zoom

Day ArchiveAndrew Tate mbetet në paraburgim në Rumani edhe 30 ditë

Influencuesi britaniko-amerikan, Andrew Tate, ka humbur përpjekjen për t’i dhënë fund paraburgimit të tij në Rumani.

Tate u arrestua së bashku me vëllain e tij, Tristan, muajin e kaluar si pjesë e një hetimi mbi akuzat për trafikim me qenie njerëzore dhe përdhunim, të cilat ata i mohojnë.

Autoritetet dyshojnë se dyshja, së bashku me dy gra rumune – formuan një grup kriminal për trafikimin e njerëzve në Rumani dhe vende të tjera, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Ata do të vazhdojë të mbesin në paraburgim edhe për 30 ditë, pasi një gjykatë rumune ankesën e tyre të martën.

Ish-kikboksieri, i lindur në SHBA, me nënshtetësi britanike, Tate ka ndërtuar një markë multimilionëshe në internet mbi konceptet e maskulinitetit, mizogjinisë dhe “krijimit të pasurisë”.

Nga Valbona Mema te Adam Reeves! Këta janë VIP-at që do t’i bashkohen Big Brother VIP

Të tjerë banorë VIP do t’i bashkohen shtëpisë së “Big Brother”.

Zoom.al mëson se mbrëmjen e sotme, konkurrentët më të rinj të reality show-t do të jenë këngëtarja Valbona Mema, regjisori Biordi Mezini, i cili do ta ketë këtë të dytën eksperiencë, si dhe nutricionistja Diola Dosti.

Po kështu listës së VIP-ave pjesëmarrës në këtë format televiziv do t’u bashkohen DJ Adam Reeves, modeli Eni Tare dhe këngëtarja Nita Latifi, të cilët nuk dihet nëse do ta nisin rrugëtimin sonte, apo mbrëmjen e ardhshme.

Ajo është brenda shtëpisë më të famshme, por SPAK kërkon sekuestrimin e makinës së Kejvina Kthellës

Ajo është brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe bëhet fjalë pikërisht për bukuroshen Kejvina Kthella. Ajo gjithnjë ka qenë e përfolur për jetën luksoze që bënte, teksa po arrijmë ta njohim shumë më tepër gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother.

Ndërkohë, pikërisht ditën e sotme një çështje e hapur në lidhje me bukuroshen po bën xhiron e rrjetit. SPAK ka kërkuar këtë të martë nga GJKKO që të konfiskohet një pjesë e pasurisë së Kejvinës. Kjo për shkak të ish-të dashurit të saj Redjan Rraja, i cili është arrestuar pasi dyshohet se kreu atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurive të shpërndara të Redjan Rrajës tek personat e tjerë. Modelja Kejvina Kthella ka në përdorim një makinë tip ‘Audi A8’, që në pronësi figuron të jetë e saj, por që dyshohet se i është dhuruar nga ish i dashuri. Në njoftimin e prokurorisë thuhet:

Kërkohet sekuestrim i automjetit me ngjyrë gri të tipit Audi A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.

“Majlinda po më vrasin”/ Rrëfehet motra e Saimirit, të riut që i hoqën zemrën në spitalin e Spanjës

Motra e Saimir Sulës, të riut që i morën zemrën në një spital në Spanjë ka rrëfyer historinë dhe fjalët e fundit që i tha vëllai. Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain.

“Po dhe më tha “Majlinda po më vrasin”. Atëherë, unë shkova tek spitali, nuk e di a vonova një orë a diçka e tillë, kur arrita tek spitali, tek recepsioni, nuk kishte asnjë njeri. Unë mendoj se në atë orar që nuk kishte asnjë njeri, unë mendoj se ato ishin mbledhur për të manipuluar rastin se “çfarë do të bëjmë ne tani kur ndodhi kjo që nuk e prisnim”. Pretendohet të jetë nervozuar dhe gjatë neutralizimit, këto zotërinjtë, i ka shpëtuar dora, nuk di se si ta them, pretendohet që i ka pushuar zemra”, tha e motra per emisionin Stop.

