zoom

Day ArchivePrej 3 vitesh larg familjes! Ky është 17-vjeçari shqiptar që vdiq nga flakët në godinën në Itali

Ledjan Imeraj është 17 vjeçari shqiptar që humbi jetën në Itali, pasi një godinë e strehimit të të miturve të pashoqëruar u përfshi nga flakët.

“Ledjani ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, në një zjarr që i rrëmbeu ëndrrën për të jetuar atë jetë dinjitoze dhe të qetë që kërkonte”, shkruajnë mediat italiane.

Ai u nis për në Itali në moshën 15-vjeçare, duke mbërritur fillimisht në Trieste dhe më pas në Pasian di Prato, ku u vendos në strehimore.

Adoleshenti nuk ishte rikthyer në atdhe që kur ishte larguar dhe mezi priste të mbushte 18 vjeç për të përqafuar sërish familjarët e tij.

“Ajo që ndodhi është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve ne… Shpresoj që e gjithë kjo të na bëjë të reflektojmë se si duhet të kujdesemi për këta fëmijë, sepse nuk mund të luash me jetën e tyre ”, tha një mësuese e të miturit.

Lediani kalonte orë të tëra duke dëgjuar muzikë: në Shqipëri ishte valltar në grupin e shkollës.

Ai dinte dhe i pëlqente të kërcente vallet tradicionale me të cilat argëtonte dhe përfshinte shpesh shokët e tij, edhe këtu në Itali.

“Ledjani ishte një person i sjellshëm, altruist dhe i ndjeshëm, miqësia dhe besnikëria ishin dy vlera shumë të rëndësishme për të, ai bëri të pamundurën për të ndihmuar këdo që ishte i sëmurë ”, thanë shokët e tij.

Në ditën e fundit të 2022, ai kishte planifikur një udhëtim në Venecia me disa miq, për të kaluar së bashku vitin e ri.

Në mbrëmjen e ndërrimit të viteve, Graciano i propozon Argjirës!

Një mbrëmje emocionuese ka qenë për çiftin Graciano dhe Argjira, pasi kjo e fundit mori një propozim për martesë në natën më speciale të vitit.

Të veshur të dy me pizhame matchy-matchy, moderatorja dhe koreografi po shijonin çaste të bukura festive, kur Graciano u ul në gjunjë dhe bëri propozimin klasik.

Momentin e ndanë në Instagram, duke marrë pa fund urime, dashuri dhe bekime.

View this post on Instagram

A post shared by Argjira Spanca (@argjiraspanca)

Të dy kanë kohë bashkë dhe lidhja u bë publike në maj të 2021-shit, kur Graciano, i ftuar tek emisioni i Roza Latit, zbuloi se është i lidhur me Argjirën.

PREKËSE! Kievi mirëpret Vitin e Ri në errësirë, qytetarët ukrainas brohorasin nga ballkonet (Video)

Qytetarët ukrainas në Kiev janë dëgjuar duke brohoritur nga ballkonet e tyre në orët e para të vitit 2023, teksa kryeqyteti i Ukrainës e ka pritur Vitin e Ri në errësirë.

Ministria e Jashtme e Ukrainës ndau pamjet e banorëve në Kiev duke festuar Vitin e Ri në errësirë, mes një vale të re sulmesh në kryeqytet.

Komanda e forcave ajrore të vendit tha se kishte shkatërruar 45 drone Shahed të prodhuar nga Irani gjatë natës.

🎄This is how Kyiv celebrated New Year! All over #Ukraine, we have a curfew for security reasons so that people can gather only at home.

‘Glory to Ukraine – #SlavaUkraini’ was well heard from neighboring buildings.

Cheers to the victory! 🥂

🎥Kyrylo Tymoshenko pic.twitter.com/qPqSQpcuUx

— MFA of Ukraine 🇺🇦 (@MFA_Ukraine) January 1, 2023

“Mos më provoko”/ Ndizen sërish gjakrat mes Oltës dhe Zhaklinës: Ka ardhur të bëhet e famshme

Dita e parë e vitit 2023 dhe Olta me Zhaklinën e kanë nisur ashtu si e kanë mbyllur vitin e kaluar. Pas një përqafimi në orën 00:00, kur dukej se gjërat ishin rregulluar mes tyre, një episod sot ka nxehur sërish gjakrat mes tyre.

Olta po lante enët, si kusht i vendosur nga Vëllai i Madh për të dalë nga rulota. Zhaklina u afrua për të lënë filxhanin e saj dhe Olta e quajti provokim. Më vonë ajo tha se Zhaklina vepron për famë në shtëpinë të famshme.

“Do ta shkatërroj Zhaklinën, mbajeni mend, Do ta shkatërroj, më vjen keq se ka ardhur të bëhet e famshme këtu, por do rrijë shumë shkurt e shkreta, nuk i ka bërë llogaritë mirë. Është njeriu më pa rëndësi në shtëpi, rri vetëm, asnjë nuk i afrohet. Duhet ta shikojmë që ka një gotë çaji personale. Nëse do kisha pirë unë me atë gotë do shikonit spektakël nga ana ime,”-tha ajo.

 

Kaos mbrëmjen e fundvitit në Itali/ 10-vjeçarit i pritet dora, një 16-vjeçar plagoset me armë

Mbrëmja e ndërrimit të viteve ka rezultuar një tmerr në Itali, ku 180 persona përfunduan të plagosur.

Problemi nuk ishin vetëm fishekzjarrët, por edhe të shtënat me armë zjarri, si dhe ngjarjet e tjera të rënda.

Rasti më tronditës u regjistrua në Taranto, ku një fëmije 10 vjeç iu pre dora nga shpërthimi i një fishekzjarri. I mituri u dërgua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni.

Në Lecce, një 80-vjeçar nga Ruffano u shtrua me urgjencë në spital, pasi u plagos nga shpërthimi i një fishekzjarri pranë kokës. Edhe ai iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë. Policia po punon për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes.

Nga ana tjetër, 48 persona vijojnë të jenë në spital si pasojë e djegieve të rënda që kanë marrë.

Në Milano, një 25-vjecar me origjinë marokene mbeti i plagosur, pasi u qëllua me armë zjarri. Po kështu, në Napoli numri i të plagosurve shkoi në 16 persona.

Rasti më i rëndë ka të bëjë me një 16-vjecar, i cili u qëllua në fytyrë nga një armë zjarri. Ai po festonte vitin e ri me familjen e tij në ballkonin e banesës së xhaxhait kur ndjeu goditjen në fytyrë. Edhe në Reggio Calabria një 40-vjeçar mbeti i plagosur rëndë gjatë festimeve. Ai u godit aksidentalisht në bark nga një e shtënë me armë zjarri, prej një personi që policia po përpiqet ta identifikojë.

 

Viti i Ri nis me plagosje, i riu në Shkodër qëllohet me armë

Një person ka mbetur i plagosur në njësinë Postribë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 24:00 në momentin e ndërrimit të viteve.

I riu është qëlluar me armë zjarri në këmbë nga një tjetër person e më pas është dërguar në spitalin rajonal. Personi ende i paidentifikur, nga Postriba është plagosur në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur punën për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes. Raportohet se policia ka arritur që të arrestojë autorin e dyshuar të plagosjes.

Ka qënë personi i plagosur ai i cili tregoi autorin, duke i ardhur në ndihmë në këtë mënyrë policisë.

Por si nisi konflikti? Shtetasi i plagosur por edhe personi tjetër kanë qenë në rrugë në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Papritur janë konfliktuar mes tyre dhe në konflikt e sipër i riu ka marrë një plumb në këmbë. Policia është duke hetuar ngjarjen për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj për shkaqet që çuan në plagosjen e të riut.

(VIDEO) Merr flakë autobusi i pasagjerëve në Lushnjë

Është përfshirë nga flakët, një autobus me pasagjerë në Lushnjë.

Zoom.al ka siguruar pamje nga vendngjarja, nga ku raportohet vetëm për dëme materiale.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

“Gëzuar Vitin e Ri”! Rusia sulmon Kievin me dron

Një dron që mbrëmë goditi Kievin, pati të shkruar një urim nga ushtria ruse e Vladimir Putinit.

“Gëzuar Vitin e Ri” ishte shënimi i bërë, duke dëshmuar kështu edhe një herë brutalitetin që ushtria ruse po paraqet mbi civilët ukrainas, shkruan “The Telegraph”.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat lokale kreu i policisë së kryeqytetit ukrainas. Në anën tjetër, një sërë shpërthimesh janë dëgjuar sot në Kiev dhe në pjesët e tjera të Ukrainës.

Gjithashtu janë aktivizuar edhe sirenat që paralajmërojnë për sulme të mundshme ajrore. Kjo ndodhi vetëm pak orë pas mesnatës së Vitit të Ri.

Ushtria ukrainase ka njoftuar se nga sulmet ruse në Kiev, janë shkatërruar 23 “objekte ajrore”.

Sulmet pasuan pak minuta pas fjalimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili uroi popullin e tij dhe theksoi se fitorja është e pashmangshme, pavarësisht që lufta po zhvillohet prej 11 muajsh dhe nuk duket se do të përfundojë shpejt.

Spektakli i fishekzjarreve kthehet në tragjedi! 9 të vdekur, u dogjën dhe u shtypën…

Të paktën 9 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një rrëmujë në një qendër tregtare në kryeqytetin e Ugandës, Kampala, gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Pas një shfaqjeje fishekzjarresh jashtë qendrës tregtare Freedom City në pjesën jugore të Kampala, “pati një rrëmujë, e cila rezultoi në vdekjen e menjëhershme të 5 personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve”, tha në një deklaratë zëdhënësi i policisë Luke Owesigire.

“Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e shpëtimit dhe kanë dërguar të plagosurit në spital, ku janë konfirmuar të vdekur gjithsej 9 persona”, shtoi ai.

Ai sqaroi se mes viktimave ka edhe “të rinj” dhe foli për “pakujdesi dhe pakujdesi”, pa dhënë detaje të tjera.

“Tronditet” Shqipëria në ditën e parë të vitit! Tërmet pranë Bulqizës

Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në vendin tonë ditën e sotme.

Lëkundjet janë regjistruar rreth 7 kilometra nga qyteti i Bulqizës, ndërsa thellësia e tërmetit raportohet të jetë pak rreth 2.5 kilometra nga sipërfaqja e tokës.

Lëkundjet janë ndjerë nga disa banorë, teksa nuk rpaortohet për dëme.