Aplikacion
Virologu rus Andrei Botykov, i cili kishte kontribuar në zhvillimin e vaksinës Sputnik-V kundër koronavirusit, u gjet i vdekur me shenja mbytjeje nga një rrip.
Trupi u gjet dje (të enjten) brenda banesës së shkencëtarit, në veriperëndim të Moskës, raporton Daily Mail.
Botykov ishte një studiues i lartë në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë dhe kishte punuar gjithashtu në Institutin Shtetëror të Virologjisë.
Ai ishte shpërblyer me një medalje për kontributin e tij në krijimin e vaksinës Sputnik V.
Një 29-vjeçar, Alexei Zmanovsky tashmë është arrestuar pasi dyshohet se vrau virologun kur hyri në shtëpinë e tij dhe aty filluan të ziheshin për para.
Aksidenti tragjik me 57 viktima/ Protestë e dhunshme në disa qytete greke
Në heshtje, protestuesit kanë ndezur qirinj duke formuar fjalën “dorëheqje” dhe duke mbajtur tullumbace të zeza dhe pankarta ku shkruhej “Disa nuk arritën kurrë!”
Janë mijëra grekë ,shumica të rinj që janë mbledhur para parlamentit në qendër të Athinës, por edhe në rrugët e qyteteve të tjera për të shprehur pikëllimin dhe zemërimin e tyre për aksidentin vdekjeprurës të përplasjes së dy trenave në Tempi para 3 ditësh ku humbën jetën të paktën 57 persona, shumica prej tyre studentë.
Por heshtja është kthyer në britma proteste nga pjesëmarrësit që kërkojnë të jepen përgjegjësitë për tragjedinë të cilën e cilësojnë si një krim. Pasojnë konfrontimet me forcat e policisë të cilat përgjigjen me gaz lotsjellës.
E njëjta skenë edhe në Larisa dhe Selanik ku mijëra qytetarë e studentë pasi ndezën në heshtje qirinjtë, marshojnë drejt stacionit të trenit duke hedhur parulla e më pas konfrontohen me forcat policore.
Vala e protestave ka filluar prej mesditës të së premtes me mijëra studentë që mbanin parrulla ku shprehin indinjimin e tyre për jetët humbura në aksidentin hekurudhor, ndërsa kanë shkruar fjalën “vrasës” në rrugë dhe dritaret e zyrave të operatorit të pasagjerëve Hellenic Train.
“Ne do të jemi zëri i të gjithë atyre që humbën, në mënyrë që asnjë krim të mos mbulohet dhe që dikush të marrë përgjegjësinë” – shprehet studentja Dimitra Kokkla.
“Ky krim nuk do të harrohet. Nuk do të harrohen shokët tanë të klasës të vdekur dhe asnjë prej atyre që humbën jetën në këtë aksident.Ne do të vazhdojmë që asgjë të mos mbulohet dhe fajtorët të marrin përgjegjësinë që u takon.”– thotë protestuesi Vangelis Vassiliou.
Ndërkohë në Katerinë në një prej funeraleve të para të viktimave të aksidentit tragjik, familjarë dhe miq , të veshur me të zeza, kanë përcjellë në banesën e fundit arkivolin e bardhë të një nëne 34-vjeçare të vrarë në përplasjen e trenave në Tembi.
Nga 57 të vdekur deri tani, janë identifikuar trupat e 54 pasagjerëve me anë të testeve të ADN, midis tyre edhe persona me origjinë shqiptare.
Vendimi i Gjykatës për vulën e PD, të gjitha provat që të çojnë te Edi RamaGjykata e Apelit vendosi sot, pas një seance që zgjati disa orë, që ta kthejë sërish në Shkallë të Parë çështjen e vulës së Partisë Demokratike.
Një vendim ky nuk favorizon asnjë prej palëve në Partinë Demokratike, pasi çështja duhet të kthehet në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe deri në një vendim tjetër asnjëra prej tyre nuk mund të regjistrohet në zgjedhje.
I vetmi i fituar në këtë rast është kryeministri i cili në zgjedhjet e ardhshme vendore me shumë mundësi nuk do të ketë sërish Partinë Demokratike përballë.
Në faktë janë disa indicie që të çojnë të besosh se pas vendimit të sotëm të gjykatës ëashtë pikërisht dora e kryeministrit Edi Rama.
