Aplikacion
Regjisori fitues i Oskar, Paul Haggis, duhet të paguajë 7.5 milionë dollarë dëmshpërblim për vuajtjet që i shkaktoi një gruaje, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e saj.
Haleigh Breest akuzoi regjisorin se e përdhunoi në vitin 2013. Teksa përqafoi avokatët e saj pas gjyqit, gruaja u shpreh se ishte mirënjohëse për vendimin e gjykatës.
69 vjeçari Haggis i mohon akuzat dhe është zotuar se “do të vazhdoj, së bashku me ekipin ligjor, të luftoj për të pastruar emrin tim”.
Teksa doli nga gjykata i shoqëruar nga tre vajzat e tij të rritura, regjisori tha se ishte “shumë i zhgënjyer”.
Breest, një nga pesë gratë që akuzuan skenaristin kanadez për përdhunime që datojnë që nga viti 1996, tha se ishte mirënjohëse “që gjykata zgjodhi të ndiqte faktet – dhe më besoi”.
Asnjë nga katër gratë e tjera nuk ndërmori veprime ligjore. Në vitin 2017, Breest, një publiciste, e paditi Haggis, duke e akuzuar se e kishte përdhunuar në shtëpinë e tij në lagjen SoHo të qytetit të Neë York katër vjet më parë.
Ajo pretendoi se regjisori i kishte bërë presion që ta shoqëronte për të pirë diçka në shtëpi, pas një premiere filmi.
Më pas, Haggis dyshohet se e detyroi atë të kryente seks oral dhe e përdhunoi pavarësisht lutjeve të saj për të ndaluar.
Breest deklaroi se kishte pësuar pasoja psikologjike dhe profesionale nga ngjarja.
Regjisori shtoi se publicistja kishte qenë flirtuese dhe kishte iniciuar puthjet si edhe seksin oral në një ndërveprim tërësisht konsensual. Ai shtoi se nuk i kujtohej nëse kishin kryer marrëdhënie.
Në gjyq u pretendua se regjisori s’mund ta kishte përdhunuar pasi vetëm tetë javë pasi iu nënshtrua një operacioni në shpinë.
Ndiheni çuditshëm pas seksit? Ka një arsye përseKa shumë arsye pse dikush mund të ndihet i pakëndshëm pas seksit!
Sipas Dr. Jenn Mann, psikoterapiste, ne e përjetojmë këtë sindromë kur jemi të emocionuar për dikë, por sapo flemë me të, i gjithë tensioni dhe eksitimi largohen duke na lënë të zhgënjyer. Kjo arsye quhet “sindroma e refuzimit të papritur”.
E gjithë kjo ngarkesë emocionale që lirohet pas aktit seksual dhe sidomos pas orgazmës, e krijojnë këtë ndjenjë për shkak të grumbullimit të hormoneve specifike që mund të çojnë në sjellje të çuditshme. Një grua mund të qajë, një burrë mund të ndjejë kotësi.
Pas një orgazme, niveli i dopaminës së një gruaje bie ndërsa niveli i saj i prolaktinës rritet. Prolaktina është hormoni që gratë kanë për të prodhuar qumësht, por është një mjet kyç që redukton dëshirën seksuale, sipas Entelechy Journal.
“Pasaportë falas për një apartament në Portin e Durrësit”, BIRN zbulon detaje nga marrëveshjaQeveria shqiptare ka ndër mend të japë falas një pasaportë shqiptare për blerësit e apartamenteve në projektin kontrovers të marinës në portin e Durrësit, një skemë e shumëkritikuar nga Bashkimi Evropian si e rrezikshme dhe që mund të cënojë edhe lëvizjen pa viza të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen.
Qeveria shqiptare ka në plan të ofrojë pasaportë shqiptare apo rezidencë për të huajt që pranojnë të blejnë një apartament në pallatet që ajo ka në plan të ndërtojë në Portin e Durrësit.
Lajmi bëhet e ditur nga një kopje e projektmarrëveshjes mes qeverisë dhe kompanive private, projektmarrëveshje që po i nënshtrohet një shqyrtimi parlamentar me procedurë të përshpejtuar, ndërsa është negociuar privatisht në mënyrë të drejtpërdrejtë nga zyrtarët e qeverisë.
