Aplikacion
Real Madridi mori një fitore pa derdhur shumë djersë ndaj Elche në Madrid.
“Los Blancos”, fituan me rezultatin e thellë 4-0 për llogari të javës së 21-të të La Liga.
Asensio zhbllokoi takimin në minutën e tetë të ndeshjes duke finalizuar një aksion interesant.
Më pas Benzema shënoi dy gola nga penalltia në minutën 31’ dhe 45+1’ dhe kjo pjesë u mbyll 3-0.
Me këtë dopietë Karim, hyn në histori duke kaluar Raul (228 gola) dhe bëhet golashënuesi i dytë te Reali me 229 rrjeta.
Në fraksionin e dytë shënoi edhe Luka Modric, i cili mbylli llogaritë në minutën e 80-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Real Madridi tani shkon në kuotën e 48 pikëve në vendin e dytë, tetë pikë pas Barcelonës kryesuese. /zoom.al/
VIDEO | Borussia Dortmund mposht Chelsea-n, Benfica buzëqesh në BruggeNë ndeshjen e parë të 1/16 të Champions League Borussia Dortmund arriti një fitore emocionuese.
Verdhezinjtë mposhtën 1-0 Chelsea-n në një ndeshje me shumë raste, ku protagonist ishin portierët.
Goli i Adeyemi në minutën e 63-të ishte vendimtar për Borussia-n, që hedh një hap drejt turit tjetër.
Në ndeshjen tjetër Benfica arriti një fitore në Belgjikë me shifrat 2-0 ndaj Club Brugge. Golat e Joao Mario (51′) dhe David Neres (88′) vendosën ndeshjen. Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 7 mars. /zoom.al/
“E dija se kush ishte në makinë”, zbardhen mesazhet e anëtarit të Bandës së Durrësit me prokurorinPas atentatit të mbetur në tentativë ndaj Arjan Ndojit në 1 nëntor 2019, ky i fundit ka shkuar në shtëpinë e shoferit të tij Andi Maloku, i cili mbeti i vrarë.
Emisioni “Në Shënjestër” zbulon se “Plaurenti komunikon me Julianin dhe i tregon që ai Arjani para dy ditësh ka shkuar në Katund Sukth te babai i atij që vdiq, referuar Genci Malokut, babait të Andi Malokut, dhe i ka thënë që mos u mërzit se nuk e dimë saktë akoma si ka qenë puna. Sikur gjasme dyshojnë tek Poja, referuar Xhevdet Troplinit, për nja 400 metra tokë”.
Pra siç del në dosje, vetë Arjan Ndoji, ka tentuar të akuzojë si urdhërues të atentatit ndaj tij një tjetër emër të botës së krimit. Në dosje flitet edhe për disa biseda që një mik i Ndojit kishte bërë me anëtarët e grupit të Dervishaj dhe se mes palëve kishte tension. Kjo dëshmohet edhe në një bisedë të zhvilluar midis Dervishaj dhe mikut të tij Bashkim Haxhiaj.
Bisedë gjatë së cilës, Devishaj i thotë bashkëbiseduesit, që “I ka çuar haber Arian Ndojit, para katër ditësh, duke i thënë që të mos merret me dynjanë, pasi problemet i ka drejtpërdrejt me të”. Ndërkohë që Ndoji mësohet se i është përgjigjur se; “Unë s’merrem me këtë punë dhe kam lënë shtetin ta zgjidhë. Problemin e ke me babain e tij djalit që vdiq”.
Në një tjetër bisedë, del në pah fakti se Arjan Ndoji, i përgjigjet Plaurent Dervishaj, përmes një të njohuri të tij, duke i thënë se “ne nuk kemi punë, por atij ja ka bërë ‘Poja’”. Por në një bisedë me një person të paidentifikuar, Plaurent Dervishaj dëgjon nga bashkëbiseduesi, se ai nuk ka asnjë lidhje me atentatin e kryer ndaj tij në fshatin Koxhas të Shijakut. Ndërsa Dervishaj përgjigjet se; “Unë nuk kam dyshuar të ju, sepse e di ku e kam hasmin. Unë i kam ç’u haber që e keni prej meje edhe prokurorit dhe atij tjetrit, fjalë për fjalë. E dija kush ishte në makinë dhe doja t’i kapja të dy. Por nuk ishte e shkruajtur, pasi u bllokua arma e parë dhe u dha mundësi që të shmangeshin”.
City shtyp Arsenalin dhe merr kreun, Guardiola i tregon “studentit” Arteta kush është profesoriManchester City ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në Premier League duke mundur në Londër 3-1 Arsenalin.
