zoom

Day ArchivePse marrëdhëniet intime dhe intimiteti janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme?

Marrëdhëniet intime dhe intimiteti shpesh ngatërrohen, por janë dy gjëra shumë të ndryshme.

Shpesh para dy njerëzve që tregojnë se kanë një intimitet të thellë, automatikisht na çon të mendojmë se mes tyre ka edhe një tërheqje të fortë seksuale, ose anasjelltas. Por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë…

KUPTIMI I MARRËDHËNIEVE SEKSUALE DHE INTIMITETIT

Në rastin e seksit dhe intimitetit, pra, nëse termi seks tregon aktin seksual dhe marrëdhënien fizike midis dy njerëzve, me fjalën intimitet ne prekim një sferë shumë më të gjerë, të brendshme, mendore dhe shpirtërore dhe kjo nuk përfshin domosdoshmërisht pjesën fizike.

Prandaj, në mënyrë specifike, është e mundur të bësh seks pa pasur intimitet, si dhe në të njëjtën mënyrë, është e mundur të kesh një intimitet të fortë, por pa përfshirje fizike. Dhe arsyeja është shumë e thjeshtë. Akti seksual, edhe pse mund të jetë i pasur në emocione, ndjesi dhe kuptime, bazohet në një nivel fizik, material, mekanik dhe të prekshëm.

Nga ana tjetër, intimiteti bazohet në aspekte jomateriale, të lidhura me ndjesitë e brendshme, me një lloj lidhjeje emocionale që krijohet me një person. Dhe kjo i shtyn ata që e provojnë të ndihen plotësisht të lirë për t’u treguar për atë që janë, pa asnjë gjykim ose paragjykim.

ÇFARË DO TË THOTË TË JESH INTIM ME DIKË

Termi intimitet vjen nga latinishtja “intimus” që do të thotë i brendshëm, i fshehtë. Duke përshkruar emocionet dhe ndjenjat që janë brenda personit, në pjesën e tij më të thellë. Në momentin që i jep akses kësaj pjese të vetes për një person tjetër (pak a shumë me qëllim), po përjeton një marrëdhënie intime me tjetrin.

Kur ke intimitet, në fakt, jeton një marrëdhënie të bërë me besim, vlerësim, mbështetje, dialog, mirëkuptim dhe kujdes reciprok, ndjenja të së mirës, gëzimit, respektit dhe sinqeritetit. Përveç dëshirës për ta bërë tjetrin të rritet në vetë-zbulim.

Në një marrëdhënie që u hap derën anëve “të bukura” por edhe atyre “të shëmtuara”, dhimbjeve, frikës dhe gjithë shqetësimeve që mund të kalojnë ata që i jetojnë.

Fotoja prekëse që postoi vajza e Pele pas vdekjes së të atit: Të duam në pafundësi

Legjenda e futbollit botëror, braziliani Edson Arantes do Nascimento i njohur si Pele është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Prej 1 muaji ai ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paolo (Brazil) nga ku kurohej prej kancerit në zorrën e trashë.

Kjo është fotoja prekëse që ka postuar vajza e legjendës së futbollit, Pele. Me këtë foto, ajo ka njoftuar edhe lajmin e trishtë, për ndarjen nga jeta 82-vjeçarit.
“Të gjithë jemi këtu bashkë falë teje, të duam në pafundësi, prehu në paqe”, ka shkruar ajo.

Mbyllet hoteli në Shkodër ku u helmuan 3 persona/ Detajet e reja

Darka e një familjeje në Shkodër nuk ka përfunduar mirë për nënë e bir dhe kamerierin, të cilët u helmuan nga uji i konsumuar në hotel “Chicago” në qendër të qytetit.

Më herët policia njoftoi se nëna 41-vjeçare Alma Zeqiraj dhe djali i saj i mitur 14 vjeç banues në Malësi të Madhe, si dhe një prej kamerierëve, 30 vjeç, u paraqitën në spitalin e Shkodrës rreth orës 23:30 të datës 28 dhjetor.

Për shkak të gjendjes më të rënduar, nëna dhe djali janë dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë dhe tashmë gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme.

Gjithashtu lidhur me ngjarjen pati edhe një reagim nga Ujësjellës Kanalizime Shkodër. Një deklaratën e tyre, UKSH-ja shprehet se të tre personat kanë konsumuar ujë të ambalazhuar.

Ndërkohë bëhet me dije se Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar Ushqimor ka marrë mostra të ujit që përdoret në lokal për të kryer analizat që do të nxirrnin nëse është i ndotur ose jo.

Sipas bluzave të bardha në spitalin e Shkodrës, të helmuarit kanë pasur djegie në ezofag dhe në stomak, duke lënë të hapura dyshimet se shishja e ujit mund të ketë pasur lëndë djegëse me aciditet.

