Aplikacion
Teksa në fokus të Sali Berishës është vetëm çështja McGonigal, ish kryeministri që kërkon vazhdimisht shpjegim nga Edi Rama, e ka ftuar publikisht që të përballen ‘live’. Nga një studio televizive, u duk sikur po e sfidonte duke i thënë që ‘të bëhet burrë’ e të përballet me të ose me Luçiano Boçin. Por kreu i qeverisë, i cili mungoi në seancën e sotme plenare dhe interpelancën ia delegoi ministres Elisa Spiropali, nga një tjetër studio u shpreh qartë se opozita nuk meriton asnjë përgjigje prej tij. Kryeministri Edi Rama tha se ka rënë shpesh në nivelin e tyre ndaj nuk do të përsërisë të njëjtat debate.
“Bëju burrë dhe hajde 5 minuta këtu të tregoj sa të vlen lëkura. Ose të bëhet burrë e të përballet me Luçiano Boçin në studio”, u shpreh Berisha nga Tv Klan.
“Ata nuk meritojnë asnjë përgjigje nga unë, ata nuk i meritojnë më përgjigjet e mia. Unë jam shumë i keqardhur që duke qenë shumë i disponueshëm për të qenë i përfshirë për të dhënë përgjigje për të bërë debat, por për fat të keq kam rënë jo njëherë po shpesh herë në nivelin e tyre dhe me këtë rast jam bërë dhe unë kontributor për neveritjen dhe helmimin e njerëzve për debatin politik. Nga unë kanë marrë gjithçka që mund të merrnin dhe nuk kam më asnjë për ata”, tha kreu i qeverisë nga zyra e kryeministrisë në një intervistë për Top Channel.
Kjo mund të konsiderohet një përplasje ‘live’ mes tyre duke qenë se në Kuvend nuk ishte asnjëri. Rama zgjodhi të mos merrte pjesë ndërsa Berisha është përjashtuar për 10 ditë për shkak të kaosit që shkaktoi në seancën e shkuar.
Dosja e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal është kthyer në ‘mollë sherri’ mes opozitës dhe maxhorancës. Demokratët duket se janë bashkuar pasi me të njëjtat argumente kërkojnë shpjegim nga kryeministri Edi Rama për takimin me ish-zyrtarin e FBI-së, në praninë e Agron Nezës, person i cili akuzohet se i ka dhënë McGonigal 225 mijë euro dhe nuk i ka deklaruar.
Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.
Mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat për skandalin “McGonigal”.
Ai ka vendosur që, pas refuzimit për t’u përballur me opozitën në interpelancën e thirrur në Kuvend, të shfaqet nëpërmjet lidhjes në Skype në disa studio televizive njëra pas tjetrës, si një “One Man Show” në shumë siklet.
Duke parë “pushtimin” e ekrane e, mosshfaqja në parlament ngjan e qëllimshme, për ta vendosur të gjithë protagonizmin në orarin prime të mediave në vend, e cila mbledh gjithë publikun përballë ekraneve, por shmang përballjen dhe i jep mundësi kryeministrit të mbajë fjalime, veçanërisht kur bëhet fjalë për media miqësore me të.
Ai e ka nisur me shfaqjen në Top Channel ku pati përballë Grida Dumën, por u bëri bisht pyetjeve për McGonigal.
Pasi është larguar nga TCH, kryeministri është shfaqur në ekranin e EuroNews Albania, përballë Erla Mëhillit, ku ka ka pohuar se ka qenë vetë ish-agjenti i FBI-së që i ka kërkuar ta takojë. Mcgonigal, sipas kreut të qeverisë, ka ardhur bashkë me Agron Nezën, të cilin e ka prezantuar si bashkëpunëtor dhe mik të ngushtë.
Megjithatë Rama nuk ka shpjeguar sesi mundet një kryeministër të takojë një agjent të rangut të lartë në një organizatë të fuqishme si FBI dhe të mos e protokollojë takimin me të dhe as të mos informohet lidhur me figurën që qëndron përballë tij, ndërsa diskuton hapur me të për influencat ruse apo situatën në rajon.
Duke u përplasur disa herë me demokratin Agron Shehaj dhe analistin Andi Bushati, për të cilët nuk i ka kursyer ofendimet, në vetëm pak minuta Rama ka kërcënuar disa herë se do të largohet nga lidhja dhe ka mohuar të zezën shkruar në të bardhë, që moderatorja e lexonte drejtpërdrejt nga aktakuza.