Motra e Saimir Sulës: Saimiri kishte temperaturë 38 gradë, ishte kulmi i situatës së Covidit, kishim frikë dhe donim që të bënim një test Covidi. Ishte ora diku 11 e natës, vajtëm në spital për të bërë një test Covidi. Nuk e di nëse nga mëngjesi ose gjatë darkës u mor kampioni i Covidit dhe besoj nga mëngjesi, testi rezultoi negativ, pra nuk kishte Covid, por kishte këtë temperaturën 38 që ndoshta mund të ishte dhe një ftohje. Oksigjeni ishte 94, pra ishte shumë mirë.

Pastaj nga ora 11:00-11:30, e dërgojnë nga dhoma ku ishte, ku qëndronte në krevat, vjen një vajzë nga shoqërueset për ta marrë dhe për t’i bërë një grafi mushkërive. Kur kjo vajza vjen, Saimiri mund të ketë parë ndonjë gjë të dyshimtë në pavion, në dhomë duke folur me mjekët, nuk di se çfarë pa. Më telefonoi duke thënë: Majlindë po më vrasin, më merr urgjent sepse këtu po më marrin shpirtin. Nuk fola dot shumë gjatë. Bërtiti, qau dhe tha “Majlindë, mua këtu po më vrasin”.

Gazetari: Pra, të telefonoi nga numri i punonjëses së spitalit e cila po e çonte për të bërë skaner?

Motra e Saimir Sulës: Po dhe më tha “Majlinda po më vrasin”. Atëherë, unë shkova tek spitali, nuk e di a vonova një orë a diçka e tillë, kur arrita tek spitali, tek recepsioni, nuk kishte asnjë njeri. Unë mendoj se në atë orar që nuk kishte asnjë njeri, unë mendoj se ato ishin mbledhur për të manipuluar rastin se “çfarë do të bëjmë ne tani kur ndodhi kjo që nuk e prisnim”. Pretendohet të jetë nervozuar dhe gjatë neutralizimit, këto zotërinjtë, i ka shpëtuar dora, nuk di se si ta them, pretendohet që i ka pushuar zemra.

Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020. Fillimisht nga Spitali u tha, që Saimir Sula është nervozuar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra.

Por pamjet tregojnë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjeksisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes. Çështja u referua në Gjykatë në Barcelonë, por ngjarja nuk u zbardh sërish.

Avokati i familjes Sula, Carlo Sardinero tregon për emisionin investigativ “Stop” zhdukjen, apo mosmarrjen e provave kyçe për këtë dosje.

Avokati – Carlo Sardinero: Kam 29 vjet që e ushtroj këtë profesion dhe në asnjë rast gjatë këtyre viteve nuk jam hasur me një çështje të tillë, tejet hermetike dhe me kaq mangësi në prova, sidomos kur bëhet fjalë për prova tejet të thjeshta që janë në dorë të Gjykatës. Këto prova thelbësore janë së pari, marrja e deklarimeve të rojeve të sigurisë që u morën për parandalimin: Pse është e rëndësishme marrja e kësaj prove?

Është e rëndësishme sepse parandalimi që kanë bërë sipas raportit të autopsisë së kryer, ka kontribuar në vdekjen e pacientit. Në momentin që po flasim, ndodhemi përpara një vdekje të shkaktuar nga pakujdesia profesionale. Pra, nëse parandalimi ka ndikuar në vdekjen e personit, duhet marrë dëshmia e anëtarëve të forcave të sigurisë nën cilësinë e personave nën hetim.

Gjyqtari tha se duhej të merrej deklarimi, por e mori me shkrim, pra u pranua një dëshmi me shkrim që në Spanjë është e ndaluar me përjashtim të rasteve shumë specifike. Më tej, kemi kërkuar gjithashtu regjistrimet mbi masat parandaluese nëse ka dhe këto masa kanë ndikuar në vdekjen e Saimirit, atëherë këto masa kanë qenë jo proporcionale. Pse nuk na jepen këto imazhe? Pse gjyqtari nuk ka interes t’i shohë? Së dyti, dëshmia e mjekëve ligjorë është shumë rëndësishme. Për më tepër që edhe ligji e thotë që ata në çdo rast duhet të bëjnë ratifikimin gjyqësor të raportit mjeko-ligjor të kryer. Për më tepër që as kjo nuk u bë.

