Aplikacion
Një batutë e Luiz Ejllit nuk i ka pëlqyer aspak Olta Gixharit, e cila ditën e sotme ka kërkuar me insistim një sqarim nga këngëtari i njohur.
Aktorja e njohur e thërret veçmas Luizin dhe menjëherë i thotë: “Dje ke bërë një batutë shumë të shëmtitë me mua”. Teksa ai shprehet se nuk e mban mend, Olta i thotë se duhet të kërkojë falje.
Pjesë nga biseda:
Olta: Jashtëzakonisht të shëmtuar
Luizi: Ça moj
Olta: Atëherë po ta sqaroj, erdha dje te krevati jot për të të thënë diçka për Kiarën dhe atë po nisja të thoja për Kiarën, kupton? E pastaj erdhi edhe Genti e po këndonte me gërhimën tënde, po qeshnim, etj etj. Ti mikrofonin e kishe aty dhe ke bërë një batutë të tmerrshme për mua.
Luizi: Cilën moj?
Olta: Domethënë, unë nuk ma zë goja ta përsëris
Luizi: Cilën pra?
Olta: Nuk ta përsëris dot, shko pyet te dhoma e rrëfimit. Unë nuk e them dy herë se i bie ta nënvizoj
Luizi: Ma kujto se nuk e mbaj mend
Olta: Ok, ke qenë përgjumshëm dakord. Bën mirë të kërkosh falje dhe të mos e përsërisësh më të lutem
Luizi: Po kur nuk di gjë
Olta: Se jam ndjerë shumë keq
Luizi: Kur nuk di ça është
Olta: Një batutë seksiste e tmerrshme
Luizi: A ishte për këtë ‘kur të vish mos fol me këmbë hapur’, diçka e tillë?
Olta: Po
Luizi: Po nuk ishte seksiste
Olta: Ok, por u ndjeva shumë keq
Luizi: Më fal. Pasha Zotin është në kuptim krejt tjetër. E kisha se gjoja mos rri si gangstere
Olta: E mora shumë keq dhe unë e Genti bilës reaguam dhe ikëm direkt, e thamë e teprove
Rrugët e Shqipërisë u përgjakën gjatë vitit 2022! 1190 aksidente dhe 161 viktimaQë prej muajit janar, në të gjithë vendin kanë ndodhur 1190 aksidente që shkaktuan 161 viktima.
Referuar të dhënave të Policisë Rrugore, mësohet se janë kanë ndodhur 186 aksidente më pak.
Në 2021 ndodhën 1376 aksidente. Me ulje, fatmirësisht ka qenë edhe numri i personave që ndërruan jetë në këto ngjarje rrugore.
Humbën jetën 36 persona më pak, krahasuar me vitin e shkuar.
Në qershor, aksidenti i rëndë i ndodhur në vendin e quajtur Ura e Goricës, në rrugën hyrëse të Beratit, i mori jetën drejtueses së makinë tip “Wolksvagen” Klaudia Xhaferraj dhe djalit të saj 6 vjeç.
E reja humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, dhe makina përfundoi në lumin e Osumit.
Ndërsa në fund të nëntorit, në fshatin Bogë të Shkodrës, Pjetër Rushaj dhe djali i tij 18 vjeç humbën jetën.
Rrjedha e fuqishme e përroit të ‘Nicajve’ mori përpara fuoristradën ku udhëtonin babë e bir dhe vajza e familje. Fatmirësisht kjo e fundit mundi të mbijetojë.
Që prej janarit të 2022, në të gjithë vendin mbetën të lënduar 1463 qytetarë. Nga të cilët, 209 në gjendje të rëndë dhe 1.254 të tjerë morën plagë të lehta.
Krahasuar me 2021, numri i personave të lënduar ishin 200 raste më pak.
Nga Xhensila Kodra
Fundviti trondit Lushnjën, i vendoset tritol për herë të dytë banesës së tregtarit
Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Lushnjë, në banesën e Altin Lamçes.
