Aplikacion
Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Madridit për të mbajtur një tubim në protestë ndaj qeverisë së qendrës së majtë të kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez.
Demonstrata u mbështet nga partia e ekstremit të djathtë Vox, por konservatorët kryesorë të opozitës së qendrës së djathtë, Partido Popular, gjithashtu morën pjesë, si dhe disa grupe më të vogla.
Duke iu drejtuar protestuesve, udhëheqësi i Vox Santiago Abascal tha se ai ishte atje për të mbështetur një mobilizim “kundër qeverisë më të keqe në histori”. Protestuesit valëvitën flamurin spanjoll dhe e quajtën Sánchez-in tradhtar.
Në dhomën e gjumit, Luizi nuk ia ndan sytë Kiarës, ajo: Po me hipnotizon…Pak para spektaklit, Kiara dhe Luizi pasi janë bërë gati, po kalojnë disa momente së bashku në dhomën e gjumit.
Ndërsa Luizi nuk ia ndan sytë, Kiara shprehet se po ndihet e hipnotizuar.
Luizi: A po hipnotizohesh? (Qeshin të dy)
Artan Hoxha publikon pamjet: Babai i Aleks Nikës dëgjon urdhrat e drejtuesve të Gardës më 21 janarPasi ka siguruar përgjimet e komunikimit në radio pasditen e 21 Janarit, gazetari Artan Hoxha i ka dorëzuar ato tek familjarët e një prej të vrarëve Aleks Nika.
Në kasetat që ka siguruar, Hoxha thotë se është komunikimi mes drejtuesve të gardës që kanë dhënë urdhër për të qëlluar drejt protestuesve, por komunikimi nuk është publikuar për të mos ndikuar hetimet.
Por rishtazi lind pyetja… a do ta çojë kryeministri Edi Rama për ekspertizë edhe këtë video, ashtu siç çoi atë të Agron Xhafës.
Pasi ka publikuar pamjet ku duket babai i Aleks Nikës që dëgjon komunikimin e gardistëve para vrasjes së djalit të tij, Hoxha shkruan:
“Babai i Aleks Nikes, Ndue Nika, duke degjuar në diktofon urdherat e drejtuesve të Gardes, qe çuan në vrasjet e protestuesve me 21 janar 2011.
Mes 4 te vrareve te asaj te premte te ftohte janari, ishte dhe djali i tij, Aleksi, qe kishte dale te protestonte kunder korrupsionit të pushtetit dhe keqeverisjes.
Disa dite pare, me shkova në shtepine e Aleks Nikes, në Lezhe, ku babai, nena, bashkeshortja dhe dy vajzat e tij, presin ende nje pergjigje për skuadren e pushkatimit në bulevardin “Deshmoret e Kombit” ka shkruar Hoxha që pritet të zhvillojë një bisedë tjetër në televizion në lidhje me këtë zbulim.
I dyshuar për vrasje në Greqi, arrestohet shqiptariNjë shqiptar i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e një 47-vjeçari në Kalamatë mëngjesin e së premtes është arrestuar në Greqi.
Shqiptari është ndaluar dhe po shqyrtohet nëse është një nga dy personat që udhëtonin në makinë e cila i bllokoi rrugën motoçikletës së viktimës.
Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Dëbora në Rrugën e Arbrit, 200 mjete të bllokuaraRreth 200 mjete kanë mbetur të bllokuara në Qafën e Murrizit që nga ora 2:30 e drekës.
Mes tyre janë dhjetëra furgonë pasagjerësh, autovetura dhe disa kamionë ushtrie. Tre borëpastruese të kompanisë po punojnë për hapjen dhe kriposjen e rrugës, por reshjet me intensitet dhe era e fortë sjell borë në trupin e rrugës.
Edhe pse kalojnë borëpastrueset, mjetet e vogla me goma verore dhe pa zinxhirë bllokojnë sërish rrigën duke bërë që autokolona të lëvizë shumë pak. Policia ka devijuar trafikun në rrugën e vjetër, nga Klosi drejt Burrelit.
Tirana rrëmben kreun me poker, Vllaznia shkatërrin Laçin në debutimin e BalajtTirana mposhti me lehtësi Bylisin me shifrat 4-1 në “Air Albania” dhe rikthehet në krye të Superiores.
