Aplikacion
Prezantuesi dhe gazetari Nick Ferrari dhe Ministri i Zyrës se Brendshme Robert Jenrick përplasen ‘live’ për gjuhën e tij ndaj shqiptarëve.
Një incident diplomatik është shkaktuar nga publikimi i një videoje promovuese që vlerëson ata që kanë gjetur dhe ndaluar emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria. Nick Ferrari dhe Ministri Robert Jenrick, i cili publikoi videon, patën një përplasje të ashpër në emisionin e mëngjesit të Nick.
Robert Jenrick i tha Nick: “Nuk jam penduar për videon, por mendoj se është e rëndësishme që të punojmë në mënyrë konstruktive me qeverinë shqiptare ashtu siç jemi në të vërtetë.”
Nick pyeti: “Si është konstruktive?”
“Dua të kemi marrëdhënien më produktive që mundemi me qeverinë shqiptare”, u përgjigj ministri.
“Epo pse i keni ofenduar atëherë?”, Nick u përgjigj.
Z. Jenrick u mbrojt: “Ajo që ne duhet të jemi në gjendje të dallojmë është diaspora shqiptare në këtë vend, të cilën ne e respektojmë dhe dëshirojmë të punojmë sa më afër që të mundemi – shtetasit britanikë që janë me origjinë shqiptare, ata që zgjedhin të vijnë këtu legalisht. …dhe ata që vijnë këtu ilegalisht me varka të vogla.
“Është absolutisht e drejtë që qeveria ka një qëndrim shumë të fortë për këtë dhe është një fokus i veçantë i kryeministrit dhe i imi për të ulur dukuritë që pamë vitin e kaluar që ishte një numër shumë i madh i shqiptarëve që erdhën ilegalisht… Shqipëria është një vend i sigurt!”.
Nick theksoi: “Ju citohet të keni thënë: “Unë kam takuar stafin fantastik që ka punuar…për të gjetur shqiptarët, për t’i ndaluar ata, për t’i futur në trajnerë, për t’i çuar në aeroport dhe për t’i kthyer në Tiranë.’
“Askund në atë fjali nuk përmendet paligjshmëria. Imagjinoni sikur një vend tjetër t’ua thoshte këtë britanikëve.”
Ministri deklaroi: “Ajo që është thelbësore këtu është që ata individë që vijnë këtu ilegalisht dhe ata njerëz që janë shkelës të shtetasve të huaj…të hiqen zyrtarisht nga oficerët e mi të zbatimit të imigracionit dhe të kthehen në vendet e tyre.”
Zoti Jenrick tha se ai “nuk do të pengohet” nga vazhdimi i punës së tij, por do të vazhdojë të “punojë produktivisht” me qeverinë shqiptare.
Deklarimet e Alda Klosit në kundërshtim me njëra-tjetrën, ja çfarë zbuloi grabitjen e pastruesesTashmë, nuk përbën më sekret.
Ato dolën dhe janë aty, përpara nesh.
Pa emër, por me ngjyrën e tyre, duke na provuar atë që deri dje, ishte vetëm një përfolje dhe asgjë më shumë.
Por që sot janë një barrë prove, që na tregon përmasat e vërteta se deri në çfarë niveli ka mbërritur korrupsioni në Shqipëri.
Para që ulërasin fort, duke na treguar se korrupsioni në qeverinë Rama jo vetëm nuk është luftuar, por me shumat e fundit të gjetura në apartamentin e zyrtares së tij, duket se ka marrë përmasa edhe më groteske.
Skandal që duket se shkërmoqi njëherë e mirë edhe ngrehinën e ngritur me aq kujdes nga kryeministri Rama, për luftë të paepur të qeverisë se tij ndaj korrupsionit, por që rrëzoi edhe mitin e ngritur me aq sofizëm prej tij, se gratë në poste zyrtare janë më pak të korruptuara se burrat.
Mit, që u desh një pastruese e vetme, për ta rrëzuar në fare pak ditë.
Në këtë dokumentar të përgatitur nga emisioni ‘Në shënjestër’ do të flasim pikërisht për nivelin e përfshirjes së zyrtarëve të lartë qeveritarë në korrupsion, por edhe në ngjarje kriminale.
Dokumentar ku do të ndalemi në tri rastet më të fundit, ku këtë herë emra të përveçëm që dalin të lidhur me korrupsionin dhe krimin janë zyrtare të qeverisë Rama.
Rasti i parë dhe më i bujshmi, ku do të përqëndrojmë vëmendjen, është ai i Alda Klosit, ish-zyrtare në Kryeministri.
Një emër, deri dje jo shumë i lakuar, jashtë fokusit kryesor të medias, por që mori vëmendje pas lajmit se në banesën e saj u grabitën qindra mijëra euro, dollarë dhe bizhuteri me vlerë të çmuar.
Grabitje, që sipas policisë u krye më 15 dhjetor 2022, nga Rozeta Dobi dhe i biri i saj Havier Dobi.
Rozeta Dobi që rezultoi të ishte pastruese në apartamentin e zonjës Klosi.
Ngjarje, e cila më shumë se sa akti i pastrueses dhe të birit, vëmendja e opinionit publik u përqëndrua te pasuria e jashtëzakonshme monetare që kishte grumbulluar në fare pak vite punë zyrtarja e qeverisë Rama.
Por edhe te dëshmitë e saj kontroverse, mbi legjitimitetin e këtyre parave.
Çka rriti ndjeshëm dyshimin te media dhe opinioni publik, se këto para ndryshe nga sa deklaronte zonja Klosi, ishin fryt i një afere korruptive.
