zoom

Day ArchivePas djegies së Kuranit në Suedi, ISIS bën thirrje për sulme në gjithë botën

Organizata terroriste ISIS ka bërë thirrje për sulme ndaj të krishterëve në mbarë botën pas protestave të shoqëruara me djegien e librave të Kuranit në Suedi.

Në ditët e fundit, ISIS-it nisi një fushatë nxitëse duke bërë thirrje për sulme terroriste kundër të krishterëve në mbarë botën edhe nwpwrmjet telegramit apo mediave sociale. Njoftimi i fushatës ndodhi pas djegies sw Kuranit në Suedi nga Rasmus Paludan, një politikan danezo-suedez dhe udhëheqës i një partie të ekstremit të djathtë, në shenjë proteste kundër Turqisë dhe Islamit.Një kanal Telegram i lidhur me ISIS-in publikoi postime duke bërë thirrje për sulme kundër të krishterëve në mbarë botën, duke thënë se muslimanët duhet ta shohin djegien e Kuranit si një fyerje ndaj fesë dhe ata inkurajoheshin të ‘derdhnin gjakun e autorit’. U theksua se të gjithë muslimanët duhet ta mbrojnë fenë e tyre nëse duan të shkojnë në parajsë dhe se duhet të veprojnë sipas parimit ‘masa për masë’.

Duhet theksuar se gjatë viteve të fundit ka pasur një rënie të ndjeshme të aktivitetit të ISIS-it në Evropë. Në vitin 2022, operativët e ISIS-it nuk kryen sulme në vendet perëndimore dhe nuk pati as sulme të frymëzuara nga ISIS. Në vitin 2021, u kryen vetëm dy sulme të frymëzuara nga ISIS.

Pini një gotë qumësht para se të flini, nuk do ta besoni si ndikon në shëndetin tuaj

Qumështi është një burim i shkëlqyeshëm vlerash ushqyese. Është i shëndetshëm për kockat dhe ka më shumë përfitime nëse e pini para se të flini. Për shembull, mund t’ju ​​ndihmojë të bini gjumë më shpejt, të flini të qetë pa u zgjuar në mes të natës.

Qumështi përmban triptofan dhe melatonin, të cilat mund t’ju ndihmojnë të bini gjumë më lehtë dhe më shpejt. Tryptofani luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e serotoninës, e cila nga ana tjetër rrit disponimin tuaj, mund t’ju ndihmojë të relaksoheni, dhe vepron si një pararendës për melatoninën. Melatonina ndihmon në rregullimin e ritmit cirkadian dhe ju përgatit për gjumë.

Nëse keni ngrënë darkë shumë herët, natën mund të keni probleme me gjumin, sepse do t’ju marrë uria. Në mënyrë që të mos ngriheni natën për të ngrënë, pini një gotë qumësht para se të flini.

Jo vetëm që flini rehat, por pirja e një gote qumështi para gjumit ju ndihmon të humbisni peshë, si dhe rrit masën e muskujve të dobët.

Një paralajmërim: Nëse jeni intolerantë ndaj laktozës mos e pini! Dhe nëse nuk e dini se jeni intolerantë, pasi e pini do të keni fryrje stomaku dhe gazra.

Myrto Uzuni i papërmbajtshëm, shpërthen “granatën” ndaj Tenerife

Myrto Uzuni nuk njeh mëshirë në La Liga 2. Sulmuesi shqiptar ka shënuar një tjetëe gol dhe shkon në kuotën e 16 realizimeve.

Vetëm 7 minuta i janë dashur lojtarit kuqezi për të tundur rrjetën ndaj Tenerifes.

Uzuni fitoi një penallti vetë dhe më pas e mori përsipër duke e dërguar topin në rrjetë.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Granada-n, në avantazh. Në gjysmën e dytë miqtë realizuan me Elady, por goli u anulua nga VAR.

Granada luan më mirë dhe në fund fitoi një penallti, të cilën e ktheu sërish në gol Uzuni.

Përfundimisht 2-0 dhe feston Granada, që ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 47 pikë, 2 larg Lad Palmas në krye.

