zoom

Day ArchiveEkskluzive/ Big Brother VIP, zbulohet se kush do të jetë njëri prej konkurrentëve

Teksa pritet që së shpejti, të nisë formati televiziv i shumëpërfolur “Big Brother VIP”, detaje kanë nisur të rrjedhin që tani.

Zoom.al ka mësuar emrin e një prej konkurrentëve të reality show-t. Bëhet fjalë për këngëtarin Luiz Ejlli.


Ejlli do t’u bashkohet VIP-ave që pritet të përfshihen në lojën 100-ditëshe.

Po kështu, të tjera emra përfliten si konkurrentë të reality show-t. Kejvina Kthjella, Deborah Keçi dhe Megi Pojani janë disa nga personazhet e lakuara.

EMRI/ Identifikohet viktima, ja kush është shoferi që ndërroi jetë pasi makina ra nga ura

53-vjeçari Artan Pishtari me origjinë nga Voskopoja, është viktima e aksidentit të rëndë që ndodhi sot në Korçë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Polenë të Korçës, teksa 53-vjeçari ishte drejtuar automjetin e tij, por është rrëzuar nga ura dhe ka përfunduar në lumë. Plagët e mara kanë qenë fatale, duke i marrë jetën në vend Pishtarit.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë lagështia në rrugë, si pasojë e reshjeve të shiut.

 

VIDEO/Aksident i rëndë në fshatin Polenë të Korçës, mjeti del nga ura dhe bie në lumë

Një mjet ka dalë nga ura e Polenës ne Korçe dhe ka rënë në lumë.

Nuk dihet ende shkaqet e këtij aksidenti dhe nëse ka të lënduar.

Policia dhe ambulanca janë duke shkuar në vendngjarje.

E FUNDIT/ Aksidentohet eskorta e Albin Kurtit, rrugës për në Gjilan…

Një nga makinat që ishte pjesë e eskortës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është aksidentuar këtë mbrëmje.

Ngjarja ka ndodhur në Gjilan dhe lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Në një sqarim për mediat, Kryeziu tha se kryeministri Kurti nuk ka qenë në veturën e aksidentuar dhe se askush nuk është lënduar.

“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej Kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”,  ka thënë zëdhënësi i Qeverisë.

 

Rritet rreziku i përmbytjeve në zonën e Milotit, HEC Shkopet hap portat

Prurjet e shumta të lumit të Matit dhe përrenjve përgjatë luginës kanë bërë që të rriten prurjet në liqenin e Shkopetit.

Pasditen e së dielës kompania që ka privatizuar HEC-et Ulëz e Shkopet ka nisur shkarkimin e tepricave për shkak se prurjet janë më të larta se nevoja e tombinove për të punuar me kapacitet të plotë.

Hapja e portave të shkarkimit në hidrocentralin e Shkopetit ka rritur rrezikun e përmbytjeve në zonën e Milotit për shkak të rritjes së nivelit të lumit Mat në rrjedhën e tij drejt detit Adriatik.

Për një votë/Shpallet kandidati i Partisë Demokratike për Dibrën. Ja kush është

Përfundon numërimi i votave të balotazhit edhe në Dibër.

Gjithsej në votim morrën pjesë 1140 anëtarë dhe simpatizantë nga të cilët 566 votuan për Ismail Ukën dhe 565 vota mori kandidati tjetër Besnik Alku.

Në këtë mënyrë kandidart i opozitës për Bashkinë e Dibrës u shpall Ismail Uka me 1 votë më shumë.

 

Rezultati

 

nga 1600 anëtarë.

Besnik Alku 565 vota

Ismail Uka 566 vota

Të pa vlefshme 6 vota

 

Uzuni fantastik në Spanjë, sulmuesi shqiptar gjen përsëri golin me Granadan

Myrto Uzuni po zhvillon një sezon fantastik te Granada. Lojtari shqiptar ka realizuar golin e radhës në La Liga 2, në ndeshjen ndaj Burgos.

Uzuni shfrytëzon më së miri një asist të Callejon, për t’i dhënë skuadrës së tij avantazhin. Për lojtarin shqiptar ky është goli i 10-të në 18 ndeshje, ndërsa numëron 3 assiste.

Uzuni po luan sezonin e tij të dytë te Granada dhe ndryshe nga edicioni i parë, në të dytin shifrat flasin në favor të tij. Më parë, ka luajtur për Lok. Zagreb dhe Ferencvaros.

VIDEO/ Demokratët e Elbasanit vendosin syze dielli në solidaritet me Berishën

Partia Demokratike feston sot 32-vjetorin e themelimit të saj dhe grupi i Berishës mbajti një ceremoni festive në një prej hoteleve të kryeqytetit.

Por, ajo që u vu re ishte një gjest i veçantë i demokratëve të Elbasanit.

Për t’u solidarizuar me ish-kryeministrin Sali Berisha, siç shihet dhe në videon e mëposhtme, ata në mënyrë simbolike dhe në mbështetje të liderit demokrat kanë vendosur syze dielli. Mes tyre është dhe nënkryetari i PD, Luçiano Boçi.

Kujtojmë që Sali Berisha u sulmua dhe u godit me grusht nga Gerti Shehu, i cili tashmë është në burg. Pas dëmtimeve që mori në fytyrë, Berisha është shfaqur me syze në publik.

Përplasi një 32-vjeçar me makinë dhe u largua, policia kap autorin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në zonën industriale në qytetin e Pogradecit.

Një mjet ka përplasur një 32-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

32-vjeçari është dëmtuar rëndë dhe është dërguar drejt spitalit për mjekim.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Mes të vërtetës dhe nënës time zgjedh…”/Berisha: M’u vendos një damkë nga kryediplomati i botës

Kreu i PD Sali Berisha në ceremoninë e 32 vjetorit të PD, u ndal edhe tek non-grata.

Berisha ritheksoi se nuk kanë pasur as fakt, duke shtuar se edhe pse iu vendos një damkë nga kryediplomati Blinken, ai gjeti mbështetje mes demokratëve për të vazhduar betejën.

“Pa 32 vitesh më duhet ë përballet me diplomatin e botës, por midis nënës time dhe të vërtetës unë zgjedh të vërtetën. Kanë rrëmuar çdo ditë, por do të kuptojnë se kanë kryer aktin korruptiv më madhor në histori. Sot PD njësoj si ne që kemi lindur në diktaturë, kemi ditëlindjen biologjike, falë studentëve dhe lëvizjes së tyre ne fituam një lëvizje të re, ditëlindjen në liri. Për çudi edhe partia jonë ka dy ditëlindje, sot festojmë edhe vjetorin e vitit 2021 në të cilën dhjetëra mijëra anëtare të PD firmosën rithemelimin e kësaj force politike. Rrugëtimi im nuk kishte lidhje me interesin tim personal, por me faktin se midis nënës dhe të vërtetës unë do të zgjidhja të vërtetën. Kërkesa për përjashtimin e Sali Berishës nga parlamenti nuk lidhej më me Berishën. Mandati është i popullit dhe jo i individit. Askush nuk mund të trajtonte vendin tim si koloni për të diktuar se kush do të jetë dhe kush jo në parlament, aq më tepër kjo nga vendi që kishte bërë kaq shumë për lirinë e shqiptarëve. Ky ishte motivi t’ju drejtohem ju duke mos e ditur se sa do të mbështesnin. Lirinë e gjeta midis jush siç e thotë Skendërbeu, Sali Berisha shpirtin për sovranitetin e gjeta mes jush”, tha ai.