zoom

Day ArchiveAgron Neza mesazh live në emision: Fatkeqësi që unë dhe Berisha jemi nga Tropoja

Agron Neza, “Personi A” i përmendur në dosjen e ish zyrtarit të lartë të FBI-së, McGonigal, i ka dërguar “live” një mesazh moderatores Grida Dumës lidhur me Sali Berishën.

Neza e cilëson si fatkeqësi që ai dhe Berisha janë nga i njëjti vend dhe thotë se Azem Hajdari bëri gabimin më të madh që e futi në politikë.

“Po ndjek emisionin tuaj, problemi është se unë dhe doktori jemi tropojanë. Fatkeqësi e madhe. Azem Hajdari bëri gabimin më të madh që e futi në politikë”, shprehej Neza në mesazhin e tij.

I menjëhershëm ishte reagimi i Berishës, i cili tha se Neza është një person nën hetim nga FBI.

“Ka të drejtë që të mbrohet si të dojë se është person në hetim. Por aktakuza e prokurorit të Ëashtingon thotë se Agron Neza na solli të dhëna nga zyra e kryeministrit. Mbi bazën e atyre të dhënave McGonigal kërkoi që të niste hetimin. Edi Rama ka kryer vepër penale të shumëfishtë”, tha Berisha.

Agron Neza përmendet si një pjesëmarrësit në takimet e zhvilluara ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe iush-agjentit të FBI-së.

Gjithashtu ai përmendet në dosjen e FBI-së si personi që i ka dhënë rreth 200 mijë dollarë McGonigal, të cilat sipas opozitës shqiptare dyshohet se janë pagesë për shërbimet që ai i ka bërë në favor të kryeministrit Edi Rama për të hetuar dhe lobuar kundër opozitës shqiptare.

Parashikoi tërmetin shkatërrimtar të Turqisë, studiuesi zbulon sekretin: Kam krijuar një …

“Herët a vonë do të bjerë një tërmet me magnitudë 7,5 në këtë rajon (Turqia qendrore-jugore, Jordania, Siria, Libani)”. Nëse kjo fjali do të ishte marrë seriozisht dhe do të ishte dëgjuar nga njerëzit e duhur, atëherë me mijëra jetë njerëzish në Turqi do t’u kishin shpëtuar tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit.

Ky është postimi i studiuesit holandez, Frank Hoogerbeets, më 3 shkurt, 3 ditë përpara se të binte tërmeti me magnitudë 7,8, me epiqendër në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, dhe që la më shumë se 37 mijë të vdekur dhe mijëra të plagosur.

Në komentin e tij, punonjësi i Solar System Geometry Survey (SSGS) bashkëngjiti një foto me hartën e Turqisë, e cila shfaqte një pikë të kuqe që tregon zonën më të prekur nga tërmeti.

Pas ngjarjes së tmerrshme të Turqisë, ai është bërë një nga zërat kryesorë të ditëve të fundit. Hoogerbeets u pyet së fundmi sesi arriti të bëjë një parashikim të tillë.

“Unë nuk jam profet, siç kanë pretenduar disa media dhe kurrë nuk kam dhënë data të sakta për tërmetet e mëdha. Unë jam një studiues i bashkëveprimit të Tokës dhe pozicionit të planetëve. Për këtë qëllim, unë kam krijuar një softuer të posaçëm”, është shprehur studiuesi.

SKANDALI/Çahet pista e aeroportit të Kukësit dy vjet pas inaugurimit

Më 18 prill të vitit 2021 i gjithë shteti zbarkoi në Kukës për të marrë pjesë në inaugurimin e aeroportit të dytë ndërkombëtar të Shqipërisë.

Vendi ishte në prag të zgjedhjeve dhe qeverisë I duhej me patjetër një punë e madhe publike për ta paraqitur para shqiptarëve si një nga arritjet e qeverisjes së saj.

Për këtë qëllim Ministrisë së Transporteve që drejtohej nga Belinda Balluku i ishte vënë si detyrë përfundimi i kësaj vepre para zgjedhjeve.

