Aplikacion
Nëse keni vënë re se pas një darke me të dashurin, xhinset tuaja bëhen më të ngushta, kjo nuk është një rastësi. Dhe nëse besoni se kjo ndodh sepse jeni më të qetë dhe nuk nevojë të tërhiqni barkun në sy të partnerit, gaboheni gjithashtu. Ka një arsye tjetër që fshihet pas kësaj “fryrje” të papritur:
Njerëzit hanë deri në 50% më shumë me familjen dhe miqtë
Është e konfirmuar që linjat e belit tonë janë në rrezik të vërtetë kur ne hamë me shoqërinë, miqtë ose partnerin. Ne jemi në gjendje të hamë 48% më shumë ushqim me ta, në krahasim kur drekojmë ose darkojmë vetëm.
Kjo ndodh, sepse ne kënaqemi kur e ndajmë ushqimin me të tjerët. Ne jo vetëm hamë së bashku, por edhe argëtohemi teksa bisedojmë, ose shohim filma. Kjo gjë na ndihmon të krijojmë lidhje më të forta sociale. Sado argëtuese të jetë, ky zakon nuk është shumë i mirë, sepse ne nuk jemi të vetëdijshëm për sasinë e ushqimit që po konsumojmë.
Prandaj, kujdes kur konsumoni me partnerin ose familjarët, pasi po i shtoni vetes disa kile të konsiderueshme.
Si ta kuptoni nëse po përjetoni një marrëdhënie ‘bombarduese’?“Partneri më ‘lan’ me komplimente dhe dhurata që nga dita e parë. Nuk di çfarë të mendoj.”
“Më dërgon mesazhe të tepërta. Ndonjëherë është mirë, por nuk më lë shumë kohë dhe hapësirë për t’u përgjigjur.”
“Më duket sikur ai po më izolon nga miqtë dhe familja ime”.
Nëse mund gjeni veten në këto deklarata, atëherë mund të keni rënë në grackën e një ‘bombarduesi’ dashurie.
Bombardimi i dashurisë është një formë manipulimi e karakterizuar nga shfaqja e tepërt e dashurisë, dhuratave dhe vëmendjes në fillim të një marrëdhënieje si një mjet për të fituar kontrollin mbi personin tjetër. Bombarduesit e dashurisë zakonisht kanë një historik të marrëdhënieve zhgënjyese dhe ndjejnë nevojën për të patur kontroll të vazhdueshëm.
Një studim i kryer në Universitetin e Arkansas zbuloi se sjellja e bombardimit të dashurisë ishte veçanërisht e zakonshme tek njerëzit me vetëbesim të ulët.
Autorët thonë, “Kur vetëvlerësimi i një individi është i lartë, nuk ka nevojë të kërkosh afirmim tek një individ tjetër. Sidoqoftë, kur vetëvlerësimi i një individi është i ulët, ka të ngjarë që ai të përfshihet në sjellje të bombarduara dashurie në mënyrë që të rrisë ndjenjën e të qenit i vlerësuar në një marrëdhënie dhe të zvogëlojë potencialin për t’u bërë një vetë e padëshiruar.”
Këtu do të flas për tre hapa që mund të ndërmerrni për të ndaluar një bombardues dashurie në gjurmët e tyre.
1. Vendosni kufij për të pohuar pavarësinë tuaj.
2. Testoni partnerin duke refuzuar me mirësjellje dhuratat e tij dhe duke vlerësuar më pas reagimet.
3. Vazhdoni përpara, edhe nëse është e vështirë.
Po sikur të jesh ti ‘bombarduesi’ i dashurisë?
Vetë-reflektim: Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni është të pranoni pasojat e ‘bombardimeve’ të dashurisë dhe të ndërmerrni hapa për të shmangur përsëritjen e këtyre sjelljeve.
Mendoni për disa modele sjelljesh që dëshironi të ndryshoni.