Që lidhej edhe me pozicionet e saj më të mëhershme të punës, por edhe me aferën e inceneratorëve, ku ishte një nga zyrtaret që thuhet se kishte kaluar në duar, letrat.
“Profesioni im është juriste. Prej rreth 2 muajsh unë kam marrë një banesë me qira tek pallatet ‘Orion’, në Rrugën e ‘Kosovarëve’ dhe jetoj së bashku me vajzën time e cila është 16 vjeçe.
Sot rreth orës 10.08 kam dalë nga banesa, kam mbyllur derën me çelës dhe kam marrë makinën poshtë pallatit. Gjatë kësaj kohe kam shkuar në një takim me dy mikeshat e mia tek OSSHE. Pasi kam mbaruar takimin kam shkuar në zyrë tek Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare që ndodhet në afërsi të Gardës së Republikës. Rreth orës 14.00 më ka telefonuar vajza ime dhe më ka thënë se dera e banesës ishte e hapur.
Unë i thashë se e kam mbyllur derën por ajo më tregoi se të gjitha rrobat ishin të shpërndara nëpër dhomën e gjumit”, deklaroi Alda klosi më 15.12.2022
Por siç thamë ato që e rënduan më shumë pozitën e zyrtares Klosi para ligjit, u bënë dëshmitë e saj dhënë para grupit hetues mbi origjinën e parave të grabitura nga pastruesja e në apartamentin e saj.
Apartamentin ku ajo tha se jetonte me qira, gjatë dy muajve të fundit.
Sipas dëshmisë së parë të dhënë para oficerëve të policisë, ditën e ngjarjes, Alda Klosi rezulton të jetë shprehur se në këtë ditë ka qenë në Shqipëri.
Dhe se lajmin për grabitjen e mësoi nga vajza e saj, e cila e kishte gjetur banesën në gjendje të ç’rregullt.
Dëshmia e vajzës së Alda Klosit:
Më datë 15 Dhjetor 2022, rreth orës 7.30, unë kam dalë nga banesa dhe kam shkuar në shkollën ‘Sami Frasheri’, ku jam nxënëse në vitin e parë. Unë kam qëndruar në shkollë deri në orën 11.30. Më pas jam ulur te një hotel që ndodhet te Rruga e ‘Barrikadave’ ku kam pirë kafe me shoqërinë e klasës.
Rreth orës 13.50, unë kam shkuar tek zyra e nënës sime, Alda Klosi, tek zona e Gardës, ku kam qëndruar vetëm për disa minuta, dhe më pas në këmbë kam shkuar tek shtëpia në Rrugën e ‘Kosovarëve’. Në momentin që ndodhesha në banesë konstatova se dera ishte pak e hapur.
U futa në shtëpi dhe pashë se pjesa e kuzhinës ishte në rregull, ndërsa në dhomën e gjumit konstatova se rafti ishte i hapur dhe të gjitha rrobat ishin të hedhura në tokë. Pas këtij momenti telefonova menjëherë mamanë time, ku i tregova për situatën.
Kjo dëshmi e vajzës u mbështet edhe nga mamaja e saj.
E cila siç rezulton më pas, rendi drejt apartamentit të saj për të parë se çfarë kishte ndodhur.
Dëshmia e Alda Klosit, 15 Dhjetor 2022:
Pasi fola me vajzën, menjëherë u nisa për në banesë, ku konstatova se tek dhoma e gjumit të gjitha rrobat e dollapit ishin të hedhura mbi krevat dhe në dysheme.
Aty vura re se më mungonin të gjitha bizhuteritë e shumë viteve të cilat kanë qenë tek sirtari i parë i komodinës së vogël në krah të dollapit. Pas këtij konstatimi unë lajmërova policinë në telefon.
Deklarimet e nënës dhe vajzës, u përforcuan edhe nga administratori i pallatit, ku ato banonin.
I cili tregoi se si e gjeti vajzën duke qarë, vetëm pak minuta para se aty të mbërrinte policia.
Në dosjen hetimore thuhet se administratori i pallatit ‘Orion’ A. N, deklaron se më datë 15 Dhjetor 2022, rreth orës 14.00 e ka telefonuar një banor i pallatit të cilin e njihte me emrin Landi dhe i ka thënë se kishte ngelur një fëmijë në ashensor.
Pas kësaj, ai thotë se menjëherë ka shkuar tek pallati dhe ka shikuar një zonjë që banon në katin e parë, që po qante në trotuar dhe disa persona të tjerë. Këtu ai është afruar dhe ka mësuar në lidhje me vjedhjen e banesës së shtetases Alda Klosi.
Ai sqaron se gjatë kohës që ka qenë në punë, duke filluar rreth orës 06.30 dhe deri në orën 12.30, koha kur është larguar fillimisht, nuk ka parë ndonjë person të dyshimtë.
Por, siç do të shikohet më poshtë në intervistimin e saj të parë nga oficeri i policisë gjyqësore, Alda Klosi, nuk flet asgjëkundi për sasinë e madhe të parave që ishte grabitur në banesën e saj.
Por vetëm për para që sipas saj shërbenin për shpenzime vetjake.
“Nga kontrolli paraprak kam konstatuar se më mungonin edhe një sasi parash për shpenzime dhe mbarëvajtjen jetike të përditshme.
Gjithashtu mua më mungonin edhe bizhuteritë nga të cilat katër kanë qenë byzylykë floriri, disa unaza, disa palë vëthë dhe bizhuteri të tjera por që unë nuk jam në gjendje t’i përshkruaj, si dhe vlerën nuk jam në gjendje ta përcaktoj”, ka deklaruar ajo.
Por zbulimi që do vinte më pas do të ishte tronditës.
