Aplikacion
Christian Karembeu është një prej atyre futbollistëve që mbesin në kujtimet e tifozëve për shkak të suksesit dhe trofeve të fituara në karrierë.
Më parë me Realin e Madridit dhe me Kombëtaren e Francës, Karembeu ka arritur që të fitojë edhe Botërorin.
Ky ishte njeriu i deleguar nga UEFA për të ndjekur nga afër eventin që organizoi FSHF për më të mirët e këtij viti në futbollin shqiptar.
Në një intervistë për “Ora News” me gazetarin Altin Sulçe, Karembeu foli edhe për Shqipërinë. Në fakt, njihte jo pak sa i përket futbollistëve tonë.
Sigurisht që kur bëhet fjalë për Francën, nuk kishte sesi të mos e njihte Lorik Canën.
Por Karembeu kishte parë më herët edhe Qazim Laçin te Olimpiakosi dhe ndeshjen e Shqipërinë në Europianin e Francës ndaj Zvicrës.
Kur diskutohet për trajnerin Silvinjo ka vetëm përgëzime për zgjedhjen e bërë nga Shqipëria.
Ardhja në Tiranë – “UEFA më dërgoi në Shqipëri që ta përfaqësoj për ndarjen e çmimeve të lojtarëve më të mirë të vendit tuaj. Duhej të ishte dikush dhe më dërguan mua këtu. Eventi ishte i mrekullueshëm, organizimi më pëlqeu”.
Futbolli shqiptar – “Është hera e parë që vi në Shqipëri. Unë kam shkuar gjithandej me Kombëtaren e Francës, por nuk kam ardhur ndonjëherë këtu. Më kanë folur për kombin shqiptar dhe Tiranën”.
Euro 2016 – “Kur isha në Francë, Lorik Cana ka qenë shumë i njohur. Kam parë në Europianin e Francës ndeshje Zvicër-Shqipëri dhe ishte interesante pasi kishte lojtarë shqiptarë në të dy ekipet. Kam parë Sadikun, Muratin. Kam parë edhe Qazim Lacin te Olimpiakosin kur u zhvillua si lojtar, se ishte shumë i ri atëherë. Më pëlqen ai djalë se ka zemër dhe mendje në futboll”.
Futbolli i moshave – “Armand Duka po punon me gjeneratën e re për të rritur futbollistët e së ardhmes. Këtë e kemi bërë 40 vite më para në Francë, i kemi hedhur sytë nga akademia dhe sot kemi nxjerrë shumë lojtarë. Investimet i japin frytet në vitet e ardhshme”.
Trajneri i ri i kombëtares – “E takova presidentin Duka dhe trajnerin Sylvinho. Keni bërë mirë që i keni besuar këtij trajneri, ai di shumë nga futbolli dhe me idetë e tij do ta dërgojë Shqipërinë në Europian ose Botëror”, tha Karembeu. /zoom.al/
Duart dhe këmbët ju mpihen e ndryshojnë ngjyrë kur është ftohtë? Simptomë e kësaj sëmundjejeKur dalim jashtë në dimër pa dorashka, shohim gishtat që janë zbardhur, ky është reagim normal i trupit ndaj temperaturave të ulëta.
Por, për disa njerëz këto simptoma mund të jenë shenja të një gjendjeje më serioze, të quajtur sëmundja Raynaud. Kur shfaqet sëmundja e Raynaud, arteriet që shpërndajnë gjakun në lëkurën tuaj ngushtohen për shkak të temperaturave të ulëta ose stresit.
Kjo bën që duart, gishtat e këmbëve dhe ndonjëherë pjesët e tjera të trupit të zbardhen ose mavijosen dhe t’i ndjeni si të mpira. Pastaj ato bëhen të kuqe, kur fluksi i gjákut kthehet.
Ky proces mund të shoqërohet edhe me dhimbje. Simptomat zakonisht zgjasin vetëm disa sekonda ose minuta, por ato mund të zgjasin edhe me orë, në rastet më të rënda.
