zoom

Day Archive“Gjyshe, kam vrarë 1 fëmijë nga Shqipëria”/ Telefonata që hutoi të moshuarën, i rrëmbyen 20 mijë €

Një tjetër e moshuar ra viktimë e mashtrimit në Patra, ku burri që e telefonoi në telefon pretendonte se ishte nipi i saj, i cili dyshohet se ishte përfshirë në një aksident.

Sipas informacioneve, mashkulli qante dhe i lutej për ndihmë duke i thënë: “Gjyshe, kam vrarë një fëmijë nga Shqipëria, policia më mban dhe për të më lënë të shkoj, duhet të japësh para”.

85-vjeçarja e hutuar nxitoi të plotësonte kërkesën dhe kështu shkoi në bankë duke tërhequr 20 mijë euro. Më pas i ka lënë në një kosh mbeturinash, në rrugën Thermopylon në Patras, sipas udhëzimeve të autorëve.

“Do t’i vendosësh në koshin e mesit” ishte udhëzimi që iu dha, me gruan që e ndiqte atë sipas letrës, duke besuar se kjo do të shpëtonte nipin e saj.

Ngjarja e ndodhur të mërkurën është denoncuar sot në Policinë e Patrës, ku është ngritur rasti për mashtrim me autorë të panjohur.

Audio e 21 janarit/ “Krijesë e Ardi Veliut, ka teknika…”, Berisha: Këta përdorin të ndjerët

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar në studion e emisionit “Open” në lidhje me transkriptet e dala së fundmi në lidhje me komunikimin e Gardës së republikës gjatë protestës së 21 janarit 2011.

Berisha deklaroi se gjithçka është një krijim i ish-kreut të Policisë Ardi Veliut, ndërsa shtoi se sot ka teknika që mund të krijojnë zërin e kujtdo.

Sakaq, Berisha vijoi duke thënë se mazhoranca i përdor të ndjerët e protestës vetëm për qëllime politike, pasi sipas tij hetimi nuk ka pasur pengesa.

“U tha që është audio pa e dëgjuar publiku. Ai është një transkript që shkruhet si të duash. Pse Ardi Veliu ka një teknikë të krijimit të zërit, a doni t’ua jap këtu? Duket se zëri nuk u ka dalë dot, se gjë më qesharake se të paraqesësh atë. Të thonë që ka audio kur nuk ka zë është e turpshme. Kur të dalë nuk ka asnjë kredibilitet më, sepse duhet të dilte me transkriptin. Krijohet zëri i kujt të duash. Zëri që ti nuk e dikton dot, sot ka teknika. Do thuash pse Ardi Veliu, dy skena të keni parasysh. Anila Hoxha po ndiqte një herë një zhvillim te Mali me gropa dhe desh e hodhi polici te gremina, kujtoni kur u kap Klement Balili, ky që servirte shkrimin për audio raportonte nga makina e tij takimin e Veliut me Balilin. Ky është një njeri i shumë përdorur. Nëse e ke zërin e merr e dërgon në SPAK, ministri çfarë tha. SPAK të verifikojë është apo jo e vërtetë. E kuptoni ju ku është ky? Jam pro për çdo hetim, nuk ka pasur pengesa, po këtyre u duhen të ndjerët kur u leverdisin për qëllime politike. Personi që ka fshirë serverin e kanë marrë dhe e kanë nxjerrë të pafajshëm”, tha ai.

Berisha deklaratë ”bombë”: Ose shkatërrojmë Ramën ose shkatërrohet opozita, me SHBA…

Kryetari i PD-së Sali Berisha tha se beteja përfundimatre është për jetë a vdekje, që sic u shpreh ai “ose do shkatërrohet Rama ose opozita”.

I ftuar në emisionin “Open” Berisha deklaroi se në kushtet e skandalit të McGongial do të vendosin bashkëpunim me institucionet e SHBA për ta ngritur atje çështjen ku ne dosjen hetimore permendet edhe Rama.

Edhe pse deklaroi se ka probleme me administratën aktuale amerikane, Berisha u shpreh se ka marrëdhënie shumë të mira me forcën tjetër politike në SHBA.

Sali Berisha: Prova përfundimtare është një revolucion që duhet të përfundojë ose me shkatërrimin dhe përmbysjen e Ramës ose me shkatërrina e opozitës. Këtu opozita fiktivë nuk duhet të ekzistojë.

