Aplikacion
Pas situatës të vështirë që vendi ka kaluar me motin ditët e fundit, Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e përmbytjeve. Sipas njoftimit të MM ditët në vijim do të jetë mot me kthjellime dhe alternime vranësirash.
Ndërkohë në përgjatë akseve rrugore në zonat malore do të jetë ngrica. Qarku i cili paraqet probleme më shumë është Dibra ku disa fshatra janë bllokuar nga ngricat dhe bora që ka rënë ditët e fundit.
NJOFTIMI I PLOTË
Sipas parashikimit të motit nga Instituti Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik ushtarak ditët në vazhdim do të jenë me kthjellime dhe alternime vranësirash në të gjithë vendin. Ditën e sotme do të ketë reshje bore me intensitet të ulet në qarkun e Korçës, ditët në vijim do të ketë edhe në qarqet Kukës dhe Dibër.Moti i keq në Dibër, dëbora izolon disa fshatra, mungesë dhe të energjisë elektrike
Si pasojë e temperaturave në vlera negative do të kemi ngrica përgjatë akseve rrugore në relievet malore të vendit.
Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile situata ditën e sotme paraqitet e qetë. Niveli i lumenjve është nën nivelin kritik, duke mos paraqitur problem për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre.
Kuotat e lumit Drin në pikëmatjen në Lezhë është në nivelin 0,6 m nga 2 m që është niveli kritik. Në Shkodër në hidrometrin Ura e Bahçallëkut shënon kuotën 6,10 m nga 7,5 m niveli kritik. Niveli i liqenit në hidrometrin Ura e Bunës shënon kuotën 8,55 m nga 8,7 m niveli kritik. Niveli i lumit Vjosa në pikëmatjen Ura e Mifolit është 5,9 m nga 8 m që është niveli kritik. Hidroforët vijojnë funksionalitetin me kapacitet të plotë.
Moti i keq, 460 ha tokë ende nën ujë në Lezhë, problematike kuotat e lumit Mat
Sasia e prurjeve në basenin ujëmbledhës të Fierzës ditën e sotme është 500 m3/s. Në basenin ujëmbledhës Koman janë 250 m3/s dhe Vau i Dejës 40 m3/s. Shkarkimet do të vijojnë me 300 m3/s. Shkarkimet në Digën Ura e Fanit janë 39 m3/s. Në hidrocentralin Ulëz dhe Shkopet shkarkimet janë 220 m3/s.
Furnizimi me energji elektrike vijon pa ndërprerje në pjesën më të madhe të vendit, me përjashtim të shkeputjeve herë pas here në disa zona rurale të qarqeve, Tiranë, Elbasan, Berat, Gjirokastër, KorCcë dhe Shkodër.
Strukturat e OSHEE janë duke punuar në terren pa ndërprerje për të rikthyer energjinë elektrike në kohë.
Moti i keq në Korçë, në Boboshticë-Dardhë me pajisje dimërore, aksi Shtyllë-Panarit i bllokuar
Në qarkun e Shkodrës sipërfaqja e përmbytur mbetet 1400 ha përkatësisht në njësinë administrative Ana e Malit 1300 ha dhe njësinë administrative Dajç 100 ha. Banesa me prezencë uji në oborre janë 15 në fshatin Obot, bashkia Shkodër. Në qarkun e Lezhës vijon të ulet shifra e sipërfaqes së përmbytur në 230 ha, ku 200 ha janë në bashkinë Lezhë dhe 30 ha në bashkinë Kurbin.
Infrastruktura rrugore vijon të jetë e qarkullueshme pa probleme në të gjitha rrugët nacionale dhe turistike.
Në bashkinë Shkodër: Rruga e Obotit vijon me prezencë uji me një nivel 75 cm, për të cilën Forcat e Armatosura po mundësojnë transportin. Rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë me një nivel 10 cm, është e kalueshme. Në bashkinë Vau Dejës ka problematika në disa nga rrugët rurale, për të cilat janë duke punuar strukturat vendore. Në qarkun Elbasan, janë pastruar akset rrugore Librazhd – Prrenjas dhe Gramsh – Moglicë, ku gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur rënie inertesh. Në qarkun e Vlorës në rrugën Vajzë – Ploç, e cila ka të dëmtuar bazamentin e saj po punohet nga firma kontraktore për riparimin e saj. Në qarkun e Korçës është bërë e mundur hapja e segmentit rrugor Shtyllë – Panarit. Në aksin Bogë – Theth është funksional segmenti Bogë – Qafë Thorë.