Ekzistojnë 2 lloje të Raynaud-it – parësore (sëmundja Raynaud) dhe sekondare (sindroma Raynaud).
Shkaku i Raynaud-it parësor nuk dihet. Është normale që enët e gjákut që janë afër lëkurës suaj të tkurren kur të ftohet. Por kur njerëzit vuajnë nga sèmundja e Raynaud, arteriet tkurren më shumë dhe më shpejt se normalisht.
Por është më e butë dhe më e zakonshme se síndroma Raynaud dhe shpesh nuk ka nevojë për ndonjë trajtim. Nga ana tjetër, Raynaud (sindroma Raynaud) ndodh për shkak të një gjendjeje themelore ose një faktori tjetër. Është më pak e zakonshme se sëmundja Raynaud, por mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, si plágët në lëkurë. Për këtë lloj, ndonjëherë nevojiten medikamente ose kirurgji.
BE kufizon çmimin për produktet ruse të naftësVendet e BE kanë rënë dakord për vendosjen e çmimit tavan për produktet ruse të naftës. Më vonë edhe vendet e G7-s dhe Australia deklaruan se kanë rënë dakord për kufizime të tilla, që do të vlejnë nga e diela.
Vendet e BE-së, sipas presidencës suedeze të BE, kanë rënë në ujdi për të vendosur çmimin tavan për produktet ruse të naftës.
Me këtë kufizim të çmimit maksimal BE kërkon të ulë të ardhurat financiare të Rusisë për luftën në Ukrainë. Sipas diplomatëve të BE vendoset një çmim tavan me 100 dollarë për fuçi për produkte derivate si dizeli dhe 45 dollarë për fuçi për produkte si vaji për produkte më të lira si vaji për ngrohje.
Ky vendim pason një propozim të Komisionit Europian, sipas të cilit çmimet tavan do të hyjnë në fuqi nga e diela.
Vendet e 7 dhe Australia ndjekin BE
Polonia dhe shtetet baltike, Letonia, Lituanua dhe Estonia kishin kërkuar, sipas diplomatëve çmime edhe më të ulta, gjë që i shtyu me disa ditë negociatat. Edhe G-7 dhe Australia kanë rënë dakord po ashtu për një kufizim të çmimit të produkteve ruse të naftës.
Në fillim të dhjetorit BE, G7 dhe Australia kishin vendosur një çmim tavan për naftën e papërpunuar ruse me 60 dollarë. Shoqërive perëndimore të anijeve dhe sigurimeve iu lejohet transporti dhe sigurimi i produkteve ruse të naftës vetëm nëse në blerje janë zbatuar rregullat e vendosura për çmimin tavan.
Ministrja amerikane e Financave, Janet Yellen deklaroi, se ka shenja se çmimet tavan zvogëlojnë të ardhurat ruse nga nafta e papërpunuar.
Sipas një vlerësimi të bërë të ditur, nga presidentja e KE, Ursula von der Leyen të enjten nga çmimi tavan aktual Moska humb 160 milionë euro në ditë. /DW/
VOA: Ritme të ulëta të zhvillimit në veri të ShqipërisëZona malore në veri të Shqipërisë vazhdon të ketë ritme të ulëta zhvillimi krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Megjithëse me burime të shumta në fushën e energjetikës, pyjeve, mineraleve dhe vlerave turistike, kjo zonë vlerësohet si ndër më të varfërat në Shqipëri.
Komunitetet lokale nuk arrijnë të përfitojnë thuajse asgjë nga shfrytëzimi që i bëhet pasurive natyrore që gjenden në territorin e bashkive të tyre. Kështu, në bashkinë Vau Dejës, që përfshihet në Qarkun e Shkodrës, gjenden një numër hidrocentralesh që mbulojnë me energji elektrike një pjesë të madhe të territorit të Shqipërisë, e megjithatë, nga shfrytëzimi i kësaj pasurie ujore, komuniteti i kësaj zone nuk përfiton thuajse asgjë.