Në radhë të parë Rama dhe mazhoranca e tij kanë qënë më të interesuarit që ky process të zgjatej thuajse 1 vit plotë dhe tashmë, tre ditë para përfundimit të afatit për regjistrimin e partive politike si subjekte zgjedhore për vendoret e 14 majit, çështja të kthehet sërish për shqyrtim në shkallë të parë.
Së dyti ai ka qenë i akuzuar direkt nga opozita se po mbante peng vulën e Partisë Demokratike dhe se po përdorte Enkelejd Alibeajn si një levë për të mbajtur të përçarë dhe pa një status të qartë juridik Partinë Demokratike.
“Edi Rama është ai që ndalon regjistrimin e aktit të gjykatës në regjistrin e partive politike, në një akt antidemokratik dhe diktatorial. Është vetëm Edi Rama që ai nuk lejon me një kancelar, me një sekretare, që ka detyrë absolutisht ligjore, të çojë aktin në regjistër. Kjo është e vërteta. Pra, nuk është problem gjykate, është problem Edi Rame. Pra, kemi të bëjmë me një urdhër stalinist të Edi Ramës, që nuk do që kjo parti të regjistrohet. Në çdo proces gjyqësor, palë janë ato që paraqesin pretendime në sallën e gjyqit. Në rastin e PD, çdo qytetar që kishte dyshimin më të vogël për këtë vendim gjykate, ka të drejtë të hapë proces gjyqësor, por kurrë të bëhet palë. Palë në atë vendim jemi vetëm ne, dhe ne kemi të drejtë të apelojmë. Por askush tjetër mbi tokë, përveçse në drejtësinë e Edi Ramës”, shprehej Berisha disa javë më parë lidhur me këtë process, duke akuzuar direkt Edi Ramën se po mbante peng vulën e PD-së.
Jo vetëm kaq, por një javë më parë, gjatë punimeve të Kuvendit në seancë plenare, ishte kryetari I grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ai që do të paralajmëronte venndimin e sotëm të gjykatës kundër Sali Berishës dhe grupimit që ai drejton.
“Pas datës 3 nuk do të jeni më kështu. Gjykata do të marrë vendim. Problemet e të partisë mos i sillni këtu”, tha ai nga foltorja e Kuvendit, duke iu drejtuar deputetëve të opozitës.
Deklarata e Ballës solli reagimin e ashpër të kreut të opozitës, Sali Berisha atë ditë.
“Sot Taulant Balla njoftoi vendimin që do japë gjykata me datë 3, unë i them meqenëse ti je i pari që njoftove vendimin, të betohem para këtyre burrave, se ti dhe Edi Rama do bëheni përgjegjës personal për çdo akt armiqësor ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare.
Kudo që të fshihesh, në çdo vrimë miu, do të kapim dhe do të çojmë te Gentian Sharra. Për këtë Edi Rama dhe ti do jeni përgjegjës personalë.
Për tre minuta, jemi brenda në parlament. Prandaj ikni. Po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, jemi në sallë, asgjë nuk na pengon!”, tha Berisha duke bërë përgjegjës pikërisht Edi Ramën.
Jo vetëm kaq, por para disa ditësh kryedemokrati Sali Berisha denoncoi publikisht ministren e Jashtme Olta Xhaçka se gjatë një komunikimi me një ambassador në Tiranë I kishte bërë të ditur pikërisht vendimin se gjykata do e kthente çështjen e vulës së PD-së në shkallë të parë.
Ndaj këtij denoncimi reagoi vetë ministrja Xhaçka e cila mohoi që të kishte pasur një komunikim të tillë dhe për një çështje të tillë me ndonjë ambassador.
““Dëgjova dje, që gjatë një interviste, autori i versionit shqip të McGonigal, ish-Kryeministri non-grata kishte thënë që kanë dalë mesazhe se Olta Xhaçka i ka shkruar një ambasadori se “është vendosur me gjykatësin për këtë çështje.” E kishte fjalën për gjyqin për vulën që i ka humbur PD. Se ç’punë ka ministri i jashtëm të vendosë për vulën e PD këtë e di ai”, tha Xhaçka.