Ka vijuar puna nga ARRSH për pastrimin nga ortekët në segmentin tunelet panoramike. Në qarkun e Dibrës në disa segmente trashësia e dëborës varion nga 10-15 cm. Rruga e Dardhës në km e 7 trashësia e dëborës varion nga 5-10 cm. Rruga e Voskopojës km 13 trashësia e dëborës varion nga 3 cm – 5 cm.
Vazhdon pa ndërprerje bashkëpunimi dhe angazhimi i të gjithë institucioneve dhe strukturave të Sistemit të Mbrojtjes Civile për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin. Deri me tani janë angazhuar në nivel qendror 68 forca ushtarake me 7 mjete te kalueshmërisë së lartë.
Ministria Mbrojtjes dhe Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile, do të vijojnë të jenë në gatishmëri dhe do të aktivizojnë kapacitetet në nivel kombëtar për të mbështetur të gjitha kërkesat e pushtetit vendor me qellim përballimin e situatave që mund te krijohen si pasojë e kushteve të motit.
U bëjmë edhe një herë thirrje qytetarëve të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të lëvizet me goma dimërore dhe zinxhirë sipas rekomandimeve si dhe të njoftojnë strukturat vendore dhe operacionale në çdo rast nevoje
A mund të hetohet edhe Rama nga FBI/ Gazetarja e VOA jep detaje nga dosjaPas plasjes së skandalit të pagimit të një agjenti të FBI-së nga një shqiptar me lidhje me kryeministrin Rama, pyetja që shtrohet nëse edhe ky i fundit mund të jetë pjesë e hetimit. Gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Keida Kostreci thotë se implikimi i Shqipërisë dhe kryeministrit shqiptar në aktakuzën e Departamentit të Drejtësisë ndaj Charles McGonigal është pasqyruar gjerësisht në mediat amerikane.
Kostreci u shpreh se nuk është e qartë nëse edhe kryeministri Edi Rama po hetohet lidhur me këtë çështje, por sipas saj në aktakuzë del qartë implikimi i kreut të qeverisë shqiptare.
“S’e di nëse ka gjasa që të hetohet edhe Rama, por nga aktakuza është i qartë takimi me kryeministrin e Shqipërisë. Takimet me të përmenden me detaje. Vetë Rama e ka pranuar që ka pasur kontakte miqësore me ish-agjentin e FBI, por në SHBA veprimet e tij nuk shihen normale duke i cilësuar shkelje të ligjit të FBI. Ish-agjenti ka kërkuar para nga personi që ka lehtësuar kontaktin me kryeministrin Rama dhe kjo është një shkelje”, – tha Kostreci në emisionin Now në Euronews Albania.
Sipas saj, aktakuza ndaj ish-zyrtarit të FBI është bërë nga këndvështrimi i departamentit të drejtësisë për shkeljet që ka bërë agjenti i FBI duke përzierë, gjatë kohës kur ishte ende në detyrë, publiken me privaten. Kostreci shpjegoi se nga zbërthimi që i është bërë aktakuzës, lidhja e parë e ish-zyrtarit me Shqipërinë është shtetasi shqiptaro-amerikan Agron Neza. Sipas Kostrecit rezulton se që nga vizita e parë në vitin 2017-2018, ish-zyrtari ka ardhur disa herë në Shqipëri ku është takuar me kryeministrin Edi Rama.
“Këto vizita në Shqipëri ish-zyrtari i FBI s’i ka raportuar, që konsiderohet mashtrime dhe fakti që edhe në Shqipëri edhe në Kosovë ai ka dhënë suvenire të FBI është cilësuar përzieje e publikes dhe privates. Ka shkelur rregullat e FBI. Po të shtosh edhe pagesat që ka marrë nga Neza, ai ka shfrytëzuar postin publik për çështje private që është në shkelje të ligjit të FBI”, – tha Kostreci.
“Deri 55 vite burg”, eksperti: Ja si u zbulua lidhja e ish-agjentit të FBI-së me zyrtarët shqiptarëEksperti i Sigurisë Ervin Karamuço, është shprehur se ish-zyrtari i arrestuar FBI-së, McGonigal, rrezikon deri në 55-vite burg për veprat penale për të cilat akuzohet.
Komentet ai i ka bërë teksa ishte i ftuar në emisionin “Open” në Neës24, ku ka dhënë detaje në lidhje me procedurat e hetimit dhe gjykimit të ish-zyrtarit të FBI të arrestuar ditën e djeshme.