“Bashkia Vau Dejës është një pikë e rëndësishme në prodhimin e energjisë elektrike, sepse nuk kemi vetëm dy hidrocentrale, por kemi Komanin, Vaun e Dejës, kemi Ashtën 1 dhe Ashtën 2. Gjithashtu edhe dy hidrocentrale të vogla që po bëhen në zonën e Vig-Mnelës. Të them të drejtën, të ardhurat prej hidrocentraleve janë të vogla, po të thuash nuk ndikojnë absolutisht në ekonominë e bashkisë Vau Dejës”, thotë kryetari i kësaj bashkie Mark Babani.
Sipas Institutit të Statistikave, Qarqet Kukës dhe Dibër kanë normat më të larta të varfërisë në Shqipëri. Për shkak të kësaj situate, mbështeten me ndihmë ekonomike 18 mijë e 88 familje të varfëra. Ndërkohë, Qarqet Dibër dhe Kukës vazhdojnë të kenë nivel të lartë të migracionit të brendshëm. Vetëm gjatë vitit 2021 nga të dy këto qarqe u larguan 5487 persona. Qarku i Kukësit, ku përfshihen bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë, është një nga zonat më të pasura me minerale dhe burime ujore, që shfrytëzohen nga kompani private, por, prej tyre, komunitetet lokale vazhdojnë të mos përfitojnë asgjë.
“Vetëm bashkia Kukës ka diku 34 kompani minerare, të cilat marrin të ardhura të konsiderueshme përmes investimit që kanë kryer në miniera, sikurse janë edhe 18 hidrocentrale të ndërtuar përgjatë lumenjve dhe rrjedhave ujore në rrethin e Kukësit. Por, fatkeqësisht, Kukësi vazhdon të mbetet rrethi dhe qarku më i varfër në Shqipëri për shkak se kompanitë, që kanë investu, thjesht kanë shfrytëzu natyrën, burimet, por nuk është kthyer asgjë në këmbim për komunitetin”, thotë Rifat Demalija, drejtuesi i Qendrës për Progres Rinor në Kukës.
Në më të shumtën e rasteve, kompanitë private shfrytëzojnë pa kriter dhe jashtë kontrollit pasuritë natyrore të kësaj zone, duke dëmtuar infrastrukturën rrugore dhe mjedisin natyror, me pasoja për jetesën e komuniteteve lokale. Janë të herëpashershme protestat e banorëve të fshatrave të Mirditës, Dibrës dhe Tropojës për marrjen e burimeve të ujit nga ndërtimi i HEC-eve, apo protestat e banorëve të Postribës, në Shkodër, për ndotjen e burimeve të ujit të pijshëm nga guroret. Sipas zotit Demalija, pjesa më e madhe e kompanive, nuk përmbushin detyrimin ligjor për t’a kthyer mjedisin në gjendjen fillestare.
“Kompanitë duhet të derdhin një taksë në qeverisjen vendore, që është diku tek 400 mijë lekë për megavat, apo 500 mijë lekë për shfrytëzim minerali për km2 të cilat, sigurisht, mund të mblidhen nga qeverisja vendore. Por, në fakt, këto nuk shkojnë tek banorët e zonave ku kompanitë shfrytëzojnë burimet natyrore. Këtë e them me bindje sepse shikojmë zona të pazhvilluara, me rrugë të degraduara, me shkolla në gjendje të mjerueshme, pa qendra shëndetësore, mungesë ujësjellësash”, thotë ai.
Ndërkohë, sipas kryetarit të bashkisë Vau Dejës, Mark Babani, në vend që të shtohen detyrimet ligjore të kompanive për të kontribuar nga fitimet e tyre në ekonominë e komuniteteve lokale, këto detyrime po zvogëlohen gjithnjë e më shumë.
