Aplikacion
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi së fundmi se Ministria e Brendshme pritet të marrë kontrollin e sistemit të prodhimit të pasaportave biometrike dhe të kartave të indentitetit nga kompania koncesionare Aleat për shkak se kontrata ekzistuese, e firmosur fillimisht në vitin 2008 dhe e zgjatur me 10 vjet pa garë dhe pa arsyetim bindës nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2013, më në fund po skadon.
Qeveria nuk ka bërë të ditur nëse fitimet që deri më sot shkonin në xhepat e aksionerëve të koncesionit, të cilat arrijnë në 34% të të ardhurave, do t’u trasferohen shqiptarëve apo jo, në formën e çmimeve më të ulëta të pasaportave dhe kartave të identitetit.
Grupi i Rithemelimit në Partinë Demokratike bëri të ditur të hënën më 23 janar se ajo nuk është dakord që koncesioni të ndërpritet. Sipas zëdhënëses Floriana Garo, transferimi i prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit te Ministria e Brendshme përbën një “shtetëzim”.
Të dy palët politike në vend janë përgjegjëse për dhjetëra koncesione, të cilat i kushtojnë shqiptarëve qindramiliona euro në vit, por që të dyja palët, PD dhe PS, tentojnë t’i ndajnë koncesionet në “tonat” dhe “të tyret” dhe nuk ngurrojnë të pretendojnë se koncesionet e tyre janë të mira, ndryshe nga ato të kundërshtarit politik.
Koncesioni u konceptua si pjesë e përpjekjeve të vendit për të prodhuar dokumente identifikimi të besueshme në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. Kontrata fillestare parashikonte transferimin e pajisjeve te autoriteti publik pas një operimi pesëvjeçar nga koncesionari, i cili pritej të realizonte rreth 25 milionë euro fitime pas një investimi fillestar prej rreth 5 milionë eurove.
Zgjatja e kontratës me dhjetë vjet bëri që kompania të realizojë të ardhura totale prej 50 miliardë lekësh deri në vitin 2021 si dhe fitime neto të deklaruara në masën 12 miliardë lekë, ose 100 milionë euro.
Të dhënat e bilancit të kompanisë të analizuara nga BIRN tregojnë se kompania shënoi vetëm një vit me bilanc negativ, vitin 2008 kur nuk kishte filluar ende të shiste pasaporta, ndërsa në vitet në vijim fitimet ishin gjithmonë të bollshme duke shënuar nivelin 2.2 miliardë lekë në vitin 2021. Të dhënat e bilancit të vitit 2022 nuk janë publikuar ende.
Kompania ALEAT u krijua me një kapital aksioner prej 619 milionë lekësh, (5.2 milionë euro). Aksionerët e saj ishin kompania franceze Idemia Identity & Security France me 75% dhe Fondi Shqiptaro Amerikan i Ndërmarjeve me 25%. Fitimet neto të kompanisë prej 2.2 miliardë lekësh në vitin 2022 i sollën kompanisë një normë kthimi në masën 356% të kapitalit të investuar.
Kompania mëmë duket gjithashtu se ka realizuar fitime më të mëdha se sa fitimi neto. Shënimet në bilancin e kompanisë tregojnë se transaksionet me palët e lidhura, pra paratë që kanë shkuar për blerje mallrash apo shërbimesh te kompanitë aksionere, për vitin 2022 ishin 2.2 miliardë lekë, (18.3 milionë euro)./Reporter.al
Deputeti i PD-së nxjerr bisedat: Ja si poshtërohen punonjësit e Bashkisë së këtij qytetiDeputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boci, ka nxjerrë në faqen e tij në Facebook, një fotografi të bisedave në WhatsApp mes drejtuesve të PS-së dhe punonjësve të Bashkisë së Elbasanit. Në fotografi, sipas Boçit, duket kërkesa që i bëhet punonjësve të Bashkisë së Elbasanit për të shpërndarë materialet politike të pushtetit në Facebook.

Boçi thotë se ky është një poshtërim për punonjësit e bashkisë dhe sipas tij për problemet e qytetarëve as që bëhet fjalë për zgjidhje.