Ngjarje si kjo nuk ka ndodhur në historinë. Kur Hanson u arrestua nuk ishte një vend i botës së tretë, por ishte Rusia që i çonte qeset me diamant atij. Këtu arrestohet një i korruptuar nga një kryeministër i një vendi partner, por për amerikanët një vendi botës së tretë.

Fatos Lubonja: Në frontin e jashtëm cila është fuqia juaj në SHBA për të ngritur këtë problem atje, cila është fuqia juaj në Evropë?

Sali Berisha: Ajo që ne do bëjmë në këto kushte do vendosim një bashkëpunim me institucionet e SHBA dhe do kontribuojmë. Pra në do vendosim lidhjet.

Endri Shabani: Jeni i izoliar

Sali Berisha: Vërtet unë kam probleme me administratën aktuale, por nuk kam asnjë problem me forcën tjetër politike, e cila me eksponentë të saj kryesor ka denoncuar më shumë se unë Blinkenin për vendimin e tij.

Unë kam komunikim me nivelet që ty s’ta pret mendja. Ne do vendosim kontaktet dhe bashkëpunim me ata që janë të interesuar.

Konkurrentja e “Për’puthen”: Ish-partneri më mbante mbyllur në shtëpi dhe më dhunonte

Maria, konkurrentja e re në “Për’puthen”, zhvilloi takimin e parë me Mateon, për të cilin ka shprehur pëlqim.

Duke folur për veten dhe lidhjet sentimentale të së kaluarës, ajo rrëfeu dhunën që ka përjetuar nga ish i dashuri që e detyroi të shkëpuste marrëdhëniet nga familja.

“Më ka penguar të takoj motrën time, të dal me të. Në momentin që kam qenë më atë, kam shkëputur çdo kontakt me familjen time. Më mbante mbyllur në shtëpinë e tij. I duroja sepse mendoja që do të ndryshonte”.

Maria i rrëfeu Mateos dhe më pas konkurrentëve në studio se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, ndërsa kur u largua, ish partneri e kërcënonte me vdekje.

“Kam jetuar 6 muaj me këtë person, ka qenë periudha më e rëndë e jetës sime. Kam përjetuar dhunë psikologjike dhe fizike, erdhi momenti kur nuk po duroja dot më dhe ika. Më kërcënonte se do të më bënte keq dhe se do të vriste dikë nga familja. E kam denoncuar një herë, për një kohë të gjatë isha shumë në stres. Më ka lënë pasojë sepse nuk mund të besoj më te asnjë mashkull”.

SKANDALI me McGonigal, Rama: 225 mijë eurot jo para lobimi, por lekë borxh që Agron Neza…

Kryeministri Edi Rama thotë se hetimi për çështjen e McGonigal është zhvilluar në SHBA dhe konkluzioni i tij nuk ka lidhje as me të dhe as me qeverinë shqiptare.

Rama deklaron se “zyrtari i lartë i FBI-së hetohet vetëm për konflikt interesi në marrjen e borxhit nga miku i vet shqiptaro-amerikan dhe mosdeklarim të tij.

Përmes zyrës së tij të shtypit Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës, ndërsa thotë se “paratë e marra prej rusëve nga PD nuk janë shpikje, po fakt po ashtu i hetuar dhe i provuar botërisht.”

“Ky mal i madh mbarsur me fantazi dhe ligësi, do të pjellë edhe më pak se një mi. Fatmirësisht gjithçka është e hetuar në SHBA dhe konkluzioni i hetimit s’ka asnjë lidhje me mua a me qeverinë shqiptare. Paratë e marra prej rusëve nga PD nuk janë shpikje, po fakt po ashtu i hetuar dhe i provuar botërisht.

Deri dje thoshin Edi Rama dhe Sorosi, sot thonë Edi Rama dhe zyrtari i lartë i FBI, por si njëra si tjetra bien përtokë përballë fakteve të hetuara.

Në këtë çështje zyrtari i lartë i FBI nuk akuzohet fare për asgjë nga këto që fliten me ulërima në Shqipëri, po vetëm për konflikt interesi në marrjen e borxhit nga miku i vet shqiptaro-amerikan dhe mosdeklarim të tij”, thuhet në reagimin e Kryeministrit Rama për Opinion.

Deklarata vijon pasi Kryeministri Rama i quan qesharake akuzat për përfshirjen e oligarkut rus në biznes në Shqipëri.