“Me një vendim qeverie janë hequr taksat për mbi ndërtimin dhe mbi truallin e hidrocentraleve. Nuk merret më prej bashkisë, kështu që bashkia nuk ka përfitime prej hidrocentraleve”, thotë ai.
Ecuria ekonomike e qarqeve veriore të Shqipërisë, dëshmon shfrytëzimin pa kriter të burimeve natyrore, përdorimi i të cilave nuk i çon të ardhura qytetit dhe as komuniteteve lokale.
Kjo është edhe një nga shkaqet, që zona veriore e Shqipërisë vazhdon të ketë ritmet më të ulëta të zhvillimit dhe treguesit më të lartë të largimit të banorëve, kryesisht të rinjve. Sipas “Vjetari Rajonal Statistikor-2022”, publikuar nga INSTAT, 4 qarqet veriore, Shkodra, Lezha, Kukësi dhe Dibra, regjistrojnë 10839 persona të larguar nga 42.500 të larguar në shkallë vendi./ VOA
Nuk i zgjat më shumë se 3 ditë arratia vrasësit të “Ndrangheta-s”, u prangos sot në NapoliVrasësi i Ndranghetës, Massimiliano Sestito, i cili u arratis 3 ditë më parë teksa ishte në arrest shtëpie, është prangosur pasditen e sotme në Napoli. Ai u bllokua nga karabinierët e Milanos dhe Napolit në stacionin Sant’Anastasia të Circumvesuviana. Ai kishte ikur nga shtëpia e tij në Pero natën midis të hënës dhe të martës.
Mësohet se 52-vjeçari tashmë i dënuar me 30 vite për vrasjen e policit Renato Lio, i vrarë më 20 gusht 1991 gjatë një postblloku në Soverato, ishte në pritje të një dënimi nga Gjykata e Lartë për një tjetër vrasje, atë të bosit Vincenzo Femia, një eksponent kryesor në skenën kriminale të kryeqytetit.
I dënuar me burgim të përjetshëm në shkallë të parë, ai u shpall i pafajshëm në vitin 2019 nga Gjykata e Apelit të Romës. Ai ishte liruar nga burgu në Terni dhe iu nënshtrua arrestit shtëpiak nga 12 janari në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë të caktuar për 3 shkurt.
Sestito, është konsideruar si i lidhur me bandën “Iozzo-Procopio-Chiefari” nga Catanzaro, teksa kjo nuk është hera e parë që i është arratisur autoriteteve.
Pas skandalit “McGonigal”, kryeministri Rama “arratiset” në BogëPas skandalit me çështjen “McGonigal”, që është kthyer në kryefjalën e mediave jo vetëm në vend, por edhe atyre ndërkombëtare, kryeministri Rama “është arratisur” drejt veriut.
Së bashku me bashkëshorten e tij Lindën dhe djalin e tyre të vogël Zahon, ata kanë shkuar në Bogë të Malësisë së Madhe.
Rënia e borës duket se e ka shtyrë më së shumti kryeministrin Rama që të shkojë me familjen drejt malit. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, ata shfaqen të tre në mes të bardhësisë së borës.
“Shqipëria e bukur. Buni Bajraktarit. Bogë, Malësi e Madhe”,- shkruan Rama krahas fotos. Kujtojmë se pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama kaloi një gjendje të rënduar gripale dhe për këtë shkak nuk u shfaq në publik.

Dy shqiptarë të moshës 42 dhe 21 vjeç kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi janë kapur me 5.6 kg drogë dhe 75 mijë euro.
Shqiptarët po udhëtonin me një fugon me targa të bardha, ndërsa ranë menjëherë në gjurmët e autoriteteve për shkak të lëvizjeve të tyre të dyshimta.
Menjëherë pas kontrolleve u zbulua lënda narkotike dhe paratë. Të arrestuarit u shoqëruan në burgun e Barit.