Jini të hapur me partnerin/en. Mos hezitoni të pyesni partnerin nëse sjellja juaj është e tepruar apo lënduese. Nëse ata thonë se është, përpiquni të mos bëheni mbrojtës ndaj vetes. Mund të duhet shumë pak vullnet, por është një mënyrë e mirë për të përkulur muskujt e empatisë.
Princ Harry bën deklaratën e fortë: ‘Familja Mbretërore gënjen për të mbrojtur William-in’Princi Harry thotë se familja e tij ishte më shumë se “e lumtur të gënjente për të mbrojtur” Princin William, por nuk arriti të kujdesej për të. Traileri zyrtar për gjysmën e dytë të dokumentarit “Harry & Meghan” tregon Dukën e Sussex dhe gruan e tij, Meghan Markle, duke reflektuar mbi vendimin e tyre për të lënë detyrat e tyre dhe për të ikur në Kaliforni, duke përshkruar largimin e tyre nga Mbretëria e Bashkuar si një “fluturim drejt lirisë.”
Markle shfaqet duke thënë: “Nuk po më hidhnin tek ujqërit, po më ushqenin ujqërit”. Traileri vazhdon duke pohuar se familja mbretërore po shpërndan lajme të rreme për çiftin. “Ata ishin të lumtur të gënjyen për të mbrojtur vëllanë tim, por kurrë nuk ishin të gatshëm të tregonin të vërtetën për ne,” thotë Harry.
Klipi më pas tregon pamjet dhe fotot e Sussex-ëve dhe dy fëmijëve të tyre, Archie, 3 vjeç, dhe Lilibet, 1 vjeç, duke jetuar një jetë të lumtur në Montecito, ku ata janë zhvendosur që atëherë. “Na u dha një shans për të krijuar atë shtëpi që kishim dashur gjithmonë,” thotë Markle. “Gjithmonë jam ndjerë sikur kjo ishte një luftë për të cilën ia vlen të luftosh”, shton Harry.
Tre episodet e para të dokumentarëve u shfaqën premierë më 8 dhjetor dhe tre të dytët do të transmetohen këtë të enjte, më 15 dhjetor.
Pjesa e parë tregonte çiftin përgjatë njohjes dhe lidhjes së tyre. Episodet e ardhshme, ndërkohë, do të trajtojnë raportin dhe krisjen shumëvjeçare të Harryt me William, si dhe largimin e bujshëm të tij dhe Markle.
Will Smith jashtë nominimeve në “Golden Globe Awards”Nominimet për “Golden Globes 2023” janë shpallur, me fansat e entuziazmuar se kush mund të marrë çmimet kryesore në janar.
“The Banshees of Inisherin” dhe “Everything Everywhere All At Once” ishin ndër më të nominuarit në kategoritë e filmave, ndërsa “Abbott Elementary”, “Dahmer” i Netflix dhe “The White Lotus” janë vlerësuar të fitojnë shumë në çmimet televizive.
George dhe Mayan Lopez ishin të gatshëm për të konfirmuar thirrjen – por kishte disa emra të mëdhenj të përjashtuar nga kategoritë përfshirë: Will Smith, Tom Hanks, yjet e “Nope” të Jordan Peele dhe kastin e “Amsterdam”.
“Emancipation”, projekti i parë i Will pas dramës në “Oscars”, u shfaq në Apple TV+ javën e kaluar pas premierës së mëparshme në kinema dhe ndoqi fituesin e ‘aktorit më të mirë’ si një njeri i skllavëruar që arriti të arratisej drejt lirisë.
Edhe pse është pritur ngrohtësisht nga kritikët deri më tani, ai mungonte në listën e nominimeve për ‘aktorin më të mirë’ në një dramë me Austin Butler, Brendan Fraser, Bill Nighy, Jeremy Pope dhe Hugh Jackman.
“Emancipation” gjithashtu dështoi duke mos u nominuar në asnjë kategori tjetër në “Golden Globes”.