Pasi nga hetimet dhe identifikimi i autorëve të grabitjes, që në fillim dukej një vjedhje e zakontë, rezultoi se shuma e parave i kalonte shumëfish shpenzimet vetjake.
“Banesa ka 5 çelësa dhe një kopje e kam unë, një kopje vajza ime, dhe një kopje pastruesja e cila quhet Roza por mbiemrin nuk ja mbaj mend.
Në kohën që unë kam dalë nga apartamenti nuk ka patur asnjë person. Nuk kam parë ndonjë person të dyshuar konkret por e le në gjykimin tuaj për të vlerësuar gjithë rrethin e personave që ju mund të vlerësoni si të dyshuar”, deklaroi Alda Klosi.
Por ndërsa Alda Klosi jepte këto deklarime, e gjithë vëmendja e grupit hetues u ndal te pastruesja e saj, që mundi të sigurojë falë metodave speciale të hetimit, prova të forta se pas grabitjes së zyrtares së lartë, qëndronte pikërisht ajo edhe dhe i biri i saj.
Por nga hetimet e mëtejshme do të rezultonte se shuma e grabitur në banesën e zyrtares, e cila deri në këtë moment nuk e dinte se sa para kishte në apartamentin e saj, do të ishte shumë më e madhe, se sa vetë policia kishte mundur të gjente dhe të numëronte në momentin e parë të kontrollit në banesën e pastrueses Dobi.
Këtë herë shuma nuk do të ishte 120 mijë euro, por disa fish më e lartë.
Pas kontrollit të dytë të kryer në banesën e familjes Dobi, ku në tubin e aspirimit të kuzhinës, policia gjeti të fshehura edhe 400 mijë euro të tjera. Para të cilat, siç thamë, nuk u pikasën në kontrollin e parë të ushtruar nga policia, por që identifikimi i tyre u bë i mundur vetëm falë përgjimit ambiental të kryer në dhomat e policisë, gjatë bisedave të shkëmbyera midis nënë e bir.
Respektivisht, pastrueses Rozeta Dobi dhe djalit të saj Havier Dobi.
Gjatë këtij përgjimi, në një moment, e ëma kritikon të birin, përse kishte harxhuar aq shumë para, ndërsa i premton se do ta marrë ajo përsipër fajin.
Ndërkohë që i biri dëgjohet teksa i thotë, se për paratë e tjera të fshehura lart, do kujdesej ai vetë.
Do të ishte ky përgjim, siç e thamë që do të kthente edhe njëherë policinë në banesën e familjes Dobi.
Ku do të bënte një tjetër zbulim të madh.
“Nisur nga dyshimet e krijuara, mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën e ‘Kosovarëve’, bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara, ushtruam rikontroll në banesën e nënë e bir.
Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro, 8 500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Do të ishte vetë Rozeta Dobi e cila në vazhdim do të tregonte edhe se si e kreu vjedhjen në banesën e zyrtares së Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.
Grabitje të cilën e justifikoi me urrejtjen e madhe që kishte për punëdhënësen e saj”, thuhet në dosjen hetimore.
“Më datë 15 Dhjetor 2022 i kërkova djalit tim Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldës.
Pasi hyra në banesë, të cilën e hapa me çelsin që disponoja, bëra fillimisht një kontroll për të parë se çfarë ajo kishte në apartament. Gjatë kontrollit vura re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e hapa, brenda saj konstatova se ndodheshin shuma monetare të prejeve 200 dhe 500 euroshe dhe 100 dollarëshe. Në momentin që pashë këto shuma parash nga urrejtja që kisha krijuar ndaj Alda Klosit i mora paratë dhe u largova më pas me mjetin e djalit tim”, ka deklaruar Rozeta Dobi
Por ai që do të fundoste të gjithë skenarin e ndërtuar me aq kujdes të grabitjes, do të ishte vetë djali i pastrueses, Rozeta Dobi, i cili mesa duket nga padurimi, filloi të shpenzojë në luks paratë e grabitura nga nëna e tij.
Ndërkohë që atij iu sekuestruan ndër të tjera dy automjete Mercedes Benz, të blera me paratë e grabitura në banesën e Alda Klosit.
“Më datë 15 Dhjetor 2022 rreth orës 09:00 unë kam shkuar me makinën time Mercedes-Benz së bashku me mamanë tek Rruga e ‘Kosovarëve’, pasi mamaja ime punon si sanitare tek një banesë në kompleksin ‘Orion’. Pas rreth 10 minutash, mamaja ka dalë dhe kishte me vete një çantë shkolle ‘Adidas’.
Në momentin që kemi mbërritur te lagjia jonë vura re se mamaja nxorri nga çanta një kasafortë, të cilën e hodhi te koshat e plehrave. Disa ditë më vonë mamaja më tregoi tregoi një shumë parash me prerje 500 dhe 200 euro, si edhe me prerje 100 dollarë, ku më tha se këto para ajo i kishte marrë te banesa te Rruga e ‘Kosovarëve’ ku ajo punonte si sanitare”, tha Havier Dobi.
Por gjetja e kësaj shume marramendëse parash, duket se ndryshoi edhe njëherë mendimin e zonjës Klosi.
Ku ndërsa herën e parë tha se në banesë kishte para vetëm për shpenzime vetjake, në deklarimin e dytë para agjentëve të policisë, ajo tha se kishte 120 mijë euro.
Por nuk pranoi asnjë autorësi për 400 mijë eurot e tjera të gjetura në banesën e pastrueses së saj, të cilat kjo e fundit tha, se edhe këto para I kishte marrë në banesën e Alda Klosit.