Update i ri i WhatsApp, është ai që kemi kohë që e presim në lidhje me mesazhet në grup!WhatsApp po e bën shumë më të lehtë mbajtjen e mesazheve të rëndësishme në grup ku mund t’i shohin të gjithë. Aplikacioni popullor po punon për një tjetër veçori të re për t’i çuar grupet në një nivel të ri. Sipas një pamjeje të zbuluar të ekranit, duket se së shpejti do të jeni në gjendje të bëni pin mesazhet për herë të parë.
Është një ndryshim i vogël, por potencialisht i rëndësishëm për këdo që merr pjesë në grupe në WhatsApp. Për shembull, detajet e një ngjarjeje të rëndësishme familjare mund të ngjiten lart për t’i parë të gjithë në një grup me të afërmit tuaj. Ose mund të përdoret në një grup pune për kolegët, në mënyrë që ata të jenë të vetëdijshëm për detaje specifike.
WABetaInfo zbuloi një pamje të hershme të opsionit. Faqja zyrtare thotë:
Falë mesazheve të gozhduara, ne mund t’i bëjmë ato lehtësisht të arritshme për të gjithë në bisedë dhe njerëzit qëndrojnë gjithmonë të fokusuar në atë që është me të vërtetë e rëndësishme. Aftësia për të pin mesazhe brenda bisedave dhe grupeve është në zhvillim e sipër dhe do të publikohet në një përditësim të ardhshëm të aplikacionit.
Si gjithmonë me testimin beta, është shumë herët dhe shefat e WhatsApp mund të vendosin të mos e shpërndajnë atë për publikun e gjerë. Nëse jeni shumë të padurueshëm, regjistrimi në WhatsApp beta është një mënyrë e thjeshtë për të marrë veçoritë së pari. Ndiqni udhëzuesin tonë më poshtë për të zbuluar se si.
Për të shkarkuar WhatsApp beta për smartfonin tuaj, duhet të shkoni te Google Play në Android dhe të kërkoni për WhatsApp. Lëvizni poshtë faqen derisa të shihni “Become a Beta Tester”. Prekni butonin “I’m In” dhe më pas kliko “Join” për të konfirmuar. Tani gjithçka që duhet të bëni është të prisni për përditësimin në versionin beta të aplikacionit. Anëtarësimi në WhatsApp beta në iOS është më i vështirë dhe ka kapacitet të kufizuar.
Lidhja midis ushqimit tonë, mikrobiomës së zorrëve dhe depresionitHulumtimet kanë sugjeruar prej kohësh një lidhje midis dietës sonë dhe shëndetit mendor. Mikrobioma e zorrëve – gjenomi kolektiv i triliona baktereve që jetojnë në traktin e zorrëve, të cilat krijohen kryesisht nga ajo që hamë dhe pimë – duket se ndikon në humorin dhe mendjen tonë.
Por studime në rang të gjerë, për të përcaktuar se cilat baktere kanë rëndësi, nëse kanë, kanë munguar.
Megjithatë, gjërat po ndryshojnë. Analizimi më i madh i depresionit dhe mikrobiomës së zorrëve deri më tani, publikuar në dhjetor, zbuloi disa lloje bakteresh të rritura ose të pakësuara dukshëm te njerëzit me simptoma të depresionit.
“Ky studim ofron disa prova reale të tezës se ju jeni ajo që hani,”- thotë autori i studimit, Andre Uitterlinden, i cili hulumton gjenetikën në Qendrën Mjekësore Erasmus në Roterdam, Holandë.
Ose për të qenë sa më të saktë, mënyra se si ndiheni është e lidhur ngushtë me atë që konsumoni.
Boshti zorrë-tru
Sistemi gastrointestinal është përfshirë në studimet ndaj trurit të njeriut për shekuj me radhë. Në fillim të viteve 1800, John Abernethy, një mjek i njohur londinez, pohoi se “çrregullimi i stomakut” ishte rrënja e të gjitha çrregullimeve mendore.
