zoom

Day ArchiveI ulur në lokal/ Si iu bë atentat Ines Hajrullajt te “Uji i Ftohte”, një makinë në ecje…

Gjykata e Vlorës ka pranuar pretencën e prokurorit të çështjes duke dënuar me 148 vite burg në total, grupin e Vlorës të cilët bënë atentatin tek “Uji i Ftohtë” ku mbeti i plagosur Ines Hajrullaj.

Kështu, fajtor për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë është shpallur Daut Elmazi i cili dënohet me 35 vite burgim.

Fajtor është shpallur edhe Gentjan Dautaj (Zoto), i cili po ashtu është dënuar me 35 vite burgim. Fajtorë me nga 25 vite burg janë shpallur Igli Memaj, Serxhio Ademi dhe Albano Goxhaj.

Ngjarja u regjistrua më 10 maj të dy viteve më parë në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal.

Hajrullaj i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël.

Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë ngjarje kanë marë pjesë nëntë persona:  Fatmir Hyseni, “Doqia”, Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit “Çipurit”, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko.

Pati dyshime të forta se atentati u krye si rezultat i larjeve të hesapeve mes grupeve rivale në Vlorë dhe se Hajrullau tentua të vritej në shenjë hakmarrje për sulmin me armë të datës 17 shkurt 2019, ku mbetën të vrarë Arjan Hasanaj dhe Resti Rexho ndërsa Armando Sulejmani i plagosur lehtë.

Sipas prokurorisë së Vlorës Inez Hajrulla në datën 10 maj 2019 ka qenë nën shoqërinë e Ervis Matodashaj, në ambientet e një lokali në Vlorë. Pikërisht në këtë vend disa persona kanë qëlluar me armë me qëllim për të vrarë Inez Hajrulla. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh  janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe.

Në ikje e sipër autorët e këtij krimi që ndodheshin brenda një automjeti tip “Land Rover” me ngjyrë jeshile dhe që në kokë mbanin maska, janë përplasur me dy automjete të rastit në afërsi të bashkisë Vlorë, dhe më pas kanë ikur në drejtim të fshatit Babicë.

Policia u është vënë në ndjekje këtij automjeti dhe në afërsi të fshatrave Babicë e Vogël, dhe Çeprat, ky automjet është gjendur i djegur. Brenda në automjet ndodheshin dy automatikë të djegur plotësisht dhe një dorezë plastike e djegur pjesërisht.

Në mesnatë hyn në fuqi vendimi për targat, çfarë po ndodh në veri të Kosovës

Mesnatën e sotme hyn në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për të zbatuar gjobat për automjetet që kanë targa serbe.

Të gjithë i kanë sytë në veri të Mitrovicës, pas dështimit të negociatave Kosovë-Serbi. Gazetarët raportojnë nga ura e Ibrit se për momentin situata duket e qetë. Ajo që bie në sy është një lëvizje e paktë e qytetarëve në rrugë. Në komunat në veri nuk ka patrullim të shtuar të Policisë së Kosovës. Në terren shihen makina të policisë që po këqyrin situatën.

Në një deklaratë të lëshuar më herët, policia e Kosovës u shpreh se nesër nis zbatimi i gjobave për targat e paligjshme.

“Ashtu siç është bërë e ditur sipas vendimit për targat Nr.05/103, deri me datë 21 nëntor ishte paraparë shqiptimi i masës së qortimit. Pas kësaj date, nga 22 nëntori, Policia e Kosovës e ka bërë të ditur se do të fillojë zbatimin e shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi”, – ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Më herët presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka paralajmërua përshkallëzim tensionesh nëse policia kosovare ndërhyn në veri.

Bushati-Klosit: Për show zgjedhin Shqipërinë, për investime Serbinë

Gazetari Andi Bushati dhe deputeti i PS Blendi Klosi u përplasën në emisionin Now në Euronews Albania lidhur me protestën e PD në 6 dhjetor.

Klosi u shpreh arsyeja pse PD e bën protestën në 6 dhjetor është që të tregojë se do e zgjidhë çdo gjë me përplasje, pasi nuk po mundet t’i japë zgjidhje as garës politike brenda vetes.