De Bruyne kaloi “Qytetarët” në epërsi në minutën e 24-të, duke shënuar një gol të bukur.
Në minutën e 42-të rezultati u barazua nga Bukayo Saka, që ishte i saktë nga penalltia dhe kjo pjesë u mbyll 1-1.
Pjesa e dytë i takoi tërësisht kampionëve të Anglisë, edhe pse fillimi ishte shumë pozitiv për “Topçinjtë”.
Grealish shënoi në minutën e 72-të për të rikthyer epërsinë e Manchester Cityt.
10 minuta më vonë Haaland i dha goditjen e nokautit Arsenalit, duke mbyllur llogaritë në 1-3.
Me këtë fitore, tani Manchester City merr kreun në Premier Leagueme 51 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në vendin e dytë.
Kujtojmë se “Topçinjtë” kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /zoom.al/
Popullariteti i programit të inteligjencës artificiale ChatGPT dhe rreziqet që paraqetChatGPT, programi i inteligjencës artificiale që po shënon një rritje të shpejtë, mori vëmendjen e publikut për shkak të aftësisë për t’iu përgjigjur me shpejtësi dhe në formë të zgjeruar një sërë pyetjesh.
Programi ka zgjuar interesimin e investitorëve të cilët janë të etur të bëhen pjesë e zbulimit tjetër të madh në teknologji.
I krijuar nga kompania private OpenAI, me mbështetjen e kompanisë Microsoft, programi ChatGPT regjistroi 100 milionë përdorues aktivë mujorë, vetëm dy muaj pas publikimit të aplikacionit, gjë që e bëri atë programin me rritjen më të shpejtë të përdoruesve në histori.
Popullariteti i tij mori vëmendjen e ligjvënësve amerikanë, të cilët kanë pikëpyetje mbi ndikimin e programit në sistemin arsimor, në sigurinë kombëtare dhe mënyrës se si do të rregullohet ai.
Ligjvënësi demokrat Ted Lieu, anëtar i Komisionit të Shkencës në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se ndërsa ishte i emocionuar për programin robotik, është gjithashtu i tmerruar nga inteligjenca artificiale, nëse ajo lihet e pakontrolluar dhe e parregulluar.
Senatori demokrat Ron Wyden, sipas një ndihmësi të tij, theksoi nevojën për t’u siguruar që Inteligjenca Artificiale të mos përfshijë paragjykime, që do të çonin në diskriminim në botën reale.
Një firmë ligjore, aktiviteti i së cilës përqëndrohet në përgjegjësitë e Inteligjencës Artificiale, vuri në dukje shqetësimet mbi sigurinë kombëtare, duke paralajmëruar për mundësitë që aktorë keqdashës, brenda dhe jashtë vendit, që kanë interesa të kundërta me Shtetet e Bashkuara, t’i përdorin këto sisteme për krijimin e materialeve të pavërteta dhe dëmshme.
Shumica e shqetësimeve rreth programit ChatGPT vijnë nga profesorët, të cilët shprehin frikën mbi mashtrimet e mundshme në shkolla dhe universitete si dhe plagjiaturën.
Të tjerë kanë shprehur shqetësime se programi kompjuterik mund të përdoret për përhapje të lajmeve të rreme.
Në një deklaratë kompania OpenAI tha se “ne nuk duam që ChatGPT të përdoret për mashtrime në shkolla, ose kudo tjetër, prandaj jemi duke punuar në krijimin e masave zbutëse për të ndihmuar këdo që të identifikojë materialet e krijuara nga ky sistem”.
Vetë programi ChatGPT dha një përgjgije interesante kur u pyet se si duhet të jetë i rregulluar:
“Si një model neutral i gjuhës së inteligjencës artificiale, unë nuk kam një qëndrim ndaj ligjeve specifike, që mund, ose nuk mund të miratohen për të rregulluar sistemet e inteligjencës artificiale si unë”, u përgjigj vetë sistemi.
Por më pas ai përpiloi një listë të fushave ku duhet të përqëndrohen rregullatorët, si privatësia e të dhënave, paragjykimi, drejtësia dhe transparenca në mënyrën se si shkruhen përgjigjet./VOA
Redjan Rraja ekzekutori/Zbardhen bisedat, Plaurent Dervishaj nxehet pse nuk po vritej “Rrumi”
Pas atentatit të dështuar ndaj Plaurent Dervishajt, ky i fundit nisi të hartonte planin për eliminimin e Arjan Ndojit dhe Rrumit. Atentati ndaj tyre u bë në 1 nëntor në mbikalimin e Shkozetit, ndërkohë që siç del në dosjen hetimore të publikuar nga emisioni “Në Shënjestër”, të parët që kanë nisur punët për të krijuar kushtet për të realizuar atentatin, duket se janë Julian Meçaj, Amar Shkëmbi dhe Endrit Sinani, i njohur me pseudonimin “Diqo”, një lidhje e afërt ky me Amar Shkëmbin.