Po kështu, simptomat gastrointestinale shpesh raportohen te njerëzit me sëmundje të shëndetit mendor. Ndryshimet e peshës dhe oreksit janë të zakonshme te njerëzit me depresion, nga adoleshenca deri në moshë më të madhe. Ankthi nga ana tjetër lidhet me një rrezik të shtuar të të përzierave, urthit, diarresë dhe kapsllëkut. Lidhja mes ushqimit dhe humorit ekziston edhe kur ne rrëmbejmë një pjatë me makarona dhe djathë për t’u ngushëlluar përballë një situate stresuese.
Interesi për boshtin zorrë-tru ka pasur një ringjallje në 20 vitet e fundit. Një mori studimesh kanë treguar për një lidhje midis mikrobiotës që jeton në traktin tonë të zorrëve dhe mendjeve tona, duke përfshirë kujtesën, humorin dhe aftësitë tona njohëse.
Një kërkim i tillë ka krijuar një industri të probiotikëve, prebiotikëve dhe ka fermentuar gjithçka. Emrat shkencorë si bacteroidetes dhe lactobacillus, dy nga bakteret më të zakonshme që gjenden te njerëzit e shëndetshëm, janë bërë terma të zakonshëm.
Shumica e studimeve që shfaqin një lidhje midis depresionit dhe zorrëve janë fokusuar te kafshët dhe shumë më pak te njerëzit.
Megjithatë, provat e deritanishme tregojnë një lidhje midis të dyjave. Në një studim të rëndësishëm, të titulluar “Transferimi i Blues”, minjtë pa baktere, të cilëve iu dhanë mostra fekalesh nga njerëzit e diagnostikuar me depresion të madh pësuan ankth dhe mungesë interesi për aktivitete të këndshme. Metabolizmi i tyre i triptofanit, një kimikat i lidhur me depresionin, ndryshoi. Por mekanika që qëndron pas shtegut të humorit të mikrobeve – dhe se cilat baktere kanë rëndësi – ka qenë më e vështirë për t’u zbuluar.
Bakteret që parashikojnë simptomat e depresionit
Ky studim i ri jep një kontribut të veçantë. Hetuesit, të udhëhequr nga Najaf Amin, i cili hulumton shëndetin e popullatës në Universitetin e Oksfordit, analizuan të dhënat nga Studimi i Roterdamit, një përpjekje prej dekadash për të kuptuar shëndetin e popullatës lokale.
Amin dhe kolegët e saj u fokusuan veçanërisht në një fazë të këtij studimi, që përfshinte mbledhjen e mostrave të fekaleve nga më shumë se 1000 individë.
Këta pjesëmarrës gjithashtu iu përgjigjën një ankete vlerësuese prej 20 pyetjesh për depresionin.
Studiuesit analizuan të dhënat e baktereve në mostrat e fekaleve me rezultatet e anketimit. Më pas ata kryen të njëjtat teste duke përdorur të dhëna nga 1,539 shtetas të tjerë holandezë që përfshinin një sërë etnish. (Verifikimi i gjetjeve nga një grup i madh në një grup të dytë më të madh i bën ato veçanërisht të besueshme.)
Analiza zbuloi 16 lloje bakteresh që autorët i cilësuan “parashikues të rëndësishëm” të simptomave të depresionit në shkallë të ndryshme. Për shembull, studimi, i botuar në Nature Communications, zbuloi një shterim të Eubacterium ventriosum te njerëzit që ishin në depresion. Interesant është fakti se e njëjta rënie është vërejtur në studimet e mikrobiomit të dëmtimit traumatik të trurit dhe obezitetit, të cilat të dyja janë të lidhura me depresionin, duke mbështetur nocionin se kjo specie bakteresh ka të bëjë me këtë çrregullim të humorit.