“Ja si poshtërohen punonjësit e Bashkisë Elbasan për të bërë shpërndarjet e orekseve momentale politike të pushtetit në FCB.
Ndërsa për problemet e qytetarëve s’ka as SHARE, as LIKE, se për zgjidhje as që bëhet fjalë.”
Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas për vdekje 20 vjeçarinNjë aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën e qytetit të Elbasanit ku një makinë ka përplasur 20 vjeçarin Fiori Sula ndërkohë që ky i fundit po kalonte rrugën.
I riu nuk mundi t’i mbijetonte përplasjes së fortë, duke ndërruar jetë gjatë rrugës në spital.
Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të drejtuesit të automjetit që është larguar nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit të rëndë.
6 pyetjet që çunat urrejnë t’u përgjigjen1. Jemi të lidhur?
Askush nuk do t’ia bësh këtë pyetje, aq më tepër në fillimet e një njohjeje. Burrat stepen nga përkushtimi, janë si fëmijë, ndërsa gratë mendojnë më gjatë për dashurinë, martesën, lumturinë e përjetshme. Burrave u thuhet të jenë të fortë, të pavarur, që s’kanë nevojë për askënd, që s’duhet të qajnë, të jenë stoikë. Ti je e zonja e vetes dhe mund të bësh edhe pa të, por meqë s’ke kohë për të humbur, gjëra duhen bërë të qarta: “Çfarë jemi ne?”
2. Sa fiton?
Tema e parave duhet bërë në një lidhje dhe e mira është të konsumohet si bisedë në fillim të lidhjes. Duhet të dish nëse jeni të dy njësoj ambiciozë. Por në vend të pyesni “sa e ke rrogën?” mund t’i thuash me lezet: “Sa do të doja të shkoja në Spanjë, por jam shumë ngushtë këto kohë. Si ia bën që udhëton aq shpesh?”
3. Si dukej ish-e dashura jote? Ishte e mirë?
Apo edhe më keq ‘më e mirë se unë?’. Është normale që të jeni kurioze, por ai mund të ndihet i tensionuar, mbi të gjitha nëse lidhja e tij e mëparshme ishte serioze. Sipas eskpertëve të lidhjeve, tema të tilla duhen shmangur, por tregohuni të zgjuara dhe merrni informacion në mënyra të tjera.
4. Ku na sheh pas pesë vitesh?
Kjo s’është një pyetje që duhet t’ia bësh partnerit sepse është shumë tensionuese. Pyeteni për synimet e tij në jetë, ku do të jetojë, çfarë plani ka në lidhje me karrierën. Kjo është një mënyrë e mirë për të zbuluar planet e tij në jetë dhe nëse bën pjesë edhe ti aty.
5. Kur do t’i takoj prindërit e tu?
Kjo pyetje është delikate, mbi të gjitha në varësi të marrëdhënies që partneri ka me prindërit. Nëse ata nuk kanë patur një marrëdhënie fort të mirë, mos prit t’i takosh prindërit e tij së shpejti. Nëse marrëdhënia e tyre është e afërt, thuajse shoqërore, atëherë mund të presësh t’i takosh..
6. Çfarë do të hash/bësh sot në darkë?
Për ta bërë më të thjeshtë, ndajini detyrat. Një javë e zgjedh ti çfarë do hani apo çfarë aktivitetesh do zhvilloni, javën tjetër partneri.
Skuka prezantohet te Metz, Partizani e falenderon për kontributinZyrtarisht Xhuliano Skuka është futbollisti i ekipit të Metz. Sulmuesi la Partizanin për të nisur një aventurë të re në Francë, në Ligën e Dytë.
“Klubi i futbollit Partizani njofton sot arritjen e marrëveshjes me FC Metz për transferimin e Xhuliano Skukës në kampionatin francez të futbollit. FC Metz është një prej klubeve me traditë në futbollin transalpin duke fituar dy trofe të Kupës së Francës dhe dy Kupa të Ligës.
Transferimi i sulmuesit 24 vjeçar është arritur për një shifër rekord jo vetëm për tregun shqiptar, por edhe në rajon. Xhuliano Skuka bëhet i pari lojtar shqiptar që largohet nga Kategoria Superiore për të vijuar karrierën në Evropën Perëndimore me një akord të tillë…
Partizani ruan të drejtën edhe të 20% të kartonit të lojtarit në transferimin e ardhshëm, ndërkohë që është përkujdesur që edhe kontrata e lojtarit të jetë në kushtet më optimale të mundshme.