Nga biseda e përgjuar konstatohet edhe takimet me Redjan Rrajën, i cili në këtë skenar ishte ngarkuar të kryente rolin e ekzekutorit. Rraja u arrestua fill pas atentatit të ndodhur në “Mbikalimin e Shkozetit”, pasi gjurmët e tij u gjetën në makinën e krimit, që autorët nuk mundën ta digjnin dot, por e braktisën pranë varrezave të Shkafanës, në Durrës.
Në vendin ku u braktis automjeti u gjetën midis të tjerave edhe një palë syze, që mbanin pikërisht gjurmët e ADN-së së Rrajës, që në dosje rezulton me pseudonimin “Doku”.
Në përgjime evidentohen edhe takimet që pjesëtarë të grupit kanë kryer kohë pas kohe me Redjan Rrajën, siç janë edhe ato që ky i fundit realizonte në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, me Amar Shkëmbin. Përgjimet hedhin dritë edhe në ndjekjen për katër ditë me radhë që grupi i përcaktuar, i kishte bërë makinës së prokurorit Ndoji, deri ditën e goditjes finale.
Por ajo që është pjesa më interesante e kësaj historie, është mënyra se si grupi kriminal funksionoi dhe veproi për të eliminuar dy objektivat e tij. Aq sa në transkriptet e bisedave, del se numri i personave të përfshirë në gjurmimin e shënjestrave të atentatit, të jetë shume i madh.
Ne biseden e 11 shtatorit 2019 midis Julian Meçaj, i identifikuar në këtë komunikim si “Sakati” dhe Amar Shkëmbit, me kodin “Badi”, te cilet sinkronizojnë veprimet me qëllim përgjimin në ambient të hapur të makinës së Rrumit, i cili siç rezulton nga bisedat e tyre duket se i ndryshon shpesh makinat.
PËRGJIMI
“O vlla e lëm kështu, te lokali si ka thënë ‘Shoku’ dhe nesër. Ne na duhet për mendimin tim te tarraca dikush që të pijë kafe dhe te muzeu një tjetër dhe sa të lëshohet ai te këto rrugë dal unë te ura e shoh nga iku për TR apo për lokal. Dhe s’ka ça rri gjithë ditën nga ora 2 deri në 4.
Po te muzeu dhe te tarraca nuk besoj se ka ndonjë problem. I the ‘Kilit’ të shohi për atë makinën që më the mua se mos është me atë te lokali. Ne jemi këtu, ti e din, s’kam ik andej.
Dihet ai, o në autostradë o në lokal do shkojë. Ai e din vendin fiks ku do presi. Po vlla po mos t’i ndahena nesër.”, tha Meçaj.
Siç del nga bisedat e përgjuara ortakët në planin për të vrarë Ndojin dhe ‘Rrumin’, duket se janë takuar të nesërmen. Madje në një moment ata shprehin padurimin e tyre në lidhje me faktin që objektivi kishte ditë pa u dukur në lokalin që frekuentonte zakonisht.
PËRGJIMI
“A ka dalë ‘Alt’ aty se ne jemi te vendi jonë.
Ok vlla, po pse nuk ia le telefonin ‘Alt’ të na shkruante se ka ardh ai. Dhe ti thoshim edhe ‘Dokut’ që ka ardhur dhe të jetë gati.
Ishalla sot po shkon te lokali se ka kaq ditë pa qenë.
O për mua kam durim vlla, po kam hallin e atyre që janë me hekura në kurriz se dje kanë nejt në rrugë të shkretët. Po pastaj ‘Alt’ dhe ‘Diqo’ mos t’i ndahen sa ta pasojnë.
E mir aty të rrijë ishalla vjen vlla.
Po vlla ajo na duhet dhe ne. Ishalla ajo është super. Ishalla aman. Dhe unë këtu me ‘Fshatarin’ jam dhe me ‘Diqon’.
Fratelo, hë ka ardhur gjë se më pyeti dhe ‘Doku’.
Dhe ‘Kili’ vlla thuaja amanet lokalin sot se mos na vjen atje se ka dit pa ardhur.
Ok ti më thuaj vlla, pastaj çojmë ‘Diqon’ atje”.
Me “hekura në kurriz” grupi nënkupton pajisje të sofistikuara survejimi, të afta të shikojnë në distanca të largëta.
