Aplikacion
Vijon përplasja verbale mes këngëtarit të njohur të muzikës popullore Sinan Vllasaliu dhe këngëtarit më në zë të repit, Don Xhoni.
Kësaj here reagimi vjen nga Don Xhoni.
Ai ka reaguar në rrjetin e tij social Instagram pasi këngëtari Sinan Vllasaliu në “Impact” me Feride Kuqin tha për Don Xhonin se “Nuk e njoh këtë çunin. Kam dëgjuar tekstet, ato tekste banale nuk i kam shkruar unë. Nëse ke një fjalor të tillë se kam bërë unë por ti, ti merre përgjegjësinë”.
“Heshtje gjithandej! Krejt këto rekorde që po i thyej qysh s’po ju vjen marre mu krahasu masnej. Ato që si keni mrri me vjet jam tu i thy me 22 vjet bebe, jam tu a q* rekordet rënd. Pranoje ose jo senet shihen, njerëzit flasin. Këto janë fakte, hala kam me jep shumë e me ju bind çdo dit e më shumë o dashamirët e mi. Urime ky vit i ri e ishalla veq hajër e gëzime.”, shkruan Don zhon në Instagram.
Këngëtari i njohur i muzikës popullore Sinan Vllasaliu u përfshi në një përplasje verbale në shkurt të vitit që lamë pas me këngëtarët më në zë të repit, Mozzik dhe Don Xhoni.
Shkak u bënë komentet e Vllasaliut në emisionin ‘Glamour Zone’, në RTV Ora lidhur me tekstet e këngëve dhe mënyrën e të kënduarit të tyre.
Nuk vonuan dhe deklaratat e artistëve, me Don Xhonin që i tërhoqi vëmendjen për deklarata të turpshme për një këngëtar të atij kalibri si Vllasaliu ndërsa Mozzik tha se në një të ardhme do ta ftojë në synetin e të birit.
Por përkudër reagimit të tyre, Sinan Vllasaliu vijoi ti qëndrojë strikt qëndrimeve të tij dhe në intervistën e tij në emisionin “Impact” me Feride Kuqin.
Ja 5 shërbimet e vetme që do kryejnë satelitët Albania 1 dhe 2 për 6 milionë USDSot Shqipëria ka në hapsirë dy satelitët Albania 1 dhe 2. Ata janë kontraktuar për një shërbim 3 vjeçar. Kosto për vitin e parë është 2 milion $, për vitin e dytë 1.75 mil $ e njësoj e për vitin e tretë 1.75.
Në rast se Shqipëria do kërkojë shërbime edhe për vitim e katërt do duhet të paguaj sërish 2 mil $ duke e çuar faturën në total 7.5 mil $.
Shërbimet që Shqipëria do fitojë janë të dhënat për tokat e kulturat bujqësore të cilat janë mbjellur në ara, agrikulturë.
Gjithashtu do të marrë të dhëna për ndërtimet, trafikun, zjarret dhe analizimin e të dhënave për zonat pyjore.
Kryeministri Edi Rama njoftoi më FB ngritjen e satelitëve.
“Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, shkroi Rama.


Në orët e para të së martës një konflikt në lokalin “Kobra City” në Prizren rezultoi me një person të vrarë dhe një të plagosur. Viktimë e kësaj ngjarje ishte Visar Cengu, nga Kukësi.
Lidhur me ngjarjen tragjike ka folur xhaxhai i viktimës, Besim Cengu, i cili tha se nipi i tij ishte qëlluar në makinë nga prapa.
“Ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit. Makina ku ishte djali nuk ka pasur armë. Pasi janë zënë aty, ka pasur goditje nga pas, pasi është nisur makina. Nipi im ka vdekur ndërsa tjetri është plagosur.
Nipi im është gjuajtur brenda veturës nga pas, sepse edhe predha ka qenë në shpinë dhe e ka kapur mushkërinë dhe një pjesë të zemrës dhe djali ka vdekur në vend”, tha Cengu në një prononcim për Klan Kosova.
Sipas Prokurorisë së Prizrenit, shkak dyshohet të jetë një faturë prej 400 eurosh, fakt të cilin nuk e mohon as xhaxhai i viktimës.