“Edhe më qesharake janë akuzat për përfshirjen e oligarkut rus në biznes në Shqipëri, si pjesë e këtij konspiracioni agjenturor të tipit kinematografik “Fije që priten”. Kompania Strabag është flamuri më i madh i ekonomisë austriake, e cila ashtu si edhe kompania Trema operojnë në Shqipëri prej dekadash. Të lidhësh një aksioner rus të këtyre kompanive (i cili së fundmi është përjashtuar prej tyre si një individ nën sanksionet e luftës) me këtë përrallë që edhe pa të është krejt groteske, do të thotë të jesh në dëshpërim total. Dihet që njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara dhe kjo histori është pasqyrë besnike e dëshpërimit të opozitës sonë, e cila përveçse s’ka kokë ka mbi kurriz çështje madhore si Gërdeci, 21 janari apo edhe lidhjet ruse qysh në kohën kur bashkoi votën me partinë e Putinit në Këshillin e Europës kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjitha këto janë fakte që kërkojnë drejtësi, jo teori konspiracioni dhe s’ka teori konspiracioni që i varros dot në harresë”, thuhet në reagimin e Kryeministrisë

“Nuk doja ta vrisja por të sqaroja sherrin“/ Rrëfehet shqiptari që ekzekutoi “Amerikanin”!

38-vjeçari shqiptar, Izbi Çaushi, i cili vrau mëngjesin e të premtes që lamë pas 47-vjeçarin grek të njohur si “Amerikani” në Kalamata ka deklaruar për policinë se nuk do ta vriste.

Siç raportohet nga mediat greke, ai ka pretenduar se donte t’i kërkonte një shpjegim për një sherr që ata kishin pasur në tetor të vitit të kaluar.

Megjithatë, policia e cilëson 38-vjeçarin shqiptar si “të pamëshirshëm” dhe “mizor”.

Autori i shpallur në kërkim për vrasjen e “Amerikanit” është arrestuar së bashku me një 34-vjeçar bullgar, i cili e kishte marrë dhomën me qira.

Policia ka gjetur në dhomë 80 gramë hashash dhe ndaj të dyve është ngritur një çështje për trafik droge.

38-vjeçari shqiptar i akuzuar për trafik kokaine, ka marrë përsipër vrasjen e “Amerikanit” dhe ka pretenduar se 22-vjeçari i akuzuar si bashkëpunëtor i tij, i cili është burgosur përkohësisht, donte t’i blinte viktimës 2 gramë kokainë dhe duke qenë se ishin miq, shkuan bashkë.

Ai gjithashtu pranoi se qëlloi, por pretendoi se nuk kishte ndërmend ta vriste.

Luizi “shpërthen” para Kiarës: Je krejt…

Luizi dhe Kiara kanë patur një ditë të ngarkuar në shtëpi ditën e sotme teksa mes çiftit nuk kanë munguar as debatet.

Ai është shprehur që Kiara e ka bërë të duket si kokrra e legenti, teksa ka qenë moderatorja ajo e cila e ka kundërshtuar duke përforcuar mendimin e saj, se ajo thjesht ka krijuar idenë se ky i fundit është i nxituar.

Në këtë bisedë ka marrë pjesë dhe Amos i cili i ka kujtuar Luizit se është mashkull me shumë fat që ka një femër në krah si Kiara e cila nuk jepet kollaj.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Më ke bërë të dukem kokrra e legenit

Kiara: Unë nuk e mendoj këtë, unë mendoj që ti je i nxituar dhe këtë e kam menduar që ditën e parë.

Luizi: Tani ti je krejt në rregull, ti do hapësirë…

Kiara: Unë mund të jem dhe gabim por nuk e ndryshoj opinionin në bazë të të tjerëve

Amos: A e kupton sa me fat je ti, sepse Kiara është një femër që nuk jepet shumë kollaj

Gazetari anglez: Fëmijët shqiptarë trafikohen me dëshirë, vijnë dhe punojnë në shtëpi bari

Një gazetar i BBC-së ka shkaktuar një debat të fortë në Mbretërinë e Bashkuar pasi deklaroi se refugjatët e rinj “trafikohen me dëshirë” në Mbretërinë e Bashkuar me premtimin e punës.

Mark Easton, redaktori i BBC-së duke folur për zhdukjen e 200 fëmijëve nga hotelet e Home Office tha se situata është skandaloze dhe se organizatat bamirëse kishin paralajmëruar se fëmijët ishin në rrezik shfrytëzimi.

