Aplikacion
Anndel Taylor, 22 vjeç, humbi jetën në një stuhi masive që goditi SHBA-në. Ajo i dërgoi një video familjes së saj pak para se të vdiste.
Anndel po kthehej nga puna kur mësohet se kishte ngecur në makinën e saj në dëborë dhe kishte kërkuar ndihmën e shërbimeve të urgjencës.
Ajo bëri videon e fundit pak para mesnatës së 24 Dhjetorit ku shfaqej një fugon i ngecur gjithashtu në dëborë dhe akull. Duke folur në një bisedë në grup, ajo u tha motrave të saj se kishte planifikuar të flinte në makinën e bllokuar dhe nëse ndihma nuk do të vinte, do të përpiqej të shkonte në një vend të sigurt kur të zgjohej.
“Të gjithë ata që u përpoqën të arrinin tek ajo u penguan nga moti i keq. Zjarrfikësja, policia, të gjithë u bllokuan”, tha motra e Anndel. Nëna e saj tregoi se pasi makina u fik, Anndel ngriu.
Anndel Taylor, 22, died in her car after being trapped by Buffalo blizzard while driving home from work. She was found after 18 hours. She sent her family this final video from inside the car. pic.twitter.com/w8GBwR9UOm
— Mike Sington (@MikeSington) December 27, 2022
Në mbështetje të Kosovës kundër luftës, nesër protestë para Ambasadës së Serbisë
Në javën e tretë të barrikadave serbe që kanë bllokuar jetën normale në veri të Kosovës, në rrjet po qarkullon një thirrje për protestë.
Sipas njoftimit, në datë 29 dhjetor ora 12:00, para Ambasadës së Serbisë në Tiranë, ftohen qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë që të marrin pjesë në protestën për ligjin dhe kundër luftës.
Duke theksuar se Serbia po nxit konflikt dhe kërcënon fqinjët me luftë, protesta ka si synim t’i përçojë mesazh Serbisë që të ndalojë të ndezë zjarre lufte në Ballkan, të mos synojë zgjerime territoriale në Ballkan, dhe të mos lejojë zgjatimin e Rusisë Putiniste.
Ndër të tjera, në thirrjen për protestë kërkohet mirëkuptimi i aleatëve duke u kujtuar se ata që bënë luftë gjenocidale nuk mund të bëjnë paqe.
Një fenonem i rrallë astronomik do të ndodhë sonte, 7 planetë do të rreshtohen pranë njëri-tjetritSot do të ndodh një fenomen i rrallë në qiell, pasi do të rreshtohen pranë njëri-tjetrit shtatë planetë, konkretisht Mërkuri, Venusi, Marsi, Jupiteri, Saturni, Neptunit dhe Urani duke dhënë një shfaqje që nuk ndodh shpesh.
Ajo që nuk do të duket është planeti Tokë, teksa Venusi, Mërkuri, Saturni, Jupiteri dhe Marsi mund të shihen me sy të lirë, duke filluar nga horizonti jugperëndimor dhe duke lëvizur në lindje, ndërsa Urani, i vendosur midis Marsit dhe Jupiterit, dhe Neptuni, i cili është midis Saturnit dhe Jupiterit, mund të shihen me dylbi ose teleskop.
Afërdita do të jetë dukshëm më e zbehtë se planeti i Tokës. Të gjithë planetët do të shfaqen në qiellin e natës si pika të vogla drite dhe do të dhurojnë spektakël për vëzhguesit e yjeve në hemisferën veriore.
Është një mundësi e veçantë për të parë Mërkurin, i cili zakonisht errësohet nga pamja nga drita e ndritshme e Diellit. Sonte 7 planetët shfaqen vetëm 1.5 gradë larg njëri-tjetrit dhe teksa nesër, më 29 dhjetor në orën 21:00 do të jenë akoma dhe më pranë njëri-tjetrit.
Planetët nuk do të jenë më kaq afër deri në vitin 2024, teksa mund të dallohen pas perëndimit të diellit. Hëna do t’i bashkohet gjithashtu formacionit planetar, duke u shfaqur si një gjysmëhënë në rritje midis Jupiterit dhe Saturnit.
