Aplikacion
Përfundimi i një marrëdhënie nuk është kurrë i lehtë, edhe nëse është për të mirën tuaj. Mendja ka nevojë për t’u “shëruar”, dhe kjo është ajo që duhet t’i jepni vetes, kohë. Ju mund të mendoni se do të duhen vite për të kapërcyer një ndarje, por sipas ekspertëve, kjo nuk merr aq kohë sa mendojmë.
Sigurisht, kohëzgjatja e marrëdhënies suaj luan një rol jetik në atë se sa e lehtë apo e vështirë është të ecësh përpara, por lajmi i mirë është se kërkon më pak kohë nga sa mendonim.
Sa kohë duhet për të kapërcyer një ndarje?
Përfundimi i një marrëdhënie mund të sjellë me vete një sërë emocionesh negative. Mund të ndikojë në vetëvlerësimin tuaj dhe në aspekte të ndryshme të jetës suaj. Ju ndoshta keni dëgjuar se duhet gjysma e kohës së një marrëdhënieje për të kapërcyer një ndarje, por kjo në fakt nuk besohet të jetë e vërtetë.
Disa faktorë hyjnë në lojë, të tilla si ndiheni për marrëdhënien tuaj dhe veten më pas. Megjithatë, sipas psikologut klinik Dr Ramani Durvasula, duhen rreth gjashtë javë për t’u përshtatur me jetën pa ish-partnerin tuaj. “I them klientëve të mi gjatë gjithë kohës: jepini vetes gjashtë javë”, thekson ai.
Një studim i vitit 2007 zbuloi se 71% thanë se iu deshën rreth tre muaj për të kapërcyer një ndarje, ndërsa një studim i vitit 2017 zbuloi se iu deshën rreth gjashtë muaj. Sidoqoftë, çdo marrëdhënie është unike.
Mediat sociale mund ta bëjnë më të vështirë për të kapërcyer një ndarje
Është më mirë të ndërprisni të gjitha lidhjet dhe të gjitha format e komunikimit menjëherë pas ndarjes në mënyrë që të mund të vazhdoni, por rrjetet sociale e bëjnë të vështirë. Kjo mund të jetë edhe më sfiduese në një botë ku shumica prej nesh janë në mediat sociale.
Gjithçka që duhet të dini! Ja si të fitosh debatin me BricjapinBricjapët janë shumë ambiciozë dhe të motivuar nga lekët, por kanë edhe një të anë shumë negative: nuk dinë të tërhiqen edhe kur e kanë gabim, apo po humbasin një debat!
Por, si mund ta fitosh një debat me një Bricjap?
Së pari, paç fat, sepse me thënë të drejtën do të të duhet
Bricjapëve s’para u mbushet shumë mendja, ose bëjnë sikur s’po marrin vesh argumentin kur shohin se po e humbasin debatin. Do të të duhet shumë durim dhe nerva për ta përballuar të gjithë presionin.
Mos u trego emocional
Nëse shpreh ndonjë ndjesi, e ke humbur debatin. Na beso, Bricjapët e urrejnë shprehjen e emocioneve dhe mendojnë se janë një pikë shumë e dobët, sidomos kur bëhet fjalë për një debat. Me qetësi dhe dashuri…
Sa më racional
Tregohu sa më racional/e dhe “shigjetoje” me argumentet e duhura, pasi mjafton një gabim dhe Bricjapët do ta përdorin kundër teje.
Mos u step
Nëse arrin t’i presësh rrënjët Bricjapëve, egoja e tyre e lartë do të rrëzohet. Do djersitesh pak, por ia vlen!
Takimet dhe njohja McGonigal-Rama, reagojnë Drejtori i FBI dhe Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve!Drejtori i FBI-së, Christopher Wray ka reaguar publikisht për herë të parë në lidhje me arrestimin e ish-zyrtarit Charles McGonigal, mbi të cilin rëndojnë disa akuza, mes tyre edhe marrja e 225 mijë dollarëve nga një ish-agjent i Inteligjencës shqiptarë, por edhe takime me kryeministrin Edi Rama të cilat ai nuk i ka deklaruar.