Zhvillimet e sotme i dhanë Berishës sërish të drejtë. Vendimi i Gjykatës ishte pikërisht ai që Xhaçka kishte folur me ambasadorin.
Nga ana tjetër është pikërisht mazhoranca e drejtuar nga Rama ajo që vijon të mos e njohë ligjërisht Berishën në krye të Partisë Demokratike edhe në përcaktimin e forumeve përfaqësuese në Kuvend.
Prej një viti mazhoranca e majtë vijon të njohë Enkelejd Alibeajn si drejtues të grupit dhe respekton çdo venndim të tijin, ndërsa dhjetëra deputetë, përfshi edhe vetë Berishën janë sot pa grup parlamentar.
Një sjellje kjo e mazhorancës me anë të së cilës ajo kërkon t’i imponohet edhe institucioneve të tjera, përfshi këtu edhe Gjykatën, se kush është drejtuesi ligjor i Partisë Demokratike.
Një tjetër argument që e bën Edi Ramën ndikues në vendimin e sotëm të gjykatës është edhe vendimi i tij për të detyruar mazhorancën parlamentare dhe jo parlamentare që të refuzojë çdo komunikim dhe çdo propozim parlamentar që mban firmën e Sali Berishës brenda.
Në vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit nuk ka të fituar mes dy palëve në proces. I fituari i vetëm është Edi Rama. Derisa dy grupimet në PD ta kuptojnë, ai do të vazhdojë të qeverisë i qetë, me zgjedhje që shërbejnë vetëm për ta çertifikuar pushtetin e tij, jo për ta fituar, sepse fitoren po e merr duke keqpërdorur çdo ligj, rregull e institucion të mundshëm demokratik. /Zoom.al
Vula e PD/Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit dhe mënyra si votuan gjyqtarëtZbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit në lidhje me vulën e Partisë Demokratike. Në vendim sqarohet se çështja do të rigjykohet në Shkallë të Parë me një trup të ri gjykues dhe se brenda 5 ditësh ndaj këtij vendimi mund bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë.
Ndërkohë, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Elona Mihali, Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, kanë votuar unanimisht që çështja të rishqyrtohet në Shkallën e Parë, duke anuluar kështu vendimin e Agron Zhukrit i cili njohu si legjitim Kuvendin e Sali Berishës, atë të 11 dhjetorit 2021.
Vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e PD:
Në vijim të informacioneve të dhëna më herët dhe në respekt të së drejtës së publikut për tu informuar mbi çështjet me interes publik dhe posaçërisht proceset mbi kërkesat për regjistrim në regjistrin e partive politike për subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë, ju njoftojmë sa më poshtë :
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me trup gjykues të përbërë nga gjyqtar Agron Zhukri, me vendimin nr.3, të datës 25.03.2022, ka vendosur:
“1.Pranimin e kërkesës së palës kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.
2.Depozitimin e vendimit te Kuvendit Kombetar te PDSH duke rregjistruar ndryshimet përkatëse në regjistrin e partive politike:
Vendimin nr 1, dt.11.12.2021 me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë.
Vendimin nr 2, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Vendimin nr 3, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Vendimin nr 4, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Vendimin nr 5, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Vendimin nr 6, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Vendimin nr 7, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
3.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim sipas ligjit.
Në datë 04.04.2022, kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me të cilin është kërkuar :
“Prishja e Vendimit Nr. 1346/222 Akti Nr. 3 Vendimi, datë 25.03.2022 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj për shqyrtim në të njëjtën gjykatë por me tjetër trupë gjykuese”.
Ne lidhje me ankimin e mësipërm është shqyrtuar në Gjykatën e Shkallës të Parë “Disponimi i ankimit” dhe me vendimin nr. 508 Regj. Them, datë 22.04.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me gjyqtare Blerina Muça ka vendosur:
“- Pranimin e ankimit të palës ankuese, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Nënkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Në datë 16.05.2022, u depozituan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë :
(i) Apel kundërshtues në emër të Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit dhe me autorizim nga Z. Ivi Kaso, me të cilin është kërkuar mospranimi i ankimit të bërë nga Z. Enkelejd Alibeaj datë 04.04.2022;
(ii) Ankimi në emër të Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit dhe me autorizim nga Z. Ivi Kaso, kundër vendimit nr. 508 Regj. Them, datë 22.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin kërkohet prishja e këtij vendimi, duke vendosur mospranimin e ankimit të palës ankuese Partia Demokratike e Shqipërisë, të përfaqësuar nga nënkryetari Z. Enkelejd Alibeaj, ndaj vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Çështja në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, u shqyrtua sot më datë 03.03.2023 ora 11:00. Trupi gjykues përbëhet nga : Relatore Gjyqtare znj. Elona Mihali dhe anëtarë z. Astrit Kalaja dhe znj. Irida Kacerja, trup gjykues i caktuar me shortin elektronik të datës 03.02.2023.
