Aplikacion
Një ekip i KFOR-it është sulmuar në Zubin-Potok të dielën në mbrëmje. Nga sulmi nuk raportohet për të lënduar, raportojnë mediat në KIosovë.
Ende nuk dihet se me çfarë janë sulmuar pjesëtarët e KFOR-it, ndërsa mësohet se bëhet fjalë për persona që janë nga Letonia.
Këtë të diel u bënë 16 ditë që nga vendosja e barrikadave në veri nga serbët lokalë, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq.
Qeveria ka thënë se janë në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave, ndërkohë vetë KFOR-i ka thënë se barrikadat duhet të hiqen me dialog.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të bisedojë me komandantin e KFOR-it pas Krishtlindjeve.
Beniada flet për lidhjen me vëllain e Arbër Hajdarit: Ma fitoi zemrën me ëmbëlsiPak kohë më parë në media u raportua se partneri i Beniada Nishanit është vëllai i opinionistit Arbër Hajdari, Blerti.
Megjithatë dyshja nuk janë njohur nga Arbri, por gjatë “Procesit Sportiv”, ku Blerti ka shkuar i ftuar si një ish-futbollist i mirënjohur.
Sot në “E diell”, Beniada është pyetur se si ia fitoi zemrën partneri dhe ajo ka treguar: “Me qetësi, ëmbëlsi”.
“Kur njeriu është vetvetja, e arrin atë që do. Kjo është gjëja që më pëlqen më shumë te njerëzit”, u shpreh Beniada.
“Ç’punë ke ti moj burrneshë?!”/ Luizi vihet në siklet para Kiarës, Olta Gixhari: Pse gënjen?Situata mes Kiarës dhe Luizit vazhdon të shkaktojë diskutime në shtëpi pasi ky i fundit me shaka i tha se “unë e djeg Big Brother për ty”.
Ishte Olta Gixhari ajo që së fundmi shkaktoi një tjetër situatë mes të dyve.
Luzi: Çfarë kisha për të thënë ia thashë po ishte herët.
Kiara: Nuk e ke marrë për keq besoj.
Luzi: Jo.
Olta: Pse gënjen, mua më the po.
Luzi: Çpunë ke ti moj burrneshë.
Olta: Unë nuk gënjej dot.
Luizi-Kiarës: Hajde se flasim te lavamani.
Aksidentoi për vdekje 72-vjeçarin në Berat dhe u largua, arrestohet shoferi. Ja kush ështëSpecialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Berat, si rezultat i punës hetimore, bënë të mundur zbardhjen e aksidentit rrugor, me pasojë vdekjen, të ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Polizhan, si dhe identifikimin, lokalizimin dhe vënien në pranga të drejtuesit të automjetit, i cili u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi Bashkim Doksani, 50 vjeç, banues në fshatin Gajdë, Poshnje, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas, në aksin rrugor “Berat-Ura e Kuçit”, në afërsi të fshatit Polizhan, duke drejtuar automjetin kamionçinë tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin I. Ç., 72 vjeç, banues në fshatin Polizhan, Dimal, i cili po lëvizte me biçikletë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Ndahet nga jeta ish-mesfushori i JuventusitPas pak ditësh futbolli italian u zhyt sërish në zi. Ish-mesfushori i Juventusit, Cagliarit dhe Perugias si dhe i kombëtares së Uruguait, Fabian O’Neill, është ndarë nga jeta në moshën 49 -vjeçare.
Një lajm që u bë i njohur në mediat italiane pak më parë dhe ndërsa më herët u riprodhua lajmi se ai ndodhet i shtruar në reanimacion të spitalit në gjendje shumë kritike.
O’Neill kishte probleme të rënda shëndetësore të shkaktuara nga varësia e tij ndaj alkoolit, ndërsa vitet e fundit ai ishte i papunë, duke humbur të gjitha paratë që kishte fituar nga futbolli.
Madje, pas përfundimit të karrierës së tij ai ishte i varur nga bixhozi dhe alkooli, ndërsa çdo herë kapej në kamera me shumë femra të ndryshme.
Ditët e fundit ka pasur një trishtim të fortë në Itali, fillimisht me humbjen e Sinisha Mihajlovic dhe tani me atë të O’Neill, ndërsa Gianluca Vialli po bën një betejë të gjatë me kancerin në një spital të Londrës.
LAJM I FUNDIT/Sherr masiv me thika mes kushurinjve në Bathore, disa të plagosur
Një sherr masiv mes dy familjeve të së njëjtit fis ka ndodhur pasditen e sotme në Bathore.
Policia bën të ditur se në konflikt shtetasi me in icialet F.L ka goditur me thikë kushuririn e tij.
Në konflikt janë përfshirë edhe familjarët e dy personave të mësipërm dhe si pasojë janë shënuar disa të plagosur që janë dërguar në spital.
Kamzë/Informacion paraprak
Më datë 25.12.2022, në Bathore, në lagjen nr. 6, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. L., ka goditur me mjet prerës kushuririn e tij, shtetasin H. T. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta dhe familjarët e dy palëve të konfliktit, shtetasit M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar.
Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Putin pretendon “paqen”: Jemi gati për bisedime, por Ukraina…
Presidenti Vladimir Putin pretendoi se Rusia është gati për bisedime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, megjithëse ndërkohë ky vend po përballet me sulme të mëtejshme nga forcat ruse – një shenjë e qartë kjo se paqja nuk është e afërt.
Presidenti rus tha gjatë një interviste televizive, pasazhe të së cilës u qarkulluan pasditen e së dielës, se Rusia është “e përgatitur për të negociuar disa kushte të pranueshme për të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces”.
Ai tha se “nuk jemi ne që refuzojmë bisedimet, por janë ata” – diçka që Kremlini e ka përsëritur gjatë muajve të fundit, ndërkohë që sulmi 10-mujor i forcave ruse vazhdon të humbasë intensitetin.
Presidenti Putin përsëriti gjithashtu se Moska “nuk ka zgjidhje tjetër” dhe se beson se Kremlini “po lëviz në drejtimin e duhur”.
“Po mbrojmë interesat tona kombëtare, interesat e qytetarëve tanë, të popullit tonë”, tha ai.
Komentet e zotit Putin vijnë ndërkohë që vazhdojnë sulmet në Ukrainë. Alarmi për sulme ajrore u dëgjua në mbarë vendin dy herë vetëm gjatë ditës së dielë, dhe tre raketa goditën pasdite qytetin Kramatorsk në rajonin pjesërisht të pushtuar Donetsk, njoftuan zyrtarët lokalë.
Raketat goditën një zonë industriale të qytetit dhe nuk pati viktima, tha guvernatori ukrainas Pavlo Kyrylenko. Ai tha se edhe qyteti Avdiivka u godit të dielën me gjashtë valë sulmesh artilerie dhe se një grua u plagos.
Në zona të tjera të rajonit ku gjendet fronti i luftës, si përreth qytetit Bakhmut ku ka patur luftime të ashpra gjatë javëve të fundit, forcat ruse po vështirësohen që të ruajnë ritmin e ofensivës së tyre, njoftoi gjatë fundjavës një organizatë studimore amerikane.
“Ritmi i përparimit të forcave ruse në rajonin Bakhmut ka gjasa të jetë ngadalësuar gjatë ditëve të fundit, megjithëse është shumë herët për të vlerësuar nëse ofensiva ruse për të kapur Bakhmutin ka arritur kulmin e saj”, shkruhet në një përditësim të Institutit për Studimin e Luftës.
Instituti citoi blogerë rusë për çështje ushtarake, të cilët kanë pranuar rishtazi se “forcat ukrainase në rajonin Bakhmut kanë arritur të ngadalësojnë paksa ritmin e përparimit rus në Bakhmut dhe zonat përreth tij”.
Burime të mediave sociale ukrainase “kishin pretenduar më herët se forcat ukrainase kishin zmbrapsur plotësisht forcat ruse nga rrethinat lindore të Bakhmutit” rreth datës 21 dhjetor, thuhet në raport.
“Forcat ruse ka gjasa të vështirësohen për të ruajtur ritmin e operacioneve të tyre ofensive në rajonin Bakhmut dhe mund të fillojnë një pauzë taktike ose operacionale”, thuhet në konkluzionet e institutit.
Një ditë më parë, një sulm vdekjeprurës nga forcat ruse në qytetin jugor Kherson, që u rimor nga forcat ukrainase muajin e kaluar, vrau dhe plagosi dhjetëra persona.
Forcat ruse bombarduan 71 herë zonat e mbajtura nga ukrainasit në rajonin pjesërisht të pushtuar të Khersonit gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 41 sulme ndaj qytetit Kherson, njoftoi të dielën guvernatori ukrainas Yaroslav Yanushevich.
16 persona u vranë, tha zyrtari, ndër ta edhe tre punonjës të emergjencave që u vranë ndërsa po punonin për çminimin e rajonit Berislav. Zoti Yanushevich tha se 64 persona të tjerë ishin plagosur.
Në rajonin fqinj Dnipropetrovsk, qyteti Nikopol u bombardua gjatë natës me sulme të rënda artilerie, tha Guvernatori Valentyn Reznichenko. Nuk pati raportime për viktima./VOA
Kamarieri nxori me forcë vogëlushen nga lokali, reagon ministri: S’mund të mbaj përgjegjësi
Ministri i Bujqësisë në Kosovë Faton Peci ka reaguar pasi kryetari i PLE-së, Veton Berisha ka publikuar një video ku një vajzë nga komuniteti jo-shumicë nxirret me forcë nga lokali ku i pranishëm ishte edhe ai vetë.
Peci përmes një reagimi në Facebook ka thënë se nuk mund të mbajë përgjegjësi për ndonjë veprim që ndodh në ndonjë lokal ku ka qëlluar rastësisht.
“I ka rastisur secilit që kur bisedon me tjetrin, vëmendja është vetëm tek bashkë-biseduesi e jo tek i gjithë lokali”, ka shkruar Peci.
“Nga ana tjetër, unë nuk jam përgjegjës për veprimet e asnjë individi të moshës madhore e sidomos të një të punësuari në një nga lokalet e qytetit; ku ndaj veprimeve si në video, distancohem plotësisht”, shprehet ai.
Ministri i Bujqësisë thotë se përkrahja për komunitetet jo-shumicë nga Qeveria e tanishme është më e madhe se asnjëherë, ndërsa dita-ditës, organet e rendit bëjnë përpjekje t’i luftojnë dukuritë negative, përfshirë edhe nevojën e fëmijëve për kërkimlëmoshë.
“Është detyrë e institucioneve të largojnë nevojën e kërkimlëmoshës përmes promovimit të barazisë sociale me theks në mbrojtjen e kategorive më të pambrojtura. Modeli i politikanëve dhe “biznesmenëve” oriental e lindorë sikur duan që t’i shohin ministrat duke ndarë publikisht lëmoshë”, ka deklaruar ndër të tjera Peci.
“Moj qelbësirë”, Klea Huta ka “dy fjalë” për Kiara Titon pas hyrjes në “BBVA”Moderatorja e njohur Kiara Tito është zyrtarisht një nga banoret e edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Albania’.
Teksa në monitor u shfaq klipi i saj prezantues para se të futej në shtëpinë më të famshme, moderatorja bukuroshe u shpreh se pjesëmarrjen e saj në reality show-n e njohur nuk e ka marrë vesh askush, përveç familjarve të saj. E kështu paska qenë, pasi duket se moderatorja është treguar e rezervuar për të ndarë lajmin emocionues edhe me miqtë e saj duke ua lënë atyre si surprizë për t’a zbuluar në natën e parë të nisjes së këtij spektakli. Një ndër to mesa duket ka qenë edhe Klea, e cila ka postuar një foto të Kiarës në Instastory, ku përveç se sigurisht i kishte uruar shumë fat dhe suksese, nuk mund të mos e përmendte faktin që e kishte gënjyer, duke e quajtur kështu në një sens shakaje ‘qelbësirë’.
“Krijofsh kujtimet më të bukura të jetës shpirt. Të dua shumë! Jam këtu për ty. Dhe pse më gënjeve moj qelbësirë”- shkruan Klea.
Banorët e tjerë që u bën pjesë janë edhe Olta Gixhari, Tea Trifoni, Kejvina Kthella, Gent Hazizi, Luiz Ejlli, Ronaldo Sharka, Armaldo Kllogjeri, Dea Mishel, Amos Zaharia, Arjana, Krist Aliaj, Zhaklina Gjolla, Herion Mustafaraj.
FNSH “blindon” Elbasanin/Kontrolle për persona me precedentë penalë, detajet e paraEdhe mbrëmjen e kësaj fundjave Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë filluar kontrolle në disa lagje në qytetin e Elbasanit.
Aksioni i FNSH si edhe në mjaft raste të tjera ka për qëllim kapjen e personave me precedentë penalë dhe disa persona të shpallur në kërkim prej kohësh, pasi pothuajse të aksionet e zhvilluara gjatë këtij viti kanë dështuara.