Autorët e studimit gjithashtu iu përgjigjën pyetjes së madhe: A shkakton ndonjë florë e veçantë e zorrëve depresion? Kjo është një çështje e ndërlikuar. Çrregullimi i depresionit është i lidhur me më shumë se 80 mutacione të ndryshme gjenetike dhe të gjitha këto lidhje janë të dobëta.
“Nuk ka asnjë gjen që shkakton depresion,” tha Jane Foster, profesoreshë e psikiatrisë në UT Southwestern, e cila studion lidhjen zorrë-tru.
Teknologjia për të përcaktuar qartë shkakun nuk ekziston. Kështu, studiuesit iu drejtuan një llogaritje dinake statistikore, e njohur si randomizimi Mendelian, i cili mund të ngacmojë drejtimin e një ndikimi kur lidhja gjen-sëmundje është e fortë. Ky nuk është rasti me depresionin, gjë që e bën llogaritjen këtu interesante, por jo domosdoshmërisht të dobishme.
Megjithatë, llogaritja tregoi për një bollëk të një bakteri – Eggerthella – te njerëzit me depresion, si një shkak i mundshëm i simptomave depresive. Zbulimi nuk e befasoi Amin.
“Eggerthella”, vëren ajo, “është parë se rritet vazhdimisht në bollëk, në zorrët e individëve në depresion”. Rezultati tregon se ndryshimet në florën e zorrëve mund të shkaktojnë simptoma depresive. “Ne nuk mund ta përjashtojmë ADN-në tonë si një burim kontribues,” tha Foster. “Është një kombinim i ADN-së me të cilën keni lindur, përvojat tuaja në jetën e deritanishme dhe mjedisi juaj.”
“Shkaku nuk është rrugë njëkahëshe,” tha Jack Gilbert, i cili drejton Qendrën e Mikrobiomës dhe Metagjenomisë në Universitetin e Kalifornisë në San Diego.
Përkundrazi, zorra dhe truri qarkullojnë së bashku. Për shembull, duket se konsumimi i një vakti të shijshëm pas një ngjarjeje stresuese mund të ndryshojë komunitetin mikrobik në zorrët tona.
Ajo që është e qartë, tha Gilbert, është se kur jemi në depresion, mikrobiomës së zorrëve shpesh i mungon flora e dobishme. “Nëse ne mund t’i shtojmë përsëri ato elemente,” tha Gilbert, “mbase ne mund ta rienergjizojmë atë cikël.”
Ndryshoni dietën tuaj për të përmirësuar gjendjen shpirtërore
Këtu hyn në skenë dieta. Një individ që nuk konsumon mjaft fibra, për shembull, mund të pësojë një ulje të baktereve që prodhojnë butirate, tha Amin, duke çuar në stres dhe inflamacion dhe potencialisht, simptoma të depresionit.
Mund të duket qesharake që mesazhi i gjithë këtij studimi është të hani shumë fruta dhe perime dhe jo aq shumë sheqer të tepërt. Por studimet e shumta konfirmojnë fuqinë e një zorrë të shëndetshme, fakt ky i pamohueshëm edhe nga më skeptikët, përfshirë Gilbert-in.
“Kur provat tregojnë për faktin se të ushqehesh shëndetshëm dhe të bësh stërvitje sjell përfitime shëndetësore, ndoshta duhet t’i dëgjojmë ato të dhëna,” thotë ai.
Ngrënia e fibrave ndryshon mikrobiomën. Mund të nxisë gjithashtu trajtimin e kancerit.
Hulumtimet po tregojnë se si bakteret flasin me trurin. Për shembull, shumë prej tyre prodhojnë acide yndyrore me zinxhir të shkurtër si butirati dhe acetati, të cilat ndikojnë në aktivitetin e trurit. Të tjerët gjenerojnë një kimikat të quajtur GABA, mangësitë e të cilit janë të lidhura me depresionin.
