Aplikacion
Sizmiologu Rrapo Ormeni, në një intervistë për Report Tv tha se nuk ka vend për panik nga tërmeti i mbrëmjes së sotme.
Sipas tij, epiqendra ishte në Klos dhe ishte 5.2 ballë i shkallës Rihter, me disa paslëkundje të tjera.
“Një tërmet, i cili ka rënë tani është me epiqendër 25 km në verilindje të Tiranës është ndjerë fort dhe në Tiranë. Është një tërmet 5.2 i shkallës Rihter dhe mbi 6 ballë. Futet në tërmete të zakonshme që përsëriten çdo vit. Zona Bulqizës Dibër është një zonë sizmikë. Pas këtij tërmeti ka pasur edhe lëkundje të tjera më të vogla. Nuk është një tërmet që shkakton panik, nuk shkakton dëme materiale,-“ tha Ormeni.
Tërmeti lëkundi vendin, 3 shtëpi dëmtohen në Klos
Emergjencat Civile njoftojnë se 3 shtëpi kanë pësuar dëmtime, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë mbrëmjen e sotme.
Në një njoftim për mediat, Emergjencat Civile thonë se dëmtimet janë regjistruar në njësinë administrative Xibër në qytetin e Klosit.
Njoftimi i Emergjencave Civile:
Informacion nga Bashkia Klos që në orën 22-35 u prek nga nje termet i fuqishen 5.2 balle te shkalles Righter me epiqender ne fshatin Shkalle te Njesise Xiber.Deri tani ka njoftime per demtime ne 3 shtepi te banueshme te ne Njesine Administrative Xiber.
IGJEO jep të dhënat zyrtare për tërmetin. Shihni sa ishte manjitudaInstituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë informacionet më të fundit rreth tërmetit që shkundi disa minuta më parë vendin.
“Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M4.7 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 5 km. Epiqendra është lokalizuar 4 km në Jug Perendim të Klosit. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 5 ballë sipas shkallës MSK-64. Nuk kemi njoftime për dëme,”- thuhet në njoftimin e Departamentit të Sizmologjisë.
5.2 magnituda! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiqendraNjë tërmet i fortë ka goditur mbrëmjen e sotme Shqipërinë. Raportohet se magnituda ka qenë 5.2.
Epiqendra e tërmetit ishte në Gurin e Bardhë, në zonën e Dibrës. Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.
Ndërkohë që nuk kanë munguar edhe paslëkundjet.
LAJM I FUNDIT/ Lëkundje të fuqishme sizmike në TiranëLëkundje të fuqishme sizmike janë ndjerë pak minuta më parë në Tiranë.
Mësohet se magnituda ka qenë 5.2, teksa tërmeti është ndjerë gjithashtu edhe në qytetin e Elbasanit.

Ende nuk dihet epiqendra e tërmetit, ndërkohë që dridhje të tokës ka patur edhe në Lezhë.
Durimi është një virtyt, thotë një shprehje. Disa njerëz, megjithatë, duket se nuk e dinë ose nuk e pranojnë këtë dhe kështu kur duan diçka, e duan atë në moment.
Padurimi i tyre është veçanërisht i fortë, ndërsa kur duhet të presin… nervat e tyre bëhen të tmerrshëm. Pra, për cilat shenja po flasim?
Dashi
Dashi është shumë i padurueshëm dhe bëhen veçanërisht i zhurmshëm kur ndjen se dikush po i vonon. Ata janë vazhdimisht në lëvizje, të vrullshëm dhe vazhdimisht të pushtuar nga një ndjenjë urgjence. Nëse mendoni se ata do të ulen të qetë duke pritur që ju të përgatiteni ose të përfundoni punën tuaj, gaboheni.
Shigjetari
Edhe pse përshtaten lehtësisht me situatat, nuk shquhen për durimin e tyre. Ata duan të lëvizin vazhdimisht, të zbulojnë gjëra të reja dhe të jetojnë aventura të reja. Nëse keni një marrëdhënie me ta dhe dëshironi të qëndroni në jetën e tyre, përpiquni të përshtateni pasi ata do të refuzojnë çdo gjë që i pengon.