Që në fillim të seancës gjyqësore, pala kërkuese përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit parashtroi si kërkese paraprake kërkesën për mopranimin e ankimit të paraqitur nga PDSH, përfaqësuar nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj me Autorizim, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shkak mungese legjitimimi në paraqitjen e ankimit. Sipas kësaj kërkese të palës krkuese, ankuesi PDSH , përfaqësuar nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj me Autorizim, nuk ka të drejtë për të bërë ankim dhe për të qënë pjesë e procesit gjyqësor.
Kundrejt këtij pretendimi, përfaqësuesi i ankuesit PDSH, përfaqësuar nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj me Autorizim u shpreh se tërheq të drejta në këtë proces gjyqësor dhe i takon të bëjë ankim ndaj vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Sipas nenit 15 të Ligjit ‘Për partitë politike”.
Trupa gjykuese u tërhoq për të marrë vendim të ndërmjetëm dhe pas konsultimit, u vendos që në lidhje me këtë kërkesë, Gjykata do të shprehej pasi të shqyrtonte ankimin dhe apelin kundërshtues.
Në vijim të seancës, pati debat gjyqësor duke paraqitur parashtrime shtesë me shkrim dhe realizuar pyetje palët ndaj njëra-tjetrës.
Pala kërkuese e këtij gjykimi PDSH përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit kishte ushtruar njëkohësisht apel kundërshtues dhe gjithashtu ankim ndaj vendimit për disponimin e ankimit nr. 508 Regj.Them, datë 22.04.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.Në përfundim pala kërkuese kërkoi: Mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr. 3, të datës 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ose rrëzimin e ankimit.
Pala ankuese PDSH përfaqësuar nga Nënkryetari Enkelejd Alibeaj me autorizim kërkoi: Prishjen e vendimit nr. 3, të datës 25.03.2022 dhe pushimin e gjykimit ose në alternativë, prishjen e vendimit nr. 3, të datës 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim me tjetër trup gjykues.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore znj. Elona Mihali dhe anëtarë z.Astrit Kalaja dhe znj. Irida Kacerja, me unanimitet, me vendimin nr. 44, datë 03.03.2023, vendosi:
Mospranimin e ankimit të ankuesit Partia Demokratike të Shqipërisë përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, të ushtruar ndaj vendimit nr. 508 rregj them, datë vendimi 22.04.2022 me objekt “Disponim ankimi” të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si vendim ndaj të cilit nuk lejohet ankim.
Prishjen e vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dergimin e çështjes për rigjykim pranë asaj gjykate me tjetër trup gjykues.
Kundër këtij vendimi lejohet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar.
Tiranë, 03.03.2023
GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM
Në Shqipëri, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm vendoi sot të kthejë për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së parë, çështjen që lidhet me konfliktin e brendshëm në Partinë Demokratike për drejtimin e kësaj force politike. Me këtë vendim, juridikisht, strukturat drejtuese të PD-së janë ato të zgjedhura në kohën kur kjo forcë politike drejtohej nga zoti Basha, i cili në mars të vitit të kaluar dha dorëheqjen.
Kryetar i komanduar në atë kohë u caktua nënkryetari Enkelejd Alibeaj, i cili tani konsiderohet si përfaqësues i ligjshëm i PD, dhe ka të drejtën që brenda ditës së hënë të rregjistrojë këtë forcë politike në Komisionin Qendror të zgjedhjeve, për garën e pushtetit vendor më 14 maj. Ish kryeministri Sali Berisha, reagoi me tone të ashpra, pak pas shpalljes së vendimit. Ai foli për një akt, që sipas tij “synon, likuidimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit politik në Shqipëri”.
