmbën ndërsa Olta e puthi në buzë.
@tresiena #oltagixhari #luizejlli #deamichelle #kejsimejdini #luiz #viral #fypシ #tresiena ♬ original sound – Tresiena
E zë korrenti në dush, humb jetën drejtoresha e shkollës 9-vjeçare të Rrubjekës
Një ngjarje e trishtë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Ornela Gjeçi ka ndërruar jetë pas ka rënë në kontakt me energjinë elektrike tek po bënte dush.
Gjeçi, 45 vjeç është dërguar në spitalin e Durrësit rreth orës 08:20 nga bashkëshorti i saj. Fatkeqësisht mjekët kanë konstatuar se 45-vjeçarja ka mbërritur në spital pa shenja jete.
45-vjeçarja ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teka ka qenë duke bërë dush. Bolieri ka qenë në prizë teksa 45-vjeçarja është futur për të bërë dush. Ndërkohë familjarët që kanë qenë në shtëpi, kanë dëgjuar masën dhe menjëherë kanë dërguar Gjeçin në spital, por ajo ka mbërritur pa shenja jete.
Gjeçi ishte mësuese historie, ndërsa ka pasur mesazhe prekëse edhe nga kolegët e saj.
“Do na mungosh te gjithëve si kolektiv dhe të gjithë nxënësve të shkollës.
Ornela Gjeçi, ishte modeli më i mirë i mundshëm i një arsimtareje të përkushtuar dhe të një gruaje të fortë por gjithmonë të buzëqeshur. Lutjet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen e bukur që Ornela la pas, sepse ajo do i mungojë të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin”, thuhet në reagime.
Për fat të keq kjo nuk është hera e parë që një person ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me korrentit. Rasti më i fundit ka qenë në Fushë-Arrëz ku humbën jetën nëna me 2 vajzat.