zoom

Day ArchiveU shoqërua për vrasjen e Martinajt/ Kush është Fatjon Murati, pronari i lokalit ku u vra banakierja

Pronari i lokalit në Tiranë, ku ndodhi vrasja mbrëmjen e sotme është një emër i njohur i drejtësisë.

Atentati mafioz mund të ketë ardhur si pasojë e të shkuarës së gjerë kriminale të 32-vjeçarit Fatjon Murati, miku i ngushtë i Endrit Dokles, të përfolur shpesh për lidhjet e tyre me “mbretin” e lojërave të fatit, Ervis Martinajn.

Sapo u lirua nga qelia, Fatjon Murati u largua nga vendi, në drejtim të Prishtinës. Ai u arrestua më 8 tetor nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për arsenal armësh, të zbuluar më 13 korrik. Murati ishte duke lëvizur në një makinë të blinduar, me Indrit Doklen dhe kunatin e tij, Gentian Ruçi. 32-vjeçari po kërkohej nga policia, pasi efektivët kishin gjetur gjurmët e tij të gishtërinjve në kutinë e një arme, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristjan Gjinit. Murati deklaroi se nuk kishte lidhje me arsenalin e armëve, por sipas tij gjithçka është aksidentale.

Në foto, nga e majta në të djathtë: Endrit Dokle dhe Fatjon Murati

Ai tha se njihet me Kristjan Gjinin dhe se para disa kohësh i kishte marrë makinën. Sipas tij, kishte pastruar pjesën e pasme të makinës së Gjinit, ku kishte lëvizur edhe ca kuti letre, tek të cilat dyshon se kanë mbetur shenjat e gishtërinjve.

Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku humbi jetën Brilant Martinaj. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle, i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me atentatin./ Zoom.al

Kush ishte shënjestra? Vrasja në Tiranë, mes të plagosurve edhe xhaxhai i pronarit të lokalit

Ngjarja e rëndë, e regjistruar mbrëmjen e sotme në një lokal në Don Bosco, ku humbi jetën banakierja si pasojë e të shtënave me armë dyshohet se ka lidhje me pronarin e lokalit, ku edhe ka ndodhur atentati.

Disa persona të paidentifikuar janë afruar në ambientet e lokalit dhe kanë hapur zjarr. Biznesi është në pronësi të shtetasit Fatjon Murati, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Murati ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa emri i tij ka dalë në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku humbi jetën Brilant Martinaj.


Mësohet se në mesin e të plagosurve është edhe xhaxhai i Fatjon Muratit. Policia nuk përjashton as mundësinë se mund të ketë qenë gjithashtu ai, personi i vënë nën shënjestër./ Zoom.al

Motra e Olta Gixharit: Luizi të blejë një shtëpi të fusë kokën, pastaj të kërcënojë

Mes informacioneve që Kiara mori nga jashtë në Prime-in e së martës, ishte edhe një titull në lidhje me një deklaratë të motrës së Olta Gixharit, Gerta Gixhari. Ajo kishte shprehur mendimin e saj për marrëdhënien Kiara-Luiz dhe për vijmësinë e saj jashtë, mendim i cili nuk i pëlqeu aspak Luizit.

Para pak ditësh, Luizi shprehu brenda shtëpisë se do t’i japë një përgjigje motrës së Oltës.

“Do i jap një përgjigje që ajo do të jetë e detyruar o të ndërrojë profesion ose shtet,”- tha Luizi.

Ditën e sotme, e ftuar në “E Diell”, Gerta Gixhari i është përgjigjur deklaratës së Luizit:

“Luizi të blejë një shtëpi të fusë kokën dhe gruan e tij, pastaj të bëjë kërcënime,”- u shpreh ajo ndër të tjera.

Reagimi nuk është pritur mirë në rrjet, ku komentuesit shkruajnë se kjo deklaratë është fyese për të gjithë ata që prej pamundësisë janë në shtëpi me qira, apo të tjerë që jetojnë mes vështirësive dhe të pastrehë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)

Më tej, Gixhari vijoi:

“Jemi mësuar me kërcënimet e Luizit, doja të sqaroja deklaratën time që kam dhënë s ai takon lidhjes Luiz-Kiara. Unë kam shprehur që kjo marrëdhënie mund të ketë vështirësi nga ana e Kiarës, jashtë. Ajo ka në plan të parë karrierën, por kjo nuk do të thotë që Luizi duhet të kundëvrihet me kërcënime. Nuk ka pse të kalojmë në kërcënime.”/ Zoom.al

Policia jep detajet: Si ndodhi masakra në Don Bosco

Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Shtetit ka dhënë detaje rreth ngjarjes së mbrëmjes së sotme në një lokal të Don Bosco-s, Tiranë, ku si pasojë e të shtënave humbi jetën banakierja.