Në mars të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës, njohu si të ligjshëm Kuvendin e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, e po ashtu dhe vendimet e dala nga ky Kuvend, i cili shkarkoi të gjitha strukturat dhe figurat drejtuese të partisë së udhëhequr deri në atë kohë nga zoti Lulzim Basha. Po atë ditë, zoti Berisha dhe mbështetësit e tij morën kontrollin e selisë së partisë, pasi kishin dështuar më 8 janar të 2022, kur udhëhoqën një sulm të dhunshëm ndaj godinës, ku qëndronte zoti Basha e përkrahësit e tij.
Vendimi i Gjykatës së Tiranë, u ankimua menjëherë nga zoti Alibeaj, dhe vetëm sot pas gati një viti, çështja u mor në shqyrtim. Përfaqësuesit e zotit Berisha kërkuan nga gjykata e Apelit, mospranimin e ankimit per shkak se sipas tyre zoti Alibeaj nuk legjitimohet për një akt të tillë, ose në alternativë, të pushojë ankimimin si të pabazuar në ligj dhe prova.
Nga ana e tyre përfaqësuesit e zotit Alibeaj kërkuan prishjen e vendimit të Gjykatës së Tiranës, dhe pushimin e çështjes ose në alternativë prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim.
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i cili ishte në sallën e gjyqit, deklaroi menjëherë pas vendimit se sipas tij bëhej fjalë për “një vendim për përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet, nuk ka asnjë interpretim tjetër. Eshtë një vendim, i cili haptazi ka thyer çdo rregull që deri më sot ka vendosur jo vetëm legjislatori por dhe jurisprudenca, duke pranuar ankimin e një pale e cila nuk përbën as minorancë në PD, por i ka shërbyer gjatë gjithë kësaj kohe vetëm një qëllimi, përpjekjes së Edi Ramës që të mos ketë përballë opozitën e vërtetë”.
Pas tij nga selia e Partisë zoti Berisha po ashtu tha se “tre gjykatës në një proces të pashembullt kundër pluralizmit lexuan vendimin e përgatitur kohë më parë në zyrën e Edi Ramës”.
Duke akuzuar trupën gjykuese, zoti Berisha u shpreh se grupimi tjetër e kishte pranuar në sallë se nuk kishte qenë palë në proces. “Çdo gjykatës me integritetin minimal, kur pala tjetër deklaronte se nuk ishte palë në këtë proces, mbyllte procesin dhe nuk vazhdonte më tutje, por ata kishin në sirtar vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës për të ndëshkuar opozitën politike”, u shreh ai.
Zoti Berisha iu drejtua më pas me një thirrje “anëtarëve dhe simpatizantë të PD-së të ngrihen në lartësinë e tyre të misionit historik, misionit të shpëtimi të pluralizmit, demokracisë, të shoqërisë shqiptare dhe Shqipërisë. Çdo shqiptar, sot më shumë se kurrë pret nga guximi ynë, qëndrimi ynë realizimin e këtij misioni”, deklaroi ai duke njoftuar se në ditët e ardhshme do të mblidhen forumet e partisë dhe “mbi bazën e këtij qëndrimi armiqësor, asgjësues të shpallur nga narkoshteti dhe Edi Rama, do të marrë të gjitha vendimet e duhura për të vazhduar misionin e saj në mënyrën më të fuqishme”.
Vendimi i Apelit për Partinë Demokratike, reagon Sali Berisha
Por përveç reagimit, zoti Berisha do të duhet të mendojë se si do të mund të angazhohet në zgjedhjet e 14 majit. Mundësi e gjetjes së një kompromisi me grupimin e zotit Alibeaj duket e pamundur. Ndërsa variant i përdorur në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit të kaluar, kur kandidatët e tij garuan nën siglën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” i rregjistruar nga LSI-PDK, mund të ishte sërish një zgjidhje.
Ish presidenti Ilir Meta, i cili drejton Partnë e Lirisë (ish LSI) reagoi në linjë me zotin Berisha. “Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij”, shkroi ai në Facebook, duke shtuar se “Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë”.