Ndërkohë në dosjen hetimore thuhet se Alda Klosi, ka deklaruar që gjatë kësaj kohe ajo ka menduar me qetësi për sendet që ka patur dhe thotë se ditën e ngjarjes i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120 000 euro, të cilat kanë qenë në prerje 500 dhe 200 euro si dhe një shumë prej 30 000 dollarë.
Ajo deklaron gjithashtu se këto para i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me sëmundje të rëndë dhe për çdo nevojë që do të kishte.
Kjo pasi sipas saj djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e të afërmve të saj të cilët jetojnë në Amerikë. Ku ajo deklaron se edhe xhaxhai i saj, po kurohet në Amerikë këto kohë.
“Në administratën këtu kemi dy lloje emërimesh, emërime që vijnë për shkak të lidhjeve politike dhe janë individë që kontribuojnë në fushata elektorale dhe shpërblehen me poste administrative dhe kjo kategori është deri diku kategoria më e korruptuar e strukturës shtetërore.
Është e korruptuar jo sepse partitë janë në thelb më të korruptuara sesa tjerat, por sepse nuk kanë ardhur sipas sistemit të transparencës dhe meritokracisë dhe as për shkak të CV-së profesionale të tyre.
Emërimin e tyre në administratë e shohin si një shans për të kompensuar financiarisht gjendjen e tyre, gjendjen e familjes, gjendjen e miqve dhe gjendjen e kolegëve të partisë politike”, deklaron Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike.
Por ndërsa për 120 mijë eurot, zyrtarja Klosi tha se janë të xhaxhait të sëmurë në Amerikë, dëshmitë e saj kontroverse, duket se nuk e kanë bindur grupin hetues.
Shuma marramendëse e gjetur e fshehur në banesën e pastrueses së saj, e cila rrëfeu se të gjitha paratë i kishte grabitur në banesën e zyrtares, ngritën shpejt edhe një furtunë në opinionin publik.
Opinion publik që tashmë u ndal jo te akti i pastrueses, por te pasuria e gjetur në banesën e zyrtares së lartë të qeverisë Rama.
Çka e detyroi kryeministrin Rama, i gjendur në një presion të fortë politik, që të reagonte në një postim në twitter.
Duke hequr çdo barrë fajësie mbi qeverinë dhe duke ia ngarkuar atë vetë personave përgjegjës.
Të cilëve, si kurrë më parë ai iu drejtua me fjalët llumi.
“Nuk e di kur do ta kuptojnë disa që Reforma në Drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen pikërisht për të pastruar llumin!
Prandaj kur del llumi falë punës së këtyre institucioneve, s’duhet harruar se këto janë provat e vullnetit tonë kundër korrupsionit!
E thënë ndryshe, në një kohë tjetër policia apo drejtësia nuk ia nxirrnin kurrë lakrat në shesh njerëzve të veshur me kostum zyrtar, ndërsa sot kohët ndryshojnë përditë për mirë edhe në këtë drejtim! Sepse sot vullneti politik është i plotë dhe mburoja e vjetër politike ka rënë! Unë uroj vetëm që t’u shkohet sa më shumë deri në fund historive të ulëta me para të pista dhe forca e ligjit të mos ndalojë përpara askujt, kur faktet provojnë se është shkelur ligji për përfitime të paligjshme, nga kushdo qoftë”, shkroi ai në Twitter.
Por në të gjithë këtë histori, ata që u ndjenë më të tradhtuar, siç thamë, ishin qytetarët.
Të cilët në përceptimin e tyre, panë këtë herë, se si paratë e tyre ishin mbledhur në një kasafortë.
Dhe jo në kasafortën e thesarit të shtetit, por të një zyrtareje e cila ishte aty për t’u shërbyer atyre.
“Është interesante që sa herë që ndodhin skandale ne akuzojmë ministra, por në fakt njerëzit që firmosin janë sekretarët e përgjithshëm dhe ata duhet të ishin modeli i administratës në Shqipëri, funksionarët e drejtorëve të përgjithshëm janë zyrtarët me të ardhurat më të larta në Shqipëri. Kur administrate nuk të siguron të ardhura, nuk të siguron një standart më të lartë se pjesa tjetër.
Dhe si sigurohen këto, përmes këtij sistemi klientelist, përmes akteve korruptive dhe përmes një fenomeni”, thotë Afrim Krasniqi.
Ajo çka e bëri edhe më groteske të gjithë këtë ngjarje, e cila duhet të kishte shkundur nga themelet qeverinë dhe shoqërinë, është se askush nuk i doli për zot, 400 mijë eurove të tjera të gjendura në banesën e pastrueses Rozeta Dobi.
Para të cilat kjo e fundit thotë se i mori bashkë me të tjerat në kasafortën e apartamentit të zyrtares Alda Klosi. Ndërsa kjo e fundit mohon të jenë paratë e saj, duke deklaruar si para të sajat, vetëm 120 mijë euro dhe bizhutë e gjendura fillimisht në banesën e familjes Dobi.
“Shoqëria shqiptare po e çon në dy dimensione. Në dimensionin e parë është cikli që duhet të kalojmë ne që është një cikël normal dhe nga ana tjetër sa i përket veprimeve korruptive nuk është një cikël që e ka origjinën në Shqipëri, por është për shkak të situatës në të cilën ndodhemi ne ku shërbimet nuk kanë më karakter parësor, por kanë filluar të grumbullohen në pak duar dhe duke qenë se janë në pak duar të gjitha shërbimet padyshim që veprimet që vijnë për pasojë do të jenë korruptive”, tha juristi Sokol Hazizaj.