Pëgjatë një viti me të kuqtë, Skuka ishte shëmbull si brenda edhe jashtë fushës së blertë.
Me punën dhe dedikimin e tij ai realizoi gola deçizivë dhe performanca shumë pozitive, duke u kthyer në një prej idhujve të tifozerisë së kuqe dhe duke arritur njëkohësisht të jetë pjesë e ekipit tonë Kombëtar.
Klubi dëshiron të falënderojë Xhuliano Skukën për kontributin dhe emocionet që na dhuroi me fanellën e kuqe dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re. Xhulio njëri prej nesh”, thuhet në njoftimin e Partizanit. /zoom.al/
Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal ka tërhequr jo pak vëmendjen e mediave të huaja. CNN në një shkrim të saj thotë se Charles McGonigal u akuzua se kishte punuar me një oligark rus të sanksionuar pasi ai doli në pension dhe fshehu qindra mijëra dollarë që mori nga një ish-punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare.
Në Uashington, McGonigal akuzohet për fshehjen e lidhjeve që kishte me personin që dekada më parë ka punuar për një agjenci të inteligjencës shqiptare, duke përfshirë marrjen e 225,000 dollarëve.
Prokurorët pretendojnë se McGonigal, si një punonjës i FBI-së, duhej të zbulonte udhëtimet jashtë shtetit dhe kontaktet me shtetas të huaj, gjë që ai nuk arriti ta bënte.
“Gjatë disa udhëtimeve jashtë shtetit në Shqipëri, Austri dhe Gjermani, prokurorët pretendojnë se McGonigal fshehu një takim me kryeministrin e Shqipërisë, një politikan kosovar dhe të tjerë.
Prokurorët pretendojnë se në një takim, McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të jetë “i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimin e fushës së naftës në Shqipëri për kompanitë ruse të. Ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare që i pagoi 225 mijë dollarë kishte interes financiar në vendimin e qeverisë për kontratat”, shkruan CNN.
Një nga pagesat në para – 80,000 dollarë – dyshohet se iu dha McGonigal-it ndërsa ai ishte ulur në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në New York City.
“FBI hapi një hetim mbi përpjekjet lobuese të huaja të një shtetasi amerikan bazuar në informacionin që ai mori nga ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare, sipas aktakuzës. McGonigal nuk e zbuloi kurrë marrëdhënien e tij financiare”, thekson CNN.
Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së, Berisha nxjerr dokumentin: Është këshilltar i Edi Ramës!Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të shefit të konterineleigjencës së FBI për New York-un, Charls Mc Gonigal, i cili akuzohet se ka përfituar para nga një oligark rus.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Berisha thotë se eksponenti i arrestuar i FBI-së është këshilltar i ngushtë i kryeministrit Edi Rama dhe sipas tij edhe ky i fundit është në hetim.
Berisha shprehet se që në shtator të vitit të kaluar, sipas mediave amerikane, Gonigal ishte nën hetim të thellë për lidhje me rusët dhe po kështu juria kishte urdhëruar të hetohej çdo lidhje, pagesë, e-mail, sms, telefonatat e tij me Edi Ramën, mbasi ai kishte shërbyer edhe si këshilltar për Edi Ramën.
Berisha shton se Rama kishte zgjedhur për këshilltar një aset rus.
Reagimi i Berishës:
Breaking News!
Edi Rama në hetim!
Të gjitha mediat e mëdha amerikane të Europës dhe botës informojnë me gërma të mëdha në faqe të para se:
Arrestohet Charls Mc Gonigal, shefi i konterineleigjencës së FBI për New Yorkun, këshilltari i ngushtë i Edi Ramës.
Ai u kap në flagrancë të merrte para nga një agjent i huaj (rus).