Bëhet me dije se e ndjera është shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe. Po kështu, të plagosur kanë mbetur shtetasit Sahit Murati 50 vjeç, Astrit Meraj 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç, Genc Shohalli 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët./ Zoom.al

U hap zjarr brenda lokalit në Tiranë, dalin EMRAT e të plagosurve

Janë bërë publikë, emrat e pesë të plagosurve në lokalin e Don Bosco-s, Tiranë, ku rreth orës 21:00 të shtënat me armë zjarri lanë të vdekur në vend banakieren.

Bëhet fjalë për të plagosurit: Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli.

Lokali është në pronësi të shtetasit Fatjon Murati, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Murati ishte i shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku humbi jetën Brilant Martinaj.

Nuk dihet ende nëse ka qenë pikërisht ai shënjestra e atentatit, apo bëhet fjalë për një konflikt të çastit, brenda në lokal./ Zoom.al

Breshëri plumbash brenda lokalit në Tiranë. 5 të plagosur, një fëmijë merr plumb në këmbë

Mbrëmjen e kësaj të diele, të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një lokal në zonën e Don Bosco-s në Tiranë, ku ka humbur jetën një grua, e cila punonte si banakiere.

Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 5 persona, mes tyre një fëmijë, i cili ka marrë plumb në këmbë. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës.

Zoom.al mëson se lokali është në pronësi të shtetasit Fatjon Murati, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Murati ishte i shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku humbi jetën Brilant Martinaj./ Zoom.al

Vrasje në Don Bosco, në lokalin e Fatjon Muratit. Pronari, emër i njohur për drejtësinë

Rreth orës 21:00, në një lokal në zonën e Don Bosco-s, Tiranë, të shtënat me armë zjarri lanë të pajetë banakieren dhe plagosën dy të tjerë, klientë.

Zoom.al mëson se lokali është në pronësi të shtetasit Fatjon Murati, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Murati ishte i shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku humbi jetën Brilant Martinaj.

Grupi hetimor ke sekuestruar të gjithë kamerat e sigurisë të biznesit. Në momentin që ka ndodhur ngjarja ka pasur edhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë qenë duke lëvizur në zonë./ Zoom.al

Gerta Gixhari plas bombën: Kiara sa vihen këngët e Butrintit fillon kërcen, është e turpshme”

Gerta Gixhari, motra e Olta Gixharit ka komentuar sërish ditën e sotme deklaratën e saj se çifti Luiz dhe Kiara nuk ka për të funksionuar jashtë shtëpisë së Big Brother Vip dhe ajo edhe sot duket se ka të njëjtin mendim.

E ftuar nga media, Gerta Gixhari e ka konsideruar si të turpshme veprimin e Kiarës që kërcen me këngët e ish të dashurit të saj Butrint Imeri në një vend ku ka dhe të dashurin e saj Luizin.

“Unë kam të drejtë të mendoj që lidhja Luiz edhe Kiara nuk ka për të funksionuar jashtë shtëpisë. Dhe është e drejta ime ta them sepse ato kanë shkuar aty për të ekspozuar jetën e tyre dhe unë kam shumë të drejtë, sepse ato kanë pranuar ta nxjerrin jetën e tyre në vitrinë. Ashtu siç gjykohet dhe jeta e motrës time dhe unë do gjykoj edhe jetën e Luizit dhe të Kiarës dhe prap jam i bindur që Luiz-Kiara nuk ka për të funksionuar jashtë sepse Kiara sa vihen këngët e Butrinti fillon e kërcen brenda shtëpisë. Ça të duket ty kjo? Duke patur të dashurin aty dhe unë të kërcej më këngët e ish të dashurit? Por më e turpshme se kjo nuk ka. Kjo është shumë e turpshme,”- u shpreh Gerta Gixhari.

View this post on Instagram

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)

Kasaphanë brenda lokalit në Tiranë. Humb jetën banakierja, dyshohet se u qëllua gabimisht

Mbrëmjen e sotme, banakierja e një lokali në Don Bosko është qëlluar për vdekje me armë, në atë që dyshohet të jetë një vrasje aksidentale.

Sipas informacioneve paraprake, e ndjera u qëllua gabimisht. Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës.

Raportohet gjithashtu se njëri prej të plagosurve është i mitur./ Zoom.al

“Homeland Justice” godet sërish, grupi i hackerave publikon dokumentat e Ministrisë së Financave

Grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” ka publikuar ditën e sotme në hrupin e tyre në Telegram të dhëna të tjera të marra nga hakerat shqiptare përmes hakerimit

Në katër dosje voluminoze, grupi i hakerave shpërndan e-mail-e që besohet të jetë hakeruar nga administrata e Ministrisë së Financave.

Në dokumentet e publikuara gjenden mes të tjerash shkresa me logo të Ministrisë së Financave dhe materiale nga sistemet online që përdorin punonjësit e kësaj ministrie.

Grupi “Homeland Justice” ka publikuar muajt e fundit një sërë dokumentash të autoriteteve shqiptare. Mes publikimeve kanë qenë dhe dokumenta të klasifikuara “sekret”, që erdhën pasi do të deklaronte Rama se nga hakerat nuk janë marrë të dhëna sekrete.