Aplikacion
Gastaad është një qytet i vogël shumë ekskluziv në alpet e Zvicrës i vendosur në një lartësi një mijë metra.
Ai është i njohur si destinacioni i pushimeve dimërore të personazheve shumë të pasur. Miliarderë, milionerë, ikona të kinemasë dhe muzikës vizitojnë hotelet shumë të shtrenjta dhe luksoze të Gastaad në Zvicër. Pistat e skive janë shumë të famshme dhe tërheqin vizitorë të veçantë. Atë pjesë të elitës që mund të përballojë çmimet e kripura.
Në këto ditë të fundvitit në Gastaad ka shkuar për disa ditë pushimi edhe ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj. Në këto foto të siguruara nga Top Channel, Ahmetaj duket duke ecur në rrugët e Gastaad me veshje dimërore dhe një cantë shpine.
Tashmë zoti Ahmetaj nuk ka më asnjë post shtetëror, por vetëm rolin e tij si deputet i Partisë Socialiste në Kuvend. Ai u largua nga qeveria ku së fundmi mbante edhe postin e zëvendës/kryeministrit. Ndërkohë që emri i tij po përmendet në padinë e bërë nga gazetari Adriatik Doçi i cili tregoi edhe disa e-maile që Klodian Zoto shkëmbente me hotele të ndryshme luksoze në disa vende evropiane dhe pagesa që bënte për udhëtimet private të Arben Ahmetajt në atë kohë me detyrë ministër në qeveri. SPAK ndërkohë e mbylli hetimin për padinë e gazetarit./ Top Channel
Putin ndalon furnizimin me naftë për 5 muaj të vendeve që vendosën çmim tavanRusia ka ndaluar shitjet e naftës për vendet dhe kompanitë që respektojnë një kufi çmimi të rënë dakord nga vendet perëndimore në fillim të këtij muaji.
Kufiri i çmimit, i cili u ra dakord nga grupi i kombeve G7, Australia dhe BE hyri në fuqi më 5 dhjetor. Kufiri i çmimit i ndalon vendet të paguajnë më shumë se 60 dollarë për fuçi naftë ruse. Rusia tani ka thënë se nafta dhe produktet e saj të naftës nuk do t’i shiten askujt që vendos kufirin e çmimit.
Dekreti presidencial thoshte se ndalimi do të hynte në fuqi për pesë muaj. Grupi i G7 i ekonomive të mëdha parashtroi idenë e një kufiri çmimi në shtator, në mënyrë që të ndalonte Moskën të përdorte të ardhurat nga nafta për të financuar luftën në Ukrainë.
Një ndalim në mbarë BE-në për naftën bruto ruse të importuar nga deti është tashmë në fuqi, së bashku me premtime të ngjashme nga MB, SHBA dhe të tjerë.
Por në fillim të këtij muaji, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky e quajti kufirin e çmimit një ide “të dobët” që nuk ishte mjaft “serioze” për të dëmtuar ekonominë ruse.
Ministri rus i Financave Anton Siluanov tha të martën se deficiti buxhetor i Rusisë mund të jetë më i gjerë se 2% e planifikuar e PBB-së në vitin 2023, me kufirin e çmimit të naftës që shtrydh të ardhurat nga eksporti.
Nafta aktualisht po tregtohet me rreth 80 dollarë për fuçi, shumë më poshtë nga majat mbi 120 dollarë, të parë në mars dhe qershor.ga 1 shkurti deri më 1 korrik.
“I thashë që nuk marrë dot frymë”, del dëshmia e 15-vjeçares që u përdhunua
Po u thosha se kisha dhimbje. Nuk po dëgjonin”. Janë dritheruese përshkrimet e 15-vjeçares për aktet e tmerrshme të përdhunimit në shtëpinë e braktisur në Ilion.
Duke folur për kalvarin e saj, adoleshentja u referohet të katër vajzave që ishin përballë në momentin e përdhunimit.
“Më thoshin: “Ule shumë, rri shumë”. Kur ata thanë se kjo do të thoshte se ata do të fillonin ta bënin atë (përdhunim), unë bërtita dhe u thosha: ndaloni, ndaloni. Unë u thosha se kisha dhimbje. Ata nuk dëgjuan”, ka treguar 15-vjeçarja për përdhunimet.