Në shtator të këtij viti mediat amerikane njoftuan se ish drejtori i konterinteligjencës së FBI për Neë Yorkun, Charls Mc Gonigal ishte nën hetim të thellë për lidhje me rusët dhe po kështu juria kishte urdhëruar të hetohej çdo lidhje, pagesë, e-mail, sms, telefonatat e tij me Edi Ramën, mbasi ai kishte shërbyer edhe si këshilltar për Edi Ramën. Pra Edi Rama kishte zgjedhur për keshilltar nje aset rus.
Këtu më poshtë keni shkrimin e Insider të përkthyer nga Lapsi. al dhe një nga kronikat e shtatorit të kaluar për Mc.Gonigal dhe lidhjet e tij me Ramen nga syri. net
SHKRIMI I PLOTË
Ekskluzive: Ish-zyrtari i lartë i FBI-së i përfshirë në hetimin Trump-Rusi. Nën vëzhgimin e prokurorëve federalë për lidhjet e tij me Rusinë
Një ish-agjent i nivelit të lartë të FBI-së, i cili ishte i përfshirë në hetimin për lidhjet mes fushatës së Trump dhe Rusisë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, është vënë vetë nën vëzhgimin e prokurorëve federalë për lidhjet e tij me Moskën dhe qeveri të tjera të huaja.
Në fund të vitit të kaluar, sipas dokumenteve të brendshme të gjykatës të siguruara nga Insajderi, prokurorët amerikanë mblodhën fshehurazi një juri të madhe. Ajo shqyrtoi sjelljen e Charles McGonigal, ish-kreut të kundërzbulimit në zyrën në terren të FBI-së në Neë York.
Departamenti i Drejtësisë nuk pranoi të komentonte se çfarë po hetonte juria e madhe. nëse ajo është ende aktive. Por një thirrje dëshmitarësh e marrë nga Insajderi duket se tregon se autoritetet po shqyrtojnë marrëdhëniet e biznesit të McGonigal me një ndihmës të afërt të Oleg Deripaska. Ky është një oligark miliarder rus. Ai ishte në qendër të akuzave se Rusia ka bashkëpunuar me fushatën e Trump për ndërhyjnë në zgjedhjet e 2016-ës.
Thirrja, e lëshuar në nëntor, kërkon informacione në lidhje me McGonigal dhe një firmë konsulente në hije të quajtur Spectrum Risk Solutions. Një javë pas lëshimit të thirrjes, një emigrant me origjinë sovjetike i quajtur Sergey Shestakov u thirr nga hetuesit. Ai tha se McGonigal e kishte ndihmuar atë për bashkëpunimin e kompanisë Deripaska dhe Spectrum Risk Solutions.
Në dosje thuhet gjithashtu se McGonigal ndihmoi për lidhjen e tij me Kobre&Kim. Kjo është një firmë ligjore në Nju Jork e specializuar në përfaqësimin e klientëve që po hetohen mbi dyshimet për “mashtrim dhe sjellje të pahijshme”.
Shestakov është identifikuar në panelet televizive si një ish-zyrtar i ministrisë së jashtme sovjetike dhe ish-shef i shtabit të ambasadorit sovjetik në Kombet e Bashkuara. Ai pranoi se kishte dhënë 33 mijë dollarë për ndihmën nga agjenti i FBI.
Nuk ka qenë domosdoshmërisht e paligjshme që McGonigal të punonte në emër të Deripaskës. Mosraportimi i aktiviteteve si lobimi dhe marrëdhëniet me publikun, dënohet 250 mijë dollarë gjobë dhe deri në 5 vjet burg.
Kompania Deripaska u sanksionua nga Departamenti i Thesarit në vitin 2018. U akuzua për lidhje me agjentë të Kremlinit dhe është akuzuar për urdhërimin e vrasjes së një biznesmeni.
“Nëse McGonigal ngatërrohet në ndonjë formë apo formë me Deripaskën. Kjo më duket e pahijshme, për ta thënë me mirësjellje”, – thotë Tim Ëeiner, autori i librit “Armiqtë: Historia e FBI”. As McGonigal dhe as ata me të cilët ai përmendet nuk iu përgjigjën kërkesave për koment nga “Insajder”.
“Kjo nuk është një çështje që ne mund të japim një deklaratë në këtë moment,” – tha një përfaqësues i fimës ligjore Kobre & Kim.