Karamuço ka deklaruar gjithashtu që autoritetet amerikane nuk kanë ndërmarrë një hetim specifik në lidhje me pagesat e ish-zyrtarit të FBI nga një punonjës i shërbimit informativ shqiptar, por sipas tij, lidhjet e Gonigal me Shqipërinë janë zbuluar rastësisht.
“Është një organizatë që ka treguar integritet. E kanë ruajtur, monitoruar deri sa ta çojnë në gjykatë. Hetimi ka ardhur nga brenda. Vetëm për sanksionet janë 30 vjet burg, pasi janë krime federale. Maksimalja e dënimit për këtë shtetas është 55 vjet. Për shkelje detyre, konspirancion. Rolin kryesor nuk e kanë prokurorët por juria e madhe, e cila kontrollon të parët. Nga 1 te 10 shkallë gjykimi, jemi në shkallën e tretë.
Ky zotëria nuk është hetuar dhe nuk është mbajtur në vëzhgim, nuk është përgjuar për çështjen shqiptare por atë ruse. Gjatë përgjimeve dhe hetimeve ka dalë edhe çështja shqiptare. kur ka shkuar çështja në gjykatë, krahas çështjes së rusëve, juria nuk ka qenë e qartë për arsyen se përse ka marrë para nga shqiptarët. Ndaj duhet sqaruar pozicioni i tij me punonjësin e inteligjencës shqiptare dhe çdo shqiptar tjetër. Provat edhe faktet janë ende në proces mbledhjeje”, tha Karamuço.
VIDEO | Lazio shkatërron Milan-in, Sarri mposht Piolin, Napoli në arratiLazio mposht Milanin 4-0 në Olimpico në ndeshjen e fundit të ditës së 19-të të Serisë A dhe vërteton krizën e Milanit.
Mbrojtësi i kombëtares Elseid Hysaj, luajti titullar në këtë ndeshje dhe zhvilloi një paraqitje pozitive.
Bardhekaltërit zhbllokuan lojën pas vetëm 4′ me Milinkoviç-Savic dhe në të 38′ mbërriti dyfishimi me futbollistin Zaccagni.
Në pjesën e dytë, muzika nuk ndryshoi: në minutën e 65-të Luis Alberto u kujdes për të realizuar golin e tretë nga një goditje dënimi.
Felipe Anderson mbylli llogaritë pak para fundit duke i dhënë goditjen e rënd Milanit.
Napoli fluturon në +12 për kuqezinjtë, ndërsa djemtë e Sarri ngjitin Interin në vendin e tretë në një lartësi prej 37 pikësh. /zoom.al/
Zbardhet dosja për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa: Tek hoteli i tij ishte organizuar…Biznesmeni nga Saranda Edmond Papa u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt në verën e 2022, me shpërthim tritoli të telekomanduar.
Në dosjen e Prokuroriusë thuhet se policia kishte arritur të sigurojë informacione se të afërmit e Aleksandër Sadikajt po përgatiteshin për t’u hakmarrë dhe se kishin siguruar të dhëna në rrugë private, raporton Tv Klan.
Sipas dokumenteve, ata kishin lënë mënjanë autoritetet dhe të sigurt se vrasja e Sadikajt ishte organizuar në hotelin e Papës në Sarandë, kishin nisur të mblidhnin informacione.
Këto të dhëna, sipas Prokurorisë, mbështesin hetimin e kryer, ku autorët e dyshuar, Albano Velo dhe Andreë Bode kishin ndjekur prej ditësh Edmond Papën me makina nëpër Tiranë dhe Sarandë, deri në 16 Dhjetor, kur është kryer vrasja.
Por deri tani prokuroria nuk ka mundur të provojë se nga kush e kanë marrë porosinë Velo dhe Bode, apo nëse ata kanë vepruar me vullnetin e tyre, për shkak të miqësisë që kishin me Aleksandër Sadikajn.
Prokuroria thotë se miqësia e dy të hetuarve, por edhe disa persona të tjerë me Aleksandër Sadikajn, konfirmohet edhe në fotot e tyre në rrjetet sociale.
Vetë Velo ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen, ndërsa Bode vijon të jetë në kërkim si personi që ka qëlluar ndaj biznesmenit me 9 plumba.
Në dosjen e prokurorisë për vrasjen e Sadikajt thuhet gjithashtu se babai i tij kishte identifikuar Edmond Papën si të dyshuarin kryesor për atentatin me tritol pranë rreth-rrotullimit të TEG-ut.