“Ndoshta, sepse ka pasur ngatërresë që brenda mesa mora vesh unë. Por unë i njoh të tre dhe kam bindjen e plotë se këta nuk kishin lidhje me konsumim të një ushqimi dhe të mos paguajnë. Ata kanë qenë çuna të sjellshëm. Fakti që në makinë nuk kanë pasur asnjë mjet luftarak, ata kanë qenë paqësore dhe kanë shkuar për të konsumuar diçka. Djali ka qenë në Francë dhe u kthye tani”, u shpreh xhaxhai.
Ai i bëri apel drejtësisë që të veprojë në këtë rast dhe mos ketë indiferencë.
“Është mirë që drejtësia të merret dhe mos e nxitë vëllain me indiferencë. Organet në Kosovë dhe Shqipëri ta shqyrtojnë këtë rast. Nëse do ketë indiference atëherë nuk duhet të ketë indiferencë nga krahu jonë”
Për ngjarjen janë arrestuar gjashtë persona, në mesin e tyre si i dyshuar kryesor edhe pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj.
Kroatët të pakënaqur me euron: Të gjitha çmimet janë “rrumbullakosur”
Pirja e kafesë në bregdet, por edhe në kafenetë e tjera në qytetin kroat të Splitit, është shija e parë e hidhur që iu servir banorëve lokalë që në minutat e para të këtij viti me futjen e euros.
Pothuajse të gjithë hotelierët e Splitit kanë rrumbullakosur çmimet e tyre, shkruan Veçernji list.
Kafja, e cila mesatarisht kushtonte 10 HRK, ose 1.33 euro, tashmë po kushton 11.30 HRK, ose 1.50 euro.
“As kuna nuk po merr askush, edhe pse të gjithë na thoshin se do të mund të paguajmë me to edhe për dy javë. Më thanë në furrë që ose duhet të kem saktësisht kuna ose të paguaj në euro dhe ka vende ku tashmë kanë pushuar së pranuari kunan, edhe pse në periudhën e tranzicionit janë ende të vlefshme, ku janë inspektimet”, ka thënë njëri nga banorët e Splitit.
Në Split u shtrenjtua edhe parkimi, gjë që përkoi edhe me futjen e euros.
“Gjithçka është e tmerrshme. Asgjë nuk është rritur shumë, por gjithçka është rritur pak”, ankohet një grua nga Spliti.
“Deri një ditë palestër tri herë në javë ishte 300 kuna, tani është 340 kuna. Ata e ‘rrumbullakosën’ çmimin nga 40 euro në 45 euro”, tregoi ajo me zemërim.
“Është rritur edhe birra, si në kafe ashtu edhe në dyqan”, shtoi një kalimtar.
As në Dubrovnik nuk ka asgjë të mirë me euron, sipas qytetarëve.
“Po shikoj faturën e kafenesë. Kafeja që ishte 11 kuna ka shkuar në dy euro, ose 15.07 kuna”, ka thënë një banor i Dubrovnikut.
Qytetarët besojnë se ky është kulmi i “dhunës që tregtarët po kryejnë ndaj klientëve prej gati gjysmë viti”.
“Ne kroatët ndoshta jemi më pak të mbrojtur nga të gjitha vendet e tjera në BE, sepse qeveria jonë duket se inkurajon këto rritje të çmimeve. Epo, ata vetë thonë se çmimi i naftës në treg është i qëndrueshëm, por të martën çmimet e karburantit u rritën vetëm për të lajkatur tregtarët dhe për të përmirësuar marzhet e tyre sepse shpallën padi. Turp”, ka thënë një qytetar.
Prerja e flokëve për meshkuj për disa është bërë më e shtrenjtë për gati 25 për qind dhe arsyetimi i parukierëve është se po ndihmojnë veten dhe klientët e tyre sepse e kanë rrumbullakosur shërbimin në 10 euro. Qytetarët e konsiderojnë si të vrazhdë.
Edhe në Mexhimurje, kritikat më të shumta vijnë për shkak të rritjes së çmimit të kafesë. Në disa restorante, kafeja me qumësht u rrit nga 11 në gati 13 kuna sepse pronarët i ngritën çmimet në 1.70 euro.
Problemet me euron dhe rritja e çmimeve janë ankesat më të shpeshta të qytetarëve kroatë./Ekonomiaonline
Pano Soko: Rama mori 500 mln euro dhe dha vetëm 80 mln, Klodian Zoto ka marrë dy-fishinNë një intervistë për RTV Ora, Pano Soko nga Nisma Thurje u shpreh se janë 500 milionë euro më tepër nga rritja e çmimeve qe janë shtuar në buxhetin e shtetit dhe se këto duhet t’i ktheheshin qytetarët.
Sipas tij, paketat me 50-70 milionë euro për qytetarët janë lojëra dhe shtoi se Klodian Zoto i incineratorëve ka marrë dy-fish më shumë para se sa qytetarët me anë të paketave të ndihmës nga qeveria.
Pano: Kryeministri duket sikur nuk e ka kuptuar se si funksionin ekonomia. Çdo para e marrë me tepër se sa nevojë ka buxheti e dëmton ekonominë. Janë 500 milionë euro më tepër dhe duhet t’i ktheheshin qytetarët pasi këto lojërat me 50-70 milionë euro nuk ndikojnë. E gjitha kjo nuk po bëhet se u kuptua që kemi krizë, sepse është muaji i nëntë, ndërkohë që u ka marrë njerëzve që po u jep para, u ka marrë 500 milionë euro.
Rama në total ka dhënë nja 18 miliardë lekë, po 32 miliardë të tjera ku kanë vajtuar? Kanë vajtuar për incineratorët dhe Klodian Zoton që na thonë se është në kërkim, por këtej shkojnë dhe e paguajnë. Këto para që ka dhënë kryeministri nuk janë as gjysma e parave që ka marrë Klodian Zoto i incineratorëve. Sigurisht që paratë e tjera kanë shkuar tek koncesionet dhe tenderat.
MAKABRE/Kasapi e fshehu nënën e vdekur në frigorifer për rreth një vit që t’i merrte pensioninPak para Krishtlindjeve, një banor i Bad Staffelstein në Bavari bëri një zbulim të tmerrshëm. Ai pa nga dritarja fqinjin e tij të vdekur Markus W. 45 vjeç, kasapin vendas.
Menjeherë në vengngjarje u thirr policia, e cila zbuloi në shtëpinë e W., një frigorifer.
Brenda tij ishte kufoma e një zonje të moshuar 70 vjeç.
Siç doli nga hetimet, ajo ishte nëna e W., e cila nuk ishte parë nga fqinjët dhe miqtë për një vit.
Mediat gjermane raportojnë se dyshohet se djali me sa duket nuk e raportoi vdekjen e nënës së tij për të vazhduar të merrte pensionin e nënës e saj.
Autopsia e trupave zbuloi një shkak natyral të vdekjes në të dyja rastet.
Ndërsa kasapi vdiq pak para zbulimit, sipas policisë bavareze vdekja e nënës ka ndodhur muaj më parë.
Policia dhe prokurorët besojnë se burri e mbajti trupin e nënës së tij në shtëpi për të vazhduar të merrte pagesat e saj të mirëqenies.
Policia kriminale dhe zyra e prokurorit publik në Coburg po hetojnë rastin.
“Nëse ka probleme mendore të na kërkoje të falur!”/ Olta sulmon ZhaklinënOlta ka sqaruar se përse ka nisur ‘lufta’ e saj ndaj Zhaklinës.
Olta: më vjen keq që nuk ishte hapi im drejt Zhkalinës, unë e përqafova dhe bëmë paqe, nuk jam e vcemendur të nis një luftë me dike që smë ka bërë gjë, por veprimi i saj ishte ma laj pak filaxhanin, kjo ishte hedhje doreze hapur, pastaj I thashë më nder rrobat.
Përvec kësaj kur ajo ishte ne rulot nuk shkova kurrë ta sulmoj, do rri me ato që ndihemj mirë. Kurse zhaklina ka bërë të kundërtën. Kur isha në rulot, ka radhur disa herë me thumbe, nuk ka dashur fare ta diskutoj sot. Shpërthimi im ishte te ‘laje goje’
Ti ke thenë do të shkatërroj?
Olta: Këtë e ka thën Luizin, dhe kam imituar atë.
Luizi: unë të jam larguar sa kanë kujtuar se kam dicka tjetër me ty. Kaq mirë jam sjellë me ty
Olta: Unë kur nuk më pëlqen dikush , sillem si u solla me ty.
Arbana: si ka nisur kjo gjë?
Olta: janë 3 pika. Ishte festa hapja. Ajo e ka në natyrë thumbimin. Zhkalinën është hera e parë në jetë që e shoh në këtë shtëpi. Ka qenë një moment ku u ndjeva keq, ku thashë pushoni të dëgjojmë Arbanën, kjo tha po ja dëgjoje ti e na I thuaj përmendësh. E pashë që aty që kjo nuk më ka qejf. Nëse ti vajzë ke problem të shëndeti mendor duhet të na kërkosh falej, sepse e para ke gënjyer, pra I bie që ti ke gënjyer produksionin.
Arbana: ju e dini mirë që keni bërë disa teste, dhe të gjithë e keni bërë me sukses. Kështu që me qetësi. Zhaklina I dha arsyet e saj nuk e bën kjo atë një njeri problematic, dhe aq më pak një njeri të cmendur.
Kristi: në studio pse erdhi?
Arbana: Ajo kërkoi që të fliste me ju.
Zhaklina: unë I shkova Oltës disa herë, të shihja nëse donte paqe.
Ish-portieri i United i rikthehet futbollit në moshën 45-vjeçareIsh-portieri i Manchester United, Roy Carroll, bëri një rikthim të papritur në futboll, pasi rinisi karrierën e tij te klubi i tij i fëmijërisë, Ballinamallard United.
Aventura e tij te Ballinamallard nuk shkoi sipas planit, pasi 45-vjeçari u detyrua të largohej i lënduar pas 36 minutash lojë, përpara se skuadra e tij të humbiste 4:0 ndaj Annagh United në Kampionatin e Ligës së Futbollit të Irlandës së Veriut (NIFL).
Carroll, i cili luajti për Manchester United, Wigan dhe West Ham mes shumë klubeve të tjera, u rikthye nga pensionimi për Ballinamallard, në një rast urgjent pasi klubi u godit nga lëndimet.
Trajneri i portierëve i veshi dorezat në një paraqitje që erdhi pothuajse 30 vjet pasi ai bëri debutimin e tij për Ballinamallard United.
Georgina u përgjigjet thashethemeve se po kalon një krizë me Ronaldon me dy fotoNë 24 orët e fundit në shtypin e huaj thuhet se Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo po kalojnë një krizë të rëndë në marrëdhënien e tyre, ndërkohë që edhe dasma e tyre është shtyrë për momentin.
Mirëpo, partnerja 28-vjeçare e futbollistit dhe nënë e dy fëmijëve të tij, i është përgjigjur në mënyrën e saj asaj që dëgjohet, duke dashur t’i japë fund thashethemeve për ndarje.
Më konkretisht, Rodriguez ka postuar dy foto në historinë e saj në Instagram ku shfaqet ajo dhe Ronaldo në fillim të lidhjes së tyre, duke shkruar:“Kur isha 22 vjeç takova dashurinë e jetës sime” dhe “sa të bukur ishim”.
Emisioni televiziv “Telecino” pretendoi se ka zbuluar një krizë të mundshme dhe shumë të rëndë në familjen Ronaldo.

Futbollisti luzitan dhe e fejuara e tij, Georgina Rodriguez mendohet se po kalojnë një moment shumë delikat që po mundohen ta fshehin duke u shfaqur shume të qetë në publik.
“Telecino” shtoi më tej se bukuroshja luzitane dhe sulmuesi janë të detyruar të qëndrojnë bashkë për shkak të biznesit dhe kontratave të shumta të marketingut që i lidhin bashkë.
Cristiano dhe Georgina janë prindër të një familjeje të madhe dhe që të dy sëbashku kanë krijuar një markë milionere që për momentin duket se po shpëton dashurinë e tyre.
Dubai heq taksën 30% të alkoolit në një përpjekje për të rritur turizmin“Bashkia e Dubait ka ndaluar përkohësisht mbledhjen e tarifës prej 30% nga kompanitë e pijeve alkoolike për një periudhë prej një viti”, tha komuna e Emirateve në një postim në Twitter.
Lëvizja ka të ngjarë të jetë një përpjekje për të rritur turizmin dhe për të stimuluar më shumë biznese midis vizitorëve dhe banorëve, ndërsa Dubai ecën përpara në qëllimin e tij për t’u bërë “vendi më i lumtur në Tokë”.
Pija alkoolike është shumë e kushtueshme në Dubai, me një litër birrë që kushton shpesh 15 dollarë dhe një gotë verë shpesh 20 dollarë ose më shumë.