Ndërkohë që pas ditëve të tëra pa e parë objektivin e tyre, ish-prokurorin Ndoji, mbërriti lajmi që makina e tij është parë të lëvizë në vendin ku ata po e prisnin prej ditësh.
Në bisedë del edhe roli i ‘Fshatarit’, në këtë rast i Bledar Polovinës, në ndjekjen e objektivit të atentatit.
PËRGJIMI
“Hë vlla e kanë pa? Po vjen këtej.
Inshallah vlla. U nis dhe unë këtu jam, s’më ikën. Ja sa të vij dhe ‘Doku’. Po ngaqë s’po i punon ky telefoni atij. Ka ndalu te ura, u fut mrena te ‘Shala’.
Se di a ka rrugë andej. S’ka dalë, a ka rrugë mbas Shalës, mos na iki anej? Tani doli, u kthye ne Sukth. Erdha prapë në Maminas.
Se ai iku me marr kerrin. Jemi te dogana në Tiranë tani. Tre herë ndaluam rrugës ne, tre herë na ka pa sot.
Aty më humbi se bëri rrethin dy herë dhe ‘Fshatari’ tha s’i shkojmë dot mbrapa se po na shef”.
Siç rezulton edhe nga dosja, në një moment durimi ka humbur brenda grupit. Kjo lihet të kuptohet edhe nga biseda që Amar Shkëmbi ka me një prej pjesëtarëve të angazhuar në veprim, ku ky i fundit i tregon se si Plarent Dervishaj i ka ngritur zërin për dështimin e planit. Kjo lë të kuptohet se ekzekutimi i ‘Rrumit’, po kërkohej me ngulm sa më shpejt të ishte e mundur nga porositësi i tij. Në një moment ‘shoku’ kritikon Amar Shkëmbin për dështimin e atentatit.
PËRGJIMI
“Leje vlla 2 orë në lokal ai, 1 orë te Shala, 1 orë në Sukth. ‘Doku’ s’u bë gati.
Për Zotin më ka ik menja, kishte maru sot ajo vlla. T’i themi dhe ‘fshatarit’ vlla. Unë i shkreti pinc për Zotin, po nejse ju e dini. Po nuk vjen ‘Ramazani’, ti në timon tha, unë i gjuaj.
Ok po vi andej i thashë.
Po ça është kjo mo vlla, unë pinc ai më bërtet mua. Pa bukë 4 ditë pinc, aty pronto për çdo gjë, ai më bërtet mua për Zotin. Të dal nesër anej me ‘Fshatarin’, takohu dhe me të. Po ça s’më ka thënë, sikur unë du me i prish punë atij, më rridhnin lotët nga inati.
Ça të bëj për nesër? Ja çova me foto bisedën me “Dokun”. Unë s’bëj gjë pa më thënë dikush nga ju.
Një moment tensioni duket edhe ai midis Julian Meçaj, në këtë rast “Sakatit” dhe shefit të tij, Plaurent Dervishaj, të thirrur “Shoku”.
Dervishaj e ka përzënë nga tavolina, Meçajn, pas një gabimi që grupi ka bërë në ndjekjen e “Rrumit”. Këtë bisedë Juliani ia ka treguar Amar Shkëmbit.
PËRGJIMI
Më përzuri edhe mua. Më tha ik jashtë dhe mos ec mo më tha. O vlla po ça faji kam unë sot, kur më the ti dhe “Doku” shifi shtëpinë. Ai s’më ka parë mua me fytyrë vëlla, thjesht ai u fut me një kthesë në rotondo.
Unë i thashë “Fshatarit”, ec drejt mos e ndiq. Kaq ishte pse me ngeli mua tani me më përzënë “Shoku”. Ça je ti tha që të thonë ata ça duhet të bësh.
KUJDES NGA RUSIA, LAKMON UKRAINËN/ Shënimi sekret që i la Bush Obamës 13 vjet para sulmit
UASHINGTON – Bota ishte një vend i paqëndrueshëm kur Presidenti Xhorxh W. Bush po linte detyrën. Kështu që gjatë daljes nga dera, ai dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare lanë një këshillë të vogël për pasardhësit e tyre:
India është një mik. Pakistani nuk është. Mos i beso Koresë së Veriut apo Iranit, por të bisedosh është akoma më mirë se jo. Kujdes nga Rusia; lakmon territorin e fqinjit të saj Ukrainën. Kujdes mos u fut në grackë nga luftërat e vështira tokësore në Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore. Dhe oh po, ndërtimi i kombit është padyshim më i vështirë se sa duket.
Katërmbëdhjetë vjet më parë, ekipi i Bushit regjistroi këshillat e tij për administratën e ardhshme të Presidentit Barack Obama në 40 memorandume të klasifikuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, pjesë e asaj që është përshëndetur gjerësisht nga të dyja palët si një model tranzicioni midis presidentëve të partive të ndryshme. Për herë të parë, ato memorandume tani janë deklasifikuar, duke ofruar një dritare se si bota iu shfaq një administrate në largim pas tetë vjetësh të shënuar nga lufta, terrorizmi dhe trazirat.
Tridhjetë nga memorandumet janë riprodhuar në “Hand-Off: Politika e Jashtme që George W. Bush i kaloi Barack Obamës”, një libër i ri i redaktuar nga Stephen J. Hadley, këshilltari i fundit i Bushit për sigurinë kombëtare, së bashku me tre anëtarë të stafit të tij, dhe do të publikohet nga Instituti Brookings të mërkurën. Memorandumet shtohen në një turne të horizontit të sfidave ndërkombëtare që prisnin Obamën dhe ekipin e tij në janar 2009, me trupat amerikane ende në luftime në dy luftëra dhe kërcënime të tjera të ndryshme për sigurinë amerikane.
“Ato ishin krijuar për t’i dhënë administratës së ardhshme atë që duhej të dinin për çështjet më kritike të politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare me të cilat do të përballeshin,” shkroi Bush në një parathënie të librit. “Memorandumet u tregonin atyre sinqerisht atë që ne mendonim se kishim arritur – ku kishim sukses dhe ku kishim dështuar – dhe çfarë pune mbetej për të bërë.”
Tranzicioni midis Bushit dhe Obamës erdhi në një moment të brishtë për vendin, i cili ishte në grahmat e një krize financiare globale, edhe pse po përballej me sfida të tjera të jashtme. Por edhe pse Obama kishte sulmuar politikat e Bushit gjatë fushatës së tij, veçanërisht në luftën në Irak, ekipet e tyre punuan së bashku me kolegjialitet të pazakontë gjatë qarkullimit.
Secila prej memorandumeve fokusohet në një vend të ndryshëm ose në një fushë të ndryshme të politikës së jashtme, duke shqyrtuar për ekipin e ri atë që kishte bërë administrata e Bushit dhe si e pa rrugën përpara.
Në libër, Hadley dhe ekipi i tij, të udhëhequr nga Peter D. Feaver , William C. Inboden dhe Meghan L. O’Sullivan, shtojnë postshkrime të shkruara në ditët aktuale për të reflektuar se ku memorandumet e tranzicionit e kanë marrë atë të drejtë ose të gabuar dhe çfarë ka ndodhi në të tre presidencat që atëherë.
Iraku ishte qendror në politikën e jashtme të administratës së Bushit dhe ende një problem i acaruar, ndërsa ai po largohej nga detyra, por rritja e tij e trupave shtesë dhe një ndryshim në strategjinë në vitin 2006 kishin ndihmuar në uljen e vdekjeve civile me gati 90%. Këto lëvizje hapën gjithashtu rrugën për marrëveshjet që Bush nënshkroi me Irakun për të tërhequr të gjitha trupat amerikane deri në fund të vitit 2011, një kornizë kohore që Obama e miratoi në thelb.
Memorandumi i Irakut, i shkruar nga Brett McGurk, i cili vazhdoi të punojë për Obamën, Presidentin Donald Trump dhe Presidentin Joe Biden, nuk ofroi përmbledhje se si filloi lufta mbi inteligjencën e rreme për armët e shkatërrimit në masë, por pranoi se sa keq kishte shkuar lufta.
“Strategjia e rritjes rivendosi tendencat negative dhe vendosi kushtet për stabilitet afatgjatë”, thuhet në memorandum. “18 muajt e ardhshëm, megjithatë, mund të jenë më të rëndësishmit nga pikëpamja strategjike në Irak që nga rënia e Sadam Huseinit”, shtoi ai, duke e shprehur atë me ngjyra të theksuara. Duke iu referuar Al-Kaidës së Irakut, ajo tha se, “është në rënie, por jo jashtë dhe një seri zgjedhjesh do të përcaktojnë të ardhmen e Irakut.”
Memorandumi paralajmëroi ekipin e Obamës se situata mund të zgjidhet sërish: “Nuk ka asnjë formulë magjike në Irak. Ndërsa politika jonë është tani në një kurs më të qëndrueshëm dhe të qëndrueshëm, ne duhet të presim goditje në sistemin që do të kërkojnë një qasje fleksibël dhe pragmatike të paktën përmes formimit të qeverisë në tremujorin e parë të 2010-ës.