Pavarësisht kërcënimeve, ishte Andi Bushati ai që u largua, duke e quajtur kryeministrin Rama “hajdutin më të madh të Shqipërisë”.
Duke mos pranuar asnjë nga pretendimet e ngritura dhe pa dhënë asgjë përveҁ lojërave të fjalëve, kryeministri është larguar drejt një ekrani tjetër, atij të MCN ku është vendosur përballë Ylli Rakipit dhe disa panelistëve. Fushatën e ofendimeve Rama nuk e ka ndalur, teksa ka etiketuar si xhuxhmaxhuxh njërin nga gazetarët në panel.
Njësoj si edhe në studio e tjera, ai sërish ka kërcënuar se do të largohet ndërsa ka mohuar që aktakuza të ketë lidhje me të, edhe pse në fakt, drejtësia amerikane e ka përfshirë në hetim emrin e kryeministrit.
Kryeministri e ka pranuar se ka pasur disa herë takime me McGonigal, por siҁ theksoi mbrëmjen e sotme “Nuk i jep askujt shpjegime për takimet e tij”, duke harruar se nuk është një adoleshent përballë prindërve strikt, por një kryeministër përballë popullit të këtij vendi. /zoom.al
Edi Rama flet për akuzat e opozitës për “McGonigal”, Andi Bushati lë studionKryeministri Edi Rama është duke folur mbrëmjen e sotme në Euronews Albania për akuzat e opozitës për “lidhjen” e tij me ish-drejtorin e arrestuar të FBI, Charles McGonigal. Ky është televizioni i dytë ku Rama shfaqet sonte për këto akuza.
Prokurorët popullorë nuk kanë me mua asnjë punë. Ishte kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama në “Now me Erla Mëhillin”.
Ai foli ekskluzivisht për dosjen McGonigal dhe lidhjen që ai ka me ish-zyrtarin e FBI-së, ndërsa u përplas me Andi Bushatin i cili kërkoi të pyeste Ramën, që deri tani kishte heshtur.
“Me atë këmishë që ke hapur ashtu nuk na tremb,” – iu drejtua analisti, të cilit kryeministri i tha se mund të vazhdonte me shpifjet e tij.
Edi Rama deklaroi se nuk ka asnjë hetim të zhvilluar në asnjë formë që mund të lidhë fjalën hetim me formën e zhvillimit.
Iintervista në studion e Erla Mëhillit nuk ka shkuar aq e qetë dhe në një moment analisti Andi Bushati ka lënë studion. “Erla, të ikim ne sa të mbarosh me këtë”, i tha analisti moderatores, teksa u largua nga studio.
Pas disa momenteve ai u rikthye.
Andi Bushati: Para se të bësh pyetje, duhet t’i mbyllësh gojën një njeriu që ofendon.
Erla Mëhilli: Po dale t’i bëjë pyetjen
Agron Shehaj: Na thuaj ndonjë fjalë për hetimin e FBI
Edi Rama: Kjo është arsyeja pse unë nuk shkova në Kuvend, pacipëria e këtyre… (i përgjigjet Agron Shehaj)
VIDEO | Juventus harron problemet, Bremer i çon bardhezinjtë në gjysmëfinale
Juventus mundi ekipin e Lazio-s 1-0 dhe avancon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Në çerekfinalen e luajtur në Allianz Stadium, skuadra e trajnerit Allegri, zhbllokoi ndeshjen në minutën e 44-të me Bremer dhe kjo pjesë u mbyll 1-0.
Edhe në pjesën e dytë Juve luan më mirë dhe i mjaftoi goli me kokë nga Bremer i minutës së 44’ për të kaluar turin.
Në aktin e parafundit të kompeticionit, bardhezinjtë do të përballet me Interin.
Në rezultatin përfundimtar gabimi i Maximiano i cili i hapi portën Bremerit për golin e fitores, i peshoi shumë Lazio-s.
Mbrojtësi i kombëtares Elseid Hysaj, qëndroi në stol në këtë ndeshje. /zoom.al/
Kongresmenët amerikanë letër FBI-së për çështjen McGonigal
Dy kongresmenë amerikanë i janë drejtuar sot më 2 shkurt, FBI-së me një letër zyrtare, përmes së cilës kërkojnë informacion lidhur me të dhënat, komunikimet apo detaje të tjera të lidhura me çështjen e McGonigal.