Pavarësisht se u admirua nga kritikët, “Amsterdam” i David O Russell ishte gjithashtu në mesin e surprizave, me formacionin e mbushur me yje – duke përfshirë Rami Malek, Christian Bale dhe John David Washington – por që nuk qenë pjesë në ndonjë nominim.
Megjithatë, nuk ishte gjithçka keq për kastin, pasi Margot Robbie dhe Anya Taylor-Joy fituan nominimet për ‘aktoren më të mirë’.
Edicioni i 80-të i “Golden Globes” do të mbahet të martën, më 10 janar 2023.
Më 12 dhjetor, Parlamenti i Malit të Zi, pavarësisht rekomandimeve të Komisionit të Venecias, miratoi Ligjin e ndryshuar për Presidentin. Me miratimin e këtij Ligji, shumica aktuale parlamentare do të marrë një pjesë të kompetencave së presidentit në zgjedhjen e Qeverisë së re.
Pas miratimit të Ligjit ka pasur incidente mes një grupi protestuesish dhe Policisë malazeze, të cilët qëndronin para ndërtesës së Kuvendit.
Qytetarët që kundërshtojnë miratimin e Ligjit, që nga orët e mëngjesit kanë protestuar para Kuvendit, ku një grup i të rinjve hodhën objekte te forta, si me gurë dhe mjete piroteknike, në drejtim të Policisë. Më pas, forcat policore hodhën gaz lotsjellës në drejtim të tyre.
Si rrjedhojë, rrethojat e Kuvendit të Malit të Zi janë thyer pjesërisht, si dhe xhami i derës hyrëse në objekt.
Predrag Vushuroviç, nga lëvizja ” Aty jemi ne” [“Ima nas], e cila organizoi protestën, tha se miratimi i këtij Ligji konfirmon tradhtinë dhe paralajmëroi “bllokimin e të gjitha qyteteve malazeze në ditët në vijim”.
Kjo është protesta e katërt kësaj lëvizje, por ato paraprake ishin të qeta.
Pse Ligji për Presidentin është i diskutueshëm?
Qëllimi i ndryshimeve të propozuara nga Fronti Demokratik pro-rus është që kandidati i tyre, Miodrag Lekiq, të zgjidhet kandidat për kryeministër i Qeverisë së re malazeze.
Këto ndryshime ia heqin një pjesë të kompetencave presidentit Millo Gjukanoviç. Opozita, e udhëhequr nga partia e Gjukanoviçit, kërkon shpërndarjen e Parlamentit dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por shumica parlamentare, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-rus, po kërkon që të formohet një qeveri e re që do të udhëhiqej nga Llekiç.
Kuvendi miratoi Ligjin e ndryshuar më 2 nëntor, por Gjukanoviçi refuzoi ta nënshkruante atë. Sipas Kushtetutës, presidenti është i detyruar ta shpallë ligjin, pasi të jetë miratuar për herë të dytë në Kuvend.
Kuvendi malazez miratoi për herë të dytë këtë Ligj, dhe nëse Gjukanoviç nuk e nënshkruan atë, kryetari i Kuvendit mund ta pubikojë Ligjin në Gazetën Zyrtare, i cili hyn më pas në fuqi.
Danijel Zhivkoviç, nga Partia Demokratike Socialiste e Gjukanoviçit tha se pasoja e miratimit të këtij ligji do të jetë izolimi ndërkombëtar i Malit të Zi dhe distancimi nga rruga evropiane.
Miratimi i Ligjit për Presidentin bie ndesh me rekomandimin e Komisionit të Venecias, i cili të premten tha që të “mos miratohen ndryshimet në Ligjin për Presidentin e Malit të Zi, pasi ato në thelb do të përfaqësonin një ndryshim të Kushtetutës, me një shumicë më të vogël parlamentare se sa parashikohej”.
Mali i Zi është ende pa Gjykatë Kushtetuese
Paraprakisht sot parlamenti i Malit të Zi nuk arriti të zgjedhë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese , sepse asnjë nga katër kandidatët nuk mori numër të mjaftueshëm votash.
Për zgjedhjet votuan 42 deputetë, ndërkohë që duheshin 49 vota nga 81 deputetë që ka parlamenti malazez. Në seancën e parlamentit nuk morën pjesë deputetët e opozitës. Brukseli dhe Uashingtoni kanë kërkuar vazhdimisht zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Votimi i sotëm është tentativa e dytë për zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kjo gjykatë që nga shtatori nuk ka kuorum për vendimmarrje. Pa kuorumin e këtij institucioni nuk mund të shpallen rezultatet përfundimtare në rast të mbajtjes së zgjedhjeve.
Ambasada amerikane në Podgoricë bëri thirrje për rikthim të menjëhershëm në diskursin paqësor dhe konstruktiv.
Kriza politike në Mal të Zi kulmoi me rënien e qeverisë së Dritan Abazoviçit, pasi në mënyrë të njëanshme nënshkroi marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe, të cilën Partia Demokratike Socialiste e presidentit Gjukanoviçit dhe një pjesë e opozitës e konsideruan në kundërshtim me interesat kombëtare.
Bashkimi Evropian shprehu disa herë shqetësimin për situatën politike në Mal të Zi dhe bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të bllokadës së institucioneve dhe normalizimin e situatës në vend.
BE u bëri thirrje forcave politike të mos e tensionojnë më tej situatën dhe të punojnë për arritjen e një konsensusi ndërpartiak, si përparësi kryesore.
Humb jetën gazetari i tretë në Katar/ Gjithçka mbetet një misterNdërsa të gjithë janë fokusuar te futbolli, në Katar kanë ndodhur disa ngjarje të rënda. Një tjetër njeri i medias, Roger Pearce ka ndërruar jetë ndërkohë që ishte një krye të punës për kanalin anglez “ITV Sport”. 65 vjeçari mbulonte rolin e drejtorit teknik dhe raportohet se ka ndërruar jetë në 21 nëntor para ndeshjes SHBA – Uells.
Lajmi merr rëndësi të madhe pasi më herët dy pjesëtarë të medias kanë ndërruar jetë. Lajmi për vdekjen e Roger Pearce konfirmohet nga Nail Stainsby, gazetar i BBC.
Më herët nga Katari u raportua se edhe reporteri Khalid al-Misslam, i cili punonte për televizionin Al-Kass ndërroi jetë të diel në mënyrë të papritur. Pak ditë më parë u raportua edhe vdekja e gazetarit amerikan Grant Wahl pas një ataku në zemër ndërsa ishte në komentin e ndeshjes Holandë – Argjentinë.
Gjithçka ka mbetur mister mbi humbjen tragjike të njerëzve të medias dhe askush nuk e shpjegon dot se çfarë po ndodh.


Presidenti i SHBA Joe Biden tha të hënën se nuk ka plane për të dërguar trupa amerikane në Ukrainë.
“A po dërgojmë trupa në Ukrainë? Jo, ne po dërgojmë materiale, siç kemi dërguar miliona dollarë”- u tha Biden gazetarëve që udhëtonin me të në Virxhinia pas një pyetjeje nëse administrata e tij po planifikon të dërgojë trupa në Ukrainë.
Në nëntor, administrata Biden i bëri thirrje Kongresit për fonde shtesë për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës.Drejtoresha e Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit Shalanda Young i dërgoi një letër Kryetares së Dhomës Nancy Pelosi duke detajuar një kërkesë prej 37.7 miliardë dollarësh për ndihmë për Ukrainën.
Bashkimi Europian vendos në lupë marrëveshjen për portin e DurrësitDelegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë thotë se po monitoron marrëveshjen e qeverisë shqiptare me Emiratet e Bashkuara Arabe për pajtueshmëri me MSA-në dhe se është në pritje të sqarimeve nga qeveria, por kjo e fundit pretendon se projekti nuk e rrezikon integrimin.
