zoom

Day ArchivePunonte si roje sigurie/32-vjeçari vret të dashurën me armë, më pas qëllon veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Pontedecimo të kryeqytetit të Ligurias në Itali.

Një 32-vjeçar vrau me arme të dashurën e tij 23-vjeçare dhe më pas dhe veten.

32-vjeçari punonte si roje sigurie dhe arma që përdori për të kryer aktin e rëndë ishte arma e punës.

Ishte motra e 32-vjeçarit e cila zbuloi e para krimin e ndodhur.

Ajo telefonoi të vëllanë por nuk i përgjigjej ndaj vendosi të shkonte në shtëpinë e tij. Kur zbuloi se çfarë kishte ndodhur telefonoi policinë.

Giulia Donato është 23 vjeçarja, vajza e vrarë nga i dashuri i saj Andrea Incorvaia, një roje sigurie 32-vjeçar.

Vajza u gjet në shtrat dhe dyshohet se u vra në gjumë.  Djali u gjet në të njëjtën dhomë me pistoletën e shërbimit në dorë.

Sipas informacioneve të publikuara në mediat e huaja dy të rinjtë kanë pasur shpesh zënka dhe grindje dhe duket se kanë qenë gati të ndahen.

BIRN: “Pako e madhe” apo “pilulë elektorale”, qeveria shpërndan 159 mln euro në prag të zgjedhjeve

Në mbledhjen e datës 12 dhjetor, Këshilli i Ministrave mori dhjetra vendime për alokim fondesh për nëntë bashki, për procesin e rindërtimit nga tërmeti i vitti 2019-ës dhe investime publike.

Nga rreth 10 miliardë lekë (89 milionë euro) të alokuara nëpërmjet transfertave të pakushtëzuara 6.6 miliardë janë destinuar për bashkinë Tiranë të përcaktuara si grante individuale, rikonstruksione ose riparime pallatesh, shkolla, rindertime terësore, etj..

Bashkitë e tjera që përfitonin grante individuale për pasojat e tërmetit të nëntorit 2019 dhe fonde për investime publike në prag të zgjedhjeve të reja vendore janë Durrësi, Vora, Shijaku, Kruja Kamza, Kurbini, Lezha dhe Mirdita.

Po ashtu qeveria vendosi me 29 dhjetor të shpërndajë në formë shpërblimi me lekë në dorë 8 miliardë lekë për afro 1 milionë qytetarë shqiptarë për një sërë kategorish, duke nisur nga pensionistët, infermierët, familjet në nevojë e të tjerë.

E quajtur “Pakoja e Madhe” shpërndarja e këtij fondi u argumentua nga kryeministri Edi Rama si një masë zbutëse e inflacionit të çmimeve. Ndryshe e sheh këtë paketë kreu i opozitës Sali Berisha, i cili e sulmoi nismën si një “pilulë elektorale”.

Vendimet për alokimin e këtyre fondeve janë marrë vetëm pesë muaj para zgjedhjeve për pushtetin vendor të cilat mbahen më 14 maj. Megjithatë, kjo rishapërndarje masive e buxhetit të shtetit bëhet përpara afatit ligjor që ndalon përdorimin e fondeve publike si shpërblime ose akte të tjera që ndikojnë drejpërdrejt tek votuesit.

Neni 91 i Kodit Zgjedhor, i ndryshuar me marrvëshje politike në vitin 2020, parashikon se “katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re paszgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive, të shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore”.

Shpërndarja e granteve individuale për zbutjen e pasojave të tërmetit ishte prezente edhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2021-it duke ngritur pikpyetje për mënyrën se si Partia Socialiste e përdor qeverisjen për të ndikuar tek vendimi i votuesve.

Aktivistët e shoqërisë civile e shohin shqetësuese këtë praktikë në prag të zgjedhjeve dhe i konsiderojnë fondet për bashkitë si një planifikim elektoral, jo të ndikuara nga interesat e publikut./BIRN

I shpallur në kërkim për vrasjen e Edmond Papës/44-vjeçari figuron si biznesmen, zbulohen detajet

Ky është Adrew Bode, i shpallur në kërkim nga policia si autor i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa.

I lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Bode mban edhe emrin Edvin.

Bode figuron edhe si biznesmen, pasi ka një kompani në Korçë që merret me import dhe eksport, tregtim me shumicë dhe me pakicë të ujit të pijshëm, depozitimin dhe transportin e ujit të pijshëm dhe pijeve të tjera joalkoolike.

Biznesi i Bodes është hapur në vitin 2020 dhe si ortak figuron vetëm 44-vjeçari.

Bode u shpall në kërkim pas arrestimit të 30-vjeçarit Albano Velo me 31 dhjetor në Rinas, i cili po ashtu dyshohet se është organizatori i vrasësjes së Papës më 16 dhjetor 2022.

Aksidenti tragjik ne rrugën e Arbrit, dy nga të plagosurit nisen në Tiranë

Tre persona humbën jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik të ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin rrugor Fushë Bulqizë- Shupenzë, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”.

Mësohet se tashmë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Mërgim dhe Edison Lazri janë nisur për trajtim më të specializuar drejt spitalit të Traumës, pasi kanë fraktura të shumta.

Në spitalin Rajonal të Peshkopisë po trajtohen Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeçe kunata e viktimave e cila udhëtonte me mjetin Mercedez 240.

VIDEO/Inter tregon karakter, Dzeko ndëshkon Napolin. Rihapen llogaritë e Serie A

Inter tregon karakter në fillimin e vitit të ri, duke mposhtur një kundërshtar direkt për titull si Napoli me shifrat 1-0.

Në pjesën e parë, zikaltërit do flirtonin me golin me anë të Darmian, por ky i fundit gabon nga fare pranë portës.

Në minutën e 56-të, Di Marco do niste një krosim fantastik për Edin Dzekon, me sulmuesin boshnjak që me goditje me kokë do mposhtte Meret.

Shifrat do mbeteshin të pandryshuara deri në fund, skuadra e Inzaghit shkon në vendin e katërt me 33 pikë. Në krahun tjetër, napoletanët qëndrojnë në krye me 41 pikë, por llogaritë e kampionatit janë më të hapura se kurrë.

 

VIDEO/ Kiara “nostalgjike” për Butrint Imerin: Ishte njeriu i duhur, por në kohën e gabuar

Moderatorja Kiara Tito është një ndër personazhet më të përfolur pas hyrjes së saj në shtëpinë e Big Brother VIP.

Ditën e sotme ajo është hapur me banorët e tjerë, duke folur dhe për historinë e saj të dashurisë me këngëtarin Butrint Imeri. Teksa ishte duke biseduar me dy nga banorët, Kiara tregoi se lidhja ka zgjatur dy vite, ndërsa për këngëtarin, ajo u shpreh se ishte njeriu i duhur por erdhi në kohën e gabuar.

Amos: Ti ke qënë e lidhur me një këngëtar?

Moderatorja: Lidhja ka zgjatur 2 vjet, goxha është, mjaftueshëm. Kemi qënë shumë të vegjël, moshatar. Ishte njeriu i duhur. Se di ka kaluar shumë kohë. Kam folur me të, jo për rikthime.

U vra në Prizren, fjalët prekëse të babait të 31-vjeçarit pasi varrosi të birin: S’mund ta besoj …

Ditën e sotme është varrosur 31-vjeçari Visart Cengut, i cili humbi jetën mëngjesin e djeshëm, pasi doli nga një lokal nate në Prizren.

Një i afërm i viktimës i cili kishte ardhur ngë Franca për të festuar vitin e Ri, ka publikuar fotografi nga ceremonia e varrimit të 31-vjeçarit.

Bashkë më fotot, ai ka shpërndarë dhe fjalën e babait të viktimës, i cili ka thënë: “Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë”, citohet të ketë thënë Behar Cengu.

I dyshuari kryesor i vrasjes së Visart Cengu është Dibran Hoxhaj, i njohur me nofkën “Kobra”, i cili është pronar i lokalit ku kishte qëndruar viktima mbrëmjen kur u vra.

“Sot në varrezat e qytetit në Kukës i dhamë lamtumirën e fundit të riut Visart (Behar) Cengu, 31 vjeçar, i cili u vra në makinë duke u larguar nga një lokal në dalje të Prizrenit.

Mijëra qytetarë kuksianë dhe miq të familjes Cengu nga Kosova kishin ardhur për ta përcjellë në banesën e fundit këtë të ri i cili kishte ardhur nga Franca për ta kaluar ndërrimin e moteve në vendlindje.

Kjo vrasje është përjetuar rëndë jo vetëm nga familjarët por edhe nga të gjithë kuksianët dhe miqtë e shumtë të familjes Cengu nga Kosova e mërgata.

“Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë” u shpreh i ati i Visartit i cili bashkë me vëllëzërit e tij i kishte kontribuar luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës!

I lehtë i qoftë dheu Visartit e familjarëve Zoti iu dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje. Qoftë kjo vrasja e fundit në mes të shqiptarëve!”, shkruhet në postimin e të afërmit të Cengut.