“E gjithë kjo zgjati shumë. Njëri prej tyre më mbante për kokë, isha në një bllokim koke dhe nuk merrja dot frymë. Ai më shtypte këtu në diafragmë dhe nuk merrja dot frymë. I thashë që nuk marr dot frymë: “më lër të shkoj, nuk mundem, nuk mundem”, por ai vazhdoi. E gjithë kjo kwtw herë zgjati pak, herë të tjera zgjati shumë. U ndal vetëm kur ata vendosën, pavarësisht se çfarë thashë unë” , u tha autoriteteve 15-vjeçarja për ngjarjen e rëndë në Ilion.
“Ka pasur edhe fëmijë të tjerë që kanë qenë para përdhunimit, por nuk kanë marrë pjesë. Janë 4 vajza. Njera është 14 vjeç dhe dy të tjerë janë 15 vjeç. Nuk e di për të katërtën. Këto vajza nuk ishin shqetësuar kurrë nga djemtë. Por më kujtohet një herë, një nga vajzat më tha, se kur po më ndodhte kjo, djemtë e pyetën nëse donte edhe ajo. “Dëshiron edhe ti?”, i thanë. Nuk e di pse e thanë këtë, sepse ajo nuk u tha diçka për t’u mërzitur ”, ka treguar më tej adoleshentja.
Një prej të miturve që morën pjesë në përdhunimin e 15-vjeçares ishte me origjinë shqiptare.
Ronaldo Junior i bashkohet Real MadriditCristiano Ronaldo Jr e ka ndjekur babanë e tij duke u larguar nga Manchester United, dhe i është ribashkuar Real Madridit, ndërsa babai i tij, Cristiano po kërkon ekipin e tij të radhës.
I biri i pesë herë fituesit të Topit të Artë, Cristiano Ronaldos, Cristiano Ronaldo Jr është larguar nga Manchester United pas shkëputjes së kontratës së babait të tij me “Djajtë e Kuq”, raporton KosovaPress.
Ylli portugez bëri një intervistë bombastike në dhjetor që përfundoi me atë, dhe ish-klubin e tij tani, të vendosin për shkëputje të kontratës.
Djali i tij, Cristiano Jr, po luante në akademinë e klubit të United, por që atëherë është larguar dhe i është bashkuar radhëve të akademisë së Real Madridit, ku ka luajtur më parë.
Karriera e Cristiano Jr ka pasqyruar kryesisht atë të babait të tij, kalimi nga Madridi në Juventus dhe më pas në Manchester United.
Ai tani është kthyer te Real Madridi, ku babai i tij kishte qenë duke u trajnuar në mënyrë që të qëndronte në formë ndërsa kërkon një skuadër të re në moshën 37-vjeçare.
Ish-kryetari i Kushtetueses plas bombën: Ideja për ndarjen e Kosovës, e Ramës. Komplot ndaj ThaçitIsh-kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Enver Hasani, ka deklaruar se kryeministri shqiptar Edi Rama është pjesë e konspiracionit që do të çonte drejt arrestimit të ish-presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.
Hasani është shprehur për “T7” se ideja e korrigjimit të kufijve nuk ishte e presidentit Thaçi, por e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
“Idenë e ndarjes së Kosovës nuk e ka sjellë Hashim Thaçi, por Edi Rama”, – është shprehur Hasani.
Këtë ide sipas ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Rama nuk e kishte dhënë për të arritur një zgjidhje finale mes Kosovës dhe Serbisë, por për ta delegjitimuar politikisht ish-presidentin Thaçi i cili ndodhet në një proces gjyqësor në Hagë.
“Unë kam besuar edhe sot besoj që ajo ide ka pasur delegjitimimin e Hashim Thaçit që kur të shkojë në Speciale mos me ju dhimbtë kërkujt”, ka deklaruar Hasani.
Vrasja e Brilant Martinajt, gazetari bën deklaratën e fortë: Autorët janë mbështetur nga policiaTë tjera detaje duket se kanë dalë në dritë rreth zhdukjes së shumëkërkuarit Ervis Martinajt.
Gazetari Elkier Bushkolaj, ndërsa ishte i ftuar në një emision televiziv, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me vrasjen e Brilant Martinajt, kushëriri i Ervis Martinajn.
Ai tha se vrasje të tilla ngjasojnë me akte terroriste për nga dinamika, ndërsa shtoi se një atentat i tillë, kaq i rrezikshëm, bëhet vetëm nëse autorët kanë pasur mbështetje nga struktura të brendshme të policisë.
“Vrasja e Aleksandër Sadikaj dhe të Edmon Papës, dy ngjarje që kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe pason edhe me një zinxhirë vrasjesh të ndodhura në Athinë. Janë ekzekutuar 5 shqiptarë në Athinë për dy muaj , supozohet për prishje pazaresh droge. Autoritete shqiptare kanë nisur letër porosi drejt Greqisë dhe po kërkojnë më shumë informacione.
Vrasja e Sadikajt, njëjtë si e Brilant Marinajt mund të konsiderohen si akte terroriste për nga dinamika dhe zona ku janë kryer. Dy personat që kanë qenë në makinë me Brilantin, nuk kanë qenë pjesëtarë të grupit të Martinajt, janë thjeshtë banorë të Mamurrasit dhe janë kontaktuar nga Brilanti deri në destinacion.
Masat e sigurisë në familjen Martinaj kanë qenë shumë të forta dhe nuk nisin te muri rrethues, por tek mbikalimi i Laçit. Është ndër rastet e pakta që Martinaj ka dalë i pashoqëruar nga persona të afërt të tij dhe ka qenë më i ekspozuar për atentat, që të çon tek pista që kanë pasur informacion nga brenda për lëvizjen e tij.
Kim Kardashian shpërtheu në lot dhe “fajtor” për këtë është Kanye West!Kim Kardashian ka përshkruar sfidat e bashkë-prindërimit me Kanye West.
Ajo ka folur për herë të parë që kur divorci i saj nga Kanye West u finalizua muajin e kaluar.
Në një intervistë të regjistruar më parë me Angie Martinez në podkastin e saj “IRL”, Kardashian ka përshkruar se si ajo bën çmos për të prindëruar katër fëmijët e saj të vegjël me West, i cili ka ndryshuar emrin në Ye.
“Bashkëprindërimi është i vështirë. Është me të vërtetë e vështirë.
Ajo u emocionua duke folur për babain e saj të ndjerë, Robert Kardashian, i cili vdiq në vitin 2003.
“Kam pasur babanë më të mirë, kam pasur kujtimet më të mira dhe përvojën më të madhe dhe kjo është gjithçka që dua për fëmijët e mi”, tha Kardashian e përlotur.
Edhe pse ajo nuk adresoi në mënyrë specifike komentet dhe polemikat e fundit antisemitike të Ye, Kardashian i tha Martinezit se ajo i mbron fëmijët e tyre sa më mirë që të jetë e mundur nga mbulimi mediatik. Ajo tha se është e bindur se fëmijët e tyre nuk janë të vetëdijshëm për sjelljen e fundit të babait të tyre, sepse ajo kufizon aksesin e tyre në televizion, media sociale dhe flet me mësuesit e tyre.
“Nëse ata nuk i dinë gjërat që thuhen ose çfarë po ndodh në botë, pse do t’ua sjell ndonjëherë atë energji? Kjo është me të vërtetë e rëndë për të rriturit – me të cilat ata nuk janë gati të merren”, ka thënë Kim.
“Një ditë, fëmijët e mi do të më falënderojnë që nuk e godita babanë e tyre kur munda. Ata do të më falënderojnë dhe unë do t’i përgjigjem privatisht çdo gjëje që duan të dinë”, ka përfunduar ajo.
“Rrëfimi i Dumanit tronditi krimin”, Klodiana Lala zbërthen prapaskenat me grupin e Vis MartinajtGazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin ‘Open’ bëri një bilanc të asaj se çka solli rrëfimi i Nuredin Dumanit, i penduari i drejtësisë që tronditi themelet e krimit të organizuar në Shqipëri.
