zoom

Day Archive“Zbrit poshtë se do të të tërheq zvarrë”, Adriana Kalaja kërcënon drejtuesin e eskavatorit

Kanë nisur sot në mënyrë të fshehtë punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Mbrëmjen e sotme disa fadroma kanë mbërritur në zonën e teatrit për të nisur punimet, ashtu siç ishte paralajmëruar nga Ministria e Kulturës se do të nisnin para përfundimit të këtij viti.

Në zonën ku do të ndërtohet teatri ka qënë edhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi sëbashku me Adriana Kalaja, të cilët kanë tentuar që të pengojnë nisjen e punimeve.

Kalaja dëgjohet t’i thotë shoferit të eskavatorit të zbresë poshtë dhe se nuk do ta lejojë që të futet të punojë për teatrin e ri.

“Do të të tërheq zvarrë, do të të nxjerr jashtë njëherë se jam avokatja e Aleancës. Ej zbrit mo poshtë, zbrit mo poshtë ti se do të të nxjerr zvarrë. Zbrit poshtë se nuk ka shanse fare jo, ti po as njeri në botë të futet dhe të punojë. Dakord?!”, dëgjohet të thotë ish-kandidatja e Berishës për Tiranës, Adriana Kalaja.

Puna për teatrin e ri ka nisur pasi u shpall kompania fituese Agi Cons dhe Re-Is.

Blindohet Peqini, policia kontrolle në banesa dhe lokale

Forca të shumta policie janë duke zhvilluar një operacion të gjerë në qytetin e Peqinit.

Aksioni është ndërmarrë pas një urdhri të dhënë nga gjykata, për kontrollin e bastisjen e disa ambienteve ku mendohet se kryhen veprimtari të jashtëligjshme dhe ku mund të strehohen persona të shumëkërkuar nga drejtësia.

VIDEO/ Argjentinaset nuk përmbahen, zhvishen plotësisht në festën për fitoren e Kupës së Botës

Lojtarët e Argjentinës janë pritur si heronj në Buenos Aires, pas fitores së Kupës së Botës.

Festa ka kaluar çdo përmasë, pasi tifozët kanë qenë të papërmbajtshëm në rrugët e qytetit ndërsa pritnin më kot që të vinte autobusi i kombëtares. Por në mes të turmës, kanë rënë në sy festa e dy tifozëve tepër të guximshme, që nuk kanë ngurruar të tregojnë hiret e tyre.

Rrjetet sociale janë mbushur me foto topless nga sheshet, ndërsa një brune i ka çuditur të gjithë teksa është zhveshur plotësisht duke parakaluar në sheshin kryesor, mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve të tifozëve përreth.

Për më tepër ndiqni videon.

Nuk do u besoni dot syve, ja sa mesazhe u shkëmbyen në sekondë gjatë finales së Kupës së Botës

Gjatë finales së Kupës së Botës që është zhvilluar më 18 dhjetor në Katar, platforma e mesazheve “WhatsApp” e cila operon në kuadër të Metas, ka thyer rekord me mesazhe.

Ka qenë vet themeluesi i themeluesi i Metas, Mark Zuckerber, i cili e bëri të ditur lajmin.

Ai ka shkruar të martën në llogarinë e tij në Facebook se gjatë finales, në WhatsApp ka pasur 25 milionë mesazhe në sekondë.

Zuckerbergu përveç rekordit të thyer nga Whatsapp, ai gjithashtu ka përmendur edhe postimin e Kupës së Botës të Leo Messit i cili siç ka thënë, tani është më i pëlqyeri në historinë e Instagramit.

“Postimi i Kupës së Botës i Leo Messit tani është më i pëlqyeri në historinë e Instagramit. WhatsApp gjithashtu arriti një rekord prej 25 milionë mesazhe në sekondë gjatë finales”, ka thënë Zuckerberg.

