Aplikacion
Ndërkohë që i dashuri i saj, presidenti rus Vladimir Putin, vendos për fatet e luftës në Ukrainë dhe përballet me disfata të njëpasnjëshme në front, e dashura e tij sekrete, ylli olimpik Alina Kabaeva, 39 vjeç, është shfaqur në publik pas shumë muajsh mungesë.
Ajo njihet si një nga personat që e ka mbështetur luftën, ndonëse jo drejtpërdrejtë. Ajo ka përdorur simbolet, për të shprehur suportin ndaj agresionit ushtarak që po vijon tashmë prej muajsh të tërë dhe që ka marrë mijëra jetë njerëzish.
Në hapjen e një kompleksi në Soçi, ajo u pa në skenë e veshur me një simbol “Z”, simbol që është bërë sinonim i veprimeve barbare të Rusisë në Ukrainë.
Kabaeva njihet si e dashura e Putinit që nga viti 2008, kur ai ishte i martuar me ish-zonjën e parë ruse, Lyudmila Putina.
Megjithatë, fakti që Putin po përballet me situata gjithmonë e më të vështira, nuk e ka ndaluar 39-vjeccaren që të mirëmbajë pamjen e saj.
Nga paraqitja e saj fizike dyshimet janë se ajo i është nënshtruar një tjetër ndërhyrje estetike. Pra teksa Putin po përballet me hallet e luftës, e dashura e tij po lufton të jetë sa më e bukur për liderin rus, i cili ndoshta aty gjen pak ngushëllim.

“Të gjithë vunë re se pamja e saj kishte ndryshuar. Alina duhet të bëjë diçka me kirurgët e saj plastikë. Përpjekjet për të ngushtuar fytyrën, deri më tani kanë dhënë rezultate të dyshimta. Me çdo dalje publike fytyra e saj ‘shkrihet’ më shumë dhe bëhet më asimetrike”, thuhet në një raport.
VIDEO/ Eksperimenti social, qytetarët indiferentë kur shohin se i riu dhunon vajzën në TiranëEmisioni “Vizioni i Pasdites” ka bërë një eksperiment social për dhunën në publik dhe reagimet e qytetarëve.
Eksperimenti u zhvillua në një nga zonat më të populluara të Tiranës. Vajza ‘u dhunua’ fillimisht, verbalisht e më pas fizikisht dhe reagimi i qytetarëve ishte thjesht moskokçarje e shikime të vrazhda.
Edhe pse skenat e konfliktit ishin të qarta, qytetarë të moshave e gjinive të ndryshme, ishin fare të painteresuar për të ndërhyrë apo për të ndihmuar vajzën e dhunuar.
Në sy bie edhe një efektiv policie i cili kalon fare pranë të rinjëve që po konfliktoheshin dhe nuk ka reaguar duke vijuar rrugën e tij pa u shqetësuar.
Fati i “buzëqesh” Argjentinës nga penalltitë, Messi me shokë në gjysmëfinaleArgjentina ka siguruar një biletë për në Gjysmëfinalen e Botërorit të Katarit. Kombëtarja e drejtuar nga Lionel Scaloni barazoi 2-2 me holandezët, në ndeshjen e luajtur në Lusail Iconic Stadium (Lusail), ndërsa as në shtesa nuk pati gola, çka bëri që gjithçka të “vulosej” nga 11-metërshat.
Sfida u zhbllokua në minutën e 35-të. Ishte Lionel Messi që me një assist magjik nxorri blof disa lojtarë të “Tulipanëve” dhe shërbeu për Molinën, i cili dërgoi topin në rrjetë.
Sërish Messi do ishte protagonist për kombëtaren e tij, çerek ore para fundi. Ylli i futbollit botëror realizoi golin e sigurisë nga pika e bardhë.
Goli i Ëeghorst do rihapte përkohësisht takimin, ndërsa barazimi do vinte në fund nga i njëjti autor.
Shtesa nuk prodhoi gola dhe bileta u vendos vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Më të saktë nga pika e bardhë u tregua kombëtarja Albiceleste (Gabuan Van Dijk, Berghuis/ Fernandez).
Argjentina ka një pengesë mjaft të madhe përpara, ku për të shkuar deri në finale të Kompeticionit, duhet të eliminojë Kroacinë. Në krahun tjetër, skuadra e Van Gaal e mbyll këtu rrugëtimin e Botërorit të Katarit, me pengun më të madh: Trofeun.
Dënohet me 6 vite burg për korrupsion zëvendëspresidentja e ArgjentinësCristina Fernández de Kirchner, zëvendëspresidentja e Argjentinës dhe një nga figurat më të rëndësishme të së majtës argjentinase është dënuar me 6 vite burg për korrupsion.
Kirchner, e njohur në Argjentinë si Cristina, ka pohuar se ajo është viktimë e persekutimit politik nga një ‘skuadër e pushkatimit gjyqësor mediatik’.
Akuzat ndaj saj kanë ndarë opinionin publik, me mbështetësit e saj që u zotuan të paralizojnë vendin në protestë.
Nis nesër “Festa Olimpike”, këto janë rrugët që do të bllokohen në TiranëKëtë të shtunë, mbi 10.000 nxënës nga e gjithë Shqipëria do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së projektit Ekipet Sportive në Shkolla “Festa Olimpike”. Projekti bën bashkë 61 bashki të vendit dhe ceremonia do të zhvillohet në Tiranë.
Për këtë arsye, duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 15:00, do të kufizohet qarkullimi në rrugën rreth stadiumit “Air Albania”; në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, në rrugën Abdyl Frashëri dhe në Rrugën Lek Dukagjini.
Ky është aktiviteti i parë i një sërë aktivitetesh që nisin, në kuadër të “Tirana, qyteti europian i sportit”.
Arben Ahmetaj mohon akuzat për korrupsion: “Kam udhëtuar në të gjithë botën”Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj mohoi të premten përmes një mesazhi t’i ishin paguar udhëtime jashtë shtetit nga Klodian Zoto – në kërkim për korrupsion në aferën e inceneratorëve, pas një kallëzimi në SPAK në të cilin pretendohet gjithashtu se dy prokurorët e çështjes kanë fshehur provat ndaj deputetit të Partisë Socialiste.
“Nuk është e vërtetë. Akuza publike apo jo publike le të ketë. Nuk ka asnjë lidhje. Unë kam qenë në gjithë botën mbarë,” tha Ahmetaj, i cili nuk pranoi të jepte detaje për udhëtimet e përmendura në kallëzim, duke thënë se i përkisnin jetës së tij private.
Emri i Arben Ahmetajt ka dalë edhe më parë në atë që njihet si skandali i inceneratorëve, por ish-zëvendëskryeministri vazhdimisht ka mohuar çdo përfshirje.
Në një kallëzim të depozituar të premten në SPAK nga gazetari Adriatik Doçi, pretendohet se prokurorët Klodian Braho dhe Eneid Nakuçi që po hetojnë dosjen e inceneratorëve, kanë fshehur provat të cilat fajësonin ish-zëvendëskryeministrin Ahmetaj. Kallëzimi pretendon se Zoto kishte paguar disa hotele jashtë vendit në të cilat ka qëndruar Ahmetaj.
“Janë fshehur hetimet nga dy prokurorët e SPAK, për të mbrojtur Arben Ahmetajn,” deklaroi Doçi për mediat.
“Kam kallëzuar Arben Ahmetajn për përfitimet që ka patur nga Klodian Zoto. Në kompjuterin e tij janë gjetur pagesa për ish-ministrin Ahmetaj”, shtoi ai, në një deklaratë për mediat pasi dorëzoi kallëzimin.
I pyetur nga BIRN mbi akuzat e bëra nga gazetari, prokurori Braho tha se nuk mund ta komentonte kallëzimin.
“Nuk mund të komentoj. Është bërë kallëzim dhe do të hetohet nga prokuroria,” tha Braho. Braho, megjithatë shtoi se hetimet për çështjen vazhdonin dhe la të kuptohej se persona të tjerë ishin nën hetim.
Ai sqaroi se hetimet ishin mbyllur për 12 të pandehur – përfshi ish-ministrin Lefter Koka, për shkak të afateve proceduriale, por shtoi se hetime të ndara vijonin.
“Do ketë hetime të tjera dhe ka persona të tjerë që po hetohen,” tha Braho, ndërsa shtoi se “nuk mund të përmend detaje.”
Prokurori tjetër që po heton dosjen, Ened Nakuçi deklaroi se konfirmonte ato që kishte thënë Braho dhe mbante të njëjtin qëndrim. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe drejtuesi i SPAK, Arben Kraja.
“Çështja për inceneratorët është ende nën hetim,” tha Kraja. “Ka përfunduar hetimi për një pjesë të të pandehurve, por nuk ka përfunduar hetimi ende për gjithë çështjen,” shtoi ai.
I pyetur për akuzat ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, drejtori i Agjencisë për Media dhe Informacion, Endri Fuga tha se nuk i komentonte ato.
“Nuk kemi komente, njësoj si nuk kemi patur për akuza të bëra publike ndaj kundërshtarëve politikë,” tha Fuga.
Për abuzimet e dyshuara me fondet për ndërtimin e dy impianteve të incenerimit të mbetjeve në Fier dhe në Tiranë, SPAK ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili është prej një viti i arrestuar, deputetin Alqi Bllako, administratorët e kompanive të përfshira, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto dhe një numër të akuzuarish të tjerë.
Sa i përket inceneratorit të Elbasanit, 10 persona janë të pandehur, nga të cilët 4 janë në burg, 3 po hetohen në arrest shtëpie ndërsa 3 janë në kërkim. Për inceneratorin e Fierit janë nën akuzë 21 persona, por një pjesë e të akuzuarve janë të njëjta në të dy hetimet.
Ndërkohë, për projektin e inceneratorit të Tiranës, prokuria vazhdon hetimet por nuk ka dhënë asnjë masë shtrënguese ndaj personave të dyshuar apo kompanisë Integrated Energy BV Shpk, e cila vazhdon të marrë qindramijëra euro nga buxheti shtetit çdo muaj, edhe pse nuk bën incenerim të mbetjeve.
Korrupsion në Parlamentin Evropian, arrestohet nënkryetarja Eva KailiNënkryetarja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili është mes personave të arrestuar pas dyshimeve për korrupsion në PE.
Lajmin e bëjnë me dije mediat greke sipas të cilave Kaili që po hetohej si e dyshuar për një çështje të madhe korrupsioni lidhur me Botërorin e Katarit 2022 është arrestuar.
Menjëherë pas kësaj kreu i Pasok-ut, Nikos Androulakis, njëkohësisht edhe ai eurodeputet ka reaguar menjëherë dhe e ka përjashtuar atë nga radhët e partisës socialiste të Greqisë.
Theksohet se midis katër personave të arrestuar, ndodhet edhe bashkëshorti italian i eurodeputetes Kaili.
Ishte gazeta belge Le Soir që raportoi fillimisht se zyrtarët e Katarit ishin përpjekur të korruptonin një eurodeputet socialist italian, i cili ishte anëtar i Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri në 2019.
Hetimi kishte të bënte, ndër të tjera, për akte “korrupsioni” dhe “pastrimit të parave” në kontekstin e një grupi të organizuar, sipas njoftimit të prokurorisë.
Më pas zyra e prokurorit publik të Belgjikës njoftoi se katër persona, duke përfshirë një ish-deputet, ishin arrestuar si pjesë e një hetimi nga një gjykatës financiar.
Për muaj të tërë, hetuesit belgë “dyshonin se një vend i Gjirit po ndikonte në vendimet financiare dhe politike të Parlamentit Evropian duke paguar shuma të konsiderueshme parash ose duke ofruar dhurata të rëndësishme palëve të treta me një pozicion politik ose një pozicion të rëndësishëm strategjik” brenda këtij organi.
Sipas Le Soir, shtëpia e Kaili një nga 14 nënkryetaret e Parlamentit Evropian u kontrollua vonë të premten pasdite dhe ajo u shoqërua për t’u marrë në pyetje. Pak më vonë është arrestuar. E vetmja mënyrë për të arrestuar një eurodeputet që mbrohet nga imuniteti i tij është të arrestohet në flagrancë.
Tre të arrestuarit e tjerë janë Luca Visentini, Sekretar i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, ish-deputeti Pier-Antonio Panzeri si dhe F.G., ish-asistent parlamentar i zotit Panzeri, bashkëpunëtori i grupit parlamentar S&D dhe bashkëshorti o zonjës Kaili. Kontrollet e policisë belge janë kryer në 16 shtëpi dhe janë konfiskuar edhe 600000 euro.
Eva Kaili 44 vjeç, ka qenë për disa viti prezantuese e lajmeve dhe gazetare, më pas anëtare e Pasok-ut dhe eurodeputete që nga viti 2014.
Top Channel
Stoltenberg paralajmëron për rrezikun e përhapjes së konfliktitSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu shqetësimin se luftimet në Ukrainë mund të dalin jashtë kontrollit dhe të shndërrohen në një luftë midis Rusisë dhe NATO-s, sipas një interviste të trasnmetuar të premten.
“Nëse gjërat shkojnë keq, situata mund të përshkallëzohet më tej,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në komentet për televizionin norvegjez NRK.
“Lufta në Ukrainë është e tmerrshme dhe ekziston rreziku që të shndërrohet në një luftë të madhe midis NATO-s dhe Rusisë,” tha ai. “Ne po punojmë çdo ditë për ta shmangur një gjë të tillë.”
Sekretari Stoltenberg, ish-kryeministër i Norvegjisë, tha në intervistë se “nuk ka dyshim se ekziston mundësia për një luftë më të madhe”, duke shtuar se ishte e rëndësishme të shmangej një konflikt “që do të përfshinte vende të tjera në Evropë.”
Kremlini ka akuzuar vazhdimisht aleatët e NATO-s se janë bërë efektivisht një palë në konflikt duke i ofruar Ukrainës armë, duke trajnuar trupat e saj dhe duke ndihmuar me informacione zbulimi për të sulmuar forcat ruse.
Në komentet që pasqyrojnë tensione në rritje mes Rusisë dhe Perëndimit, Presidenti Vladimir Putin sugjeroi se Moska mund të mendojë për përdorimin e atij që ai e cilësoi si konceptin amerikan për një sulm parandalues.
“Nëse flasim për një goditje çarmatosëse, ndoshta ia vlen të mendohet për miratimin e ideve të zhvilluara nga homologët tanë amerikanë, idetë e tyre për të garantuar sigurinë e tyre,” tha ai.
Shumë përpara fillimit të agresionit në Ukrainë, Kremlini kishte shprehur shqetësimin për përpjekjet amerikane për të zhvilluar të aftësinë e Goditjes së Menjëhershme Globale që parashikon goditjen e objektivave strategjikë të një kundërshtari me armë konvencionale me precision të lartë kudo në botë brenda një ore.
Deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi ka publikuar disa foto ku ka treguar disa nga faturat e Arben Ahmetaj që janë paguar nga Klodian Zoto.
Bardhi është shprehur se mijëra euro shpenzime të përfituara nga Arben Ahmetaj dhe të padeklaruara prej tij (një vepër tjetër penale) janë prova të qarta dhe të pakontestueshme korrupsioni, për të cilat SPAK duhet të veprojë menjëherë.
“Nëse ato fakte kanë qenë realisht pjesë e dosjes hetimore të inceneratorit të Elbasanit, fshehja e tyre dhe mosveprimi nga ana e prokurorisë është prova më domethënëse e dështimit të SPAK me atë çështje.
Aferës së inceneratorëve duhet ‘ti shkohet deri në fund. Qeveria e Edi Ramës ka vepruar si një organizatë e mirëfilltë kriminale dhe SPAK duhet ta hetojë si të tillë,” ka shkruar Bardhi.









Përmbytje dhe stuhi nga Jugu në Veri, IGJEUM jep alarmin: Pritet fryrje e lumenjve
Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit për këtë fundjavë.
Sipas IGJEUM gjatë fundit të ditës së sotme dhe gjatë ditës së nesërme do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit.
Në fund të ditës së nesërme reshjet intensive pritet të shtrihen në të gjithë territorin.
Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve, ndërkohë, pritet një rritje e prurjeve të lumenjve kryesore, veçanërisht në lumenjtë Drin-Buna, Shkumbin dhe Vjosë. Por në të gjitha qarqet reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata.
Temperaturat do të variojnë; në bregdet: 15 / 19 °C; në vendet e ulëta: 13 / 18 °C; ndërsa në vendet malore: 9 / 14 °C. Sa i përket erës, pritet të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore.