Aplikacion
Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky patën një takim privat në Shtëpinë e Bardhë.
Më pas pat një konferencë për shtyp ku presidenti amerikan theksoi se SHBA dhe Ukraina kanë qenë në kontakt të ngushtë që nga fillimi i luftës, por nënvizoi se ishte “veçanërisht mirë të takoheshim nga afër dhe të shikonim njëri-tjetrin në sy”.
Presidenti amerikan shtoi se takimi vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin “përshkallëzon sulmet e tij brutale” ndaj Ukrainës. “Është e tmerrshme ajo që po bën, shtoi ai.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi nevojën që SHBA dhe Ukraina të vazhdojnë të jenë së bashku në vitin 2023.
“Kanë kaluar 300 ditë që kur Rusia pushtoi,” shtoi Biden.
Gjatë takimit të tyre më herët, Joe Biden mirëpriti Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, duke u zotuar se Shtetet e Bashkuara do të “vazhdojnë të forcojnë aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur veten – veçanërisht mbrojtjen ajrore”.
Ai theksoi se të dyja palët amerikane janë në krah të Ukrainës dhe me aleatët “në Evropë, Japoni dhe vende të tjera për t’u siguruar që ju keni ndihmën ekonomike, humanitare dhe të sigurisë që ju nevojitet”, duke përfshirë misionin e tij të shpallur së fundmi, sistemin raketor të mbrojtjes ajrore Patriot.
Tirana vishet e kuqe për festa, Partizani fiton derbin, Kolela ul euforinë
Kryeqyteti vishet i kuq. Partizani është “hakmarrë” për humbjen në përballjen e parë, teksa këtë herë ka mposhtur Tiranën me shifrat minimale 0-1.
Një derbi që ashtu siç pritej, ofroi emocione dhe adrenalinë për tifozët.
Ndeshja u vendos që pa nisur ende mirë. Në minutën e 4-t, ishte Xhuliano Skuka ai i cili shkundi rrjetën dhe shënoi golin e vetëm të kësaj sfide.
Një duel edhe personal i fituar për Skukën, i cili mposht Xhixhën, konkurentin e tij në garën për golashënues të Superiores.
Sulmuesi i Partizanit shkon në kuotën e 10 golave, 1 më pak nga Xhixha.
Sa i përket derbit, rastet ishin të shumta në numër për të dyja skuadrat, ndërsa Partizani iu afrua më tepër golit me traversën e Carës në pjesën e dytë.
Fjalën e tyre në këtë përballje e thanë edhe tifozët, të cilët shkaktuar ndërprerjen e sfidës pak pasi nisi pjesa e dytë për shkak të spektaklit piroteknik që ofruan në “Air Albania”.
Partizani merr kështu tre pikë mjaft të vlefshme dhe udhëheq tashmë renditjen në “Abissnet Superiore”.
Ndërkohë menjëherë pas mbylljes së takimit, Kolela u shfaq sërish i ftohtë në intervistën e dhënë për “Oversport”.
“Në të gjitha ndeshjet ka edhe gjëra pozitive, edhe gjëra negative. Merkatoja? Janë vlerësime që do i bëjmë me qetësi. Nuk është momenti që të flasim tani. Do të ulemi me drejtuesit dhe do të vendosim për pikat ku do të përforcohemi. Nga kjo ndeshje kam kuptuar që duhet të kemi më shumë eksperiencë. I kemi menaxhuar më mirë emocionet e lojtarëve se sa në derbin e kaluar. Kjo mendoj që për lojtarët profesionistë është një gjë shumë e madhe. Diçka negative është që nuk arrijmë të menaxhojmë minutat e lojës pasi kalojmë në avantazh. Por në këtë ndeshje menaxhuam mjaft mirë në fazën mbrojtëse dhe për minuta të tëra arritëm të mos pësojmë gol. Sipas meje, shumë situata të tjera duhet të menaxhohen me qetësi dhe personalitet. Nota ime për skuadrën? Do t’i jam një notë të mesme, 6.5”, tha Kolela. /zoom.al/
“Do t’i dërgojmë në Ruandë”, OKB “shuplakë” Britanisë pas miratimit të ligjit për azilkërkuesitPasi Britania miratoi ligjin për të dëbuar disa azilkërkues në Ruandë, shefi i ri i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Türk i ka kërkuar qeverisë britanike që të rishqyrtojë planet e saj për të depërtuar azilkërkuesit në Ruandë.
OKB ka paralajmëruar kështu se në të shkuarën ka pasur skema të ngjashme “përfundimtar” kishin çuar në trajtimin “thelbësor çnjerëzor” të refugjatëve.
Në komentet e tij të para publike mbi polemikën që nga marrja e detyrës dy muaj më parë, Türk hodhi poshtë përshkrimin e kryeministrit Rishi Sunak për marrëveshjen prej 140 milionë paund, duke thënë se është problematike ligjërisht dhe etnikisht, teksa ka shtuar se ka gjasa që të mos funksionojë.