Ky ishte goli i 17 në La Liga 2 për sulmuesin e kombëtares, ndërsa ka dhënë edhe dy asiste. /zoom.al/

Vera shqiptare bllokohet në doganat e huaja. Analizat e ISUV, të paakredituara

Kantinat shqiptare po hasin barriera në eksportin e verës dhe një pjesë e konsiderueshme e produktit është bllokuar në doganat e huaja. Sipas ligjeve të BE, çdo prodhues vere i një vendi jo anëtar i BE, i cili dëshiron që të eksportojë verë apo nënprodukte nga përpunimi i rrushit në vendet e BE ose më gjerë, është i detyruar që produktin e tij ta ketë të shoqëruar edhe me formularin VI-1 te siguruar nga eksportuesi ne vendin e tij te origjinës.

Sipas eksportuesve të cilët ngrenë këtë shqetësim, në vendin tonë është një kaos për gjenerimin dhe kompetencat se kush duhet ta plotësoje ketë formular dhe kush laborator i akredituar  duhet që të kryejë analizat për ketë qellim. Për këtë arsye, kantinat shqiptare po hasin vështirësi të mëdha në doganat e vendeve pritëse, pasi pa ketë dokument produktet nuk mund të kalojnë procedurat doganore dhe shumë prej tyre qëndrojnë me ditë,  deri sa ta zgjidhin privatisht ne institucionet shqiptare përvetësimin e këtij formulari.

Ligji europian  referuar për ketë praktikë, kërkon qe nga vendi ynë te specifikohen trupat kompetente, laboratorët e akredituar te cilët duhet t’i komunikohen se pari Doganës Shqiptare, e me pas ne sistem iu shfaqen edhe doganave të këtyre vendeve dhe të përfshihen në artikullin 51 të këtij ligji.

Sipas eksportuesve diçka e tillë nga institucionet shqiptare nuk ka ndodhur  sepse ne listën Nr.6 te artikullit 51 qëndron e shkruar Instituti për Kërkimet Ushqimore, i cili aktualisht ka ndryshuar emër dhe vendodhje dhe për me shume analizat te cilat ISUV kryen për verërat dhe nënproduktet,  nuk janë të  akredituara dhe si normativa, edhe procedura e kryerjes se këtyre testeve është shume e vjetër dhe e jo azhornuar.

Paradoksi qëndron që me gjithë ketë kaos për ketë formular, kantinat detyrohen qe ti drejtohen Institutit te Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë për te kryer analizat pa standarde dhe duke mos qenë i akredituar.

Eksportuesit theksojnë se në vendin tone ka laboratorë testuese private te akredituara pёr kryerjen e testeve nё mostrat e verёs dhe pijeve alkoolike nё pёrputhje me standardin e kërkuar , të cilat mundësojnë qe raportet apo certifikate analizat e lëshuara nga këto laboratorë testues te jene te njohura në tregjet jashtë shtetit . Sipas tyre, në një situate normale do duhej qe laboratorët, automatikisht pas marrjes se statusit “I AKREDITUAR”, te futeshin ne listën nr.6 të këtij artikulli, gjë qe nuk është bërë. Elisabeta Dosku / SCAN

Vrau policin dhe djalin e tij 8 vjeç! Arrestohet shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm

Engjëll Brahimi, i shumëkërkuari shqiptar për vrasjen e një polici dhe djalit të tij 8-vjeçar 23 vite më parë është arrestuar në Montreal të Kanadasë, ku ai jetonte prej shumë kohësh me emrin Piro Kota.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat kanadeze, të cilat raportojnë se sot ai ka dalë para gjykatës në Montreal.

Qeveria shqiptare mësohet se ka kërkuar ekstradimin 60 -vjeçarit.

Në kërkesën për ekstradim thuhet: “Më 21 maj 2001, ai u shpall fajtor në mungesë nga një gjykatë shqiptare për vrasje me paramendim për shkak të hakmarrjes, vrasje të kryer në rrethana të tjera specifike, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Dy nga personat mbetën të vrarë, njëri prej të cilëve fëmijë. Tjetri ishte ish-shefi i hetuesisë në qarkun e Fierit.”

Brahimi është arrestuar më 26 janar.

Qeveria shqiptare pretendon se Brahimi vrau oficerin e policisë, Astrit Braçe dhe djalin e tij 8-vjeçar, në një pritë me armë zjarri më 10 gusht 2000.

Një deklaratë tjetër e depozituar në gjykatën e Montrealit jep më shumë detaje rreth asaj që fshihej pas vrasjes.

Në vitin 1997, vëllai i Brahimit, Iliriani, u vra në një shkëmbim zjarri me policinë, pasi dikush kishte hapur zjarr ndaj një ambulance.