Gianluca Masi, një astronom me Projektin e Teleskopit Virtual, tha për Newsweek: “Në këto netë, ne mund t’i shohim të gjithë planetët e sistemit tonë diellor me një shikim, menjëherë pas perëndimit të diellit. Do të jetë një pamje spektakolare.” Projekti Virtual Telescope do të transmetojë drejtpërdrejt paradën e planetëve në YouTube.
Letra e një ushtari ukrainas: Luftojmë dhe vdesim mes shiut dhe baltës, ja mesazhi im për…“Do të doja që ky tekst të ri-postohej, kopjohej dhe përkthehej në gjuhë të ndryshme. Të ndahet me të huajt dhe me politikanët e tyre. Unë nuk jam ushtarak.
Nuk kam dashur asnjëherë të jem pjesë e ushtrisë. Unë kam një doktoraturë në histori, pra jam një studiues, punonjës në një muze. Dhe pak shkrimtar.Në përditshmërinë time merrem me kërkime në fushën e historisë dhe shkrimin e veprave shkencore. Po ashtu edhe libra artistikë. Por kohët e fundit kam qenë në ushtri. Sepse… në vendin tim po zhvillohet një luftë.
Ne flemë mbi arka, ngjeshur pas njëri-tjetrit në pjesën e pasme të kamionëve dhe lahemi një herë në muaj me ujë të ngrohtë. Kur bie shi lagemi deri në palcë, dhe bëhemi me baltë nga koka tek këmbët (dhe ju kujtoj lahemi një herë në muaj, dhe nuk është e sigurt se do të jetë e mundur muajin tjetër).Dhe në kushte të ngjashme, nëse jo më keq, janë aktualisht në Ukrainë mijëra historianë, shkrimtarë, kontabilistë, bankierë, punonjës të IT, mësues, stilistë dhe njerëz të profesioneve të tjera paqësore.
Ata po vriten nga armët 152 dhe raketat Tochka-U, por edhe nga plumbat, municione thërrmuese dhe ato prej fosfori.Disa prej tyre kanë vdekur tashmë. Dhe disa nuk do t`i rikthehen kurrë më profesionit të tyre, pasi kanë pësuar trauma të rënda psikologjike. E megjithatë të gjithë vazhdojnë të luftojnë. Sepse pas tyre qëndron Ukraina. Sepse nëse ata i dorëzojnë armët, prindërit e tyre do të vriten, gratë dhe vajzat e tyre do të përdhunohen, dhe shtëpitë e tyre do të shkatërrohen ose do të konfiskohen.
Dhe kur politikanët nga Franca, Italia, Gjermania dhe vende të tjera sugjerojnë që të hedhim armët, të pajtohemi me humbjen e territoreve, t’i japim Rusisë disa garanci sigurie (absurde!!! Rusia nuk ka nevojë për asnjë garanci sigurie, fqinjët e saj kanë nevojë për garanci kundër kërcënimeve nga Moska)…Ndjej shumë zemërim dhe neveri. Neveri për këta njerëz të parëndësishëm, të cilët, për shkak të paragjykimeve të tyre ose falë parave të pista të Putinit, janë gati të dënojnë vendin tim me një gllabërim dhe me një vdekje të ngadaltë dhe të dhimbshme.
Neveri dhe zemërim për ata që zotërojnë një fuqi të jashtëzakonshme për të ndihmuar në tejkalimin e krizës, por që kërkojnë, me apo pa vetëdije, ta thellojnë atë. Sepse edhe një dorëzim i plotë i Ukrainës përballë Rusisë, nuk do ta zgjidhë dot problemin e sigurisë globale.Përkundrazi, kjo do ta nxisë Rusinë të kryejë pushtime të reja. Nuk kemi nevojë të na propozoni një pakt sipas të cilit duhet të dorëzohemi.
Në rast se nuk jeni gati të luftoni me ne kundër një armiku të tërbuar, atëherë na ndihmoni me armë, para, sanksione.Ne kemi nevojë për gjithçka që është e mundur për të mposhtur Rusinë, dhe për të reduktuar në mënyrë drastike krizën globale. Por ne kemi ama gjënë më të rëndësishme: motivimin. Kemi historianë që janë të gatshëm të flenë mbi arka, 5 persona në 2 të tilla, dhe të jetojmë ta llangosur me baltë për javë të tëra pa pasur mundësi të lahemi.Ne kemi kontabilistë që janë të gatshëm të mos hanë asgjë përveç një supe të thjeshtë për muaj të tërë. Kemi studentë të rinj që po i kalojnë vitet e tyre më të mira në rrezikun e vdekjes në çdo moment. Dhe ata nuk do të shkojnë askund nëse nuk vriten të gjithë.Dhe kjo me pëlqimin tuaj.
Unë ju them se Ukraina do të luftojë ose deri në fitore, ose derisa të mos mundet të rezistojë më. Po ju çfarë do të bëni?Me respekt, doktoranti në histori, autori i gjashtë librave, sot një rreshter i ri në Forcat e Armatosura të Ukrainës, Nazar Razlutsky.
Vajza e Rudina Dembacaj feston ditëlindjen: 6 vite pse jetojRudina Dembacaj uroi sot vajzën e saj Viktorian, pasi kishte ditëlindjen dhe sigurisht nuk mund të mungonte një urim i ngrohtë nga ana e Rudina Dembacajt në Instagramin e saj. Me pak fjalë, por që tregojnë shumë për marrëdhënien e tyre.
“6 vjet, arsye e vërtetë pse jetoj, gëzoj e vrapoj! Gëzuar ditëlindjen Viktoria ime, Mbretëreshë e Botës time!”
Viktoria është vajza që Rudina ka nga martesa e saj me Aleksander Varfajn. Prej disa vitesh kjo marrëdhënie ka dështuar dhe secili nga ata sot ka vazhduar jetën e tij.
Viktoria është vajza që Rudina ka nga martesa e saj me Aleksander Varfajn. Prej disa vitesh kjo marrëdhënie ka dështuar dhe secili nga ata sot ka vazhduar jetën e tij.
Aktorja e humorit është e martuar me Mark Frrokun me të cilin duket shumë e lumtur.
“Jam si qen i mbyllur në kafaz”/ Çfarë u shkruan “spiunia” ruse miqve të sajZbardhen letrat që Svetlana Timofeeva, 33-vjeçarja ruse e arrestuar për spiunazh në Shqipëri, i ka dërguar miqve të saj pas vënies në pranga.
Gazetari Vladimir Karaj tregoi në emisionin e Erla Mëhillit se konkretisht Timofeeva i ka dërguar miqve të saj tri letra, dy prej të cilave në tetor dhe një në dhjetor.
Sipas gazetarit, në to 33-vjeçarja thotë se mbahet veçuar nga të burgosurat e tjera dhe trajtohet “si një terroriste veçanërisht e rrezikshme”.
“Oficeret e shërbimit janë po aq të trashur sa edhe unë, ato punojnë në turne 8-orëshe me një pushim, dhe habiten se pse unë jam këtu dhe pse duhet të ruhem si një terroriste veçanërisht e rrezikshme”, shkruan në letër e reja ruse.
Gjithashtu, Karaj rrëfeu se 33-vjeçarja përmend një kërkesë që t’i hiqet siguria gjatë ditës që të ecë në korridor me të burgosurat tjera, pretendon se është “si qen i mbyllur në kafaz”.
Burrel/ Merr flakë kutia e shpërndarjes së energjisë në një pallatNjë kuti e shpërndarjes së energjisë elektrike në hyrje të një pallati në Burrel është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe nisi punën për zbardhjen e shkaqeve.
Çfarë e shqetëson në të vërtetë Oltën?! Nuk përmbahet aktorja, “shigjeton” ZhaklinënNë një bisedë me Amosin , Olta ka folur edhe pse pa përmendur emra për Zhaklinën.
Olta: Nuk më duket e drejtë kjo përshembull nëse do të flasim për gjëra të padrejta unë jam aty. Prisni të kthej unë shpinë. Të duket e drejtë ty kjo, mua jo.
Ndërro bisedën tani. Unë se kam fare te ai njeri, a kam të drejtë që mos të kem një njeri në listë time deri kur unë ta vendos.