Një ndeshje që është mbyllur me vetëm një lojtar, Patrik, që ka gjetur tripletën në këtë takim.
Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Hasani në minutën e 10 nga penalltia, e cila u fitua pas shumë kontestimeve.
Më pas skena iu la Patrik që realizoi tre golat e tjerë te Tirana.
Ndërkohë goli i nderit te Bylisi u gjet nga Kacorri.
Nga krahu tjetër, Vllaznia mundi Lacin me shifrat 4-1. Dy golat e parë u realizuan nga Ardit Hoxhaj në fundin e pjesës së parë.
Pak minuta pas nisjes të së dytës, Shkurtaj u hodh në fushë te kurbinasit dhe Bekim Balaj debutoi te shkodranët.
Shkurtaj ngushtoi shifrat në të 65, por Juric ktheu avantazhin e dy golave.
Pas një krosimi te Vllaznia, lojtarët e Lacit ishin të angazhuar të markonin Bekim Balajn dhe lanë Juric tërësisht të lirë, që shënoi.
Në fund kishte vend edhe për një predhë të Jonuzit nga distanca që përfundoi në rrjetë.
Laçi dukej i shpërfytyruar në këtë takim dhe nuk kishte shpresë në asnjë moment për të dalë me pikë nga Shkodra. /zoom.al/
Daily Mail: Bandat reklama në TikTok, udhëtime të shqiptarëve me kamion e avion për 18 mijë paund!Tabloidi britanik “Daily Mail” i ka kushtuar sot sërish një artikull të gjatë shqiptarëve që hyjnë në Britaninë e Madhe duke zgjedhur rrugët ilegale.
Në artikull, Daily Mail shkruan se bandat shqiptare kanë rinisur reklamimin e udhëtimeve ilegale përmes kamionit për 18 mijë paund personi, ndërsa shton se “bandat mburren me sukses 100%”.
Artikulli i Daily Mail:
Përpara një goditje për mbërritjen e klandestinëve me anije të vogla, kriminelët kërkojnë deri në 18,000 paund për kokë, por mburren me 100 për qind sukses.
Në dallim nga varkat e vogla që kapen nga varkat e shpëtimit dhe u kalojnë zyrtarëve të Forcave Kufitare, emigrantët me kamion zhduken sapo mbërrijnë. Kjo do të thotë se ata shmangin ndalimin dhe një kthim të mundshëm të shpejtë në Shqipëri.
Edhe pse nuk ka gjasa të fillojë deri në pranverë, marrëveshja e largimit të shpejtë të rënë dakord nga ish-sekretarja e brendshme Priti Patel dhe homologu i saj shqiptar i ka detyruar trafikuesit të ndryshojnë taktikat.
Një postim i TikTok nga një llogari e quajtur “Udhëtim me kamion” shkruhet: Nesër në mëngjes udhëtim nga Belgjika. 100 për qind sukses.
Një gazetari i fshehtë i Mail, i cili i dërgoi mesazh kësaj llogarie mësoi se udhëtimi për dy do ti kushtonte 26 mijë paund. Kontrabandisti shtoi: Do ta nisësh udhëtimin nga Belgjika. Ne do të dërgojmë një taksi për t’ju çuar në destinacionin tuaj. Ne kemi një udhëtim javën tjetër.
Ai konfirmoi se shoferi ishte pjesë e trafikut dhe do t’i fshihte në kamion. Një postim tjetër u ofroi emigrantëve mundësinë për t’u ulur në taksi duke u paraqitur si bashkë-shofer.
Aty thuhej: Kushdo që ndodhet në Belgjikë apo Francë të më shkruaj. 18 mijë paund për në MB. Udhëtimi ynë i natës së fundit shkoi me sukses.
Një reklamues i tretë tha: Sot është udhëtimi ynë i radhës në kabinën e një kamioni. Të më shkruajnë njerëz seriozë që janë në Belgjikë apo Francë. Ne jemi të drejtë dhe ky është suksesi ynë. Nëse keni një mik sugjeroni faqen tonë.