“Putin do të vdesë shumë shpejt”/ Deklarata e bujshme e kreut të Inteligjencës: Ai vuan nga…

Thashethemet se presidenti rus, Vladimir Putin është i sëmurë kanë bërë xhiron e botës disa herë, por për herë të parë një zyrtar i lartë ukrainas shfaqet kaq i sigurt për jetëgjatësinë e kreut të Kremlinit.

Në një intervistë për rrjetin amerikan Abc, teksa citoi burime të afërta të Putinit, Kirlo Budanov se “ai vuan nga kanceri dhe shumë shpejt do të vdesë”.

Në të njëjtën kohë, kreu i shërbimeve të inteligjencës vazhdoi me pranimin indirekt, por jo të qartë, se “Ukraina është e lidhur me sulmet ndaj bazave ajrore ruse brenda territorit të Rusisë”.

Kreu i shërbimeve sekrete të ushtrisë ukrainase pret sulme të reja në thellësi të territorit rus , por nuk pranoi përfshirjen e Ukrainës në to.

Gjatë intervistës ai u pyet për sulmet e bazës ajrore, por ai tha se nuk mund t’i përgjigjej kësaj pyetjeje deri pas përfundimit të luftës.

 

Itali/ Gjendet trupi i 18-vjeçares që refuzoi të martohej me kushëririn e saj

Autoritetet italiane kanë gjetur trupin e 18-vjeçares Shaman Abbas, e cila ishte zhdukur për më shumë se një vit pasi ajo refuzoi të udhëtonte në Pakistan për një “martesë me mblesëri”.

Ajo u identifikua nga një anomali dentare, detaj i siguruar falë fotove dhe videove. Shaman jetonte në Novelara, në Italinë veriore, afër Bolonjës. Në vitin 2020, ajo refuzoi të shkonte në Pakistan për t’u martuar me një kushëri, siç e kishte kërkuar familja e saj.

Trupi i adoleshentes u identifikua nga të dhënat dentare pasi mbetjet njerëzore u zbuluan pranë shtëpisë së familjes së saj në nëntor 2022, raportoi agjencia e lajmeve Ansa duke cituar avokaten e viktimës Barbara Iannucelli. Abbas nuk është parë që nga prilli 2021. Pesë anëtarë të familjes së saj, duke përfshirë babanë dhe xhaxhain e saj, do të dalin në gjyq muajin e ardhshëm për të ashtuquajturën “vrasje nderi” që tronditi Italinë.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se nuk kishte më asnjë dyshim për identitetin e viktimës.

“Le të vendoset drejtësia për një grua të re të pafajshme që vetëm donte të jetonte lirinë e saj,”- shkroi Meloni në Twitter, duke e shoqëruar postimin e saj me një foto të Abbasit i veshur me një rrip të kuq dhe buzëkuq të kuq të ngjashëm.

Një kockë e thyer në pjesën e përparme të qafës mbështet teorinë se Shaman u mbyt nga familja e saj. Prokurorët besojnë se familja u “tërbua” kur zbuluan se Shaman kishte një lidhje me një djalë në Itali.

Autoritetet dyshojnë se adoleshentja u vra teksa kthehej në shtëpinë e familjes së saj për të marrë disa dokumente. Babai i saj, Shabir Abbas, u arrestua në fshatin e tij në Pakistanin lindor në nëntor me dyshimin për vrasje, edhe pse ai gjithmonë e mohonte që vajza e tij kishte vdekur. Xhaxhai i saj u ekstradua nga Franca dhe do të dalë në gjyq, së bashku me dy kushërinjtë e saj. Nëna e saj mbetet e lirë dhe besohet të jetë në Pakistan.

FOTO/Tifozi i Granadës i shkruan shqip Myrto Uzunit: Të lutem më jep…

Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni ka shënuar 11 gola me Granadën, teksa kryeson listën si golashënuesi më i mirë në Ligën e Dytë spanjolle. Jo vetëm ka rrëmbyer vëmendjen e disa klubeve të mëdha, por ai ka rrëmbyer zemrat e tifozëve.

Gjatë ditës së sotme klubi spanjoll ka zhvilluar stërvitje të hapur dhe më pas disa prej futbollistëve iu janë afruar tifozëve për ti përshëndetur. Disa kanë marrë autografe dhe të tjerë kanë bërë fotografi me të preferuarit e tyre.

Ajo që ka rënë në sy në stadium është një pankartë në gjuhën shqipe. Një djalë i vogël i drejtohet sulmuesit beratas: “Myrto Uzuni më jep këmishën të lutem”.

Një gjest tepër i bukur dhe shumë domethënës për futbollistin shqiptar. Fotoja së bashku me disa video janë shpërndarë në faqen zyrtare të klubit në Twitter.