zoom

Day ArchiveProkurori i Përgjithshëm i SHBA: Nëse dikush nga jashtë paguan një nëpunës, rrezikon sigurinë

Skandali i Charles McGonigal, ish-zyrtari i FBI, që u korruptua nga oligarku rus për interesat e tij, ka tronditur politikën amerikane.

E gjithë qeveria amerikane, Kongresi dhe Departamenti i Drejtësisë tashmë e kanë pikë reference skandalin “McGonigal” dhe shembull negativ se si nuk duhet të sillet një zyrtar publik që paguhet nga taksapaguesit amerikanë.

Mediat amerikane çdo ditë publikojnë detaje të reja nga skandali korruptiv duke vënë FBI-në përpara një furtune si asnjëherë më parë, edhe pse për amerikanët deri dje ishte institucioni më i besueshëm.

Merrick Garland gjatë raportimit vjetor në Senatin e SHBA ka deklaruar se nëse dikush paguan një nëpunës amerikan nga jashtë shtetit, përbën rrezik për sigurinë kombëtare.  Gjatë këtij raportimi, shqetësimi u ngrit nga senatori Chuck Grassley.

Ky i fundit iu drejtua Prokurorit të Përgjithshëm Garland nëse Departamenti i Drejtësisë do të kishte informacion për pagesat e paligjshme nga persona të jashtëm për zyrtarë publikë dhe këto pagesa ndikojnë vendimet e politikave, a përbën një shqetësim për sigurinë kombëtare.

Përgjigjja e Garland ishte se, nëse përfaqësues i një shteti të huaj kërkon të paguajë dikë për të mbështetur atë qeveri në fshehtësi, pa asnjë dyshim që do të ishte një alarm për sigurinë kombëtare të SHBA.

Edhe pse nuk përmendet me emër, pyetja e senatorit Grassley dhe përgjigjja e prokurorit Garland i referohen skandalit “McGonigal” i cili në SHBA vijon të jetë çështja e ditës.

Pjesë nga raportimi në Senatin Amerikan

Senatori Chuck Grassley: Nëse Departamenti i Drejtësisë merr informacion se persona të huaj kanë pasur evidencë për pagesa financiare jo të duhura apo të paligjshme paguar zyrtarëve të zgjedhur apo personave të tjerë të ekspozuar politikisht, dhe këto pagesa mund të ndikojnë në vendimet politike, a do të përbënte kjo një shqetësim për sigurinë kombëtare dhe a do të kërkonte një hetim të plotë?

Prokurori Merrick Garland: Nëse i përgjigjem ekzaktësisht pyetjes, nëse është agjent i një qeverie të huaj që i kërkon dikujt, që paguan dikë për të bërë gjëra në përkrahje të asaj qeverie të huaj, pa dyshim që mendoj se ky do të ishte problem për sigurinë kombëtare.

Anila Hoxha: Dan Hutra është dështim total i të gjitha hallkave të drejtësisë

E revoltuar në lidhje me vrasjen e trefishtë që ndodhi ditën e sotme në periferi të Tiranës dhe me “paralizën” e policisë në ato momente që nuk arriti të parandalonte masakrën, gazetarja Anila Hoxha është shprehur se vrasësi ishte i përkëdhelur nga drejtësia dhe se ai është dështim totali të gjitha hallkave të drejtësisë.

Hoxha ka treguar se Hutra nuk ishte një person i panjohur nga drejtësia dhe se kjo e fundit ka dështuar në riintegrimin e tij, pasi ky ishte edhe qëllimi që qëndroi gjatë në burg.

Gazetarja ka treguar gjithashtu se lidhja mes Elenës dhe Dan Hutrës ishte bërë me anë të njerëzve të tjerë dhe se e reja nuk kishte informacion mbi të shkuarën e tij.