Easton theksoi se nëntë nga 10 fëmijë të pashoqëruar në hotelet në Mbretërinë e Bashkuar janë meshkuj shqiptarë që “pretendojnë se janë 16 ose 17”. Ai më pas deklaroi se shumë të rinj që mbërrinin në Mbretërinë e Bashkuar e bënin këtë me dëshirë.

Këta të rinj shpesh trafikohen, ndonjëherë me dëshirë. Ata vijnë duke e ditur se do të punësohen nga bandat kriminale në Mbretërinë e Bashkuar. Ata zhduken nga hotelet sapo të kenë mundësi dhe shpesh gjenden duke punuar në lavazhe apo ferma kanabisi.

Tirana nis shkëputjen, Hasani ndëshkon Erzenin me dopietë

Ka përfunduar ndeshja e fundit e fazës së dytë të Superiores. Tirana ka mposhtur Erzenin në minutat e fundit të ndeshjes.

Shijakasit kanë vënë disa herë në vështirësi bardheblutë, por pa arritur të shënojnë.

Ilirid Ademi drithëroi portën e Bekajt në pjesën e parë të takimit, por topi i goditur prej tij u ndal në traversë.

Tirana shfaqet më e rrezikshme në pjesën e dytë të lojës, kur i afrohen golin pas një goditjeje me kokë, por shtylla i mohon festën.

Për të shkuar te goli janë dashur 83 minunta lojë. Kryeqytetasit kërkojnë të finalizojnë një aksion të bukur, por topi preket me dorë në zonë.

Lojtarët e Tiranës kërkojnë menjëherë penallti, ndërsa Jorgji ka kërkuar ndihmën e VAR-it për të parë pamjet në monitor.

Arbitri drejton dorën nga pika e bardhë e penalltisë, nga ku Hasani fiton duelin me Xhikën dhe i jep epërsinë skuadrës së Shehit.

Erezni përpiqet të mos dalë pa pikë nga “Niko Dovana“, por kur po luhej minuta e 4-t e shtesës, Hasani e dërgon sërish topin në rrjetë.

Tirana fiton me shifrat 2-0 dhe shkon kështu në kuotën e 34 pikëve, duke u shkëputur me 4 pikë larg Partizanit në krye të renditjes. /zoom.al/

Washington Post: Skandali i fundit duhet të sjellë edhe ndëshkimin final për drejtorin e FBI

WASHINGTON POST

Drejtori i FBI, Christopher Wray ka kryesuar ndoshta skandalin më të rëndë të infiltrimit të brendshëm që kur agjenti i FBI-së, Robert Philip Hanssen u arrestua për spiunazh të brendshëm për Bashkimin Sovjetik (dhe më vonë Rusinë) në vitin 2001.

Por ky është të paktën rasti i tretë i keqmenaxhimit të madh gjatë mandatit të Wray.

Washington Post shkruan: “Ish-kryespiuni i FBI në Nju Jork u akuzua të hënën për marrjen e pagesave sekrete në para prej më shumë se 225 mijë dollarësh, ndërsa mbikëqyrte rastet shumë të ndjeshme, dhe se kishte thyer ligjin duke u përpjekur që të hiqte miliarderin rus, Oleg Deripaska nga lista e sanksioneve të SHBA- akuza që tronditën botën e mbyllur të kolegëve të tij, zyrtarë të lartë të inteligjencës”.

Një aktakuzë e veçantë penale që vjen nga Uashingtoni, e akuzon Charles McGonigal për “fshehjen e pagesave prej 225 mijë dollarësh që ai dyshohet se ka marrë nga një person nga Nju Xhersi, i punësuar dekada më parë nga një agjenci e inteligjencës shqiptare. Aktakuza gjithashtu e akuzon atë se ka vepruar për të avancuar interesat e atij personi”.

Ne duhet të mësojmë gjithçka mundemi për atë që ka bërë McGonigal në FBI nga gushti 2017 deri në daljen në pension në shtator të vitit 2018, periudhë e mbuluar nga aktakuza e parë. Por pa diskutim, prania e një zyrtari të lartë të komprometuar, që vepron në rastet më të ndjeshme kundër terrorizmit, është një turp i madh për Wray.

Por ky padyshim nuk është as gabimi më i madh i Wray. Raporti nga komiteti i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve, që hetonte sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol, gjeti prova të shumta se FBI kishte informacione të rëndësishme dhe të besueshme për potencialin për dhunë në Kapitol. “Para 6 janarit, shumë agjenci qeveritare morën informacione se ata që do vinin për tubim të organizuar nga presidenti ishin të armatosur dhe kishin si objektiv Kapitolin. Komuniteti i inteligjencës dhe agjencitë e zbatimit të ligjit zbuluan planet për dhunë të mundshme të drejtuar ndaj seancës së përbashkët të Kongresit,” thuhet në raport. E megjithatë, kjo inteligjencë nuk u funksionalizua kurrë nga FBI.

Konkluzioni dërrmues i raportit të komitetit për 6 janarin: “Autoritetet federale dhe lokale të zbatimit të ligjit kishin në posedim informacione të shumta nga inteligjenca që parashikonte dhunën mbi Kapitol përpara 6 janarit. Edhe pse një pjesë e kësaj inteligjence ishte fragmentare, ajo ishte e mjaftueshme për të garantuar përgatitje shumë më të fuqishme për sigurinë e seancës së përbashkët”.

Raporti thekson më tej: “Dështimi për të ndarë këto informacione të inteligjencës dhe për të vepruar, rrezikoi jetën e oficerëve të policisë që mbronin Kapitolin dhe të gjithëve ne”.

Çuditërisht, Wray nuk kreu një vetëvlerësim nga lart-poshtë dhe nuk i ndau gjetjet dhe rekomandimet me publikun. Komiteti i 6 janarit kishte një vështrim të kufizuar mbi dështimet specifike, që çuan në dështimin e FBI-së për t’u përgatitur dhe për të luftuar në mënyrë adekuate një akt të terrorizmit të brendshëm, duke fajësuar në thelb pamundësinë për të parashikuar ‘faktin që presidenti i SHBA do të ishte katalizatori i tërbimit të tyre dhe i lehtësimit të sulmit të paprecedent në historinë amerikane’. Vërtet? Duke pasur parasysh rrjedhjen e informacionit, thirrjen për veprim të Trump, grupet e përfshira dhe fushatën disajavore për të përmbysur zgjedhjet, ky shpjegim- në rastin më të mirë- është i pamjaftueshëm.

Dikush mund të mendojë se një dështim i këtyre përmasave do të nxiste një hetim të brendshëm gjithëpërfshirës me gjetje të hollësishme dhe hapa për të korrigjuar problemet e zbuluara. Por edhe mosrealizimi i kësaj duket se është një dështim i udhëheqjes pothuajse në të njëjtin nivel me vetë dështimin operacional.

Por ka akoma më shumë. Siç kam shkruar, FBI ka dështuar të ndjekë kërkesat ligjore për të gjurmuar terrorizmin e brendshëm, sipas një raporti të Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Çështjeve Qeveritare të Senatit, të publikuar vitin e kaluar. A ka një neveri institucionale ndaj mbledhjes së informacioneve dhe ndjekjes së terrorizmit të dhunshëm të brendshëm, siç kanë argumentuar disa ish-zyrtarë të lartë të FBI-së?

Problemi nuk është i ri. Në vitin 2019, një raport i Qendrës Brennan, dokumentoi mangësi të rëndësishme në qasjen e departamentit ndaj terrorizmit të brendshëm, duke përfshirë dështimin për t’i dhënë përparësi krimeve të tilla, mungesën e burimeve dhe dështimin për të ndërtuar besimin e komunitetit.

Më pak fjalë, ka arsye të mjaftueshme për të arritur në përfundimin se Wray nuk është njeriu i duhur për këtë punë. Përveç gabimeve të mëdha, atij duket se i mungon vullneti ose kapaciteti për të parë me kujdes departamentin e tij dhe për t’u përshtatur në një mjedis në ndryshim, në të cilin terrorizmi vendas i krahut të djathtë përbën një kërcënim më të rëndë se terrorizmi i huaj.

Drejtorët e FBI-së marrin një mandat 10-vjeçar, por ata shërbejnë në diskrecionin e presidentit (Donald Trump e vendosi Wray në vitin 2017, pasi shkarkoi James B. Comey). Pyetja për presidentin Biden është nëse amerikanët mund të përballojnë ta mbajnë atë për katër vite të tjera.

Sigurisht, ka kandidatë të kualifikuar, republikanë dhe demokratë, të cilët kanë treguar guxim në shqyrtimin e dështimeve të qeverisë dhe vlerësojnë plotësisht kërcënimin e terrorizmit të brendshëm. Ndoshta Liz Cheney është e disponueshme.