Kur ti ke në mendje pyetje që “çfarë ka ndodhur dhe pse ka ndodhur”, mbi të gjitha beson se një gjë e paligjshme fshihet pas kësaj, kjo nuk të lejon që të ecësh përpara në jetë, sidomos kur e di që është shumë e thjeshtë për të hedhur dritë mbi këtë nëpërmjet kryejes së analizave të thjeshta që mund të kryhen në Spanjë, situata është akoma dhe më e padrejtë.

Për më tepër dhe kur e di dhe më lejoni që ta them duke iu kërkuar falje për këtë, kur vendi yt nëpërmjet kanaleve zyrtare është duke u treguar i butë në rastin e mbrotjes së të drejtave të shtetasve të tij, situata rëndohet më shumë, duhet pyetur se çfarë do të bënte një shtet tjetër në situatën e vëllait të Majlindës, do të ishte më agresiv në qëndrimin e tij. Pra, të gjitha janë duke kontribuar së bashku në shtimin e dhimbjes së familjes.

Pas shumë peripecish, trupi i Saimir Sulës vjen pas 3 javësh në Shqipëri. Familjarët kërkuan bërjen e një tjetër autopsie. Por Instituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë nuk mund të bënte dot autopsinë, pasi trupi kishte kaluar në fazën e dekompozimit. Mjekët konstatuan mungesën e zemrës në trupin e pajetë të 31-vjeçarit.

Shteti shqiptar regjistroi veprën penale për trafikim të organeve. Prokurorja Suela Salavaci shpjegon, se ka rreth 2 vjet, që janë dërguar 2 letra porosie në Spanjë për të bërë AND-në e zemrës, që autoritetet spanjolle pretendojnë, se e kanë në Spanjë. Prokuroria ka kërkuar edhe kthimin e zemrës në Shqipëri për një test AND-je./tvklan.al

Luizi ”gënjeu” për tumorin? Kiara: Mos ma nxirrni nga shtëpia, nuk rrihet pa të

Moderatorja e njohur, Kiara Tito, reagoi pasi dëgjoi Luiz Ejllin të thoshte se nuk ishte i sëmurë. Edhe pse duket sikur këngëtari e ka ‘gënjyer’ për sëmundjen e rëndë, Kiara u shpreh se “mos ta nxjerrin Luizin nga shtëpia”.

“Të them se nuk e besoj, nuk e them dot. Jam shumë e tronditur, po më rreh zemra shumë. Uroj të bëhet më e mira. Në këtë shtpëi pa Luizin nuk rrihet. Mos ma nxirrni nga shtëpia”, tha Kiara.

“Dhomat akull, pagesa nën dorë, vonesa”, si trajtohen shqiptarët në udhëtimet me tragete!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës peripecitë e shqiptarëve në udhëtimet me tragete. Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën ankesa nga pasagjerë që udhëtojnë me tragetet Durrës-Bari dhe anasjelltas.

Ata ankohen për kushtet me të cilat trajtohen, vonesa në oraret e lëvizjes, kushtet e brendshme apo edhe mbingarkesa. Madje edhe pagesat nën dorë te punonjësit e policisë dhe doganave.

Një qytetar, i cili udhëtoi në mes të muajit dhjetor 2022 nga Durrësi për në Bari, Itali, duke prerë edhe biletën me kabinë, u ankua për kushtet e tragetit, kabinës. “Trageti për në Bari. Paguajmë gjithë ato lekë dhe plevitosemi. Ngrohjen nuk e hapnin dhe dhomat nxirrnin ajër të ftohtë. Njerëzit duke u ankuar të gjithë. Shefat e anijes me gjithë personelin gënjenin duke thënë që sapo të niset anija do të filloj ngrohja. Hollet dhe dhomat e personelit të ngrohtë me ngrohje qendrore, njerëzit që paguajnë lekët të plevitosur. Trageti është ‘RIGEL VII’ i kompanisë ‘Ventouris Ferries’. Kur shkoje dhe i thoje që nxjerrin ajër të ftohtë, vinin dhe ti mbyllnin, faqja e zezë” tha qytetari.

Ai u ankua edhe për vonesat e shumta në nisje. “Në krahun tjetër, kamionët në radhë që në orën 15.00 në drekë për të kaluar në skanerët e doganës. Turp e faqja e zezë si trajtohemi. Nuk do t’ia dijë njeri, as Drejtoria Detare. Trageti në vend që të nisej në orën 23.00 u nis nga ora 02.05 të mëngjesit, pasi priste kamionët”, përfundoi ai.

Pas ankesës së qytetarit, gazetarët e Fiks Fare udhëtojnë nga Durrësi për në Bari me të njëjtin traget, ‘RIGEL VII’. Nisja u bë mbrëmjen e datës 28 dhjetor 2022, në orën 23.00. Gazetarët bisedojnë me pasagjerë të ndryshëm, të cilët deklarojnë se për kalimin e të afërmve, nipit, s’i lanë të kalonin. “Mora pasaportat, futa 20 euro dhe më lanë të kaloja. Një shok i imi kishte babanë për të marrë për të festuar dhe i kërkonin garancinë dhe biletën e kthimit. Ai ju tha se kur kthehet se kanë vendosur dhe se unë babanë nuk e nxjerr nga shtëpia dhe do kthehet brenda 3 mujorit. E detyruan deri sa u dha 50 euro, për të kaluar drejtë Italisë” thonë pasagjerë. Ndërkohë, të tjerë deklarojnë se një shofer, i cili transportonte sasi të vogla rakie dhe vere e morën në një dhomë dhe sa pagoi e lanë “të lirë” me gjithë mallin.

Më pas, gazetarët e Fiksit shkojnë në kabinën që prenotuan. Ashtu siç tha edhe qytetari, në atë kabinë nuk kishte ngrohje. Madje, mungonte sapuni në tualet dhe s’kishte mbulesë në krevatë. Fiksi bisedon me punonjës të recepsionit, të cilët deklaruan se “kur të niset trageti do të ndizet edhe i ngrohti”. Ndërkohë, për tualetet, thanë se “ashtu janë në të gjitha dhomat”. Por, edhe pas 3 orësh udhëtim, sërish kondicioneri në dhomë nuk ishte ndezur.

Gazetarët shkojnë sërish te punonjësit e tragetit, ndërsa ata sjellin një person tjetër. “Kjo situatë ka disa javë që ndodh. Nuk punojnë kaloriferët. Nuk jeni të vetmit që ankoheni, po këtu nuk pyet njeri. Këtu i përcjellin njerëzit duke u thënë se kur të niset trageti do të ndizet i ngrohti. I gënjejnë. Po nuk pyet njeri. Edhe sot nuk je i pari, që ankohesh se kaloriferët nxjerrin vetëm të ngrohtë. Shyqyr që je vetëm në dhomë dhe merr kuvertat e krevateve të tjerë e mbulohesh, po ata që kanë dhomat e mbushura” thotë punonjësi.

Ndërkohë, një pasagjerë tregon se ka udhëtuar para dhjetë ditësh dhe ka ngrirë nga i ftohti, pasi nuk punonin kaloriferët. Një tjetër pohon se në dhomën e tij nuk kishte ngrohje dhe kishte “ngrirë gjithë natën”. Fiksi pyet edhe në orët e para të ditës. Punonjësi i recepsionit pohon se e kanë marrë ankesën dhe se si kjo situatë janë edhe 3-4 dhoma të tjera. Në fund, për të “zgjidhur” këtë problem, i ofron gazetarit një kafe për tu ngrohur.

Po në kthim? Fiksi udhëton me të njëjtin traget, kësaj herë nga Bari, Itali, në drejtim të Durrësit. Nisja u bë në orar, ndërkohë që pasagjerët treguan se çmimi i biletave është rritur. “Ky traget vonohet vazhdimisht në orare. Në verë nuk ke vende e njerëzit flaken të shtrirë në çdo vend. Madje edhe lartë tragetit. Këta e bëjnë se nuk kanë konkurrencë” thonë ata. Kamera e Fiksit filmoi dhjetëra pasagjerë që shtrihen në dysheme, korridore.

Pas këtyre problemeve, Fiksi bisedoi me disa Agjenci Turistikë në Durrës, për vonesat e nisjes dhe kushtet e trageteve. Punonjësit e agjencive pranojnë se ka vonesa në nisjen e trageteve dhe në mbërritjen e tyre. Por sipas tyre, ata nuk njoftohen për problemat e nisjes. Nuk i dimë kushtet brenda.