Sipas letrës që është bërë publike, data e fundit e përcjelljes së këtij informacioni është vendosur 16 Shkurti./Opinion.al
“Do vazhdoj të refuzoj të vij në Parlament”/ Berisha sfidon Ramën për çështjen “McGonigal”
Akuzat e opozitës për lidhjen e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, kanë sjellë reagime të shumta, ku deri më tani, kreu i qeverisë ka zgjedhur që të përgjigjet vetëm përmes postimeve në Twitter.
Ndërkohë sot, Rama është ftuar në një intervistë në emisionin “Top Story”, ku deklaroi se do të vazhdojë të refuzojë të shkojë në Kuvend pas interpelancave të thirrura nga opozita, duke shtuar se niveli i diskutimit nga ana e pakicës, është e ulët.
Rama: Unë nuk kam heshtur. Kam thënë atë që mund të them unë në kushtet kur nuk ka asgjë që lidhet drejtpërdrejtë me mua, qeverinë apo këdo qoftë tjetër zyrtar shqiptar. Çështja ka marrë shumë bujë por jo për aspekt të hetimit që lidhet me Shqipërinë por për shkak të hetimit që lidhet me një implikim sipas akuzës për ish zyrtarin e lartë të FBI me një oligark rus shumë të njohur, Deripaska.
Unë dua të përsëris sepse nuk kam shumë çfarë të them mbi këtë bisedë. Por duke qenë se sot refuzova të jem dhe do vazhdoj të jem në një sallë të kuvendit dhe të përfshihem në debat me një opozitë e cila është në një nivel etik të frikshëm dhe më ka tërhequr dhe mua në atë nivel ndonjëherë. Nga ana tjetër ia vlen që në qetësi, të shpjegohen ato gjëra që mund të shpjegohem
Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Nga emisioni “Opinion”, Berisha e sfidoi Ramën në një debat televiziv.
Berisha: Bëhu burrë dhe hajde 5 minuta këtu të shohim sa të vlen lëkura. Ose të bëhet burrë e të përballet me Luçiano Boçin në studio. Deripaska ka marrë tendera në rrugë, nga ujësjellësa. Ajo që ka ndodhur, se Deripaska i sanksionuar nga SHBA në vitin 2018, ka vazhduar i qetë deri në vitin 2022. A e ka takuar Ramën? nuk e them. A i ka paguar Deripaskën
***
Berisha: Kur kam qenë kryeministër, kam takuar zyrtarë të lartë të CIA-s, jo të FBI-së. Se kush është më shumë nuk them.
Pyetje: Do i thonit jo për të thoshte ai të pinit një kafe?
Berisha: Do e ftoja me kënaqësi të pija një kafe. Nuk do imagjinoja kurrë t’i thoja që heto Edi Ramën. Më datën 4 janar 2018, Agron Neza i ka dhënë të dhënat njeriut të ngarkuar nga McGonigal për hetimin e Nick Muzin. E njëjta gjë më datë 20 janar në vitin 2018, kur McGonigal ishte shef i kundërzbulimit, i ka dhënë të dhëna po Agron Neza. Dorian Duçka ka transportuar nga Shqipëria, dëshmitarë të cilët nuk e di se kush mund të jetë për këtë çështje në New York.
Ka një rrugë legale të plotë. I kërkohet Prokurorisë të hapë çështje. Prokuroria i kërkon ministrisë së drejtësisë dhe departamentit të drejtësisë për të hetuar këtë problem. Kurrë nuk mund të kërkosh lobim, që të çosh Agron Nezën nga zyra e kryeministrit. McGonigal, i korruptuar nga Edi Rama, ka pranuar agjencinë në një detektiv privat në interes të Ramës.
Çështjet që Rama tenton të zhvlerësojë në aferën me McGonigalKryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme për skandalin “McGonigal”. Ai u shpreh në TCH se çështja ka marrë bujë të madhe, por sipas tij jo në aspekt të hetimit që lidhet me Shqipërinë por për lidhet e ish zyrtarit të FBI me oligarkun rus. Rama mes të tjerash u shpreh se e ka takuar McGonigal në Shqipëri por edhe në SHBA.