Sipas drejtorit të FBI, ajo që ndodhi me McGonigal tregon se agjencia mund të kontrollojë veten. Wray tha se ishin agjentët e FBI-së që “metodikisht dhe profesionalisht” e përpiluan çështjen kundër McGonigal.
“Ajo që unë mendoj është se akuzat në këtë rast demonstrojnë gatishmëria e FBI-së si një organizatë për të hedhur dritë mbi sjelljen që është krejtësisht e papranueshme, duke përfshirë kur ndodh nga një prej njerëzve tanë, dhe për t’i mbajtur ata njerëz përgjegjës. Ne po flasim për një djalë që është larguar nga FBI për më shumë se katër vjet tani. Është FBI ajo që nisi këtë hetim. Është FBI-ja dhe agjentët tanë që me kujdes dhe metodikë e bashkuan çështjen kundër tij. Dhe është FBI që e arrestoi atë.” u tha Wray gazetarëve në Uashington të premten.
Wray shtoi se sjellja e McGonigal “nuk është përfaqësuese e asaj që shoh nga burrat dhe gratë e FBI-së çdo ditë”.
REAGIMI I PROKURORIT
Në lidhje me këtë dosje reagoi edhe Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland duke thënë se çdo punonjës federal bën një betim për të mbështetur Kushtetutën e SHBA dhe për të kryer me besnikëri detyrat.
“Ne e marrim këtë betim seriozisht dhe do të sigurohemi që kushdo që nuk e përmbush atë betim të mbajë përgjegjës”, u tha Garland gazetarëve.4
VIDEO/ Zjarr në parkingun e “Downtown One”, kullës 42 katëshe pranë ETC-sëNjë zjarr ka përfshirë më mbrëmje parkingun e “Downtown One”, kullës 42 katëshe pranë ETC-së në Tiranë, teksa shërbimet zjarrfikëse janë duke punuar për fikjen e zjarrit.
Bëhet me dije se fillimisht ka marrë flakë një mjet, rreth orës 22:00.
Policia thotë se zjarri ka rënë në një qendër tregtare, por Zoom.al konfirmoi se zjarri ka rënë në një nga dy parkingjet e pallatit në ndërtim “Downtown One”.
Mësohet se parkimi funksionon prej kohësh dhe ka makina të tjera brenda.
Shkaku i rënies së zjarrit nuk dihet. Zjarrfikësit nuk kanë mundur ta shuajnë ende atë, ndërsa mësohet se disa makina janë dëmtuar, por policia nuk ka konfirmim zyrtar.
Në vendin e ngjarjes ka qytetarë të shumtë që kanë mjetet poshtë në parking. /Zoom.al
Zbulohet kush e njoftoi FBI për aktivitetin e dyshimtë të McGonigal në Shqipëri
View this post on Instagram
Ish e dashura e agjentit të kompromentuar të FBI, Charles McGonigal ka rrëfyer detaje që mund t’i shërbejnë hetimit dhe mund të komplikojnë më tej pozitat e personave të përfshirë në dosjen e FBI.
Ajo tregon për prestigjozen Business Insider se si dy agjentë të FBI i shkuan në shtëpi dhe i treguan foton e ish të dashurit dhe të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ajo flet edhe për çantën me para që McGonigal kishte marrë nga Shqipëria por që i kishte thënë asaj se i kishte fituar në një bast.
Disa muaj më vonë, Guerriero, pas një periudhe, i dërgoi një email William Sweeney, i cili ishte në krye të zyrës së FBI-së në Neë York City dhe që, siç kujton ajo, e kishte prezantuar për herë të parë me McGonigal.
Ajo kujton se i tha Sweeney-t në email se ai duhet të shikonte lidhjen e tyre jashtëmartesore dhe gjithashtu marrëdhëniet e McGonigal në Shqipëri. McGonigal tashmë ishte miqësuar me kryeministrin e Shqipërisë dhe kishte udhëtuar gjerësisht atje. Marrëveshje që do të shfaqeshin më vonë në një nga aktakuzat e tij. Guerriero i tha Insajderit se e kishte fshirë e-mailin
Pse ndodh të teshtini 3 herë rresht dhe a është shqetësuses?Shkencëtarët japin arsyet se çfarë i ndodh trupit tonë kur teshtijmë dhe pse ndodh teshtima. Sipas shkencës një irritim i bezdisshëm në hundë çon në tre teshtima rresht.
Shkencëtarët shpjegojnë se teshtima është një nxjerrje e fuqishme e ajrit nga mushkëritë, për shkak të një presioni me 160km/h dhe që nxjerr jashtë 2000 deri në 5000 baktere, gjë që ndodh si pasojë e një alergjie apo irritimi të caktuar.
Ndodh që të teshtimë për shkak të një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes, sepse kemi ftohtë, alergji apo prej irritimeve të tjera.Elementët irritues nuk janë të vetmit që shkaktojnë teshtimë, pasi disa persona vuajnë nga teshtima reflekse, që shkaktohen prej dritave të forta.Si funksionon teshtima?
Praktikisht ne kemi një nerv, nervin trigemin, i ndërtuar nga fibra të ndjeshme, të cilat arrijnë mukozën e hundës, të cilët kur stimulohen nga agjentë të jashtëm aktivizohen dhe dërgojnë sinjale në muskuj të ndryshëm si diafragma, laringu dhe faringu dhe reagojnë me një presion të fuqishëm, përmes teshtimës.
Por pse ndodhin tre teshtima?Për të shpëtuar nga një “agjent irritues”, pikë së pari duhet boshatisur hunda (teshtima e parë), më pas duhet afruar në hundë (teshtima e dytë) dhe më pas duhet nxjerrë jashtë (teshtima e tretë).
Nuk duhet ndaluar teshtimën që është në progres Sipas mendimit të Alan Wildit, kirurg i qafës dhe i kokës dhe profesor i otorinolaringologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Saint Louis, nuk rekomandohet të shërbeheni me asnjë metodë për ndaljen e teshtimës, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për shtrëngimin e hundës ose të ashtuquajturës teshtitje me buzë të mbyllura. Megjithatë, është e rëndësishme të bëhet dallimi mes nxitjes për të teshtirë dhe vetëteshtitjes.
Fërkimi i hundës, frymëmarrja e thellë përmes hundës dhe shtypja e buzës së sipërme nën hundë mund të shmang nevojën për teshtitje, por vetë procesi i teshtitjes nuk guxon të ndërpritet pasi të ketë filluar njëherë.
Detajet tronditëse nga krimi në Gramsh, autori lau gjakun dhe mbuloi trupatDetaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e rëndë në Gramsh, ku 80-vjeari Xhavit Sinani vrau bashkëshorten dhe vëllanë e tij.
80-vjeçari Xhevat Sinani kishte disa ditë që ishte kthyer në fshat, pasi prej disa javësh ishte larguar sëbashku me bashkëshorten për festat jashtë vendit.
Ndërkohë, vëllai i tij 72-vjeçari Shaqir Sinani jetonte i vetëm në fshat pasi bashkëshortja i kishte ndërruar jetë disa vite më parë.
Pasi kreu krimin e rëndë, autori i ka mbuluar të dy trupat dhe ka larë gjakun e bashkëshortes që fillimisht e ka vrarë në banesë.
Pas kësaj ai shkoi tek disa të afërm të tjerë në fshat afër Tervolit dhe u ka rrëfyer krimit.
Sherr mes të rinjve në Kamëz, plagoset një personNjë sherr mes të rinjsh në Tiranë ka degraduar në plagosjen me mjete të forta të një 17-vjeçari. Policia e Tiranës bën me dije se sherri mes një 18-vjeçari dhe një 17-vjeçari ka ndodhur në një lokal në Tiranë.
I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa po punohet për kapjen e autorit. Sakaq blutë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në konflikt.
Kamzë/Informacion paraprak
Më datë 27.01.2023, në Kamzë, në një lokal, shtetasit A. D., 18 vjeç, dhe R. S., 17 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta, me persona ende të paidentifikuar.
Si pasojë e konfliktit, shtetasit A. D., dhe 17-vjeçari, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt.
“Jam i dashuri i saj”/ Deputetja shqiptare dhe familja e saj kërcënohen me jetë, arrestohet autoriPas raportimeve për kërcënime me jetë ndaj saj dhe familjes së saj, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka konfirmuar rastin. Ajo ka thënë se personi që e ka kërcënuar, me inicialet B.S, tani është në paraburgim 30-ditor.
