Aplikacion
Një fëmijë 1 vjeç është infektuar me HIV/ AIDS në QSUT. Denoncimi është bërë nga familjarët e vogëlushit në News24, të cilët thonë se nuk është marrë në trajtim nga mjekët shqiptar.
Ata thonë se kanë gjetur zgjidhje në një vend fqinj, që për momentin nuk duan ta bëjnë publike.
Familjarët shprehen të sigurt që kontaminimi i të miturit me virusin ka ndodhur pranë QSUT, pasi ata në analizat e kryera në laboratorët në Gjermani kanë rezultuar negativë.
Ngjarjen familjarët e cilësojnë tepër të rëndë dhe nënvizojnë se nuk kanë gjetur zgjidhje nga autoritetet shqiptare, ndërsa shprehen se nga kjo situatë u është shkatërruar jeta.
DETAJE/ Arratiset nga burgu i dënuari në KosovëAutoritet në Kosovë kanë njoftuar se një I dënuar me iniciale A.H është arratisur sot nga burgu i Smrekonicës.
Sipas njoftimit mungesa e të dënuarit është vërejtur sot rreth orës 19:00, gjatë numërimit të të burgosurve.
“Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe Policia e Kosovës. A.H. po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, pasi ishte i dënuar me tre vite për veprat penale – vjedhje e rëndë dhe vjedhje”, thuhet në njoftimin e SHKK.
Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, ku mbahen personat me dënime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit.
Elon Musk: Brenda 6 muajve do të vendosim çipin e parë në trurin e njeriutElon Musk thotë se shkencëtarët e tij do të jenë në gjendje të implantojnë çipa në trurin e njeriut në gjashtë muajt e ardhshëm. Njeriu më i pasur në botë shkroi të enjten në Twitter se është i bindur se pajisja e prodhuar nga kompania e tij Neuralink është gati për njerëzit dhe do të fillojnë testimin.
Musk ka shpresa të mëdha për pajisjen duke pretenduar se do të ndihmojë në trajtimin e njerëzve me çrregullime të trurit dhe madje do të ndihmojë njerëzit me aftësi të kufizuara të lëvizin dhe komunikojnë.
“Ne duam të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të sigurt se do të funksionojë mirë përpara se të vendosim një pajisje në një njeri, por ne kemi dorëzuar shumicën e dokumenteve tona në FDA dhe ndoshta në rreth gjashtë muaj ne duhet të jemi në gjendje të vendosim Neuralink në një njeri.”, tha ai.
Por projekti ka qenë i zhytur në polemika në lidhje me përdorimin e majmunëve hulumtues. Komiteti i Mjekëve për Mjekësinë Përgjegjëse (PCRM) pretendoi se Neuralink kishte shkelur Aktin e Mirëqenies së Kafshëve gjatë testimit në Universitetin e Kalifornisë, Davis nga 2017 deri në 2020.
“Pothuajse çdo majmun që kishte vendosur implante në kokën e tij vuante nga efekte mjaft dobësuese shëndetësore,” tha për The Post Jeremy Beckham, drejtor i avokimit të kërkimit në Komitetin e Mjekëve për Mjekësinë Përgjegjëse.
“Qeveria votoi natën buxhetin 2023”, Berisha: Në 8 muaj vodhën 122 miliardë lekëKryetari i PD-së, Sali Berisha, ka organizuar sot një takim me banorët e njësisë numër 11 në Tiranë.
Sali Berisha deklaroi se qeveria e ka votuar natën buxhetin 2023 si robotër pasi duan të vjedhin, ndërsa u shpreh se në 8 muaj qeveria vodhi 122 miliardë lekë.
Berisha: “Ju nuk e ndoqët dot buxhetin e lanë natën që të mos e ndiqnit dot. Por ai ishte buxheti i hajdutëve. Ua thashë, hajdeni të bëjmë buxhet për qytetarët, që të konsiderojë rrogat, pensionet, ndihmën ekonomike, arsimin, shëndetësinë, për interesat e qytetavëre. Jo buxhet hajdutësh.
Opozita bëri 23 amendamente, të gjitha anti krizë. A po vuajnë shqiptarët sot, po vuajnë. Po blejnë bukën, qumështin, djathin, vajin, 7% më shtrenjtë se mesatarja e BE-së dhe këto janë dhëna statistikore të INSTAT. Blejnë naftën si në Zvicër dhe Gjermani. Pra a janë në një siklet ekonomik. Po janë të gjithë.
Atëherë hajde ti godasim këto faktorë në mënyrë që ti çlirojmë. Dhe propozuam 230 milionë, 100 milionë më pak se po vjedhin me rrugën, jo në asnjë mënyrë dhe votuan njëri pas tjetrit, sikur të ishin robotër, njerëz që nuk kanë asnjë ndjenjë njerëzore, njerëz që nuk mendojnë për të sëmurë, as për të rinj, fëmijë, shkollë, për asgjë, përveç vetes dhe privilegjeve si deputetë. I hodhën poshtë të gjitha amendamentet.
Sekuestrohet sasi e madhe droge në Librazhd, shoqërohen dy personaPolicia e Elbasanit ka zhvilluar një operacion në Librazhd mbrëmjen e sotme ku është gjetur dhe sekuestruar një sasie të konsiderueshme lëndë narkotike canabis sativa e bërë gati për shitje.
Lënda dyshohet se kishte destinacion trafikimin jashtë vendit. Deri tani dyshohet të jenë shoqëruar 2 persona por hetimet vijojnë për kapjen e të tjerëve.
Deri tani nuk ka një reagim nga policia e Elbasanit ndërsa detaje të tjera do të bëhen me dije në vijim.
E PAPRITUR! Vuçiç BOJKOTON Samitin e BE: Askush nga Serbia nuk do shkojë në TiranëPresidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se “askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor”. Kjo për shkak siç tha ai, të reagimit “të turpshëm” të BE-së për emërimin e Nenad Rashiçit si ministër në Qeverinë e Kosovës.
“Ju merrni rrogën tuaj ditore, udhëtoni me aeroplan, bëni shënime se si Serbia është fajtore për diçka, dhe nuk mund të gjeni asgjë për të cilën është fajtore Serbia. Nuk ka problem, vetëm bëni pa Serbinë, kështu që le të shohim se çfarë do të bëni dhe si”, tha Vuçiç për Pink.
Ai shtoi se kur t’i drejtohen Serbisë, duhet të kenë parasysh gjithçka që është miratuar në Bruksel, nëse është vënë në praktikë dhe të kujdesen për deklaratat e tyre dhe të respektojnë Serbinë dhe qytetarët e Serbisë, shkruan Euronews Serbia.
“Për mua Kosova dhe Metohija janë vendi më i madh i shenjtë serb, për mua Serbia është vend i shenjtë. Është më mirë të shkoj, se sa t’jua dorëzoj dhe nuk do t’jua dorëzoj. Dhe prandaj askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë” tha Vuçiç.
6 dhjetori, Berisha: Rama i tmerruar, anuloi pushimin e administratësKreu i Partisë demokratike, në një takim me demokratët ka folur mbi protestën, që do të mbahet më 6 dhjetor.
Berisha tha se 6 dhjetori do të jetë triumfi i popullit opozitar, ndërsa ka shtuar se Rama ndjehet i frikësuar dhe për këtë arsye anuloi pushimin e administratës se ata do të derdheshin në shesh.
Berisha: Edi Rama është tmerruar nga protesta dhe po të keni vënë re ju, të gjitha antenat e tyre, të gjithë gazetat dhe portalet e tyre, duan ta paraqesin sikur po bëhet kiameti në datën 6.
Në datën 6 është triumfi i popullit opozitar, i cili do ti thotë Europës dhe botës se ky kryeministër është një mafie, mafioz i rrezikshëm për popullin e tij, se kjo qeveri është mafioze.
Se vërtetë jeni në Shqipëri, por ata institucione perëndimore që vlerësojnë funksionimin e shtetit ligjor, kanë gjetur Shqipërinë që është. 53 vende nën Kosovën, sepse Kosova zbaton ligjin, që do të thotë barazi para ligjit, garanci për të drejtat e njeriut.
E morët vesh çfarë bëri. E anuloi ditën e pushimit për administratën, sepse u tmerrua, sepse administrata mund të dilte në protestë me ne. I bëj thirrje administratës të vijnë tek ne. Kur kuptoi që administrata e tërë do të derdhej në shesh, e anuloi tha ka qenë lajm i rremë, kur ata ishin njoftuar të gjithë.
Gjinekologu, Shefqet Ulaj, ka treguar se a do të mund të shpëtohet foshnja që ishte në barkun e 35-vjeçares, Hamide Magashi, që u vra mbrëmë në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK.
Ai tha se nxjerrja e foshnjës nga nëna e vdekur për herë të parë është bërë 100 vjet para Krishtit, derisa shtoi se edhe etika mjekësore e lejon këtë intervenim nëse konstatohet që nëna ka vdekur e foshnja është gjallë.