Astrit Braçe ishte një nga policët e pranishëm në momentin e vrasjes së vëllait të Brahimit dhe vëllai i Braçes ishte shef i komisariatit lokal.

Dikush tentoi të qëllonte Braçen në vitin 1999, por u largua. Brahimi ishte i dyshuar për të shtënat, por nuk kishte prova të mjaftueshme për ta akuzuar.

Më 10 gusht 2000, efektivi Braçe dhe gruaja e tij shkuan në plazh me djalin e tyre, vajzën, mbesën dhe nipin. Ata kanë qenë të gjithë në të njëjtin makinë teksa ktheheshin nga plazhi kur makina është sulmuar me armë zjarri në Pishë Poro. /Panorama

Përse Bertolt Brecht-i vihet në skenë në mbarë botën?

Më 10 shkurt 2023 shënohet 125 vjetori i shkrimtarit e dramaturgut gjerman Bertolt Brecht. I dëbuar prej nazistëve Brecht jetoi 15 vjet në emigracion. Heronjtë e tij ishin gjithmonë njerëzit e thjeshtë.

Qyteti i tij i lindjes Augsburg e nderon Bertolt Brechtin në 125 vjetorin e lindjes me një festival nën moton “Worldwide Brecht”, sepse shkrimtari, i cili i dëbuar prej nazistëve u detyrua të jetojë 15 vjet në emigracion, prej kohësh është kthyer në një ndër autorët më të frekuentuar në skenat e mbarë botës.

Bertolt Brecht 1918

Betolt Brecht në vitin 1918

Opereta e tij “Opera për tri grosh” shkruar më 1928 është ndër teatrot muzikore të vëna më shpesh në skenë në mbarë botën. Me këtë vepër Brecht pushtoi jo vetëm skenat në Britaninë e Madhe dhe në SHBA, por edhe në Japoni, Togo e Poloni, ku veprat e tij vazhdojnë të vihen edhe sot e kësaj dite në skenë. “Opera për tri grosh” trajton problemet e kohës kur Brechti jetonte, por që janë aktuale edhe sot. Personazhet sjellin në skenë një botë, ku një hajdut xhepash duket njeriu më i ndershëm dhe parimor e korrupsioni dhe vjedhja kanë arritur kulmin duke kapur majat: kryepolici është kryemafiozi dhe koka e rrjetit kriminal.

Në qendër të “Opera për tri grosh” është figura e Meki Thika, një gangster që me bëmat e paudhësitë e tij imponohej duke fituar pushtet. Motivi është marrë nga figura fiktive Captain Macheath e trajtuar si nga John Gays tek The Beggar’s Opera. Brecht e ripërdori këtë figurë në veprën e tij. Që në hapje të operetës shfaqet direkt karakteri i Meki Thikës me strofën të shoqëruar nga muzika e Kurt Weil:

“Peshkaqeni ka dhëmbë, që i mban dukshëm në fytyrë

Shtetet e Bashkuara godasin dhe rrëzojnë një objekt të ri fluturues mbi Alaska

UASHINGTON – Me urdhër të Presidentit Joe Biden, një avion luftarak amerikan goditi dhe rrëzoi të premten një objekt që fluturonte në lartësi të mëdha mbi qiejt e Alaskas. Objekti kishte përmasat e një makine të vogël, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby u tha gazetarëve se shumë detaje janë ende të panjohura për këtë objekt, por se Shtetet e Bashkuara pritet ta marrin objektin, i cili ra në ujërat territoriale amerikane.

Nuk është e qartë se nga ka ardhur objekti, tha zoti Kirby. “Nuk e dimë në pronësi të kujt është ky objekt”, tha ai.

Ai tha se objekti u rrëzua në pjesën verilindore të Alaskas, pranë kufirit me Kanadanë. Ai shtoi se sipas vlerësimit të pilotit amerikan, nuk pati asnjë person në bord.Më 4 shkurt, Shtetet e Bashkuara goditën dhe rrëzuan një balonë spiune kineze që kalonte në lartësi të mëdha përgjatë Shteteve të Bashkuara.

Zoti Kirby u tregua i kujdesshëm që të mos e klasifikonte objektin si një balonë.

Ai tha se të dhënat e para për këtë objekt të ri dhe trajektoren e tij u bënë të ditura për Shtetet e Bashkuara mbrëmjen e së enjtes./VOA

Foto virale/ Përse e puthi gruaja e presidentit Biden në buzë Douglas Emhoff-in?