Para, portofol ‘Dior’, çantë ‘LV’ dhe dy…, çfarë iu gjet Edmond Papës në makinëEdmond Papa, 49-vjeçari që u vra në Tiranë mbrëmjen e 16 dhjetorit kishte dy celularë. Kjo gjë është vënë re pas kontrollit të mjetit të tij, gjë që ndodhi pas vrasjes.
Ndërkohë janë zbardhur dhe lista me sendet personale që u gjetën në mjetin e Papës. Në mjetin me targa AB 001 GG u sekuestruan ndër të tjera: Një sasi vlerash monetare, një portofol ‘Dior’, një kartë me mbishkrimin ‘Grand Casino Prestige Member’, një kartëvizitë me mbishkrimin e një spitali privat, dy karta banke, si edhe një çantë e markës ‘Louis Vuitton’.
Pjesë nga dosja:
Gjatë ekspertimit të vendit të ngjarjes, u sekuestruan njëkohësisht rrobat e viktimës si edhe u përpiluan veprimet përkatëse teknike, biologjike dhe kimike për faktorët plotësues të qitjes.
Po kështu u krye edhe kqyrja e automjetit me targa AB 001 GG ku u sekuestruan dy aparatë celularë, një kuti syzesh boshe, dy receta mjekësore, një sasi vlerash monetare, një portofol me mbishkrimin ‘Dior’, tre karta me mbishkrimin CE, një mbishkrim ‘Blue Sky’, një kartë me mbishkrimin ‘Grand Casino Prestige Member’, një kartëvizitë me mbishkrimin e një spitali privat, leje drejtimi në emër të Edmond Papa, dy karta banke, si edhe një çantë e markës ‘Louis Vuitton’.
Vjosa Osmani: Heqja e barrikadave, çështje orëshPresidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se heqja e barrikadave në veri është çështje orësh.
Osmani ka thënë se tashmë ka dakordim për këtë çështje.
“Pikërisht për shkak të koordinimeve dhe bashkërendimit me aleatët tanë ndërkombëtarë, unë jam e bindur që është çështje orësh heqja e barrikadave dhe në qoftë se nuk largohen ato përfundimisht, natyrisht që duhet veprim të menjëhershëm, por të dakorduar të institucioneve tona së bashku me institucionet ndërkombëtarë të sigurisë. Dakordimi tashmë është bërë, është çështje orësh, nuk mund të pritet më shumë”, ka deklaruar Osmani në Klan Kosova.
Osmani ka thënë se Kosova është dhe do të jetë e rrezikuar derisa Serbia do të vazhdojë të udhëhiqet nga njerëz si Aleksandër Vuçiç, Aleksandër Vulin e Ivica Daçiç, për të cilët thotë se kanë mentalitetin e Millosheviçit.
“Kosova është dhe do të jetë e rrezikuar përderisa Serbia udhëhiqet nga njerëz që akoma vazhdojnë ta kenë mentalitetin e viteve të 90’ta, është një lloj vazhdimësie e mentalitetit të Millosheviqit. Për fat të keq, gjithë rajoni. Vuçiq, Vulin, Daçiq e shumë bashkëpunëtorë të tyre, të cilët edhe kanë punuar me Millosheviqin e që fatkeqësisht kurrë nuk e kanë krijuar një lloj ndarje nga ajo e kaluar e hidhur e shtetit të tyre dhe në njëfarë mënyre po e mbajnë tërë rajonin në tension”, ka deklaruar Osmani.
Presidentja ka thënë se Serbia ka pretendime të qarta territoriale në raport me Kosovën dhe se “sa më larg që e shohin këtë synim, aq më të dhunshëm bëhen”.
“Përtej çështjes së mentalitetit, duhet ta themi shumë qartë, sepse e dimë që të gjithë, Serbia ka pretendime të qarta territoriale në raport me Kosovën. Ata dëshirojnë të gllabërojnë tokë Kosove dhe sa më larg që e shohin këtë synim, aq më të dhunshëm bëhen. Kjo është krejt esenca e asaj që po ngjan këto ditë. Vuçiqi është duke e parë që as në negociata në dialog në Bruksel e as nëpërmet strategjive të tij të tjera të mbrapshta, nuk mund të arrij të marrë territor Kosove, në cilëndo prej strategjive”, tha Osmani.