Sipas tij, njerëzit që do të vijnë në Tiranë në 6 dhjetor kanë në dorë shumë gjëra për Shqipërinë që nga investimet deri tek afrimi i një date për çeljen e negociatave në BE.

“Në këtë luftën tonë të brendshme s’mund t’i bëjmë dëm marrëdhënies sonë me BE”, tha Klosi.

Bushati ka ndërhyrë duke u shprehur se samiti i parashikuar në Tiranë është vetëm një mbledhje pune. Sipas tij, asnjë investim serioz nga BE nuk është finalizuar në Shqipëri.

“Për investime zgjedhin Serbinë për show zgjedhin Shqipërinë. S’kemi një investim serioz këtu”, tha Bushati.

Kandidatja e PD për Tiranën: Shtëpisë së Ramës do t’i vëmë tritolin sepse është pa leje!

Adriana Kalaja, kandidate në primaret e Partisë Demokratike, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ku ka bërë një deklaratë të fortë.  Kalaja tha se nëse bëhet kryetare e Bashkisë së Tiranës, një nga objektet që do të shembë është shtëpia e Edi Ramës në Surrel, sepse sipas saj, është pa leje.

“Kjo është një deklaratë që mund të duket pak e fortë. Përmban simbolikën që do të pastrosh mafian e betonit me tritol. Por, bazohet edhe në dispozita ligjore. Do të filllojmë me sarajet e kryeministrit në Surrel.

Prona mbi të cilën është ndërtuar shtepia e Ramës është pronë e grabitur. Është bërë një manovër. Është gjetur një banor i zonës, që ka pretenduar se i ka humbur çertifikata. Kur përmend fjalën tritol njerëzit thonë çfarë është kjo, do të bëhet luftë? Unë kam prova që kjo pronë është grabitur. Ka filluar edhe një proçes gjyqësor nga prefektura, për të thënë që këtë pronë nuk duhet ta merrte filani por duhet ti kthehej shtetit.

Kur u mor vesh që është Lindita Rama pas kësaj prone… Në moment që prona është marrë mbi një dokument të falsifikuar edhe leja e ndërtimit mbi këtë pronë shpallet nul. Në moment që leja shpallet nul, kjo ndërtesë është pa leje. Çfarë parashikon ligji? Shembjen.

Shefqet Kastratit do t’ja shembim. Nuk kam fare kompleks. Zoti Kastrati mund të ketë bërë 100 ndërtime, por ato që janë kundërshtim me ligjin do të shemben. Ai i Arlis ndërtim do të shkojë edhe për kallëzim penal. Unë flas për të gjithë nuk kam kompleks”, tha ndër të tjera Kalaja.

 

 

TRAGJIKE / E reja i jep fund jetës, i vë flakën vetes dhe hidhet nga lartësia (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një  31-vjeçare është gjetur e vdekur.

E reja e identifikuar si Marianna Vlachopanou u gjet e djegur pranë një vendi jo shumë larg shtëpisë së saj, ndërsa mediat greke raportojnë se dyshimet kryesore janë që 31-vjeçarja i kishte vënë flakën vetes duke u vetëvrarë.

Më herët, motra e viktimës tha për mediat vendase se ajo kishte lënë të gjithë gjërat e saj në shtëpi dhe u largua duke marrë me vete vetëm celularin. Ajo zbuloi se në shtëpinë e një shoqeje, ishte gjetur një shënim ku zbulohet se e reja kishte pasur një zhgënjim nga i dashuri i saj.

Një tjetër nga skenarët që po hetohet nga policia është dyshimi se e ndjera i ka vënë flakën vetes dhe menjëherë më pas është hedhur nga një lartësi e madhe.

“Super seanca” e së enjtes në Kuvend, kartonët e deputetëve vlejnë plotë 8 miliardë euro

Seanca e së enjtes në Kuvend pritet të jetë maratonë, ku fillimi i dihet por fundi jo.

Në rendin e ditës, sipas programit të punës së Kuvendit të miratuar në konferencën e kryetarëve është vendosur që në 24 nëntor të miratohet buxheti i vitit 2023 nen për nen, por edhe ligji për portin e Durrësit.

Në projektligjin e Kuvendit thuhet se shpenzimet për vitin e ardhshëm parashikohet të jenë 687 milionë lekë, ose rreth 5.9 miliardë euro. Ndërkohë që 631 miliardë lekë.

Por ajo që e bën seancën e të enjtes ndër më të “shtrenjtat” në historinë e parlamentarizmit shqiptar, në mos më të shtrenjtën, është projektligji për Portin e Durrësit.

Kështu, pika e 9-të e rendit të ditës është Projektligj “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate.

Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”.

Sipas marrëveshjes së zbuluar nga mediat, investimi në këtë zonë do të jetë rreth 2.1 miliardë euro, ku rreth 160 milionë euro do të investohen nga kompania, ndërsa pjesa tjetër do të vijnë përmes kontratave paraprake të ndërtimit të rreth 12 mijë apartamenteve.

Për këtë pikë të rendit të ditës, grupi i Alibeajt në Kuvend ka kërkuar që debati të jetë i pakufizuar dhe jo 360 minuta sa ç’është parashikuar në mbledhjen e konferencës së Kryetarëve.

E nëse do të jetë seanca më e gjatë parlamentare, kjo mbetet për tu parë nëse do të pranohet kërkesa e Alibeajt, por e sigurt është që me buxhetin dhe Portin e Durrësit kjo do të jetë ndoshta seanca “më e shtrenjtë” në historinë e Parlamentit shqiptar.

Deklaratat e Kurtit, BE: I pavërtetë pretendimi se kemi hequr dorë nga propozimi jonë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë të hënën se është i pavërtetë çfarëdo pretendimi se Bashkimi Evropian është duke hequr dorë nga propozimi për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i cili, sipas tij, mbështetet nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara.

Ai i ka bërë këto deklarata pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, nuk kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave, në një takim urgjent të thirrur nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

Kryeministri Kurti ka thënë se propozimi i Bashkimit Evropian për çështjen e targave ilegale serbe ka qenë i papranueshëm dhe se ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian “kanë hequr dorë” nga propozimi i tyre për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, propozimi i BE-së, që Kosova të mos fillojë me shqiptimin e gjobave, dhe që Serbia të mos lëshojë targa të reja për serbët e Kosovës, është i papranueshëm “nëse nuk shoqërohet me dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të marrëdhënieve”.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell e ka hedhur përgjegjësinë sidomos te pala kosovare për mosarritje të marrëveshjes.

Stano ka thënë se “Bashkimi Evropian vazhdon të jetë plotësisht mbrapa këtij propozimi është inkurajon palët që të pajtohen me tekstin sapo të jenë të gatshëm t’ia dëshmojnë komunitetit ndërkombëtar se janë të gatshëm për zgjidhje evropiane”.

“Aktualisht është kyçe që palët të shmangin përshkallëzimin, që kërkon veprim të menjëhershëm nga të dyja palët – Kosova të mos vendosë gjoba dhe që Serbia të mos lëshojë targa të makinave KM (Mitrovicë e Kosovës). Nuk mund të ketë negociata për normalizim të marrëdhënieve me prezencë të një kërcënimi për dhunë”.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë pas takimit se pala serbe do t’i respektojë “këshillat dhe kërkesat” e kryediplomatit evropian, Borrell, i cili ndërmjetësoi bisedimet.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në paraditen e 22 nëntorit, përkatësisht pas orës 08:00, do të fillojë shqiptimin e gjobave për qytetarët që kanë makina me ato që autoritetet në Kosovë i konsiderojnë targa ilegale serbe.

Shqiptimi i gjobës është pjesë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Faza e parë ka paraparë qortimin, e dyta parasheh gjobën dhe më vonë parashihet të vendosen disa targa provuese.
Sipas vendimit të Qeverisë, pas 21 prillit, në Kosovë nuk duhet të ketë më makina me targa të tilla që lëshojnë autoritetet serbe.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

U vra nga ish-burri/ Vera Myrtaj prej 8 vitesh në Itali, njërën prej vajzave e kishte me aftësi …

Vera Myrtaj është 37-vjeçarja shqiptare e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj shqiptar pasi ai nuk ishte dakord me lidhjen e saj të re.