Lala tha se me dëshmitë e Dumanit u arrit që të nxirrej urdhërarrest për disa persona, mes tyre dhe Ervis Martinaj, i shumëkërkuari i drejtësisë që rezulton i zhdukur. Sipas saj, me rrëfimin e Dumanit pati një revansh ndaj fisit Martinaj.
“Nuredin Dumani nuk u arrestua, por ia bën kundërshtarët e tij dhuratë policisë, pasi e lanë të plagosur në rrethina të Elbasanit, ndaj u konsideruar si ‘Plumb i artë’. I penduar është Dumani dhe miku i tij Hoxhaj. U fol për emra për të cilët kishte diskutime, por nuk kishte urdhër-arreste, siç ishte Martinaj, apo Suel Çelaj. Kishte dhe emra të tjerë. Tronditja që solli dëshmia e Dumanit, ishte e madhe për botën e krimit. Që nga maji i vitit të kaluar, SPAK, e ka shoqëruar Dumanin në dhjetra vendngjarje, duke mbledhur shumë dosje hetimore. Dëshmia e Dumanit tregoi detaje interesante, na tregoi pikturën e madhe të krimit. Nëse ish-zyrtarë të ndryshëm të policisë, që studiojnë botën e krimit, Dumani na tregoi që kishte vrasje që nisnin nga 10 mijë euro deri në 100 euro. Apo kishte dhe vrasje me klering. Nuk kishte ndodhur që të flitej se grupet kriminale bënin pazar për vrasje. Pati shumë detaje që u zbërthyen. SPAK duke e pasur në konsideratë rrëfimet e Dumanit, detyroi median që mos të nxirrte dëshmi nga i penduari. Pati revansh të tmerrshëm ndaj grupit të Martinajt, që kulmoi me vrasjen e kushëririt të Ervinit, Brilant Martinajt apo dhe zhdukja e tij e mistershme. Dumani tregoi se Martinj kishte premtuar 100 mijë euro për vrasjen e Dokles. Por Dumani tha se nuk e kishte kryer këtë vrasje. Ai tha se sërish nuk e kreu këtë vrasje, pasi donte të kishte një konflikt me Martinajt, arsye që nuk e tha. Martinaj nuk kishte konflikt me Doklen, por me krushqinë e tij. Ka pasur dhe shkëmbim të njerëzve, ndërmjetësve për të shuar konfliktin, që nuk u shua. Sa i përket dhe vrasjes së Brilant Martinajt, policia se ka të qartë se çfarë ndodhi. Martinaj ishte në konflikt me Dukët, me Doklen, me Kejën, etj.”, tha Lala.
Kristi dhe Zhaklina në një lidhje dashurie? Produksioni publikon foton e tyre duke u puthur në buzë
Spektakli i sotëm i Big Brother VIP ka nisur me një ljam ‘bombë”.
Në show shfaq një foto e Kristi dhe Zhaklina Lekatarit duke u puthur. Menjëherë më pas ka nisur diskutimi.
Por Kristi shpjegoi si ka ndodhur ngjarja dhe se ai ka dikë që e pret jashtë.
Arbana: Opinionistja jonë këtë vit ka një konflikt interesi le të themi me një nga banorët.
Kristi: Po kjo ka një vit, që kur ishim në një emision dashurie. Ne jemi në marrëdhënie platonike.
Olta: Wa kishe harruar të na i thoshe këtë detaj!
Kristi: Ka ndodhur se në show më thoshin që unë nuk jam romantike dhe ishte per tu treguar të tjerëve se mund të kemi një marrëdhënie pa komplekse, dhe u çuam dhe bëmë këtë puthje. Por unë kam dikë që më pret
Goditet me thikë në një klub nate, ndërron jetë lojtari 23-vjeçar
Lojtari 23-vjeçar, Kodi Fischer ka ndërruar jetë. Fischer u godit me thikë për vdekje në një klub nate, në Angli.
Ngjarja ka ndodhur në Birmingham, më saktësisht në Adderly Street, Digbeth.
Kodi ka dhënë kontributin e tij për Birmingham Academy, Stratford Town, apo edhe Stourbridge FC.