Ndaj me angazhimin personal të vetëm ministres Balluku kompania që kishte marrë përsipër punimet nisi punën me vrull për ta bërë aeroportin gati për një fluturim inaugurimi.

Vetë Rama nga ana tjetër ishte angazhuar që të mbushte një avionë me “çuna të Londrës” për ti transportuar falas nga Britani drejt Kukësit.

Dhe ashtu siç ishte vendosur çdo u bë gati më 18 prill dhe avionic në të cilin fluturonte edhe vetë Rama në bord, zbriti në Kukës.

Në fjalën e tij para atyre që kishin mbushur hapësirat e aeroportit Rama tha se Shqipërisë I ishte shtuar një portë e re ndërkombëtare, ndërsa premtoi se shumë shpejt do të hapeshion edhe disa porta të tjera, përfshi edhe ajo e aeroportit të Vlorës.

Por vetëm kaq, me inaugurimin duket se çdo gjë përfundoi aty.

Në qershor të po atij vit inga ky aeroport u kryen edhe disa fluturime të tjera dhe puna u ndal.

Dhe si çdo gjë që bëhet shpejt e shpejt vetëm për të prerë shiritat elektoral edhe kjo ishte një punë e bërë keq.

Kur nuk janë mbushur tamam dy vite nga ajo, aeroporti i Kukësit është lënë në mëshirë të fatit. Thuajse në 9 muaj të vitit ai qëndron i mbyllur, ndërsa kryen vetëm pak fluturime gjatë periudhës së verës.

Por mospërdorimi ka bërë që shumë gjera, përfshi këtu edhe pista, të degradojnë.

Alket Islami, duke ndjekur pasionin e tij për të kryer filmime dhe fotografime nga ajri, ka qenë së fundmi pikërisht në Kukës, ku ka filmuar nga lartë aeroportin dhe më pas edhe stadiumin e ri të Kukësit.

Por në videon e tij 11 minuta të postuar në rrjetet sociale, ai ka mundur të fiksojë në kamer edhe një detaj shumë të rëndësishëm që ka të bëjë pikërisht me pistën.

Siç shihet në këtë video pista në një pjesë të mirë të sajën ka pësuar çarje të mëdha që dallhen lehtë.

Dhe nuk bëhet fjalë vetëm një pjesë, por për çarje që shtrihen thuajse në të gjithë gjatësinë e pistës.

Në fakt dëmtimi i pistës dallohet që në pjesën e parë të saj, e cila siç edhe shihet është ribërë nga e para.

Ekspertët vlerësojnë se çarja e pistave është një fenoment që ndodh shpesh në aeroporte, por në rastin e aeroportit të Kukësit kjo është në kufijtë e skandalozes, pasi bëhet fjalë për një pistë të re.

Ata vlerësojnë se ose asflati i hedhur me shpejtësi ka qenë i një cilësie të dobët, ose ai është hedhur mbi një trase, e cila nuk ka qenë e ngjeshur si duhet më parë.

Sipas ekspertëve, pistat, para se të asfaltohen, duhet të kolaudohen, duke u lënë për një kohë të gjatë vetëm me shtresën e parë dhe më pas hidhet shtresa e fundit e asfaltit.

Por në rastin e aeroportit të Kukësit, duket se nxitimi për ta inauguruara para zgjedhjeve parlamentare të atij viti, ka detyruar kompaninë që ka kryer punimet që të mos presë dhe të hedhë të gjitha shtresat e asfaltit.

Nuk është e qartë se sa rrezik ka kjo pistë për ulje-ngritjet e avionëve, por autoritetet do të duhet ta inspektojnë për të evituar çdo të papritur. /Zoom.al

http://

 

Gratë e Ramës revoltohen nga gjuha seksiste e Berishës, letër Nikollës

Gjuha e përdorur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në seancën e sotme plenare, por edhe gjatë daljeve të tija publike të ditëve të fundit, ka indinjuar deputetet socialiste.

Përmes një letre drejtuar kryetares së Kuvndit ato dënojnë gjuhën seksiste të Berishës dhe shantazhin e tij ndaj deputetëve.

Ndaj ato kërkojnë që Kuvendi ta përjashtojë Berishën nga seancat plenare në afatin më të madh të lejuar nga Rregullorja e Kuvendit.

Letra:

E nderuar zonja Kryetare,

Deputeti Sali Berisha ka arritur së fundmi një kulm të patolerueshëm në kapërcimin e çdo kufiri etik, përmes një agresioni vulgar që ka cënuar rëndë jo thjesht dinjitetin e ministreve dhe deputeteve të shumicës, po edhe të vetë Kuvendit të Shqipërisë.

Ky individ i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe për minim të demokracisë dhe korrupsion madhor, ka minuar prej kohësh urat e komunikimit publik, duke e korruptuar deri në ekstrem gjuhën me helmet e urrejtjes, shpifjeve dhe fyerjeve më brutale. Ditët e fundit ai e ka përshkallëzuar paturpësinë e tij tradicionale, duke sulmuar me një vrazhdësi të skajshme edhe ambasadorët e këtyre dy vendeve.

Ky agresion i kryqëzuar me fantazitë monstruoze të videove kompromentuese ndaj të gjithë të lartpërmendurve, që deputeti Sali Berisha ka thënë publikisht se i ka po nuk do t’i bëjë publike, s’ka asnjë mundësi të lihet të kalojë s’i shumë përdalësi të tjera të gjuhës së këtij shpifësi veteran.

Në Kodin e Sjelljes së deputetit, ndër të tjera, thuhet se deputeti duhet të reflektojë integritet individual dhe institucional dhe të shmangë çdo diskriminim për shkak të gjinisë, bindjeve politike apo çdo natyre tjetër. Ndërkohë deputeti Sali Berisha ka kohë që jo vetëm nuk reflekton asnjë integritet individual dhe institucional apo që jo vetëm nuk shmang asnjë diskriminim për shkak të gjinisë e të bindjeve politike, por ka marrë me përdhunë statusin e dikujt që mund të nxjerrë nga goja çdo lloj ultësie gjuhësore pa u përballur me asnjë  konseguencë të asnjë natyre.

Kjo deklaratë bëhet referuar nenit 3 të Kodit të Sjelljes së Deputetit, i cili parashikon parimet e përgjithshme të sjelljes së deputetit gjatë ushtrimit të mandatit dhe aplikohet për çdo veprimtari të deputetit kudo në Kuvend e jashtë tij.

Normalizimi i vulgaritetit të këtij “shejtan budallai” të pandëshkueshëm qoftë për krimet ulëritëse të së shkuarës dhe qoftë për ulërimat kriminale të së tashmes, nuk mund të pranohet më prej nesh si një privilegj i pakontestuar, të cilin deputeti Sali Berisha mund ta ushtrojë në praninë tonë në çdo seancë të Kuvendit të Shqipërisë.

Ai i ka lëshuar krejt frerët dhe ka bërë gjithçka të turpshme për një deputet të Kuvendit të Shqipërisë, duke shantazhuar pa dallim dhe në mënyrën më të padenjë zyrtare, deputete, ministre, ambasadore e mbi të gjitha vetë familjet tona, po ne besojmë se ky individ është kthyer në një ngacmues tejet problematik edhe për çdo familje normale shqiptare.

Ne kemi bindjen se deputeti Sali Berisha nuk duhet lejuar të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, nëse nuk bën njërën nga të dyja: Ose të nxjerrë provat që mbështesin shthurjen ekstreme të gjuhës së tij ditët e fundit ose t’u kërkojë falje publikisht subjekteve të dhunës së tij të shfrenuar verbale.

Përsa më sipër, kërkojmë që organet kompetente të Kuvendit të fillojnë menjëherë procedurat për marrrjen e masës disiplinore të përjashtimit të deputetit Sali Berisha nga seancat e Kuvendit të Shqipërisë, me afatin maksimal të lejuar nga rregullorja dhe njoftojmë Kuvendin dhe publikun e gjerë, se këtë kërkesë do ta përsërisim vijimësisht, deri kur ky shkelës recidiv i çdo norme të bashkëjetesës demokratike të ketë plotësuar njërën prej dy kërkesave të mësipërme, për t’u ulur në të njëjtën sallë kuvendore me të poshtëshënuarat.

 

 

  1. Antoneta Dhima

 

  1. Desantila Tahiraj

 

  1. Hatixhe Konomi

 

  1. Pranvera Resulaj

 

  1. Lindita Buxheli

 

  1. Mirela Pitushi

 

  1. Anila Denaj

 

8.Elisa Spiropali

 

  1. Ogerta Manasterliu

 

  1. Edona Bilali

 

  1. Teuta Ramaj

 

  1. Olta Xhaçka

 

  1. Klodiana Spahiu

 

  1. Milva Ikonomi

 

15.Evis Kushi

 

  1. Blerina Gjylameti

 

  1. Tatiana Piro

 

  1. Elva Margariti

 

  1. Mirela Kumbaro

 

  1. Enslemvera Zake

 

  1. Shpresa Marnoj

 

  1. Delina Ibrahimaj

 

  1. Klotilda Bushka

 

  1. Ermonela Valikaj ( Felaj)

 

  1. Frida Krifca

 

  1. Bora Muzhaqi

 

  1. Belinda Balluku

 

  1. Etilda Gjonaj

 

  1. Mimi Kodheli

 

  1. Luljeta Bozo

 

  1. Gerta Duraku

 

Deklarata e fortë e Berishës: Barak Obama urdhëroi përgjimin e telefonit tim

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme.

I ftuar në emisionin “Top Story” ai tha se telefoni i tij është përgjuar nga ish presidenti amerikan Barack Obama.

Ai tha se Obama kishte urdhëruar përgjimin e 125 kryeministrave në botë dhe në listë ka qenë edhe emri i tij.

“Telefoni im u përgjua nga Barack Obama. Barack Obama kishte urdhëruar regjistrimin e 125 kryeministrave dhe në listë ishte emri im”, deklaroi ai.

Të “burgosurit” lënë “qelinë” e Big Brother, Luizi shkon puth Kiarën

Pasi Vëllai i Madh i dha mundësinë e lirimit me kusht, Luizi shkoi direkt në dhomën e gjumit dhe puthi Kiarën. Ndonëse ishin të ndarë vetëm për dy ditë, ata të dy e kishin ndjerë shumë mungesën e njëri-tjetrit.

Sapo doli, Luizi nisi me batutat, duke thënë që tani le të vijnë dronat në shtëpi. Ky i fundit gjithashtu takoi edhe banorin e ri Beatin, ndërsa Ermionës nuk i foli fare ndonëse ajo ndodhej dy metra më tutje, duke pirë kafe me Bledin.

Edhe banorët e tjerë u pritën me përqafime. Keisi dhe Valbona kishin ndjerë shumë mungesën e Maestros.

Amos Zaharia zbulon “prapaskenat” e Big Brother VIP Albania, ja kush është fituesi

Megjithëse është eliminuar nga “Big Brother Vip”, Amos Zaharia vijon të jetë aktiv me intervistat dhe deklaratat e tij.

Në një intervistë të dhënë gjatë ditës së sotme aktori tregoi se u “dorëzua” nga loja në momentin që sipas tij, kuptoi që “lufta” e tij për parimet nuk po dëgjohej. Ai tregoi se ka tentuar disa herë të largohet nga shtëpia, por është “ndaluar” nga produksioni.

“Kam shkuar në dhomën e rrëfimit disa herë dhe kam thënë “dua të dal, nuk rri dot më”. Por, aty ke një produksion që të sheh si një investim dhe përpiqet të të mbajë sa më gjatë”- tha Amosi.

Si një mik i ngushtë me Olta Gixharin, Amosi habiti jo pak kur iu përgjigj pyetjes “Kush do të fitojë”, me emrin e Luizit. Megjithatë, arsyetimi i tij ishte fakti se këngëtari ka marrë një pëlqyeshmëri të madhe jashtë.

“Besoj se sovrani ka folur, nuk e di se çfarë do të ndodhë më vonë, por me këtë pëlqyeshmëri të madhe që ka nga publiku Luizi, besoj ai fiton. Olta i ka ndjenjat mikse jashtë” tha Amosi.

Shuhen shpresat për të ekstraduar Llallën, ish-kryeprokurori fiton status azilant politik në Itali

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë përgjatë viteve 2012-2017, Adriatik Llalla, ka fituar statusin e Azilantit Politik në Itali.

Vendimi për dhënien e statusit është marrë nga Gjykata e Romës, e cila pasi shqyrtoi kërkesën e Adriatik Llallës, urdhëroi miratimin e kërkesës, duke i hapur rrugën procedurave të mëtejshme të marrjes së pasaportës italiane, që lëshohet përmes strukturave të Ministrisë së Brendshme.

Gazetari Elton Qyno bën me dije se Llalla ka fituar statusin e Azilantit, duke sjellë vështirësi serioze dhe zbehur shpresat për ekstradimin e tij.

Adriatik Llalla, prej muajit Shtator 2021, kishte nisur një betejë ligjore në Romë, duke bindur drejtësinë e këtij vendi se përndjekja dhe dënimi i tij me 2 vite burgim në Shqipëri, ka qenë një iniciativë politike dhe jo e pavarur.

Llalla, mësohet të ketë bindur gjykatën duke i servirur një sërë deklarata sulmesh me eksponentë politikë në Shqipëri dhe jo vetëm, duke pretenduar se procesi penal kundër tij, është ndikuar politikisht.

Pretendimet e ish-kryeprokurorit Llalla, janë pranuar nga Gjykata e Romës, e cila ka miratuar kërkesën, duke parë dhe sjelljen e Llallës, gjatë kohës që ka qëndruar përgjatë 1 viti e gjysëm në këtë shtet.

Me marrjen e statusit të azilantit politik dhe fitimit të pasaportës italiane, njëherësh Adriatik Llalla nxjerr “Nul” dhe procesin e ekstradimit të tij në Shqipëri, duke e renditur çështjen e tij, në listën e atyre dosjeve që kanë dështuar për sa i përket ekstradimeve.

Hetimi ndaj Llallës, u regjistrua vetëm disa muaj pasi ai kishte lënë detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.

Çështja nisi fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e “fshehjes së pasurisë”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pastrimit të parave”.

Llalla, u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.

Më pas, prokuroria e Durrësit shpalli moskompetencën lëndore dhe dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe në korrik 2018, gjykata respektive vendosi sekuestron e pronave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm.

Akuzat ndaj tij u tkurrën në vitin 2021, ku SPAK njoftoi më 9 mars përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”, për të cilën Llalla u dënua në mungesë nga gjykata me dy vite burgim.

 

Plagosja në gjimnazin e Laçit, policia gjen armën e përdorur nga 17-vjeçari

Në vijim të veprimeve të pandërprera hetimore dhe kontrolleve të shtuara me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur rreth orës 12:20 ku jashtë rrethimit të gjimnazit, shtetasi A. Gj. ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. Rr., u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit e përdorur nga autori, të cilën e kishte hedhur për ta fshehur në një parcelë toke, në afërsi të një ure në Sanxhak.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i armës së zjarrit si dhe disa fishekëve luftarakë të cilët iu gjetën në dhomën e tij gjatë kontrollit të banesës.

Shtetasi A. Gj. u arrestua në flagrancë për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake”

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

 

Mafia shqiptare lidhje me qeverinë e Ekuadorit. Kush është Dritani, ortaku i kunatit të Presidentit

Mafia shqiptare në Ekuador nuk ka më vetëm si qellim të sigurojë terren për trafikun e kokainës, por edhe të zgjerojë mbështetje në hierarkinë shtetërore për të ndikuar në politikat shtetërore.

Media dixhitale ekuadoriane La Posta publikoi një raport policor që do të lidhte shtetasin Rubén Chérrez me strukturën kriminale të njohur si “mafia shqiptare”, një organizatë kriminale ndërkombëtare e lidhur me trafikun e drogës.
Me paraqitjen e pamjeve dhe regjistrimeve telefonike është verifikuar se ka pasur të paktën një takim mes Chérrez dhe anëtarëve të mafies shqiptare në Guayaquil.

Në një skemë të publikuar nga gazetari Christian Zurita paraqitet një skemë e qartë e lidhjeve dhe emrat e shqiptarëve të përfshirë.

Bëhet fjalë për shtetasit Dritan Gjika, Mario Vani, Blerim Dibra dhe Erjon Spahiu.

Ndërkohë zbulimi i “La Posta” tregon gjithashtu marrëdhëniet e Chérrez me personalitete të afërta me qeverinë e Presidentit Guillermo Lasso dhe negociatat e tij për të marrë emërime në poste të larta brenda kompanive publike dhe ministrive.

Gazetari Anderson Boscán dhe ekipi hetimor i La Posta përmendën një raport që komanda e lartë e Policisë Kombëtare shpresonte të mos dilte në dritë.

“Pas muajsh të gjatë hetimi, La Posta ka gjetur një dokument që ministrat dhe vetë presidenti besonin se ishte shkatërruar. Ky është një raport i inteligjencës kundër narkotikëve me bashkëpunimin e ambasadave të huaja në Ekuador aleate në luftën kundër trafikut të drogës, i cili regjistron monitorimin e anëtarëve të ndryshëm të karteleve të trafikut të drogës. Janë gjetur lidhje të thella dhe shqetësuese me qeverinë”, thuhet në artikull.

Aty saktësohet se raporti ka 145 faqe dhe se do t’u dërgohet autoriteteve dhe instancave të ndryshme të drejtësisë, Kuvendit Kombëtar dhe mediave ndërkombëtare për të ditur detajet e hetimit.

Dokumenti i hartuar nga Prokuroria dhe Policia Kundër Narkotikëve, me karakter konfidencial, identifikohej me numrin 04-UCTCI-DAI-DNIA-2022

Dinamika
Ngjarjet e regjistruara datojnë në 5 maj 2021, kur agjentët e hetimit ndoqën një individ të identifikuar si HD León i cili vizitoi një kompani të falimentuar në qytetin Manta.

Kompania Osaka Fish do të përdorej nga mafia shqiptare si mbulesë për operacionet e organizatës kriminale.

Sipas raportit, atë 5 maj, në kompani mbërriti Rubén Chérrez, i cili do të lidhej me strukturën e “Kumbarit të Madh” që është mik i kunatit të Presidentit Guillermo Lasso, Danilo Carrera.

Në pjesën e dytë të hetimit për “Kumbarin e Madh”, u përmendën lidhjet e dyshuara të Chérrez me mafian shqiptare.

Ata treguan se, sipas raportit, Chérrez u takua sërish me anëtarët e organizatës kriminale në një kafene në Guayaquil, një takim që u regjistrua edhe në fotografi. Ashtu si një takim i tretë i mbajtur më 10 qershor të 2021, kur ai takoi një nga drejtuesit e grupit kriminal.

Raporti detajon përdorimin e automjeteve të ndryshme të nivelit të lartë, si Grand Cherokee, BMË dhe avionë të vegjël për të kryer lëvizjet e individëve që lidhen me hetimin.

La Posta shton se brenda raportit ka më shumë se 10 mijë transkripte të telefonatave, të gjitha të bëra me urdhër të gjykatës dhe në të cilat mund të konfirmohet lidhja e Chérrez me mafian shqiptare dhe struktura e çështjes së thirrur “Kumbari i madh”.

Gazeta bën me dije se pozicioni i ndikimit të Danilo Carrera, kunatit të Presidentit të Republikës, do të shtrihej në të gjitha strukturat qeveritare.

“Në 1998 ai ishte i përfshirë në “rastin e trafikut të drogës: i njohur publikisht si “Río Grande”; dhe është ortak në 4 kompani, të regjistruara për një vlerë prej 400.000 dollarë secila, me shqiptarin Dritan Gjika nga Shkodra, i cili është i lidhur me eksportin e kokainës në Evropë”, thuhet në raport.