Shqiptarja ishte larguar nga Greqia dhe kishte mbërritur në Itali rreth tetë vjet më parë me sugjerimin e dy vëllezërve që kishin kohë që punonin aty. Menjëherë pas kësaj, gruas iu bashkua edhe ish-bashkëshorti për të cilin kishte kërkuar ribashkim. Në vitin 2016, të dy ishin zhvendosur në Spinea, ku kishin banuar në një shtëpi të madhe në via Leopardi.

Një shtëpi në të cilën ndër vite ishin investuar mijëra euro për ta përshtatur me nevojat e vajzës së tyre më të vogël 13-vjeçare e cila është me aftësi ndryshe dhe në karrocë. Fillimisht, sipas disa fqinjëve, çifti duket se ka qenë i shkujdesur. Pastaj problemet e para u bënë gjithnjë e më serioze. Shqiptari ushtronte dhunë vazhdimisht ndaj gruas e cila më në fund kishte gjetur forcën ta linte dhe të fillonte një jetë të re. Prandaj Vera Mirtaj kishte përveshur mëngët, duke punuar edhe më shumë se më parë në hotele të ndryshme në qendrën historike të Venecias.

Sidoqoftë, Covid dhe mbyllja e strukturave të ndryshme në muajt më të vështirë të pandemisë i kishin ngatërruar planet e saj, duke e detyruar atë të qëndronte në shtëpi. Për të mos lejuar që dy vajzat e saj 13 dhe 15 vjeç të kishin probleme e mos t’ju mungonte asgjë ajo kishte filluar të ishte estetiste në shtëpi. Ajo kishte arritur të krijonte një rreth të madh klientësh të cilët thonë vetëm fjalë të mira për të.

Sipas mediave italiane gruaja Mynevere Karabollaj, 37 vjeçe, e njohur si ‘Vera’, u nda nga i shoqi tre vjet më parë dhe jetonte me dy vajzat e saj në Spinea (Venecia). Për një vit e gjysmë ajo kishte gjetur një partner të ri. Një lidhje që mund të ketë shkaktuar xhelozinë e ish-it që i vrau të dy të dielën e 20 nëntorit dhe më pas vrau veten. Viktimat janë 37-vjeçarja Vera Myrtaj dhe 23-vjeçari Flonino Merkuri ndërsa vrasësi 41-vjeçari shqiptar Viron Karabollaj.

 

“7 prej tyre kanë investuar”, Artan Hoxha plas deklaratën fortë: Shqiptarët i kanë lekët në Dubai

Gazetari Artan Hoxha thotë se Dubai është kthyer në një parajsë për personazhet e botës së krimit nga e gjithë bota, përfshi edhe ata shqiptarë. Kryesorja për këtë është fakti se Emiratet e Bashkuara Arabe nuk esktradojnë në asnjë vend të botës.

Hoxha tha se gjatë vizitës së tij në Dubai hasi shqiptarë që i mbanin paratë me çanta të mbushura plot. Ai u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se të paktën 7 narkotrafikantë shqiptarë kanë investuar mbi 1 miliard euro në Dubai.

“Shqiptarët aty e kanë kthyer në parajsë fiskale dhe penale, pasi aty nuk ekstradohesh. Nga aty nuk ekstradon dot askush, tentativën e fundit e bëri Belgjika për të ekstraduar një shqiptar dhe nuk ia arriti. Të gjithë kishin çatat plot me cash dhe i numëronin, dhe i pyesja pse s’mbani karta. I shpenzonin me qejf në kazino.

Nuk e besonim që të kishim narkotrafikantë që të kishin kaluar vlerën e investimeve mbi 100 milionë euro. Në një llogari që bëra unë ishin 7 persona, vlera e investimeve kalonte 1 miliardë dollarë të hedhura aty. Kjo më bëri që të kuptoj më mirë pse kryeministri kërkon amnistinë fiskale, pse porti i Durrësit është offshore aty, që të kalojnë paratë. Në momentin që do bëhet ajo e Durrësit, kush do t’i blejë?”, tha ndër të tjera gazetari Hoxha.

 

 

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, çifti i të moshuarve nxirret nga banorët

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kuç të Zi ndërsa sipas policisë ka vetëm dëme materiale.

Në momentin e zjarrit brenda banesës kanë qenë një çift të moshuarish, por që nuk kanë pësuar lëndime pasi i kanë shpëtuar banorët.

Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje.