Aplikacion
Për ditën e Enjte pritet ndryshim i situatës meteorologjike për vendin tonë. Masat ajrore veriore por dhe të lagështa do të sjellin fillimisht mot me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura.
Duke filluar prej orëve të mesditës dhe kryesisht ato të pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.
Në relievet malore mbi 700 metër në lindje reshje dëbore me intensitet mesatar ndërsa në relievet kodrinore në lartësitë 400-500 metër reshje të dobta dëbore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:në zona malore -2 deri 9°C
në zona e ulëta -1 deri 15°C
në zona bregdetare 3 deri 15°C
Olta dhe Tea braktisin dasmën/ Amosi për Luizin: Është si mbreti te ShkrekuNdërkohë që të gjithë banorët ishin pranë Luizit dhe Kiarës në momentin e tyre më të bukur, Dea dhe Amos e ndoqën puthjen ulur nga divani, në oborr.
Ata madje bënë edhe komentet e tyre sa i përket dasmës. Amosi madje e krahasoi Luizin me personazhin e filmave vizatimorë “Shrek”. Ai tha se Luizi dukej fiks si Shreku.
Ky koment shkriu së qeshuri Dean.
Përveç Amosit dhe Deas, edhe Olta, Tea dhe Nita u larguan nga dasma. Qëndrimi i tyre aty nuk zgjati shumë dhe vendosën të bashkoheshin me dyshen tjetër.
Greqia financon autostradën me Shqipërinë, gati 20 vite diskutimeMinistria greke e Infrastrukturës dhe Transportit shpalli të mërkurën tenderin për aksin rrugor “Janinë – Kallpaq – Kakavijë ”, me një buxhet prej rreth 320 milionë dollarë.
Sipas autoriteteve greke të transportit aksi rrugor 70 km i gjatë do të lidh rajonin e Janinës me Shqipërinë dhe do të jetë një autostradë e mbyllur me standarte të larta të sigurisë rrugore.
Ministri grek i Transporteve, Kostas Karamanlis tha se “ky është një projekt emblematik, i cili filloi të planifikohej dhe diskutohej para vitit 2005, por më së fundi u bë realitet.”
Segmenti rrugor Janinë -Kakavijë krahas përmirësimit të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave pritet të nxisë sidomos lëvizjen turistike.
Rajonet e Gjirokastrës dhe Janinës kanë njohur vite e fundit një rritje të ndjeshme të prurjeve turistike, sidomos drejt destinacioneve natyrore dhe të trashëgimisë kulturore.
Aksi i ri rrugor Janinë-Kalpaq-Kakavijë do të lidhë Greqinë me Shqipërinë si pjesë e “Korridorit Blu” , një rrjet rrugor prej rreth 1500 km që financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.
Në projektin e Korridorit Blu janë të përfshira 8 vende Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia.
Sipas vlerësimit të Bashkimit Evropian, ndërsa projektet e ndërtimit të akseve rrugore në Kroaci kanë bërë përparim të konsiderueshme në Shqipëri, ndërtimi i pjesës rrugore të këtij korridori ishte planifikuar që të përfundonte në pranverën e vitit 2020, por pandemia e ngadalësoi zbatimin e projekteve.
Seksioni shqiptar i “Korridorit Blu” ka një gjatësi totale prej 315 kilometrash./VOA
Në listën e pasurive të rrezikuara, paralajmërimi i UNESCO për Ohrin dhe rekomandimetPavarësisht se Shqipëria nuk ishte ende gati që të bëhej pjesë e kësaj liste të mbrojtur nga UNESCO, ju bënë shumë lëshime.
Kushti ishte që të mbrohej liqeni nga faktorët ndotës e shkatërrues. Por edhe pse kaluan 6 vite nga momenti që UNESCO caktoi detyrat e shtëpisë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shumë pak u realizuan.
Në dokumentin e vitit 2020, Komiteti konsideron se disa vendime dhe rekomandime të misioneve gjatë gjashtë viteve të fundit janë adresuar. Disa janë zbatuar vetëm pjesërisht ose në mënyrë të pamjaftueshme, dhe një numër prej tyre nuk janë adresuar fare.Raporti i misionit të monitorimit të UNESCO ishte një zhgënjim i vërtetë. Maqedonia e Veriut, ka pasur veprime të pamjaftueshme për të ndalur erozionin e ngadaltë në strukturën urbane që rrjedh nga konservimi, rindërtimi dhe zhvillimi i papërshtatshëm.
Sa i përket Shqipërisë, dobësitë akute që u vunë re në kohën e zgjerimit të pronës nuk janë kufizuar. Madje, po planifikohen projekte të reja që mund të jenë shumë të dëmshme për bregun e liqenit dhe gadishullin e Linit.
Ndërtesat e larta pranë liqenit, cilësia e dobët arkitektonike dhe përdorimi i tepruar i zonës bregdetare për infrastrukturën turistike, kanë pasur të gjitha një ndikim shumë negativ.
Raporti thekson erozion në dekada, i kombinuar me ndikimin e faktorit njeri në të dy pjesët e liqenit, sjell rrezik potencial që ky aset të hyjë në listën e pasurive të rrezikuara të trashëgimisë botërore.
Unesco vazhdon që t’i japë mundësinë dy shteteve që të përmirësojnë situatën. Pyetja është a kanë dëshirë këto dy vende që liqeni i Ohrit të jetë në listën e trashëgimisë botërore?! Zhvillimi urban duket se ka më shumë rëndësi si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut.
“Atë që kërkon ky komision është pritur me shqetësim te qytetarët sepse kërkohen mjaft ndalesa e pengesa për një zhvillim normal të qytetit por edhe të vendbanimeve. Ne jemi pro mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të liqenit të Ohrit në tërësi, sepse edhe ne e mbrojmë por fundi fundit nuk prishet liqeni Ohrit me një mandat të një kryetari apo dy mandate ai ekziston 4 milionë vite dhe do të ekzistojë sigurisht sa të ekzistojë edhe bota. Në këtë situata duhet të jemi më të kujdesshëm por jo të jemi të dënuar apo të dëmtuar ne luftojmë pro për çdo kërkesë të UNESCOS me kusht që pas çdo bllokimi apo pengese të ketë edhe zgjidhje për një jetë më të mirë të qytetarëve”, u shpreh Ramiz Merko, kryetar i komunës Strugë.
Në 1 shkurt 2022 të dy shtetet dorëzuan nga një progres raport me strategjitë dhe punët e bëra për të shpëtuar liqenin nga lista e trashëgimive në rrezik. Inside Story ka siguruar formatin e raportit që kërkohej nga UNESCO si dhe të dy raportet që ka dorëzuar Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Edhe pse është kërkuar një raport shumë strikt ku të jepeshin shpjegime për çka ishte bërë deri në atë moment, Shqipëria paraqet një dokument të paplotë. Më shumë duket si një detyrë kursi se sa një raport i mirëfilltë i kërkuar nga institucionet ndërkombëtare. Madje edhe po ta krahasojmë me raportin që ka paraqitur Maqedonia e Veriut lë për të dëshiruar.
Fillimisht janë hartuar dy raporte nga ministritë përkatëse, ndërkohë që kërkohet vetëm një ku të përmblidhen të gjitha informacionet. Gjithashtu raporti është mbushur me foto të aktiviteteve ndërkohë që kërkohen data projektesh, statistika si dhe shifra konkrete.
Liqeni i Ohrit nuk ka gjetur qetësi ndër dekada nga ujërat e zeza, mbetjet e minierave, mbetjet urbane, pesticidet dhe herbicidet. Ndërhyrjet e papërshtatshme të njerëzve po e përkeqësojnë drejt një pikë pa kthim. Rritja e urbanizimit dhe zhvillimi i infrastrukturës përgjatë bregut të liqenit është shoqëruar me konsum më të lartë të ujit dhe lëndës drusore.
Ndotja nga ujërat e zeza të patrajtuara dhe mbetjet e ngurta është përshkallëzuar. Kjo ka bërë që Unesco të shqyrtojë nëse Liqeni i Ohrit mund ta ruajë statusin që gëzon si pjesë e trashëgimisë botërore.
Për ti dhënë edhe një shans kësaj pasurie natyrore janë vendosur 12 rekomandime. Nëse ato realizohen liqeni do të vazhdojë të ruajë statusin. Mes pikave më të rëndësishme është ulja e ndotjes duke bërë trajtimin e ujërave të zeza, pastrimi i ndërtimeve të paligjshme, monitorimi dhe ruajtja e aseteve kulturore, si dhe një sërë pikash me karakter menaxherial dhe bashkëveprues./ Inside Story
Dea dhe Amos nuk shkojnë te dasma e Luizit dhe KiarësPuthja dhe martesa e improvizuar mes Luizit dhe Kiarës, shënoi momentin më të bukur në shtëpinë e Big Brother Vip, përgjatë kësaj kohe.
Teksa të gjithë banorët iu bashkuan çiftit për të gëzuar bashkë me to, Dea shprehu dëshirën për të mos shkuar në dasmë.
Ajo i tha Amosit se nuk ka dëshirë fare të shkojë dhe ashtu bënë. Të dy nuk u bashkuan me pjesën tjetër të banorëve, por qëndruan të distancuar.
Nuk vendosi një gjobë, shkarkohet polici i rrugoresNjë efektiv i policisë rrugore është pezulluar pas një video që qarkulloi në rrjet në të cilën shfaqet një drejtues mjeti i cili përdorte celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe pa vendosur rripin e sigurimit, ndërkohë që punonjësi i Policisë e konstatoi por nuk i vendosi masë administrative.
Mësohet se efektivi i pezulluar është I. Ç me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lushnjë.
Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë.
Shpëtojnë 5 të rinjtë nga Bajza, që ishin bllokuar në dëborëShpëtojnë 5 të rinjtë nga Bajza, që ishin bllokuar në dëborë– Burime të sigurta nga Shtabi i Forcave të Nderhyrjes së Shpejtë Shkoder bënë të ditur se forcat e policisë në operacionin për shpetimin e 5 të rinjve nga Bajza, që i kishte bllokuar bora në Fushë të Zezë, 20 km në rrugë kembësore në nga Razma, para pak minutash kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar 5 të rinjtë.
Ata janë mirë nga gjendja shëndetësore, me perjashtim të njërit prej tyre që ka shqetësime, por pa rrezik. Ky i fundit është vënë në barrelë dhe po transportohet në krah nga policia për në Razem ku pret autoambulanca, shoqëruar nga shkokët e tij dhe policia. Besohet se në Razëm ata mund të mbërrijnë nga ora 22.30 minuta.
5 të rinjtë kishin shkuar në Fushë të Zezë per të rreshqitur me ski, por tempëratura e ulët, në kushtet kur debora atje është mbi 1 meter trashësi, e vuri në rrezik jeten e tyre pasi nuk mund ta përballonin kthimin.
Në këto kushte nisi në oret e pasdrekës operacioni i shpetimit nga forcat e nderhyrjes së shpejtë Shkoder, policia e Malësisë së Madhe, shërbimi shëndetësor dhe banorët e zonës, operacion i cili rezultoi i suksesshëm, pasi shpetoi jetën e 5 të rinjve nga Bajza e Kastratit.
Më në fund! Kiara dhe Luizi shkëmbejnë puthjen e parë në Big Brother, çifti martohet?Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë shkëmbyer puthjen e parë në Big Brother Vip Albania.

Vëllai i Madh u kishte dhënë detyrë banorëve të organizonin një dasmë brenda shtëpisë dhe çifti ishin pikërisht Luizi dhe Kiara ndërkohë që banorët do të luanin rolin e familjarëve të tyre.

Kristi celebroi çiftin në martesë dhe në momentin që ai i shpalli burrë dhe grua ishte moderatorja ajo që bëri hapin drejt këngëtarit duke i dhuruar një puthje në buzë.
A ka kryer Ervis Martinaj ndërhyrje plastike?/ Artan Hoxha e zbulon: Kanë për ta “gjetur”…Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e emisionit “Në shënjestër” me Klodiana Lalën ka folur në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj.
Hoxha tha se sa i përket “mbretit të kumarit” rezulton se Martinaj është përballur me një ngjarje që ka sjellë pasoja të rënda për të.
I pyetur nëse Martinaj ka kryer një ndërhyrje plastike për të fshehur identitetin e tij, siç është aluduar shpesh, Hoxha deklaroi se kjo gjë nuk ka ndodhur duke e përjashtuar totalisht këtë mundësi, ndërsa ironizoi duke thënë se autoritetet kanë për ta “gjetur” atë.
“Fati i pafat i Ervis Martinajt, mua më rezulton se kemi me një ngjarje që ka sjellë pasoja të rënda për të dhe këtu përfundon për mua. Ai nuk ka bërë ndërhyrje plastike dhe të ketë kaluar në një nivel showbizi. Çështja është se si ka ndodhur ngjarja. Këta kërkojnë edhe Jan Prengën, edhe Talo Çelën, për t’i “gjetur” i kanë”, tha ai.
Protesta e 11 shkurtit, Berisha: Rama të largohet ose shqiptarët do ta hedhin në LanëKreu i PD-së Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka mbledhur këtë mbrëmje në selinë blu drejtuesit politik dhe drejtuesit e qarqeve. Mes të tjerash Berisha tha se Edi Rama është e keqja e këtij vendi dhe duhet të largohet një orë e më parë nga qeverisja.
‘Të largojmë me çdo kusht nga pushteti, këtë demon të pushtetit i cili për të shkatërruar pluralizmin dhe konsoliduar karrigen e tij nuk ndalet para asnjë akti. Nuk njeh asnjë kufi, nuk njeh asnjë normë morale, asnjë standard, ligj, kombëtar apo ndërkombëtar. Edi Rama duhet të largohet një minutë e më parë, përndryshe, qytetarët shqiptarë do ta hedhin në Lanë, përndryshe, qytetarët shqiptarë do të rivendosin reputacionin, dinjitetin, moralin e tyre. Kurrë ndonjëherë që nga koha e Enver Hoxhës, dinjiteti i këtij kombi, këtij vendi nuk është poshtëruar në këtë mënyrë.
Kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër e medaljes është se ky akt korruptiv u ndërmorr me qëllimin e vetëm për shkatërrimin e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri. Demokraci pa pluralizëm nuk ka, pa opozitë nuk ka, dhe faktikisht me para droge dhe para të tjera, ky përpiqet në të gjitha mënyrat për të konsoliduar monizmin e tij.
Largimi i Edi Ramës me të gjitha mjetet demokratike, përfshirë mosbindjen civile është sot misioni i të gjitha misioneve të qytetarëve shqiptarë, të popullit opozitar.,” tha Berisha.