“Ju nuk mund t’i transferoni përgjegjësitë tuaja ndaj një shteti tjetër në mënyrën që është parashikuar nga qeveria e Britanisë. Kjo ngre shqetësime shumë serioze, si nga këndvështrimi ndërkombëtar i të drejtave të njeriut ashtu edhe nga këndvështrimi i ligjit ndërkombëtar për refugjatët”, tha Türk për Guardian.
Gjykata e Lartë vendosi ditën e hënë se plani i konservatorëve për të dërguar njerëz që kërkonin mbrojtje në Mbretërinë e Bashkuar në vendin e Afrikës Qendrore ishte i ligjshëm, duke hedhur poshtë një kërkesë nga azilkërkuesit, organizatat bamirëse dhe një sindikatë e zyrtarëve kufitarë për ta ndaluar atë.
Fifi do bëhet nënë, sapo e zbuloi në skenën e festivalit në RTSHFifi, këngëtarja e njohur nga Ferizaj dashurinë e saj me biznesmenin Adis Patushi do ta kurorëzojë me një bebe.
Ka qenë në fakt këngëtari, Flori Mumajezi ai e ka zbuluar lajmin në skenën e Festivalit të 61 të Këngës së lehtës shqiptare në Radiotelevizionin Shqiptar, pasi këndoi një prej hiteve të viteve 90 me Fifin.
Vetë këngëtarja tha se ndihej shumë e lumtur që priste një fëmijë dhe ndaj përcolli edhe një urim për të gjitha nënat.
“S’është gjë Forex para këtyre”, Berisha: Armant Josifi ortak me Olsi Ramën. 2.2 miliardë euro…Në fjalën e tij në Kuvend kreu i PD Sali Berisha foli edhe në lidhje me Armant Josifin, person i shpallur në kërkim në Spanjë dhe ish këshilltar i ministres Olta Xhccka. Ai tha se Josifi është ortak me vëllanë e kryeministrit, Olsi Ramën.
“Të ndalemi te Amant Josifi, e dini që në kompaninë Pegaso ai është ortak me dokumente me Olsi Ramën. E dini, këtë punë e dinë të gjithë. Amanti Josifi këshilltar i Olta Xhaçkës , për shuma përrallore me Bitcoin, s’është gjë Forex, 2.2 mld dhe rezultati ikën Gledis Nano, nuk lejohet ish shefi i SHIK të marrë detyrën se më spiunon. Rezultati, SPAK i partisë nuk heton.
Vjedhja është evidente sipërmarrja është e Ramës, Agaçit, Ahmetaj e Veliajt. Implikimi i Olsi Ramës me Armand Josifin është ortakëri, implikimi me Xhackën është ortakëri. Pse dilni nga afera në aferë, e kuptoni çfarë vështirësie është të rrimë në këtë Kuvend me ju?”, tha Berisha.
Gjendet në Vlorë adoleshentja italiane e zhdukurNjë adoleshente italiane është gjetur 24 orë pasi u deklarua e zhdukur nga familjarët e saj në qytetin e Vlorës.
Mamaja e vajzës kishte bërë denoncim një ditë më parë për humbjen e kontakteve me vajzën e mitur.
Pas marrjes së njoftimit policia ka nisur kërkimet dhe ka nisur kërkimet për gjetjen e saj. Në dëshminë paraprake, ajo është shprehur se ishte larguar nga banesa me dëshirë, me një djalë.
Fjalimi i Mbape në dhomat e zhveshjes që shkundi FrancënMediat kanë arritur që të zbulojnë fjalimin e Kilian Mbape në dhomat e zhveshjes.
Përpara se të merrte rolin e liderit në fushë, ylli i PSG e kishte marrë këtë rol në dhomat e zhveshjes, megjithëse zhgënjeu edhe vetë në pjesën e parë në finalen me Argjentinën.
“Ne nuk mund të bëjmë më keq se kaq. Hajde tani, le të kthehemi në fushë.
Pësuam dy gola, por mund ta përmbysim këtë dreq ndeshje.
Forca djema, kjo bëhet njëherë në katër vite”, u ka thënë Mbape lojtarëve të Francës për t’i motivuar.
Ekzekutimi i shqiptarëve në Athinë/ Tjetër pistë hetimi, 41-vjeçari pjesë e një rrjeti gjobvënësish41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj, viktima e sulmit mafioz në një lokal në Nea Smyrni, dyshohet se ishte anëtar i një rrjeti gjobëvënësish që kanë pushtuar zonën.
Zbardhja e këtij krimi është prioritet për Policinë greke pasi u rrezikuan qytetarë të pafajshëm.
Hetimet e pandërprera të Departamentit të Krimeve Kundër Jetës janë në zhvillim e sipër për zbardhjen e saktë të motiveve të ekzekutimit mafioz në lokalin e Nea Smyrni dhe për identifikimin e personave që fshihen pas.
41-vjeçari që ishte objektivi i ekzekutimit ishte i skeduar për trafik emigrantësh dhe droge dhe duket se i ishte bashkuar edhe një rrjeti gjobëvënësish që po përmbytin dyqanet e zonës me sigurimin e “mbrojtjes”, pasi Policia që po heton rastin ka dëgjuar nga një sërë profesionistësh të lagjes, se viktima frekuentonte çdo ditë pothuajse të gjitha dyqanet e zonës si “koleksionist”.
