zoom

Day ArchiveGjykata Kushtetuese u jep të drejtë gjyqtarëve për rritjen e pagës bazë

Gjykata Kushtetuese shpalli të martën (22 nentor 2022) vendimin në favor të kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve, duke vlerësuar si antikushtetuese nenet e ndryshuara nga mazhoranca për përllogaritjen e pagës bazë dhe pensionit suplementar për magjistratët në Republikën e Shqipërisë.

Sipas këtij vendimi, qeveria detyrohet të paguajë një shtesë prej 14 mijë lekësh mbi pagën bazë të çdo magjistrati që nga viti 2019 e në vazhdim dhe të pranojë një përllogaritje të re të pensionit për magjistratët në bazë të kontributeve, duke hequr si referencë  pagën e Presidentit të Republikës.

Vendimi që u mundëson rritjen e pagës magjistratëve u mor njëzëri nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, trupa vendosi “shfuqizimin e nenit 12, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”  dhe “Shfuqizimin e nenit 1, pika 7, paragrafi i dytë, shkronjat “a”, “b” dhe “c” të ligjit nr.8097, datë 21.03.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën”.

Beteja e gjyqtarëve për të përfituar shtesë page nisi në fillim të vitit 2021, pas një auditimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sipas raportit të KLSH, një gabim në interpretimin e ligjit u ka mohuar gjyqtarëve 14 mijë lekë në muaj dhe se paga referencë e tyre duhet të ishte 132.100 lekë nga 118.000 lekë që ishte llogaritur deri në atë kohë. KLSH-ja e bëri përllogaritjen e re duke u bazuar në një Vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 2017 për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë.

Ministria e Financave në atë kohë refuzoi të zbatonte rekomandimin, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe me një kosto të lartë në buxhetin e shtetit, kosto që sipas zyrtarëve të ministrisë shkon në 20 milionë dollarë vetëm për periudhën janar 2019 –maj 2021.

Ndërkohë nuk dihet se sa është kostoja financiare e përllogaritjes së pensionit të ri për gjyqtarët pas shfuqizimit të nenit në ligjin e vitit 1996.

Kuvendi ndërhyri në ligjin e vitit 2016, duke e ndryshuar nenin përkatës  ku ishte bazuar rekomandimi i KLSH-së, por rreth 150 gjyqtarë iu drejtuan Gjykatën Administrative duke fituar gjyqet kundër KLGJ-së dhe në nëntor e çuan çështjen edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Seanca për shqyrtimin e çështjes u mbajt me 15 nëntor dhe Kuvendi parashtroi argumentet kundër kërkesës së gjyqtarëve, duke e cilësuar një keqkuptim interpretimin e nenit ligjor nga ana e KLSH-së.

Kuvendi pretendoi se kërkesa e gjyqtarëve ishte e pabazuar dhe se vullneti i ligjvënësit kishte qenë i qartë dhe i saktë në përllogaritjen e pagës së magjistratëve që në momentin kur janë hartuar ligjet e “Reformës në drejtësi”.*/BIRN/

Pse është shqetësuar Yuri Kim? Klodiana Lala ngre dyshimet për garën e kreut të SPAK

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pas deklaratës së ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim për proçesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Lala hedh dyshimet e forta se përse është shqetësuar ambasadorja amerikane.

Gjithashtu, ajo ngre pyetjen se kush po e paracakton garën për drejtuesin e ri të SPAK.

Gazetarja thekson se nëse vërtet gara është me drejtues të paracaktuar, atëherë Reforma në Drejtësi është kthyer në oktapod.

“Përse është shqetësuar ambasadorja e SHBA? Kush po e paracakton garën për drejtuesin e ri të SPAK?

Nëse ndodh edhe kjo reforma qenka kthyer në oktapod dhe ndërkohë na shitet si sukses!”, shkruan Klodiana Lala.

Fjoralba Ponari ndan pamjet me djalin që i “ka rrëmbyer” zemrën

Fjoralba Ponari ka treguar se prej disa kohësh është e lidhur me një djalë të panjohur për publikun, i cili quhet Françesko.

Dyshja i pëlqejnë shumë udhëtimet dhe zgjedhin që herë pas here të “arratisen” nga Shqipëria.

E njëjta gjë ka ndodhur së fundmi. Çifti kanë shkuar në Itali dhe moderatorja nuk ka nguruar të ndajë në Instagram një foto nga një muzeum në Firence.

 

Pse u përmbyt Shkodra? Rama: Faji i kohës së mbrapshtë që po jeton bota

Jo vetëm rritja e çmimeve, por edhe përmbytjet që ndodhën në Shkodër, Lezhë e Durrës për kryeministrin Edi Rama po ndodhin për shkak të kohës së vështirë që po jeton bota.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai i përgjigjet një pyetje të bërë nga qytetarët sepse ndodhën përmbytjet në veri në të vendit dhe jo vetëm.