“Investitorët e huaj që blejnë drejtpërdrejt nga prona e Investitorit Strategjik në Projekt, do të kenë të drejtë të aplikojnë për shtetësi dhe/ose rezidencën e përhershme të Republikës së Shqipërisë,” shkruhet në nenin 10.11 të projektmarrëveshjes. Sipas saj, “kushtet dhe regjimin specifik që do të përcaktohet nga një vendim i Këshillit të Ministrave në bazë të kësaj Marrëveshjeje dhe të plotësimit të kritereve të kërkuara nga Legjislacioni i Zbatueshëm.”

Kjo masë ka gjasa që do të shkaktojë shqetësim në Bashkimin Evropian, një institucion që ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se skema të tilla të shitjes së shtetësisë.
Pasaporta shqiptare ka marrë vlerë që nga viti 2010, kur Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi heqjen e vizave për shtetasit shqiptar. Për rrjedhojë, shqiptarët mund të udhëtojnë pa telashe në 65 vende, shumica e të cilave gjenden në Evropën Perëndimore. Kjo ka bërë që qytetarë të pasur të vendeve jodemokratike, të tilla si Arabia Saudite, të kërkojnë të marrin pasaportë shqiptare për të udhëtuar pa telashe në vendet e zonës Shengen. Në qershor të vitit 2020, pas një investigimi gazetares, policia shqiptare u detyrua të arrestojë tre zyrtarë të lartë dhe një specialist nën akuzën e trafikut të qenieve njerëzore pasi kishin lëshuar leje qëndrimi për shtetas nga Lindja e Mesme në bazë të dokumenteve joreale.
Qeveria shqiptare nuk e ka fshehur dëshirën për të ofruar pasaporta për “investitorët e huaj” pavarësisht kritikave të përsëritura nga Bashkimi Evropian.
Në raportin e fundit të progresit, Komisioni Evropian shkruan:
“Në lidhje me shtetësinë, Shqipëria duhet të vetëpërmbahet nga zhvillimi i një skeme shtetësie për investitorët (pasaporta të arta) për shkak se kjo skemë përbën rrezik në lidhje me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit, korrupsionin dhe inflitrimin nga krimi i organizuar.” Raporti vëren se një skemë e tillë “mund të jetë e papajtueshme me acquis të BE-së”. Acquis është termi që përmbledh trupën e të drejtave dhe detyrimeve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian gëzon gjithashtu të drejtën që të tërhiqet nga marrëveshja për liberalizimin e vizave me Shqipërinë në rast se Shqipëria nuk plotëson kërkesat e saj.
Projekti i Marinës së Durrësit konsiston në dhënien e tokës falas për një grup investitorësh privatë, të cilët nga ana e tyre do të kenë të drejtë ta shesin pallatet. Sipas planit, shumica dërrmuese e projektit “do të financohet nga shitjet”, pra një skemë e zakonshme e ndërtuesve shqiptarë që marrin lejen e ndërtimit dhe shesin që në themel./Reporter.al
Zbardhet pakti/Putinit i është ofruar dorëzimi, s’do akuzohet për luftën dhe do qëndrojë në pushtet
Ndërkohë që Khersoni është tashmë nën kontrollin e ukrainasve, ekspertët e politikës bëjnë me dije se Putin ka marrë një propozim me kushtet e dorëzimit nga Perëndimi. Daily Mail ka publikuar deklaratën e profesor Valery Solovey, ekspert i politikës, i cili pretendon se ka lidhje dhe burime me Moskën.
Ai pretendon se dorëzimi do të bënte që Rusia të heqë dorë nga i gjithë territori në Ukrainë, me përjashtim të Krimesë, e cila do të shndërrohej në një zonë të çmilitarizuar dhe statusi i saj nuk do të diskutohet më deri në vitin 2029. Në këmbim, sipas tij, Putini dhe miqtë e tij do të shmangnin akuzat penale për luftën dhe do të lejohen të qëndronin në pushtet.