Duke se kreu i qeverisë që akuzohet për këtë skandal, po tenton të zhvlerësojë disa çështje.
Zoom.al shtron disa pyetje qe sot çdo qytetar që është njohur me këtë skandal do t’ia bënte kryeministrit.
Rama thotë që e ka takuar McGonigal se është pjesë e detyrës së tij, por a ka pasur takime protokollare?
A i është kërkuar nga FBI takimi, siç duhet të jetë në të vërtetë? Sepse nëse nuk i kërkohet nga FBI, bga mund ta dijë kryeministri apo kushdo tjetër që ai nuk ishte një mashtrues që hiqej si agjent i FBI?
Rama mes të tjerash thotë se nuk ka qenë në praninë e ndonjë biznesmeni por të një shqiptaro amerikani. E si mund të përfshijë një kryeministër, në një bisedë me një zyrtar të lartë të FBI dikë të panjohur?
Si mundet ai të shkëmbejë pikëpamjet për çështje të rëndësishme si influenca ruse në rajon, në prani të dikujt për te cilin ska asnjë gatanci se kush është?
Kur e ka takuar në zyrën e vete në kryeminsitri?
Thotë pa të keq se e ka takuar edhe në SHBA. Kë ka njoftuar ai pëe takimet që bën me zyrtarët e lartë sic duhet te bënte për aq kohë sa ushtron detyrën e kryeministrit?
Vec këtyre pikave sensitive që kërkon te zhvlerësoj, përvec shmangies se përballjes me opozitën në Kuvend, më të cilën nuk ka lënë cështje pa u kacafytur, Rama sonte tentoi të përfshinte gjithë mazhorancen në këtë aferë. Ai në Tëitter u shpreh se kjo cështje “nuk ka lidhje me ne”! Në fakt çeshtja ka lidhje vetëm me Ramën sepse emri i tij përmendet 14 here në dosjen hetimore të FBI për skandalin McGonigal.
Rama flet për marrëdhënien me McGonigal: Nuk kam pse të njoftoja ambasadënKryeministri Edi Rama ka folur sot për marrëdhënien e tij me ish-zyrtarin e FBI Charles McGonigal si dhe takimet me të.
Rama tha në Top Channel se zyrtarin e FBI e ka takuar me kërkesën e tij.
“Unë nuk kam heshtur kam thënë atë që mund të them unë në kushtet kur nuk ka absolutisht asnjë me mua po me qeverisën apo me këdo qoftë tjetër zyrtar shqiptar. Çështja ka marrë shumë bujë, jo për shkak të aspektit të hetimit që lidhet me Shqipërinë, por për shkak të akuzës ndaj ish-zyrtarit të lartë të FBI me një oligark rus. Unë dua të përsëris se nuk kam dhe shumë çfarë të them mbi këtë çështje, por duke qenë se refuzova të jem dhe do të refuzoj në mënyrë të vazhdueshme në një sallë Kuvendi dhe të përfshihem në një debat me një opozitë me një nivel etik që për fat të keq më ka tërhequr dhe mua në atë nivel. Them që me qetësi të shpjegohen ato që mund të shpjegohen. Zyrtarin e FBI e kam takuar me kërkesën e tij, ka ardhur dhe e kam pritur në zyrë. Më ka treguar që puna e tij ka në fokus influencën ruse dhe ka folur për rajonin. Takimet e tjera kanë qenë takime që kanë ardhur si rezultat ose i pranisë këtu që jam takuar miqësisht ose në SHBA kur kam qenë në Asamblenë e OKB, kam qenë në zyrat e FBI ku kam takuar edhe koleg të tij. Nuk shikoj ndonjë gjë të jashtëzakonshme, një marrëdhënie normale. Nuk kam pse njoftoja ambasadën”, deklaroi Rama.
Skandali “McGonigal”, Rama: E kam pritur në zyrë me kërkesë të tij, kemi pasur…Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme për skandalin “McGonigal”. Ai u shpreh në TCH se çështja ka marrë bujë të madhe por në aspekt të hetimit që lidhet me Shqipërinë por për lidhet e ish zyrtarit të FBI me oligarkun rus.