Nga ana e tij, zoti Alibeaj foli për “një ogur të mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë”. Ai lëshoi sinjale pajtimi kur në postimin e tij në Facebook u shpreh se “kjo është dita kur të gjithë ne, demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për tu përballur me regjimin e Edi Ramës dhe të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrveshjet mes nesh të shkaktuara nga mentaliteti i vjetëruar i politikës shqiptare. Ftojmë të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 Majit. Me kandidatët më të mirë që nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve”, shkroi ai.
Ashtu si zoti Berisha, që ka përzgjedhur me kohë kandidatët e tij përmes një gare brenda partisë, edhe zoti Alibeaj ka prezantuar shumë nga kandidatët për kryetar bashkie. Por ai do të duhet të zgjidhë ndërkohë dhe një problem juridik. Zoti Basha rezulton të jetë ende kryetar i Partisë Demokratike, duke qenë se dorëheqja e tij nuk u formalizuar në gjykatë. Dhe me gjasë do të duhet të jetë ai që të firmosë dhe kërkesën për rregjistrim në zgjedhjet vendore. Firma e kryetarit të Partisë është e domosdoshme veçanërisht në rregjistrimin e listës së kandidatëve. Përfaqësuesi ligjor i zotit Alibeaj, tha pas vendimit të Apelit se do t’i drejtohen menjëherë gjykatës, për të rregjistruar dorëheqjen e zotit Basha si kryetar i Partisë./VOA
United i vendos një kusht për rinovimin, David de Gea pranon të sakrifikoj paratëE ardhmja e portierit David de Gea do të vazhdojë në Manchester me fanellën e United. 32-vjeçari është futbollisti më i paguar te United me pagë prej rreth 375 mijë sterlina në javë.
Megjithatë në kontratën e re, rroga e tij do të ulet, pasi “Djajtë” kanë vendosur një kufi page prej 200 mijë sterlinash në javë si maksimum pas largimit të Cristiano Ronaldos.
De Gea thuhet se është i gatshëm të pranojë një ulje të konsiderueshme të pagës për të qëndruar në “Old Trafford”.
“Jam shumë i qetë. Unë thjesht fokusohem në stërvitje dhe dua të jap më të mirën për skuadrën në fushë. Me siguri, negociatat do të mbyllen me sukses. Dëshira ime është të qëndroj për pjesën tjetër të karrierës sime te United”, tha De Gea për “Sky Sports.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, bisedimet janë pozitive dhe shumë shpejt palët do të nënshkruajë kontratën e re. /zoom.al/
Tritoli në Fushë-Krujë, zbulohet kush është pronari i mobilerisëNjë shpërthim i fuqishëm në një mobileri tronditi Fushë-Krujën mbrëmjen e sotme. Mobileria është në pronësi të shtetasit Bujar Caraci.
Ky i fundit e ka dhënë me qira mobilerinë tek dhëndrri i tij, Desar Cangut.
Sipas raportimeve, shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm saqë është ndjerë në të gjithë zonën.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar por dëme të konsiderueshme materiale.
Lënda plasëse ka shkatërruar thuajse të gjitha objektet brenda mobilerisë.
Tritoli ishte vendosur në pjesën e pasme të objektit, ku mësohet se ka pasur edhe kamera sigurie.
Çdo gjë e shkatërruar, dalin pamjet e mobilerisë që u hodh në erë me tritolRreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor “Fushë Krujë-Tiranë”, në fshatin Arrameras, në ambientet e jashtme të një mobilerie të marrë me qira nga shtetasi D. C., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat vijojnë kontrollet në zonë, për kapjen e autorit/ëve.

Në vendngjarje ndodhen drejtuesit vendorë të Policisë dhe grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shpërthim tritoli në Fushë-Krujë, detajet e paraNjë shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë.
Shpërthimi lëndës plasëse ka ndodhur në pjesën e jashtme të një mobilerie, e cila ka qenë e mbyllur.
Deri më tani mësohet se ka vetëm dëme materiale.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.
Meta reagon pas vendimit të Apelit për vulën e PD: Akt i paralajmëruar! Gjykatë e kapur!Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të marrë nga Apeli në lidhje me vulën e PD.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta u shpreh se ky ishte një akt i paralajmëruar nga kryeministri Rama.
Ai ka shtuar se përballë Ramës do jetë një opozitë fitimtare më 14 maj.
Postimi:
Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij.
Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë.
Fitorja nuk ndalet!