Gazetarët shkuan edhe te Kapiteneria e Portit të Durrësit. Punonjësit pranojnë se nisja e trageteve vjen si pasojë e kalimit në skaner të çdo mjeti. “Dogana dhe policia i çon makinat në skaner. Atje bëhet një radhë e gjatë. Kjo edhe që të fitojë ai i skanerit por edhe këta të doganës dhe policisë të heqin përgjegjësinë nga vetja” thonë ata. Fiksi bisedoi edhe me një përgjegjës të Policisë së Shtetit, që merret me sigurinë në Portin e Durrësit. Përgjegjësi pranon se vonesa vjen nga skaneri, pasi ka vetëm një pajisje dhe që kontrollon edhe mjete që vijnë nga doganat e tjera. Madje, në orët e lëvizjes së trageteve fusin në skaner dhe kontenierë, duke sjellë vonesa.

Gazetarët interesohen edhe te zyra e firmës “Ventouris Ferries” në Durrës, për të pyetur për kushtet dhe vonesat. Edhe punonjësit e kësaj agjencie pranojnë se ka vonesa, por ia vënë fajin skanerit. Në lidhje me kushtet në tragete, thonë se kanë ngrohje por ndoshta “pasagjerët nuk dinë që t’i ndezin”. Por, Fiksi bisedoi me punonjës që operojnë në tragete dhe jo në zyra, të cilët pranuan se “kemi pasur probleme, s’kemi pasur ngrohje”.

Të gjithë, institucionet apo edhe vetë firma, ia hedhin fajin njëri-tjetrin. Sipas tyre, “fajin e ka sistemi”, ndërkohë që më të prekurit janë qytetarët, të cilët vonohen me orë të tëra në terminale apo tragete për të shkuar në destinacion./ Top Channel

Bllofi i Luizit me sëmundjen e rëndë

Një situatë e pazakontë po ndodh aktualisht në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Pas bisedës së djeshme të Luiz Ejllit me Kiara Titon, ku i tregoi kësaj të fundit se vuan nga një sëmundje e pashërueshme (tumor), mbrëmjen e sotme në Prime, banori e ka mohuar kategorikisht diçka të tillë.

Këngëtari shprehet se nuk është ai i sëmuri, po një miku i tij, duke lënë të papërgatitur dhe të shokuar studion, banorët dhe publikun.

Emisioni vendosi që ai të dalë dhe të bëjë analiza të thelluara mjekësore.
Por disa nga banorët kërkuan që ai t’i nënshtrohet edhe një ekspertize psikiatrike.

Luizi i tha Kiara Titos se ai duhej të bënte një ndërhyrje në Bergamo dhe se kishte hyrë në Big Brother për të siguruar paratë.
Në asnjë rast ai nuk foli për dikë tjetër.

Banorët mendojnë se ai ka gënjyer dhe disa prej tyre kërkuan që ai të lërë emisionin.

Ndërsa Kiara Tito, edhe pse e gënjyer sy për sy nga Luizi, kërkoi që ai të mos dilte. / Zoom.al

Kejvina nuk humb kohë sapo del nga ruloti, ngacmon haptazi Kristin: Më pëlqen që je misterioz!

Kejvina ka nisur të ngacmohet sërish me Kristin pas daljes nga rulota. Modelja ka bërë së fundmi disa batuta me Kristin.

“Unë nuk kam thënë se dua të lidhem me Kristin”, thotë ajo, por se i pëlqen t’i japë vëmendje.

Kejvina: Më pëlqen se është kështu si misterioz!

Modelja Kejvina Kthella ka bërë një rrëfim tronditës në BBV se si bashkëjetuesi i saj e dhunoi pasi ajo publikoi një foto në “Facebook”.

Ish-velina rrëfeu se partneri i saj e goditi me grushte duke e gjakosur dhe ndalej vetëm kur ajo mbetej pa frymë.

“Nuk pyeste fare, nuk pyeste moj donte të më vriste. Ai ndalonte kur filloja dhe qaja dhe mu merrte fryma”, u shpreh ajo gjatë një bisede me Efin.

Kejvina Kthella tregoi se pasi erdhi policia kishte frikë ta denonconte pasi i dashuri e kërcënoi me vëllain në sy të efektivëve.

“Kisha hedhur një foto në Facebook publike, po foto normale por nuk i dija ato gjërat ku ndryshohej. ‘Pse hodhe foton publike’, zemra jo të rrahur, ishte dy metra, unë dhe ai sipër meje me muskuj dhe më godiste me grusht (bën shenjën si e godiste). Nuk pyeste fare, nuk pyeste moj donte të më vriste. Ai ndalonte kur filloja dhe qaja dhe mu merrte fryma.