Në orët e para të 25 nëntorit, deputetët e mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë ngritën kartonat jeshilë dhe miratuan një ligj të posaçëm për portin e Durrësit – një projekt që synon të kthejë portin historik të vendit në një atraksion turistik me ndërtesa shumëkatëshe dhe një port jahtesh.
Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe kompanive Eagle Hills Real Estate Development L.L.C, Albanian Seaports Development Company sh.a dhe Nshmi Development L.L.C u mbrojt në Kuvend nga kryeministri Edi Rama, i cili mori meritat e negocimit me investitorin arab, Muhamed Alabbar.
Projekti u kundërshtua nga opozita për mungesën e garës, të transparencës si dhe për shkelje të mundshme të marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit, MSA, me Bashkimin Europian.
Shqetësime të ngjashme duket se ndan edhe Bashkimi Europian, i cili i tha BIRN përmes delegacionit të vet në Tiranë se po e monitoron këtë marrëveshje dhe se është ‘në pritje të sqarimeve nga qeveria’ shqiptare.
“Sa i përket marrëveshjes tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, BE-ja do të vazhdojë të monitorojë rëndësinë për MSA-në dhe pajtueshmërinë me të, në dialog me institucionet shqiptare,” tha zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë.
Delegacioni konfirmoi gjithashtu se BE kishte anuluar grantin e mbetur për investime në projektin e mëparshëm të portit, si rezultat i “modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të portit aktual”.
Granti i dhënë përmes fondit të investimeve të Ballkanit Perëndimor, ËBIF, ishte rreth 27 milionë euro.
“Ne jemi duke u konsultuar me përfaqësuesit e qeverisë edhe për prioritetet e investimeve në këtë drejtim,” shtoi zyra e BE-së në Tiranë.
Ligji për zhvillimin e portit të Durrësit parashikon kalimin falas të një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2 në favor të investitorëve. Marrëveshja u miratua me procedurë të përshpejtuar në Kuvend, ndërsa qeveria mbajti sekret një pjesë të marrëveshjes, që lidhet me të dhënat e pronarëve përfitues të njërës prej kompanive që qëndron pas investimit.
Qeveria i zhvlerëson kritikat dhe këmbëngul se ky projekt i shërben zhvillimit ekonomik të qytetit bregdetar dhe të gjithë vendit.
I pyetur nga BIRN për shkeljen e mundshme të MSA-së, drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga i tha BIRN se “marrëveshja për portin e Durrësit nuk rrezikon asnjë proces integrimi”.
“Natyrisht, tërheqja nga ky zhvillim nuk ka se si të jetë opsion, aq më tepër që askush nuk ka për ta kërkuar një absurditet të tillë,” tha Fuga.
Ndryshe nga qeveria, ekspertë të integrimit theksojnë se vendi rrezikon penalitete nëse faktohet shkelja e MSA-së, çka mund të sillnin një stopim ose ngadalësim të procesit të integrimit.
“Nëse Shqipëria shkon në drejtim të kundërt me legjislacionin europian, ka penalitete, ka vonesa të procesit apo ngecje në çështje specifike derisa të korrigjojë masat e ndërmarra,” tha Gledis Gjipali, drejtori ekzekutiv i “European Movement Albania”.
Duke komentuar ligjin për Portin e Durrësit, Gjipali theksoi gjithashtu se ekzistojnë masa që mund të sjellin një rikthim të vendimarrjes, pasi të jenë konsumuar negociatat dhe alternativat për korrigjim.
“Mësimi për ne është që për çdo vendim të rëndësishëm do të duhet të marrim opionionin e BE-së,” shtoi ai.
Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit të Integrimit, i tha BIRN se marrëveshja cënon disa nene të MSA-së dhe se përfaqësues të Komisionit Europian shprehën shqetësimin e tyre në Mbledhjen e 15 të Komisionit të Stabilizim Asociimit.