VIDEO | Karabaku zyrtarizon Redon Xhixhën duke kujtuar ish-kapitenin e kombëtaresTashmë është zyrtare. Redon Xhixha është lojtari më i ri i Karabakut.
Sulmuesi shqiptar ka firmosur me klubin e njohur azer, ku objektiv ka shpalljen kampion në fund të sezonit.
Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi i Karabakut, që ka përgatitur një video të veçantë për prezantimin e lojtarit shqiptar.
Videoja nis me Ansi Agollin, ish-kapiteni i kombëtares, një futbollist mjaft i njohur i Karabakut, por që në të shkuarën e tij, ashtu si Xhixha, ka qenë pjesë e Tiranës.
Ndërkaq më pas shfaqet edhe Xhixha me fanellën e skuadrës azere. /zoom.al/
Gazetarja e BIRN tregon lidhjet e Ramës me McGonigal: 4 takime! Çfarë e implikon kreun e qeverisëGazetarja e BIRN, Aleksandra Bogdani ka treguar lidhjet e kryeministrit Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal i arrestuar një ditë më parë.
Bogdani tha se McGonical dhe Rama kanë zhvilluar 4 takime së bashku, 2 në Shqipëri dhe 2 në SHBA, një në Nju Jork dhe tjetrin në Uashington ku edhe kanë darkuar.
Ajo tregoi se ajo që e implikon zyrën e kryeministrit në këtë rast është se të dhënat për çështjen Muzin i janë kaluar McGonical nga zyra e Ramës, ndërsa në një rast të dytë ka pasur sërish dërgim informacionesh nga zyra e tij drejt ish-agjentit të FBI-së kur këshilltar i Ramës ka qenë Dorian Duçka.
“McGonical ka pasur disa detyrime, të deklarojë pasurinë, përfitime të tjera përtej punës në FBI, akuzat ndaj tij janë për mosdkelarime të udhëtimeve në Shqipëri dhe takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë dhe përfitimeve si shuma 225 mijë dollarë që ka marrë. Narrativa e mëtejshme implikon edhe më keq politikën tonë.
Ka pasur një kontakt mes Agron Nezës në SHBA dhe McGonical, ku ky i fundit i ka kërkuar para Nezës. Neza i ka thënë që paratë do gjenden dalëngadalë dhe këtu hyn në lojë udhëtimi i tij në Shqipëri. Qëllimi i McGonigal ka qenë takimi me Ramën dhe zyrtarë të tjerë. Mësohet se i ka thënë që të kishte kujdes me disa licenca për kompanitë e naftës në vend në atë kohë.
Në Shqipëri takohet me Duçkën, me Ramën, dhe shkon në Amerikë dhe merr 2 këstet e parave, një këst në parkingun e një restoranti. Bëhet një udhëtim i dytë në Austri dhe nga aty në Shqipëri i McGonigal, një takim i dytë me Ramën. Çështja e lobimit të PD vjen fill pas vizitës së tij në Shqipëri. Po ta ndjekësh gjithë kronologjinë e ngjarjes FBI e hapi hetimin për çështjen e lobimit. Ka pasur 4 takime mes Ramës dhe McGonical, 2 në Shqipëri dhe 2 në SHBA, një në Nju Jork dhe një në Washington ku kanë darkuar të dy.
Ajo që e implikon kryeministrinë është se të dhënat për çështjen Muzin i janë kaluar McGonigal nga zyra e Ramës. Informacioni i dytë i është dërguar Nezës po nga zyra e Ramës. Në këtë mënyrë përfshihet zyra e Ramës për përfshirjen në ndikimin e një zyrtari të lartë amerikan”, tha gazetarja në emisionin “Open” në News24.
“Më të mirët e 2022”, FSHF organizon mbrëmjen gala për protagonistët e futbollit shqiptarFederata Shqiptare e Futbollit do të organizojë më datë 27 janar mbrëmjen gala, që i dedikohet protagonistëve kryesorë të futbollit të cilët kanë spikatur me paraqitjet e tyre në fushën e lojës gjatë vitit 2022.
Në këtë mbrëmje do të ndajmë çmime të rëndësishme për futbollin e djemve dhe atë të vajzave, si dhe do të vlerësojmë këdo që ka dhuruar emocione të mëdha në vitin që lamë pas.
Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar pas një procesi të gjatë e transparent të udhëhequr nga FSHF.
Një çmim i veçantë do të jepet për ekipin e Vllaznisë së vajzave, që arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të UEFA Women’s Champions League dhe duke luajtur me klubet më të mëdha të Europës.
Në këtë mbrëmje festive ku nuk do të mungojë edhe programi artistik, do të jetë i ftuar special Kryeministri Edi Rama, personalitete ndërkombëtare, figura të mëdha futbolli, përfaqësues nga bota akademike, ajo politike, e artit dhe kolegë e miq të Federatave të tjera.
Gjithashtu, do të ripërshkruhen momentet magjike dhe arritjet e jashtëzakonshme që arriti futbolli shqiptar në vitin 2022, që nga finalja e parë europiane dhe historike e UEFA Conference League e mbajtur në Tiranë e deri te projektet më të rëndësishme të FSHF-së siç ishte “Uniforma Ime”.
Sakaq, FSHF bën me dije se mbrëmja gala “Më të Mirët e 2022” në fakt do të kthehet do të jetë një traditë e përvitshme e Federatës, si një moment vlerësimi e nderimi për ata që kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në fushë përgjatë 365 ditëve të një viti. /zoom.al/
Më poshtë, edhe lista e çmimeve që do të jepen në mbrëmjen gala më të mirët e 2022:
Topi i Artë 2022
Topi i Artë 2022 (për vajza)
Këpuca e Artë 2022
Këpuca e Artë (për vajza 2022)
Trajneri i Vitit 2022:
Talenti i Vitit
Talentja e Vitit
Arbitri i vitit, finalistët
Çmimi i FSHF: Vllaznia e vajzave, për arritjen e madhe të kualifikimit në 16 ekipet më të mira të UEFA Women’s Champions League.
Formacioni e vitit
Ekzekutoi amerikanin në Greqi, Izbi Çaushi mund të jetë arratisur drejt Shqipërisë!Vitin e kaluar, më 22 nëntor, vrasësi në kërkim Izbi Çaushi e kishte marrë me qira automjetin nga një zyrë makinash në Kalamata për 600 euro në muaj, gjithsej dy muaj. Të dielën e kaluar ka skaduar qiraja dhe pronari i zyrës ka ngritur padi për përvetësim të makinës.
Kujtojmë se ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti nga organet e drejtësisë së Kalamatës dhe kërkimet për vendndodhjen e tij vijojnë, ndërkohë që burime policore nuk përjashtojnë asnjë skenar për mënyrën e arratisjes dhe rrugën që mund të ketë ndjekur për të shmangur arrestimin pas krimit edhe pas gjetjes së strehimit të përkohshëm në Kitries.
Dje dy të pandehurit grekë u ulën në bankën e të akuzuarve në Gjykatë për dëshmi të rreme dhe ndihmë të një krimineli serial. Të pandehurit grekë, pronari i restorantit 50-vjeçar dhe punonjësi i tij 40-vjeçar, mohojnë megjithatë se kanë ndihmuar dy të pandehurit për vrasjen dhe argumentojnë se bëhet fjalë për një keqkuptim, ndërkohë që kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat nga gjykata për nesër.
Prokurorja në kërkesën e saj për burg theksoi se përveç paturpësisë kriminale të veprës së tyre, ata janë sjellë edhe me guxim dhe përbuzje ndaj autoriteteve dhe shprehu dyshimet nëse do të paraqiten nesër për t’u gjykuar. Nesër, i pandehuri 22-vjeçar Aleksandër Koto, me shtetësi greke do të deklarohet fajtor në hetuesinë e Kalamatës për akuzën e vrasjes si bashkëpunëtor i 38-vjeçarit shqiptar në vrasjen e “amerikanit”.
Teuta blindon mbrojtjen, transferon mbrojtësin e EgnatiasTeuta ka zyrtarizuar një afrim të ri në merkaton e dimrit. Durrsakët i kanë besuar eksperiencës së mbrojtësit Jurgen Goxha.
30-vjeçari do të jetë lojtari më i ri në organikën e ekipit që drejtohet nga trajneri Edi Martini.
Një futbollist që e njeh më së miri kampionatin shqiptar për shkak të aventurave të tij me disa ekipe.
Së fundi ai ishte pjesë e ekipit të Egnatias, me të cilët grumbulloi 3 ndeshje.
“Kënaqësi të jem në ekipin ku u rrita dhe u linda”, shkruan Goxha, që këtë herë ka impulse të reja për të dhënë maksimumin në fushën e lojës. /zoom.al/