Na ndanë në dhoma të ndryshme sepse ne jetonim bashkë. Policet femra më ndanë mua në dhomën tjetër, meshkujt në anën tjetër. Më thoshin mua denoncoje tani këtu, po vinte ambulance se isha e gjakosur, por unë për turp jo. Ky me të madhe ma bënte mua shqip “mos harro se unë do të dal, ke vëllain, e kupton çfarë më bënte mua”, tregoi ajo.

Ronela Hajati reagon pas deklaratës së Luizit për sëmundjen e rrallë: Jeta është e padrejtë!

Ronela Hajati është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo ka bërë një postim një rrjete sociale, ku është ndalur tek rrëfimi i Luizit brenda shtëpisë.

Kujtojmë se këngëtari theksoi se vuan nga një sëmundje e rrallë.

Mirëpo, lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe këngëtarja Ronela Hajati.

“Me thënë të drejtën nuk merrem kurrë me komente apo të jap opinione, por uroj me gjithë zemër që ky djali që e njoh që 13 vjeç (kur kemi qenë te Ethet) të shërohet sa më shpejt. U përlota, mbase se jam bërë tepër e ndjeshme kur bëhet fjalë për sëmundje, gjëra që dikush në lule të moshës nuk i meriton kurrë! Jeta është shumë e padrejtë ndonjëherë dhe uroj me gjithë zemër të kthehet vetëm në një kujtim të keq dhe kaq”, ka shkruar ndër të tjera këngëtarja.

Ndërkohë që ajo që ka marrë gjithashtu vëmendjen është edhe reagimi i Kiarës, e cila është shprehur se nëse do të ishin bashkë nuk do ta kishte lënë kurrë.

Luizi: Thonë që është sëmundje e rrallë, 11 klinika janë në botë për këtë. Njëra që jam interesuar ishte e zënë deri në gusht…

Kiara: Nuk kam fjalë! Nëse do ishim bashkë, kurrë s’do të lija…

Rrahën për vdekje hajdutin e kanabisit, dënohen tre shqiptarët në Angli!

Tre shqiptare, anëtare të një bande droge në Britaninë e Madhe, u dënuan nga Gjykata e Newport Crown për vrasjen e një të riu, i cili kishte tentuar t’u vidhte drogën.

Josif Nushi dhe Mihal Dhana, u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasje, ndërsa një person i tretë, Hysland Aliaj, u burgos me 10 vjet për vrasje nga pakujdesia.

Nushi do të vuajë minimalisht 20 vjet burgim të përjetshëm dhe Dhana minimalisht 16 vjet. Ngjarja u regjistrua më 28 janar 2021 në Cardiff.

Tomasz Waga dhe Carl Davies, kishin udhëtuar nga Londra në Cardiff në përpjekje për të hyrë në një fabrikë kanabisi.

Rrahën për vdekje hajdutin e kanabisit, dënohen tre

Tomasz Waga

Trupi i Waga u gjet i pajetë në zonën Penylan të qytetit po atë ditë në mbrëmje.

Hetimi i ngjarjes ishte një nga më komplekset dhe më të mëdhenjtë e ndërmarrë ndonjëherë nga Policia e Uellsit të Jugut.

Hetimi i policisë për incidentin përfshiu hetime në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë, duke përfshirë arrestime në Shqipëri, Francë dhe Gjermani.

Çfarë ndodhi me 28 janar 2021

Rrahën për vdekje hajdutin e kanabisit, dënohen tre

Fabrika e kanabisit

Banda e krimit të organizuar që kishte në pronësi fabrikën e kanabisit me vlerë 120,000 £, u njoftua për planet e grabitjes dhe mbërriti në pronë pas orës 22:30.

Tre shqiptarët sulmuan dy të rinjtë, duke e rrahur Wagan me shkop bejsbolli dhe goditur me tullë.

Waga pësoi 25 lëndime në kokë dhe gojë dhe mavijosje dhe ënjtje të rënda në pjesën tjetër të trupit.

Më pas ai u mor nga prona me një Mercedes dhe trupi i tij u gjet në Westville Road, Penylan nga një kalimtar rreth orës 23:30.