“Cikli i gjakut nuk është mbyllur”/Zhduket miku i dy të vrarëve në Athinë. Kush është “Leonardo”

Vrasja e dyfishtë në Nea Smyrni, Athinë e dy shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj, 42 vjeç dhe Armando Ogranja, 44 vjeç ka vënë në lëvizje policinë greke, e cila i druhet krimeve të tjera.

Sipas informacionevetë Mega-s, pas vrasjes në Nea Smyrni është zhdukur një person me origjinë shqiptare, i quajtur Leonardo, i cili duket se ka pasur marrëdhënie të ngushta me dy viktimat. Ekziston një shqetësim i fortë se cikli i gjakut ende nuk është mbyllur dhe ka frikë për një krim tjetër.

Por pjesë e hetimeve është dhe ekzekutimi pak ditë më parë i 49-vjeçarit Edmond Papa në Shqipëri.

Autoritetet greke lidhin dy rastet, sipas tyre është hapur një serial vrasjesh për një ngarkesë droge prej 700 kg të zhdukur.

Por sipas Mega-s, policia greke po e kërkon autorin në kartelet e ashpra të trafikantëve shqiptarë të drogës.

“Një varg goditjesh mafioze gjatë një viti e gjysmë të fundit tregojnë se anëtarët e mafies shqiptare nuk kanë asnjë shqetësim për të hapur zjarr, pavarësisht dëmeve kolaterale”.

Autoritetet, sipas Mega-s, po shqyrtojnë nëse vrasja në New Smyrna ka lidhje me vrasjen në Shqipëri, ku viktima është një biznesmen shqiptar 49-vjeçar. Veçanërisht, shqyrtohet nëse ekzekutori është i njëjti person me atë të Nea Smyrni, pasi trupi dhe mënyra e të vepruarit janë saktësisht të njëjta. Sipas hetimeve të policisë shqiptare, duket se cikli i gjakut ka nisur kur kanë humbur 700 kg drogë.

Nga analiza e materialit video, policia del në përfundimin se autori ka pasur eksperiencë me armë dhe besojnë se nuk ishte hera e parë që kryente një vrasje. Fakti që ai nuk hezitoi të hynte në një ambient të mbushur me njerëz, të kalonte nëpër kalimtarë dhe të qëllonte shtatë herë objektivin e tij nga një distancë e afërt tregon “profesionalizëm”.

Sipas informacioneve të Sigurimit, të cituara nga Mega, objektivi i të armatosurit, siç duket gjithçka, ka qenë 42-vjeçari Çerçizaj, të cilin e ka qëlluar tre herë. Një plumb e ka goditur në kokë dhe dy të tjerë në gjoks. Vdekja e tij ishte e menjëhershme.

Burrat e sigurimit duket se kanë dalë në përfundimin se i vdekuri i dytë, shoku i tij 44-vjeçar, ka qenë një ‘humbje kolaterale’, pasi kur vrasësi ka nisur të qëllojë 42-vjeçarin, shoku i tij është përkulur drejt vendit ku ishin plumbat. Duke rënë ka marrë goditjen fatale në gjoks. Ai u rrëzua përtokë dhe humbi jetën nga hemorragjia.

Një bashkëpunëtor po vëzhgonte 42-vjeçarin
Oficerët e policisë, të cilët kanë në duar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë rrugën e arratisjes së autorit, vlerësojnë se një bashkëpunëtor ka vëzhguar lëvizjet e 42-vjeçarit. Kur e pa atë të ulur në kafene, menjëherë i bëri shenjë vrasësit. Në vendin e vrasjes, oficerët e vrasjes gjetën 7 gëzhoja dhe sipas rezultateve të para nga laboratorët e mjekësisë ligjore, duket se pistoleta 9 mm nga e cila dolën plumbat nuk është përdorur në asnjë vepër tjetër penale më herët.

Tensionohet situata në Veri/ Një mjet shpërthyes hidhet drejt medias kosovare

Këtë mbrëmje është raportuar sërish për tensione në veri të Kosovës.