“Nenet 71 dhe 74 te MSA specifikisht shprehen për konkurrencën dhe garën e hapur, për mosdiskriminim të kompanive dhe bizneseve europiane. Në çdo rast, kontratat e dhëna pa garë, marrëveshjet direkte pa garë, ofertat e pakërkuara dhe çdo forme tjetër “e sajuar” dhe që cenon tregun e lirë konsiderohet shkelje e MSA,” tha Tabaku.
“Në këtë fazë të negociatave, çdo diskutim për shkeljen e MSA-së si marrëveshja e parë kontraktuale me BE-në, heq fokusin dhe dëmton procesin e bisedimeve,” përfundoi Tabaku./reporter.al
Gjermania: Kundër kthimit të forcave serbe në KosovëMinistrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock e quajti krejtësisht të paparanueshme kërkesën nga Serbia për dërgimin e trupave në Kosovë. Vuçiq ka paralajmëruar se Serbia do ta paraqesë zyrtarisht këtë kërkesë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur në fundjavë se Serbia do të kërkojë zyrtarisht në ditët në vijim që në Kosovë të kthehen forcat serbe, “siç parashikohet me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
Vuçiq tha se kjo kërkesë do t’i dërgohet misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe autoriteteve të tjera ndërkombëtare. Njëkohësisht Vuçiqi ka kërkuar që Policia e Kosovës të mos mund të shkojë në veri të vendit pa pëlqimin e kryetarëve të komunave me shumicë serbe në këtë pjesë të vendit.
Përdorimi i armëve
Situata në veri të Kosovës është tensionuar dy muajt e fundit – pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për filimin e procedurave për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga autoritetet serbe. Më pas ky problem është zgjidhur dhe është pezulluar përkohësisht me ndërmjetësimin e palës amerikane. Por përfaqësuesit e serbëve në Kosovë dhe policët serbë janë tërhequr nga institucionet dhe Policia e Kosovës, ndërsa kryetarët e komunave në veri kanë dhënë dorëheqje. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte shpallur zgjedhjet lokale në veri për datën 18 dhjetor. Por edhe ky vendim është shtyrë për në prill të vitit të arshshëm, me qëllim zbutjen e tensioneve të krijuara dhe gjetjen e një zgjidhje përfundimtare për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
Megjithatë serbët lokalë kanë bllokuar disa rrugë në veri, që ka rezultuar edhe me mbylljen e dy pikëkalimeve kufitare në veri. Ka pasur edhe sulme me armë ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Këtë tendosje presidenti i Serbisë e ka marrë si shkas për kërkesën që në Kosovë të kthehet forcat serbe.
“Kosova i ka zbutur tensionet, Serbia po e bën të kundërtën”
Ndërkohë kanë reaguar edhe autoritetet e BE dhe të NATO-s të cilat kanë kërkuar uljen e tensioneve. Ndërkohë ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbocknë një reagim në Twitter, shkroi se “Kosova i ka ulur tensionet me shtyrjen e zgjedhjeve, por retorika e fundit e Serbisë po bën të kundërtën.” Shefja e dipomacisë gjermane i quajti “të papranueshme” sulmet mbi misionin e BE-së në Kosovë, EULEX. Një patrullë e këtij misioni është sulmuar të shtunën në mbrëmje me shok bombë nga, siç u tha, persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës. Autoritetet e Kosovës kanë fajësuar “bandat kriminale”, të udhëhequra nga Beogradi për këto sulme. Ndërsa Beogradi e ka shpallur Prishtinën fajtore.
Nuk mund të kishte qenë një moment më i mirë sesa ky. Egjiptologët që po kremtojnë 100-vjetorin e zbulimit të varrit të faraonit Tutankhamun, janë tani në prag të një zbulimi të ri arkeologjik premtues që duket se ka ndodhur në Egjipt.
Disa arkeologë kanë njoftuar ditët e fundit se kanë zbuluar një tunel nën tempullin Taposiris Magna, në perëndim të qytetit antik të Aleksandrisë, që sipas tyre mund të çojë tek varri i mbretëreshës së famshme Kleopatra. Nëse kjo do të jetë e vërtetë, mbetet për t’u parë.