“A është normale kjo?” Janë të shumta reagime të tilla kritike ndaj puthjes mes bashkëshortes së presidentit amerikan Joe Biden me bashkëshortin e zëvendëspresidentes Kamala Harris.

Përpara fjalimit “State of the Union” të presidentit Biden zonja e parë mori një pritje të ngrohtë kur hyri në Dhomën e Përfaqësuesve, por një pritje edhe më e ngrohtë nga Emhoff.

Si Jill Biden ashtu dhe Douglas Emhoff u panë duke u përshëndetur me një puthje në buzë.

Puthja e tyre u bë virale dhe Twitter-i shpërtheu në komente.

“Kjo nuk ishte në kartën time BINGO sonte,” reagoi prezantuesi i YouTube, Anthony Cabassa.

“Ne jemi në një fillim të nxehtë,” tha strategu konservator Greg Price.

“A e puthi Jill Biden… Doug Emhoff në buzë?” -bërtiti me mosbesum gazetarja e AFP-së Inès Bel Aïba.

“Unë e dua dashurinë”, shkroi në Twitter redaktorja politike e Breitbart, Emma-Jo Morris.

Shumë e quajtën puthjen “të çuditshme” ndërsa të tjerë bënin shaka se “COVID ka mbaruar”.

“A është kjo… normale?” -pyeti redaktori i vjetër i Daily Wire, Cabot Phillips.

“Në faqe është mirë. Ose një përqafim. Kjo është e çuditshme duke marrë parasysh që ata të dy e dinin se kamerat ishin mbi ta,” shkroi në Twitter, Joe Concha, bashkëpunëtor i Fox News.

Komentatorja konservatore Kelsey Bolar tha me shaka, “përmbysja e komplotit”. /Zoom.al

Kiara më në fund e pranon: Jam e lumtur që kam gjetur dashurinë e jetës këtu brenda

E tha më në fund! Kiara ka pranuar mbrëmjen e sotme se brenda shtëpisë së Big Brothet VIP ka gjetur dashurinë e jetës, referuar Luizit.

“Jam e lumtur që kam gjetur dashurinë e jetës këtu brenda”- tha Kiara.

Moderatorja e ka pranuar këtë gjë, në prezencë të të gjithë banorëve, teksa ishin duke zhvilluar “Cabaret Show”.

Ndërkohë që banorët janë thirrur të gjithë një nga një nga Dea Mishel për të lënë një shënim në telajon që ishte në dhomën e ndenjes, ka qenë Luizi ai i cili ka pikturuar një zemër dhe inicialet e emrave të tyre L dhe K.

Më pas çifti tashmë i konfirmuar kanë lënë të dy shenjat e duarve të tyre në fletë.

“I lutesha Zotit …”, flet babai që i mbajti dorën vajzës së vdekur nën rrënoja

Fotoja e një babai që mbante për orë të tëra dorën e vajzës nën rrënoja, bëri xhiron e rrjetit në të gjithë botën pak ditë më parë.Mesut Hançer, 49 vjeç, nga qyteti i Kahramanmaras në Turqi ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane Bild, ku rrëfen momentet e tmerrit dhe humbjen e së bijës.

Ai u shpreh se ka gërrmuar rrënojat me duar, por sërish nuk ka arriti ta shpëtojë vajzën e tij 15-vjeçare, Irmak.Në një intervistë të dhënë mbi varrin e së bijës, 49-vjeçari zbulon se ishte duke punuar në një furrë buke në momentin që ndodhi tërmeti.

Ai shton se gruaja së bashku me 2 fëmijët e tjerë ishte shëndoshë e mirë, ndërsa vajza që kishte shkuar të flinte tek gjyshja ndodhej nën rrënoja.“Po punoja në furrë buke kur toka u drodh. Thirra gruan time në telefon. Ajo më tha se ajo, dy vajzat dhe djali ishin të sigurtë. Por vajza më e vogël nuk fjeti në shtëpi atë natë, por në divan te shtëpia e gjyshes. Kushërinjtë e saj ishin për vizitë dhe ajo donte të ishte me ta”, tha babai.

Ai rrëfen se kur e telefonoi vajzën ajo nuk i përgjigjej dhe në atë moment shkoi me vrap drejt rrënojave.“Unë iu luta zotit: Të lutem, le të jetë e plotë shtëpia jonë…”, thotë 49-vjeçari.