Nuk është e qartë nëse McGonigal është ende fokusi i hetimit të jurisë së madhe, apo thjesht një subjekt, aktivitetet e të cilit janë të lidhura me të. Nuk ka asgjë në dokumentet e gjykatës që të sugjerojë se McGonigal u soll në mënyrë të papërshtatshme gjatë hetimit të FBI-së për fushatën e Trump.
Por materialet e kërkuara për thirrjen e dëshmitarëve ngrenë pikëpyetje nëse një agjent i lartë i FBI-së mund të ketë spiunuar lidhjet që ai ka bërë gjatë viteve të shërbimit të tij publik për përfitime private, një praktikë shumë e zakonshme në Uashington.
Çfarëdo qofshin veprimet e McGonigal. fakti që ai është përfshirë në një hetim të jurisë së madhe është shumë i pazakontë. Sipas një ish-zyrtari të lartë në Departamentin e Drejtësisë, prokurorët pothuajse kurrë nuk i konsiderojnë akuzat kundër dikujt kaq të lartë në FBI. Zyrtari kërkoi të mos identifikohej.
“Është shumë e rrallë që ish-njerëzit e FBI-së, dhe sigurisht ish-njerëz të lartë të FBI-së, të përfundojnë para jurisë së madhe”, – tha zyrtari.
Gjyqi federal i McGonigal është veçanërisht i habitshëm duke pasur parasysh punën e tij në FBI. Para daljes në pension në vitin 2018, McGonigal drejtoi hetimin e ËikiLeaks. Ai arrestoi këshilltaren e sigurisë kombëtare të Bill Clinton, Sandy Berger. Kjo për heqjen e materialeve të klasifikuara nga një dhomë leximi e Arkivit Kombëtar.
Ai drejtoi kërkimin për një spiun kinez brenda CIA-s. Kjo në vitin 2016, kur u shfaqën raporte se Rusia kishte hakuar sistemin e postës elektronike të Komitetit Kombëtar Demokratik. McGonigal shërbente atëherë si shef i seksionit të krimeve kibernetike në selinë e FBI-së në Uashington.
Në atë cilësi, ai ishte një nga zyrtarët e parë që mësoi se një zyrtar i fushatës së Trump ishte mburrur se rusët kishin dokumente të pista mbi Clinton. Më vonë atë vit, drejtori i FBI-së, James Comey e promovoi për të mbikëqyrur operacionet e kundërzbulimit në Nju Jork.
Sipas fletë-thirrjes së dëshmitarëve, prokurorët po shqyrtojnë gjithashtu nëse McGonigal ka lidhje me qeverinë e Bosnjë dhe Hercegovinës. Por edhe nëse ka marrë ndonjë “pagesë apo dhuratë” nga qeveritë e Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Dy burime i thanë Insajderit se McGonigal ishte i afërt me Edi Ramën. Ai shërben si kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013.
Sipas një emaili të parë nga Insajderi, McGonigal përdori llogarinë e tij zyrtare të e-mailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një biznesmeni amerikan. Kryeministri po mendonte ta punësonte firmën në një nismë kundër korrupsionit. Në fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal për takimin dhe ai nuk u zhvillua kurrë.
Një përfaqësues i Ramës tha se marrëdhënia e kryeministrit me McGonigal ishte “një marrëdhënie miqësore tërësisht private pa interes publik. Ne nuk kemi asnjë ide për ndonjë juri të madhe.
Asnjë autoritet amerikan nuk na ka kontaktuar ndonjëherë për këtë. Nuk ka pasur kurrë takime me kompani, dhurata, pagesa, rimbursime të udhëtimeve përpara ose pasi zoti McGonigal të largohej nga puna.”
Që kur u largua nga FBI, McGonigal ka vazhduar të rrëfejë për eksperiencat në kundërzbulim. Në vitin 2020, ai u shfaq në një panel në Këshillin Atlantik. Aty dënoi korrupsionin e shërbimeve të sigurisë ruse.
“Ju po shihni një erozion në çdo shtet të së drejtës që lidhet me FSB-në. Do të jetë njëlloj me të pasurit në Shtetet e Bashkuara. FBI-ja duket si një element mashtrues, që vepron me urdhër të ofertuesit më të lartë.”