Memorandumi përfshinte një paralajmërim që do të përfshihej në një debat të mëvonshëm. Ndërsa marrëveshja e Bushit kërkonte një tërheqje të vitit 2011, memorandumi raportonte se udhëheqësit irakianë “na kanë thënë se do të kërkojnë një marrëveshje pasuese për trajnimin dhe forcat logjistike (dhe ndoshta disa operacione speciale) pas vitit 2011”. Obama u përpoq të negocionte një marrëveshje të tillë pasuese, por bisedimet dështuan dhe aleatët e tij më vonë hodhën poshtë nocionin se dikush kishte pritur ndonjëherë një zgjatje të tillë.
Në postshkrimin e saj në memon e Irakut, O’Sullivan bëri patinazh lehtësisht mbi kallëzuesin e rremë për luftën (“inteligjencën që u vërtetua tragjikisht e gabuar”) dhe supozimet e gabuara (“një kolaps i paparashikuar i rendit dhe i institucioneve irakiane”). Por ajo ishte më e shtrirë në lidhje me “të metat e strategjisë 2003-2006”, të cilën ajo e përcaktoi si “besimin e gabuar” se pajtimi politik do të çonte në përmirësimin e sigurisë, nivele të pamjaftueshme të trupave, “një afat kohor shumë agresiv për kalimin” në kontrollin irakian dhe “një dështim për të marrë ndikimin iranian më drejtpërdrejt”.
“Përvoja e Amerikës në Irak tregon se ajo nuk është as e plotfuqishme dhe as e pafuqishme,” shkroi ajo. “Ai ka aftësinë të ndihmojë vendet të bëjnë ndryshime dramatike. Por nuk duhet të nënvlerësojë kohën, burimet dhe energjinë e konsiderueshme që kërkon një gjë e tillë – dhe rëndësinë dërrmuese të një partneri lokal të përkushtuar dhe të aftë.” Për më tepër, shtoi ajo, “përpjekjet e rëndësishme për të rindërtuar vendet duhet të ndërmerren vetëm kur interesat vërtet jetike të SHBA janë në rrezik”.
Ekipi i Bushit nxori përfundime të ngjashme për Afganistanin. “Rrallëherë, nëse ndonjëherë, burimet e dhëna Afganistanit ishin në përpjesëtim me qëllimet e përqafuara,” shkruan O’Sullivan dhe dy kolegë në një passhkrim për atë memorandum. “Politikbërësit mbivlerësuan aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të prodhuar një rezultat” dhe “nënvlerësuan ndikimin e variablave jashtë kontrollit të SHBA”.
Disa nga memorandumet nënvizuan se sa shumë ka ndryshuar në 14 vitet e fundit – dhe sa jo. Duke hapur rrugën për administratat që pasuan, ekipi i Bush-it e pa Indinë si një vend të pjekur për aleancë – dhe në fakt lidhjet e përmirësuara të saj me Indinë shiheshin si një nga sukseset e politikës së jashtme të saj – edhe pse e shihte Pakistanin si dyfish dhe të pabesueshëm.
Administrata e Bushit shpenzoi shumë energji duke u përpjekur të negocionte marrëveshjet për të eliminuar programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut dhe, në një masë më të vogël, të Iranit, pa dobi, ashtu si pasuesit e saj. Por ndihmësit e Bushit arritën në përfundimin se angazhimi diplomatik e ndaloi Korenë e Veriut nga aktet provokuese dhe arritën të besonin se gabimi i tyre mund të kishte pritur shumë nga bisedimet.
“Mund të bëhet një argument se Shtetet e Bashkuara kishin një fokus shumë intensiv në problemin bërthamor të Koresë së Veriut”, thuhej në postshkrimin e memon të Koresë së Veriut. “Në vend që të kërkonte të frenonte ose ‘karantinonte’ programin, administrata e Bush vendosi një pengesë shumë të lartë për eliminimin e programit.”
Memorandumet tregojnë se sa shumë politikëbërësit amerikanë në të dyja palët në atë kohë kishin ende shpresë për marrëdhënie konstruktive me Rusinë dhe Kinën. Memorandumi mbi Kinën nxiti një angazhim të gjerë personal midis liderëve, duke vlerësuar ndërveprimet e Bushit me homologët e tij kinezë për krijimin e “një rezervë vullneti të mirë” midis dy fuqive.
Memorandumi mbi Rusinë përfundon se “strategjia e diplomacisë personale të Bushit pati sukses të hershëm”, por pranoi se lidhjet ishin përkeqësuar, veçanërisht pas pushtimit të Rusisë në ish-republikën sovjetike të Gjeorgjisë në vitin 2008. Memorandumi paralajmëroi parashikues për ambiciet e ardhshme të Rusisë.
“Përpjekjet e Rusisë për të sfiduar integritetin territorial të Ukrainës, veçanërisht në Krime, e cila është 59% etnikisht ruse dhe është shtëpia e Flotës së Detit të Zi të marinës ruse, duhet të parandalohen”, paralajmëroi memo pesë vjet përpara se forcat ruse të kapnin Krimenë dhe 13 vite përpara se të pushtonin pjesën tjetër të vendit. Memorandumi shtoi se “Rusia do të shfrytëzojë varësinë e Evropës nga energjia ruse” dhe do të përdorë mjete politike “për të krijuar pyka midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës”.
Megjithatë, sado ndriçuese që janë memorandumet, ato gjithashtu theksojnë se sfidat e mëdha në skenën ndërkombëtare rrallë zgjidhen për mirë, por në vend të kësaj lihen trashëgim nga një administratë në tjetrën, madje edhe në formë të evoluar. Kështu janë edhe sukseset dhe dështimet. /Peter Baker, New York Times – Përgatiti në shqip – Zoom.al
Korrupsion me tenderët, pranga 2 punonjësve të kompanisë “Ed Konstruksion” nga KosovaMes 6 personave të arrestuar me urdhër të SPAK, përveç 4 zyrtarëve të bashkisë së Dimalit, janë edhe 2 punonjës të kompanisë së ndërtimit “Ed Konstruksion”. Bëhet fjalë për Vait Koshi dhe Arjan Demiraj, punonjës së kompanisë “Ed Konstruksion”
Po ashtu pas hekurave përfunduan dhe drejtori i Zyrës së Urbanistikës në Bashkinë Dimal Altin Pali, Valentina Jançe, shefe e Urbanistikës, Agim Cuni, Specialist te Emergjencat dhe Arben Guraj, Përgjegjës i sektorit të Shërbimeve
Kjo kompani ka marrë shumë tenderë publikë, si duket përmes formave korruptive siç zbuloi SPAK, ndërsa mësohet se ka edhe një spital privat në Prishtinë. Mbetet për t’u parë nëse hetimet e SPAK do të shtrihen edhe në Kosovë për të gjetur gjurmë të raporteve korruptive të pronarëve të “Ed Konstruksion”, Eduart dhe Alfred Ibrahimi, me autoritetet këtu.
Ka dyshime se 4 zyrtarët jepnin leje ndërtimi kundrejt ryshfetit që varionte nga 2500 euro deri në 3 mijë euro.
Mirëpo kjo nuk është e vetmja, pasi jepnin lejet e ndërtimit, i impononin qytetarët që ndërtimin në terren nga qytetarët të bëhej pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë. Pra kemi të bëjmë me favorizim të kompanive të ndërtimit nga ana e zyrtarëve të bashkisë. Vetëm gjatë viteve të fundit, kompania Ed Konstruksion ka marrë mbi 110 milionë USD tendera nga pushteti vendor dhe qëndror.
Pablo Neruda u vra! U helmua nga agjentët kilianë, dalin përgjigjet e analizave
Poeti kilian Pablo Neruda vdiq nga helmimi gati 50 vjet më parë. Lajmin e dha të hënën një anëtar i familjes së fituesit të çmimit Nobel, pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore. Zbulimi u bë nga Rodolfo Reyes, një nip i Nerudës.
Qëndrimi zyrtar i deklaruar prej kohësh ka qenë se Neruda vdiq nga ndërlikimet e kancerit të prostatës, por shoferi i poetit pretendoi për dekada të tëra se ai ishte helmuar.
Nuk pati asnjë konfirmim të komenteve të Reyes nga ekspertët mjeko-ligjorë nga Kanadaja, Danimarka dhe Kili, të cilët kanë planifikuar të publikojnë një raport të mërkurën mbi shkakun e vdekjes së Nerudës. Ekspertët ndërkombëtarë të mjekësisë ligjore disa vite më parë hodhën poshtë pretendimet se shkaku zyrtar i vdekjes ishte dobësia e trupit për shkak të sëmundjes kronike – në këtë rast, kancerit. Por shtuan se nuk e dinin saktësisht se çfarë e vrau Nerudën.