“Dan Hutra është një kriminel në rritje e sipër dhe nga viti në vit e ka pasuruar të shkuarën kriminale, është një dështim total i të gjitha hallkave të drejtësisë. Dështoi që të rehabilitohej e të riintegrohej që në mënyrë kur të dilte nga burgu të ishte i rehabilituar. Hutra është përkëdhelur nga drejtësia, ta nisim nga ngjarja e fundit në maj 2022 kërcënoi bashkëjetuesen, e cila ishte shtatzënë gati një muaj dhe ai nisi një dhunë jo vetëm ndaj saj por e kapërcen kufirin dhe kanos e kërcënon se do të kryente krim edhe babanë e saj. Babai i saj tregon se ai kërkonte kokë njeriu dhe se do të bënte histori për mediat botërore. Elena nuk e kishte njohur vetë personin në fjalë por me anë të njerëzve të tjerë, dëshmitare e kësaj dhune ka qenë edhe nëna e vajzës. Elena është tërhequr nga denoncimi ku thotë se marrëdhëniet janë normalizuar. Pasi bëri këtë deklaratë ajo firmosi kontratë noteriale.”- tha Hoxha.

 

 

Arsenali shkatërron Everton-in dhe thellon epërsinë me “Qytetarët”, fiton dhe Liverpool

Arsenali ka arritur një fitore bindëse ndaj Evertonit në Londër me rezultat 4-0 në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e shtatë në Premier League.

Bukayo Saka kaloi vendasit në epërsi në minutën e 40-të, kurse në sekondat e fundit të pjesës së parë Martinelli dyfishoi shifrat.

Epërsia vazhdoi të thellohej edhe më shumë në pjesën e dytë kur Odegaard shënoi për 3-0 në minutën e 71-të, ndërsa në të 80-tën, Martinelli mbylli llogaritë.

Me këtë fitore, “Topçinjtë” tani shkojnë në kuotën e 60 pikëve në vendin e parë, pesë më shumë se Manchester City.

Ndërkohë Everton mbetet në zonën e rrezikshme me 21 pikë të grumbulluara pas 25 ndeshjesh.

Ndërkaq, fitoi edhe Liverpool, që mundi 2-0 Wolves në Anfield. Të dy golat u realizuan në pjesën e dytë.

Van Dijk zhbllokoi takimin në minutën e 73’, ndërsa Salah dyfishoi shifrat në aksionin e radhës. /zoom.al/

 

 

“E bëra se desha”, zbardhet dëshmia në Dan Hutrës i cili vrau tre gra: S’jam penduar

“E bëra se desha, nuk jam penduar”. Kështu është shprehur Dan Hutra, autori i tre vrasjeve dhe 3 plagosjeve që ndodhën gjatë ditës së sotme në Tiranë, vetëm pak momente pasi u shoqërua në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se 40-vjecari është shfaqur i qetë dhe i papenduar për atë që kishte kryer gjatë ditës së sotme.

40-vjeçari u arrestua në zonën e Sharrës në Tiranë pas 7 orësh ndjekje nga ana e policisë së Tiranës. Ai u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës ku është marrë edhe në pyetje.

I pranishëm ishte dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Dan Hutra fillimisht ka plagosur ish të dashurën e tij, shtetasen Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit në Tiranë, e cila fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, autori është larguar me automjetin tip “Benz”, të cilin e kishte marrë me qira dhe rreth orës 12:35 minuta ka shkuar në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij.

Shtetasi Dan Hutra ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Pas kësaj ngjarjeje, autori ka lëvizur në drejtim të rrugës “Abdyl Elmazi”, në rrugën e Arbrit, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja”, Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe.

Ashpërsohet gjuha mes çiftit, Luizi-Kiarës: Si banore nuk të llogaris fare!

Diskutimet për largimin e Evës nisën menjëherë në shtëpi. Luizi po bisedonte me Kristin dhe Dean për debatin që ai pati me Evën, kur në atë moment, në kuzhinë u fut Kiara.