Ndërsa përmbytjet në kohën e Berishës ai i cilëson si përgjegjësi të keqqeverisjes, ato që ndodhën këto ditë në vendin tonë thotë se janë pasajojë e mbraptëshisë që po kalon gjithë bota.

“Pyetje: Pse ka akoma përmbytje kur po bëheni 10 vjet në pushtet?

Përgjigje: 10 vjet më parë kur në botë kishte shumë më pak përmbytje, në Shqipëri shkonte uji edhe deri në çati, sepse dorës së Zotit i bashkohej edhe dora e mbrapshtë e robit në qeveri! Sot jemi në “normalitetin” e kohës së mbrapshtuar që jeton tërë bota, duan s’duan ata që sduan thonë ç’thonë ata që ç’nuk thonë”, shkruan Rama.

Nuk dihet nëse Rama ka parasysh me këtë rast kohën e vështirë që po përjeton bota si pasojë e sulmit rus në Ukraninë apo ka parasysh ndonjë mbrapshtësi tjetër që ne nuk e dimë ende.

Sokol Balla te “Abc News”? Dje 60 minuta kokë më kokë për kontratën. Drejt largimit Andi Tela

Pas sherrit me aksioneren Lori Hoxha dhe largimit nga “Top Channel” e më pas shfaqjes në ekranin e “Report Tv”, Sokol Balla mund ta shohim tek një tjetër televizion.

Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se Sokol Balla ka qenë dje për rreth një orë tek “Abc News” ku flitet se mund të marrë drejtimin e këtij televizioni si Drejtor i Përgjithshëm. Aktualisht te ABC pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm është vakant, ndërsa drejtor informacioni është Andi Tela që përflitet se do lëvizë.

Sokol Balla iku nga “Top Channel” pas gati 9 muajsh nga emërimi si drejtori i informacionit.

Vetëm pak ditë pas largimit nga “Top Channel”, moderatori me emisionin e tij “Real Story” shkuan tek “Report Tv” e Carlo Bolinos, por duket se shumë shpejt ka ardhur edhe “divorci” i radhës.

Nga ana tjetër, javët e fundit në tregun mediatik është përfolur shumë shitja e “Abc News” tek “Media Holding”, ku në QKB rezulton të jetë aksioner i vetëm Esat Bojku.

Ndonëse blerësi i kësaj kompanie mediatike, u përfol që do të ishte Shkëlqim Devolli, emri i biznesmenit nuk shfaqet askund.

“Rrezik për gjakderdhje të re në Ballkan”, paralajmërimi i ish-ambasadorit të NATO-s

Paralajmërimet e ish-ambasadorit të NATO-së për median britanike The Sun kanë qenë shqetësuese dhe konkrete.

“Pushtimi katastrofik i Ukrainës nga Rusia mund të çojë në gjakderdhje të re evropiane, në Ballkan” paralajmëroi

Ekziston frika se lufta brutale e Vladimir Putin mund të bëhet sfondi për një valë dhune midis Kosovës pro-evropiane dhe Serbisë së lidhur me Rusinë.

Bisedimet e paqes nuk arritën të qetësojnë një grindje të ashpër mbi targat në veri të Kosovës, duke e lënë rajonin “në prag konflikti”.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell paralajmëroi se dështimi për të zgjidhur çështjen e gjatë mund të shkaktojë “akte të dhunshme”.

Ndërsa presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic paralajmëroi për “ferrin në terren” nëse Kosova nuk tërhiqet nga kjo mosmarrëveshje.

Mosmarrëveshja konsiston në faktin se qeveria e Albin Kurtit – pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve dhe udhëheqësve të opozitës – nuk pranon që të shtyjë implementimin e marrëveshjes për të konvertuar targat serbe të përdorura në veri të vendit me ato të Republikës së Kosovës (RKS), duke ngritur pyetjen ‘Deri kur?’ Deri kur duhet të shtyhet kjo marrëveshje dhe çfarë do të ndodhë gjatë asaj kohë që të justifikojë pritjen?

Serbia ka shtyrë qytetarët serbë në Kosovë që mos t’i konvertojnë targat e tyre dhe të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për situatën, edhe në takimin e tyre më të fundit me ndërkombëtarët në Bruksel.

Borrell tha: “Unë mendoj se ka një përgjegjësi të rëndësishme në anët e të dy liderëve për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë.”

Ndërkohë, presidenti i Serbisë tha se situata ishte “në prag konflikti”, duke paralajmëruar “ferrin në terren” nëse Kosova përpiqet të zbatojë gjobat.

Vesko Garceviç, ish-ambasador i Malit të Zi për NATO-n dhe profesor në Universitetin e Bostonit, paralajmëroi se Serbia e lidhur me Rusinë po “luan me zjarrin” kur foli për The Sun.

“Serbia do të dëshirojë ta përshkallëzojë këtë sa më shumë që të mundet, dhe nëse shkojnë më tej, situata mund të dalë jashtë kontrollit,” tha Garceviç.

“SHBA-ja, Britania e Madhe dhe OKB-ja duhet të përfshihen më shumë në veprime parandaluese.

“Ata duhet t’i thonë Beogradit se kjo nuk është një lojë dhe nuk do të tolerohet.”

Belinda Balluku replikon me Berishën: Ty të ka vdekur burrëria, nderi dhe fjala

Pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, se shkak për përmbytjet në Shkodër është bërë keqqeverisja ka ardhur dhe reagimi i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut.

Në llogarinë e saj në “Facebook”, Balluku ka risjellë përmes një video deklaratat se si në 2010 Berisha “shfajsohej” nga përmbytjet në Shkodër.

Duke risjellë deklaratat kontradiktore të Sali Berishës, ministrja shkruan se meqënëse “i ka vdekur burrëra, nderi dhe fjala”, atëhere kjo video i rifreskon memorien kur në mënyrë kriminale në 2010 shkarkonin më shumë se 107% të prurjeve të kaskadës së Drinit, duke përmbytur 14. 280 hektarë, e nxjerrë në rrugë për ditë 12.145 persona.

Sipas saj nuk ka asnjë krahasim mes menaxhimit të kaskadës sot me 2005-2013.

“Meqenëse këtyre ju ka vdekur burrëria, nderi dhe fjala, të paktën t’ju freskojmë memorien kur shkarkonin në mënyrë kriminale në 2010 më shumë se 107% të prurjeve të kaskadës së Drinit, duke përmbytur 14. 280 hektarë, e nxjerrë në rrugë për ditë 12.145 persona.

Si shkon e i qan hallet sot pa pikën e turpit. Nuk ka asnjë krahasim mes menaxhimit të kaskades sot me 2005-2013. Paska ardhur koha të hapim arkivat e të ballafaqojmë faktet, se e gënjeni ditën për diell e për shi këtë popull”, shkruan Balluku krah videos.

Aktorja e njohur i jep fund beqarisë, merr propozimin për martesë në ishullin ekzotik

Aktorja Teuta Krasniqi dhe partneri i saj, Agon Kajolli kanë marrë hapin e rëndësishëm në marrëdhënien e tyre. Teksa kanë shijuar pushimet në një ishull ekzotik, Agoni i ka propozuar aktores për martesë dhe përgjigjja e saj ishte “Po”.

Në foton e publikuar Teuta shihet e veshur me një fustan të bardhë të shkurtër, ndërsa partneri i saj shfaqet i ulur në gjunjë teksa i propozon.

Më herët, gjatë një interviste, Krasniqi zbuloi se ajo dhe partneri i saj kishin tre vite të lidhur.

“Jam shumë e përmbushur. Kam një lidhje të shëndoshë dhe jemi shumë mirë. Kemi plane por do t’i mbajmë për vete dhe kur të vijë koha për t’i publikuar do t’i shohë dhe publiku”, u shpreh aktorja asokohe.

EMRAT/ Ja kush janë të rinjtë që u aksidentuan sot në Lezhë, njëri niset me urgjencë në Tiranë

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç, ku mbeten të plagosur katër të rinj.

Mësohet se të rinjtë janë Marinela Gjergji 28-vjeç, Daniel Gjergji 24-vjeç, Fatjon Gjura 30-vjeç dhe Marjan Marku, të cilët po udhëtonin së bashku, kur janë përplasur men jë tjetër automjet.

Katër të rinjtë janë dërguar në spitalin e Lezhës, ndërkohë që njëri prej tyre ka qenë në gjendje më të rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Tiranë.

U arrestua në Itali për vjedhje/Flet ëma e policit: Dje fola me të në telefon, më …

Familjarët e Klisman Nikollit, efektivit 27-vjeçar të policisë, tashmë të përjashtuar nga radhët e uniformave mohojnë lajmet e mediave italiane për arrestimin e tij në Itali për vjedhje.

Nëna e 27-vjeçarit Gjelina Nikolli deklaroi për mediat se ai ndodhet në Gjermani dhe nuk ka asnjë lidhje me atë që shkruajnë mediat italiane.

“Ne jemi familje dëshmori. Janë të gjitha gënjeshtra, shpifje e intriga të keqdashësve të familjes Nikolli”, deklaroi ajo. Sipas nënës, komunikimi i fundit me të birin është i ditës së djeshme. “Dje kam folur me djalin, më tha që ndodhet në Gjermani te nipi”, tha ajo.

Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku firmosi sot përjashtimin e tij nga policia.