zoom

Day ArchiveSi duket pas 20 vitesh, Didi e “Njerëz dhe Fate”

Të gjithë e njohin me emrin Didi, pas pjesëmarrjes së aktores në telenovelën më të suksesshme shqiptare “Njerëz dhe Fate”. Arta Muçaj feston sot ditëlindjen dhe mbush 47 vjeçe.


Aktorja vijoi për disa vite karrierën e saj si aktore në Australi, ku edhe u zhvendos për të jetuar.

Por “Didi” është rikthyer për të jetuar në Kosovë, ku jetën artistike po e ndan mes Shqipërisë, Australisë dhe Kosovës.

Në vigjilje të Krishtlindjeve, Papa ndan mesazhin: Ne dimë shumë gjëra për këtë festë por..

7000 besimtarë janë mbledhur në Shën Pjetër, aty ku morën mesazhin në vigjilje të Krishtlindjes nga Papa Françesko.

Papa Françesku uroi të gjithë besimtarët në meshën e Krishtlindjeve, duke shtuar se të dobëtit dhe të dobëtit janë viktima të epshit njerëzor dhe se njerëzit e uritur për pushtet konsumojnë vëllezërit dhe motrat e tyre.

“Çfarë thotë kjo natë për jetën tonë? Dy mijëvjeçarë pas lindjes së Jezusit, pas shumë Krishtlindjeve të festuara mes dekorimeve dhe dhuratave, pas kaq shumë konsumerizmit që ka mbyllur misterin që festojmë, ekziston rreziku: ne dimë kaq shumë gjërat për Krishtlindjet, por ne harrojmë kuptimin e saj”.

Del lista e plotë, këta janë konkurrentët që futen sot në BBVIP

Mbrëmjen e sotme ka nisur rrugëtimin, reality show “Big Brother VIP”. Publiku është njohur me tre prej banorëve të parë, konkretisht: Olta Gixhari, Krist Dragoti dhe Zhaklin Gjolla.

Përmes një postimi në Instagram Story, opinionisti Olti Curri ka bërë publikë edhe personazhet e tjerë që do t’i bashkohen sot formatit televiziv.


Bëhet fjalë për moderatoret Kiara Tito, Dea Michel, Kejvina Kthjella; ish-konkurrentet e Për’puthen Tea Trifoni, Mikela Pupa dhe Efi (Ifigjenia Dhedhes), këngëtari Luis Ejlli; aktorët Amos Zaharia, Herion Mustafaraj dhe Gent Hazizi, moderatori Ronaldo Sharra, si dhe tenori Armaldo Kllogjeri.

Prençi: E njoh Ervis Martinajn, ja si nisi përplasja mes tij dhe politikës

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi deklaroi se e njeh personalisht të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj, për të cilin tha se ishte një biznesmen i lojërave të fatit.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Prençi u shpreh se pas vitit 2013, politika kërkoi t’i hynte në pjesë Ervis Martinajt në aktivitetin e tij, ndaj tanimë ai nuk trajtohet thjesht si një biznesmen, por si kriminel.

“Nuk ishte Ervis Martinaj kriminel dje. Ishte një punonjës pasionant i lojërave, i basteve sportive. Flas për pjesën përpara, unë e njoh Ervis Martinajn kur ishte punonjës vetë dhe montonte aparate dhe çuditërisht në atë kohë nuk ishte kriminel. Ai ishte një biznesmen që operonte në lojërat e fatit, flas për periudhën para vitit 2013.

Pas vitit 2013, kur politika dhe qeveria, nëpërmjet oktapodëve të tyre, kërkuan t’i futen në pjesë Vis Martinajt dhe u futën në negociata për t’i marrë aksione, aty filluan përplasjet. E di drejtësia shqiptare, e di edhe policia, kush tentoi dhe kush e inkriminoi Ervis Martinajn, kush i kërkoi pjesë Ervis Martinajn. Për këtë duhet të japë llogari dhe prokuroria, e dinë, madje i kanë edhe të regjistruara”, theksoi ai.

Prag festash, trafik kilometrik në autostradën Tiranë-Elbasan

Atmosfera e Krishtlindjeve po ndjehet pothuajse të gjithë vendin.

Shumë emigrant janë kthyer nga vendet të cilët kishin emigruar, për të kaluar festat e fundvitit pranë familjarëve të tyre, por mesa duket destinacioni për të festuar këtë festë fetare nuk është kryeqyteti ashtu siç ka qënë gjithmonë.

Prej disa orësh, në autostradën Tiranë-Elbasan është krijuar një varg i madh kilometrik i automjeteve të cilët i drejtohen qytetit të Elbasanit dhe më pas marrin drejtime për në Peqin, Pogradec e më pas për të vijuar në Korcë.

Policia është ne terren për të normalizuar.

Qytetet më të shtrenjta në botë për vitin 2022

Njësia e Inteligjencës Economist (EIU) ka publikuar së fundmi Indeksin e Kostos së Jetesës në mbarë botën për vitin 2022.

Në këtë botim, Nju Jorku dhe Singapori kryesojnë së bashku renditjen si qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar, ndërsa numri një i vitit të kaluar, Tel Aviv, tani renditet në vendin e tretë.

Kjo është hera e parë që New York City kryeson listën.

Siç tregohet nga grafiku, Los Angeles dhe San Francisko janë gjithashtu ndër metropolet më të shtrenjta në botë.

Megjithatë, përmbledhja përfshin gjithashtu katër qytete evropiane: Zyrih, Gjenevë, Paris dhe Kopenhagen.

Në Evropën Perëndimore, rritjet e çmimeve i atribuoheshin kryesisht rritjes së çmimeve të gazit, si dhe vlerësimit të pabarabartë të euros, siç citohet nga EIU.