Në një intervistë me Associated Press, Reyes tha se testet mjekoligjore të kryera në laboratorët danezë dhe kanadezë treguan një prani të “një sasie të madhe të cloristridium botulinum”. Toksina e fuqishme mund të shkaktojë paralizë në sistemin nervor deri në vdekje. Si avokat në çështjen gjyqësore për vdekjen e xhaxhait të tij, Reyes tha se ka akses në raportin mjeko-ligjor, i cili u krye pasi i njëjti grup ekspertësh tha në 2017 se kishte indikacione për një toksinë në kockat e poetit të ndjerë.
Raporti do të publikohet pothuajse 50 vjet pas vdekjes së poetit dhe anëtarit të Partisë Komuniste të Kilit. Neruda, i cili ishte 69 vjeç dhe vuante nga kanceri i prostatës,kur vdiq në kaosin që pasoi grushtin e shtetit të Kilit të 11 shtatorit 1973, që rrëzoi presidentin Salvador Allende dhe vendosi në pushtet gjeneralin Augusto Pinochet.
Trupi i Nerudës u zhvarros në vitin 2013 për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tij, por ato teste nuk treguan asnjë agjent toksik ose helm në kockat e tij. Megjithatë familja dhe shoferi i tij kërkuan hetime të mëtejshme. Neruda u rivarros në shtëpinë e tij të preferuar me pamje nga Bregu i Paqësorit vitin e kaluar.
Më pas, në vitin 2017, një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë përcaktoi se Neruda nuk vdiq nga kanceri ose kequshqyerja, duke hedhur poshtë shkakun zyrtar të vdekjes, por duke mos e përcaktuar shkakun.
Neruda, i cili ishte më i njohur për poezitë e tij të dashurisë, ishte një mik i Allendes, i cili vrau veten në vend që t’u dorëzohej trupave gjatë grushtit të shtetit të udhëhequr nga Pinochet. Neruda u traumatizua nga pushtimi, persekutimi dhe vrasja e miqve të tij. Ai planifikoi të shkonte në mërgim, ku do të kishte qenë një zë me ndikim kundër diktaturës.
Por një ditë para nisjes së tij të planifikuar, ai u dërgua me ambulancë në një klinikë në kryeqytetin e Kilit, Santiago, ku ishte trajtuar për kancer dhe sëmundje të tjera. Neruda vdiq zyrtarisht atje më 23 shtator 1973, nga shkaqe natyrore. Por dyshimet se diktatura kishte gisht në vdekjen e tij mbetën për shumë kohë në mendjet e njerëzve, edhe pasi Kili u kthye në demokraci në 1990.
Gjatë jetës së tij, Neruda grumbulloi dhjetëra çmime, duke përfshirë Çmimin Nobel për Letërsinë e 1971, por vitet e fundit janë shfaqur kritika nga grupet feministe për një përdhunim që ai kreu në vitet 1930 dhe të cilin ai e rrëfeu në librin e tij “Unë rrëfej se kam jetuar.” Ai gjithashtu kritikohet për braktisjen e vajzës së tij të vetme, Malva Marina, sepse ajo kishte lindur me hidrocefalus (deformimi i kokës).
Çfarë po ndodh në Turqi! Fenomeni i frikshëm që po çudit banorëtDeti Marmara pranë Stambollit u tërhoq papritur me 25 metra, duke shkaktuar shqetësimin e banorëve.
Fakulteti i Inxhinierisë në Stamboll njoftoi ngjarjen, duke thënë se tërheqja e detit nuk ka lidhje me tërmetin që goditi jugun e vendit tetë ditë më parë.
Sipas Administratës së Meteorologjisë, intensiteti i kësaj ere është 20 kilometra në orë. Era mbart vazhdimisht ujin sipërfaqësor të detit nga bregu i detit Marmara në anën evropiane të Stambollit drejt jugut.
“Për këtë, niveli i ujit është në rënie dhe po tërhiqet në bregun verior të detit Marmara në drejtim të Avcilarit, ndërsa niveli është në rritje në bregun jugor të detit të lartpërmendur”, është bërë e ditur nga Fakulteti Teknik, raporton tg.
The Marmara Sea near Istanbul suddenly dropped 20 to 25 meters today.
According to Rianavosti, the scientists of the Candilli Observatory advise not to worry.
In the observatory, this phenomenon is associated with pressure drop and is not directly related to the seismic activity pic.twitter.com/F6s3RkAJ0W— Yad E Ali Kazvini خدیو credit analyst associate (@aeyzaedyoz) February 14, 2023
Njerëzit u frikësuan sërish, sidomos pas tërmetit të tmerrshëm me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë, duke lënë mbi 41 mijë të vdekur dhe mijëra viktima. Shumë njerëz vijojnë të jenë nën rrënoja dhe ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të nxjerrë trupat./ zoom.al/