Por ndërsa këto zhvillime të vrullshme, duhet të kishin vënë në lëvizje SPAK, duket se ky institucion i ngritur nga reforma në drejtësi për të ndjekur paranë, ka vendosur të dremisë dhe të mos reagojë shpejt për këtë ngjarje, ku e përfshirë është një zyrtare e lartë.
Hetim serioz që mund të nxjerrë në pah edhe shumë emra të tjerë zyrtarësh se kush mund të fshihet pas shumës së madhe të parave, që sot kërkojnë një emër.
Ndërkohë që kjo histori na tregoi se si mjafton edhe një pastruese dhe një fshesë elektrike, për të na treguar paratë dhe pastruar atë që kryeministri Rama e quan ‘llumi’.
Por edhe se si një pastruese, mundi të bëjë Vettingun, e një funksionare publike.
“Deklarata e kryeministrit kur tha që llumi do përballet me drejtësinë është përgjegjës etj.. është e pamjaftueshme. Kryeministri është zgjedhur për të drejtuar Shqipërinë dhe ka 10 vjet që e ka këtë lloj mandati.
Gjithë këtë lloj debati e shoh në këtë kontekst, sesi disa individë të paprekshëm vazhdojnë të jenë të paprekshëm për shkak të lidhjeve politike dhe sesi politikanët përgjegjës për emërimin, promovimin dhe krijimin e këtij sistemi vazhdojnë ti mbrojnë ose vazhdojnë ta largojnë përgjegjësinë nga vetja e tyre”, tha Afrim Krasniqi.
Asllani fiton trofeun e parë në karrierë! E turpëroi Theo Hernandez me një lëvizjeMesfushori shqiptar Kristjan Asllani ka fituar trofeun e parë me Interin. Zikaltërit triumfuan me shifrat 3-0 ndaj Milanit në Superkupën e Italisë.
Në minutën e 84 të takimit është aktivizuar edhe ndërkbëtari shqiptar. Ky i fundit rrëmbeu vëmendjen e tifozëve në minutën e 94.
Me një lëvizje shumë të bukur, Asllani e dërgoi Theo Hernandezin nga Arabia Saudite ku u luajt takimi në San Siro.
Komente vlerësuese kanë shpërthyer në rrjetet sociale për lojtarin e Kombëtares që tregon stilin e lojës së një lojtari brazilian. /zoom.al/
Luizi bën planet e martesës me Kiarën: Kur të jetojmë bashkë do…Luiz Ejlli, një nga banorët më të spikatur dhe më të pëlqyer nga publiku deri më tani, që në ditën e parë të hyrjes në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”, ka shprehur pëlqimin për moderatoren, Kiara Tito. Prime-in e djeshëm, i cili përkoi edhe me ditëlindjen e Kiara Titos, Luizi zgjodhi t’i bënte një surprizë të veçantë duke i kënduar para të gjithëve. Pas kësaj, ai ka treguar se si do jetojnë ata të dy kur do martohen, kjo situatë e krijuar prej tij dhe jo deklarimeve të moderatores.
Në një moment artisti nga Shkodra ka thënë se kur të martohen do kenë lavatriçe të ndara, pasi Kiarës i pëlqen t’i lajë rrobat veçmas. Pas kësaj ai i ka dhuruar një përqafim moderatores duke i thënë: “Shpirt të kam.
U kap në fermën e kanabisit në Angli, dënohet me 22 muaj burg 30-vjeçari shqiptarNjë shqiptar në Angli është dënuar me 22 muaj burg pasi u kap duke ruajtur bimë kanabisi me vlerë deri në 848,000 paund në Angli është ë një fermë kanabisi. Mediat britanike shkruajnë se ai është 30-vjeçari Arnold Hazizi.
Oficerët e policisë britanike gjatë kontrollit të ‘fabrikës së kanabisit’ hynë në pronë hasën një derë të përforcuar, grila çeliku dhe një alarm. I varur nga dera e përparme ishte një çelës me një fole alarmi. Hazizi, i cili ishte i vetmi person brenda tentoi të arratiset duke u ngjitur përmes paneleve të çatisë në çatinë e sheshtë të një fqinji, hodhi 2 celularë, por u arrit të kapej nga policët.
Një pjesë e ndërtesës Conrad ku u kap 30-vjeçari ishte shndërruar në një fabrikë të madhe kanabisi, me 1010 bimë, të cilat në tregun e paligjshëm kapnin vlerën e 283,000 dhe 848,400 paundëve, ku vetëm pajisjet e instaluara kishin vlerën e 12 mijë paundëve.
Gjatë seancës gjyqësore, Hazizi deklaroi se në Shqipëri kishte punuar në fermën e tij familjare, por për shkak të borxheve ishte detyruar të shkonte ilegalisht në Britaninë e Madhe. Ai pretendoi se qëndroi fillimisht te një mik i tij i quajtur Miri në Mançester dhe punoi për të.
“Jam i zhytur në borxhe në Shqipëri”, ka deklaruar ai.
Avokati i 30-vjeçzrit shqiptar, Simon Killeen tha se klienti i tij rrezikohet në Shqipëri sepse ka shumë borxhe.
“Ai ka një grua, një fëmijë dhe prindërit atje. Erdhi në Angli në Janar të 2022-it. Rrezikohet në Shqipëri”, tha Killeen.
Gjykatësi tha se çështja e dëbimit u përket autoriteteve të tjera, por mendimi i tij ishte që i pandehuri të dëbohet në momentin e lirimit nga burgu.
Tronditet Kosova/ Gjermanët zbulojnë atentatin e planifikuar ndaj kreut të LDKMediat e Kosovës kanë raportuar mbrëmjen e sotme se ishte planifikuar një atentat me shënjestër kreun dhe disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në lidhje me ngjarjen kanë reaguar autoritetet policore të Kosovës, të cilat kanë bërë me dije detaje në lidhje me ngjarjen.