Mediat kosovare bëjnë me dije se një mjet shpërthyes është hedhur në drejtim të një ekipi televiziv në Lagjen e Boshnjakëve në veri, shumë pranë Patrullës së Kosovës.

Mjeti shpërthyes në drejtim të ekipit të gazetarëve, ka qenë mjaft i fuqishëm dhe se në momentin e shpërthimit, kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e gjuajtën, por në momentin e shpërthimit ishin afër edhe policët. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të cilët e hodhën mjetin e fortë shpërthyes”, ka thënë gazetari i televizionit që ishte pjesë e ekipit.

Armina Mevlani ndan foto të reja nga dasma: Kujtime të bukura!

Blogerja Armina Mevlani ndan foto të reja nga dasma.

Më 25 shtator, Armina Mevlani dhe partneri, Shkëlzen Berisha i dhanë fund beqarisë, duke organizuar një dasmë madhështore. Ata ftuan mbi 300 persona, mes të cilëve ishin personazhe të ndryshëm nga politika, ekrani dhe muzika.

Mediat rozë shkruan shumë gjatë për dasmën, duke e cilësuar edhe si eventin e vitit. Mirëpo, Armina vazhdon të ndaj kujtime nga ky moment i rëndësishëm.

Pak minuta më parë, ajo ka postuar në Instagram disa foto të papublikuara me shoqërueset, të cilat janë edhe shoqet e saj më të mira.

“Kujtime të bukura që do t’i mbaj përgjithmonë me shoqërueset/shoqet e mia më të mira”, ka shkruar Armina përkrah fotove.

Zbulohet identiteti i 18-vjeçarit shqiptar që u dogj brenda makinës në Itali. Plagosen tre …

Ngjarje tragjike për një familje shqiptare në Itali.

Një aksident i rëndë, ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, i mori jetën 18-vjeçarit shqiptar Blendi Halili. Ai ishte duke udhëtuar me tre shokë të tjerë, kur makina që ai drejtonte u përplas me një mur dhe për pasojë ka shpërthyer në flakë.

Tre të rinjtë e tjerë kanë mundur të dalin nga makina dhe kanë mbetur të plagosur. Bëhet fjalë për dy 18-vjeçarët, me iniciale F.S., dhe S.D., të dy të lindur në vitin 2004 dhe banues në qytet, dhe një 16 vjeç, A.D., lindur në 2005. Të tre ndodhen të shtruar në spital dhe gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Mediat fqinje shkruajnë se të rinjtë po ktheheshin nga një festë, pasi kishin festuar ditëlindjen e një shoku.

Po ashtu raportohet se i riu që drejtonte makinën tip Ford nuk dispononte një leje drejtimi. Ai ishte regjistruar në autoshkollë, por ende nuk e kishte marrë patentën. Pas përplasjes së fortë djali nuk ka mundur të dalë nga makina duke u karbonizuar brenda saj.

Shmanget tragjedia gjatë festimeve të Argjentinës, Messi dhe Di Maria rrezikojnë jetën

Messi dhe shokët po festojnë së bashku me tifozët suksesin e tyre në Botëror, por festa për pak u kthye në një tragjedi.

Lojtarët e përfaqësueses argjentinase ishin mbi autobusin e hapur duke festuar dhe shijuar këtë moment madhështie, por për një çast gjithçka mund të shndërrohej në një aksident të rëndë pasi një kavo çeliku për pak i rrëzoi nga autobusi.

Në një moment, pasi ekipi u largua nga zyrat e Federatës, autobusi kaloi poshtë një kavoje, Messi, Di Maria, Martinez, Paredes e tjerë e panë vetëm në momentin e fundit, duke ulur kokën, madje Peredes shpëtoi për shumë pak teksa kapelja e tij ra në tokë.

Pavarësisht këtij detaji, të gjithë lojtarët iu kthyen normalitet duke festuar mbi autobus.

 

?¡MESSI REGATEA hasta los CABLES!

?Susto durante la celebración: casi se caen del autobús Leo, Di María, De Paul, Paredes y Otamendi. (Vía ‘Sports Center’)pic.twitter.com/kV1EBPDNR4

— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) December 20, 2022

“Urdhrin e dha Marjeta”, gazetarja zbulon detaje nga krimi makabër në Dajt

Në emisionin “Open” në News24, mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me ekzekutime të bujshme dhe krime makabre të cilat kanë tronditur opinionin publik.

Në pjesën e parë po diskutohet në lidhje me ngjarjen e vitin 2017 në Dajt, ku një borxh prej 1 milionë lekësh të reja kanë qenë arsye e mjaftueshme për 3 persona që t’i merrnin jetën në mënyrën më makabre 61-vjeçarit, Menduh Shaban Kurt-Dedës.

E ftuar në studio, Evis Ahmeti, gazetare dhe autore e emisionit “Me Zemër të Hapur” ku edhe e ka trajtuar gjerësisht këtë çështje, ka zbuluar detaje mbi personat e përfshirë.

Ahmeti ka deklaruar se urdhri për vrasjen e 61-vjeccarit është dhënë nga Marjeta Karai, ndërsa është ekzekutuar nga djali i saj dhe shoku i tij.

Sa i përket jetës së Karait, ajo tha se ndërkohë që ishte e martuar kishte lidhje paralele dhe lidhje me disa persona. Ajo shtoi se më parë se të krijonte shoqatën e saj, Marjeta punonte si vullnetare në disa OJF ku kishte krijuar lidhje me disa persona, mes tyre edhe Faik Stojna.

“Marjeta Karai ka qenë urdhëruese e krimit ndërsa ekzekutimi është bërë nga i biri. E kanë gjetur në një lokal duke konsumuar alkool, pasi kishin kohë që e kërkonin. Djali ka telefonuar nënën dhe i bëri me dije se e ka gjetur. më pas e çuan në një karburant në Allias ku e kanë dhunuar. mënyra tallëse e sjelljes së tij ka bërë që Marjeta të jepte urdhrin për vrasjen e tij. Në të njëjtin karburant djali dhe shoku i tij kanë blerë dy shishe benzinë të cilat janë përdorur më pas djegien e trupit.

Marjeta është urdhëruesja por këtë gjë e ka të përsëritur. Ka qenë vullnetare në disa OJF derisa krijoi një shoqatë vetë, por flitet që si vullnetare kishte krijuar lidhje me persona të tjerë, një ndër të cilët Faiku, i cili në kohën e pandemisë është dhunuar nga persona të futur nga Marjeta sa i kanë thyer edhe këmbët, më pas ka marrë guximin ta denoncojë. Marjeta e kërcënonte.

Kam komunikuar me zotin Faik, ai për momentin është i terrorizuar dhe ka deklaruar se do falsë në një moment të dytë.

Faik Stojna e dinte mënyrën se si ishte ekzekutuar 61 vjeçari dhe Marjeta i kishte thënë që nëse më kërkon borxhin prej 20 mln lekëve do kesh fatin e tij, ndaj ishte i frikësuar.

Të dy djemtë e Marjetës jetojnë në Itali por Besmiri jeton mes Italisë e Shqipërisë sepse vjen shpesh dhe ka një lidhje shumë të ngushtë me të ëmën.

Në lidhje me djalin tjetër kam rezervat e mia, flitet nga rrethi që bashkëshortin e kishte bashkëshortin e dytë dhe bashkëjetuar edhe me të tjerë. Marjeta me Kurtdedën kanë jetuar në qendër të Sarandës për dy vite.

Njihej si person që merrte borxhe e nuk i kthente, Marjeta dikur ishte sekretarja e tij”, ka deklaruar Ahmetaj.