Sipas ujësjellësit të Shkodrës, cilësia e ujit është monitoruar periodikisht nga specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe deri në përfundim të hetimeve hoteli është mbyllur.

Së fundmi raportohet se ISHP ka bërë analizat e ujit të rubinetit dhe mësohet se uji ka dalë pa baktere.

Burri italian kishte fshehur në oxhak 20 mijë euro, gruaja që nuk kishte dijeni u vë flakën

Një çifti u janë djegur 20 mijë euro, pasi burri i kishte fshehur në oxhak.

Gruaja e cila nuk e dinte një gjë të tillë në këto ditë të ftohta dimri vendosi që të ndizte oxhakun dhe të gjitha kursimet e bashkëshortit të saj u bënë hi.

Burri nuk e priste që oxhaku të ndizej edhe për disa ditë. Por gruaja vendosi të krijojë një atmosferë festive por që në fakt u krijua atmosferë e hidhur.

“Gruaja ime nuk e dinte që unë i fsheha aty. Çdo vit para se të ndez zjarrin i lëviz paratë. Tani kur pashë flakët humba mendjen”, ka thënë burri.

Shkaktoi dhjetëra të vdekur në SHBA, cikloni famkeq Elliot do të arrijë dhe në Europë

Cikloni i borës që shkaktoi dhjetëra të vdekur në SHBA pritet të shkaktojë ndryshime në temperaturën e Europës.

Sipas asaj që raporton The Guardian, vendi që do të preket më së shumti është Mbretëria e Bashkuar pasi do të regjistrohen rënie të temperaturës, shi dhe erëra të forta.

Të mërkurën shërbimi meteorologjik i Britanisë lëshoi një paralajmërim të verdhë për shira të dendur nga ora 3 e mëngjesit të së premtes dhe për 15 orë. Zyra e Meteorologjisë tha se shiu i dendur mund të shkaktojë përmbytje.

Sipas meterologut Simon Partridge, tha se moti i lagësht dhe me erë po shkaktohej nga cikloni i bombës në SHBA. Partridge shtoi se moti në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ishte aq i rëndë sa ishte në SHBA.

TRAGJIKE! 10-vjeçari qëllon për vdekje nënën e tij, nuk i bleu aparatin e lojës virtuale

Nëna Quiana Mann është qëlluar me armë në fytyrë më 21 nëntor nga djali i saj 10-vjeçar në shtëpinë e familjes, pasi refuzoi t’i blente kompletin e fundit të lojrave të realitetit virtual, teksa prokurorët shtonin se fëmija ishte vetëm i preokupuar për aparatet e tij dixhitale dhe kishte humbur logjikën e realitetit.

Zyrtarët që e arrestuan thonin sot se edhe në qeli ai është i merakosur vetëm për aparatet e tij dhe jo për vrasjen e nënës.

Zhvillimi i rëndë nga Milwaukee, SHBA tregon për efektet fatale te neglizhimit të fëmijëve dhe lënien e tyre në varësi të aparateve e lojrave të realitetit virtual, çka sollën humbjen e jetës së 44 vjeçares Quiana Mann, më 21 nëntor.

Tezja e djalit vrasës Rhonda Reid, thotë se ai “nuk e mban mend të ketë qëlluar nënën me armë”.

“Nuk do t’ja shoh më as sytë”/ Deklaratë e fortë dhe e papritur nga Luizi: Nuk do i flas më..

Luizi i tha Armaldos dhe Arianës se nuk ka më dëshirë për të pasur kontakt me Kiarën.

“Unë me të? S’ka shanse më. Ne s’do flasim kurrë më, për sa kohë jemi në këtë shtëpi. As sytë nuk ia shoh më”, u shpreh Luizi që mohon se ka thënë që e ka qejf.

E gjitha erdhi pas kërkesës së Kiarës, që Luizi t’i lejë hapësira për të mos e penguar në lidhje me banorët e tjerë të shtëpisë.

Tentuan të vidhnin makina, e pëson 17-vjeçari shqiptar dhe 2 të miturit

Tre të rinj kanë tentuar të vidhnin tre makina në një parking në Strobl, të Zvicrës. Ata ishin 12 , 15 dhe 17 vjeç. Denoncimi ndaj tyre erdhi nga dëshmitarët okularë, të cilët panë gjithë skenën.

Dëshmitarët thanë se disa të rinj hynë në parkim ku gjendeshin dy makina dhe iu afruan atyre. Pasi ata kanë lajmëruar policinë, të rinjtë kanë bllokuar daljen nga parkimi me një kamionçinë dhe vetë arritën të largoheshin në këmbë.

Gjithsesi, me ndihmën e një qeni shërbimi, oficerët gjetën tre djemtë në një makinë të parkuar. Njëri prej tyre kishte çelësin e njërës prej dy automjeteve të vjedhura. Autoritet bëjnë me dije se të rinjtë kishin vjedhur një kartë ATM dhe e përdornin atë për të blerë cigare.

Dymbëdhjetë vjeçari iu dorëzua prindërve, ndërsa 15-vjeçari dje 17-vjeçari shqiptarë u morën në pyetje nga policia. Dy makinat e sekuestruara janë vjedhur në Shën Gilgen mbrëmjen e djeshme.

Arrestimi i zyrtares së AKSHI-t/ BIRN: Nën hetim edhe 2 punonjës policie

Një zyrtare e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit, AKSHI, u arrestua nga policia në Qafthanë pasi dyshohet se po kryente trafik të lëndëve nαrkotike dhe në makinën që ajo drejtonte u gjetën 58 kilogramë kanαbis.

Sipas policisë Erisa Fero 28 vjeç nga Pogradeci, punonjëse e AKSHI-t dhe banuese në Tiranë, Likë Basha 32 vjeç nga fshati Mafsheq i Krujës dhe 17 vjeçari M. K nga Kruja kanë udhëtuar nga Tirana me ngarkesën e drogës për ta dorëzuar tek 2 persona që janë shpallur në kërkim, F.S dhe G.S. nga fshati Piskupat i Pogradecit, të cilët më tej dyshohet se do ta transportonin drogën me varkë në drejtim të Maqedonisë së Veriut ku i prisnin persona të tjerë.

Në një njoftim zyrtar të Policisë së Korçës që kreu operacionin e koduar “Restart”, thuhet se informacioni ishte siguruar me metoda speciale. “Shërbimet e Policisë në bazë të inteligjencës informative se në drejtim të Maqedonisë, nëpërmjet zonës së fshatit Lin, Pogradec, do të trafikohej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike”, thuhet në njoftim.

AKSHI, agjencia shtetërore përgjegjëse për komunikimet digjitale dhe mbarëvajtjen e sistemit të shkëmbimit të informacioneve zyrtare të njohur si e-Albania, tha se do merrte masa ndaj punonjëses që sipas njoftimit për shtyp kishte rolin e specialistes në një prej sektorëve të e-Albania.

“Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi”, thuhet në njoftim.

Por arrestimi i Feros, ka ekspozuar më tej ndaj kritikave AKSHI-n, e cila shihet si përgjegjëse për një sërë skandalesh përfshirë përdorimin e të dhënave të qytetarëve për databazën e ashtuquajtur të patronazhistëve të përdorur nga Partia Socialiste në zgjedhje apo për paaftësi në mbrojtjen e sistemeve digjitale nga sulmi ndaj e-Albania nga hakera që besohet se mbështeten nga Irani.

Të përfshirë në hetim janë edhe dy punonjës policie, nga sektori i qarkullimit rrugor që dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupin e të rinjve për të lehtësuar transportimin e lëndës narkotike.

Indicet dhe informacionet e siguruara nga Inteligjenca Informative bënë që policia të ndërhynte në afërsi të Qafthanës duke kapur kështu Feron e cila drejtonte mjetin dhe 2 personat që e shoqëronin ndërsa 2 të rinjtë e tjerë që do të merrnin në dorëzim lëndën narkotike për të vazhduar transportimin e saj në formë stafete janë shpallur në kërkim.

Me shpejtësi pothuajse supersonike, brenda avionit privat më të madh në botë!

Nëse keni planifikuar të udhëtoni nga Nju Jorku në Los Anxhelos për vetëm tre orë e gjysmë atëherë duhet të dini se kjo do t’ju kushtojë më shumë se 30 mijë dollarë. Bëhet fjalë për aeroplanin e biznesit “Global 7500” të Bombardier, avioni privat më i madh dhe më i gjatë në botë.

Ai përmban katër zona të veçanta të jetesës, duke përfshirë një dhomë takimesh, dhomë ngrënie, dhomë argëtimi dhe dhomë gjumi.

Në të mund të akomodohen 19 persona dhe të flenë 8. Avioni privat gjithashtu përmban një galeri masive me furra me mikrovalë si dhe ekspres. Me një distancë prej 8860 miljesh dhe deri në 14 orë, fluturimet nga Nju Jorku mund të arrijnë deri në Londër, Moskë, Dubai dhe Nju Delhi. Avioni arrin një shpejtësi maksimale prej 0,925 Mach. Shpejtësia pothuajse supersonike dhe veçoritë ekskluzive kanë tërhequr shumë të famshëm, përfshirë miliarderen e njohur Kylie Jenner.

Për shumë njerëz, udhëtimi është një pjesë e domosdoshme e festimit të festave me njerëzit e dashur. Kjo do të thotë të durosh të gjitha zënkat stresuese që mund të vijnë me udhëtimin dhe kalimin e kohës larg komoditetit të shtëpisë tuaj.