Balje ka thënë se denoncimin në polici e ka bërë me datë 16 janar.
“Të gjithë ne që kemi sado pak popullaritet në vendin ku jetojmë, çdo herë më shpesh po duhet të ballafaqohemi me njerëz të cilët po mundohen në mënyra joetike të fitojnë pak vëmendje të publikut. Në shumë raste të tilla, nuk kam reaguar fare. Mirëpo këtë herë, përmes këtij postimi dëshiroj të bëj një sqarim për opinionin publik lidhur me një shkrim që ka qarkulluar sot në portalet tona lidhur me një rast ku unë kam qenë viktimë e kërcënimit dhe shantazhit nga personi me inicialet B.S. Me datë 16 janar 2023, unë kam raportuar një rast te organet policore dhe prokuroriale pasi që përmes telefonit jam kërcënuar për jetën time dhe të familjes time. Kërcënimi ka qenë serioz dhe është bërë me dashje të drejtëpërdrejtë nga një person me përgjegjësi të plotë penale. Rrjedhimisht me datë 17 janar 2023 me kërkesë të prokurorisë, gjykata i ka caktuar të dyshuarit B.S masën e paraburgimit në kohëzgjatje fillestare prej 30 ditëve. Sipas informacioneve që unë kam si viktimë e rastit, i dyshuari ka pranuar në tërësi fajin për veprat penale që po gjykohet”, ka shkruar Balje.
Ajo nuk ka dhënë më shumë informacione lidhur me këtë rast, duke thënë se procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar dhe se nuk dëshiron të ndikojë në asnjë formë mbi rastin, raporton Express.
“Unë i besoj plotësisht organeve gjyqësore në shtetin e Kosovës dhe shpresoj që drejtësia do të thotë fjalën e vet meritore për këtë rast. Më lejoni të theksoj që unë gjithmonë do të jem armik i dhunës ndaj grave në cilëndo formë që mund të shfaqet ajo. Secila grua që ka qenë viktimë e dhunës në shtetin tonë, për mua është heroinë dhe mësim që ne duhet të nxjerrim si shtet. Sa i përket rastit tim, ju konfirmoj që unë jam falenderuese për reagimin me kohë dhe korrekt të policisë, prokurorisë dhe gjykatës. Megjithatë më duhet të shtoj se ky rast që më ka ndodhur mua, nesër mund t’i ndodhë kujtdo. Prandaj e shoh të rëndësishme që të gjithë ne të jemi unik kundër dhunës ndaj grave, në këtë betejë që është e secilit. Më lejoni të falenderoj sidomos mediat dhe portalet për korrektësinë që kanë treguar në rastin tim por edhe në rastet tjera të ngjashme”, ka shkruar tutje deputetja.
Përkundër raportimeve se i dyshuari pretendonte se ishte i dashuri i deputetes, ajo ka thënë se B.S është recidivist i shumëfishtë me aftësi të mëdha manipulative.
“Për shkak të shumë pyetje që më jeni parashtruar lidhur me të dyshuarin B.S., duhet të them se bëhet fjalë për një person i cili është recidivist i shumëfishtë i vepra penale edhe përkundër faktit që ai shumicën e kohës nuk qëndron në Kosovë. Në gjykimin tim, B.S. është person me aftësi të mëdha manipuluese të cilat i shfrytëzon për përfitime të ndryshme, qoftë edhe për vëmendje të publikut. Sipas vlerësimit tim, ky person në aspektin shkencor psikologjik është mjaft jostabil dhe për pasojë është shumë i rrezikshëm për viktimat që përzgjedh ai. Sidoqoftë unë dhe familja ime aktualisht kemi arritur të qetësohemi nga ky rast dhe po ndjehemi mjaft të sigurt në duart e institucioneve shtetërore”, ka shkruar deputetja.
Makina përplas motomjetin në Fushë Krujë, 45 vjeçarja nën kujdesin e mjekëveNjë makinë ka përplasur një motoçikletë në Fushë Krujë mbrëmjen e sotme.
Bëhet fjalë për automjetin me drejtues shtatsin V.B 33 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtuese shtetasen F. S., rreth 45 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Njoftim policie
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:45, në Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin V. B., 33 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtuese shtetasen F. S., rreth 45 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.