Profili i McGonigal në LinkedIn thotë se ai është nënkryetari i kompanisë Brookfield Properties. Kjo kompani ka shumë miliarda dollarë pasurish të paluajtshme në Nju Jork. Por ky informacion, me sa duket është i pasaktë.
“Charlie McGonigal nuk është më pjesë e Brookfield”, – tha Andreë Brent, shefi i komunikimit i Brookfield, për Insider. McGonigal u largua nga kompania, shtoi ai, në fillim të janarit. Pikërisht kur dëshmitarët ishin planifikuar të dilnin para jurisë së madhe.
Ish drejtuesi i FBI, Charles MCGongal dhe miku i kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama, janë vënë nën hetim për lidhjet me Rusinë.
Kështu shkruan prestigjozja amerikane Buisness Insaider. Në artikullin e ëebsaitet amerikan te lajmeve financiare, theksohet se ish kreu i i Kundërzbulimit të FBI-së në SHBA, Charles McGonigal, ka përfunduar në radarët e prokurorëve federalë amerikanë për lidhjet e tij me Rusinë dhe qeveri të tjera të huaja, duke përfshire Bosnjë Hercegovinën, Shqipërinë, Kosovën e Malin e Zi.
Insider thekson se McGonigal ka lidhje me oligarkun miliarder rus, Oleg Deripaska, i njohur si i preferuari i Putinit.
Ndërkohë Inseder ka pulikuar edhe një dokument të lëshuar në nëtorm ku kërkohen të dhëna lidhur me ish drejtuesin e FBI, McGonigal dhe një firmë konsulente në hije të quajtur Spectrum Risk Solutions.
Në këtë dokument, janë të përfshirë edhe emra që duket se kanë punuar për llogari te kryeministrit Rama, si Agron Neza dhe Dorian Ducka.
Në dokument flitet edhe në lidhje me pagesat apo dhuratat të Charles MCGongal, nga Agron Neza, Dorian Ducka, ose çdo person i lidhur me qeverinë shqipare.
Ndërkohë Dorian Ducka nuk është një emer i panjohur. Ai gjithashtu ka lidhje të afërta me kryeministrin Edi Rama, duke i mundësuar atij takime me zyrtarë të huaj.
Në media ka qarkulluar një foto e Edi Ramës me themeluesin e Facebook, Mark Zuckenber, në takimin e realizuar pikërisht falë Dorian Duckës.
Gjithashtu kryeministri Edi Rama është takuar me deputetin e CDU/CSU, Mark Hauptmann në 2 tetor 2020 në Shqipëri.
Hauptmann është parë teksa del nga kryeministria i shoqëruar nga një emër i njohur për qeveritarët e sotëm dhe ai është Dorian Ducka, një mik i afërt i kryeministrit Edi Rama, i hasur në jo pak “gosti” të brendshme të socialistëve, ku më i spikaturi prej tyre është Taulant Balla i cili njihet si mik i vjetër i tij.
Mark Hauptmann, që u shfaq në skenën e krizës politike, në Berlin, njihet si miku i sponsorizuar i Taulant Ballës dhe të Dorian Duckës, për llogari të Ramës.
Gjithashtu kujtojmë që Dorian Ducka ka qënë pjesë e qeverisë së Edi Ramës si zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë.
Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së/ VOA: Si u takua në Shqipëri me Ramën…NJU JORK – Ndaj një ish-zyrtari të lartë të kundërzbulimit në FBI janë ngritur akuza për shkak se ndihmoi një oligark rus, në shkelje të sanksioneve amerikane. Gjithashtu, ndaj tij janë ngritur akuza të tjera në kuadrin e një procesi tjetër hetimor, për shkak se mori para të thata nga një ish-oficer i shërbimeve të sigurisë të një vendi tjetër.
Charles McGonigal, agjenti special që drejtonte divizionin e kundërzbulimit në Nju Jork gjatë periudhës 2016-2018, akuzohet në një padi të bërë të njohur të hënën se bashkëpunoi me një ish-diplomat sovjetik, që tashmë punonte si përkthyes për miliaderin rus Oleg Deripaska.
Zoti McGonigal, i cili drejtonte hetimet për oligarkët rusë, përfshirë për zotin Deripaska, përpara se të dilte në pension në vitin 2018, akuzohet se punoi për të hequr sanksionet ndaj tij në vitin 2019 dhe se mori para prej tij në vitin 2021 për të hetuar një oligark rival.
Zoti McGonigal, 54 vjeç, dhe përkthyesi Sergey Shestakov, 69 vjeç, u arrestuan të shtunën. Zoti McGonigal u ndalua pasi zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar “John F. Kennedy”. Ata pritet të dalin të hënën përpara gjykatës në Manhatan dhe po mbahen në burgun federal në Bruklin.
Zoti McGonigal dhe zoti Shestakov akuzohen për shkelje, si dhe për konspiracion për të shkelur Ligjin për Autorizimin për Emergjencat Ekonomike Ndërkombëtare, për konspiracion për pastrim parash dhe për pastrim parash. Zoti Shestakov akuzohet gjithashtu se ka bërë deklarata të rreme për FBI-në.
Zoti McGonigal u akuzua paralelisht në një gjykatë në kryeqytetin Uashington për fshehjen e 225 mijë dollarë pagesave që pati marrë nga një burim i jashtëm, person me të cilin pati udhëtuar së bashku në Evropë.
Departamenti i Drejtësisë thotë se zoti McGonigal gjithashtu fshehu nga FBI-ja detajet e një udhëtimi që bëri në Shqipëri në vitin 2017, së bashku me një ish-zyrtar të shërbimeve shqiptare të zbulimit, i cili i kishte dhënë 225 mijë dollarë.
Prokurorët thonë gjithashtu se ai nuk dha emrin e personit që e shoqëronte gjatë udhëtimit, si dhe nuk informoi se qëndrimi i ishte siguruar falas.
Departamenti i Drejtësisë thotë se pasi mbërriti në Shqipëri, ai u takua me kryeministrin shqiptar dhe e dekurajoi atë nga dhënia e liçencave për kompani ruse gauckë për kërkime për naftë në vend. Prokurorët thonë se personat shqiptarë që janë kontakte të zotit McGonigal kishin interesa financiare me këto vendime.
Zoti McGonigal duhet të kishte raportuar në FBI kontaktet me zyrtarë të huaj, por prokurorët thonë se ai i pati fshehur këto nga punëdhënësi, ndërsa vazhdonte me udhëtime pune dhe ndërkombëtare që e vendosën në konflikt interesi me detyrat e tij si oficer i zbatimit të ligjit.
Departamenti amerikan i Thesarit e shtoi zotin Deripaska në listën e sanksioneve në vitin 2018, për lidhjet me qeverinë ruse dhe sektorin energjitik rus, ndërkohë që Rusia kërcënonte vazhdimisht Ukrainën.
Oleg Deripaska pas një takimi në Shën Petersbug, Rusi, në vitin 2016
Oleg Deripaska pas një takimi në Shën Petersbug, Rusi, në vitin 2016
Në shtator, prokurorët federalë në Manhatan akuzuan zotin Deripaska dhe tre bashkëpunëtorë të tij për konspiracion për të shkelur sanksionet amerikane duke marrë masat për t’u siguruar që fëmija i tij do të lindte në Shtetet e Bashkuara.
Mesazhe për komente u lanë për avokatët e zotërinjve McGonigal dhe Shestakov. Avokatët për zotin Deripaska nuk iu përgjigjën menjëherë një mesazhi të dërguar të hënën me postë elektronike ku kërkohej koment.
Padia në Nju Jork thotë se zoti McGonigal u prezantua nga zoti Shestakov në vitin 2018 me një ish-diplomat sovjetik që funksiononte si agjent për zotin Deripaska. Emri i personit nuk jepet në padinë gjyqësore, por Departamenti i Drejtësisë thotë se për të “thuhej në njoftimet publike të mediave se ishte zyrtar i shërbimeve ruse të zbulimit”.
Sipas akuzës, zoti Shestakov i kërkoi zotit McGonigal ndihmën e tij që vajza e agjentit të zotit Deripaska të siguronte një stazh në Departamentin e Policisë të Nju Jorkut. Zoti McGonigal pranoi, thonë prokurorët, dhe i tha një kontakti të tij në departamentin e policisë se “kam një interes me babanë e saj për një numër arsyesh”.