Është hera e dytë që vendoset tritol në banesën e tregtarit të fruta-perimeve.
Lushnjë /Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në dy automjetet e parkuara. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Më 1 nëntor 2022, lënda plasëse shkatërroi makinën e parkuar në oborr dhe theu xhamat dhe dyert e shtëpisë private.
Banesa është në pronësi të shtetasit Arben Turku, i cili ndodhet në emigrim. Aktualisht në banesë jeton Altin Lamçe, tregtar në tregun e fruta-perimeve.
Herën e parë, tritoli dyshohet se u hodh nga autorët në ecje, nga rruga drejt oborrit të shtëpisë.
“Ju kërkoj ndjesë nëse e kam tepruar”! Rama: Qoftë Viti i Ri një kohë për paqe e dashuriKryeministri Edi Rama ka shpërndarë urimin e tij për Vitin e Ri. Ai e nis me një kërkim ndjese për momentet që mund të ketë gabuar, e ndërsa thekson se ka bërë aq sa ka mundur për t’iu gjendur pranë qytetarëve.
“Sonte nuk kam një mesazh tradicional, kjo është nata e familjes suaj, miqve e të afërmve tuaj dhe mua më keni pasur thuajse çdo ditë në shtëpi. Ju kërkoj ndjesë nëse e kam tepruar, nëse s’kam folur si duhet, nëse kam gabuar, shumë ndjesë!
Kam bërë si çdo vit gjithë sa kam mundur, por jo gjithçka kam dashur, të mundesha më shumë s’e kisha lënë pa bërë. Ka qenë një tjetër vit tejet i vështirë, të cilin inflacioni i luftës dhe çmendja e çmimit të energjisë e kanë bërë një vit të zymtë për mbarë Europën.
Kemi pasur sidoqoftë edhe ditë të mira – mes tyre edhe ditë historike, si finalja e parë europiane e futbollit në Shqipëri apo Samiti i parë i BE-së jashtë kufijve të Bashkimit Europian, pa harruar momentin kulmor të shumëpritur, çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian. Po me punët e me progresin e bërë gjatë këtij viti nuk po ju marr asnjë minutë nga mbrëmja e sotme.
Minutën tjetër do t’jua marr për t’ju lexuar një tekst të vjetër, që mua më mahnit gjithnjë dhe ndjehem sonte i privilegjuar ta ndaj me ju, nga Ekleziastët:
“Nën këtë qiell ka një kohë për gjithçka dhe ka një stinë për çdo veprim: Një kohë për të lindur e një kohë për të vdekur, një kohë për të mbjellë e një kohë për të shkulur, një kohë për të vrarë e një kohë për të shëruar, një kohë për të shembur e një kohë për të ndërtuar, një kohë për të vajtuar e një kohë për të qeshur, një kohë për zi e një kohë për valle, një kohë për t’i hedhur e një kohë për t’i mbledhur gurët, një kohë për të përqafuar e një kohë për t’u rezervuar në përqafime, një kohë për të këmbëngulur e një kohë për të hequr dorë, një kohë për të mbajtur e një kohë për të flakur, një kohë për të prishur e një kohë për të ndrequr, një kohë për të heshtur e një kohë për të folur, një kohë për të dashur e një kohë për të urryer, një kohë për luftë e një kohë për paqe”.
Qoftë Viti i Ri një kohë për paqe, për dashuri e për plot të qeshura për ju, familjen dhe miqtë e të afërmit tuaj!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!”- u shpreh Edi Rama.
Në vend të fishekzjarreve, Koreja e Veriut lëshon tri raketa balistike
Koreja e Veriut ka lëshuar tri raketa balistike drejt detit lindor në Gadishullin Korean, tha ushtria e Koresë së Jugut.
Lëshimi i këtyre raketave është i fundit në numrin e paprecedentë të raketave të testuara nga Koreja e Veriut gjatë këtij viti, teksa Penjani po vazhdon zhvillimin e armëve në mes të spekulimeve se do të kryejë testimin e një arme bërthamore, për të shtatën herë me radhë.
Tri raketat u lëshuan nga provinca Hvange, në jug të kryeqytetit, Phenjan, tha ushtria jugkoreane.
Raketat fluturuan në një letërsi prej 100 kilometrash në një distancë prej 350 kilometrash, tha Ministria japoneze e Mbrojtjes. Edhe ushtria e Koresë së Jugut tha se raketat fluturuan për rreth 350 kilometra.
“Lëshimet e raketave balistike nga Koreja e Veriut janë provokim i madh që minojnë paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean, por edhe në mbarë komunitetin ndërkombëtar”, tha ushtria jugkoreane, duke shtuar se këto testime përbëjnë shkelje flagrante të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Komanda amerikane në Indo-Paqësor tha se raketat e fundit të lëshuara nga Veriut, nuk paraqitën rrezik të menjëhershëm për personelin ushtarak amerikan që gjendet në këtë zonë, e as për aleatët e Uashingtonit. Megjithatë, komanda tha se testimi i këtyre raketave shfaq ndikimin destabilizues të programit të armëve të Koresë së Veriut.
Pa përfshirë raketat e fundit, Koreja e Veriut gjatë këtij viti ka lëshuar afër 70 raketa balistike, tha agjencia e lajmeve Yonhap, përfshirë edhe tetë raketa balistike ndërkontinentale.
“Vritini shqiptarët”/ Vuçiç i jep postin e rëndësishëm serbit që u burgos në KosovëPresidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pritur në zyrën e tij serbin Nikola Nedeljkoviç, i cili u lirua pas gjashtë muajsh burg në Prishtinë.
Ai u dënua nga drejtësia në Kosovë pasi gjatë një tubimi në Gazimestan lëshoi thirrje që nxisnin dhunë ndaj shqiptarëve, por Vuçiç e shpërbleu me një vend pune.
Ai i ofroi dy opsione: Angazhim vullnetar në Zyrën për Kosovën në qeverinë e Serbisë dhe një post në Ministrinë e Shkencës, Teknologjisë dhe Zhvillimit. Nedeljkoviç zgjodhi të parën.
“Vritini shqiptarët”, ishte thirrja që doli nga goja e Nedeljkoviç, që u prangos më pas. 20-vjeçari u dënua me 8 muaj burg pasi u shpall fajtor për akuzën e “nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës etnike”, por Apeli ia uli zbriti dënimin me dy muaj.
Rashford djall dhe engjëll, sulmuesi i ndëshkuar nga trajneri i jep fitoren “Djajve”Manchester United ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Premier League, pasi mundi 1-0 Wolves në transfertë për llogari të javës së 18.
Ylli i ndeshjes ishte Marcus Rashford. Sulmuesi anlgez u dënua nga Ten Hag pak para ndeshjes duke e lënë në stol për arsye disiplinore, por në pushim mes pjesëve trajneri holandezi ndryshoi mendje dhe e aktivizoi.
Me të në fushë, United i afrohet ndjeshëm golit dhe në minutën e 76’ Rashford zhbllokoi takimin duke tundur rrejtën pas asisit të Fernandes.
8 minuta më vonë Rashford shënoi edhe golin e dytë, por VAR i ngriu buzeqeshjen duke e anuluar për prejke të topit me dorë.
Në minutat e mbetura “Djajtë” administrojnë avnatazhin dhe në fund marrin nëj fitore tepër të vlefshme që i mban në vendin e katërt me 32 pikë, 8 larg Arsenalit kryesues që ka një ndeshje më pak. /zoom.al/
Ndërkohë Ëolvesi mban vendin e 18 në kalsifkimi me 13 pikë dhe rrezikon qëndrimin në premier leaague. Trajneri spanjoll julian lopetegui e nisi disdfatën avneturën e tij në ishulll.
Besëtytnitë e Vitit të Ri: Çfarë duhet të bëni e çfarë jo që t’ju ecë mbarë 2023Viti i Ri shihet si një mundësi për një fillim të ri, e për këtë qëllim, dëshira e madhe është të lihen pas të këqijat e vitit që po kalon e t’i hapet dera fatit e mbarësisë në vitin që po hyn.
Popuj me zakone e tradita të ndryshme kanë krijuar në rrjedhën e kohës besimin se përmes disa riteve të thjeshta, mund ta ndihmojmë veten që Viti i ri të hyjë vërtet me këmbë të mbarë.
Kështu, në Amerikën Latine besojnë se duke mbajtur një valixhe bosh në shtëpi natën e ndërrimit të viteve, viti i ri do të jetë i mbushur plot me aventura dhe udhëtime të reja.
Një bindje tjetër është se viti që po hyn duhet t`ju gjejë me portofolin plot, ndaj mbusheni me para përpara mesnatës.
Po dashuria? Që ajo të trokasë në derë në vigjilje të Vitit të Ri, këshillohen të brendshmet e kuqe, pasi besohet se sjellin fat.
Mos qani, mbajini lotët sepse e qara konsiderohet shenjë e keqe për atë çfarë do të pasojë, dhe thuhet se mund të ndjellë një vit plot trishtim.
Në Spanjë, janë të bindur se duhen ngrënë 12 kokrra rrushi në momentin që akrepat e orës shënojnë mesnatën. Tradita daton që nga 1880 dhe vazhdon të mbetet mjaft popullore ende edhe sot.
Në disa vende konsiderohet ogur i keq huazimi i parave në mbrëmjen e vitit të ri dhe në ditën e parë të tij, sepse kjo nënkupton telashe financiare për muajt në vijim.
Gaforret mund të duken një ushqim mjaft special, dhe një mënyrë e shkëlqyer për të festuar Vitin e Ri, por ato duhen shmangur me çdo kusht sipas kulturave, sipas të cilave, për shkak se ato lëvizin prapa, nëse hani një para mesnatës, atëherë viti juaj do të ketë shumë pengesa.
Në Kinë dhe në Amerikën Latine kujdesen që ndërrimi i viteve të mos i gjejë pa pastruar shtëpinë. Përse? Po sepse sipas legjendës, kështu largohet i gjithë negativiteti, dhe afrohet fati i mirë! /Top Channel/
Cristiano bëhet futbollisti më i paguar në botëCristiano Ronaldo, me firmën që hodhi dje për sauditët e Al Nassr (200 milionë euro në sezon), është bërë futbollisti më i paguar në planet.
Kevin de Bruyne, Manchester City: 29 milionë dollarë (25 milionë pagë + 4 milionë sponsor)
Andres Iniesta, Vissel Kobe: 30 milionë dollarë (25 milionë pagë + 5 milionë sponsor)
Eden Hazard, Real Madrid: 31 milionë dollarë (27 milionë pagë + 4 milionë sponsor)
Robert Lewandowski, Barcelona: 35 milionë dollarë (27 milionë pagë + 8 milionë sponsor)
Erling Haaland, Manchester City: 39 milionë dollarë (35 milionë pagë + 4 milionë sponsor)
Mohammed Salah, Liverpool: 53 milionë dollarë (35 milionë pagë + 18 milionë sponsor)
Neymar, PSG: 87 milionë dollarë (55 milionë pagë + 32 milionë sponsor)
Lionel Messi, PSG: 120 milionë dollarë (65 milionë pagë + 55 milionë sponsor)
Kylian Mbappé, PSG: 128 milionë dollarë (110 milionë pagë + 18 milionë sponsor)
Cristiano Ronaldo, Al-Nassr: 200 milionë euro (75 milionë pagë + 125 milionë bonus dhe të drejta imazhi)
Nga dënimi i Tahirit, zhdukja e Vis Martinajt te goditja e Berishës…ngjarjet që “mbërthyen” 2022Zhdukja e mistershme e Ervis Martinaj i njohur si ‘mbreti i bixhozit’, dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dëshmia e te penduarit Nuredin Dumani dhe inceneratorët janë padyshim katër nga ngjarjet me te përfolura dhe qe tërhoqën vëmendjen e opinionit publik dhe që tronditen politiken e boten e krimit te organizuar.
Ish-ministri u dërgua prapa hekurave me vendim të gjykatës se Apelit të Posaçëm pasi u gjet fajtor për shpërdorim detyre në fillim të shkurtit bashkë me ish zyrtarin e policisë Jaeld Cela. E ndërsa ky i fundit tashme shijon lirinë, ish ministri vijon betejën me drejtësinë, me gjase të lërë së pari burgun e me pas të synojë pafajësinë sikurse pretendon.
Dënimi i ish ministrit ishte një ngjarje 12 solli tronditje ne politike, por 2022 nuk mund të kalonte kaq lehtë pa e trazuar Parlamentin. Alqi Bllako ishte politikani i radhës që përfundoi prapa hekurave si i dyshuar për aferën e inceneratoreve ndërsa më herët në qeli ishte dërguar ish-eprori i tij Lefter Koka ish ministër mjedisi. Bllako la mandatin e deputetit të fituar nën siglën e socialistëve për tu përballur me drejtësinë, por kur urdhri për arrest u firmos bëri disa pirueta derisa zgjodhi të vetedorëzohej. Afera e inceneratoreve sa vinte e nxirrte në sipërfaqe detaje të një megaskandali Nuredin Dumani i kërkuar për disa vrasje pasi i mbijetoi një atentati të mirëoganizuar vendosi të rrëfehej duke trazuar botën e nëndheshme të krimit.
Operacioni për kapjen e te dyshuarve u kodua ‘Plumbi i Arte’, por shumë nga bosët si Ervis Martinaj, Suel Çela e Florenc Çapja i shpëtuan arrestimit. Pas dëshmisë së Dumanit ndaj njerëzve të besuar të Martinajt pati një seri atentatesh ku më i rëndi ishte ai te mbikalimi I fushë Krujës ku iu ekzekutua Kusheriri Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Krimi u shënua mesditën e 17 korrikut dhe 5 ditë më vonë ne Milot u tentua të vritej Ylli Brahja, i njohur si i besuar i Martinajt. Brahja u plagos ndërsa mbeti I vrarë Klisman Prenci. Përpara këtyre dy ngjarjeve një tjetër krim kishte tronditur Tiranën, ekzekutimi me shpërthim te telekomanduar i Aleksander Sadikaj një i skeduar për çështje droge dhe që zotëronte një pasuri marramendëse. Ditët e para te gushtit ishin të qeta, deri me 9 gusht kur xhaxhai i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj denoncoi humbjen e kontakteve me nipin ndërsa ai ishte në arrati.
Prej asaj dite askush se di me siguri se çfarë ka ndodhur me Mbretin e kumarit, por prokuroria e Kurbinit po heton për dyshimet për rrëmbim dhe zhdukje të tij. Zhdukja pa gjurmë e tij çoi në arrestimin e Jeton Lamit oficer policie, i cili u zbulua se e shoqëronte ne arrati. Kjo ngjarje do të sillte dhe largimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së Shtetit Gledis Nano pa mbushur as një vit në detyrë. Muhamet Rrumbullakut i është besuar detyra e rëndësishme dhe duket se ai ka përpara shumë sfida që duhet ti kapërcejë. Muajt e fundit Tirana ziente edhe nga hakerimi i sistemit Tims që solli shumë amulli në punën e policisë dhe rrjedhja e të dhënave personale shqetësoi qytetarët. Qeveria tha se pas sulmeve kibernetike është Irani, por shqetësimet vijojnë të mbeten, pasi askush se di me siguri se çfarë kanë në duar hakerat. Fundin e këtij viti e dominoi edhe një ngjarje e ndodhur ne bulevard ku Gert Shehu goditi me grusht ish-kryeministrin Berisha në protestën e 6 dhjetorit. Dhjetori po ashtu do të shënonte dhe një tjetër ngjarje të rëndë, vrasjen e Edmond Papës.