Ky zbulim do të thotë se dieta mund të mos jetë e vetmja mënyrë për të përmirësuar kolonitë tona të zorrëve.
Përdorimi i probiotikëve për të parandaluar dhe trajtuar depresionin mund të bëhet më shumë një shkencë ekzakte, duke çuar përfundimisht në alternativa efektive ndaj antidepresantëve, të cilët, thekson Gilbert, ende mbajnë një stigmë në shumë komunitete.
Edhe profilizimi i baktereve mund të ndihmojë në identifikimin e njerëzve në rrezik për depresion, vëren Foster.
I gjithë ky hulumtim e ka bindur Uitterlinden se të paturit një dietë pro përmirësimit të zorrëve vjen me vetëm një efekt anësor të rëndësishëm. “Do të jeni më të lumtur,” tha ai./ Përshtati në shqip Zoom.al
Marrë nga “The Washington Post”, titulli në origjinal: “The link between our food, gut microbiome and depression”
Pylli i Fluturave një mrekulli e vërtetë e zbuluar dhe e mbrojtur nga vetë UNESCO (VIDEO)Qindra miliona flutura monarke ndërmarrin një udhëtim deri në 3 mijë milje në migrimin e tyre vjetor nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara në tokat e tyre në Meksikë. Fluturat monarke mblidhen në Michoacan të Meksikës. Rezerva e Biosferës “Monark Butterfly” u njoh nga UNESCO si një sit i Trashëgimisë Botërore në vitin 2008.
Zona e mbrojtur mbulon mbi 322 kilometra katrorë, ku ka disa zona që janë të hapura për publikun. Është një çudi e natyrës, të jesh i rrethuar nga mijëra flutura dhe të shohësh që janë duke peshuar degët e pemëve është një përvojë vërtet e jashtëzakonshme. Ka disa rezerva të fluturave Monark në shtetin e Meksikës dhe Michoacan të cilat mund të vizitohen. Në Michoacan të Meksikës, dy rezervat kryesore për t’u vizituar janë Rezerva El Rosario dhe Rezerva Sierra Chincua.
Cikli jetësor i fluturës monarkë, përbëhet nga katër faza të dallueshme: vezë, larvë, pupë dhe e rritur. Transformimi nga veza në të rritur ndodh në rreth 30 ditë dhe jetëgjatësia mesatare e monarkut është rreth nëntë muaj. Është mjaft e thjeshtë të bëhet dallimi midis monarkëve meshkuj dhe femrave kur janë të rritur, pasi meshkujt kanë një njollë të zezë në secilin krah. Kurse femrat shpesh duken më të errëta se meshkujt dhe kanë venat më të gjera në krahët e tyre. Fluturat hanë nektar nga lulet për të marrë energjinë e nevojshme për migrimin e tyre të gjatë.
Fluturat monarke kalojnë muajt e verës në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Ndërsa moti bëhet më i ftohtë ata shkojnë drejt jugut, arsyeja e migrimit të tyre është dyfish. Kjo ndodh pasi ato nuk mund të mbijetojnë në të ftohtë. Gjithashtu, monarkët e rritur konsumojnë nektar nga lulet kështu që ata duhet të shkojnë atje ku do të gjejnë ushqim. Duke udhëtuar me një shpejtësi mesatare prej 12 km/orë, ndonjëherë edhe në 30 km/orë, monarkët mbulojnë rreth 80 milje në ditë.
Ata mund të fluturojnë në lartësi deri në 2 milje. Se si fluturat monarke janë në gjendje të gjejnë rrugën e tyre në të njëjtat fusha çdo vit mbetet një mister i shkëlqyer. Një hipotezë mendon se një sasi e vogël magnetiti në trupat e fluturave vepron si një lloj busulle që i çon ato në zonën e Mikoacanit, ku ata kalojnë dimrin e tyre. Rezervat e fluturave Monare të Michoacan janë të hapura çdo ditë nga mesi i nëntorit deri në mars.