“Unë nuk kam heshtur. Kam thënë atë që mund të them unë në kushtet kur nuk ka asgjë që lidhet drejtpërdrejtë me mua, qeverinë apo këdo qoftë tjetër zyrtar shqiptar. Çështja ka marrë shumë bujë por jo për aspekt të hetimit që lidhet me Shqipërinë por për shkak të hetimit që lidhet me një implikim sipas akuzës për ish zyrtarin e lartë të FBI me një oligark rus shumë të njohur, Deripaska.
Unë dua të përsëris sepse nuk kam shumë çfarë të them mbi këtë bisedë. Por duke qenë se sot refuzova të jem dhe do vazhdoj të jem në një sallë të kuvendit dhe të përfshihem në debat me një opozitë e cila është në një nivel etik të frikshëm dhe më ka tërhequr dhe mua në atë nivel ndonjëherë. Nga ana tjetër ia vlen që në qetësi, të shpjegohen ato gjëra që mund të shpjegohem”, tha Rama.
Ai tregoi disa episode të takimeve që ka pasur me Charles McGonigal. “Ish zyrtarin e lartë të FBI e kam takuar me kërkesë të tij. E kam pritur në zyrë. Kemi pasur një bashkëbisedim miqësor në terma të përgjithshëm. Më ka treguar që puna e tij ka në fokus influencën ruse. Kemi folur për rajonin dhe pastaj takimet e tjera kanë qenë takime që kanë ardhur si rezultat ose i pranisë së tij këtu ose i pranisë time në SHBA ku kam qenë në asamblenë e përgjithshme të SHBA. Nuk shoh asgjë të jashtëzakonshme në këtë marrëdhënie që është normale. Nuk është e vetmja që kam me përfaqësues agjencish të ndryshme. Dhe nuk kam pasur detyrim të lajmëroj askënd sepse është pjesë normale detyrës sime”, deklaroi ai.
Rama mohoi të ketë takuar McGonigal në prani të një biznesmeni dhe hodhi poshtë lidhjet e oligarkut rus me qeverinë shqiptare.
“Nuk ka ndodhur që të kem takuar atë me biznesmenë. Ai ka ardhur së bashku me një qytetar shqiptaro amerikan që ma ka prezantuar si mikun e tij. Me mua nuk është folur kurrë për asnjë lloj përfitimi apo biznesi nga ana e zyrtarit të lartë të FBI. Këshilltari im pa pagesë, i përket shumë viteve të shkuara. E kam njohur në kushtet e detyrës si zv ministër i Energjisë dhe duke e shfrytëzuar si një njeri që ka njohje dhe kontakte. Me oligarkun rus Shqipëria nuk ka asnjë lidhje, qeveria shqiptare nuk ka asnjë lidhje. Asnjëherë nuk është folur për të përveçse tani së fundmi kur opozitat kanë hedhur akuzat. Mësova që paska pasur aksione dhe është larguar menjëherë pasi është vënë nën sanksione. Është njësoj si të them unë tani që një kompani austriake që ka punuar prej vitesh në Shqipëri, që kanë qenë të lidhur me oligarkun në fjalë”, deklaroi Rama.
Vriste dhe trupat i shkrinte me acid, arrestohet killeri makabër i “Ndraghetës”Një person i cili ishte në kërkim nga autoritetet italiane prej 17 vitesh vitesh, është arrestuar në Francë. Bëhet fjalë për Edgardo Grecom i cili kërkohej që në vitin 2006 si pjesëmarrës në mafian italiane “Ndragheta”.
BBC raporton se Greco punonte si picajol në Francë në mënyrë që të humbte gjurmët, gjë që arriti ta bëjë për shumë vite.

63-vjeçar ishte në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve gjatë një “lufte mafioze” mes dy bandave në fillim të viteve 1990.
Stefano dhe Giuseppe Bartolomeo u rrahën për vdekje në qytetin e vogël të Kozencës në janar 1991, ndërsa trupat e tyre nuk u gjetën kurrë dhe besohet se janë tretur në acid.

Greco u akuzua gjithashtu për tentativën e vrasjes së një tjetër personi të njëjtin vit në të njëjtin qytet.
Ai nisi jetën në arrati pas një urdhër arresti të lëshuar për të në 2006.
Ndrangheta tani janë mafia më e fuqishme në Itali dhe tentakulat e tyre shtrihen në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Jugut.
Tetë vjet më vonë, ai u vendos në qytetin francez të Saint-Étienne, në jug-perëndim të Lionit, duke marrë përfundimisht punën e picajol në një restorant italian.