Solovey tha se propozimi ishte diskutuar midis Kievit dhe aleatëve perëndimorë përpara se t’i paraqitej rrethit të ngushtë të Putinit, i cili kishte reaguar pozitivisht ndaj idesë. Rusia ka bërë thirrje për një kthim në tryezën e bisedimeve ditët e fundit, ndërkohë që ka pasur sugjerime se Uashingtoni po pret që Kievi të bëjë të njejtën gjë.
Gjenerali Mark Milley, kreu i shtabit të përgjithshëm të SHBA, tha këtë javë se qetësia në luftime që pritet të vijë me ardhjen e dimrit, paraqet një mundësi për bisedime. Presidenti Zelensky është zotuar më parë se nuk do të negociojë kurrë me Rusinë për sa kohë që Putin të jetë në pushtet.
“Nëse presidenti i refuzon këto kushte që struktura rus është gati t’i pranojë… atëherë veprimet ushtarake vazhdojnë. Nëse sulmet masive me raketa mbi infrastrukturën kritike të Ukrainës, para së gjithash, termocentralet, rifillojnë, kjo do të thotë se presidenti nuk i pranon këto kushte. Nëse nuk ka bombardim, nuk do të thotë domosdoshmërisht gatishmëri për të pranuar ofertën për t’u dorëzuar. Do të thotë që periudha e marrjes në konsideratë vazhdon dhe po bëhet një përpjekje për të marrë pak kohë shtesë për të vlerësuar situatën”, tha Solovey.
U kap në Kakavijë/ Zbulohet pjesëmarrja në vrasjen e bujshme të vitit 2016, ekzekutues me pagesë
Ditën e sotme u arrestua një shqiptar në doganën e Kakavijës.
Shqiptari ende i paidentifikuar, rezulton me urdhër arresti nga Prokuroria e Pireut për veprën penale “bashkëpunim në vrasje me dashje”.
Policia greke nuk dha detaje më tepër, por u shpreh se shqiptari që kishte tentuar të hynte në Greqi ishte ndaluar nga sektori i verifikimit te pasaportave.
Mirëpo, shqiptari i vënë në pranga rezulton se ishte në kërkim për vrasjen e shqiptarit Rigert Dervishi, ndodhur më 13 nëntor 2016 në lagjen “Keratsini” të Pireut.
Për këtë ngjarje policia greke identifikoi dy autorë shqiptarë, njëri prej të cilëve, aktualisht 36 vjeç, në momentin e identifikimit në vitin 2018, rezultoi të ndodhej në burg për çështje droge.
Sipas policisë greke, viktima është qëlluar nga dy vrasës me pagesë gabimisht, pasi objektiv ishte baxhanaku i tij, shqiptari Th. V., sot 42 vjeç.
Dervishi kishte pikasur dy atentatorët teksa i ruanin banesën dhe ka dalë me automjet duke i ndjekur. Dy vrasësit teksa kanë parë viktimën që po i ndiqte, kanë menduar se ai ishte objektivi dhe kanë hapur zjarr ndaj tij.
Policia greke tha se vrasja ishte porositur nga një shtetas që ndodhet në Shqipëri, i cili ishte dënuar me parë për vrasjen e një pronari karburanti ne Shqipëri se bashku me baxhanakun e Dervishit. Pas daljes nga burgu, porositësi kishte filluar konfliktet me baxhanakun e viktimës dhe kishte porositur vrasjen e tij.
Shifra stratosferike në lojë, FIFA “pasuron” kombëtaret! Zbulohet shuma për fituesin e Botërorit
Në prag të nisjes së Kupës së Botës, FIFA ka zbuluar shumat marramendëse që do të marrin kombëtaret. Raportohet se gjithsej do të shpërndahen 440 milionë dollarë.
Fituesi i Kupës së Botës do të shpërblehet me 42 milionë dollarë. Kjo është shifra më e lartë që do të ketë marrë ndonjëherë një kombëtare që ka fituar Botërorin. Franca e cila fitoi Kupën e Botës 2018 mori 38 milionë dollarë.
Shifrat që do të shpërndahen
Fituesi i Kupës së Botës: 42 milionë dollarë (më shumë se 40 milionë euro).
Skuadra e dytë: 30 milionë dollarë ( 29 milionë euro).
Skuadra e vendit të tretë: 27 milionë dollarë (26 milionë euro)
Skuadra e vendit të katërt: 25 milionë dollarë (24 milionë euro).