Bricjapi
Shquhen për profesionalizmin dhe lëvizjet e planifikuara dhe nëse diçka nuk përputhet me planet dhe orarin e tyre, atëherë acarohen dhe humbasin durimin. Ata vendosin qëllime të larta, të cilat duan t’i arrijnë në orar, ndaj mos u ndalni kurrë në rrugën e tyre. Ju nuk dëshironi t’i shihni ata të humbasin durimin.
E bleu në muajin dhjetor, zbulohet “Benzi” i djalit të pastrueses që vodhi mbi 500 mijë €Pak ditë më parë pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi u arrestuan pasi vodhën më shumë se 500 mijë euro(para dhe sende me vlerë) në shtëpinë e drejtoreshës së Arben Ahmetaj, Alda Klosi.
Me partatë e vjedhura, djali i pastrueses ka blerë një Mercedez Benz i tipit “E 550 4MATIC UF9”, ngjyrë e zezë Benzinë + Gaz.
Ky Benz është blerë nga Havier Dobi gjatë muajit Dhjetor 2022, gjatë kohës kur mamaja e tij pastruese ka arritur të vjedhë në banesën e zyrtares Aldo Klosi.

Në pronësinë e Havier Dobit janë tre makina të tjera të llojit Mercedes Benz të cilat janë sekuestruar për llogari të çështjes penale.
Prokuoria i ka ofruar Rozeta Dobit bashkëpunim dhe lehtësim të pozitës penale të saj në këtë çështje nëse ajo zbardh ngjarjen e plotë dhe pronarin e 405 mijë eurove.
Pesë dietat më të shëndetshme dhe të vlerësuara në të gjithë botënPër të pestin vit radhazi, dieta mesdhetare u rendit në vendin e parë në listën e dietave më të mira, sipas vlerësimeve të U.S News & World Report.
Në vendin e dytë u renditën dieta DASH, e cila lidhet me kujdesin për të ndaluar hipertensionin dhe dieta Flexitarian, e cila inkurajon të qenit vegjetarian në shumicën e kohës, por është fleksibël për të lejuar një hamburger herë pas here.
Studime të shumta kanë zbuluar se dieta mesdhetare mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit, kolesterolit të lartë, demencës, humbjes së kujtesës, depresionit dhe kancerit të gjirit. Dieta mesdhetare është më shumë një stil jetese sesa një dietë e mirëfilltë.
Kjo dietë përmban gatime të thjeshta, me bazë bimore, me shumicën e çdo vakti të përendruar te frutat dhe perimet, drithërat, fasulet dhe farat. Element i rëndësishëm është vaji i ullirit ekstra i virgjër. Yndyrnat e tjera përveç vajit të ullirit, si gjalpi, konsumohen rrallë.
Mishi i kuq përdoret me masë, zakonisht vetëm për të shijuar një pjatë. Ngrënia e peshkut të shëndetshëm, i cili është i pasur me acide yndyrore omega-3, inkurajohet, ndërsa vezët, qumështi dhe shpendët hahen në porcione shumë më të vogla sesa në dietën tradicionale perëndimore.
Dieta mesdhetare dallon gjithashtu edhe për elementë të rëndësishëm si ngrënia e vakteve me miqtë dhe familjen.
Dieta e tretë fokusohet në “10 grupe ushqimore të shëndetshme për trurin: perimet me gjethe jeshile në veçanti, të gjitha perimet e tjera, arrat, manaferrat, fasulet, drithërat, peshkun, shpendët, vajin e ullirit dhe verën”, sipas US News and World Report.
Ndër kërkesat e dietës është ngrënia e tre porcioneve me drithëra, një sallatë dhe një perime tjetër në ditë, si dhe një gotë verë nëse dëshironi.
Dieta e katërt kërkon të hani shumë perime, fruta dhe mish pa dhjamë, si dhe lejon bukë dhe makarona gjithashtu.
Përveç vendosjes së një objektivi ditor të kalorive, pjesëmarrësit synojnë të ulin yndyrat e ngopura në më pak se 7% të kalorive ditore dhe synojnë të konsumojnë jo më shumë se 200 miligramë kolesterol dietik në ditë, sipas US News & World Report.
Dieta Mato Clinik fokusohet në një piramidë ushqimore të ristrukturuar që thekson frutat, perimet dhe drithërat, sipas US News and World Report.
400 mijë euro pa zot/ Prokuroria zbërthen telefonin e Rozeta DobitTë kujt janë 400 mijë eurot që policia gjeti në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastruese Rozeta Dobi?
Deri tani asnjë nga klientët e saj nuk ka marrë përsipër shumën e parave. Për 120 mijë eurot e gjetura në fillim ka bërë kërkesë zyrtarja e lartë Alda Klosi. Mësohet se ajo ka dorëzuar në prokurori edhe disa dokumente që sipas saj vërtetojnë se paratë janë nga xhaxhai i saj që jeton në SHBA.
Megjithatë prokuroria është duke i verifikuar këto dokumente. Njëkohësisht po kërkon të zbulojë se të kujt janë 400 mijë eurot e tjera. Vetë pastruesja Rozeta Dobi ka thënë se të gjitha paratë i ka marrë në shtëpinë e Alda Klosit. Për këtë prokuroria ka nisur të marrë në pyetje klientët e tjerë të Rozeta Dobit.
Numrat e kontaktit janë nxjerrë nga zbërthimi i bisedave në telefonin e saj. Mësohet e disa prej klientëve kanë pretenduar se pastruesja mund t’u ketë marrë bizhuteri të ndryshme, por jo para.
Të tjerë kanë thënë se nuk kanë sende apo të holla të humbura. Duke qenë se pronari i parave nuk po gjendet, Prokuroria mund të ushtrojë kontrolle edhe në banesat e klientëve të 49-vjeçares.
Po ashtu, organi i akuzës po pret përgjigje nga bankat e nivelit të dytë, për të parë nëse e dyshuara dhe i biri i saj, Havier, kanë llogari të tjera bankare.
Pastruesja Dobi nuk ka pranuar të tregojë më shumë edhe pse Prokuroria i ka ofruar lehtësi në dënimin e të birit, nëse ajo bashkëpunon.
Prokuroria po heton për vjedhje si dhe për veprën penale të pastrimit të parave. Rozeta Dobi po mbahet nën masën e arrestit me burg bashkë me të birin 21-vjeçar.
RENEA ndërpret kërkimet/ Misteri i zhdukjes së 26-vjeçarit në FierMbetet ende e mbuluar nga misteri zhdukja e një 26-vjeçari nga Fieri. Mateo Lika kishte 3 ditë që ishte kthyer nga Gjermania dhe kishte marrë një makinë me qera. Mëngjesin e së dielës targa e këtij automjeti është gjetur pranë një ure, parmakët e së cilës ishin të thyer pranë Mbrostarit. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë dhe polumbarët e RENEA-s.
Ata kërkuan rreth 4 orë në lumin e Semanit, por nuk gjetën asnjë gjurmë të tij.Ndërkohë telefoni i të riut rezulton i fikur.
I fikur është GPS e makinës së marrë me qera. Kërkimet pritet të nisin sërish të hënën. Burime policore nga policia e Fierit thanë se përveç pistës së rënies në lumë po verifikohet edhe një linjë tjetër.
Ka dyshime se automjeti i të riut nuk i ka ndaluar një postblloku policie mbrëmjen e së shtunës në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”. Për këtë ngjarje komandanti i patrullës ka kryer njoftimin në sallën operative. Sipas tij dyshohet se në makinë ka qenë më shumë se një person, ndoshta edhe tre.
Dyshimet janë se në tentativë për t’i ikur policisë 26-vjeçari ka përplasur parmakët e urës, por ka shpëtuar dhe tashmë po i fshihet policisë. Gjithsesi kontrollet e RENEA në lumë do të rifillojnë sërish të hënën.