“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, u shpreh Krasniqi.
Mediat vendase kanë raportuar se kërcënimi është denoncuar nga organet gjermane të sigurisë, pasi kishin rënë në gjurmë të një përgjimi ku flitet për një atentat direkt ndaj kryetarit të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie.
Mendohet se organizimi i atentatit do të kishte motive politike.
Përveç kreut të LDK, Lumir Abdixhiku, shënjestër e atentatit do të ishin dhe deputetët Abdullah Hoti ish-kryeministër, Armend Zemaj dhe Arben Gashi.
Inter fiton Superkupën e Italisë, zikaltrit festojnë me Dimarco, Dzeko & MartinezInter fiton edicionin e 35-të të Superkupës së Italisë, trofeu i dyti radhazi dhe i shtati në historinë e tyre.
Në Riad në Arabia Saudite, zikaltrit mposhtën Milanin 3-0 në një ndeshje pa histori.
Në minutën e 10-të Dimarco zhbllokon ndeshjen, duke shënuar pas asistit të mesfushorit Barella.
Dzeko dyfishoi epërsinë në minutën e 21-të, duke përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes kuqezi.
Skuadra e Inzaghit kontrollon reagimin e djallit në pjesën e dytë dhe mbyll çdo fjalim në minutën e 77-të me Lautaro Martinez.
Në minutën e 92-të traversa e Rebiç, ishte shumë pak për Milanin.
Për Inzaghin është triumfi i katërt, një rekord i ndarë me Lippin dhe Capello. /zoom.al/
Çfarë nuk duronte dot Stresi te Kejsi kur ishin të martuarNë një bisedë në “Big Brother Kosova”, Stresi ka zbuluar si rrallëherë çfarë e bezdiste tek ish-bashkëshortja, Kejsi, kur ishin të martuar. Duke biseduar me Artën në oborr, reperi është shprehur se Kejsi i bënte shumë foto, teksa ishte në gjumë, gjë e cila e bezdiste.
Më herët, në një bisedë me Xhulin, Arkimed Lushaj hapi sërish temën e sëmundjes së Kejsit duke u shprehur se më shumë i dhemb kjo se ndarja e tyre.
“Nuk dua që të vijë këtu që ta shohin. Mjafton vetëm të pranojë që të takohemi. Jo që nuk ka pranuar po ajo jeton në Kanada dhe bën dy punë atje. E nxjerr lekun më së miri punon në bankë. Punon shumë. Nganjëherë më vjen gjynah se nuk ka kohë që të dalë as fundjavave”, u shpreh ai.
“E kam të vështirë të përshtatem me një femër. Nuk është histori gjashtëmujore por është diçka që ka zgjatur gjashtë vjeç e gjysmë. Nuk mund t’i them detajet. Vetëm të jetë mirë. Më ka vrarë më shumë se ajo ka tumor se nuk më ka vrarë mua ndarja, në kuptim e fjalës se çfarë më ka bërë plaga e saj që ka. Kuptoje një vajzë si ajo, ka dy punë, ka pasur ndarjen tonë mbi kurriz, tumorin në kokë. Më dhimbsen njerëzit shumë”, vazhdoi më tej reperi.
Roberto Saviano: Si ndryshon mafia pas arrestimit të Matteo Messina DenarosHierarkia e organizatës mafioze “Cosa Nostra” është e vjetër, si shoqëria italiane. Dhe interesat ekonomike kanë përshkuar gjithçka
Roberto Saviano- Corriere della Sera
Çfarë do të ndodhë pas kapjes së Matteo Messina Denaros? Në realitet nuk ka rëndësi t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, sepse më e keqja, më e rënda, e pariparueshme tashmë, kishte ndodhur dhe po ndodh.
Nuk po shpenzoj tone apokaliptike apo të tepruara, gjithsesi. Në vitin 2021, Banka e Italisë tregoi se xhiroja e karteleve mafioze ishte rreth 38 miliardë euro në vit. Këto 38 miliardë euro janë shumë më tepër se 100 milionë në ditë.
Njëqind milionë në ditë që zhvendosen dhe investohen, por nëse kësaj shifre i shtojmë edhe atë që Drejtoria Kombëtare Antimafia kishte deklaruar në vitin 2020, duke gjurmuar asetet që rrjedhin nga trafiku i drogës prej 400 miliardë eurosh vetëm në Itali, kuptojmë se jemi duke folur për një ekonomi gjithnjë në zgjerim që ushqen dhe mbështet ekonominë legale.
Për momentin, çështja mafioze është injoruar plotësisht nga debati politik dhe është trajtuar vetëm në mënyrë retorike gjatë fushatës elektorale.
Mafiet, kur vrasin, duken; kur ata bëjnë biznes janë të padukshëm dhe kur bëjnë biznes është në fakt mirë për të gjithë, sepse sjellja e tyre nuk dallohet nga ajo e çdo sipërmarrësi ose fondi investimi tjetër.
Bizneset e mëdha në rrezik do të vazhdojnë të rriten, siç është neni 104 i ligjit, i cili u ka dhënë, shpesh pa kontroll, ortekë parash kompanive të ndërtimit, në shumë raste një zgjerim të drejtpërdrejtë të karteleve mafioze (por do të kemi vetëm prova për të gjitha këto vite: tani kemi vetëm të dhëna ).
Partitë, siç e kemi parë në hetimet e Antimafias të 20 viteve të fundit, nuk kanë as një sistem real për t’u mbrojtur nga infiltrimi dhe aleancat mafioze, sepse gjithçka ia delegojnë drejtësisë.
Nëse ka hetime, palët kanë filluar të jenë (por jo gjithmonë, në fakt) të kujdesshme në emërimin e disa figurave; nëse nuk ka hetime, ata nuk thellohen dhe në shumë raste kërkojnë pushtetet zgjedhore mafioze.
Megjithatë, politika duhet të jetë në gjendje të bëjë një përzgjedhje, me informacionin dhe njohuritë e saj territoriale, nuk duhet të presë dënimet e gjyqtarëve për të zgjedhur personelin e saj politik.
Megjithatë, duket se po kërkon pikërisht ata ndërmjetës politikë të aftë për të sjellë në këmbim fluksin e paketës së votave.
Nëse duam të shkojmë drejt e tek gjërat për të bërë, sjellja e parë antimafia do të ishte legalizimi i drogave të lehta: kjo do t’i privonte organizatat nga një burim i rëndësishëm fitimi dhe do të çlironte sistemin gjyqësor nga ligjet ndaluese që godasin rëndë konsumatorët, pa mundur të gjurmojë trafikantët e mëdhenj të drogës.
Sipas raportit në Parlament nga Drejtoria e Hetimit Antimafia, ekonomia e nëndheshme e kanabisit kap vlerën e rreth 6 miliardë eurove dhe i përgjigjet rreth 40% të të ardhurave të mafies.
Kjo do të dërrmonte një segment shumë të rëndësishëm të ekonomisë mafioze, atë të grupeve në zhvillim.
Por le të kthehemi te Messina Denaro, tani çfarë do të ndodhë pas tij? Epo le të themi se është e rrezikshme në analizë ta konsiderosh atë vetëm një bos me shumë karizëm: asnjë bos, shef provincial “i thjeshtë”, nuk mund të menaxhonte masën e kapitalit që i është atribuuar nga prokurorët antimafie dekadën e fundit (në vitin 2007 u identifikuan 700 milionë euro, në 2010 u sekuestruan asete për 1.5 miliardë euro, në 2018 u sekuestruan 1.5 miliardë euro).
E rrezikshme të mendosh se komisioni që bashkon familjet e “Cosa Nostra”-s – edhe pse jo i strukturuar si dikur – nuk ekziston më.
Të gjitha deklaratat e bashkëpunëtorëve të drejtësisë flasin për Messina Denaron si një bos që nuk flet për vendimet e familjeve, duke i lënë të lirë.
Ai ka menaxhuar punët e tij pa i dhënë llogari askujt, pikërisht sepse nuk ka pyetur të tjerët.
Kështu, “Cosa Nostra” humbi strukturën dhe unitetin e saj pas kapjes së Provenzanos, trashëgimtarit të fundit të korleonezëve nga lart-poshtë; Messina Denaro nuk u përpoq të qeveriste siç kishin bërë kumbarët e tij, por qeveriste me obsesionin për të ndërhyrë sa më pak, gjë që shpesh e çonte organizatën në rrëmujë, duke i lënë familjet e Palermos dhe ato të provincës pa plane të përbashkëta.
“Cosa Nostra” pagoi për dukshmërinë e saj, njohjen ekstreme të bosëve të saj pas zgjedhjeve për të marrë dhe fituar atë që kërkonte përmes masakrave.
Organizatat e tjera vazhdojnë të përfitojnë nga vëmendja dukshëm më e ulët e medias, e cila në dekadën e fundit gjithsesi është rritur në krahasim me të kaluarën.
Megjithatë, kur, në vitin 2008, u arrestua Pasquale Condello, bosi i “Ndrangheta”-s, i cili në vitet e fundit ka marrë një fuqi të ndikimit politiko-industrial shumë më të lartë se mafia e Messina Denaros, nuk pati të njëjtën vëmendje mediatike, sepse “Ndrangheta” nuk ka mundur të fundoset, sepse “Ndrangheta” nuk kurorëzon mbretër.
E barabartë me të barabartët. E njëjta gjë edhe për “Camorra”-n napolitane: kur liderë të rëndësishëm arrestohen në Napoli, si Michele dhe Ciro Mazzarella, të arrestuar dhjetorin e kaluar, nuk kishte vëmendjen që meritonte një rezultat i tillë.
Edhe konflikti i Ponticellit – me bomba që shpërthyen në lagje pranverën dhe verën e kaluar – nuk e mori kurrë vëmendjen kombëtare. Këto shpërqendrime, të cilat shpesh ndodhin për shkak të paaftësisë, më pas shndërrohen në heshtje politike dhe sociale.
Ka nga ata që pyesin tani: kush do të jetë pasardhësi i Matteo Messina Denaros? Ka disa hipoteza. Kush do të jetë në gjendje të rindërtojë piramidën e organizatës?
Pas vizionit sklerotik të “Cosa Nostra”-s së fundit, Giovanni Motisi, “U Pacchiuni”, ose “Boli” do të emërohej, sepse – megjithëse ai është pjesë e mandatit të Pagliarelit, i cili nuk ka peshë në këtë fazë – historia e tij kriminale mund ta garantojë atë të marrë gradat për t’u bërë “kapo”.
Ai ishte në një nga “grupet e zjarrit” të Riinës dhe, ndonëse nuk kemi dëgjuar për të që nga viti 1998, të qenit një ndjekës besnik i shefit korleonez, i jep atij mitologjinë e duhur për t’u njohur si lider.
Emri tjetër që përmendet shumë, është ai i Stefano Fidanzatit, por Kupola, apo ajo që ka mbetur prej saj, nuk do t’i jepte kurrë majën e organizatës një njeriu të nderuar që ishte trafikant droge pa aftësi ndërmjetësimi dhe komandë politike.
Bëhet fjalë për burra të pjekur, të gjithë mbi moshën 70 vjeç. Kjo tregon se “Cosa Nostra” ndikohet nga një strukturë organizative e modeluar sipas dinamikës së vendit: menaxhmenti i lartë i besuar të moshuarve, vendimmarrja e ngadaltë, përdorimi vetëm i kanaleve të vjetra, pamundësia për të rinovuar veten dhe për të parë mundësi të reja për aleanca strategjike.
Dhe tani vuan nga mungesa e përkatësisë, krahasuar me organizatat e tjera, të cilat kanë një numër shumë më të madh ushtarësh.
Organizatat “Camorra”, “Ndrangheta”, “Foggia”, janë në gjendje të jenë shumë të brishta dhe të strukturohen në formë të fluide.
Një nga pikat e forta të “Ndrangheta”-s, për shembull, ishte se ajo nuk kishte një strukturë të centralizuar, por një strukturë federale, duke ia atribuuar “shkollën e komandës” një figure konsullore, ekskluzivisht kur kishte nevojë për të zgjidhur grindjet që rrezikonin të dëmtonin të gjitha familjet.
“Cosa Nostra”, nga ana tjetër, duket si një pakidermë monolit e shkatërruar nga burokracia e kontrollit të brendshëm të dëshiruar nga korleonezët: ajo është konsumuar gradualisht, veçanërisht vitet e fundit.
Por ne jemi afër zhdukjes së saj. Deri më sot, “Cosa Nostra”, për sa i përket trafikut të drogës, mbështetet nga aleatët e saj historikë: në Campania njerëzit nga Marano (Napoli), janë Nuvoletta-Polverino, të cilët pavarësisht se janë në Campania, nuk janë “Camorra”, por mafiozë dhe që vazhdojnë të jenë furnizuesit kryesorë të hashashit dhe marijuanës për disa familje në Siçili.
Dhe pastaj familjet kalabreze, historikisht aleate me korleonezët, si Kommisot, apo De Stefano-Tegano.
Por në realitet i gjithë (ose pothuajse të gjitha, nëse përjashtojmë familjet siciliane me bazë në Amerikën e Jugut), trafiku i drogës që kalon nga duart e “Cosa Nostra”-s është hegjemonizuar tani nga një “OPA” (ofertë) për ngjitjen – do të thotë dikush në gjuhën financiare – të kalabrezëve.
Ka prova që “Ndrangheta” zgjodhi të mbështeste fraksionin korleonez kundër palermitanëve në vitet 1980, por më pas u largua prej tij në fazën e masakrës dhe terroristëve, të vetëdijshëm se kjo do të kishte çuar në pamundësinë e të bërit biznes, por vetëm në imponimin e arsyeve të tyre mbi politikën; politikë që “Ndrangheta” gjithmonë ka preferuar ta menaxhojë në një mënyrë të ndryshme nga “Cosa Nostra”.
Sot, mafiozët e dinë që të vendosësh drejtpërsëdrejti ministrat, do të thotë t’i ekspozosh në shumë dritë, dyshime, bindje që do të rrezikonin biznesin.
Në të kaluarën, përkundrazi, ata pretendonin se kishte drejtpërdrejt njerëz të tyre, anëtarë të familjeve të nderuara, që u instaluan në institucione.
Sot, ne preferojmë të qeverisim flukset e parave që mbështesin politikanët dhe partitë, të kemi njerëz në burokracinë shtetërore që mbeten të palëvizshëm ndërsa shumica kalon, ne instalohemi në vende shpenzimesh dhe kontrolli dhe që janë imunë ndaj baticave ideologjike.
Nëse vërtet doni të dini përgjigjen e pyetjes “po tani, pas kapjes së Messina Denaros?”, duhet thënë kjo: “Tani ta kthejmë debatin për mafiet për të qenë gjithnjë e më i informuar dhe prezent, por mbi të gjitha sa më larg propagandës”.
Aksidentet rrugore, INSTAT: U ulën me 15.3% në vitin 2022Aksidentet rrugore gjatë vitit 2022 ruajtën një tendencë rënëse muaj pas muaji duke bërë që në finale numri i tyre të jetë 15.3 për qind më i ulët sesa viti paraardhës.
Për gjithë vitin 2022, numërohen 1.165 aksidente rrugore nga 1.376 aksidente, të ndodhura në vitin 2021.
Shifrat zyrtare të aksidenteve rrugore të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se në muajin e fundit të vitit dhjetor 2022 numërohen 105 aksidente rrugore nga 119 të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 11,8%.
“Numri i të aksidentuarve është 1.599 persona nga 1.860 persona të aksidentuar në vitin 2021. thuhet në publikimin e INSTAT.
Duke u ndalur në analizimin e shifrave të dhjetorit INSTAT vlerëson se numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 120 persona nga 134 në muajin Dhjetor 2021 dhe në shumicën e rasteve shkak i këtyre aksidenteve kanë qenë drejtuesit e mjeteve. Sipas statistikave në 79,0% të rasteve, aksidentet rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
“Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 28,6% të numrit të aksidenteve gjithsej. Numri i aksidenteve rrugore për këtë grup-moshë është i njëjtë me numrin e aksidenteve rrugore në Dhjetor 2021”, vlerëson INSTAT.
Më të ndërgjegjësuar duket se kanë qenë këmbësorët në anën tjetër duke ulur numrin e rasteve kur shkak për aksidente janë bërë këta të fundit.
“Aksidentet rrugore, në 14,3% të rasteve, në vitin 2022 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 20,5%” nënvizon INSTAT./Monitor