Ekipet e renditura nga e pesta në të tetën: 17 milionë dollarë për ekip (më shumë se 16 milionë euro); 68 milionë dollarë në total.
Ekipet e renditura nga e nënta deri në të gjashtëmbëdhjetën: 13 milionë dollarë për ekip (afërsisht 12.5 milionë euro); 104 milionë dollarë në total.
Ekipet nga vendi i 17-të në vendin e 32-të: 9 milionë dollarë për ekip (pothuajse 8.5 milionë euro); 144 milionë dollarë në total.
Arrestimi i “bosit” shqiptar të drogës në Gjermani, ja çfarë e tradhëtoiPolicia gjermane ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, i cilësuar si “bosi” i drogës në Neumunster.
Sipas BILD, 27-vjeçari i identifikuar si Rismir Hoxha, ka rënë në sy për shkak të jetës luksoze që bënte pasi çdo javë i ndërronte makinat e shtrenjta që i parkonte përpara një blloku të rrënuar banesash në Altonaer Strasse në Neumünster, Schlesëig-Holstein.
“Gjithmonë vetëm makinat më të bukura,” thotë një banor vendas.
Policia është e sigurt. Ai ishte mbreti i hashashit në Holstein. Policia po vijon hetimet në lidhje me bashkëpunëtorët e tij dhe anëtarët e tjerë të rrjetit.
U vra dhe u gropos nga shokët/ Telefonata e fundit e Eni Dollanit me të motrën, si u zhduk papritur
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e të riut nga Gramshi, Eni Dollani, në Greqi.
31-vjeçari do të kthehej në Shqipëri brenda pak ditëve, ku e priste e motra në qytetin e vendlindjes.
Në telefonatën e fundit të bërë me të motrën, Dollani, ka qenë në tavolinë pikërisht me personat të cilët akuzohen për vrasjen e tij.
“Lëre Enin se ka pirë,” ka dëgjuar e motra e Dollanit të thotë miku i tij shqiptar me të cilin ndodhej në lokal.
Këto fjalë dhe disa të qeshura, ishin kontakti i fundit mes 31-vjeçarit dhe motrës së tij. Më pas telefoni i Dollanit dilte i fikur.
Ka qenë pikërisht ky momenti që Dollani dhe tre miqtë e tij, një shqiptar, një vajzë greke dhe një pakistanez janë fiksuar nga kamerat e lokalit së bashku.

Prestigjiozja spanjolle “Marca” ka analizuar futbollistët që kanë spikatur edhe në La Liga 2. Të dy sulmuesit shqiptarë Myrto Uzuni dhe Armando Sadiku ndodhen në këtë listë.
Uzuni që luan për Granadën është në krye të tabelës me 8 gola dhe një asist. Ndërsa Armando Sadiku, i cili luan me Kartagjenën, ka shënuar 5 gola duke ndarë vendin e katërt me Kris Ramos.
Uzuni ka shënuar 7 gola me këmbë, dy prej tyre me penallti dhe 1 me kokë. Sadiku ka shënuar 4 me këmbë, dy prej tyre me penallti dhe 1 me kokë.
Vrau shoqen shtatzënë dhe tentoi t’i merrte foshnjën, dënohet me vdekje 29-vjeçarjaTaylor Parker është dënuar me vdekje nga juria e Teksasit, pas arrestimit muajin e kaluar për vrasjen e shoqes së saj shtatzënë.
29-vjeçarja e kreu krimin makabër në tetor të vitit 2020, ku fillimisht e rrahu viktimën dhe më pas i preu barkun për t’i marrë fëmijën.
Simmons-Hancock, e cila ishte 35-javëshe shtatzënë u gjet e gjallë pas sulmit që ndodhi në shtëpinë e saj në New Boston, në sytë e vajzës tre vjeçare.
Fëmija i palindur nuk arriti të mbijetojë, ndërsa sipas autoriteteve autorja e ka kryer veprimin pasi ka dashur foshnjën ta marrë si të sajën.
Prokurorët thanë se në prag të vrasjes Parker e kishte bërë veten të dukej shtatzënë, kishte falsifikuar ultratinguj dhe kishte bërë një festë për zbulimin e gjinisë.