Indeksi vjetor krahason çmimet e më shumë se 200 produkteve dhe shërbimeve të përditshme si ushqimi, veshmbathja, qiraja dhe transporti në 172 qytete në mbarë botën.

Qytetet e përfshira në studim krahasohen me qytetin bazë të Nju Jorkut, me një indeks të vendosur në 100.

Sipas indeksit të këtij viti, kostoja mesatare e jetesës në qytetet më të mëdha të botës u rrit me 8.1 për qind në vitin 2022, si pasojë e luftës në Ukrainë dhe efekteve të vazhdueshme të pandemisë COVID-19.

“Lufta në Ukrainë, sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe politikave të Kinës me zero Covid kanë shkaktuar probleme të zinxhirit të furnizimit që, të kombinuara me rritjen e normave të interesit dhe ndryshimet e kursit të këmbimit, kanë rezultuar në një krizë të kostos së jetesës në të gjithë botën”, tha Upasana Dutt, e cila ishte përgjegjëse për udhëheqjen e hulumtimit.

Dutt shtoi se rritja mesatare e çmimeve në qytetet e analizuara është “më e forta që kemi parë në 20 vitet për të cilat kemi të dhëna dixhitale”.

Çfarë i ka ndodhur? Loredana shfaqet në një gjendje jo të mirë shëndetësore!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Ditën e sotme Loredana me anë të disa fotove në Instastory na ka treguar se gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë. Reperja ka postuar disa foto të disa ilaçeve që ka marrë dhe na ka treguar se është sëmurë me grip, por nuk është diçka e lehtë, ku dhe është shprehur se:

Ky grip është më i fortë se Corona


Kohëve të fundit Loredana ka postuar në Instagram disa foto të saj, ku mes tyre shfaqet një foto në të cilën dukej dora e Loredanës e kapur fort me dorën e një mashkulli misterioz. Reperja nuk ka dashur të tregojë se kush ishte personi tjetër dhe i ka lënë ndjekësit e saj të aludojnë dhe të mendojnë se mes kësaj foto Lori pranoi se është në një lidhje dashurie. Ama mesa duket asgjë nga këto nuk është e vërtetë, pasi më vonë u zbulua se kush ishte personi misterioz.

E rëndë në Itali/ Burri vret më thikë gruan, nënën e katër fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. 63-vjeçari Ernesto Favara ka goditur me thikë gruan e tij 29-vjeçaren Maria Amatuzzo, nënë e katër fëmijëve.

Ngjarja ka ndodhur në Marinella di Selinunte, në banesën e tyre.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca për nuk ka arritur të shpëtojë dot gruan.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet, shkruajnë mediat italiane.

Barrikadat në veri të Kosovës, Kurti paralajmëron takim me komandantin e KFOR-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se pas Krishtlindjeve do të takohet me komandantin e KFOR-it, për të sqaruar se si do veprohet me barrikadat në veri të Kosovës.

Në një konferencë për media të shtunën, Kurti tha se Qeveria është në pritje që KFOR-i të veprojë, por “kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht”, sepse këto nuk janë barrikada civile, por “barrikada të njerëzve të uniformuar dhe të të armatosur”.

Grupe të qytetarëve serbë në veri ngritën barrikada qysh më 10 dhjetor, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës.

“KFOR-i ka kërkuar pak kohë. Por, sot, (24 dhjetor) janë bërë dy javë që nga vendosja e 11 barrikada në veri të lumit Ibër, që po pengojnë lirinë e lëvizjes”.

Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – këto dy pika janë mbyllur për qarkullim.

Më 22 dhjetor, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se nëse KFOR-i nuk vepron, Kosova do t’i heq barrikadat.

Në të njëjtën ditë, kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, paraqiti kushtet për heqjen e barrikadave gjatë një proteste në Rudarë. Ai kërkoi që paraprakisht të lirohen serbët e arrestuar, të tërhiqen “listat sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve” dhe të tërhiqen njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

“Çfarë ore erdhe në shtëpi?”/ Si rrallëherë, Dalina publikon bisedën me partnerin

Vendosja e saj si anëtare e jurisë së “Dancing With The Stars” ka bërë që Dalina Buzi të jetë në qendër të vëmendjes kohët e fundit.

Me profesionin e saj si gazetare dhe moderatore, Dalina nuk i ka munguar ekranit apo rrjeteve sociale. Mirëpo ndonëse vetë është shumë aktive në këtë aspekt nuk mund të themi të njëjtën gjë për bashkëshortin e saj.

Ky i fundit siç e ka theksuar në disa dalje të saj vetë Buzi nuk ështe aspak një person televiziv madje as daljet e saj nuk i ndjek.

Së fundmi pas natës së mbrëmshme të spektaklit të kërcimit, Dalina ka publikuar në Instagramin e saj bisedën që ajo dhe bashkëshorti kanë realizuar këtë mëngjes.

Edhe nga pyetjet që ai bën duket që partneri i gazetares nuk është shumë i informuar mbi ndodhitë e televizionin, ku në një moment ngatërron edhe emrin e Arbana Osmanit.

Gjithsesi partneren e tij mbrëmjen e djeshme në “Dancing With The Stars” e kishte ndjekur si rrallëherë.

Një detaj për bashkëshortin e Dalinës e dimë, ai është vëllai i spikeres Beti Njuma.

Vetëm pak kohë më parë Beti tha në një intervistë se vëllai i saj është i martuar me Dalinën, madje dhe vetë spikerja ishte e ftuar në emisionin që drejton Buzi “Goca dhe Gra.”