Arrestohet ish-agjenti i FBI, mik i Ramës. Ishte i lidhur me oligarkun rus…Një ish-zyrtar i lartë i FBI është vënë nën pranga në SHBA, pasi akuzohet se ka ndihmuar një oligark rus, në dhunim të sanksioneve amerikane.
Charles McGonigal, i njohur si mik i Edi Ramës, fakt i pranuar edhe nga kryeministri shqiptar, (lexo më poshtë lajmet në Zoom.al) dyshohet se ka ndihmuar oligarkun rus, Oleg Deripaska.
Ai ka qenë kreu i kundërinteligjencës në FBI.
Por skandali është shumë më i rëndë.
Sipas revistës së madhe amerikane, ‘Fortune’, ai akuzohet për një tjetër akuzë, se ka marrë para nga një ish-zyrtar i inteligjencës së një vendi të huaj.
Këtë herë bëhet fjalë për Shqipërinë.
“Departamenti i Drejtësisë thotë se McGonigal ka fshehur nga FBI detajet kryesore të një udhëtimi të vitit 2017, që ai bëri në Shqipëri me një ish-anëtar të shërbimit të inteligjencës së atij vendi, i cili i kishte dhënë atij 225 mijë dollarë.
Për shembull, prokurorët thonë se nuk arritën të identifikojnë personin që e shoqëronte në udhëtim ose të zbulonin se strehimi për të do ishte falas.
Pasi mbërriti atij, sipas Departamentit të Drejtësisë, ai u takua me kryeministrin e Shqipërisë dhe e dekurajoi që të mos jepte licenca për shpimin në fushat e naftës në vend për kompanitë ruse. Kontaktet shqiptare të McGonigal kishin një interes financiar për ato vendime, thonë prokurorët”, shkruan revista.
Vetë Edi Rama e ka pranuar publikisht se e ka mik të ngushtë ish-zyrtarin e FBI.
“Shefi i kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im, nuk diskutohet. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA, është çështje e tij. Lëreni të flasë drejtësia në SHBA. Nuk bëhet drejtësia, nuk nxirren fajtorët dhe nuk bëhen akuzat në këtë farë feje se është e tmerrshme”, pati deklaruar Rama në shtator të vitit të kaluar.
SYRI TV zbuloi se miku i Ramës, i akuzuar për lidhjet me oligarkët rusë, kishte hapur një kompani në Tiranë.
Del vendimi i Kushtetueses për mandatin e Olta Xhaçkës, ja çfarë u vendosGjykata kushtetuese ka rrëzuar Kuvendin për Olta Xhaçkën. Gjykata pranon padinë e grupit të Alibeajt duke shpallur si antikushtetues vendimin e socialisteve për mos ta çuar në Gjykatën Kushtetuese legjitimitetin e mandatit të deputetes për ministren e Jashtme.
Sa i takon padisë së grupit të Berishës, gjykata e ka rrëzuar me argumentin se përpara se sa të shqyrtohet legjitimiteti i mandatit duhet të shprehet Kuvendi.
Sipas këtij vendimi, Kuvendi do të duhet të pranojë kërkesën e opozitës për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjshmërinë e mandatit të deputetes të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.
NJOFTIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE:
Gjykata Kushtetuese në datën 18.01.2023, në orën 10:00, mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me nr. 9 (NJ) 2022 Regjistri Themeltar, me kërkues jo më pak se 1/10 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt:
“Zgjidhja e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve. Deklarimi i vendimeve nr. 83, datë 17.11.2022 “Për mosmiratimin e raportit të pakicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” dhe nr. 84, datë 17.11.2022 “Për miratimin e raportit të shumicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, në mbështetje të neneve 131, shkronja “ç”, si dhe të neneve 54, 55, 56, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,
VENDOSI:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Zgjidhjen e konfliktit/mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve.
3. Shfuqizimin e vendimeve nr. 83, datë 17.11.2022 “Për mosmiratimin e raportit të pakicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” dhe nr. 84, datë 17.11.2022 “Për miratimin e raportit të shumicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.