Kjo e fundit i tha Luizit “Mjaft” me këto diskutime.

Përgjigja e tij ishte shumë e ashpër ndaj Kiarës.

Ai i tha asaj se nuk është askushi që t’i thotë “Mjaft”, ndërsa shtoi se Kiarën nuk e llogarit fare si banorë në shtëpi.

Luizi shtoi se kur doli Ermiona ajo dhe të tjerët dolën të festonin jashtë, ndërsa me daljen e Evës, të gjithë u bënë “seriozë”.

VIDEO/Dalin pamjet e momentit të arrestimit të Dan Hutrës në Sharrë

Emisioni Opinion ka publikuar pamjet ekskluzive të arrestimit të Dan Hutrës në landfillin e Sharrës në kryeqytet, i cili vrau 3 gra dhe plagosi 3 gra të tjera gjatë paradites së të mërkurës.

Në këto pamje duke momenti kur agjentët e policisë së kryeqytetit kanë neutralizuar dhe arrestuar Dan Hutrën, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe me precedent të theksuar kriminal.

Gjatë arrestimit, Dan Hutra nuk bëri rezistencë. Atij iu sekuestrua dhe arma e krimit tip kallashnikov.

Në orën 12:15, Dan Hutra plagosi 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në rrugën “Teodor Keko” në mbikalimin e Pallatit me Shigjeta.

Pas kësaj autori u largua me makinë dhe rreth orës 12:35 ka shkuar në Kodër Kamzë në banesën e ish-bashkëjetueses, ku ka vrarë Mevlute Hysa 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses), si dhe ka plagosur Elena Hysa, 35 vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj.

Pas kësaj, Dan Hutra ka lëvizur në rrugën e Arbrit, Bathore, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja” dhe rreth orës 12:48 ka ndaluar tek banesa e familjes Kurti ku ka vrarë Etleva Kurti 31 vjeç, e cila u gjet e vdekur në oborrin e banesës.

 

Gazetarja rrëfen bisedën me vëllanë e Etleva Kurtit: Po qante me të madhe kur më kontaktoi

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të tjera nga ngjarja e sotme ku Dan Hutra vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera.

Ajo zbulon bisedën me vëllanë e një prej viktimave, i cili ka deklaruar nga burgu se ka qenë pikërisht Hutra vrasësi i së motrës.
Ai ka shpjeguar se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve që të dy kanë pasur në burg, ndërsa ka shtuar se dëshiron të bëjë të qartë se nuk ka asnjë lidhje mes autorit dhe motrës së tij.

“Ka pasur tentative për të dalë jashtë Tiranës.
Ishte një njeri që kishte bërë 16 vite burg më parë.
Një personazh që nuk kishte para sepse të jetosh në arrati duhet të kesh para. Tentoi t’i merrte një shumë parash njërës nga gratë me të cilat kishte marrëdhënie intime.
Serial killer do ta quaja dhe mbante mllef.

Kur ka vrasje në seri dhe vrasje të grave ka një mllef të madh mes qytetarësh dhe nuk kishte as mbështetje. Qytetarët ishin të frikësuar se mos do të ndodhte një tjetër ngjarje.

Me njoftimin e parë doli që Dan Hutra ishte larguar me një automjet por nuk ishte e qartë dhe nuk kishte të dhëna ë saktë në lidhje me të plagosurit dhe viktimat.

Më pas u sqaruar se Hutra kishte dalë vetëm 16 ditë më parë nga burgu.

Në fillim nuk ishte e qartë nëse ishte i njëjti autor për plagosjen me thikë dhe vrasjen në banesë. E para për shkak të armës së krimit.

Gurakuqi ka pasur një lidhej intime me Kurtin, ajo tha se ai i kishte shkuar në shtëpi, e kishte dhunuar plagosur dhe i kishte marrë paratë.

Me identifikimin e autorit prej saj, u bë lidhja mes ngjarjeve ne Astir dhe Paskuqan.

Në atë kohë një burim më tha që tre plumbat në trupin e Etleva Kurtit janë të njëjta me ato të sekuestruara në ngjarjen në Paskuqan.

Në atë kohë më merr në telefon Vladimir Kurti që po qante me të madhe dhe nuk po arrinte të më shpjegonte se ç’kishte ndodhur.

Ai më shpjegoi që sapo kishte dëgjuar ngjarjen në Paskuqan ka telefonuar motrën e cila nuk i përgjigjej dhe e dinte që ishte ai autori sepse kishte pasur shumë konflikte me të në burg madje kishte pasur tentativa për ta vrarë.
Ai më tha që në atë kohë kishte pranë tij njerez të cilët i bënin thirrje familjarëve të mos dilnin nga shtëpia pasi kishin frikë se mos u ndodhte gjë edhe atyre.
Një nga meraqet e tij ishte që motra e tij të mos varrosej me njollë sepse nuk kishte asnjë lidhje mes saj dhe autorit, përveç të vëllait i cili kishte pasur konflikte me të në burg.

Një vajzë 6 vjeçare kishte identifikuar autorin. Faktet u lidhën ndaj edhe zoti Vocaj falenderoi median pasi ishte një ngjarje që media ndihmoi me të vërtetë në zbardhjen e saj”, tha ajo.

“Shqiptarët urrejnë gratë”, Shqipëria me bilancin më të rëndë të vrasjeve të femrave

E mërkura e 1 marsit 2023 është dita me bilancin më të rëndë të vrasjes dhe plagosjes së grave në Shqipëri.

Një kriminel si Dan Hutra, i dënuar edhe më parë për vrasje të femrave, i mori jetën 3 grave të pafajshme, ndërsa 3 të tjera i la të plagosura.

Një krim i paralajmëruar ky, po të kemi parasysh se ai është dënuar edhe më parë për vrasjen e një gruaje, ndërsa vetëm pak muaj më parë ishte arrestuar sërish për dhunë ndaj një gruaje tjetër.

Mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë, pavarësisht vettingut, por edhe mungesa e vigjilencës së institucioneve të tjera ligjzbatuese, bëri që Dan Hutra të ishte sërish i lirë dhe sot të kryente një “vatërlo” të vërtetë.

Ndonëse kjo është ngjarja me bilancin më të rëndë sa i përket viktimave gra, në fakt e gjithë historia e dekadave të fundit është e mbushur me ngjarje të rënda me viktima gra.

Gati një muaj më parë një 80-vjecar në Gramsh vrau gruan e tij pasi dyshonte se ajo e tradhtonte me vëllanë.

Këto janë rastet më të fundit të vrasjes së grave në vendin tonë, pasi thuajse në cdo vit shënohen me dhjetra raste të vrasjeve dhe plagosjes së grave.

Kështu, sipas të dhënave të INSTAT dhe Policisë së Shtetit nga viti 2010 e deri në 2022 janë shënuar mbi 160 vrasje të grave në vendin tonë.

Nga vitit 2010 e deri në vitin 2022, numri i vrasjeve ka qenë mesatarisht me 11-12 vrasje në vit, përjashtuar vitin 2013, që shënoi një numër rekord, plot 17 gra u vranë nga partnerët e tyre dhe viti 2018 me 16 gra të vrara.

Në fakt Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të vrasjeve nga partnerët intimë në Europë. E dhëna është publikuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Krimet dhe Drogën (UNODC), në një raport të saj te vitit 2018 me emrin “Studimi global për vrasjet e lidhura me gjininë për gratë dhe vajzat”.

Sipas grafikëve të publikuar në këtë raport, Shqipëria kishte nivelin më të lartë të vrasjeve nga partnerët intimë, me 0.7 vrasje për 100 mijë gra, sipas të dhënave që i referohen vitit 2016. Ky është niveli më i lartë në Europë. Pjesa më e madhe e vrasjeve të grave në Shqipëri kryhen pikërisht nga partnerët e tyre (në total vrasjet e grave janë 1 për 100 mijë).

Pas Shqipërisë, në vend të dytë ishte Islanda, me 0.6 vrasje për 100 mijë gra, e ndjekur nga Kroacia (0.5), Lituania (0.5), Finlanda (0.4) dhe Zvicra (0.4).

Tjetër vdekje në Tiranë, 40-vjeçarja humb jetën në aksident

Aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar sot në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet E. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen E. S., rreth 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

 

“Të rrosh vetë se vajzën ta vrava”, Dan Hutra vrau gruan në 2007, më pas mori të ëmën në telefon

40 vjeçari Dan Hutra, i cili vrau tre gra sot në Tiranë dhe plagosi tre të tjera, ishte dënuar me burg për vrasjen e gruas së tij të parë Dafina Havalja.

Vendimi është marrë më 20 janar 2010 dhe Apeli la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së për dënimin me 24 vite burg për Dan Riza Hutrën për veprën penale “Vrasje me paramendim”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Hutra u dënua përfundimisht 16 vjet burgim. Në vendimin e gjykatës, thuhet se pasi ka kryer krimin, ai është përpjekur ta mbulojë ngjarjen duke tentuar që të krijojë përshtypejn se ka qenë vetëvrasje dhe duke vendosur thikën në dorën e viktimës.

Pasi ka kryer krimin i Hutra është larguar qetësisht nga banesa, duke mbyllur derën dhe ka marrë në telefon nenën e viktimës, të cilës i ka thënë: “Rrofsh vet për Dafinën se e kam mbyt”.

“Me të marrë njoftimin nga familjaret e viktimës, policia gjyqësore ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe pasi është hapur dera me force, është pare viktima me një thikë në dorë të vendosur sipër gjoksit. Përreth kufomës kishte njolla gjaku, të cilat u morën për ekspertim biologjik. Janë sekuestruar një thike buke, e cila ka shërbyer për kryerjen e krimit dhe sende të tjera, si shishe plastike me mbishkrimin Pitbull, tre shishe plastike me mbishkrimin birra, tre filxhanë kafe, dy pjata filxhanash, një tavell cigare me bishta cigaresh, një pale pantallona xhinse meshkujsh me njolla gjaku, të cilat janë dërguar për ekspertim Nga këqyrja e kufomës ka rezultuar se ne trupin e saj, krahas hematomave ne pjesët e gjithë trupit, janë konstatuar plage me 2.5 cm larg gjoksit të djathte, me gjatësi 5 cm, nje plagë tjetër ne linjën eksplorime gjatësi 4 cm si dhe një plagë prerëse, me buze të rregullta, në nyjën e tretë të gishtit të madh të dorës së majtë”, thuhet në dosje.

Autori ka pranuar se ka kryer vrasjen por duke pretenduar se e ka bërë këtë në kushtet e tronditjes psiqike.

“I pandehuri pasi ka kryer vrasjen është përpjekur ta paraqesë si vetëvrasje të viktimës, është veshur qetësisht, ka mbyllur banesën dhe është larguar pa u vene re. Me gjakftohtësi ka telefonuar nenën e viktimës, duke i thënë të rrosh vete se vajzën e kam vrare, veprime qe tregojnë se i pandehuri, veprën penale e ka kryer me paramendim, Ne shkalle të pare, I pandehuri Dan Hutra ka kërkuar të procedohet me gjykim të shkurtuar, kërkese qe është pranuar nga gjykata. Ka pranuar kryerjen e veprës penale, por ka dashuruar të paraqesë vrasjen si “vetëvrasje, duke theksuar qe pasoja ka ardhur si rrjedhoje e tronditjes psikike për shkak se dyshonte që bashkëshortja e tij kishte lidhje jashtëmartesore”, thuhet në vendim.