Aplikacion
Bledi Mane ka reaguar ashpër ditën e sotme në lidhje me ofendimet dhe debatet e krijuara në shtëpinë e Big Brother VIP.
Ai ka thënë se në shtëpi janë 4 banorë, duke iu referuar Oltës, Luizit, Armaldos dhe Kristit si bullizues.
“Këtu kemi të bëjmë me një 4-she që di vetëm të bullizojë dhe të ofendojë. Ti Olta e para je një diletante që nuk meriton asgjë. Nuk flas me Teatrin e Kukullave të Durrësit. Deri dje ofendonin me format e gjoksit, format e vitheve.”- tha Bledi.
Kartoni i kuq nuk prish punë, Partizani thyen me goleadë Erzenin në SuperligëPartizani tregon karakter ndaj Erzenit, duke fituar 3-0.
Të kuqtë e nisin ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi Maguette Gueye ndëshkohet me të kuq pas një ndërhyrje të ashpër në minutën e pestë.
Gjithsesi, ekipi i Colellas nuk u demoralizua dhe ia doli të realizojë 3 gola.
Fillimisht Rrapaj hapi siparin e golave, më pas e pati radhën Da Silva dhe Hoti.
Partizani ka të njëjtën kuotë pikësh me Tiranën kryesuese, 37. Erzeni gjendet në vendin e pestë me 31 pikë.
Tjetër lëkundje e fortë në Turqi, tërmet me magnitudë 5.2 ballë në afërsi të …Një tjetër tërmet është shënuar pak minuta më parë në Turqinë Qëndrore.
Lëkundjet e tërmetit kanë qenë me magnitudë 5.2 të shkallës rihter
Epiqendra e tërmetit ndodhet 54 kilometra në jugperëndim të Kahramanmaras në një thellësi prej 10 kilometrash.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme.
Futbolli në zi! Ndahet nga jeta ish-trajneriFutbolli italian është në zi teksa u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-trajneri i Perugias së artë, Ilario Castagner.
Gjatë karrierës së tij në futbollin italian, Castagner mbahet mend si trajneri i parë që e mbylli kampionatin pa asnjë humbje teksa në sezonin 1978-79, drejtonte Torinon.

Zëvendësministrja e Arsimit të Lartë e qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni, Augusta Montaruli ka dorëzuar sot aktin e dorëheqjes së saj.
Montarulli i përket partisë Adelfia të Italisë dhe u dënua për përdorim të paligjshëm të fondeve të pushtetit vendor. Sipas drejtësisë italiane, Montarulli kishte përdorur paratë publike për blerjen e rrobave të shtrenjta, çantave dhe një libri me këshilla për jetën personale dhe seksuale.
Ajo këmbëngul se është e pafajshme, e se nuk ka dëmtuar fondet publike dhe shtoi se do të ankohet në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian. Kjo është dorëheqja e parë e një anëtari të qeverisë së Melonit, që nga krijimi i saj tetorin e kaluar.
Olta i frikësohet njërit prej banorëve në “BBV”: Po bëhet i rrezikshëm, duhet ta heqOlta Gixhari deklaroi se nëse Vëllai i Madh do t’i jepte mundësinë që të largonte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ai do të ishte pikërisht Kristi.
Sipas aktores, ai po bëhet i rrezikshëm dhe duhet ta largojë nga shtëpia. Nga ana tjetër, Kristi i thotë se ka banorë të tjerë brenda shtëpisë për të larguar, teksa aktorja i përgjigjet se “do t’iu vijë radha” të gjithëve.
Pjesë nga biseda:
Olta: Po bëhet i rrezikshëm, duhet me e hequr që tani
Kristi: Unë i rrezikshëm?
Olta: Po
Kristi: Për ty?
Olta: Patjetër që për mua
Kristi: Pse?
Olta: Je lojtar shumë i fortë
Kristi: Mos i bëj këto gjëra tani, kështu
Olta: Këto gjëra si? Si kështu, po ta them pra
Kristi: Po ka të tjerë
Olta: Do u vijë radha të gjithëve nëse jam në shtëpi.
Milan mposht “padronin”, ndaj Monzas mjafton MessiasMilan ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat. Kuqezinjtë kanë triumfuar 0-1 në shtëpinë e Monzës, në një ndeshje mjaft të luftuar.
Goli vendimtar i sfidës do vinte nga Messias, në minutën e 31-të. Me këtë rezultat, ekipi i Piolit ka 44 pikë dhe është në vendin e 3-të. Ndeshja e radhës për kampionët e Italisë është ndaj Atalantës, në shtëpi.
Në krahun tjetër, Monza është në vendin e 10-të me 29 pikë. Serie A luan në darkë Inter-Udinese.
Sillnin femra nga Amerika dhe i prostituonin, shkatërrohet grupi kriminal. 6 shqiptarë të arrestuar
Një rrjet ndërkombëtar trafiku që prostituonte vajza të reja nga Amerika Latine në Greqi, është shkatërruar nga policia helene, ndërsa në pranga kanë rënë 8 persona, mes tyre 6 shqiptarë.
Sipas informacioneve nga mediat greke, fillimisht vajzat kanë ardhur në Greqi nga rrjeti kriminal i cili u mbulonte shpenzimet, ndërsa më pas janë mbajtur peng në hotel. Sipas të njëjtave informacione, vajzat kanë marrë leje për të dalë dhe kanë qenë gjithmonë të shoqëruara.
Ka qenë një viktimë e cila ka kontaktuar policinë në numrin 112 dhe ka denoncuar hotelin. Por duket se deri sa policia mbërriti në hotel, trafikantët kishin marrë informacion për kontrollin, duke larguar viktimat nga godina.
Hetimet kanë nisur që në muajin shtator, duke u konkluduar sot me arrestimin e autorëve.
Një person vetëvritet brenda një qendre tregtare në Paris, njerëzit të frikësuar largohen me vrapNjë burrë në Francë i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i fundit i një qendre tregtare në Paris, në zonën e populluar të La Défense.
Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të shtune, kur njerëzit raportuan një zhurmë të madhe, e cila bëri që dhjetëra persona të vraponin në panik nga frika e një sulmi.
Fillimisht autoritetet kanë qetësuar qytetarët duke thënë se nuk ka pasur të shtëna me armë, ndërsa më pas kanë rrethuar vendin e ngjarjes.
Sherri me Luizin, revoltohet gruaja e Armaldos: I tejkalon limitet e lojësDebati i nisur dje mes Luizit dhe Armaldos e që vazhdoi sërish sot, ka indinjuar bashkëshorten e tenorit.
E shqetësuar nga komentet fyese dhe bullizuese ndaj bashkëshortit të saj nga fansat e Luizit, ajo ka reaguar e revoltuar, duke u shprehur se nuk i toleron aspak, veçanërisht në këtë moment të jetës së saj, që është në pritje të ëmbël.
Shkrimi i plotë:
Kur morem ftesen per Big Brother per Armaldon ishim paksa skeptik.
Me pas me takimet me stafin dhe duke e njohur dhe qene pjese shume here e Top Medias vendosem per po sepse do ishte mes artistesh.
Loja konsiston ne disa rregulla nder te cilat kryesoret qe nuk lejohen jane bullizimet, ofendimet, cenimi i dinjitetit dhe integritetit te personave aty brenda.
Te gjithe kane bere lojra, shaka, thashetheme, diskutime, kane gjetur miq aty brenda, kane gjetur dashurine, kane bere dasma e shume sfida me njeri tjetrin.
Disa banore e kane pyetur se fundmi Luizin se pse ka arritur ne ato ofendime ndai Armaldos.
Shpjegimi i tij ka qene: Kam luftuar shume me Olten. Ia kam nxjerr grupin dhe kam dashur ta shoh vetem dhe keq. Ajo eshte e frikesuar dhe kur ka zarf te kuq. Kur ajo thote ndihem vetem kam nevoje per nje perqafim, ia jep Maestro.
Prandaj e kam ofenduar por i kerkova falje. Ai eshte personi i 3te qe i kerkoj falje dhe nuk i flas me.
Kur beheshin debat dhe lojrat me pare mes te dyve dhe ndonjehere teprohej si nga Armaldo dhe nga Luizi i kemi lene keto teprime presionit te lojes dhe 60 diteve te mbyllura aty brenda.
Por te ofendosh nje person ne ate menyre ne ato nivele duke cenuar Armaldon ne rradhe te pare, integritetin, familjen kjo i tejkalon limitet e lojes.
Per te mos permendur mesazhet nga fansat e Luizit kundrejt families tone ne cdo orar te dites dhe nates te cilat io vetem per mua qe jam shtatezan dhe jam dyfish e ndjeshme por cdo familjar i ka perjetuar dhe nuk i toleron.
Ju jam mirenjohese per mbeshtetjen, suportin dhe do te isha e lumtur qe kjo gje te mbetej ne kuadrin e lojes nga te gjithe fansat, ndjekesit, banoret perfshire dhe Armaldon.