Një tjetër kontrabandist njerëzish përfshiu fotografi të Big Benit dhe Tower Bridge ndërsa ofronte mundësinë për t’u ulur pranë shoferit në taksi për 18,000 paund. Reklama thoshte: Mos u merr me një ndërmjetës. Me ne, arri sot dhe shko nesër.
Ishte dënuar nga drejtësia italiane për drogë, arrestohet në Greqi i shumëkërkuari shqiptarNjë 42-vjeçar shqiptar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Janinë të Greqisë pasi është pikasur nga forcat helene.
Sipas akuzës së shtetit italian 42-vjeçari është dënuar me 6 vite dhe 8 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike.
Sakaq, pas arrestimit të tij ai është vendosur në paraburgim, nërsa mbetet në pritje të procedurës për ekstradimin e tij drejt Italisë.
“Martohen” me njëri-tjetrin anëtarët e grupit të njohur italian, Måneskin!Grupi i njohur italian, Måneskin surprizoi fansat e tyre duke organizuar një dasmë nga ish-drejtori krijues i markës së njohur “Gucci”, Alessandro Michele, në kryeqytetin italian të enjten mbrëma.
Të katër anëtarët e grupit ishin veshur me të bardha, teksa mbërritën në ndërtesën e shekullit të 19-të Palazzo Brancaccio me kostumet e tyre të bardhë, me Victoria dhe Ethan të veshur si nuse dhe Damiano dhe Thomas si dhëndër.

Në ceremoninë martesore nuk mungoi pyetja: “A dëshironi të martoheni duke i premtuar se do t’i qëndroni besnikë njëri-tjetrit gjithmonë, në gëzim dhe dhimbje, në dashuri dhe nder çdo ditë të jetës tuaj?”
Pasi u përgjigjën pozitivisht, grupi shkëmbeu unaza dhe puthje përpara se të performonte një koncert ekskluziv duke përfshirë këngë nga albumi i ri “Rush!”.

Festa private në zonën Colle Oppio të Romës u ndoq nga shumë të famshëm nga bota e artit dhe sportit, duke përfshirë regjisorët e filmave Baz Luhrmann dhe Paolo Sorrentino, reperin Machine Gun Kelly, këngëtaren Elisa dhe yjet e futbollit të AS Roma, Paulo Dybala dhe Lorenzo Pellegrini.

Grupi Måneskin u formua në Romë në 2016-ën dhe përbëhet nga këngëtari Damiano David, basistja Victoria De Angelis, kitaristi Thomas Raggi dhe bateristi Ethan Torchio.
Gazetari Artan Hoxha gjatë bisedës me Nisida Tufën në studion e emisionit “Kjo Javë”, foli edhe mbi zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinajt, teksa tha se autoritetet tona ende nuk kanë një përgjigje përfundimtare për fatin e tij por kanë një version sipas të cilit kemi të bëjmë me një rrëmbim dhe eleminim fizik të tij.
Hoxha shtoi se megjithatë nuk ka një përgjigje zyrtare për fatin e Martinajt, por deklaroi se ajo që sot është e pamohueshme është se ai është zhdukur dhe rrethi i tij ka dalë jashtë loje në botën e krimit.
Sipas tij pas zhdukjes së Martinajt u ndërprenë edhe të gjitha atentatet me armë në vend “si me thikë”, ndërsa theksoi se atentati ndaj kushëririt të tij, Brilant Martinaj mbetet ende i pazbardhur.
“Autoritetet tona nuk kanë përgjigje, kanë një version të tyre. Versioni i tyre është i njëjti me atë që kam deklaruar unë që kemi të bëjmë me një rrëmbim zhdukje dhe më pas eleminimi fizik të Martinajt. Kemi parë dhe kontrollet në banesat e Martinajt por ende nuk ka një përgjigje zyrtare për fatin e tij. Ajo që sot është e pamohueshme është se ai është zhdukur, rrethi i tij ka dalë jashtë loje. Pas zhdukjes së tij u ndërprenë atentatet me armë si me thikë, por kemi dhe ngjarjen e vrasjes së kushëririt të tij Brilant Martinaj ende e pazbardhur”, tha Hoxha.