“Nxjerrja e frytit nga mitra e nënës së vdekur është bërë për herë të parë 100 vjet para Krishtit. E drejta romake ka lejuar një intervenim të tillë kur është konstatuar se nëna ka vdekur dhe fryti është i gjallë. Etika mjekësore lejon që nëqoftëse konstatohet që nëna ka vdekur e fryti është i gjallë, atëherë lejohet hapja e abdomenit dhe nxjerrja e frytit. Nuk duhet ndonjë parapërgatitje për fushën operative, duhet një skalper dhe prehet abdomeni. Por gjatë kësaj kohe duhet të bëhet përpjekje për reanimimin e nënës”, tha Lulaj.
Mirëpo, situata e mbrëmshme, sipas Lulajt, ishte “dramë e vërtetë”. Ai thotë se i kupton kolegët që e kanë pasë të vështirë për t’u përcaktuar.
“Kjo ka qenë një dramë e vërtetë edhe për mjekët, në këto situtata të papritura ndoshta dikujt i ka shkuar ndërmend për të marrë një hap të tillë, por për t’u realizuar një ndërhyrje duhet të konstatohet se nëna e vdekur, fryti i gjallë. Nuk e di a është mundur të konstatohet kjo mbrëmë në atë situat”, tha ai.
“Kur pritet një grua të vdes dhe nuk ka shpëtim atëherë në situata kur një paciente është e shtrirë në spital është më lehtë për të vendos për këtë intervenim, por për një situtatë të tillë dramatike i kuptoj kolegët që e kanë pasë vështirë me u përcaktu”, deklaroi Lulaj në “Frontal”.
“Një prej mundësive të pakta ka ekzistu, por nuk është lehtë për me vendos për një intervenim të tillë. E njëjta pyetje ish bo nëse nuk kish mujt me u realizu me sukses”.
Kujtojmë që mbrëmë rreth orës 18:00 Hamide Magashi u vra në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK. I dyshuar për vrasjen e saj është ish burri i saj, Sokol Haliti, i cili ende gjendet në arrati./express
A duhet të frikësohet bota? Kina dyfishon mbushjet bërthamore në 2 vjetRitmi i shtimit të aftësive bërthamore të Kinës mund t’i mundësojë Pekinit të ketë një rezervë prej rreth 1500 mbushjesh bërthamore deri në vitin 2035. Kjo, sipas raportit vjetor të Pentagonit “Fuqia Ushtarake e Kinës” që iu dorëzua Kongresit të martën. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb sjell hollësitë.
Një raport i ri i Pentagonit thotë se Kina ka më shumë se 400 mbushje bërthamore, duke e dyfishuar arsenalin e saj bërthamor në vetëm dy vjet.
Në raport thuhet gjithashtu se Pekini lëshoi afërsisht 135 raketa balistike për testime dhe stërvitje vitin e kaluar, “më shumë se pjesa tjetër e botës e marrë së bashku”, nëse përjashtohen raketat balistike të lëshuara në zona konflikti si Ukraina.
“Nëse vëren aftësinë dhe kapacitetin e arsenalit të raketave të Kinës, mbetesh pa frymë”, thotë Bradley Bowman me Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive.
Pentagoni e quan Kinën, sfidën e tij në rritje.
“Ata kanë refuzuar të heqin dorë nga opsioni i forcës ushtarake kundër Tajvanit, kanë refuzuar në mënyrë të qartë ta bëjnë këtë dhe po ndërmarrin veprime si ato të një vendi që është duke u përgatitur për të kryer një sulm potencial kundër Tajvanit”.
Sipas Pentagonit, sulmi mbetet një mundësi, ndonëse nuk duket të jetë i menjëhershëm, pavarësisht qëndrimeve të fundit agresive.
Përplaset autobusi i “Tiranës së Re”, tmerrohen pasagjerët tek ish-Stacioni i TrenitNjë nga autobusat e linjës së “Tiranës së Re”, ka shkaktuar panik tek pasagjerët pasditen e së enjtes.
Bëhet me dije nga burime për mediat se autobusi është përplasur me një bordurë.
Paraprakisht mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të ish-Stacionit të Trenit në kryeqytet, teksa nuk ka asnjë të lënduar.
Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje për të rregulluar trafikun e krijuar pas aksidentit. Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë në Tiranë ku autobusa të transportit publik përplasen dhe shkaktojnë panik tek qytetarët.