Ajo që e bën këtë informacion nga një thashethem, në një element të dosjes së çështjes, është se tashmë ka njerëz që kanë dashur t’ia raportojnë këtë info autoriteteve dhe rrjedhimisht mundësia që të ketë qenë një ekzekutim nga një rrjet rival zhvatësit që pretendojnë zonën ose që e kanë pasur më parë, merr më shumë peshë, pa përjashtuar plotësisht mundësinë e vrasjes për drogë, edhe për shkak të së kaluarës kriminale të viktimës.
Nga autoritetet konsiderohet e sigurt se përveç vrasësit ka pasur edhe bashkëpunëtorë, si një kamerier, por edhe një person që do të priste në një mjet arratisjeje, pasi menjëherë pas krimit autori u arratis duke vrapuar mes turmës në panik. Ajo që me siguri shqetëson autoritetet është zgjedhja e autorit për të hapur zjarr në një lokal plot me njerëz, duke mos marrë parasysh plotësisht pasojat.
Dy shqiptarët, përkatësisht 41 dhe 44 vjeç, të cilët ishin ulur së bashku në një tavolinë lokali, përfunduan të vdekur, por shënjestra ishte Çerçizaj.
Bashkëkombasi 44-vjeçar, i cili ishte ulur në të njëjtën tavolinë me të, ka mbetur i plagosur në gjoks dhe është dërguar në spitalin “Kryqi i Kuq”, ku edhe vdiq. 44-vjeçari konsiderohet si humbje kolaterale nga policia që po heton rastin.
Nga plumbat mbeti e plagosur edhe një 31-vjeçare greke, e cila mori dy plumba. Vajza ishte krejtësisht e palidhur me dy të tjerët që përfunduan të vdekur dhe thjesht kishte shkuar në lokal dhe po pinte me motrën e saj. Pas operacionit, ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Foshnja e vdekur u fut mes çarçafëve në lavatriçe, pezullohen 7 punonjës në Spitalin e PejësSpitali i Përgjithshëm i Pejës ka dalë me një deklaratë pas raportimeve për rastin e rëndë që ndodhi në këtë spital, ku një foshnje e cila lindi pa shenja jete u fut në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë.
Në deklaratën e tyre bëhet e ditur se janë pezulluar 7 punonjës të këtij spitali dhe se janë duke u zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit.
Më tej është bërë e ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e datës 13.12.2022.
“Në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë në mbrëmjen e datës 13.12.2022 tek një shtatzënë e shtrirë në Spitalin tonë është bërë diagnostikimi i frytit të vdekur nga ana e mjekut kujdestar, dhe si rrjedhojë ka ndodhur një intervenim kirurgjik dhe fetusi nxirret me prerje cezariane i vdekur në javën e 32 të gestacionit”, thuhet në njoftim.
Deklarata e plotë:
Në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë në mbrëmjen e datës 13.12.2022 tek një shtatzënë e shtrirë në Spitalin tonë është bërë diagnostikimi i frytit të vdekur nga ana e mjekut kujdestar, dhe si rrjedhojë ka ndodhur një intervenim kirurgjik dhe fetusi nxirret me prerje cezariane i vdekur në javën e 32 të gestacionit.
Menjëherë me të ndodhur rasti organet e hetuesisë në njërën anë dhe paralelisht organet menaxheriale të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë janë duke bërë hetime të detajuara lidhur me këtë rast.
I tha Shehajt idiot/Berisha- Nikollës: Je kryetare e Parlamentit apo sekretare e tij?Kryeministri Edi Rama ka përdorur sot një gjuhë ndaj deputetit Agron Shehaj, që nga opozita është quajtur fyerje. Kryetari i PD-se akuzoi kryetaren e Kuvendit se sillet si sekretare e Rames dhe mban ndaj tij tjeter standard nga ai qe mban ndaj deputeteve te opozites. Nderkohe qe deputetja Albana Vokshi ka kërkuar edhe përjashtimin e tij nga seanca.
Berisha: Je kryetare e Parlamentit apo sekretare e Ramës? Nëse kryetare Parlamentin duhet të ruash rregulloren e njejtë për deputetët. Kur nuk ekziston e drejta replikë pas replikës duhet të njejtë e njëjta gjë. Vepron me dy standarde dhe prish klimën në Parlament se për Ramën nuk njeh rregullore e ligj.
100 herë po ja dhe të drejtën në çdo variant ai vetëm hajdut del dhe do jua vërtetoj.
Vokshi: Merrni përgjegjësinë që ju takon, një herë bëheni zëdhënëse e ramëëm një herë e grupeve parlamentare. kërkoj të përjashtohet Edi Rama. Keni përjashtuar sot një deputet të opozitës sepse kërkoi fjalën. Rama e bën pis sallën sa herë që vjen, i dhunës ndaj opozitës, në familje, në rrugë. Sa herë që ai të ofendojë ju duhet ta përjashtoni, Nuk mund të ofendojë e të ushtrojë dhunë ndaj opozitës. nuk mund të jetë siç ka qenë. Do jetë ndryshe në çdo seancë.