zoom

Day ArchiveNuk pagoi karburantin/Protesta të dhunshme në Greqi pas vrasjes së një djali rom nga policia

Protestat e dhunshme kanë shpërthyer në qytetin e dytë më të madh të Greqisë për vrasjen nga policia të një adoleshenti rom, pasi ai dyshohet se mbushi automjetin e tij në një pikë karburanti dhe u largua pa paguar.

16-vjeçari po trajtohej në spitalin e Selanikut ku ndodhej në gjendje kritike për jetën. Oficeri që dyshohet se e qëlloi në kokë u arrestua dhe u pezullua nga detyra, tha policia në qytetin verior.

Rreth 1,500 njerëz morën pjesë në një marsh proteste të organizuar nga grupet e majta dhe anarkiste në qendër të Selanikut të hënën mbrëma.  Marshimi përfundoi pa asnjë të arrestuar apo të lënduar.

Këto tre aplikacione po i vënë përdoruesit në rrezik, kontrolloni telefonin dhe fshijini menjëherë

Ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar përdoruesit e telefonave Android për rrezikun e vjedhjes së të dhënave të ndjeshme.

Ata zbuluan një dobësi serioze në tre aplikacione të njohura (që kanë mbi dy milionë shkarkime), të disponueshme në dyqanin zyrtar – Google Play Store.

Gabimet e gjetura të sistemit potencialisht u lejojnë hakerëve të aksesojnë pajisjet, dhe për rrjedhojë të dhënat më të rëndësishme, si emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet.

Aplikacionet e diskutueshme “shndërrojnë” telefonat Android në një tastierë/maus kompjuteri , që është një opsion shumë i dobishëm.

Hulumtimi i Synopsys, megjithatë, zbuloi mekanizma të dobët të vërtetimit dhe dobësi në sistemet e komunikimit që kriminelët kibernetikë mund t’i shfrytëzojnë dhe gjurmojnë goditjet e tasteve për të parë saktësisht se çfarë po shkruani.

Këto janë emrat e aplikacioneve:

* Telepad
* PC Keyboard
* Lazy Mouse

Varësia nga droga, Mandi Nishtulla tregon momentin më të vështirë të jetës

Mandi Nishtulla i ftuar në D-Night në Rtv Ora nga Dajana Shabani foli për momentin më të vështirë të jetës së tij.
Ai rrëfeu për publikun shqiptar varësinë nga droga dhe gjeti rastin të falenderonte babain e tij për mbështetjen e madhe që I dha për t’a larguar nga kjo gjë.

“Droga, është një ilaç që vret përditë edhe më shumë, droga është një ilaç që njerëzit që janë martuar i kanë lënë edhe pa fëmijë, të vret ditë për ditë dhe orë pas ore.

Unë kam një histori me drogën edhe falenderoj babain tim i cili më është gjendur në kohët më të vështira të jetës time” – tha Nishtulla.

 

Nesër samiti i BE, Spiropali pret mysafirët e parë në Rinas

Kanë mbërritur disa nga krerët e parë të Bashkimit Europian. Ka qenë ministrja Elisa Spiropali ajo e cila ka postuar disa foto në rrjetet sociale.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán dhe Komisioneri i  Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë,  Olivér Várhelyi, janë ndër të parët që kanë zbritur në Rinas.

Ato janë pritur nga ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali.

Vokshi zbulon fituesit e Primareve për bashkitë e mbetura, ja cilët janë kandidatët e PD-së

Kryetarja e KOKOE, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat ka bërë publik fituesit e dalë nga Primaret, që do të kandidojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Fituesit për bashkitë e mbetura janë:

1.Për Bashkinë Kurbin fitues i garës së Primareve është Behar Haxhiu me 74% të votave.

2.Për Bashkinë Lezhë fitues është Pashk Gjoni me 52% të votave.

3.Për Bashkinë Klos është Bedri Hoxha me 59% të votave.

4.Për Bashkinë Durrës fitues është Igli Cara me 82% të votave.

5.Për Bashkinë Shijak fitues është Rezart Tusha me 74% të votave.

6.Për Bashkinë Bulqize Dëfrim Fiku me 61% të votave.

7.Për Bashkinë Tropojë fitues është Besnik Dushaj me 69% të votave.

8.Për Bashkinë Has është Miftar Dauti me 63% të votave.

9.Për Bashkinë Elbasan është fitues Luçiano Boçi për të cilin kanë votuar 99% e votuesve.

10.Për Bashkinë Cërrik fitues është Servet Duzha me 70% të votave.

11.Për Bashkinë Kukës është konfirmuar Admir Sinamati me 98% të votave.

12.Në Bashkinë Kavajë fitues është Fisnik Qosja me 51% të votave.

13.Për Bashkinë Kamëz fitues është Arjan Hoxha me 62% të votave.

14.Për Bashkinë Devoll fitues është Ervis Hajdërrli me 87% të votave.

15.Për Bashkinë Korçë fituese është Ledina Alolli me 56% të votave.

16.Për Bashkinë Kolonjë është konfirmuar Et’hem Lumani me 100% të votave.

17.Për Bashkinë Kuçovë konfirmuar Lefter Maliqi me 96% të votave.

18.Për Poliçanin Behar Xhaferraj gjithashtu i konfirmuar me 99%.

19.Lushnja, Eduart Sharka ka fituar me 90% të votave.

20.Në Bashkinë Përmet konfirmohet Edmond Komino me 95% të votave.

21.Në Tepelënë fiton Baftjar Imeri me 60% të votave.

22.Në Gjirokastër fiton Dorjan Lani me 78% të votave.

23.Në Këlcyrë fiton Arjan Kasaj me 81% të votave.

24.Në Vlorë fiton Hysni Sharra me 53% të votave.

25.Në Bashkinë Konispol fiton Fatmir Shero me 77% të votave.

26.Për Bashkinë Delvinë fiton Ilir Mehmeti me 53% të votave.

27.Në Mallakastër Resmi Shanaj me 74% të votave.

28.Në Roskovec Erdit Hazizaj ka fituar me 60% të votave.

29.Në Divjakë Aurel Malko ka fituar me 64% të votave.

30.Dhe në Libohovë Adil Xhelili konfirmohet me 99%.

Më herët u shpallën edhe fituesit për 17 bashki të tjera. Ka qenë  Eno Bozdo i cili nëpërmjet një prononcimi për shtyp ka shpallur fituesit për 17 bashki, dhe për 9 bashki të tjera, ka kaluar gara në balotazh. Gara do të zhvillohet të dielën në datën 11 dhjetor.

1.BASHKIA SHKODER

Bardh Spahia-1,386-99.21%

2.BASHKIA VAU DEJES

Zef Hila-722-82%

3.BASHKIA PRRENJAS

Suzana Topi-150-69%

4.BASHKIA SKRAPAR

Eugen Mustafallari-156-100%

5.BASHKIA MEMALIAJ

Albert Malaj-255-94%

6.BASHKIA GRAMSH

Hasim Çekrezi-302-96%

7.BASHKIA SELENICE

Leonard Rakipaj-269-76%

8.BASHKIA RROGOZHINE

Shkëlqim Hoxha-299-96 %

9.BASHKIA URA VAJGURORE

Gentian Meçi-188-68%

10.BASHKIA MALIQ

Alfred Gega-920-74%

11.BASHKIA VORE

Indrit Hoxha-125-83%

12.BASHKIA POGRADEC

Zini Tollozhina-291-50.17%

13.BASHKIA PUKE

Rrok Dodaj-285-51%

14.BASHKIA PEQIN

Mustafa Pashja-250-68%

 

“U masakrua” për deklaratën ndaj Xhakës/ Reagon Zana Avdiu: Rrugaçëri nuk është quajtur…

Aktivistja kosovare Zana Avdiu ka reaguar sërish sa i përket deklaratës së saj për futbollistin Granit Xhaka.

Në një intervistë për “Pressing”, aktivistja ka thënë se nuk e quajti futbollistin rrugaç por e kishte me gjestin që bëri ai ndaj bankinës serbe.

“Më vjen keq që një shoqëri krenohet me një gjest të tillë. Rrugaçëri nuk është quajtur Xhaka, por gjesti, veprimi”, ka thënë ajo. Sipas Avdiut, me gjestin e bërë nuk krenohet as vetë Xhaka por një pjesë e qytetarëve.

“Kritika ime ka qenë ndaj njerëzve që i kanë injoruar faktet që na kanë dhënë dhe na japin krenari. Kemi pasur lojë të shkëlqyeshme të lojtarëve tanë. Kemi pasur një festim dinjitoz të Xhakës dhe Shaqirit. Kemi pasur qindra elemente që na bëjnë krenarë”, ka thënë ajo.

 

 

EMRAT/Falsifikonin gjobat rrugore në sistem, arrestohet polici dhe procedohet kolegia e tij

Një efektiv policie është arrestuar dhe një tjetër efektive është proceduar në gjëndje të lirë pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim kompjuterik.

Sipas burimeve, mësohet se në pranga ka rënë efektivi Arion Bardhi, specialist pranë Policisë Rrugore, ndërsa në gjëndje të lirë është proceduar kolegia e tij Mirela Hoxha.

Sipas hetimeve të AMP dhe të Prokurorisë së Tiranës, prej kohësh dy kolegët kundrejt shumave të parave nga qytetarët e ndryshëm kishin falsifikuar dhe kishin ndryshuar gjobat brenda sistemit të policisë rrugore. Duke patur akses në këto sisteme Bardhi dhe Hoxha, pasi siguronin paratë si rryshfet arrinin që gjobat e papaguara ti kthenin në të paguara.

Në pranga ka rënë gjithashtu sekseri i dy efektivëve, Erion Brako. Ky i fundit u merrte paratë nga qytetarët me qëllim fshirjen e gjobave nga sistemi. Këto para i ndante me efektivët e policisë rrugore tashmë të arrestuar.

Cilat janë 5 zonat e kuqe të Tiranës ku tregtohet më shumë drogë

Pas një sërë operacionesh të zhvilluara nga janari e deri më tani, Policia ka evidentuar 5 zonat më problematike ku shpërndahet droga.

Alliasi është një nga zonat periferike të Tiranës, që për policinë e kryeqytetit cilësohet si zonë e kuqe ku tregtohet apo shpërndahet lënda narkotike.

Me rrisk janë edhe Kombinati, Lapraka, ish parku i autobusëve dhe zona e Freskut.

Sipas të dhënave të policisë, në 11 muaj ka rezultuar se të përfshirë në këtë veprimtari kriminale janë 1180 persona. 311 prej tyre janë arrestuar për kultivim, shitje, shpërndarje apo dhe trafik të lëndëve narkotike. 859 persona të tjerë janë duke u hetuar në gjendje të lirë dhe 10 autorë vijojnë të jenë të shpallur në kërkim.

Në jo pak raste, ka rezultuar se lënda narkorike e llojeve të ndryshme, si kokainë, heroinë e kanabis, është shitur në doza të vogla, e kryesisht kanabisi edhe në afërsi të shkollave, raporton abc. Kryesisht, personat e përfshirë në shitjen e drogës në doza të vogla kanë rezultuar adoleshentë.

Gjatë operacioneve të polici, në disa prej të cilave janë bërë edhe blerje të stimuluara me agjentë të infiltruar, janë sekuestruar sasi të ndryshme droge, 126 kg kanabis, rreth 7 kg kokainë, dhe doza heroine.

VIDEO/ Brazili fiton me goleadë, shkon në çerekfinale të Botërorit

Brazili bën atë që di të bëjë më mirë, fiton 4-1 ndaj Koresë së Jugut dhe e sheh veten në çerekfinalen e Botërorit të Katarit.

Ekipi i Tite do e fillonte me ritëm të frikshëm takimin dhe do gjente golin pas vetëm 7 minutash lojë me Vinicius. Nuk kaloi shumë kohë dhe Seleçiao dyfishuan shifrat, pasi Neymar shndërroi në gol një penallti. Brenda fraksionit, brazilianët do “tundnin rrjetën” edhe dy herë falë Richarlison dhe Paqueta.

Me kualifikimin në xhep, pjesa e dytë ishte disi më e qetë dhe më me pak intensitet. Koreanët do luftonin për të shënuar të paktën një gol nderi dhe do ia dilnin mbanë me Paik Seung-Ho.

Natë magjike për një nga kombëtaret pretendente të Botërorit, pasi përveç biletës për në fazën tjetër, “fituan” edhe O’Ney, i rikthyer nga dëmtimi. Brazili do përballet në çerekfinale me Kroacinë.

Qëlloi me armë zjarri egjiptianin, zbulohet identiteti i policit në Kukës

Kyvet Balaj është efektivi i Policisë së Shtetit që qëlloi me armë zjarri refugjatin në aksin Milot – Kukës ne zonën e Rubikut, duke i shkaktuar një plagë në brinjë, por fatmirësisht nuk i rrezikoi jetën.

Për efektivin 29-vjeçar kanë nisur hetimet pasi deri më tani, ndërsa derisa Agjencia e Mbikqyrjes Policore të dalë në një përfundim, Balaj është pezulluar nga detyra e tij.

Por ende nuk është e qartë sesi ka ndodhur ngjarja.

E gjitha nisi pasi të riut i kishte marrë vëmendjen një furgon Volksëagen, i cili ecte me shpejtësi dhe në mënyrë jo të rregullt, ndaj dhe u vu në ndjekje të tij, së bashku me kolegët “Shqiponja”.